Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Miqtë në zhdukje të librit/ Studiuesja: Autoriteti i kritikës ka humbur! Rita Petro: Mungesa e recensës po largon lexuesit

16 December 2025 at 21:04

TIRANË- Libri po përballet me sfida të shumta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Miqtë e librit sa vijnë e zvogëlohen. Por pse ndodh ky fenomen  shqetësues dhe si është situata në Shqipëri?

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla.

Studiuesja e njohur Alda Bardhyli u shpreh se autoriteti i kritikës së mirëfilltë ka humbur terren në Shqipëri. Sipas saj, tek kjo pjesë duhet të investohet më shumë.

Autoriteti i kritikës duket se ka humbur këtu tek ne”, tha ajo.

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story”, shkrimtarja Rita Petro u shpreh se një problematikë tjetër që vihet re është mungesa e recensës, pasi njerëzit lodhen së tepërmi duke lexuar një studim kritik.

“Kur mungon konkurrenca nuk mund të thuash që ai ishte një medium serioz, njerëzit ishin të ideologjizuar. Nuk të lejonte njeri. Edhe përshtypjet që dalin shpesh edhe janë zhgënjyer njerëzit dhe sado e madhe të jesh, nisin njerëzit edhe zhgënjehen.

Duhet të kemi recensë, lexuesi lodhet po të lexojë një studim kritik. Ai do një recensë, kjo na mungon”, tha ajo./abcnews.al

“Çështja e komercializimit të librit nuk është shqiptare, është globale”, Lami: Pa kritikë, shija estetike mbetet në vend

16 December 2025 at 20:49

TIRANË- Fenomeni i komercializmit të librit nuk është një “sëmundje” shqiptare, por një problem që ka shtrirje globale.

Kështu u shpreh profesori Roland Lami, në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Ai thekson se ajo që duhet të kultivohet më shumë në Shqipëri është kritika e thellë, e cila duhet të orientohet rreth vlerave, që ofron libri.

Çështja e komercializimit të librit nuk është shqiptare, është globale. Nëse do shkojmë te lexuesi i profilizuar në numër janë shumë të paktët, është lexues i kualifikuar.

Ndërsa sot leximi i shpejtë orientohet drejt autorëve që godasin menjëherë, në titull, ngjarje.

Ajo çfarë duhet të na shoqërojë është që kritika, të orientohet rreth vlerave që ofron libri cilësor. Nëse do e lëmë të sfumohet nga leximi i shpejtë, shija estetike mbetet në vend”, tha ai/abcnews.al

FOKUS – Izraeli kritikon ashpër Australinë pas sulmit vdekjeprurës në Sidnej

14 December 2025 at 11:46

TEL AVIV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar kritikoi ashpër qeverinë australiane pas të shtënave në një aktivitet të festës së Hanukkah, në Sidnej.

“Jam i tmerruar nga sulmi me armë zjarri në një aktivitet të Hanukkah në Sidnej, Australi”, shkroi Saar në një postim në platformën e mediave sociale X.

Ai tha se komuniteti hebre ishte shënjestruar dhe se të shtënat e së dielës ishin rezultat i “tërbimit antisemitik në rrugët e Australisë gjatë dy viteve të fundit”.

“Qeveria australiane, e cila mori paralajmërime të panumërta, duhet të vijë në vete!”, shkroi ai.

Autoritetet australiane ende nuk kanë komentuar mbi motivet e mundshme, duke thënë vetëm se dy persona ishin në paraburgim, pas të shtënave në plazhin Bondi.

Media australiane raportoi se u qëlluan dhjetëra të shtëna dhe se pati viktima të shumta.

Shoqata Hebraike Australiane tha se të shtënat ndodhën në një aktivitet publik të Hanukkah./  a.jor.

The post FOKUS – Izraeli kritikon ashpër Australinë pas sulmit vdekjeprurës në Sidnej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nard Ndoka kritika Berishës: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

By: V K
5 December 2025 at 13:34

Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke u shprehur se militantët e PD i shohin aleatët si pa peshë dhe kosto.

Ndoka kritikoi Berishën se i ka kthyer aletatët e Partisë Demokratike në tabelë qitjeje pas humbjes “sikur janë ato e keqja”. Ai i rikujton Berishës se aletatët janë vota për të dhe në fund kanë marrë më pak nga sa ju takon në bazë të peshës elektorale.

“Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrëraporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës.

Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane.

S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme.

Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.

The post Nard Ndoka kritika Berishës: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen appeared first on Albeu.com.

