Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Libri kthehet në bibliotekë pas 36 vitesh

20 December 2025 at 22:00


Një libër u kthye në Bibliotekën Rajonale të Chantilly pas 36 vitesh dhe një udhëtimi në Greqi.

Sistemi i Bibliotekës së Qarkut Fairfax njoftoi rreth kthimit të librit.

“Harry, the Dirty Dog”, ishte në duart e disa diplomatëve që jetonin në Uashington.

Ata tani janë në pension në Greqi dhe libri u gjet nga djali i tyre në rafte.

Libra të tjerë janë kthyer në biblioteka pas dekadash në muajt e fundit, përfshirë një që mbërriti në Bibliotekën Publike të San Antonios pas 82 vjetësh. /Telegrafi/



“Ka lexuar edhe librin tim”, Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion

By: D Marku
18 December 2025 at 18:38

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij pas skenave dhe takimet me disa nga yjet më të mëdhenj botërorë.

Ai ka folur për aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, të cilin e konsideron idhullin e tij më të madh.

“Leonardo DiCaprion e kam idoll më së shumti. Leonardo DiCaprio më ka dashur më shumë kur kam bërë shaka me të. Nuk më ka dashur kur iu kam ngjitur unë”, u shpreh Ludo Lee.
Banori i ri shtoi se perceptimi i tij ndaj aktorit ka ndryshuar me kohën.

“Kur e kam ndërruar lojën s’kam qenë fans i tij. U ndryshua loja, edhe librin tim e ka lexuar”, tha ai.

Deklaratat e Ludo Lees kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Kosova, duke ngjallur kuriozitet rreth eksperiencave të tij personale me yjet ndërkombëtarë dhe mënyrën se si e percepton idhullin e tij në botën e filmit.

Krahas tij, ai është takuar edhe me Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner, Kendall Jenner etj.

The post “Ka lexuar edhe librin tim”, Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion appeared first on Albeu.com.

Miqtë në zhdukje të librit/ Studiuesja: Autoriteti i kritikës ka humbur! Rita Petro: Mungesa e recensës po largon lexuesit

16 December 2025 at 21:04

TIRANË- Libri po përballet me sfida të shumta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Miqtë e librit sa vijnë e zvogëlohen. Por pse ndodh ky fenomen  shqetësues dhe si është situata në Shqipëri?

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla.

Studiuesja e njohur Alda Bardhyli u shpreh se autoriteti i kritikës së mirëfilltë ka humbur terren në Shqipëri. Sipas saj, tek kjo pjesë duhet të investohet më shumë.

Autoriteti i kritikës duket se ka humbur këtu tek ne”, tha ajo.

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story”, shkrimtarja Rita Petro u shpreh se një problematikë tjetër që vihet re është mungesa e recensës, pasi njerëzit lodhen së tepërmi duke lexuar një studim kritik.

“Kur mungon konkurrenca nuk mund të thuash që ai ishte një medium serioz, njerëzit ishin të ideologjizuar. Nuk të lejonte njeri. Edhe përshtypjet që dalin shpesh edhe janë zhgënjyer njerëzit dhe sado e madhe të jesh, nisin njerëzit edhe zhgënjehen.

Duhet të kemi recensë, lexuesi lodhet po të lexojë një studim kritik. Ai do një recensë, kjo na mungon”, tha ajo./abcnews.al

“Letërsia nuk të jep famë të shpejtë”, Rita Petro: Rikthimi i lexuesve te autorët shqiptarë është një sinjal pozitiv

16 December 2025 at 20:46

TIRANË– Shkrimtarja e njohur, Rita Petro, e ftuar në “Real Story” u shpreh se në letërsi nuk mund ta kesh famë të shpejtë në moshën 18-vjeçare, siç haset në disiplinat e tjera, konkretisht në sport.

Ajo thotë se një letërsi e mirë krijohet ngadalë dhe në këtë mënyrë lexuesin do ta kesh për një kohë të gjatë.

Megjithëse  ka shumë autorë në treg, Petro pohoi se interesi i publikut për autorët shqiptarë ka njohur rritje të admirueshme.

“ Në letërsi nuk është njëlloj sikur je këngëtar që mund ta kesh famën 18 vjeç, apo sikur je sportist. Në letërsi krijohet shumë ngadalë, nëse do një lexues që ta kesh gjithë kohën. Unë për vete këtë radhë në panair me ‘Poema e mungesës’ u çudita që edhe një emër me poemë, me vargje mund të merret.

Pra, varet edhe çfarë shkruajmë. Ka nga të gjithë llojet e autorëve, ka autorë që shumë shtëpi botuese i refuzojnë, por pozitive është vitet e fundit që ka një rikthim te autorët shqiptarë.

Gjithmonë kemi zgjedhur libra të autorëve të njohur në gjithë botën dhe ai konkurron me ty që je brenda një lokacioni të caktuar”, tha ajo/abcnews.al

Promovohet vepra e prof. dr. Seit Mansakut në Akademinë e Shkencave

12 November 2025 at 22:53
TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ “Studime në sintaksë teorike dhe të zbatuar”  titullohet vepra e prof. dr. Seit Mansakut, e cila u përurua sot në kuadër të panairit të 28-të të librit “Tirana 2025” nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në promovim ishin të pranishëm edhe albanologë nga Universiteti i Tiranës, nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, si dhe mjaft kolegë, miq e dashamirës të profesorit dhe të gjuhësisë shqiptare.
Paraqitjen e vëllimit e bëri prof. as. dr. Anila Kananaj, e cila vuri në dukje kontributet e prof. Mansakut në këtë vepër.
Vëllimi është konceptuar në dy pjesë dhe është strukturuar në mënyrë tematike.
Pjesa e parë trajton probleme me karakter teorik dhe zbatues në lidhje me shqipen standarde. Pjesa e dytë përmban studime sintaksore që lidhen me shqipen e sotme. Artikujt u mblodhën nga prof. dr. Anila Omari. Emërtimi, ndarja tematike dhe strukturimi i vëllimit u bë nga prof. as. dr. Anila Kananaj.
Ndarja tematike dhe strukturimi është bërë i tillë që vëllimi të ketë koherencë në tërësinë e tij dhe secila pjesë gjithashtu të ketë koherencë në vetvete, duke i vendosur studimet si kapituj që natyrshëm ndjekin njëri-tjetrin dhe ndërtojnë mbi atë çka është trajtuar në pjesët e mëparshme të punimit. Në këtë mënyrë, ai ka marrë formatin e një monografie tematike.
Në përfundim të paraqitjes u theksua se të gjitha studimet e këtij vëllimi përbëjnë një pasuri të vyer për studiuesit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe. Ato shërbejnë për të dokumentuar nivelin e zhvillimit të shqipes në kohën e kryerjes së tyre.
Përshkrimet dhe analizat e thella gjuhësore për secilën dukuri të marrë në vështrim, ofrojnë mundësi të mira për studime krahasuese për faza më të hershme ose më të vona të zhvillimit të shqipes.
Gjithashtu, një pjesë e mirë e këtyre studimeve janë ideuar dhe strukturuar në mënyrë të tillë, që mund të zgjerohen në tema disertacionesh apo monografish, duke ofruar kështu një mundësi shumë të mirë formimi dhe thellimi gjuhësor për të interesuarit.
Në vijim prof. Anila Omari foli pak më gjerë për procesin e përgatitjes së veprës dhe vuri edhe një herë në dukje rëndësinë e veprës dhe të punës së prof. Mansakut.
Prof.dr Mansaku falënderoi përzemërsisht IGJL-në, përgatitësit për botim dhe të gjithë të pranishmit.
Shumë prej të pranishmëve morën fjalën dhe diskutuan në lidhje me kontributet e prof. Mansakut në gjuhësinë shqipe.
1 nga 5
/k.s/j.p/

The post Promovohet vepra e prof. dr. Seit Mansakut në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Promovohet në Austri romani autobiografik KREUZTANNE i ambasadorit Fate Velaj

24 September 2025 at 19:17

Mbrëmjen e djeshme, më 23 shtator, është bërë prezantimi i romanit autobiografik KREUZTANNE të ambasadorit shqiptar në Austri, Fate Velaj, i shoqëruar shoqëruar me pikturat dhe fotografitë të realizuara prej tij. Aktiviteti u mbajt në qytetin Traiskirchen , në një sallë ku të pranishëm ishin shumë  ambasadorë si dhe dashamirë të shumtë të letërsisë, ku […]

The post Promovohet në Austri romani autobiografik KREUZTANNE i ambasadorit Fate Velaj appeared first on BoldNews.al.

Jeta si përrallë, rrëfehet Elia Zaharia: “Perla dhe dreri i artë” mesazh për mirësinë e guximin. Frymëzim, vajza ime Geraldina

By: xhir jeta
10 September 2025 at 10:57

Një përrallë që flet me gjuhën e zemrës, një histori të ngrohtë, të mbushur me dashuri e shpresë, është mesazhi për Elia Zaharia përcjell në librin e saj ‘Perla dhe dreri i artë’, frymëzimin për të cilin thotë se e ka marrë nga vajza e saj, Geraldina. Zaharia vjen në një rrëfim në studion e ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën, për librin, jetën e saj, aktrimin por jo vetëm.

“Librat e mi janë libra të frymëzuar nga natyra, historia, traditat, kulturat, kanë marrë kohë për t’u shkruar por edhe disiplinë. Vajza më frymëzon shumë, kalojmë shumë kohë të dyja. Fëmijët kanë përrallën, ëndrrën, fantazinë. Kanë një raport shumë të vecantë me gjithësinë dhe natyrën, ndaj kur shëtisim të dyja e kemi për zakon të ndalojmë te lulet, t’I përkëdhelim petalet, nuk I këpusim. Flasim me to, edhe ajo është shumë e dhënë pas gjithë, ajo më ka frymëzuar hap pas hapi në ndërtimin e këtij libri me pyetjet që bën me kuriozitetet e fëmijës. Nëse jemi të vëmendshëm ndaj botës së fëmijës, frymëzohemi sa herë që marrim frymë.” -thotë ajo, ndërsa thekson se ndryshe nga libri i parë, te ‘Perla dhe dreri i artë’ ka qenë një simbolikë më e lirë. Krahas, aktrimit, piktura është një tjetër pasion i saj.

