Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJKKO lë në arrest me burg Ilir Metën

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Meta kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të lehtë, me argumentimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve apo të largohet nga vendi. Por gjyqtari Erion Çela vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg”.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se nuk kishte asnjë bazë ligjore për rrëzimin e kërkesës.

“Mbeti gjykatë e kapur peng, mbeti gjyqtare-notere e prokurorisë. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do kërkojmë zëvendësimin. Do e kërkojmë atë pasi jemi në të drejtën tonë procedurale. Nuk mund të mbahet në paraburgim një president për shkaqe që nuk varen nga ai. Nuk mund të mbahet Meta në paraburgim. Ai paraqitet në çdo seancë dhe shkaqet për zvarritje janë të gjykatës. Zvarritja e procesit gjyqësor duhet të shikohet nga prokuroria dhe gjykata.

“Mendova se vit i ri dhe gjykata do kishte reflektuar, me gjithë problematikat që ka shfaqur vitin e kaluar dhe menduam që ta niste vitin mbarë duke i dhënë një të drejtë procedurale, ligjore, që presidenti të vazhdonte hetimin ose gjykimin në një masë tjetër sigurimi që ne ia lamë në dëshirën e gjykatës”, tha ai.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen ndaj Ilir Metës.

Sipas SPAK, Meta akuzohet “për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në tre raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

/m.q/r.e/a.f/

The post GJKKO lë në arrest me burg Ilir Metën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur vonesa për transferimin e Veliajt

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot në lidhje me reagimet e publikuara në medie mbi pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj drejt Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i cilësuar si të pavërteta.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se “për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor”.

Ndërkaq, sipas medieve, seanca gjyqësore për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot, u shty për në datën 19 janar.

/m.q/r.e/a.f/

The post Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur vonesa për transferimin e Veliajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën

By: armand
5 January 2026 at 13:44

GJKKO ka refuzuar këtë të hënë kërkesën e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg. Ish-presidenti Meta do vazhdojë të qëndrojë në qeli, ndërsa e ka konsideruar arrestimin e tij një proces me sfond politik. Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Prokuroria e Posaçme përfundoi […]

The post Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës! Cakrani: Ankim te Avokati i ri i Popullit

By: Fax Web
5 January 2026 at 14:08

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha për mediat se priste nga gjykata që t’i jepte sipas tij, të drejtën proceduriale dhe ligjore kreut të Partisë së Lirisë.

Cakrani theksoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij, “ai nuk disponon pasuri”. Ai akuzoi se organi i procedurës nuk dha asnjë shpjegim dhe nuk kishte bazë ligjore që të arsyetonte se pse Meta duhet të mbesë në burg.

“Kisha një farë shprese se besoj te gjykata. Por mendova se viti i ri, gjykata do të kishte reflektuar me gjithë problematikat që ka shfaqur vitin e kaluar dhe menduam se do e niste mbarë duke i dhënë një të drejtë proceduriale dhe ligjore që presidenti të vazhdonte gjykimin në një masë tjetër sigurimi. Zoti Meta nuk ishte sepse nuk i beson këto zëvendësimet. Ne jemi avokatët e tij dhe jemi të pavarur nga mendimi i tij politik. Zoti Mea nuk mund të lë garanci pasurore se nuk ka pasuri. Unë kam qenë dispponibël që t’i lija nga pronat e mia dhe do t’ia lë me shumë kënaqësi. Ne do ta nxjerrim sepse është i pafajshëm.”

Përmendi gjithashtu edhe kallëzimin penal që kanë bërë kundrejt Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e akuzuar se nuk po e lejon Metën “që të kryejë funksionin e tij politik, që të ushtrojë të drejtat e tij politike si kryetar i partisë së dytë opozitare në vend dhe si ish president”.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do të ankohen tek Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani për këtë sjellje që sipas tij po bën gjykata.

“Nëse doni të bëni humor, mund ta kthejmë edhe në humor. Ne po flasim para publikut dhe duhet të jemi seriozë. Ne nuk ankohemi te ky avokat populli derisa të zgjidhet nga GJK. Avokati i popullit nëse do të bëjë punën e vet, i jep detyrimin ligjor që të nisë kryesisht hetimin administrativ dhe nuk ka nevojë ne që të investohemi.”, tha ai.

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në burg

5 January 2026 at 13:53


GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani duke folur për mediat tha se klienti i tij nuk mund të mbahet në paraburgim.

Ai theksoi se çështja e Metës po zvarritet nga prokuroria ose gjykata. Cakrani shtoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij ai nuk disponon pasuri.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private.

Ata akuzohen gjithashtu për veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./euronews/

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

By: V K
31 December 2025 at 11:34

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”.

Sipas organit të akuzës, kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.

Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Disa ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro ende të pashlyer, të vendosur në 2019 pasi kompania naftënxjerrëse nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin.

