Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit

23 December 2025 at 15:52

Gjykata e Lezhës pushoi padinë e kompanisë “Shpërdhaza-Energji” ndaj dy banorëve të zonës së Kaçinarit në Mirditë, të cilët qenë akuzuar për shpifje dhe prishje imazhi. Vendimi mbyll një proces të konsideruar gjerësisht nga grupet kundër hidrocentraleve si përpjekje për të heshtur rezistencën e komuniteteve.

Padia ishte ngritur ndaj Gjergj Dedës, kryeplak i fshatit Simon, dhe Gjon Ndojt, pas deklaratave kundër ngritjes së katër hidrocentraleve nga “Shpërdhaza-Energji” në fshatrat e Mirditës.

Padia qe depozituar më 17 mars dhe lidhej me qëndrimet e shprehura nga dy banorët në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Mirditës, që ishte mbajtur tre javë më përpara, më 24 shkurt.

“Kam thënë s’kanë dokumente, s’kanë leje mjedisore, ujore,” tha Deda për Citizens.al, sipas së cilit kompania ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kompania i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe cenuese për reputacionin e saj.

Mirëpo, pas rreth nëntë muajsh, gjykata ka vendosur ta pushojë çështjen. Shkak është bërë mosparaqitja e vazhdueshme e përfaqësuesve ligjorë të kompanisë. Si rrjedhojë procesi nuk avancoi kurrë në shqyrtim themelor.

Paditë SLAPP si mënyra për të heshtur banorët

Paditë e tilla, të cilat synojnë kryesisht frikësimin dhe stepjen e zërave kundërshtues, njihen shkurtimisht si “SLAPP”.

Rasti i Kaçinarit nuk është i izoluar. Në tetor 2025, banorët e Zall Gjoçajt që prej vitesh protestojnë kundër hidrocentraleve në atë zonë u gjendën të paditur për shpifje dhe fyerje nga kompania “Seka Hydropower”.

Kompania pretendon se tre banorët e paditur gjatë organizimit të një proteste në Lufaj të Mirditës në korrik 2025, i kanë dëmtuar figurën, përmes komunikimit që kanë pasur për mediat. Çështja vijon të trajtohet nga gjykata e Lezhës.

Organizata dhe juristë vërejnë se paditë SLAPP po përdoren shpesh nga kompani private për të intimiduar komunitetet që kundërshtojnë projekte me ndikim mjedisor.

Këto padi nuk synojnë domosdoshmërisht suksese ligjore, por lodhjen psikologjike dhe financiare të aktivistëve, përmes proceseve të gjata gjyqësore.

Diana Malaj, juriste dhe përfaqësuese e grupit ATA, i cili ka mbështetur vazhdimisht komunitetet në kundërshtimin e projekteve të HEC-eve, theksoi për Citizens.al se pasojat janë të thella dhe afatgjata.

“Mund të shoqërohet më demotivim të aktivistëve, stres e depresion, […] me një presion të jashtëm e periferik, që mund t’u vijë nga persona të tjerë të rrethit të tyre familjar apo miqësor,” analizon Malaj.

“Mundet t’i rëndojë shpirtërisht fakti që bëhen pjesë e një procesi penal, pra ndihen të kriminalizuar”, vijoi ajo.

Në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i posaçëm ligjor kundër padive SLAPP. Megjithatë, sipas Malajt, janë planifikuar ndryshime deri në verën e vitit 2027, përfshirë transpozimin e Direktivës Anti-SLAPP të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e protestës, të cilat shpesh sprovohen përmes këtyre padive.

Por, sipas Malajt, efektet e padive SLAPP mund të jenë edhe të kundërta.

“Ato mund të riaktivizojnë solidaritetin dhe të forcojnë këmbënguljen për të protestuar e folur publikisht,” tha ajo teksa nënvizoi se këto efekte shpesh anashkalohen nga paditësit.

Banorët e Kaçinarit kundërshtojnë projektin e katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” që prej vitit 2019. Ata pretendojnë mungesë konsultimi publik, shkelje ligjore dhe falsifikim të firmave të banorëve.

Protestat janë zhvilluar në bjeshkë, para Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe para Gjykatës së Lezhës.