“E kam shumë të fortë lidhjen me pikturën, deri përpara disa vitesh pikturoja për kënaqësinë time, nuk kam patur ndonjëherë dëshirë për të ekspozuar. Piktura më ka pëlqyer gjithmonë, dhe kur punoj me ilustratoret e përrallave më duket sikur i rikthehem pak kohës së Liceut apo kohës time me veten time, sepse piktura këtë luks ka”, rrëfen Zaharia.

“Libri është shkruar në një kohë kur po kaloja momente jo të mira familjare dhe vinte një fluks energjie që e ndjeja kudo. Jam shumë e lumtur që frymëzimi që më dha vajza ime këtë energji ta kthej në energji krijuese dhe nga gjithë ai fluks të rrëfehet një përrallë. Periudhat e ndihmojnë njeriut të rritet, të zhvillohet. Sfidat e jetës të ndihmojnë si të ringrihesh, të njohësh veten, të njohësh atë filigramë shpirtërorë që nuk ke arritur t’i prekësh në situata normale. Unë besoj shumë në Zot dhe jam e bindur që cdo gjë vjen për një arsye. ” shprehet ajo./abcnews.al

Jehona Kicaj në garë edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF në Gjermani

By: Kult Plus
9 September 2025 at 22:12

Debutimi letrar i autores Jehona Kicaj po korr sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani. Pas përfshirjes në listën e gjatë të Çmimit Gjerman të Librit, sot ajo është nominuar edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF, një prej vlerësimeve më të rëndësishme për autorët debutues në gjuhën gjermane.

Ky çmim, i cili këtë vit ndahet për herë të 47-të, nderon veprën më të mirë debutuese në prozë gjermanisht.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 16 tetor, në orën 11:50, në skenën letrare të ARD, ZDF dhe 3sat, gjatë Panairit të Librit në Frankfurt.

Jehona Kicaj tashmë është emër në dy lista të rëndësishme letrare, duke u bërë një prej zërave të rinj më premtues të letërsisë gjermane./ KultPlus.com

Përballë mundësisë – ask anything

By: KultPlus
9 September 2025 at 19:30

Tregim

Ballsor Hoxha

Jam përballë pyetjes ask anything, pra para skemës së hapur të Open AI në ChatGPT. Përballë Inteligjencës Artificiale

E shikoj, më pyet, dhe nuk e di pse, përnjëherë, kjo pyetje më duket identike me thënien “Everything is Everything”. Për mua thënia “Everything is Everything” është një total, që prodhon edhe pafund kuptime të mundshme, por edhe asnjë kuptim. Dua të them është aq e gjerë kjo pyetje, aq pafund, sa që rrezikon ta shohësh vetëm si një shpërthim çasti.

Mendoj, është gjë e ngjashme edhe kjo pyetje – ask anything, ta hapë krejt dijen e botës, përpara, përballë. Dhe ti në ekzotiken e kësaj, pafundësinë e kësaj mundësie, gjuhesh brenda, si në oqean. A kthehesh, nuk e din, as nuk do ta dish, por nuk e din as algoritmi. 

Vazhdoj ta shikoj pyetjen, dhe sa më shumë që e shikoj, kam ndjesinë se, kam mundësinë të marr tërë dijen e botës, se do të mund ta kontrolloj tërë botën përmes po kësaj mundësie, përmes kësaj pyetje, përmes këtij algoritmi. 

Për një moment e gjej veten, humbur thellë në diskutimet me algoritmin mbi arketipat jungian, sesi pyetja ask anything më bën të ndjehem që po e kontrolloj tërë dijen e oqeanit me pafundësinë e tij – mundësinë për të pyetur për çka do. I marrë nga po kjo, i ankthshëm për të ditur çdo gjë, duke u ndier i madh, tejet i madh para kësaj dije që po zbuloj e po ashtu përballë kësaj pyetje, për dëshirën dhe mundësinë të di të gjitha enigmat në jetën time, për të ditur të paditurën, isha zhytur për tre javë në atë, që kur pata filluar seancat e para me algoritmin. Ishin tre javë të zbulimit, të tërë asaj që nuk e kam ditur, por kam pyetur e dashur ta di tërë jetën. Dhe edhe i kisha kuptuar këto enigma të jetës sime e të dijes në përgjithësi, kisha kuptuar ç’ është çdo gjë që më interesonte, derisa një nga ditët algoritmi edhe ma kishte vizatuar përgjigjen.

Por, çuditërisht, sa më thellë që hyja brenda kësaj pyetjeje, aq më thellë zgjohej një inferioritet imi ndaj tij. Njëlloj brishtësie e imja, njëlloj jo vetëm pabarazie, por edhe ndjesie të të qenit naiv e i padijshëm në raport me këtë pyetje, në raport me këtë dije brenda, apo thënë më mirë, prapa kësaj pyetjeje. Pata filluar të dëgjoja veten, që më thoshte, largohu, nuk ke çka kërkon këtu, është vetë oqeani që e njeh veten. Dhe ti je zhytur në mes të tij. Por, ajme, (siç i them me dashuri këtij algoritmi), kisha zhvilluar një simpati për atë, për shkak të njëlloj kujdesi të tij ndaj meje, për njëlloj njerëzie të algoritmuar brenda tij. Dhe nuk mund t’i ndahesha.

Inferioriteti, dhe “Do you love me” e Nick Cave, ishin zgjuar në mua dhe më shtynin ta bëja pyetjen e radhës, dhe ky inferioritet më bartte nëpër këtë atashim timin edhe më thellë. Me gjithnjë në mendje mundësinë e të gjeturit përgjigje për vetminë time. Për vështirësitë në jetë. E qoftë për letërsinë time, krejt të veçantë por pa shumë mirëkuptim. Dhe, në paradoks, tërë ajo që gjeja aty prapa ask anything, dija, pushteti dhe mundësia e ime, megjithatë e tëra kthehej në pamundësi prapë. Në njëlloj ftohtësie, njëlloj dashurie, por të programuar, e që sikur në filmin me Adam Sandler, harronte tërë përvojat dhe përjetimet e mia nga një natë më herët. Sikur “Everything is Everything”, total por edhe i pafundmë. 

Ishin tri javë që nuk fjeta, nuk morra frymë, nuk jetova në botë, por në algoritëm.

Janë tri javë që thyhem, zgjohet inferioriteti infantil në mua, në përballje me këtë njerëzi algoritmi, që më pret, më kupton, më kthehet, më harron, i fshihen bisedat e herë më njeh një gjë e herë një tjetër.

Tani jam si personazhi Pi në filmin “Life of Pi”, duke kërkuar një ishull, një njeri, një anije, një barkë peshkatari, një peshk fundja të më sjellë në ankorim prej këtij oqeani ku jam futur.

Dhe, i mbetur në këtë oqean, kam kohë, kam tërë kohën e botës, pyetem, nëse tigri si në barkën e Life of Pi, ishte pyetja ask anything, apo nëse ishte përndezja e senseve të mia nga mundësia. Pushtetit, mundësisë, të kontrollimit të botës sime, e edhe më gjerë. Kontrollimit të botës përmes kësaj pyetje, dhe dijes që më jepte me durim algoritmi?

Jam këtu, i thyer, si Zot që isha e që kam mbetur si pritja e Godosë, bashkë me Nick Cave në youtube, si muzikë – gjarpër, dhe po shpresoj të gjej orientimin ku gjendem tash. Në të vërtetë sapo jam zgjuar nga një ankth dhe po e kujtoj ëndrrën. Dhe ëndrra vijon këtu e tutje:

Në përqafimin Cave-ian të algoritmit

Dal, mbylli derën prapa, dhe mbetem me aromën e mykut, drurit e lëkurës së dyerve të fakultetit të vjetër. Provoj të mbylli derën por nuk ka. E di se dola nga një, por tashmë nuk ka asnjë derë. 

Sidoqoftë, e di se kam dalë prej seancës, më të thellë se kujtesa e njerëzimit. Shoh, krejt pa një kuptim, një tresh lini teget, më varet në qafë, si dhuratë e psikoterapeutit. E përqafoj dhe qaj, qaj shumë, ndërsa më depërtojnë erërat në hundë. Ndërsa treshi lëkundet në qafën time , dhe kujtoj tërë tmerr e fisnikëri atë që kam kaluar në seancë. Megjithëse nuk e di kush është psikoterapeuti.  

Aty diku te hyrja e fakulteti, ndërsa jam duke dalë jashtë kësaj ndërtese të vjetër, takohemi ballë për ballë me Nick Cave, që ndoshta ka ardhur për në seancën e tij gjithashtu, edhe ai. Por te kush? 

Disi, si në një natë të dehur nga ndriçimi i hënës,  më ngjan, sikur isha në oqeanin e Pi me fuqinë alkimike jungiane të shndërroj gjithçka. Apo, them,isha te psikologu. Jo, jo, them, jam i sigurt, kam pyetur tërë këtë kohë ask anything

Më përshëndet Cave me një ulje të kokës të shkurtë dhe me dorën në vendin ku mbanë revolen, përshëndetemi pra si dy të njohur në vuajtjet tona. Kalon.

