Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë

By: V K
5 February 2026 at 15:35

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dhënë masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t, mes tyre për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe në mungesë për dy biznesmenët e kërkuar, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Pas një seance të gjatë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për të arrestuarit, të akuzuarit dhe të kërkuarit.

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi u lanë po në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të shkallës së parë të GJKKO-së, me kërkesë të SPAK-ut.

Edhe për të tjerët të njëjtat masa. Ndërsa masa “arrest me burg” në mungesë mbeti në fuqi edhe për biznesmenët e kërkuar Ermal beqiri dhe Ergys Agasi, të akuzuar si drejtues të skemave korruptive me tenderët në AKSHI.

 

The post Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së jep vendimin për drejtoreshën e Prodës

By: Brisi
5 February 2026 at 10:23

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për dosjen penale të AKSHI-t. SPAK i sekuestroi Gjanës 8 telefonë celular, si edhe pajisje elektronike që i përkisnin bashkëshortit […]

The post Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së jep vendimin për drejtoreshën e Prodës appeared first on BoldNews.al.

Dosja “AKSHI” në Apel/ Drejtueses së policisë, Ervina Gjana i kthehen telefonat e sekuestruar të fëmijëve

5 February 2026 at 11:02

Apeli i GJKKO pranon pjesërisht ankimin e drejtueses së lartë të policisë së shtetit Ervina Gjana, drejtoreshe hetimit të krimeve kibernetike.

Ervina Gjanës u sekuestrua celulari dhe disa pajisje elektronike gjatë aksionit te SPAK për abuzimet tek AKSHI.

Gjatë aksionit iu sekuestrua celulari dhe bashkëshortit të saj i cili sipas hetimeve të SPAK rezulton lidhje e ngushtë shoqërore e biznesmenit në kërkim Ergys Agasi. Gjana kërkonte kthimin e sendeve pasi pretendon se janë sekuestruar në mënyrë te e paligjshme.

Megjithëse Apeli i GJKKO thotë se ka pranuar pjesërisht ankimin duke ndryshuar vendimin e shkallës së parë, apeli i GJKKO thotë se nuk mund të japë më shume informacion për shkak të sekretit hetimor.

Ervina Gjanës iu sekuestruan 8 celularë dhe një laptop, por i janë kthyer vetëm telefonat e fëmijëve.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

/abcnews.al/

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Ilir Metën

By: Brisi
30 January 2026 at 13:08

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Meta kishte paraqitur ankimim dhe kërkonte shuarjen e masës së sigurimit të vendosur nga shkalla e parë, por pas vlerësimit të argumenteve të palëve, Apeli ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, […]

The post Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO lë në shërbim prove pesë ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës

29 January 2026 at 12:59

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dënoi tre ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim, në lidhje me dosjen “5D”.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), pas ankimimeve të të pandehurve, Eglantina Zere, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulato vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 17 qershor 2025.

Apeli i GjKKO ndryshoi vendimin e GjKKO-së për Eglantina Zere, ish-drejtuese e autoritetit kontraktor “Tirana Parking”. Eglantina Zere u dënua me shërbim prove për dymbëdhjetë muaj për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Zeres gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Gjithashtu Apeli GJKKO ndryshoi edhe vendimin për Rivjola Baxhan, Enkelejda Qytan, Bruno Koçin dhe Kristo Zhulaton, anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), të cilët u lanë në shërbim prove për dymbëdhjetë muaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Atyre u hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Pesë ish-zyrtarët ishin dënuar me 6 muaj burgim.

/m.q/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në shërbim prove pesë ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

By: V K
29 January 2026 at 11:52

Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, përkatësisht për Eglantina Zere, Enkeljeda Qyta, Bruna Koçi, Ridvoja Baxha si edhe Kristo Zhulati, të cilë akuzoheshin për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Për Eglantina Zere, është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Rivjola Baxhau, vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë.

Ndërsa për shtetasen Enkelejda Qyta, gjithashtu u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Bruno Koçin, urdhërohet t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës

Dhe në fund edhe për Kristo Zhulatin, u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë hetimeve, theksojmë se SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish ndaj këtyre ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

3.Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

7.Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

8.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

9.Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. _____

10.Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

11.Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

12.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provë

2.Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.