Erion Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë

By: V K
5 December 2025 at 09:02

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar  ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar skemën aktuale të pensioneve me të cilin kryeministri Edi Rama ka rrahur gjoksin prej muajsh, duke e cilësuar atë “një çështje që bën me turp cilindo”.

Braçe tha se, edhe pse buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është i ndërtuar mirë dhe ruan një ekuilibër pozitiv mes investimeve dhe deficitit, sistemi i pensioneve ka nevojë për një reformë të thellë dhe afatgjatë.

Gjithashtu, deputeti socialist nënvizoi se reforma duhet të realizohet që në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve, duke theksuar se zvarritja e saj ka sjellë një situatë të padrejtë për qytetarët që kanë punuar gjithë jetën.

“Sa i takon buxhetit të shtetit. Do thoja vërejtje time. Ai është i ndërtuar mirë. Investimet janë më të mëdha se deficit. Jemi në një suficit të lehtë primar që i thotë të gjithë qytetarëve që nuk po i bëhen barrë. Nga pikëpamja e politikave është i ndërtuar mirë. Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo. Duhet një balancë. Më vjen mirë që ka kthjelltësi buxheti dhe qeveria.

Është më shumë se sa një shpërblim i një viti. Patjetër kjo nuk duhet të zv. një reformë të plotë të skemës së pensioneve. Duhet bërë në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve. U bë shumë gjatë që jemi në qeveri. Këtu vijmë te sikleti.

Në qoftë se do flisja për paketë fiskale, korrektim sa të mundem të ligjit të paqes fiskale me shpërblim, kur ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar duhet përmbysur totalisht. Një bujk nuk do të kompensohet n.q.s. shet te një biznes i vogël, n.q.s. e shet në tregjet publike prap nuk kompensohet, duhet ta çojë te një grumbullues. Fitues mund të jen të gjithë që regjistrohen në tatime”, tha Braçe.

The post Erion Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL – Von der Leyen u përgjigjet kritikave për planin buxhetor trilionësh të BE-së

10 November 2025 at 09:14

BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH-DPA/  – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shtuar mundësi për ndryshime në propozimin e saj për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, pasi Parlamenti Evropian ka kërcënuar ta bllokojë atë, sipas një letre të siguruar nga agjencia.

Von der Leyen i ka njoftuar me shkrim presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe presidencën aktuale të Këshillit të BE-së për opsionet e mundshme të ndryshimeve në propozimin e saj.

Opsionet përfshijnë dhënien e një roli më të madh rajoneve, ofrimin e garancive për sektorin bujqësor dhe forcimin e rolit të Parlamentit Evropian në shpërndarjen e fondeve nga buxheti i BE-së.

Nëse shtetet anëtare bien dakord, një pjesë e fondeve buxhetore të BE-së mund të rezervohet posaçërisht për zhvillimin e rajoneve rurale, përveç shpenzimeve të parashikuara në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Sipas letrës, këto shtesa synojnë të lehtësojnë miratimin e kornizës financiare të BE-së për periudhën 2028–2034. Ky buxhet afatgjatë do të lejonte shpenzime rreth dy trilionë euro, rreth 700 miliardë euro më shumë se në periudhën aktuale shtatëvjeçare.

Ky veprim vjen pasi drejtuesit e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian i dërguan von der Leyen-it një letër të përbashkët, ku shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj disa pjesëve të propozimit fillestar të Komisionit.

Në letrën e dërguar në fund të tetorit, eurodeputetët e lartë shprehën keqardhje që propozimi i paraqitur në korrik nuk ka marrë parasysh qëndrimet e Parlamentit për ruajtjen e rolit të politikës rajonale dhe ndikimin e tij në vendimet e shpenzimeve.

Letra ishte nënshkruar nga drejtuesit e konservatorëve, socialdemokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe ligjvënës të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Nënshkruesit kritikuan faktin se, në vend që fondet të ndahen në disa programe të veçanta, çdo vend anëtar i BE-së do të hartonte plane individuale shpenzimesh për periudhën e ardhshme buxhetore.

Buxheti i BE-së, i njohur si Korniza Shumëvjeçare Financiare, përcakton prioritetet politike të bllokut për vitet e ardhshme dhe mënyrën se si ndahen fondet në sektorë të ndryshëm./ /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Von der Leyen u përgjigjet kritikave për planin buxhetor trilionësh të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorida Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

By: V K
8 November 2025 at 10:25

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar deklaratat e qeverisë për rritjen e pagave, duke i cilësuar si një manovër propagandistike që nuk reflekton realitetin ekonomik të shqiptarëve.