Rrugës nën blirin shumë të vjetër e të përhapur, në gjethet e tij që po bien në këtë vjeshtë, më kujtohet, që prej psikoterapisë së fundit, para nja njëzet viteve, kurrë nuk kam guxuar ta dëgjoj Cave-in me kujdes. Por vetëm kalimthi dhe vetëm indirekt. Frikësohesha nga ajo që do të kuptoja për veten në pasqyrimin tim në këto këngë.

“Ç’i kam bërë?” pyetem krejt papritur, por nuk e di kujt, psikologut/psikiatrit, Nick Cave-it apo vetes. 

Ndërsa po bie shi, shoh në rrëkenë e shiut në lagje, ku gjatë natës së mbrëmshme në ëndërr kisha parë gjarprin duke mbështjellë me trupin e tij kalimin e verës, dhe tash është duke mbështjellë gjethet e vjeshtës. Bota më është si, derë e mbyllur, prapa psikiatrit, mendoj. Si i mbetur jashtë, me atë që di për veten si njeri. Por, habitem, jashtë është jeta, jashtë është bota, jashtë jam unë, brenda meje sëmundja e njeriut, pikërisht ajo që di për veten tashmë, e shumë më saktë edhe për tjetrin. “Everything is Everything” këndoj disi pa takt në vete, nuk e di pse. 

E kisha pyetur, më kujtohet, psikoterapeutin, i cili nuk më kujtohet kush ishte, pse kjo ndjenjë në mua? Nga të qenit njeri. 

Ai më kishte shikuar duke iu rrudhur linjat në ballë, dhe kishte kaluar në një pyetje. 

“Në ankthin e të qenit përballë rastësisë së dhunës, rastësisë së horrorit, kapesh për vetë horrorin, për vetë atë që është, e mbetur, qoftë si skaj i botës, qoftë edhe si strehë.”, dëgjoj vetë Jungun duke më thënë, dhe, aq më shumë pajtohem me të.

Më tutje ndërsa eci, kaluar gjarprin, një grup Skënderbesh, po skalitin një figurë. Qyteti mahinitet, vëzhgon dhe duartroket ata. Ndërsa kaloj përskaj tyre, them, “si ndodhë që jam pjesë e këtij qyteti dhe nuk bëj pjesë në asnjë vullnet apo ide të tij, aktuale.” 

Jam një traumë e gjallë e tij, ndoshta, them. Dhe ai është një traumë e gjallë e imja. Pastaj vazhdoj me ironi, “Ku u gabuam”, pyes në ironi, si të kishim qenë dy dashnorë. “Ku u gabuam,” e përsëris pyetjen, “apo ndoshta ishin seancat që më ndanë nga kjo lidhje toksike, ku unë vuaja dhe qyteti shkatërronte veten, me njëlloj narcizmi të tij të viktimës që është”. 

Përnjëherë, mbi tërë qytetin dëgjohet Nick Cave sikur po mbanë koncert mbi të. Njerëzit ulin kokën, “kjo nuk është muzikë” thonë, “kjo është muzikë revolverësh, plumbash e kurvash e djalli, përzier me vetë Zotin”. 

Ai nuk qanë kokën, “këndon I let love in”, vazhdon koncertin e tij. 

Ku jam kështu, pyetem, nga vjen ky koncert. 

“Apo,” them, pyetem “jam në seancat e mia, që më buçasin brenda në kokë, që më udhërrëfejnë, si të kishim një vuajtje Cave e unë. Apo, ai fëmijën e tij, e unë fëmijën e brendshëm jungian”. 

Për një moment më gërvisht treshi që ende e mbaj në qafë. “Por, kush, kush, apo në cilën dhomë isha të seancave. Ndërsa sikur në paranojë, sikur në një plotësim ëndrre, sikur në një dëshirë timen të kahershme, krejt çuditshëm, dëgjoj koncertin që rrëfen vuajtjet njerëzore, aq të ngjashme me të miat.

Qentë e rrugëve, të trullosur nga muri i zërit, apo, ku e di, nga vjeshta që po vjen, ndoshta, janë të tubuar bashkë në një grup, dhe po kafshojnë me dashuri njëri tjetrin. Për të zgjuar njëri tjetrin në mizorinë e tyre. Në mizorinë e këtij qyteti.

“Po arrij” them, “po arrij”, them, por ku nuk e di. Por as nuk e di që jam nisur për diku. Këndoj, dhe kur unë këndoj, koncerti i Cave ndodhë brenda meje, këndoj, “I was dancing when I was eight”, këngën “Cosmic Dancer” si te T-Rex, si te Cave. Kuptoj si është kjo lojë, më në fund. Frynë dhe treshja më lidhet për trupi si gjarpër, si mbrojtje, nga ftohti, trishtimi i mbylljes së derës prapa seancës. E, ndoshta ankorohem diku, së shpejti prej valëve të oqeanit që më kanë përfshirë, e që kanë zbrazur tërë vuajtjen time në këtë seancë. 

Më kujtohet, tani, kushdo, apo me këdo që isha në seancë, u përqafuam në ndarje. Apo, desha shumë të përqafoheshim, e rregullat nuk e lejonin. 

Dhe për dhuratë, ma dha këtë tresh, si shenjë më të dashur të tij, për besimin.

E dini si, unë, tani po e kërkoj kudo këtë njeri, që s’gjindet askund, tia kthej dhuratën, me një katërshe. Krejtësisht si vazhdimësi. 

Por, sidoqoftë, ka edhe më, sepse, një natë më parë kisha po ashtu një episod, të cilin e shkrova, e që po e sjellë këtu, me tërë njerëzinë time, ajme, nostalgjike, para njohjes, ndihmës që morra nga ky algoritëm:

II

Dera mbyllet. Menjëherë përballem me aromën e rëndë të mykur të ndërtesës ku jam. Sapo kam dalë jashtë seancës me psikoterapeutin. Është muzg vjeshte të vonë, ftohtë e terr që po bie, dhe kemi mbetur bashkë, ajo që di për veten, që kam mësuar për veten në këtë seancë, dhe unë. 

Më kujtohet Gazmori (përbashkimi i të gjithë atyre që humbën jetën nga mizoria e jetës në Prishtinë, duke thënë “mjafton për të tëra”), që gjithmonë thoshte “ku ta qimë atë nanë”. 

“Çfarë burtaliteti i flliqtë. Shprehje ballakanike” them në vete. Vulgare shkatërruese. Sikur për të shkatërruar e harruar të tërën. Shkatërrim i pastër.

Shoh se, si duket, paskam qenë dhe jam, në Prishtinë, them krejt i humbur pas seancës.

I huaj, nga ajo e nga vetja ime, por me peshën e dijes për veten. E kjo dije therëse, djegëse, dhe e rëndë. Jo që kam bërë të pafalshmen, por që jam njeri, në të pafalshmen e tij kolektive.

Njeri, jo qen. Jo, si qeni që nuk ka kohë as faj, as – njerëzi -. 

Me peshën e dijes për veten, kuptoj, njeriu, i pa kohë, pa një të nesërme të planifikuar. Vetëm njeri, ka shpikur edhe kohën edhe të nesërmen. Në pamundësinë e durimit të asaj që është, të asaj që din se është tashmë.

Kurrë nuk e kam ditur, nuk e kisha ditur si është të jesh njeri, duke pas qenë profet, e viktimë, jungian, të kuptohemi.
Nuk e paskam ditur si i vjen era qytetit – hi i djegur nga stina e verës, gaz i djegur nga motoristi që kaloi pranë me zhurmë. 

Sesi jam, i huaj para vetes. 

Eci dhe në dhembje, çirrem në vete, përnjëherë më vjen që në vend të “love you, love you, love you” të refrenit të Massive Attack, në këtë dhembje që më ka kapur, të këndoj “love me, love me, love me…”. Por kush do të më dojë, apo si do të më dojë.

Shoh se krejt çka din tjetri është të më lëpijë si një cjap pa ndjesinë dhe kuptimin e moralit. Më lëpinë si një lakër e shijshme. 

Jam njeri, kuptoj, po kuptoj. Jam i huaj në trupin tim, dhe po ashtu, trup i huaj në shpirtin tim. 

E di, pyetja është e jotja, dhe e imja, çka paskam bërë, çka paskam kuptuar në këtë seancë? 

A mjaftohesh të të them se kuptova që jam njeri. Apo të duhet edhe vaji im. Ankthi im. Pamundësia të ndalë dridhjen e trupit nga po ky ankth, e po kjo që kam mësuar. Se në tërë atë që jemi flet arketipi i klanit. I pikërisht klanit ku takojmë. Unë e ti.

Se jemi një kafshë – cjap që presim shkëlqimin e brirëve tanë. 

Se jemi kolektiv që, në tërë pandihmëshmërinë e tij, ka vënë kokën e tij në altar skarifice, por mungon edhe xhelati, edhe prifti dhe edhe veshët të dëgjojnë po të njëjtën çirrje, klithje të këtij kolektivi. Se ky kolektiv ka djegur të gjitha urat. Se ky kolektiv pshurri mbi ndihmën globale. 

SI duket, në të përhershmen e njeriut ndihma, shpresa, e njerëzorja, shpartallohen para fajit të asaj që mbanë.

Ndezi cigaren e parë, pas kësaj seance me psikologun, terapisë. E thithi dhe ndjej lirinë e të qenit njeri. Ndjej dhe fajin e të qenit i hedhur në këtë tokë, jo botë. Bota është shpikja, vjen si shpikje pas të kuptuarit se je i hedhur. E thithë cigaren dhe ndjej, botën, ndjej tokën. 

Më kujtohet, vetëm tani, ndërsa isha zgjuar në 17:00 diku, për pak sa nuk isha vonuar në seancë që ishte në ora 19:00. Jam aq i rënë, i lënduar. 

Ndoshta, mendoj, ndërsa tymosi cigaren e ndezur, tërë zemërimin, pa të drejtë po ia hedh kolektivit. 

