Normal view
Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do të marrë më naftë apo mbështetje financiare nga Venezuela.
“Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë, zero! e këshilloj fuqimisht që të bëjnë një marrëveshje, para se të jetë shumë vonë,” shkroi trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, truth social.
Sipas presidentit amerikan, Kuba ka mbijetuar për disa vite falë sasive të mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela. Ai theksoi se Venezuela është furnizuesi kryesor i naftës për Kubën, por pas arrestimit të Nicolás Maduro nga forcat amerikane, Trump ushtroi presion ndaj presidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që nafta venezuelane të dërgohej drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, shërbimet amerikane të inteligjencës paraqesin një tablo të zymtë të situatës ekonomike dhe politike në Kubë. Megjithatë, sipas një raportimi të Reuters, vlerësimet e tyre nuk mbështesin plotësisht parashikimin e Trump se regjimi kuban është “gati të shembet”. Lajmi citoi tre burime të njohura me vlerësimet konfidenciale.
Sipas qëndrimit të CIA-s, sektorë kyç të ekonomisë kubane, si bujqësia dhe turizmi, ndodhen nën presion të madh për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, sanksioneve tregtare dhe problemeve të tjera strukturore.
Humbja e mundshme e importeve të naftës dhe mbështetjes së mëtejshme nga Venezuela, një aleat i ngushtë i Kubës prej dekadash, mund të përbëjë një goditje serioze për regjimin që drejton vendin që nga revolucioni i udhëhequr nga Fidel Castro në vitin 1959.
Për Kubën, ndërprerja e furnizimit me naftë venezuelane do të kishte pasoja të rënda. Nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, Venezuela dërgonte mesatarisht rreth 27 mijë fuçi naftë në ditë në ishull, duke mbuluar afërsisht 50% të mungesës së naftës së Kubës, sipas të dhënave detare dhe dokumenteve të kompanisë shtetërore venezuelane të naftës, PDVSA.
Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.
Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve obskurantistë ndodhet në grahmat e fundit.
Kryedemokrati dënon ashpër masakrat dhe barbaritë e regjimit ndaj kryengritësve paqësorë dhe thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!”, shprehet Berisha.
17:58 Forcat e fundit kurde largohen nga Aleppo pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit
Luftëtarët e fundit kurdë janë tërhequr nga qyteti sirian i Aleppos, pas njoftimit të një marrëveshjeje armëpushimi në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Mazloum Abdi, udhëheqësi i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, tha se një marrëveshje ishte arritur nëpërmjet ndërmjetësimit ndërkombëtar, duke siguruar evakuimin e sigurt të “martirëve, të plagosurve, civilëve të bllokuar dhe luftëtarëve” nga qyteti.
Autobusë që transportonin anëtarët e fundit të SDF të udhëhequra nga kurdët u panë duke u larguar nga lagjja me shumicë kurde Sheikh Maqsoud, sipas raporteve të mediave lokale, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Përleshjet e fundit në Aleppo filluan më herët këtë javë, pasi negociatat për integrimin e kurdëve në qeverinë e re të Sirisë arritën në një bllokim./mxh

17:48 Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh pas konstatimit të një droni
Aeroporti kryesor i Oslos mbylli një nga pistat e tij sot pasi një dron u pa duke fluturuar në zonën e aeroportit, tha policia norvegjeze në një deklaratë.
Sipas autoriteteve, prania e dronit u konstatua nga sistemet e sigurisë dhe u raportua menjëherë te policia dhe administrata e aeroportit, çka detyroi mbylljen e përkohshme të njërës pistë si masë parandaluese.
Ekipet e sigurisë u vendosën në terren për të identifikuar dhe neutralizuar pajisjen, ndërsa u bë thirrje për shtimin e vigjilencës në të gjithë zonën./mxh

-
- 17:35 Tedi Blushi denoncon projektin “Durana Tech Park”: Është vetëm një livadh ku janë regjistruar 46 kompani që nuk paguajnë taksa
17:35 Tedi Blushi denoncon projektin “Durana Tech Park”: Është vetëm një livadh ku janë regjistruar 46 kompani që nuk paguajnë taksa
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar të martën një denoncim publik nga zona e Xhafzotajt në Durrës, ku sipas tij duhet të ishte ndërtuar “Durana Tech Park”, një park teknologjik i prezantuar nga qeveria si qendër inovacioni dhe ekselence për bizneset e teknologjisë dhe start-up-et.
Blushi deklaroi se në terren nuk ekziston asnjë ndërtim dhe se zona është aktualisht një livadh, në kundërshtim me projektin 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në prill të vitit të kaluar. Sipas tij, qeveria kishte njoftuar asokohe se parku ishte funksional dhe se rezidentët e parë kishin marrë edhe certifikatat përkatëse./mxh

