Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Letër nga Brukseli: Një erë e ftohtë fryn nga Amerika e Trump-it

15 January 2026 at 13:47

Ftohtë! Kjo është fjala për këtë sezon festash këtu në Bruksel — dhe jo vetëm jashtë. I ftohti ka filluar të ndihet edhe nga përtej Atlantikut, që kur Uashingtoni nisi të dërgojë sinjale të çuditshme lidhur me Groenlandën. Do të mendonit se lajmi i një ishulli të largët dhe të akullt nuk do t’i rriste […]

The post Letër nga Brukseli: Një erë e ftohtë fryn nga Amerika e Trump-it appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Vuçiç: Kosova, Shqipëria dhe Kroacinëa kanë themeluar aleancë ushtarake, sulmuese

By: Elva
7 January 2026 at 22:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”. “Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiç për TV Informer të mërkurën. Lideri […]

The post Vuçiç: Kosova, Shqipëria dhe Kroacinëa kanë themeluar aleancë ushtarake, sulmuese appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

By: M C
7 January 2026 at 22:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.

“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.

Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.

Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.

Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.

Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./ REL

The post Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’ appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia

By: M C
6 January 2026 at 21:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç.

Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.

Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.

“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiç.

Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.

Më herët, Qeveria e Kroacisë kishte thënë për REL-it se deklarata nuk synon krijimin e një aleance ushtarake, dhe një aleancë e tillë nuk është e nevojshme përveç NATO-s.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur, nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Reagimi i ministrit kroat vjen një ditë pasi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, reagoi ndaj paralajmërimit se Serbia do të dyfishojë ushtrinë, duke e akuzuar Beogradin se po shtyn përpara politikën e jashtme ruse.

Sipas Gërvallës, kërcënimi i vërtetë qëndron “te lidershipi i saj [v.j. i Serbisë], i cili, në vend se të ndërtojë një vend normal evropian të përqendruar në reformat e BE-së dhe demokracinë, ëndërron një perandori rajonale, një mentalitet rus në miniaturë”./ REL

The post Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia appeared first on Albeu.com.

“Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

By: D Marku
6 January 2026 at 17:13

“Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron.

Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.

“Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi

Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.

Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i afërt me Rusinë, ishte nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.
Një ditë pas këtij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetër botëror dhe se asnjë rregull nuk vlen, duke vlerësuar se dominon e drejta e forcës dhe se “kush është më i fortë, ai shtyp”.

Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimet e presidentit të Serbisë për Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane, janë pjesërisht rezultat i interesave në marrëdhëniet dypalëshe “ashtu siç i sheh ai”.

“Dhe pjesërisht frikë se Serbia po jep mjaft arsye në skenën ndërkombëtare, të cilat mund të shfrytëzohen për ndonjë ndërhyrje të re, të këtij apo atij lloji, kundër regjimit të tij”, shtoi ajo.

Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.

Aksionin e SHBA-së e dënuan Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan përfaqëson një “precedent të rrezikshëm”.

Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Rrëzimin e Madurit e përshëndetën venezuelianët që jetojnë në mërgim.

Miqësia për shkak të Kosovës

Zyrtarët në Serbi vitet e kaluara kanë deklaruar se Serbia dhe Venezuela janë “miq të vërtetë”.

Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.

Duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat për shkak të afërsisë së regjimeve”.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.

Qëndrimi ndaj legjitimitetit të Maduros

Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.

Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.

Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Bërnabiq deklaroi atëherë se Venezuela, si “mike e madh e Serbisë”, ndihmon që qëndrimi për paprekshmërinë e kufijve të ndahet nga një numër i madh vendesh të Amerikës Latine dhe vendeve të Karaibeve.

Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.

Atëherë ai e quajti atë mik të madh të Serbisë, duke shprehur bindjen se në vitet që vijnë do të vazhdojnë të kultivojnë këtë “miqësi të çmuar”.