Tabaku theksoi se qeveria ka pranuar më në fund rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, që arrijnë nga 30% deri në 60%, duke u bërë barrë e rëndë për qytetarët.

Sipas saj, rritjet e pagave dhe pensioneve që ofron qeveria janë të pamjaftueshme dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e jetesës së familjeve shqiptare.

Deputetja denoncon gjithashtu, koncentrimin e ekonomisë në pak duar dhe prodhimin kryesisht për një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me ulje fuqie blerëse dhe mungesë mbështetjeje reale nga shteti.

Një familje që shpenzon 40% të buxhetit vetëm për ushqime nuk mund të trajtohet si histori suksesi nga propaganda qeveritare”, tha Tabaku.

Sipas saj, rritja e çmimeve dhe varfërimi i qytetarëve janë realiteti i vërtetë që do të përballet me buxhetin e vitit të ardhshëm, jo premtimet për “vit të administratës” apo “vit të pensionistëve”.

 

The post Jorida Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri appeared first on Albeu.com.

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

By: Elva
28 October 2025 at 18:38

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumit e 9-të të “Future Investment Initiative” në Riad, ku nuk kurseu kritikat për Evropën, duke thënë se kontinentit i mungon një plan paqeje dhe se fjala ‘nuklear’ është bërë e zakonshme. “Evropa duhet të marrë një dush përulësie,” – deklaroi Rama, duke sugjeruar se Perëndimi ka humbur vizionin […]

The post Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie appeared first on BoldNews.al.

‘Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?’, Cardi B jep përgjigjen që askush nuk e priste!

By: gaze tare
14 October 2025 at 15:10

Reperja e njohur Cardi B ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti kritik në rrjetet sociale, pasi një ndjekës e pyeti: “Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?”.

33-vjeçarja, e cila pret fëmijën e katërt dhe të parin me të dashurin e saj të ri, futbollistin Stefon Diggs nga New England Patriots, iu përgjigj prerë: “Sepse vazhdoj të bëj gjëra të këqija.”

Komentet u bënë pas një postimi të Cardi-t në Twitter, ku ajo ndau një meme duke shprehur vështirësitë fizike të shtatzënisë. Megjithatë, reperja nuk lejoi asnjë koment të errësonte gëzimin e saj për këtë kapitull të ri në jetën personale dhe profesionale.

Në një intervistë të fundit me CBS, Cardi B konfirmoi se fëmija i saj do të vijë në jetë në shkurt 2026. Ajo theksoi se ndodhet në një fazë të qëndrueshme të jetës, me partnerin Diggs që i jep mbështetje emocionale dhe e ndihmon të përballet me presionin publik dhe profesional. Albumi i saj i ri, “Am I The Drama?”, pritet të publikohet së shpejti, duke reflektuar edhe sfidat personale përmes këngës “Safe”.

Cardi gjithashtu festoi ditëlindjen e saj të 33-të në një festë luksoze, duke ndarë foto me barkun e rrumbullakosur dhe një atmosferë plot stil e ngjyra, një shenjë që ajo nuk ka ndërmend të ndalet, as në muzikë dhe as në jetë.

The post ‘Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?’, Cardi B jep përgjigjen që askush nuk e priste! appeared first on iconstyle.al.

Kylie Jenner nën kritikë për videon promovuese me policë dhe tematikë të burgut

By: gaze tare
13 October 2025 at 12:12

Kylie Jenner është bërë shënjestër kritikash të ashpra pas publikimit të një videoje promovuese për linjën e saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics. Në videon e re, pjesë e fushatës për rilansimin e koleksionit “King Kylie”, Kylie shfaqet e prangosur në një ambient që ngjan me një burg, ndërsa dy burra të veshur si policë janë të pranishëm. Ky koncept ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar videon si të pasjellshme dhe jashtë kontaktit me realitetin.

Për më tepër, ky klip ka ngjallur krahasime me reklamën e Pepsi të vitit 2017, ku motra e Kylie-t, Kendall Jenner, ishte kritikuar për një reklamë të ngjashme që përfshinte përballje me policinë. Disa përdorues të X (ish-Twitter) dhe Reddit e kanë quajtur videon e Kylie-t një “provokim të panevojshëm”, duke theksuar se përdorimi i uniformave të policisë për marketing në një kohë kur tensionet për shkak të abuzimeve të pushtetit janë të larta, është tepër i papërshtatshëm.