The post GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers” appeared first on Albeu.com.

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

By: Brisi
31 December 2025 at 10:37

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping […]

The post GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers” appeared first on BoldNews.al.

Dosja Sterilizimi/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klodian Rrjepaj për zëvëndësim të masës së sigurisë

By: M C
30 December 2025 at 18:52

Kërkesa e ish-zv ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj për zëvëndësim të masës së sigurisë, është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme. Rjepaj kërkoj zëvëndësimin e masës së sigurisë, me argumentimin se vuante nga diabeti dhe disa problme të tjera shëndetësore.

Klodian Rrjepaj u arrestua në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për koncesionin e sterilizimit “Sterilizimin”. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të vitit të kaluar të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

The post Dosja Sterilizimi/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klodian Rrjepaj për zëvëndësim të masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut

By: Brisi
30 December 2025 at 16:05

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, një vendimmarrje që iu dorëzua gjatë ditës avokatëve dhe mbrojtësve, si dhe dy zyrtarëve të tjerë që janë nën arrest shtëpiak. Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muca arsyeton në verdiktin […]

The post GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Në paraburgim prej më se një viti/ Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

By: Rovena
29 December 2025 at 13:48

Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kërkesa është regjistruar, teksa pritet të caktohet data për zhvillimin e seancës brenda afatit 5 ditor që parashikon ligji.

Kërkesa e Metës për zëvendësimin e masës është rrëzuar më parë nga 3 shkallët e gjyqësorit të cilat kanë lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, atë të arrestit në burg./abcnews.al

SPAK kaloi për gjykim dosjen e tij, Edvin Prifti: Jam gati të përballem me çdo fakt

By: Elva
24 December 2025 at 20:58

Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të tij. Në një postim në facebook, Prifti shkruan se është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor dhe se ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke zgjedhur të përballet me […]

The post SPAK kaloi për gjykim dosjen e tij, Edvin Prifti: Jam gati të përballem me çdo fakt appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza

24 December 2025 at 15:52

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur dërgimin në gjyq të çështjes penale ndaj mjekut Edvi Prifti, i akuzuar për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, vjedhjen duke shpërdoruar detyrën dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Në njoftimin zyrtar për mediat, bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 shkurt 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit në ngarkim të Priftit.

Në seancën paraprake të zhvilluar sot, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, vendosi pranimin e kërkesës së SPAK dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Edvin Prifti do të gjykohet për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 episode, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet dhe provat e administruara gjatë hetimit, duke përjashtuar deklarimet dhe aktet e marra në seancën paraprake.

Çështja do të shqyrtohet nga një tjetër trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë.

/gj.m/a.f/

The post GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin

By: Brisi
23 December 2025 at 12:37

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për të pandehurin Altin Hajri, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 15 janar 2026. Jan Prenga u rrëmbye […]

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin appeared first on BoldNews.al.

Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë

By: V K
22 December 2025 at 15:38

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Teksa pritej para godinës nga gazetarët, ish-bashkëshortja e presidentit të Partisë së Lirisë, shkëmbeu batuta me ta lidhur me reality shoën Big Brother, ku ajo është opinionist.

“Keni parë Big Brother apo jo…Vrenozi kishte ndjenjur gjithë natën pa gjumë se nulk flinte dot me burrë. Është shtuar shumë jo fjetja burrë me burrë por hajt mo…”, tha Kryemadhi.

Ish çifti, Meta dhe Kryemadhi, akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Prokuroria e Posaçme i mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

The post Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë appeared first on Albeu.com.

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

By: Brisi
22 December 2025 at 12:33

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme, për dosjen ‘Partizani’. Mësohet se avokatët e Berishës, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, kanë deklaruar se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e “korrupsionit pasiv”. Pala mbrojtëse pretendon se, SPAK nuk ka sjellë asnjë provë ndërsa i kanë cilësuar […]

The post Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë appeared first on BoldNews.al.

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

By: Elva
21 December 2025 at 15:23

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit […]

The post Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Tenderat e AKSHI-t, ”arrest shtëpie” për Mirlinda Karçanaj

By: redi
18 December 2025 at 18:33

Ka përfunduar procesi për masat e AKSHI-t ndaj gjashtë personave në GJKKO. Ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka vendosur që drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, të lihen me masën ”arrest shtëpie”. Masat e tjera qëndruan në fuqi nga GJKKO.

Source

Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO/ Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn

By: M C
18 December 2025 at 18:42

Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj personave të pandehur në kuadër të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale: shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.

Në “arrest shtëpie” është lënë gjithashtu edhe zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ndaj së cilës rëndojnë të njëjtat akuza.