Gjithashtu, në qershor 2025, në Beograd mbërriti zëvendësministrja venezueliane e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Andrea Gabriela Korao Faria.

Ajo mori pjesë në takimin e parë për planifikimin e pjesëmarrjes ndërkombëtare në Ekspozitën e Specializuar Ekspo, që do të mbahet në Beograd në vitin 2027.

Sanksionet ndaj Venezuelës

Ndërsa Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, forconte marrëdhëniet me Venezuelën, Brukseli vendoste sanksione ndaj regjimit atje.

Sanksionet u vendosën në fund të vitit 2017 dhe më pas u plotësuan.

Kështu, Këshilli Evropian më 15 dhjetor i zgjati edhe për një vit masat ekzistuese kufizuese duke pasur parasysh situatën në Venezuelë.

Siç mëson jozyrtarisht REL-i, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u harmonizua me këtë vendim.

Vendimi u mor në dritën e veprimeve të vazhdueshme që minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.

Kjo, siç u njoftua, përfshin edhe ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024.

Serbia me disa vendime për sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës është harmonizuar, ndërsa me disa të tjera jo.

Në fuqi janë edhe sanksione të gjera amerikane, të cilat, ndër të tjera, janë të përqendruara ndaj individëve të lidhur me regjimin e Nikolas Maduros, si dhe ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.

Kthesë e Serbisë drejt SHBA-së?

Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.

Nga mbështetja për Trumpin, e cila u reflektua edhe në vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnë për “shpërbërjen e të gjitha ligjeve dhe logjikës”.

E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.

“Edhe Serbia ka një vend të veçantë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mëtejshme ndaj rajonit tonë”, tha ajo.

Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

The post “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro appeared first on Albeu.com.

Pse Vuçiç nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?

By: Elva
5 January 2026 at 15:31

Edhe pse deri së fundmi ishte praktikë e rregullt, tani pushteti në Serbi i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare si diçka që i përket së ardhmes. Ndoshta në pranverë, ndoshta vetëm pas një viti. Kështu u përgjigj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, ndaj kërkesës së studentëve protestues. Politologu […]

The post Pse Vuçiç nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme? appeared first on BoldNews.al.

SERBI – Vuçiç: Armatosja e Prishtinës kërcënon sovranitetin e Serbisë

4 January 2026 at 16:51

BEOGRAD, 4 janar /ATSH-TANJUG/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi po përballet me një botë ku e drejta publike ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë më.

Ai shprehu shqetësimin për armatosjen e Prishtinës teksa theksoi se kjo shkel Rezolutën 1244 të OKB-së.

Vuçiç tha se një aleancë e sapoformuar midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Serbisë.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje kundër atyre që nuk i fshehin më kërcënimet e tyre”, deklaroi Vuçiç.

Ai njoftoi plane për të forcuar njësitë speciale dhe për të dyfishuar kapacitetin ushtarak të Serbisë brenda 18 muajve.

Sipas tij Serbia duhet të mbështetet te vetja, pasi asnjë fuqi e jashtme nuk do të ndërhynte për të ndihmuar nëse aktorët rajonalë do të lëviznin kundër vendit.

Ai foli gjithashtu për ndryshimet e regjistruara globale nën drejtimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Vuçiç vuri në dukje se Trump ka krijuar një agjenci të specializuar brenda Shtëpisë së Bardhë të dedikuar për të siguruar dominimin global të energjisë të SHBA-së.

Duke reflektuar mbi ngjarjet e fundit në Venezuelë dhe përmbysjen e Bashar al-Assad në Siri, Vuçiç tha se interesat globale diktohen nga nafta dhe jo nga jetët njerëzore.