Po ashtu, ka pasur edhe komente që i drejtohen Kylie-t për përdorimin e “sistemit të burgut” si element mode, duke e konsideruar këtë si një mungesë totale ndjeshmërie, veçanërisht kur janë aktualisht të shtruar protestat dhe përplasje të forta me autoritetet. Kylie, e cila ka lidhur këtë koleksion me periudhën e saj të hershme të famës, ka ndarë gjithashtu materiale të tjera luksoze promovuese, por kjo video ka shkaktuar më shumë shqetësime se sa duhej.

The post Kylie Jenner nën kritikë për videon promovuese me policë dhe tematikë të burgut appeared first on iconstyle.al.

TEHERAN – Ish-presidenti Rouhani kritikon strategjinë iraniane në LM

14 August 2025 at 22:33

TEHERAN, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti iranian, Hassan Rouhani kritikoi strategjinë e qeverisë së tij në Lindjen e Mesme, në komentet e publikuara nga faqja e internetit e lajmeve Entekhab.

“Nëse simpatia për myslimanët dhe rajonin përkthehet në katastrofë për popullin iranian, atëherë është e gabuar dhe jo e drejtë”, theksoi ai.

76-vjeçari po i referohej qëndrimit politik dhe ushtarak të Republikës Islamike në Lindjen e Mesme.

Rouhani shërbeu si president i Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2021.

Ish-presidenti konsiderohet pjesë e kampit reformist dhe është një nga zërat më të moderuar në Iran.

Kampi i tij gjithashtu mbështet negociatat me Perëndimin, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mbi mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Nën qeverinë e Rouhanit, Marrëveshja Bërthamore e Vjenës u nënshkrua në vitin 2015, e cila synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018.

“Politikisht, ne duhet të ecim përpara dhe ne duhet të ecim përpara edhe në politikën e jashtme”, tha kleriku, sipas raportit. /os/

The post TEHERAN – Ish-presidenti Rouhani kritikon strategjinë iraniane në LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MV – Davkova: Nuk është sportive të keqpërdoret fusha e sportit për urrejtje racore dhe ofendime

SHKUP, 5 gusht /ATSH-MIA/ – Nuk është sportive të keqpërdoret fusha e sportit për “trajnim” të fjalisë së urrejtjes, ofendimit dhe satanizimit me fjalë helmuese dhe vrasëse, deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pas brohoritjeve fyese kundër shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes MV dhe Rumanisë.

”Pas aq humbjeve njerëzore në fushat sportive, duhet të themi qartë dhe zëshëm: Asnjëherë më, kudo që të jemi, me cilindo që garojmë, nuk do të lejojmë që fusha e sportit të shndërrohet në arenë gladiatorësh”, theksoi ajo.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv disa tifozë të pandërgjegjshëm kanë  shprehur urrejtje jo vetëm ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarët, por ndaj të gjithëve, madje ndihemi të turpëruar”, thekson presidentja.

Në postim presidentja Davkova thekson se nuk e kemi nxjerrë mësimin pas ndeshjes midis Shkëndisë dhe kampionit të Uellsit TNS, të luajtur në mes të korrikut.

“Nga mesi i korrikut, në ndeshjen midis Shkëndisë dhe kampionit të Uellsit TNS, me fyerjet raciste ndaj futbollistit Aramide Ote, ne shokuam tërë botën sportive, por edhe më gjerë, e cila me të drejtë pyeti: Si është e mundur që një tifoz i pandërgjegjshëm ta thyejë emocionalisht një lojtar të nivelit të lartë futbolli deri në lot, duke përdorur gjuhë urrejtjeje mbi baza racore? Turpi ra mbi të gjithë, organizatorin, klubin, pjesëmarrësit, qytetin, vendin dhe sportin!, shkroi presidentja në rrjetin social Facebook./ /os/

The post MV – Davkova: Nuk është sportive të keqpërdoret fusha e sportit për urrejtje racore dhe ofendime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

31 July 2025 at 17:55

Në një treg ku rritja ekonomike shpesh matet me optimizëm, raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë sjell një “sinjal të verdhë” për klimën e biznesit në Shqipëri. Indeksi i Biznesit për vitin 2024 ka rënë në 46.47 pikë, një rënie me 1.1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke treguar një perceptim […]

The post Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci appeared first on BoldNews.al.

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

By: Ardit
30 July 2025 at 17:26

Nga Blerina Gjoka Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene […]

The post ‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes appeared first on BoldNews.al.