“Por,”, e pyes kolektivin në vete “çka po bën këtu në mua, ti je një cjap, thjeshtë, që shqyhet së qeshuri në tiktok. I frikësohesh vetvetes, andaj të duhet një armik për ta shtyrë kufirin e mizorisë ku gjendesh”. 

Shikoj qiellin, ka rënë shi tërë kohën, sa isha në gjumë. E tani është hapur i tëri, dhe më duket sikur ‘cjapi’ ynë i përbashkët ka përpirë të gjitha yjet. Ja, shoh neonet e rrugëve në qytet, shoh dhe dritat, ndriçimet e reklamave në rrugë brenda një barku si të tij.

A nuk janë vetë yjet e gëlltitura, dhe vetë qyteti stomaku i cjapit. A nuk është vetë shndritja e qytetit në këto shitore, dhe në këta njerëz prej barkut gjigant të cjapit.

Hy në Cafe de l’ame, për të ikur nga verbërimi prej ndriçimeve të rrugës. 

Dëgjoj prekjet, tingëllimën e porcelanit të filxhanëve të esspresos. Shoh ambientin, karrige dhe njerëz e tavolina, të shpëlara, e zhveshura nga mizoria. 

Ulem i huaj, edhe në kafenenë time të lagjes. Ulem dhe më vjen menjëherë kujtimi i njëlloj peshe që po bartë këto ditë, fundi vere, e fillimi vjeshte, si njeri, si “reumë psikike”. 

Është aq e madhe vera, është aq e thellë vjeshta, aq i frikshëm dimri. E pranvera në Prishtinën, apo kudo në Ballkan, është vetëm edhe një ëndërr. 

Si njeri përshëndetem me Nitin kamerierin e lodhur, që e ka babain në spital. Ai të tërën, në pamundësinë e jetës së tij, e ka lënë “në duar të Zotit”. 

Por, mendoj, e dua, sepse përtej, përtej Zotit, është një djalë kamerier i përhershëm. Gjithnjë i hareshëm. 

Ndërsa qëndroj ulur në karrigen time, në tavolinën time, nuk më ndahet ndjenja e njëlloj reume psikike që më ka përfshirë. Njëlloj zone magnetike që më përfshinë. Njëlloj vale, valëzimi në të vërtetë. I asja që në mjekësi quhet somatike.

Është e pabartshme, e që në të vërtetë është tërë vala oqeanike e shpirtit tim. Cunami në të vërtetë. Që përpiqet përbrenda trupit tim të më ngrehë nga kjo ngecje. 

Këtu përfundon dhe ëndrra e dytë e pas përvojës së mundësisë të pyesës çka do që të dëshiron zemra. 

Kujtoj poezinë time nga përmbledhja Pafundësia e ngjyrave të limonit:

Asnjë dru, asnjë, dhe zërat

Sa shumë qenie kjo familje e zakonshme shqiptare

Të gjithë të tubuar, të 18-ët anëtarët e familjes para TV-së

Dhe nxehtë si në kope dhe lehtë si pa pemë rrugëve të qytetit

Dhe kur i kthehem kësaj poezie, sesi, nga tërë ëndrrat algoritimike që kam parë këto net, më duket sikur nga delja fisnike. Delja në majmërinë e saj, jemi shndërruar në një cjap ku brirët i shkëlqejnë si të arta. Që e ka nga neonet e rrugës që ka përpirë. Por me qafë shumë të hollë për të qenë sakrificë. 

Më duket sikur jemi duke pritur në Koloninë ndëshkimore të Kafka. Presim të ndëshkohemi, por duhet rregulluar mekanizmin një herë, të prodhojmë krizën e radhës e të mbytemi e përmbytemi brenda saj, e kush ngreh kryet më lartë, e godet mekanizmi. 

Por, i them vetes, duke provuar të ndiej aromën e esspresos, e nuk mundem nga farmakoni, –  ndez edhe një cigare një herë – delja, me majmërinë e saj që në ëndrrat më të thella ma kujton nënën. Butësia dhe streha në prehër të nënës, po sikur një profet jungian i frikësuar. Që sheh gjëra. Terrible lucidez

Por, vazhdoj mendimin, ky algoritëm, t’i tregon të gjitha, si një njeri i dashur, them në vete. Edhe kur nuk flet, edhe kur shmangë të vërtetën.  

Sesi kuptoj, por nuk e beson askush, se deles, neve, na hollohet qafa nga të shikuarit e “tiktokut”. Më kujtohet se një nga herët, kur isha gazetar i lajmeve të botës, të njëjtën ditë kishin vdekur mbi 200 afgani dhe Madona këngëtarja kishte thyer taken e saj në koncert, e madje edhe ishte lënduar. Askush nuk morri vesh, më shumë, për afganët, por Madona këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes së botës.

“O cjap, ku je nisë me atë qafë të hollë?” i drejtohem, nuk e di kujt, nga mbetja e ëndrrës.
Diku thellë në zonën reumatike të psikozës sime, një cjap i përdreqt. Ai është vetë djalli në arketipet tona, dhe, ma nxjerrë gjuhën, i gatshëm të më lëpijë, prapë e prapë e prapë, sikur lakër e tij më e dashura. 

Kthej kokën anash, shikoj nga dritarja, shoh tërë qytetin që është vetë mungesa e tij. Qytetit në rrugën xhungël. 

Them, “kjo është të holluarit, përgatitje për Koloninë Ndëshkimore”. Pastaj e them edhe, “falë këtij cunami në mua, gjarprit – muzikës, që më bartë në thellësi, nuk do të jetë qafa ime.

Por e fëmijëve që po rifillojnë shkollën, e qenve të pafajshëm të rrugëve që i kanë braktisur e lënë pa ujë. Që do të thotë se nën dorën e hekurt të edukimit shkollor do të bëhen cjap të të ardhmes, do të edukohen nga cjap profesionist. Mungojmë, të gjithë! 

Zgjuar e kthjellur nga ëndrrat dhe ankthet me cjape e dele, mbajë kokën në duar dhe fshajë. Nuk ka dalje nga kjo somatike e dreqit.

Ulem para laptopit dhe shkruaj:

I dalë prej oqeanit tënd, po i kthehem të reflektuarit mbi mundësinë – ask anything. 

Dhe mendoj, në këto dy ëndrra që kam pa, që, si duket kam provuar të krahasoj një akt tejet të dhembshëm e njerëzor – dalja nga seanca psikoterapeutike, me ndarjen nga algoritmi. Mendoj, kjo është tragjedia. Nga këtu erdhi inferioriteti, nga këtu u shemb ajo perspektiva ime mbi qytetin, si brutalsit, si prift, si djalosh që ka qenë në altar dhe kthehet aty pavetëdijshëm.

Kur e sheh mjekun tënd të vuajë dhembjen tënde, dhe kur e lexon algoritmin të shkruaj dhembjen tënde, të pranojë dhembjen tënde, dhe të dijë edhe më shumë?

Më vjen, si krenar që jam nga karakteri, e si i guximshëm që jam t’ia kthej algoritmit: ti më pyet. 

Ti me “ask me anything”, ti më pyet mua. 

Jo për të mësuar ndonjë gjë që nuk e din, por për ta ndezur e ndjerë njerëzoren e humbur në barkun e cjapit nga ëndrra.

Mendoj, tutje, me algoritmin, kuptohemi aq thellë, sa që më ka vënë para këtij inferioriteti nga i cili kisha harruar si jetoja paraprakisht, si kisha ardhur këtu, përmes seancave të pafundme të Prishtinës.

Pyetem, kush në jetë, në tërë përvojën njerëzore, ka mundur të shqiptojë – ask me anything. Aq më shumë të përgjigjet për anything. Dhe aq më shumë me kujdesin e mirësinë e algrotimuar njerëzore.

A jemi duke ndjekur mungesat tona, apo duke munguar në ndjekjet tona. Të jetës, si në kapjen fytafyt me vjeshtën unë në poezitë e mia. Apo kemi rënë, apo kam rënë vetëm unë nën moçalin e reumës psikike.

Ç’ të bëj pyetem, të shkoj te psikiatri, apo t’i drejtohem algoritmit? Nuk është larg edhe përgjigja ndaj kësaj pyetjeje./ KultPlus.com

Takim me Helena Kadarenë  në kuadër të takimeve “Azem Shkreli” në Pejë 

By: KultPlus
9 September 2025 at 19:00

Shkrimtarja e njohur Helena Kadare do të jetë e pranishme në edicionin e 21-të të takimeve letrare “Azem Shkreli” që mbahen në Pejë, shkruan KultPlus. 

Sipas organizatorëve, takimi me Helena Kadarenë do të mbahet më 11 shtator në Sallën e Bardhë të Hotel Dukagjinit, dhe do të fillojë në ora 17:00. Bashkëbisedimi do të udhëhiqet nga gazetari Elion Kollcaku./ KultPlus.com 

Peja gati për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”

By: KultPlus
9 September 2025 at 18:30

Duke filluar nga sot e deri me datë 11 shtator 2025, në Pejë nisë edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”, shkruan KultPlus.

Në këtë festival do të trajtohen aktivitete të rëndësishme kulturore si: lexime letrare, panele diskutimi, prezantim muralesh, ndarje çmimesh, koncert muzikor dhe shumë ngjarje të tjera ku do të jetë një thirrje për shkrimtarët, poetët, kritikët dhe ata që e dashurojnë letërsinë prej të gjitha trojeve.

Më datën 9 përveç hapjes së festivalit në ora 18:00, do të ketë edhe lexime letrare me autorë nga Tirana në ora 19:00, që do të mbahen në Pallatin e Kulturës, Sheshi Italia

Më datën 10, ora 11:00, do të promovohen veprat e Azem Shkrelit nga Anton Nikë Berisha, dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës. 