Sipas tij nuk ka rrezik të menjëhershëm agresioni dhe se Serbia duhet të ruajë paqen në një botë ku “asnjë rregull nuk zbatohet më”. /Ad.Ab./

The post SERBI – Vuçiç: Armatosja e Prishtinës kërcënon sovranitetin e Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vuçiç pas arrestimit të Maduros: Bota po qeveriset nga ligji i forcës

By: Elva
4 January 2026 at 13:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro, duke deklaruar se “rendi botëror ka rënë” dhe se sot në marrëdhëniet ndërkombëtare po dominon “ligji i më të fortit”. Deklaratat Vuçiç i bëri pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku tha se veprimet e SHBA-së në […]

The post Vuçiç pas arrestimit të Maduros: Bota po qeveriset nga ligji i forcës appeared first on BoldNews.al.

“Të shqetësuar për armatimin e Kosovës dhe bashkëpunimin Shqipëri-Kroaci”- Vuçiç: E drejta ndërkombëtare nuk ekziston më

By: Fax Web
4 January 2026 at 13:16

Në Beograd u mbajt mbledhja e Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Serbisë, e kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Mbledhja u zhvillua në ndërtesën e Presidencës dhe morën pjesë kryeministri i vendit, disa ministra, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, si dhe drejtori i BIA-s, Vladimir Orliç.

Pas mbledhjes, Vuçiç iu drejtua publikut, duke deklaruar se temat kryesore të diskutimit ishin siguria ushtarake dhe politike në rajon dhe në botë, siguria energjetike e Serbisë dhe veprimi amerikan në Venezuelë.

Presidenti serb theksoi se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk respektohen më.

“E drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më. Rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër. Pas asaj që ndodhi në Venezuelë, është e qartë se Karta e OKB-së nuk funksionon,” deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, në botë sot sundon “ligji i forcës”, ndërsa reagimet evropiane ndaj zhvillimeve në Venezuelë i cilësoi hipokrite dhe të udhëhequra nga interesa të ngushta.

Shqetësim për armatosjen e Kosovës

Vuçiç shprehu shqetësim të veçantë për, siç tha, armatosjen e vazhdueshme të Prishtinës dhe bashkëpunimin e saj me Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Ne jo vetëm që i ndjekim këto zhvillime, por po përgatitemi seriozisht për mbrojtjen e vendit,” tha ai, duke theksuar se prioriteti i Serbisë mbetet ruajtja e paqes.

Dyfishim i kapaciteteve ushtarake

Presidenti paralajmëroi forcim të ndjeshëm të kapaciteteve ushtarake të Serbisë në periudhën e ardhshme.

“Në një vit e gjysmë do ta dyfishojmë fuqinë ushtarake, jo në numra, por në fuqi zjarri dhe teknologji,” deklaroi Vuçiç, duke shtuar se Serbia duhet të mbështetet vetëm tek vetja për sigurinë e saj.

Energjia dhe roli i SHBA-së

Vuçiç foli edhe për ndryshimet globale në sektorin e energjisë, duke akuzuar SHBA-në për përpjekje për dominim energjetik botëror. Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Uashingtonin, por nuk mund të injorojë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Në fund, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk ka ndërmend të ikë nga sfidat dhe se askush nuk do ta mbrojë vendin përveç vetë qytetarëve të saj.

“Askush nuk do të luftojë për Serbinë, përveç nesh. Paqe do të ruajmë, por vetëm duke qenë të fortë,” përfundoi ai.

 

Arrestimi i Maduros nga SHBA/ Vuçiç: Rendi juridik ndërkombëtar qartazi nuk funksionon

By: Rovena
4 January 2026 at 14:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka kritikuar të dielën kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”.

Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas.

“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiç për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën, dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për t’u përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve.

Vuçiç tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Zyrtarët e Serbisë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë thënë se ai nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore.

Vuçiç foli me Maduron për herë të fundit ka më 21 gusht 2025, kur zhvilloi bisedë telefonike. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç asokohe e quajti Maduron “mik të madh” të Serbisë dhe tha se kishin biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Një nga argumentet kryesore për forcimin e bashkëpunimit me Venezuelën, të cilat i kanë paraqitur zyrtarët serbë, është fakti se Venezuela nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në inaugurimin e Maduros si president në janar të vitit të kaluar mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke nxitur kritika nga Brukseli.