Shqetësimi kryesor mbetet devijimi i burimeve ujore dhe dëmet mjedisore, që sipas banorëve mund të jenë të pakthyeshme nëse punimet vijojnë.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit appeared first on Citizens.al.

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

25 November 2025 at 10:34

Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e […]

The post Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn

By: M C
3 November 2025 at 17:23

Gjykata Kushtetuese i ka vënë vulën! Bashkia e Tiranës nuk i përket as Ogerta Manastirliut dhe as Florjan Binajt, dy kandidatët të cilët u bënë gati paraprakisht për të garuar në zgjedhje për të marrë drejtimin e kryeqytetit pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Sipas raportimeve nga Top Channel, vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve të “Kushtetueses” ka qenë 5 me 3 në favor Erion Veliajt, duke rrëzuar kështu vendimin e qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i ka treguar Edi Ramës dhe publikut se kush do të jetë “zot” i kryeqytetit. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt, ndërsa shpalli si kandidate të PS, Ogerta Manastirliun.

Kujtojmë se Erion Veliaj më datë 31 Tetor mori pjesë në seancën gjyqësore në “Kushtetuese”, një seancë maratonë që zgjati rreth 7 orë. Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Pas parashtrimit edhe njëherë të kërkesave të tij dhe argumenteve nga mbrojtësit ligjorë, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, ndërsa Erion Veliaj iu drejtua sërish qelisë së paraburgimit në Durrës.

Lajmi në përditësim….

The post Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Seanca për shkarkimin/ Erion Veliaj mban fjalën e parë në Kushtetuese, publikohen pamjet e brenda Gjykatës (VIDEO)

By: V K
31 October 2025 at 10:26

Këtë të premte, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese, ku mbahet seanca për ankimimin e tij kundër shkarkimin nga posti.

“Deklaroj çeljen e seancës plenare publike për çështjen me objekt shqyrtimi me kërkues Erion Veliajn. Subjekte të interesuara Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës, me objekt shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave datë 25.09.2025 për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Shfuqizimin gjithashtu të dekretit të Presidentit të Republikës, data 01.10.2025 për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetare bashkie për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve bë Bashkinë Tiranë si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Kërkues Erion Veliaj i përfaqësuar nga…”,– u shpreh kryetarja e GJK, Holta Zaçaj, duke i kaluar fjalën ish-kryebashkiakut.

“E nderuar, i përfaqësuar nga dy avokatë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi”, tha Erion Veliaj.

 

The post Seanca për shkarkimin/ Erion Veliaj mban fjalën e parë në Kushtetuese, publikohen pamjet e brenda Gjykatës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

27 October 2025 at 11:33


Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë. /Telegrafi/

Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet vetëm në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

By: M C
9 October 2025 at 17:36

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit Bajram Begaj, që caktonte datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Partisë Socialiste.

Në mesazhin e shpërndarë, PS thekson se vendimi i Gjykatës nuk ndikon në zhvillimin e procesit zgjedhor, duke sqaruar se procedurat për organizimin e zgjedhjeve vijojnë normalisht. Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin përfundimtar më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

The post Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet vetëm në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek… appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

7 October 2025 at 13:39

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas ngjarjes tronditëse që i mori jetën gjyqtarit të njohur Astrit Kalaja. Në një deklaratë publike, trupa e prokurorëve ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar të sistemit gjyqësor […]

The post Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes appeared first on BoldNews.al.

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

22 September 2025 at 15:38

Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtësie të pavarur mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni, si dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit të vendin tonë në BE. Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet […]

The post Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike appeared first on BoldNews.al.

Rama mesazh gjyqtarëve: Kush tallet me interesat e shtetit dhe jep vendime të paligjshme, do përballet me keqbërjen e vet

15 September 2025 at 15:14

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas vendimit të marrë nga gjyqtari Marko Boshku për rikthimin në punë të një drejtuesi rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i cili jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil, po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se, “një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre”.

“Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!”, nënvizon Rama.

Kryeministri thekson se “rasti është i ububushëm!”.

“Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën. Por fotot satelitore nxorën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020, vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim”, shkruan Rama.

Pra, vijon kreu i qeverisë, “birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës”.