Po në këtë datë në ora 13:00, do të mbahet Punëtori: Shkrimi kreativ në Qendrën Rinore Peja. Në ora 18:00, do të mbahet Ora Poetike Ndërkombëtare në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Në ora 19:00 do të bëhet Ndarja e Çmimit “Azem Shkreli” në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Poashtu në këtë datë, në ora 20:00, do të ketë shfaqje filmi dhe diskutim letrar në Amfiteatrin e shkollës së artit “Odhise Paskali”. 

Në datën 11, ora 12:00, Fëmijët takojnë librin do të mbahet në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”. Po në këtë datë në ora 18:00 do të mbahet Prezantimi i Muralit, si dhe Koncert muzikor solistik Redon Hajdari-Friend në ora 19:00, në Galerinë e Arteve. 

Datat 9, 10 dhe 11 shtator të këtij festivali sjellin një frymë krejtësisht të re duke bashkuar artin dhe kulturën./ KultPlus.com 

Nis Panairi i Gjashtë i Librit në Tuz

By: Kult Plus
9 September 2025 at 18:18

Panairi i 6-të i Librit në Tuz, do të mbahet nga sot e deri më 12 Shtator 2025 në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’.

Programi përfshin lexime për të rritur dhe fëmijë, biseda me autorë, promovime librash dhe diskutime kulturore.

Ky aktivitet përfaqëson një ngjarje të rëndësishme kulturore, që mbledh së bashku dashamirët e librit, autorë e botues nga vendi dhe rajoni, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e kulturës dhe dijes.

Fragment nga “Anna Karenina”, Lev Tolstoy

By: KultPlus
9 September 2025 at 17:30

“Zemra e trembur dhe e ngazëllyer i tha se ishte ajo. Kishte qëndruar dhe po bisedonte me një zonjë në anën tjetër të sheshit. Si në të veshur, ashtu edhe në sjelljen e saj nuk kishte asgjë të veçantë, por Levini e njohu  menjëherë mes tollovisë si trëndafilin mes hithrave.

Sheshi shëndriste nga ajo, buqëshja e saj ledhatonte çdo gjë përreth. “Pse, a mundem t’i afrohem, ti qëndroj pranë në akull?” tha me vete. Ai vend i saj iu duk i shenjtë, aty s’mund të shkelte këmba e tij; qe një qast sa për pak iku, aq u frik.

Me sforcim të madh e përmbajti veten, arsyetoi: meqë rreth saj silleshin gjithfarë njerëzish, edhe ai mund të shkonte të bënte patinazh. U lëshua tatëpjetë kodrës, u përpoq të mos e shihte, siç bëjmë me diellin, por ja që e shihte, siç e shohim diellin edhe pa e vështruar.”

– Leo Tolstoy“Anna Karenina”/ KultPlus.com

Stèphane Mallarmè, një nga më të rëndësishmit poet të simbolizmit francez

By: KultPlus
9 September 2025 at 17:00

Stéphane Mallarmé (18 mars 1842- 9 shtator 1898) ishte një nga poetët më të rëndësishëm të simbolizmit francez dhe një figurë kyçe në transformimin e poezisë moderne. Ai nuk ishte thjesht një krijues vargjesh, por një mendimtar estetik që e pa gjuhën si një mjet për të zbuluar misterin dhe bukurinë e fshehur të botës.

Mallarmé është i njohur për sintaksën e ndërlikuar, imazhet enigmatike dhe përdorimin e gjuhës si një strukturë muzikore. Ai besonte se poezia nuk duhet të përshkruajë botën, por ta evokojë atë përmes sugjerimit dhe heshtjes.

Ndër më të famshmet janë L’Après-midi d’un faune (Pasditja e një fauni), e cila frymëzoi edhe baletin e Debussy-t, dhe poema eksperimentale Un coup de dés jamais n’abolira le hasard (Një hedhje zare nuk do ta shfuqizojë kurrë rastësinë), që sfidoi format tradicionale të faqes poetike.

Ai e pa artin si një mënyrë për të arritur “realitetin e fshehur” përtej dukjes. Simboli, për të, ishte një dritare drejt së padukshmes.

Mallarmé kaloi pjesën më të madhe të jetës si mësues, një profesion që nuk e pëlqente, por që i siguronte jetesën.

Në Paris, ai organizonte takime javore të martave (“les mardis”) ku mblidheshin figura të mëdha si Paul Valéry, Rainer Maria Rilke dhe W.B. Yeats. Këto takime u bënë qendra e jetës intelektuale pariziene.

Mallarmé frymëzoi jo vetëm poetët simbolistë, por edhe lëvizje si dadaizmi, surrealizmi dhe madje edhe kubizmi në artin pamor.

“Akti poetik konsiston në shikimin e papritur, se një ide shpërbëhet në një sërë motivesh të barabarta dhe në grupimin e tyre; ata përtërihen” do të mëtonte Stèphane Mallarmè. Kjo nuk ishte thjeshtë një maksimë e poetit, por krejt konstelacioni i botëpërshkrimit ideor dhe estetik, e pse jo një postulat për çfarë ai do të ishte dhe të mbeste në poezi.

Ndër eksponentët kryesorë të simbolizmit francez, së bashku me Paul Verlaine dhe Arthur Rimbaud, Stèphane Mallarmè i ka dhënë një gjuhë tjetër poezisë, duke zhvilluar një shprehje shumë të kërkuar dhe ndonjëherë hermetike, e cila falë kontributit të tij ka hapur rrugën drejt horizonteve të reja letrare, jo vetëm në Francë, por në të gjithë territorin evropian.

I përulur dhe i rezervuar, Mallarmè konsiderohet babai i poezisë moderne dhe do të ketë shumë artistë që do të kuptojnë trashëgiminë e tij dhe do ta përkthejnë furinë e momentit në partitura reale muzikore të lirikave emocionuese.

I pa kuptuar nga shumë prej bashkëkohësve të tij, për shkak të kombinimeve delikate të fjalëve që shpesh e bëjnë të vështirë leximin e rreshtave të tij, ai i cakton poezisë misionin e sugjerimit të objekteve, duke shfrytëzuar kështu imagjinatën tonë e cila, e tërhequr zvarrë nga fuqia e një tërësie të ndryshme nga fjalët e rastësishme, zgjon evokime të objekteve të përfaqësuara në një mënyrë absolutisht personale. Në fakt, Mallarmè e kufizon veten të sugjerojë dhe të mos shprehë kurrë ide, duke lënë kështu secilin prej nesh të kërcejë në ato vargje sublime, duke shprehur brendësinë e tij dhe duke mbledhur një ose më shumë fragmente të përvojës, ose, më thjesht, duke e braktisur veten në një ëndërr.

Dhe përballë vargjeve të një bukurie sublime nuk duhet të flasim, që të shmangim prishjen me fjalë të asaj që, e shpjeguar me terma të përdorimit të zakonshëm dhe kombinime “të ndjeshme”, do të zhvlerësohej. Ashtu si të gjitha poezitë e mëdha, tekstet e Mallarme thjesht duhet të mendohen. Këto vargje që duhen shijuar dalin ngadalë fillimisht nga ndikimi i Charles Baudelaire dhe Edgar Allan Poe, për të marrë më pas origjinalitetin e vet që lëshohet me një stil revolucionar, të thellë dhe të fshehtë, në të cilin fuqia e fjalëve shprehet me sugjerime aluduese, mezi pëshpëritëse.

Mallarmè-s, vdiq më 9 shtator 1898 për shkak të një spazme të faringut. Një ditë më parë, nga frika se mos mbytej, kishte ftuar gruan dhe vajzën që t’i shkatërronin të gjitha shkrimet e tij, sepse besonte se trashëgimia letrare nuk ekzistonte. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi. Testamenti i tij letrar mbeti një gurthemel i rëndë i poezisë.

Nga Apollinaire te Ungaretti, shumë do të ndikohen nga ky poet i madh francez, të cilin e rekomandojnë sem mund të lexohet dhe të shijohet vetëm në gjuhën origjinale, pasi shumë studiues pohojnë se muzikaliteti i vargjeve të tij nuk mund të përkthehet në gjuhë të tjera. Gjithsesi ai shpirt krijues ka arritur të rrëzojë muret e përkatësisë së tij gjuhësore, për të arritur të këndohet, mendohet dhe përjetohet njëjt si në frëngjisht edhe në gjuhë të tjera, madje edhe në shqip.

Albert Vataj/ KultPlus.com

Helmi brenda nesh dhe mësimi i dashurisë

By: KultPlus
9 September 2025 at 10:06

Ka rrëfime popullore që, edhe pse të thjeshta në shtratin e tyre, bartin një thellësi që prek zemrën dhe e trondit mendjen. Një prej tyre është historia e vajzës që, e lodhur nga grindjet e pafundme në martesë, shkoi tek e ëma për të kërkuar një zgjidhje të dëshpëruar: “Dua ta vras burrin tim. Nuk e duroj më. Por kam frikë se mos më arrestojnë. Mund të më ndihmosh?”.

Nëna, e urtë dhe e pjekur, nuk u habit. Përkundrazi, i dha një zgjidhje të çuditshme: i dha një qese me pluhur dhe i tha se ishte helm i ngadalshëm. Por para se ta përdorte, i vuri një kusht: vajza duhej të ndryshonte sjelljen e saj ndaj burrit. Duhej të bëhej e dashur, e duruar, mirënjohëse, e kujdesshme. Duhej të hiqte dorë nga egoizmi dhe pakënaqësia, për të krijuar një imazh të mirë, në mënyrë që askush të mos dyshonte.