17:21 10 gola të shënuar në Superiore, mësoni lojtarin që kryeson në garën për “Këpucën e Artë”
Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit në Superiore vijon të jetë mjaft interesante edhe në këtë edicion. Ashtu si në dy sezonet e fundit, në krye të listës qëndron sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.
Me 10 gola të realizuar deri në këtë moment, Balaj udhëheq renditjen e golashënuesve, duke lënë pas Dejvi Bregun dhe Blaise Tsague, të cilët kanë shënuar nga 7 gola secili.
Nga skuadra e Egnatias, që kryeson renditjen e kampionatit, golashënuesi më i mirë është Alessandro Albanese me 6 gola, po aq sa edhe Ibrahim Mustapha i Bylisit.
Superiorja rikthehet më 14 janar me ndeshjet e javës së 19-të. Deri tani janë shënuar në total 188 gola, me një mesatare prej 2.08 gola për ndeshje.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë gara për kreun e golashënuesve, ndërsa java e 19-të sjell menjëherë një përballje të fortë, Vllaznia kundër Egnatias në stadiumin “Loro Boriçi”./mxh

17:10 Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull!
Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Laplandës finlandeze (-42,3°C), ka sjellë të ftohtë të rëndë edhe në Itali: -23,1°C në Rrafshnaltën e Asiagos dhe -9,3°C në Prato.
Corriere della Sera shkruan se kjo valë acari ka prekur kryesisht zonat verilindore të kontinentit, duke u shtrirë gjithashtu në Italinë veriore, ndërsa në Siçili majat më të larta të Madonies janë mbuluar nga bora.
Sipas meteorologëve, temperaturat aktuale janë rreth 15 gradë nën mesataren sezonale, ndërsa kulmi i të ftohtit pritet gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Parashikimet flasin për temperatura minimale “arktike” në shumë zona alpine dhe veriore të Italisë, me vlera që në disa raste zbresin deri në -25°C.
Një i ftohtë i acartë po shënohet edhe në Rrafshin e Padanës, si dhe në pjesë të Toskanës, Umbrias dhe Apenineve qendrore, ku termometri ka zbritur disa gradë nën zero. Moti i ftohtë shtrihet deri në Kalabri, ku janë regjistruar temperatura negative.
Meteorologët e cilësojnë këtë situatë si një ngjarje shumë të rrallë për shekullin XXI, duke theksuar kontrastin e fortë me muajin dhjetor, i cili në disa qytete, si Milano, rezultoi më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.
“Acari i fortë i së enjtes mund të klasifikohet si një ‘ngjarje jashtëzakonisht e rrallë e të ftohtit në shekullin XXI’”, thekson Lorenzo Tedici, meteorolog i iLMeteo.it.
Për shkak të kushteve të motit, Mbrojtja Civile italiane ka shpallur alarm të verdhë në pesë rajone: Umbria, Abruzzo, Lazio, Calabria dhe Campania bregdetare. Autoritetet paralajmërojnë një fundjavë dhe fillim jave tipikisht dimëror, me temperatura shumë të ulëta, megjithëse faza e acarit pritet të zgjasë vetëm edhe për disa ditë.
Nga mesi i javës së ardhshme, situata meteorologjike pritet të ndryshojë, pasi një sistem i gjerë atlantik do të sjellë reshje shiu dhe dëbore, si dhe një rritje të lehtë të temperaturave, veçanërisht gjatë ditës. Reshje të dendura shiu dhe dëborë të bollshme priten në Alpe, madje edhe në kuota relativisht të ulëta.
Ndërkohë, moti i keq ka goditur rëndë edhe Europën Perëndimore, ku stuhitë e forta kanë sjellë erëra me shpejtësi mbi 200 km/h, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime të shumta fluturimesh. Në disa vende janë regjistruar temperatura rekord të ulëta dhe reshje të mëdha bore.
Sipas të dhënave satelitore europiane, rreth 80% e kontinentit është aktualisht i mbuluar nga bora, shifër kjo më e larta e shënuar që nga viti 2010, duke konfirmuar përmasat e jashtëzakonshme të kësaj vale acari në Europë./mxh