Në vitin 2023, Serbia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshje për heqjen e vizave dhe paralajmëruan hapjen e ambasadës serbe në këtë vend, i cili kufizohet me Kolumbinë, Brazilin dhe Guajanën. Regjimi venezuelian ndodhet nën sanksione nga Bashkimi Evropian, anëtarësimit të të cilit Serbia i synon, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja./REL

“Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës, por…”/ Vuçiç flet për arrestimin e Maduros: Bota po dominohet nga ligji i më të fortit, e drejta ndërkombëtare është shkatërruar

By: D Marku
4 January 2026 at 12:26

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për arrestimin e Maduros, pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.

Vuçiç ka theksuar se ‘e drejta ndërkombëtare është shkatërruar’ dhe se sipas tij bota po dominohet nga ligji i më të fortit.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e pozicionit që ka vendi ynë në këtë rajon, Evropën Juglindore dhe sigurisht që ky kompleksitet i pozicionit tonë do të jetë gjithnjë e më i theksuar, duke pasur parasysh faktin se rendi i vjetër në botë po shembet dhe asnjë rregull nuk zbatohet më. E drejta publike ndërkombëtare nuk ekziston, rendi i OKB-së ekziston në letër. Si një vend i vogël ne duhet të avokojmë për të, por duhet ta kuptojmë mirë, pas veprimit në Venezuelë tani është plotësisht e qartë, se Karta e OKB-së nuk funksionon. Bota dominohet nga ligji i forcës dhe ligji i më të fortit, tha ai, duke shtuar se kushdo që është më i fortë shtyp”, tha Vuçiç.

Më tej ai shton: “Ne jemi të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, si dhe për aleancën me Kroacinë dhe Shqipërinë. Ata planifikojnë të zhvillojnë sisteme më komplekse dhe dua të them se Serbia po e ndjek këtë me vëmendje. Ne jo vetëm që po e ndjekim, por edhe po përgatitemi për mbrojtje kundër atyre që kërcënojnë hapur vendin tonë. Ne besojmë se forca jonë do të jetë një pengesë e mjaftueshme dhe se do ta arrijmë qëllimin tonë të parë – që është ruajtja e paqes në Serbi – tha Vuçiç.

The post “Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës, por…”/ Vuçiç flet për arrestimin e Maduros: Bota po dominohet nga ligji i më të fortit, e drejta ndërkombëtare është shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Serbia kundër SHBA për “mikun Maduro”, Vuçiç: Shqipëria është kërcënim

By: redi
4 January 2026 at 11:44

”Rendi botëror ka rënë”,-thotë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku diskutoi me tonë kritike për operacionin amerikan për kapjen e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro. “Pas veprimeve në Venezuelë, është plotësisht e qartë se rendi publik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk zbatohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se ligji…

Source

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026! Vuçiç në konferencën vjetore: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President i Republikës

By: M C
30 December 2025 at 17:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës.

“Ky është sigurisht fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë e fundit”, tha Vuçiç, duke lënë të hapur mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026.

Kujtojmë se ai ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore.

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë.

U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin”, tha ai pak ditë më parë.

The post Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026! Vuçiç në konferencën vjetore: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President i Republikës appeared first on Albeu.com.

Vuçiç lë të hapur largimin nga pushteti: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President!

By: Elva
30 December 2025 at 18:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se fjalimi i tij vjetor i mbajtur së fundmi mund të jetë i fundit në postin e kreut të shtetit, duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2026. Gjatë konferencës vjetore, Vuçiç tha se është shumë e mundur që ky të ketë qenë fjalimi […]

The post Vuçiç lë të hapur largimin nga pushteti: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President! appeared first on BoldNews.al.

Dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb: Zgjedhje të parakohshme në 2026

By: Rovena
30 December 2025 at 18:10

Serbia do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kështu është plotësuar një nga kërkesat kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej muajsh nëpër sheshe.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve kanë synuar ta fusin vendin në kaos me atë që ai e quajti “pushtimi i ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare”

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë”, deklaroj Vuçiç.

Vuçiç nuk la pa komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë, duke përgëzuar serbët aty për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb, ndërsa akuzoj opozitën se nuk kanë as ide politike, as qëndrimin e duhur për Kosovën.

2025 për presidentin Vuçiç dhe qeverinë e tij nuk ishte e lehtë, përpos presionit të brendshëm nga protestuesit, edhe nga qëndrimi i ashpër i BE për rrugën integruese të vendit.

Vuçiç paralajmëron fundin e mandatit, akuzon opozitën për “Maidan”

By: nik
30 December 2025 at 18:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore, la të kuptohet se fjalimi i tij i fundit mund të jetë afër, duke deklaruar se ky ishte me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit, dhe ndoshta edhe i fundit, në postin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë sugjeron mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në vitin 2026, duke hapur diskutime mbi të…

Source

Raportet SHBA-Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump

By: armand
24 December 2025 at 21:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier. “Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në […]

The post Raportet SHBA-Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja i jep më shumë kohë NIS-it serb për t’i shitur aksionet shumicë ruse

By: Rovena
24 December 2025 at 21:14

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja ia ka lëshuar një licencë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), duke zgjatur afatin e bisedimeve për shitjen e aksioneve të Rusisë në këtë kompani serbe deri më 24 mars 2026.

Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, raportoi të mërkurën se vendimi i OFAC-t, megjithatë, nuk e autorizon NIS-in të punojë gjatë bisedimeve për ta gjetur një pronar të ri.

Duke e komentuar lajmin, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se për vendin e tij nuk do të thotë asgjë që pronarit rus i është dhënë afat shtesë.

“Derivatet janë të rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj NIS-it, Serbia është e detyruar të importojë sasi të mëdha karburanti çdo ditë dhe se problemi i furnizimit me energji duhet të zgjidhet shpejt.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, Rafineria e Pançevës, e vetmja në vend dhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it, u mbyll më 2 dhjetor.

Qeveria serbe, e cila zotëron pak më pak se një të tretën e aksioneve në NIS, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment në lidhje me lejen e OFAC-ut NIS-in të mërkurën. Kompania ruse Gazprom Neft zotëron 44.9 për qind të NIS-it dhe Gazprom 11.3 për qind.

Qeveria e Serbisë zotëron 29.9 për qind, ndërsa pjesa e mbetur u përket aksionarëve të vegjël dhe punonjësve. Zbatimi i sanksioneve amerikane ndaj NIS-it filloi më 9 tetor me qëllim që Rusia, siç njoftoi Uashingtoni, të mos jetë në gjendje t’i përdorë të ardhurave nga energjia për luftën në Ukrainë. SHBA-ja i ka kërkuar NIS-it ta largojë pronësinë ruse, nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Gazprom Neft kishte investuar më shumë se tre miliardë dollarë në NIS dhe se po zhvillohej një dialog me Serbinë për të zgjidhur problemet e kompanisë.

Zyrtarët hungarezë dhe serbë kanë thënë në muajt e fundit se MOL i Hungarisë dhe ADNOC nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të interesuara ta blejnë NIS-in. Grupi MOL dhe ADNOC nuk iu përgjigjën një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me blerjen e mundshme të NIS-it. Industria Serbe e Naftës iu shit Gazpromit në janar 2008, si pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në industrinë e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro./REL

Vuçiç: Kam pritur më shumë nga Trump

By: Re Nato
24 December 2025 at 20:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiç në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

❌
❌