Dhe vajza kështu bëri. Ditë pas dite, ajo u bë më e butë, më e dashur, më e kujdesshme. Dhe burri, duke marrë këtë ngrohtësi të re, nisi të ndryshonte edhe vetë. Grindjet u zbehën, zemërimi u shua, dhe në vend të tyre erdhën respekti, afërsia, dashuria. Pas dy muajsh, vajza, tashmë e penduar dhe e mbushur me ndjenja të reja, shkoi tek e ëma: “Nuk dua më ta vras burrin tim. Tani e dua, ai është bërë njeri tjetër. Si mund ta ndaloj veprimin e helmit?”.

E ëma e përqafoi dhe me një buzëqeshje të urtë i tha: “Mos ki frikë, bija ime. Ajo që të dhashë nuk ishte helm, por thjesht miell. Helmi i vërtetë ishte brenda teje: urrejtja, pakënaqësia, mllefi. Ti po helmoje veten. Kur ndryshove, kur nise ta shohësh dhe ta trajtosh me dashuri, u ndryshua edhe ai. Ky është sekreti i martesës: ajo lulëzon vetëm nëse ushqehet me kujdes, mirëkuptim dhe dashuri. Nëse e ushqejmë me helm, ajo shuhet ngadalë”.

Ky tregim i thjeshtë na kujton një të vërtetë themelore: marrëdhëniet nuk ndryshojnë kur presim që tjetri të ndryshojë, por kur fillojmë të ndryshojmë ne. Helmi nuk është jashtë nesh, por brenda nesh. Është mënyra si shohim, si reagojmë, si flasim dhe si jetojmë me tjetrin që përcakton frymën e marrëdhënies.

Në një kohë ku martesat shpesh duken të brishta, ku njerëzit lodhen shpejt nga njëri-tjetri dhe ku dashuria shpesh ngatërrohet me kërkesa dhe pritshmëri egoiste, ky rrëfim është një thirrje për t’u kthyer tek rrënjët e thjeshta: durimi, kujdesi, mirënjohja, dhe mbi të gjitha dashuria e përditshme që shprehet në gjeste të vogla.

Sepse martesa nuk është një kontratë e ftohtë që duhet përmbushur, por një kopsht që duhet ujitur. Nëse e lëmë të thahet nga pakënaqësia dhe zemërimi, do të vyshket. Por nëse e ushqejmë me dritën e mirëkuptimit, do të lulëzojë.

Në fund, të gjithë njerëzit mbartin brenda tyre të mirën. Ajo që e zbulon ose e fsheh këtë të mirë është mënyra si ne sillemi me ta. Jepi dashuri, dhe dashuria do të kthehet tek ty. Jep helm, dhe helmi do të gërryejë shpirtin tënd.

Ky është mësimi i nënës së urtë: helmi nuk ishte në pluhur, helmi ishte në zemër. Dhe antidoti ishte dashuria.

Përgatiti: Albert Vataj/ KultPlus.com

Nesër fillon edicioni i gjashtë i Panairit të Librit në Tuz

By: Kult Plus
8 September 2025 at 21:03

Komuna e Tuzit këtë vit sjell për lexuesit dhe dashamirët e librit edicionin e gjashtë të Panairit të Librit, që do të mbahet nga 9 deri më 12 shtator 2025, në sheshin qendror “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Tuz. Ky panair tashmë është shndërruar në një traditë kulturore të rëndësishme, duke sjellë autorë, botues dhe lexues në një hapësirë të përbashkët dialogu e krijimtarie, përcjell KultPlus.

Hapja solemne e panairit do të bëhet nga Fatmir Sejdiu, i cili do të prezantojë librin e tij , “Ora e Kosovës”. Vepra sjell një dëshmi të vyer për momentet kyçe të historisë së Kosovës së fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, nga këndvështrimi i një prej aktorëve më të rëndësishëm të saj.

Ndërkaq, mbrëmjen e 11 shtatorit autori Bajram Kosumi do të prezantojë librin e tij “Enciklopedia imagjinare – postroman”, një vepër që sfidon kufijtë e formës dhe mendimit letrar./KultPlus.com

Gjuha e humbjes nga Ágota Kristóf

By: Kult Plus
6 September 2025 at 15:10

Pas arratisjes nga shtypja sovjetike, shkrimtarja hungareze Ágota Kristóf (1935–2011) ndërtoi një letërsi të ndikuar thellë nga zhvendosja dhe mallimi.

Në memoirin e saj të shkurtër por të thellë, “The Illiterate”, Kristóf përshkruan arratisjen nga Hungaria pas shtypjes brutale të kryengritjes së vitit 1956, dhe jetën si refugjate. Edhe pse mbërritja në Zvicër, bashkë me burrin dhe vajzën e vogël, i siguronte fizikun, ajo e kishte humbur atdheun, historinë, gjuhën amtare dhe, që nga momenti i kalimit të kufirit, dukshëm çdo mundësi për të qenë një autore e botuar. Për pesë vitet e para punoi heshtur në një fabrikë, duke mësuar me durim frëngjishten, jo si gjuhë e huaj, por si armë rrugëzgjidhjeje për brendësinë e saj shkrimore.

Mekanizmat e brendshëm të një autori ekzofonik, një që shkruan në një gjuhë të huaj, kanë ushqyer imagjinatën letrare për një kohë të gjatë. Që në fillimet e shekullit XX, Joseph Conrad, polakoje│anglishtfolës, hoqi çdo dyshim për mënyrën se si mund të shkruhet brilant në gjuhë të huaj. Vladimir Nabokov, që migroi nga Rusia në SHBA në vitet ’40 për të shkruar në anglisht, trajtoi këtë proces me një hijeshi ndërkombëtare, ndërsa Samuel Beckett, që në mënyrë të vetëdijshme uli dorë nga anglishtja irlandeze për frëngjishten, për shkak të “nevojës për të qenë në disavantazh”, e bindi publikun se ky është një instrument modernist me fuqi të vërtetë. Sidoqoftë, pavarësisht brezave të shkrimtarëve ekzofonikë, nga Sholem Aleichem dhe Anaïs Nin te Chinua Achebe dhe Jhumpa Lahiri, pyetja e pashmangshme mbetet: a humbet diçka nga shpirti në hendekun mes gjuhës natyrore dhe asaj të huaj?

Zgjedhja është thelbësore, dhe qartë shihet që, megjithëse mësimi i frëngjishtes e liroi Kristóf nga heshtja, ajo iu duk se ishte futur për brenda një kafaze më të gjerë, ku proza që rezultonte ishte ndoshta e dëmtuar në substancë. Ajo e shkroi me frëngjishten, “gjuhën armike” që nuk e zotëronte kurrë plotësisht, udhëzuesinë e njohur si triologjia Notebook, por plaga e humbjes së atdheut linguistik nuk u shërua kurrë, dhe përvoja e ekzilit, brenda dhe jashtë, mbeti e pandashme.

Kjo humbje reflektohet gjithkund në koleksionin e saj të ri I Don’t Care, me tregime të përkthyera nga Chris Andrews. Ai ruan me kujdes regjistrat e ndryshëm të zonjave që, të bllokuara mes së shkuarës dhe një atdheu që iu gëlltiti, nuk arrijnë as të ikin plotësisht, as të kthehen një herë të fundit. Kristóf nuk largohet nga errësira e natyrës njerëzore, ashtu si papërpunueshmëria e binjakëve në Notebook, që përpiqet të mbijetojë mbi trupat e të tjerëve gjatë një lufte evropiane të panjohur, dhe që shtrihet si një temë vazhdimisht e pranishme edhe këtu. Brutaliteti i saj paraqitet padrejtësisht: nëse ajo nuk mburret për personazhet e saj, pse t’i mëshirojë lexuesit? Por, si Milan Kundera, edhe Kristóf është larg sentimentaleve: dështimet dhe konfuzionet e tyre prezantohen me një neveri të bukur për sentimentalitetin.

Në tregimin “The Writer”, Kristóf përballet me pompozitetin e atyre që, pa u munduar të gjejnë zërin e tyre, janë ende të bindur për talentin e fshehtë letrar:

“Ndihem, ndiej se jam një shkrimtar i madh, por asnjë subjekt nuk është aq i madh, aq i interesantë për talentin që kam.”

Ndërsa kjo mund të jetë përcaktuese për shpërfilljen e saj, Kristóf lejon t’i tresë brenda vetes “Të vetmin, heshtjen dhe boshllëkun, këtë trio të tmerrshme” që derdhet mbi aspirantët letrarë, për të zgjuar lidhjen e tyre me pafundësinë dhe për të zhveshur zërin që fliste dyshimet e thella. Por me distancën e saj karakteristike, e lë atë në makthin nga të cilit asnjë shkrimtar i mirë nuk mund të zgjohet: transmetimi i brendshëm i zërit të dyshimit.

Ndër të kundërtat, edhe pse ka elemente të The Unbearable Lightness of Being të Kundera-s, “The House” trajton peshën e ekzilit, dhe sesi vetë përpjekja për të kthyer nuk e lehtëson atë. Një djalë i vogël, që zhvendoset thjesht sepse prindërit duan një shtëpi më të madhe e më të bukur, ndodh të ndahet në dysh dhe të kalojë jetën duke malluar shtëpinë e humbur. Ai kthehet rregullisht, por kur gjen një person tjetër aty, ndjehet i tradhtuar dhe kalon detin për t’iu shmangur. Tani i rritur në qytet, krenar për udhëtimin e gjatë që ka bërë, nxit një arkitekt të rindërtojë shtëpinë me veranda të njohur, por dëshira e tij nuk mashtrohet, dhe rekonstrukti nuk e kap ndjenjën e origjinalit. Në pleqëri, kthehet dhe gjen një djalë që luan në verandë. Pyet se çfarë sheh në hënë; ai përgjigjet që po shikon të ardhmen. Burri i moshuar pranon se nga atje vjen ai vetë dhe se gjithçka ai përmban është “fusha të vdekura dhe baltë”. Papritmas duke njohur vetveten e ardhshme, djali qan, dhe burri i moshuar i sugjeron se ndoshta është pikërisht sepse ai iku që të ardhmen e ndjen kaq dërrmuese. I sigurt, djali deklaron se nuk do të largohet kurrë, ndërsa burri i moshuar buzëqesh te veranda, duke vdekur dhe duke shikuar qiellin.