16:59 SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Venezuela
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi “menjëherë”.
“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, tha departamenti, një javë pas kapjes së udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, shkruan ANSA.
“Tani që fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar, qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga vendi”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar kundër milicive të armatosura të quajtura “colectivos” të cilat kontrollojnë makina për amerikanë ose prova mbështetjeje për SHBA-në./mxh

16:49 Ish-truproja i Nanos i përgjigjet Arben Ahmetajt pas intervistës
Ish-truproja i Fatos Nanos, Tori Agolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me intervistën e fundit të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.
Agolli shprehet se Ahmetaj shumë nga detyrat e tij si ministër apo zëvendëskryeministër i ka marrë pa meritë. Ndërkohë më tej thotë se ndërsa dëshmon për “hajdutët e qeverisë”, Ahmetaj duhet të mos harrojë se është po aq hajdut sa ata për të cilën fliste në intervistë.
Reagimi i plotë:
Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur miku jon I perbashket që nuk jeton me tropojani i mire dhe patriot Sami Dega me prezantoj me ty..
Ishin vitet 1992 plot nejgarje dhe protesta..ti burrac ishe “aktiv” me PD..por ajo parti nuhati livizjet e tua prej mashtrusi dhe te flaku,ti duke qen pelivan cirku gjete parti te re PS..Aty arrite kulmin pa merit,ketu faji I PS,u bere fillimish zv.minister financash,ja fute Ben Malajt me intriga u bere Minister financash te gjitha keto ofiqe ne kohen e qeveris Nano..2005 iku qeveria Nano..ti si pelivan miku I ngusht I Rames..cfare su bere ministres,zv kryeminister,ministrer I tremetit dhe ne fund..te gjith ishin hajdut ti me duar të pastra ike ja mbathe,pse sepse ti Ben Ahmetaj me origjin Permeti,dhe lindur ne Gjirokaster..I ke pasur te gjitha veset: manjak perves, bixhosci..une zotri jam dikushi..a mundet te me thuash sa euro le ne Bukuresht ne Tetor 2003..po ne gjith kazinot ku ke pasur takim pune me homologation jashte vendit sa leke le te taksapagusve shqiptar!
Tani thirrja ime si qytetar eshte leri intervistat ku do qe ti I jep,aq me pak ke comunisti Peka,drejtesia te pret hajde deshmo per hajdutet e qeveris, por mos harro je bashke hajdut ose me keq, ashtu si te titullova me siper mashtrus,manjak dhe perves..
Tor Agolli 10.01.2026.
Ha se desh harrova ngelesh hajduti me i madh mbas Ahmet Zogut per vjedhet dhe ikjen jashte vendit..si hajdut dhe mashtrus./mxh

-
- 16:38 “S’do të ketë më para dhe naftë për ta”, Trump: Kuba të arrijë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë
16:38 “S’do të ketë më para dhe naftë për ta”, Trump: Kuba të arrijë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë
Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kubës “që të arrijë një marrëveshje” ose në të kundërtën do të përballet me pasoja – të cilat nuk i specifikoi – duke paralajmëruar se dërgesat me naftë venezuelase dhe paratë për në Havana do të ndalen.
“NUK DO TË KETË MË NAFTË OSE PARA QË DO TË SHKOJNË NË KUBË – ZERO”, shkroi Trump në Truth Social. “Ju sugjeroj që të arrini një marrëveshje PARA SE TË JETË SHUMË VONË”.
Kjo deklaratë vjen një javë pasi forcat amerikane kapën liderin e rrëzuar venezuelas, Nikolas Maduro, në një operacion të kryer në Karakas, që la të vrarë dhjetëra pjesëtarë venezuelas dhe kubanë të sigurisë.
Më herët gjatë 11 janarit, Trump shpërndau një mesazh që sugjeronte se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të bëhej president i Kubës, që aktualisht është nën sundim komunist.
Ndërkaq në një postim të mëvonshëm, Trump tha se “Kuba ka jetuar për shumë vjet nga sasi të mëdha të NAFTËS dhe PARAVE nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ka ofruar shërbime të sigurisë për dy diktatorët e fundit të Venezuelës, POR JO MË!”.
“Shumica e atyre kubanëve janë të VDEKUR nga sulmi i SHBA-së i javës së kaluar dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe zhvatësit që i kanë mbajtur peng për kaq shumë vite”.
Nën embargon tregtare të SHBA-së, Havana që nga viti 2000 është mbështetur gjithnjë e më shumë në naftën venezuelase, të siguruar në kuadër të një marrëveshjeje të arritur me paraardhësin e Maduros, Hugo Chavez.
Ditë më parë, Trump ka njoftuar se Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në SHBA, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë.
Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trumpit për t’i hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, nëse nuk dëshiron të përballet me rrezikun e një ndërhyrjeje të mëtejshme ushtarake.
Trump ka deklaruar se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’i japë SHBA-së dhe kompanive private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës./mxh