Mirëpo, shton Rama “”ka ligj, ka edhe Maliq” i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit! Çfarë të thuash!!!”.

Kryeministri shprehet se, “Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia”.

Por, me këtë rast kryeministri u përcjell një mesazh gjykatësve se, kush tallet me interesat e shtetit do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e drejtësisë, por edhe në sytë e opinionit publik.

“Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

“Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri Rama ka reaguar ndaj disa vendimeve të marra nga gjyqtarë e prokurorë në favor të disa ndërtimeve pa leje.

 

/gj.m//r.e/

The post Rama mesazh gjyqtarëve: Kush tallet me interesat e shtetit dhe jep vendime të paligjshme, do përballet me keqbërjen e vet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Disa gjyqtarë vendime në favor të zjarrvënësve, i nxjerrim përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale

27 August 2025 at 12:18

TIRANË, 27 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj gjyqtarëve që marrin vendime në favor të zjarrvënësve.

Gjatë ceremonisë së Mirënjohjes Kombëtare ku u ndanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, Rama u shpreh se “duart e mendjeve kriminale, fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi”.

“Kronika e zjarreve mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, aq më tepër që ende nuk ka përfunduar së shkruari dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rritet çdo vit fatkeqësisht duke u ushqyer rreth e rrotull Mesdheut, sidomos në temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbin nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatëseve të këtij vendi”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë t’ia përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit këto raste, të cilat nuk janë shumë por janë mjaft për të vënë duart në kokë.

“Teksa mijëra njerëz me uniformë në këtë vend derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, shpesh në një luftë sfilitëse me zjarret dhe megjithatë mijëra hektarë pasuri pyjore e krijuar në qindra vjet përpihet nga goja e përbindshme e flakëve, disa persona, të cilëve nuk u dihen emrat, nuk u njihet fytyra, me një ndjeshmëri njerëzore zero, me një integritet moral dhe profesional zero me xhufkë, me ajër të kondicionuar mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me të katër këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe publikut duke dhënë vendime të ‘ububushme’ jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “as nuk do të heshtim dhe as nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike pa luajtur, për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik, në proceset gjyqësore me zjarrvënës, me zaptues apo me gllabërues të të mirave dhe të pasurive publike të këtij vendi”.

Ashtu sikundër, Rama tha se “nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit historik kombëtar të Shqipërisë 2030 në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik dhe lirive dhe të drejtave të njerëzve të këtij vendi”. /j.p/

The post Rama: Disa gjyqtarë vendime në favor të zjarrvënësve, i nxjerrim përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

By: V K
24 August 2025 at 08:13

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për mbi 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bërë rezistencë dhe, sapo iu vunë prangat, tha përpara oficerëve: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Rama sulmon gjykatësin Klarent Demiri për tendën e lokalit në Tiranë: Çfarë ka ngrënë…

By: Ela
22 August 2025 at 12:28

Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme një tjetër gjykatës për një vendim që lidhet me një tokë në anë të pallatit, ku është ndërtuar zgjatimi i një lokali. Rama ka postuar foton e tendës së lokalit që nuk mund të prishet nga inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, pasi gjykatësi Klarent Demiri i ka dhënë […]

The post Rama sulmon gjykatësin Klarent Demiri për tendën e lokalit në Tiranë: Çfarë ka ngrënë… appeared first on BoldNews.al.

Rama: Gjyqtari Demiri bllokoi çlirimin e një ‘toke të xanun”, s’do tolerojmë asnjë që pengon programe në interes të publikut

22 August 2025 at 11:04

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me vendimet e gjykatësit Klarent Demiri, i cili ka penguar ekzekutimin e vendimeve të çlirimit të hapësirave publike të zëna.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë theksoi se, qeveria nuk do të tolerojë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cenuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.

“Një gjë është pak po e sigurtë: Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cenuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut”, nënvizoi Rama.

Kryeministri u shpreh se edhe për këtë gjykatës qeveria do t’i drejtohet organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit.

“Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajën e tyre”, theksoi Rama.