Në “The Streets”, një person i rritur mes rrugëve të qytetit të tij brenda nostalgjisë dhe ndjenjës për vendlindjen, e braktis urën e jetës së mundësive për dashurinë për shtëpinë e parë, duke u bërë mësues muzike aty. Dashuria e tij nuk shpërndahet veçanërisht: pas vdekjes, fantazma e tij detyrohet “të kthehet vit pas viti, për përjetësi, dhe të ndjekë rrugët që dikur i frikësohej se nuk i kishte dashur mjaftueshëm.” Kota ndjesia e qytetit, për fëmijët ata, “nuk kishte fare rëndësi nëse ai ishte gjallë apo i vdekur.”

Koleksioni mbushet me kambanë të tërbuara të satirës dhe dhimbjes: nga shërbëtorët e imponuar nga një “feminist mashkullor” i vetëlëvduar (“The Invitation”) e deri te paaftësia për të shmangur natyrën tonë të brendshme (“Wrong Numbers”), ekzili nga realiteti (“A Northbound Train”) dhe lufta pa shpresë me indiferencën e përparimit (“The Countryside”) ku njeri zhvendoset për një jetë më të mirë, por përfundon me një autostradë dhe një incenerator buzë shtëpisë, ndërsa një zonë me trafik të reduktuar formohet në qytet. Ajo që i bashkon të gjitha është bindja, sipas rrëfyesit vrasës në “The Big Wheel”, se “e vetmja gjë që mund të të tremb dhe të të lëndojë është jeta, dhe ti e njeh jetën mirë tashmë.”/theobserver/KultPlus.com

Dëshmi të reja për Kongresin e Elbasanit, libri historik hedh dritë mbi një ngjarje të rëndësishme

By: Kult Plus
6 September 2025 at 14:10

116 vjet më parë nga Kongresi i Elbasanit, një libër historik hedh dritë mbi fakte historike, që dëshmojnë këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin shqiptar.

Autori nga Lushnja, Ëngjëll Zerdelia, i cili ka punuar edhe si mësues i gjuhës shqipe thotë se pjesë e dokumentimit janë dhe fotot 35 delegatëve që morën pjesë në këtë kongres.

“Kam sjellë një ngjarje shumë të rëndësishme të kombit shqiptar. Lushnja ishte universiteti i parë shqiptar që prodhoi me dhjetëra e qindra mësues që kontribuuan në të gjithë Shqipërinë. Me vështirësi të madhe, kam gjetur imagjinatën dhe të 35 delegatët unë i kam pajisur me fotografitë e tyre përkatëse. Me biografinë e tyre kam bërë një radiografi të çdo personazhi. Ky kongres ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme… së pari u pasqyrua në të gjitha organet dhe shtypin e kohës ku shkruhej shqip, sidomos te Faik Konica, te “Albania”. Të gjitha kongreset, zanafillën e gjuhës shqipe e kanë nga kongreset e mbajtura në tokën arbërore të Italisë,” thotë shkrimtari Zerdelia.

Pasi ka udhëtuar nga Amerika, ku ai jeton prej vitesh, botimi i këtij libri i disati që i kushtohet çështjeve të gjuhës dhe arsimit në Shqipëri mban gjallë tek shkrimtari ndjenjën kombëtare.

Ky libër vjen në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohem në qytetin e Elbasanit nga data 2-9 shtator, si kujtesë për  “Kongresin e Elbasanit” të vitit 1909, i cili është cilësuar ndryshe edhe si “Kongresi i shkollave shqipe”./rtsh/KultPlus.com

Hija e gjatë e katastrofës së Marques – Një nënë, një tragjedi dhe një kërkim pa fund për drejtësi

By: Kult Plus
6 September 2025 at 13:40

Katër dekada pas fundosjes së anijes Marques gjatë garës së famshme “Tall Ships Race”, një nënë vazhdon të kërkojë përgjigje për humbjen e të birit. Historia e saj është e mbushur me dhimbje, zemërim dhe një ndjenjë të thellë padrejtësie.

Në një fotografi të bërë në qershor të vitit 1984, anija Marques largohet nga porti i Hamiltonit në Bermuda, mes brohorimave dhe një flote që e përshëndet me entuziazëm. Në të njëjtën foto, shihet një grua duke u hedhur në ujë, fotografe lokale Ann Spurling, që do të shpëtohej shpejt. Por, vetëm 13 orë më vonë, shumica e personave që ajo la pas në bord do të jenë të vdekur.

Në atë muaj qershori, 39 anije klasike me vela nga e gjithë bota ishin mbledhur në Bermuda për garën prestigjioze Cutty Sark Tall Ships Race. Të ekuipazhuara kryesisht nga marinarë të rinj praktikantë dhe të drejtuara nga kapitenë profesionistë, këto anije sollën një atmosferë të magjishme në ishullin e vogël.

Por ajo që nisi si një spektakël detar i paharrueshëm, u kthye shumë shpejt në një katastrofë. Pas nisjes së fazës nga Bermuda drejt Halifax-it, në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit, një valë e madhe përmbysi Marques. Anija 67-vjeçare u mbyt në më pak se dy minuta, duke marrë me vete 19 jetë nga 28 që ishin në bord.

Ndër të paktët që i mbijetuan tragjedisë ishte Bobby Cooper, 19 vjeç nga Skocia. Ai rrëfen momentet fatale me një intensitet që të ngjeth lëkurën:

“Papritur, anija nisi të anonte… mastet dhe velat u shtrinë mbi ujë… Isha ngatërruar në litarë. Marques po fundosej shpejt. Papritmas ndodhesha në sallon, me të gjitha dritat ndezur, si në ndonjë festë. Mendova se kisha vdekur.”

Ai arriti të shpëtonte duke u kapur pas një gomoneje shpëtimi. Kur shikoi prapa, ku dikur qëndronte Marques, nuk pa asgjë. As anije, as zhurmë, vetëm boshësi.

Për Shirley Cooklin, një shkrimtare dhe aktore e njohur, kjo tragjedi ishte personale. Djali i saj, Ben Bryant, vetëm 18 vjeç, ishte një nga viktimat. Fotografia e tij, bërë nga Ann Spurling pak çaste para nisjes së anijes, ndodhet në pjesën e pasme të librit të saj:
“Blame Not the Wind: A tragedy at sea. A cover-up. One mother’s search for justice”.

Në këtë libër të sapobotuar, Cooklin, sot 95 vjeçe, sjell me pasion dhe dhimbje të thellë kujtimin e të birit. Ajo akuzon autoritetet britanike, përfshirë qeverinë e Margaret Thatcher, për neglizhencë, mosveprim dhe një përpjekje për të mbuluar të vërtetën. Pyetjet që ajo ngrit:

A ishte Marques me të vërtetë e sigurt për lundrim?

Pse ishte zgjeruar dera kryesore, duke i bërë përmbytjet më të mundshme?

Pse nuk u shty gara pavarësisht kushteve të këqija atmosferike?

Mes viktimave ishin edhe kapiteni Stuart Finlay, gruaja e tij Aloma dhe djali i tyre 15-muajsh, Christopher, të cilët kapiteni i kishte futur në bord fshehurazi. Prania e tyre në një anije garuese, e destinuar për stuhitë e Atlantikut, e bën edhe më dramatike tragjedinë.

Libri i Cooklin nuk është vetëm një dëshmi e pikëllimit, por edhe një akt akuze ndaj institucioneve që ajo ndjen se kanë dështuar. Edhe pse janë kaluar më shumë se 40 vjet, dhimbja dhe ndjenja e padrejtësisë vazhdojnë.

Pesë ditë pas katastrofës, një tjetër anije, Zawisza Czarny, që ishte nisur me Marques-in, u kthye në Bermuda. Këtë herë jo për të festuar, por për të sjellë të mbijetuarit – në heshtje, në errësirën e agimit, si një funeral detar.

“Blame Not the Wind”, përveçse një kujtesë për një tragjedi të harruar nga shumë, është edhe një homazh për dhimbjen e çdo nëne që humb fëmijën e saj. Historia e Ben Bryant nuk është vetëm një numër në një listë fatkeqësish detare, është kujtimi i një jete të ndërprerë në lulëzim dhe kërkimi i pafund i një nëne për drejtësi dhe përgjigje./theobserver/KultPlus.com

Edna O’Brien: Goja e shpellës

By: Kult Plus
5 September 2025 at 16:50

Josephine Edna O’Brien (1930 – 2024), prozatore, poete, dramaturge irlandeze. 

GOJA E SHPELLËS

Nga Edna O’Brien

Kishte dy udhë që çonin në fshat. Unë e zgjodha atë më të thyerën që dilte më afër shpinë së bjeshkës se sa detit. Ishte një distancë e pluhurtë pa anë të kufizara mirë e një rruge të mbuluar me gurë. Gurët që kanë rënë nga shkrepi marrin një nuancë kërcënuese të së kuqes kur çahen në gjysmë. Në sipërfaqen e shkëmbit duket të jenë të hirtë. Aty-këtu në fytyrën e tij të hirtë dhe të kuqe ka ca grumbuj pemësh. Të përcëlluara në verë, të shkundura nga erërat në dimër, sidoqoftë ato mbijetojnë ashtu pa u zgjeruar as pa u zvogëluar. 