16:29 “Rritje në shifra, ulje në jetën reale”/ Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza. Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.
Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.
Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.
Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.
Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.
Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.
Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.
Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.
Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.
Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.
Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.
Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.
Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.
Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.
Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.
Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.
Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata./mxh

16:19 Protestuesit në të gjithë Iranin kanë përshkruar skena dhune në rrugë dhe kaos në spitale
Njerëzit në të paktën 180 qytete në të gjithë Iranin kanë dalë në rrugë ditët e fundit për të protestuar kundër regjimit aktual të vendit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA.
Edhe pse demonstratat fillimisht ishin “jashtëzakonisht të bukura dhe shpresëdhënëse” sipas një personi, autoritetet shtypën me dhunë ata që protestuan të premten në mbrëmje, thanë dëshmitarët okularë.
Ja çfarë i thanë disa protestues CNN-së për dhunën që kanë parë në Iran:
Një grua në të 60-at dhe një burrë 70-vjeçar përshkruan se kishin parë njerëz të të gjitha moshave në rrugët e kryeqytetit iranian të enjten dhe të premten.
Megjithatë, të premten në mbrëmje, forcat e sigurisë duke mbajtur pushkë ushtarake vranë “shumë njerëz”, thanë ata.
Një punonjëse sociale iraniane që mori pjesë në një protestë në Teheran të premten përshkroi se kishte parë autoritetet duke qëlluar ndaj protestuesve.
“Plumba, kush e di, gaz lotsjellës, çfarëdo që mund të mendoni, ata do t’i qëllonin”, tha ajo. “Dhe ishte shumë e tmerrshme”.
Ajo tregoi gjithashtu se pa një vajzë që u godit me një pajisje elektrike në qafë “derisa i ra të fikët”.
Ndërkohë, skenat brenda spitaleve janë përshkruar nga një numër dëshmitarësh si “kaotike”.
Një grua në Teheran përshkroi se pa “trupa të grumbulluar mbi njëri-tjetrin” në spital, ndërsa një mjek iranian në qytetin verilindor të Neyshabur tha se të plagosurit ishin “të tmerruar” se do të identifikoheshin si protestues kur të kërkonin trajtim.
E Mohammad Lesanpezeshki, një mjek nga Çikago i shkolluar në Teheran, i tha CNN-së se miqtë e tij që punojnë në spitalet iraniane janë të mbingarkuar.
Një mjek në një spital “po qante në telefon sepse nuk kanë furnizime me gjak”, tha ai./mxh