/gj.m//a.f/

The post Rama: Gjyqtari Demiri bllokoi çlirimin e një ‘toke të xanun”, s’do tolerojmë asnjë që pengon programe në interes të publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: As 10 minuta nuk iu deshën gjykatësit Balliu t’i dalë kundër shtetit për pallatin totalisht pa leje

20 August 2025 at 20:25

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

Rama u shpreh sot se, “as 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”.

“Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe ditën e djeshme, pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar, të cilin e konsideroi si skandaloz, ndërsa u shpreh se gjyqtari merr në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje.

Kryeministri ndau edhe fotografi nga godina e vjetër e ASHK-së, e cila sipas tij, “për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima”.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata vlerëson se “ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 për 4 vite rresht në të njëjtën godinë dhe nuk ka prova që ky shërbim nuk mund të vazhdojë në kushtet ekzistuese”.

“Pavarësisht se punonjësit e ASHK-së mund të mos jenë në hapësira komode në ushtrimin e detyrave të tyre, kjo situatë nuk mund të vlerësohet se përbën cenim të rëndë të interesit publik që paralizon veprimtarinë e ASHK-së nëse pezullohet zbatimi i vendimit të datës 18 qershor 2025 të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Sakaq, ASHK nuk është një institucion i ri, i sapokrijuar dhe mosakomodimi i menjëhershëm në objektin e konfiskuar të kërkuesit do ta cenonte menjëherë ushtrimin e funksioneve të tij në dhënien e shërbimit për publikun”, thuhet në vendimin e gjykatës.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: As 10 minuta nuk iu deshën gjykatësit Balliu t’i dalë kundër shtetit për pallatin totalisht pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Godinës së ASHK-së i bien tavanet e muret, Rama: Gjykatësi Balliu e konsideron vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima

19 August 2025 at 18:41

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

Pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar, Rama e konsideroi atë “skandaloz”, ndërsa u shpreh se gjyqtari merr në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxori arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri ndau edhe fotografi nga godina e vjetër e ASHK-së, e cila sipas tij, “për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima”.

“Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi”, shtoi Rama.

“Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatësit Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima”, shtoi ai.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata vlerëson se “ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 për 4 vite rresht në të njëjtën godinë dhe nuk ka prova që ky shërbim nuk mund të vazhdojë në kushtet ekzistuese”.

“Pavarësisht se punonjësit e ASHK-së mund të mos jenë në hapësira komode në ushtrimin e detyrave të tyre, kjo situatë nuk mund të vlerësohet se përbën cenim të rëndë të interesit publik që paralizon veprimtarinë e ASHK-së nëse pezullohet zbatimi i vendimit të datës 18 qershor 2025 të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Sakaq, ASHK nuk është një institucion i ri, i sapokrijuar dhe mosakomodimi i menjëhershëm në objektin e konfiskuar të kërkuesit do ta cenonte menjëherë ushtrimin e funksioneve të tij në dhënien e shërbimit për publikun”, thuhet në vendimin e gjykatës.

1 nga 3

/m.m/r.e/

The post Godinës së ASHK-së i bien tavanet e muret, Rama: Gjykatësi Balliu e konsideron vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

By: Ardit
18 August 2025 at 11:38

Gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama sulmoi prokuroren Elsa Gjeli, ndërsa kjo e fundit sipas tij zbatoi atë që kërkonte raporti i policisë. Më tej kryedemokrati tha se Rama duke sulmuar prokurorë e gjyqtarë u kërkon të mbajnë standarde, […]

The post Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës

By: V K
28 July 2025 at 09:27

Këtë të hënë, pritet të dalë para Gjykatës së Fierit, 55- vjeçari Çlirim Dogani nga Roskoveci. Ai është vënë nën akzuë të rëndë në lidhje me aktin monstruoz të vrasjes së Anesti Ramës, në fshatin Frashër të Patosit.

Dogani, sipas të dhënave paraprake hetimore ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës për t‘i marrë jetën Ramës, pikërisht sepse i ati i Emalindës ishte kundër një historie dashurie mes tyre.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje, Dogani ka mohuar të ishte jo vetëm në dijeni po as në vendin e ngjarjes.

Ai pritet që ditën e sotme të vërtetojë alibinë që ndodhej shumë larg vendit të ngjarjes, në momentin kur është vrarë 56-vjeçari Anesti Rama.