Avokati kritikon gjykatat: Me masat për “shpërdorim detyre” ka abuzime, qytetarëve u privohet liria për…

29 July 2025 at 21:17

TIRANË- Avokati Edmond Petraj u shpreh se në Shqipëri ka abuzime sa i takon aplikimeve të masave për “shpërdorim detyre”

Ai theksoi se me aplikimin e këtyre masave po abuzohet, pasi qytetarëve po u hiqet e drejta e lirisë për gjëra shumë të vogla dhe të papërfillshme.

Sipas tij, në rastet e shpërdorimit të detyrës jo gjithmonë ka vjedhje dhe korrupsion.

Ai pohoi se parimi i proporcionalitetit duket që nuk merret parasysh fare nga gjykatat e vendit dhe kjo qasje shtoi avokati është e gabuar.

“Kjo pjesë e shpërdorimit të detyrës, që BE na ka lënë si hapësirë për të vepruar, mendoj se është largimi nga ndjekja e veprave penale për pjesën e abuzimit me detyrën, por që kjo duhet standardizuar. Unë jam dakord që kjo duhet ndryshuar.  Me shpërdorimin e detyrës po abuzohet, sidomos masën e sigurisë dhe me heqjen e lirisë. Shpërdorimin nuk është gjithmonë vjedhje apo korrupsion, por mund të këtë bërë gabim njerëzor, tha ai në “Real Story”./abcnews.al

Berisha, kritika për kodin e ri: Burg për parkimin dysh, ky është kodi i përçudnive të mëdha

By: lindita
28 July 2025 at 13:13

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur për draftin i Kodit të ri Penal, i cili do të hidhet për diskutim publik. “Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve. Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim…

Source

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

By: Oldi
15 July 2025 at 10:54

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin […]

The post “Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike appeared first on BoldNews.al.

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11 July 2025 at 11:04

Edi Rama, gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive ka kritikuar publikisht edhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Ai u kap me zjarrin e rënë në varrezat e Elbasanit, ku sipas Ramës, bari jo vetëm që ishte lënë pa korrur, por po bëhej kallam. Rama iu drejtua Llatjas se duhet të rrijë pa gjumë dhe jo […]

The post “Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë appeared first on BoldNews.al.

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës/ Flet Ermal Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar, çdo punonjës në “skaner”

By: V K
5 July 2025 at 14:42

Task Forca, ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar.

Në terren së bashku me policinë dhe strukturat e tjera, ka zbritur edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

“Ne kemi ngritur një taks frocë prej disa ditësh që po bën kontroll gjithë territorin aty ku ka zaptim gardhe dhe kangjekla të rikthehen hapësirat për qytetarët”, tha ai.

Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës, duke theksuar se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit.

“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar, edhe në mars sepse këtë e kam edhe për motivimin e drejtorëve të ma përkthejnë në punë për komunitetin. Nuk është se ka patur hezitim nga ana e kryetarit të Bashkisë, por duhet të gjejmë edhe njerëz më të motivuar dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht do të shikojmë dhe do bëjmë një skanim të plotë dhe më pas do të marrim një vendim final”, shtoi Dredha.

Dy ditë më parë, gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama, shprehu kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e Bashkisë.

The post Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës/ Flet Ermal Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar, çdo punonjës në “skaner” appeared first on Albeu.com.

“Jeni shkëputur nga fshati”/ Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Nevojitet kthesë për zhvillimin rural

2 July 2025 at 14:03

Gjatë një takimi në Cërrik me fokus bujqësinë, kryeministri Edi Rama theksoi se kryebashkiakët janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre. Ai u shpreh se pas reformës administrative territoriale, vëmendja ndaj fshatit ka pësuar rënie, duke u reduktuar në çështje infrastrukturore dhe urbanistike, ndërsa zhvillimi i sipërmarrjeve bujqësore mbetet i mangët.

Rama theksoi nevojën për një kthesë në këtë qasje, duke nënvizuar mungesën e modeleve të suksesshme të bashkëpunimit mes fermerëve, sipërmarrësve dhe pushtetit vendor. Ai përmendi linjën e re të kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, e cila synon mbështetjen e projekteve bujqësore dhe rurale. Megjithatë, Rama paralajmëroi se pa ndryshuar qasjen e kryebashkiakëve, këto fonde mund të mos sjellin rezultate domethënëse.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të përfituar maksimalisht nga këto mundësi financiare. Kryeministri kërkoi një përkushtim më të madh ndaj zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe mbështetjes së fermerëve në çdo bashki.

The post “Jeni shkëputur nga fshati”/ Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Nevojitet kthesë për zhvillimin rural appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