2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026

 

The post Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

27 January 2026 at 12:32

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, la në fuqi vendimin e GJKKO të marrë në prill të vitit të kaluar, për konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Vendimi u mor sot nga apeli i GJKKO me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), të cilët lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskimin e “pasurisë të paluajtshme (apartament), me sipërfaqe 60 m2 dhe kalimin e saj në favor të shtetit, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

GJKKO ka dënuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja me 6 muaj burg për fshehje e deklarim të rremë të pasurisë dhe konvertimin e masës me shërbim prove.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

/m.q/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për Belinda Ballukun

By: Brisi
18 December 2025 at 15:43

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën e sotme. Sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me masën ndaluese që lidhet me pezullimin nga funksionet zyrtare, Apeli i GJKKO ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike […]

The post LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

By: armand
4 December 2025 at 15:27

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Blendi Teta dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht të 2019. Blendi Teta, u arrestua në vitin 2019 për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e […]

The post Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën

By: Brisi
14 November 2025 at 09:52

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës. Meta kishte paraqitur ankimim dhe kërkonte shuarjen e masës së sigurimit të vendosur më herët ndaj tij, por pas vlerësimit të argumenteve të […]

The post Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta kërkoi lirimin, Apeli i GJKKO shtyn seancën, avokati kërkoi përjashtim të gjyqtares

By: V K
11 November 2025 at 11:09

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja.

Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani, ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, ç`ka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm.

Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.

The post Ilir Meta kërkoi lirimin, Apeli i GJKKO shtyn seancën, avokati kërkoi përjashtim të gjyqtares appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Klevis Lleshit, Apeli i GJKKO lë në burg Sabah Nuzi

By: V K
21 October 2025 at 11:15

Apeli i Posaçëm, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit.

Si nisi hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Agim Hoxha, u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin.

Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike, shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër.

Autoritetet britanike, vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve, pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të.

Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

Lleshi është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë, për të shlyer 28 vitet e mbetura.

Por, ndërkohë që Lleshi kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë.

Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz.

Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Në 5 gusht të vitit 2020, është parë për herë të fundit Klevis Lleshi i gjallë. Atë mesditë, Lleshi ka humbur kontaktet me çdo njeri dhe trupi i tij, është gjketur vetëm 2 vite më vonë i groposur.

Goditja e fundit e fisit Hoxha ndaj fisit Lleshi, ishte në dhjetor të vitit 2023. Kjo pasi në burgun e Peqinit ku ndodhej Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg, arritën që ta vrasin./

The post Vrasja e Klevis Lleshit, Apeli i GJKKO lë në burg Sabah Nuzi appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”/ Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu kryerjen e profesionit

By: V K
29 September 2025 at 11:14

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të ndalojë përkohësisht ushtrimin e profesionit të avokatit për Besart Logun, i cili ndodhet nën hetim për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Në një vendim të shpallur sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, Apeli ndryshoi masën e mëparshme të sigurisë të dhënë nga shkalla e parë, duke zbatuar nenin 243 të Kodit të Procedurës Penale.

Masa e re ndaluese i ndalon Logut të ushtrojë aktivitetin si avokat, në pritje të përfundimit të hetimeve.

“Urdhërohet ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të profesionit të avokatisë për shtetasin B.L”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës, e cila ka urdhëruar gjithashtu njoftimin zyrtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për këtë masë.

Aktualisht, Besart Logu ndodhet në “arrest shtëpie”, por ndalimi i përkohshëm nga ushtrimi i profesionit pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e tij ligjor dhe në përfaqësimin e klientëve.

The post Akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”/ Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu kryerjen e profesionit appeared first on Albeu.com.

SPAK e mori të pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro/ Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

By: V K
28 July 2025 at 13:40

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e sigurisë për kreun e pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese.

