Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli

By: Brisi
9 December 2025 at 10:29

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie. Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesa e tij është rrëzuar […]

The post Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ Apeli lë në qeli Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit

By: xhir jeta
9 December 2025 at 10:27

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit autorit i cili vrau pasditën e 6 tetorit gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Vrasja e gjyqtarit, Apeli i GJKKO lë në burg Gjon Shkambin

By: lindita
9 December 2025 at 10:40

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë. Gjon Shkambi ndodhet në burg…

Source

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

By: V K
9 December 2025 at 10:50

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit, konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet në burg, pasi akuzohet për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë.

Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

Hetimet për rastin vijojnë.

The post Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet sërish Apelit, kërkon zbutje të masës së sigurisë

By: Brisi
8 December 2025 at 14:22

Xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Tiranë i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kjo është hera e dytë që ai i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga […]

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet sërish Apelit, kërkon zbutje të masës së sigurisë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit/ “S’kisha dijeni për veprimet e nipit”, Gjykata rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirim nga qelia

By: xhir jeta
11 November 2025 at 12:57

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.

Me argumentin se nuk është ai autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës i rrwzoi kwrkeswn e parw.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që vrau me armë gjyqtarit Kalaja./abcnews.al

“Nuk e dija që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

By: Ela
11 November 2025 at 13:08

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për të dalë nga paraburgimi. Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar […]

The post “Nuk e dija që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

By: Ela
27 October 2025 at 10:50

Në Gjykatën e Apelit, u mbajt këtë të hënë seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndaj tyre u vendos masa e ‘arrestit në burg’. Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg. Gjon Shkambi […]

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Apeli lë në burg Gjon Shkambin

27 October 2025 at 10:40

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Trupa gjykuese në Gjykatën e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg.

Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit.

Gjyqtari Kalaja u ekzekutua me armë mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor./abcnews.al

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

27 October 2025 at 11:33


Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë. /Telegrafi/

Gjon Shkambi, në vendin e krimit/ I arrestuari pas vrasjes së gjyqtarit, kërkon në Apel lirimin nga qelia

By: Rovena
24 October 2025 at 15:23

Gjon Shkambi, i cili u arrestua pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, do të rikthehet në vendin e krimit. Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, Gjon Shkambi, do të paraqitet me një kërkesë për heqjen e masës së sigurisë “arreset me burg” të vendosur nga gjykata e shkallës së parë.

Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, dhe plagosi dy persona të tjerë. Autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat. Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre./abcnews.al

Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë

By: V K
24 October 2025 at 14:34

Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.

Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.

Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.

Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

The post Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

By: Elva
9 October 2025 at 08:34

Tre të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, do të dalin sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë. Në bankën e të akuzuarve do të jenë Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes, xhaxhai i […]

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata lë në burg Elvis dhe Gjon Shkambi, kërkojnë falje: Ishim të tronditur…

By: V K
9 October 2025 at 09:41

Këtë të enjte, Gjykata Penale e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

Raportohet se Elvis dhe Gjon Shkambi, kanë kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një tronditjeje të lartë psikike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me një çështje pronësie.

Të pandehurit kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj sistemit gjyqësor, duke pretenduar se gjykatat nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen në fjalë.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata lë në burg Elvis dhe Gjon Shkambi, kërkojnë falje: Ishim të tronditur… appeared first on Albeu.com.

Vr*sja e gjyqtarit, Elvis Shkambi dhe xhaxhanë e tij rrezikojnë burg përjetë

By: redi
8 October 2025 at 20:35

Elvis dhe Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ”Vrasje funksionarëve publikë”, mbi ta rëndon edhe akuza e ”Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje. Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në…

Source

”Po kërc*nohemi”, flasin banorët e pallatit në Shkodër: Ia kemi blerë Gjon Shkambit

By: redi
8 October 2025 at 15:26

Banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje, kanë folur për proceset e tejzgjatura gjyqësore prej 30 vitesh. Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar…

Source

U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja

By: Elva
8 October 2025 at 08:46

Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes tragjike që i mori jetën dy ditë më parë brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09:00 deri në 11:00, ku familjarë, kolegë dhe qytetarë pritet t’i japin lamtumirën e […]

The post U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet xhaxhai i autorit të ngjarjes së rëndë

By: V K
7 October 2025 at 09:07

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ndodhi në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë.

Tre persona janë arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij.

Elvis Shkambi, qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij, i cili prej vitesh ishte në proces gjyqësor për çështje prone.

Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Duket se gjithçka ishte e mirëmenduar, pasi autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, ndërsa sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve, i riu hapi zjarr ndaj tij.

Tre plumbat rezultuan fatal për gjyqtarin, i cili ndërroi jetë pa shkuar në spital.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet xhaxhai i autorit të ngjarjes së rëndë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Detektorët pikasën armën, roja…

By: Rovena
7 October 2025 at 09:17

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, 6 tetor, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja. Autori kishte vite që ishte në një proces gjyqësor me 31 familje në Shkodër për një çështje pronësie, një pallat në lagjen “Skënderberg”.

Policia ka zbardhu dinamikën dhe ka zgjidhur enigmën se si autori ka futur armën brenda në gjykatë. Në njoftimin e policisë sqarohet se detektorët kanë punuar dhe kanë dhënë dritën e kuqe për armën, por roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, nuk ka kryer kontrollin fizik. Gjithashtu nuk është verifikuar regjistri i gjithë personave që hyjnë dhe dalin në Gjykatën e Apelit.

Të dy personat Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë qëndruar në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas janë futur në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të palës kundërshtuese, ku mbetën të plagosur babë e bir.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjon Shkambi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

Pas ngjarjes, shtetasi Elvis Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën te roja e sigurisë me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori Elvis Shkambi pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Elvis Shkambi./abcnews.al

 

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

6 October 2025 at 22:28

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër. Bëhet fjalë për një godinë në […]

The post “Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