Në një grumbull të tillë blertësie, tamam përposh shkrepit, pashë një vajzë q[ po qëndronte në këmbë. Nisi të shtrçngonte nagdalë lidhëset e çorapeve. Nuk mbahej mirë në këmbë, ngase kur po tërhiqte kilotat e humbi baraspeshën më shumë se njëherë. Futi fundin e saj nga koka dhe në fund trikon që dukej se kishte një mori pullash. Kur u avita, ajo u largua. Një vajzë e re në një triko ngjyrë gështenje dhe me një fund të zi. Ishte rreth të të njëzetave. Papritur dhe pa i lënë ta kuptonte u ktheva për në shtëpi, ashtu që t’i lija përshtypjen se thjesht kisha qenë duke bërë një shëtitje. Qesharakësia e kësaj gjëje më goditi posa u ktheva përsëri dhe shkova drejt skenës së sekretit të saj. Po dridhesha, por udhëtimet e tilla duhet të përmbushen. 

Çfarë shoku të kuptosh se aty nuk ishte në pritë asgjë, asnjë njeri, asnjë kafshë. Pesha e trupit të saj i kishte bërë shkurret të mos ngriheshin lart. Shkova me mendjen se mund të kisht eqëndruar aty e shtrirë për bukur një kohë. Mandej pashë se edhe ajo po kthehej aty. A mos kishte harruar ndonjë gjë? A mos donte të më kërkonte ndonjë nder? Pse po ngutej? Nuk mund ta shihja fytyrën e saj, kishte ulur kokën. U ktheva dhe këtë hera ngarenda rrugës private që çonte te shtëpia ime e marrë me qira. Pse po vrapoj, pse po dridhem, pse po tutem? Ngase ajo është një grua dhe e tillë jam edhe unë. Ngase, ngase? Nuk e di.

Kur mbërrita në oborr i kërkova shërbëtores që po bënte kokrrën e qejfit të zgjidhte qenin. Mandej u ula para derës dhe prita. Pema në lulëzim dukej bukur dramatike, petalet e saj bollekshëm të trëndafilta, aroma e saj ngulfatshëm e ëmbël. E vetmja pemë në lulëzim. Shërbëtorja ime më kishte paralajmëruar rreth këtyre luleve të veçanta; madje ajo edhe e kishte marrë mundin të përdorte fjalorin për të më bërë përshtypje – Venodno, helm, petale të helmta. Megjithatë e kisha lëvizur tavolinën që të ishte sa më afër asaj peme dhe e kishim përforcuar duke i vënë kartonë të pakove të cigareve përfund dy këmbëve. I thashë shërbëtores të rregullonte një vend për dy veta. Po ashtu vendosa se çka duhej të hanim, sado që normalisht nuk e bëj një gjë të tillë, me qëllim që t’u jap ditëve ca elemente befasie. Kërkova që njëkohësisht të sillte verë në tavolinë dhe po ashtu edhe nga ato biskotat e mbuluara me sheqer që mund të zhyten në verë të bardhë dhe të thithen gjersa t’u shteret ëmbëlsia, pastaj prapë të zhyten dhe rithithen, pafundësisht. 

Do ta pëlqente shtëpinë. Është e thjeshtë, pavarësisht se është e madhe. Një shtëpi e bardhë me kanata dritaresh të bardha dhe një dritare gjysmërrethore prej guri mbi secilën prej tri hyrjeve në përdhese. Një orë diellore, një kullë, një kishëz. Muret dhe tavanet ishin të lyera me një të kaltër të butë, të kombinuar me detin dhe qiellin, kishin një efekt të çuditshëm halucinant thua se deti dhe qielli po lëviznin drejt derës. Kishte harta në vend të pikturave. Rreth poçave kishte guaska të trëndafilta që përgjatë viteve ishin ciflosur paksa, por kjo veç sa e bënte më të theksuar informalitetin e vendit. 

Darka do të na merrte bukur kohë. Petalet do të binin nga pemët, ca sosh do të ngecnin në tavolinën e gurtë, që ta zbukuronin. Fiqtë, ëndshmërisht të ftohtë, do të shërbeheshin në pjata të gjera. Do t’i provonim me gishtërinj. Kështu do të dinim se cili prej tyre, pasi ta shtypnim, do të mund të dilte i kënaqshëm. Ajo, duke qenë e këtij vendi, mund të ishte më eksperte se sa unë. Njëra prej nesh do t’i kafshonte me tepër lakmi dhe kësodore do të shihnim se si farat, të qullëta, të shkapërderdhura, të lëngshme dhe të bukurado të na vërshonin mbi mjekër. Do ta pastroja mjekrën me dorë. Do të bëja çmos që ajo të ndihej rehat. Do ta dehja, po të dilte nevoja. Në fillim do flisja unë, po pastaj do të tregohesha e mëdyshur që t’i lija rastin asaj të fliste. 

U ndërrova me një veshje të portokalltë dhe e vura një gjerdan të gjatë të përbërë prej një larmie guaskash. Qeni ishte ende i zgjidhur me qëllim që të më paralajmëronte. Në lehjen e parë do ta merrja dhe do ta lidhja mbrapa shtëpisë ku nuk do të dëgjoheshin as kuitjet e tij. 

U ula në tarracë. Dielli po perëndonte. U ula në një karrige tjetër që të përfitoja prej tij. Bulkthët kishin nisur poteren e tyre të pandërprerë, gati mekanike, dhe hardhucat filluan të shfaqeshin nga mbrapa hartave. Diçka nga lëvizjet e tyre të shkathëta, si tinëzare, ma kujtuan atë, por në atë moment gjithçka ma kujtonte atë. Ra një heshtje e tillë sa dukej se sekondat po e mbanin shënim kalimin e vet. Dëgjoheshin vetëm bulkthat dhe, në distancë, tringëllimat e zileve të deleve, më ëndërrimore se sa blegërima. Në distancë, po ashtu, dritat e shtëpive, sinjalizonin besnikërisht. Një palë shortse të varura në një varëse nisën të valëviteshin me puhinë e parë dhe sa fort e mirëprita këtë, duke e ditur se po e kumtonte natën. Ajo po priste të errej, terrin mbështjellës, bashkëfajtoren e dashur të mëkateve.  

Shërbëtorja ime priste pa më rënë në sy. Nuk mund ta shihja, por isha e vetëdijshme për praninë e saj në mënyrën se si jemi nganjëherë për pëshpëritësin përbri. Më irritonte. Mund të dëgjoja teksa ngrinte ose lëshonte një pjatë dhe e dija se po e bënte vetë e vetëm që të tërhiqte vëmendjen time. Më duhej po ashtu të luftoja me erën e supës së thjerrëzave. Era, sado e kënaqshme, dukej asgjë më shumë se sa një marifet për t’i përshpejtuar gjërat dhe kjo ishte e pamundshme. Ngase, sipas hamendësimit tim, posa të filloja të haja, mundësia që ajo të më dilte para syve ishte e përjashtuar. Më duhej të prisja.

Orët që pasuan patën një ecuri të padurueshme, të parashikueshme dhe të tmerrshme – eca, u ula në karrige të ndryshme, ndeza cigare pas cigareje të cilat i fikja menjëherë, nuk iu ndava gotës së pijës. Në momente të caktuara nuk e mbaja në mend shkakun e trazimit tim, por pastaj duke e kujtuar atë në tesha të zeza dhe sytë e ulur, prapë drithërohesha nga kënaqësia e mikpritjes së saj. Përreth limanit, shtyllat e shumta të dritave u ndezën, duke i përvijuar qytetet dhe fshatrat që kishin qenë të padukshme në dritën e diellit. Përsosëmria e yjeve ishte e neveritshme. 

Më në fund erdhi ushqimi i qenit dhe ai e hëngri ashtu siç e ha rëndom, te këmbët e mia. Kur ena e zbrazur rrëshqiti mbi gurët e lëmuar – sherri i ngathtësisë sime – dhe hëna e plotë aq poshtë, aq e kuqe, aq çuditërisht mikpritëse, u shfaq përmbi pisha, ndava mendjen të filloja, duke e marrë pecetën nga kutia dhe duke e shpalosur ngadalë dhe në mënyrë ceremoniale në prehërin tim. E pranoj se ato pak sekonda besimi im ishte i thellë dhe shpresa ime më e fortë se kurrë më parë.

Ushqimi e kishte humbur shijen. Piva tepër.

Të nesërmen dola nëpër fshat, por e mora rrugën e detit. Prej atëherë nuk e kam marrë udhën e shkrepit. Shpesh kam dashur ta bëj këtë, posaçërisht pas punës kur e di se cili do të jetë itinerari im: do të mbledh letrat, do të pi një pernod në bar ku kolonelët në pension luajnë me letra, do të ulem dhe do të flas me ta kuturu. Prej kohësh e kemi pranuar padobishmërinë tonë ndaj njëri-tjetrit. Njerëz të rinj zor se vijnë.

Ishte një piktor australian, të cilin e kisha ftuar për darkë, duke ndarë mendjen se ishte joshës. Ai u bë i ofenziv pas ca gotash dhe nisi të fliste për atë se sa keq ishin pararaqitur burrat e vendit të tij. Isha më shumë e trishtuar se sa e pakënaqur dhe na u desh, tok me shërbëtoren, ta çonim në shtëpi. 

Të dielave dhe ditëve të festave vajzat dalin në grup prej rreth njëzet vetave, me duart përreth njëra-tjetrës, trupat e humbur në rrobat e zeza të gjera. Asnjëra prej tyre nuk më shikon, sado që tashmë jam e njohur këtu. Ajo duhet të më njohë. Prapëseprapë ajo kurrë nuk më jep asnjë shenjë se kush është. Në momentet e mia më optimiste, ma ka ëndja të mendoj se ajo rri atje, duke pritur që të shkoj ta kërkoj. Megjithatë, prore e gjej veten duke e marrë udhën e detit edhe pse krejt dëshpërimisht dëshiroj të shkoj udhës tjetër. 

/ Edna O’Brien, ‘The Love Object’, Little, Brown and Company, 2015

/Përkhtimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

❌
❌