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –
Pas shirave të rrëmbyeshëm, kushtet atmosferike u përmirësuan sot pasdite. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për pastrimin e vijës bregdetare.
Strukturat janë të angazhuara në terren, konkretisht në Plazhin e Vjetër në Vlorë, për të pastruar vijën bregdetare.
Këto janë në kuadër të një sërë masash të ndërmarra për t’i paraprirë sezonit turistik, ku Vlora është një prej destinacioneve kryesore.
Aktualisht, Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.
Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.
gijotina.com/
Aksident tragjik në Bolton të Anglisë, katër të vdekur dhe pesë të lënduar
Katër persona, mes tyre dyshohet se tre adoleshentë, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor mes një makine dhe një taksie në Bolton, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Policisë së Mançesterit të Madh, një automjet tip “Seat Leon” i kuq u përplas me një “Citroen C4 Picasso” në Wigan Road rreth orës 00:45. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi i Seat-it dhe dy pasagjerë, të gjithë të moshës 18 dhe 19 vjeç, si edhe drejtuesi i Citroen-it, një burrë rreth të 50-ave, i cili rezultoi të ishte shofer taksie.
Të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë pasagjerë të tjerë, të plagosur, u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Kryeinspektorja e Mançesterit të Madh, Helen McCormick, konfirmoi se po kryhet identifikimi formal i viktimave dhe se familjarët janë njoftuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Aksident tragjik në Bolton të Anglisë, katër të vdekur dhe pesë të lënduar appeared first on Sinjali.
-
- Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve
Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve
Besfort Racaj, përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, ka reaguar publikisht lidhur me një zhvillim të fundit që, sipas tij, po tenton të politizohet në mënyrë të hapur.
Racaj tha se një organizatë studentore, e ndikuar nga partia në pushtet, ka paralajmëruar sigurimin e donatorëve për renovimin e bibliotekës së fakultetit, brenda vetëm tre ditëve. Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje për mënyrën se si është mundur që kjo organizatë të ketë siguruar një plan të tillë pa dijeninë e Menaxhmentit të Fakultetit dhe të Universitetit të Prishtinës.
“Studentët e Fakultetit të Mjekësisë nuk kanë paralajmëruar bojkot dhe protesta vetëm për bibliotekë. Biblioteka është vetëm një nga tetë kërkesat tona”, tha Racaj, duke theksuar se përmes këtij premtimi selektiv, po tentohet të zbehet revoltimi i ligjshëm i studentëve për të drejtat e tyre.
Ai renditi disa nga çështjet kryesore për të cilat po kërkohet zgjidhje: papunësia e mjekëve të rinj pas diplomimit, mungesa e mundësive për specializim, stazhi obligativ i papaguar, kriteret e padrejta për bursa, kushtet e dobëta të procesit mësimor dhe mungesa e literaturës akademike.
“Ne studentët nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë dinjitet, trajtim të drejtë dhe të ardhme në profesionin që shërben shëndetit të vendit”, tha Racaj, duke bërë thirrje për mbështetje dhe bashkim rreth këtyre kauzave.
Ai paralajmëroi se nëse kërkesat nuk merren parasysh, reagimi i studentëve do të vazhdojë: “Ose të gjitha, ose pason reagimi ynë!”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve appeared first on Sinjali.
Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë
Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.
Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka njoftuar se punëtorët kanë qëndruar rreth 8–9 orë në vendet e tyre të punës, deri në stabilizimin e situatës.
“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, ka deklaruar Jonuzi.
Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë appeared first on Sinjali.
“Më duket ide e mirë”, Trump sugjeron se Rubio mund të synojë postin e presidentit të Kubës
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të marrë së shpejti edhe një post tjetër, la të kuptohet presidenti amerikan, Donald Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë spekuloi se Rubio, i cili dikur mbante njëkohësisht katër poste të rëndësishme në administratë dhe është përfolur edhe për role të tjera, mund të bëhet president i Kubës – vend nga i cili prindërit e tij u larguan në vitet 1950 gjatë regjimit brutal të Batistës, shkruan New York Post.
“Më duket ide e mirë”, shkroi Trump të dielën në platformën e tij Truth Social, në përgjigje të një përdoruesi të rastësishëm që kishte bërë shaka se Rubio mund të bëhej udhëheqës i Kubës pasi qeveria atje të rrëzohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Më duket ide e mirë”, Trump sugjeron se Rubio mund të synojë postin e presidentit të Kubës appeared first on Sinjali.
Policia gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Prishtinë
Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar dhe ka gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, shoferi është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime të cilat kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Policia gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Prishtinë appeared first on Sinjali.
U godit nga dy plumba, kjo është gjendja shëndetësore e Jeton Buqukut i cili u plagos sot në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportoi në mëngjes ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, tre persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Jeton Buqukut, duke e plagosur atë.
I plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
I njëjti edhe në këto momente po trajtohet në QKUK.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se viktima do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.
“Është duke u trajtuar në QE, janë kry ekzaminimet e nevojshme dhe konsultat, gjendje stabile, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”.
Lexo edhe:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post U godit nga dy plumba, kjo është gjendja shëndetësore e Jeton Buqukut i cili u plagos sot në Pejë appeared first on Sinjali.