Dogani, i cili mësohet se është nga fshati Arapaj, dyshohet se është njohur me vajzën vrasëse të të atit duke qenë shofer i linjës së autobusit nga fshati i vet në drejtim të Fierit, por ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në krim.

Referuar të dhënave të policisë së Fierit, bëhet me dije se ai ka ndihmuar në kryerjen e aktit, por do të jenë prokuroria dhe gjykata që do të vendosin në lidhje me masën e sigurisë ndaj përfshirjes së tij në krimin horror.

Tashmë në pranga gjenden tre persona për vrasjen e Ramës, pikërisht vajza e viktimës, bashkëshortja dhe Dogani.

Ka qenë vetë vajza që ka treguar detaje nga momenti fatal kur i ka marrë jetën të atit, por hetuesit e krimit monstruoz nuk kanë pranuar faktin që ajo e ka kryer e vetme aktin e marrjes së jetës së babait të saj.

Pasi kanë nisur hetimet intensive, është hapur telefoni i saj nga ku mendohet se janë shfaqur edhe indiciet për të shkuar pikërisht tek emri i Doganit, që më pas është vënë edhe në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e Ramës.

The post Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Dalin sot para gjykatës autorët e dyshuar, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

By: V K
19 July 2025 at 09:24

 

Këtë të shtunë, dalin para gjykatës, dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka.

Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

The post Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Dalin sot para gjykatës autorët e dyshuar, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj appeared first on Albeu.com.

SHBA – Një gjykatës bllokon direktivën e Trump kundër azilit për emigrantët

NJU JORK, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Një gjykatës federal amerikan ka bllokuar direktivën e presidentit amerikan, Donald Trump që i pengon migrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë të kërkojnë azil, duke i dhënë një goditje të rëndë presidentit.

Gjyqtari Randolph Moss tha se manjati “ka abuzuar me autoritetin e tij duke anashkaluar ligjin e imigracionit”.

“Presidenti nuk mund të miratojë një sistem alternativ imigracioni që zëvendëson ligjet e miratuara nga Kongresi”, shkroi Moss.

Dje, një gjykatës federal në Nju Jork i dha një tjetër goditje administratës duke bllokuar revokimin e statusit të mbrojtjes së përkohshme për mbi 500 000 haitianë që janë tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi vendosi që shtyrja e skadimit të mbrojtjes me të paktën pesë muaj për haitianët, disa prej të cilëve kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një dekadë, është e paligjshme./ a.jor.

The post SHBA – Një gjykatës bllokon direktivën e Trump kundër azilit për emigrantët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati për pagat, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ndihemi nën presion

13 June 2025 at 13:08

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj iu përgjigj interesit të medias lidhur me debatet në distancë mes kësaj gjykate dhe kryeministrit Edi Rama rreth pagave të gjyqtarëve.

Ajo refuzoi ta cilësonte presion deklaratën e kryeministrit, ndërsa theksoi se për Kushtetuesen e rëndësishme është të garantojë publikun që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme, gjë e bëri një ditë më parë përmes një deklarate.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon stadin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë por në mazhoritetin e vet vendimet tona janë të zbatueshme… vendime të caktuara për të cilat politika merr koston e vet nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që gjykata funksionon. Gjykata doli dje me një deklaratë se detyra jonë është të garantojmë publikun që gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht me mendimet që vijnë nga të gjitha anët ndonjëherë edhe mendimet që jep media. Në thelb është që të sigurojmë publikun që ne jemi të paanshëm pavarësisht si bëjnë… Nuk beosj se deklarata (e Ramës) është presion, janë deklarata të zakonshme të palëve në proces, ju në media i jepni më shumë se ç’duhet zë opinioneve”, tha Zaçaj.

Disa ditë më parë ne anë të një postimi në X, Rama u shpreh se Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar rritjen e pagave në gjykatë për herë të dytë brenda tre viteve, ndërsa e konsideroi kërkesën e tyre si një shaka e hidhur, e cila nuk duhet të përsëritet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Debati për pagat, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ndihemi nën presion appeared first on Euronews Albania.

❌
❌