Çështja ndaj Jonaid Myzyrit, lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike, më konkretisht për tenderin 2.3 mln euro të mirëmbajtjes së rrugës Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km, ku sipas hetimeve ka rezultuar se pas ndërhyrjes së tij tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë, bashkimt të operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”.

Akuzat e SPAK

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur Jonaid Myzyrin, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.3 milionë euro. Sipas SPAK, tenderi dyshohet se është manipuluar në mënyrë që t’i favorizonte subjekte të caktuara, duke sjellë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit. Hetimi ka zbuluar se gjatë procesit të prokurimit janë shkelur disa nga kriteret bazë të ligjit për prokurimin publik, ndërsa dokumentacioni shoqërues i tenderit përmbante të dhëna të falsifikuara ose të manipuluara. Myzyri, në cilësinë e tij si zyrtar përgjegjës, akuzohet për shpërdorim detyre dhe bashkëpunim në paracaktimin e fituesit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se kompania fituese kishte lidhje të afërta me funksionarë publikë, dhe se çmimi final ishte ndjeshëm më i lartë se vlera reale e tregut për shërbimin e ofruar. Ky rast është një tjetër sinjal për përforcimin e hetimeve të SPAK ndaj abuzimeve me fondet publike, veçanërisht në sektorin e prokurimeve, që prej kohësh mbetet ndër zonat më të prekura nga korrupsioni institucional në vend.

Myzyri ndërhyri për t’i dhënë tenderin “AEK Munella – Drini‑1”

Fituesi i tenderit prej rreth 2.3 milionë euro është bashkimi i operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”. Kjo sipërmarrje u shpall fituese për mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Rrëshen–Shpal–Ura e Repsit” nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në korrik 2020.

Dyshohet se Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) i drejtuar nga Jonaid Myzyri ndërhyri duke favorizuar këtë bashkim operatorësh, edhe pse operator të tjerë, si “Alb Shpresa, Mela & Xhast” dhe kompania “Jubica”, kishin ofertuar çmime më të ulëta dhe kishin pikë më të larta sipas autoritetit kontraktor.

Ndër komisionuesit e përfshirë janë 11 persona, përfshirë Myzyrin dhe disa vartës të tij, të akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “shpërdorim detyre” dhe falsifikim dokumentacioni. Dëmi ekonomik i konstatuar nga SPAK është rreth 500 mijë euro, që përkthehet në afër 47 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

The post SPAK e mori të pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro/ Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

By: V K
23 July 2025 at 12:56

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv ndaj një zyrtari publik.

Sipas vendimit, Laho është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fillimisht, i dënuar me 3 vite burg, përfitimi nga gjykimi i shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 2 vitesh.

Hetimet zbuluan se Aleksandër Laho, i kishte dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekësh, me premtimin për edhe 300 mijë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me përvetësimin e paligjshëm të rreth 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho nuk është emër i panjohur për autoritetet: ai u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve për këtë rast, u sekuestrua një video ku ai shfaqej në bisedë me zyrtarë të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin korruptiv.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

By: V K
22 July 2025 at 13:34

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

By: Elva
17 July 2025 at 09:15

Sot në Apelin e Posaçëm mbahet seanca për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024. Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e […]

The post Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës appeared first on BoldNews.al.

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: V K
2 July 2025 at 13:51

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.

“Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. Pajtime Fetahu, mbi kohëzgjatjen e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.

Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.

Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

The post Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit

By: Besnik
18 June 2025 at 13:26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për shkak të mungesës së Adrian Bulkut, njërit nga të pandehurit e çështjes.

Bulku njoftoi gjykatën se nuk mund të marrë pjesë sot në seancë dhe kërkoi caktimin e një date të re, duke shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet në datën për më 1 korrik në orën 10:30.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vijon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa në shkallën e parë të gjykimit është shpallur fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit appeared first on Euronews Albania.

Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar

By: V K
18 June 2025 at 12:43

Apeli i GJKKO, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu, Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Organi i akuzës provoi se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.

Në shkallën e parë, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku Tushe u dënua me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit, por gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit duke e vendosur në dy vite shërbim prove.

Fatos Tushe, u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

The post Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar appeared first on Albeu.com.

❌
❌