Po ashtu, GJKKO la në fuqi masat ndaj të akuzuarve të tjerë. Pezullimin e drejtorit për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Po ashtu janë konfirmuar edhe masat e “arrestit në burg” për dy biznesmenët në kërkim, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që SPAK i akuzon për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Edhe ndaj Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Rogers Rrytës është konfirmuar masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit, të cilët akuzohen për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, këta persona, duke vepruar si grup kriminal, kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

The post Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO/ Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn appeared first on Albeu.com.

LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për Belinda Ballukun

By: Brisi
18 December 2025 at 15:43

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën e sotme. Sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me masën ndaluese që lidhet me pezullimin nga funksionet zyrtare, Apeli i GJKKO ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike […]

The post LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Balluku” mes flakadanëve, GJKKO dhe dosjes sekrete  

By: FAKTOJE
18 December 2025 at 15:20

Sebi Alla Mes tensionit, ku shumë nga 35 deputetët e opozitës që e mbështetën, protestonin edhe kundër tij, Endri Shabani u betua në Parlament si Avokat i Popullit dhe në ikje dha një puthje jo pa ironi deputetëve të opozitës.

Në këtë mënyrë nisi zyrtarisht puna e Avokatit të Popullit me mandat 5-vjeçar.

Opozita protestoi sot mes kaosit kundër zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar leje për arrestim (heqje imuniteti), e akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në tetë raste.

Në shenjë revolte karrigia e zëvendëskryeministres u përmbys në sallë dhe pavarësisht tensionit të krijuar seanca zgjati pak, duke vijuar me rendin e ditës.

Gjykata

Ndërsa në Parlament përplasja mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës vijoi gjatë, në të njëjtën orë, në Gjykatën e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë të vendosur më parë nga GJKKO e shkallës së parë “pezullim nga detyra dhe ndalim për daljen jashtë vendit të ministres Balluku”. 

Masa “pezullim nga detyra” tashmë konsiderohet nul, pasi një vendim i ndërmjetëm i Gjykatës Kushtetuese caktoi datën 22 janar për shqyrtim në themel dhe deri në shprehjen përfundimtare pezullimi rrëzohej, duke rikthyer në detyrë Ballukun.

Vendimi i Kushtetueses u dha më datë 12, por vetëm katër ditë më pas, Prokuroria Speciale, SPAK, nisi në Kuvend kërkesën për “dhënien leje” për arrestimin e Ballukut, tashmë me disa element të tjerë të veprës penale, e dyshuar për ndikim në “shkeljen e barazisë së pjesëmarrsve në tendera”, në tetë raste. Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku, ndërsa në lidhje me “pezullimin ndga detyra” kjo gjykatë vendosi pezullimim të shqyrtimit të kërkesës për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer në detyrë.

Debati në Këshill

Çështja sa juridike është edhe politike. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, informoi zyrtarisht anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për zhvillimin e mbledhjes më datë 19 dhjetor.

Gazment Bardhi tha se vota e tyre do të jetë pro heqjes së imunitetit të Ballukut, për të cilën SPAK kërkon të caktojë masë sigurisë arrest me burg ose arrest shtëpie.

“Shqiptarët nuk mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar. Prandaj unë dua t’i shpreh mirënjohjen secilit deputet të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që sot u ngrit në lartësinë e detyrës së tij për t’i shërbyer interesit publik. Së dyti, po, ne do të marrim nesër pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, ku vota jonë dhe qëndrimi jonë është i qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, zyrtari më të korruptuar pas Edi Ramës, që është Belinda Balluku. E kam thënë edhe dje, nuk do të ketë asnjë mundësi askush në atë Kuvend që ta mbyllë korrupsionin e Belinda Ballukut në kasafortë”, tha Bardhi.

Ai përmendi edhe përplasjen me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin e akuzon se po fsheh provat kundër Belinda Ballukut.

USB-ja për Ballukun “mollë sherri”

Kjo akuzë e Bardhit vjen pasi provat e SPAK për Ballukun, një USB që është depozituar në Kuvend, ende nuk iu janë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit. Materialet që përmban USB-ja janë konsideruar sekret hetimor nga Peleshi dhe janë kyçur në kasafortën e protokollit. Peleshi thotë se mbledhjen që do të mbahet nesër do të diskutohet në prani të prokurorëve të SPAK nëse materiali sekret do t’iu vendoset në dispozicion deputetëve.

Aty pritet të shihet edhe nga do të anojë vota e mazhorancës nëse do të japë ose jo leje për arrestimin “heqjen e imunitetit” për numrin dy të qeverisë. Një tjetër mundësi është që Parlamenti të mos e kalojë çështjen për votim për tre muaj, çka automatikisht rrëzon kërkesën e SPAK.

Në një qëndrim në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama tha se: “… do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”.

The post Çështja “Balluku” mes flakadanëve, GJKKO dhe dosjes sekrete   appeared first on Faktoje.al.

❌
❌