Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

23 December 2025 at 12:48

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Në një takim me sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm, ku u diskutua mbi Paqen Fiskale, Rama u shpreh se “Çfarë mbështetje kërkoni akoma kur deklaroni punonjës me 50 mijë lekë. E dimë shumë mirë se nuk ekziston punonjës me 50 mijë lekë, me pagë minimale në ndërtim, jo në Tiranë por askund. Nuk të vjen njeri me 50 mijë lekë të të shtrojë një pllakë jo më të marri rrogë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se sektori i ndërtimit vijon ende të deklarojë paga minimale.

“Nuk keni faj ju, na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa viteve që ka vendosur që ne nuk mund t’ju vendosim tavan dhe ju luani. Por bëjini deklarimet dhe jo vetëm paguajini njerëzit, por i deklaroni me ato paga”, iu drejtua Rama ndërtuesve.

Sipas tij, sektori i ndërtimit është sektori me më shumë fitim në Shqipëri dhe sektori ku shfrytëzohen punonjësit më shumë se në çdo sektor tjetër.

“Tani keni filluar ta kuptoni, pak si vonë, se nuk luhet me punonjësit sepse nuk gjen punonjës. Tani që mos t’ju ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë dhe paguani punonjësit me 2000 euro apo 2500 euro rrogë”, tha Rama.

/a.f/

 

The post Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Çdo vendim për taksën e infrastrukturës do të lidhet me performancën e kompanive

23 December 2025 at 12:45

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ende nuk është marrë një vendim lidhur me kërkesën e ndërtuesve për pagesën e taksës së infrastrukturës.

Në një takim me sipërmarrës ku u diskutua Paqja Fiskale, Rama iu përgjigj interesimit të një sipërmarrësi i cili kërkoi që taksa e infrastrukturës të paguhet me këste.

Rama tha se kjo gjë po diskutohet, por në çdo rast do të jetë e lidhur me performancën e kompanive.

“Pagesa e taksës së infrastrukturës po diskutohet. Nuk kemi marrë ende një vendim, por në të gjitha rastet duhet të jetë e lidhur përsëri edhe kjo me performancën e kompanive. Në të kundërt ne nuk mund të marrim dot përsipër aventura që të lejojmë këstet dhe të gjendemi pastaj përballë kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart dhe thonë nuk paguajmë dot”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria nuk mund ta marrë përsipër këtë risk.

“Lidhur me pagesën e taksës me këste, kjo është një gjë që po e diskutojmë, por për momentin nuk kemi asnjë ndryshim”, shtoi Rama.

/a.f/

 

The post Rama: Çdo vendim për taksën e infrastrukturës do të lidhet me performancën e kompanive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nuk ka paqe me ndërtuesit për standardet, respektoni lejet e ndërtimit

23 December 2025 at 12:30

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot te problematikat e ndeshura në sektorin e ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë paqe me ndërtuesit për standardet në zbatimin e projekteve.

Në një takim me sipërmarrës mbi Paqen Fiskale, Rama kërkoi që sektori i ndërtimit të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë.

“Paqe me ndërtuesit nuk ka. Ka Paqe Fiskale për të gjithë, por paqe për standardet me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba-këmbës mua edhe gjithë çfarë janë që varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni letra çfarë të doni, vazhdoni bëjini, por po u kapët nuk j’ua ka fajin njeri. Paqe me ndërtuesit nuk ka dhe nuk ka për të pasur pikërisht se është sektori kryesor dhe duhet të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë”, tha Rama.

Rama paralajmëroi po ashtu ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit që do të hyjnë në listën e zezë , duke mos përfituar më leje ndërtimi për shumë vite.

“Fatkeqësisht vetëdijësimi i ndërtuesve për ligjin dhe për përgjegjësinë e tyre shumë të madhe në raport me shoqërinë dhe vendin është ende në shkallë shumë të ulët. Standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen si dëme kolaterale vazhdojnë të jenë prezente”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se blloku i ri i masave ligjore lidhur me ndërtimin do të ndihmojë për të rritur cilësinë në ndërtim.

/a.f/

 

The post Rama: Nuk ka paqe me ndërtuesit për standardet, respektoni lejet e ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi

By: Ela
23 December 2025 at 12:52

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat. Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje. […]

The post ”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi appeared first on BoldNews.al.

Rama reagon për “Paqen fiskale”, injoron kritikat nga ndërkombëtarët

By: Ela
23 December 2025 at 12:38

Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë publikisht gjatë një takimi me komunitetin e biznesit, paketën e diskutuar gjerësisht kohët e fundit të Paqes Fiskale. Duke injoruar kritikat e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe delegacionit të BE në Tiranë, Rama shprehet se qëllimi i paketës është krijimi i një mjedisi më të qartë […]

The post Rama reagon për “Paqen fiskale”, injoron kritikat nga ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI)

By: Ela
23 December 2025 at 12:03

Pas zbulimit të skandalit për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Mirlinda Karçanaj i ka deleguar kompetencat e saj si drejtuese e AKSHI-t tek Romina Kostani. “Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi […]

The post Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

A është ky fillimi i fundit për iPhone? Përdoruesit ankohen se telefonat e Apple po ‘bëjnë gabime

By: Ela
23 December 2025 at 11:57

Nëse ju duket sikur iPhone-i juaj po funksionon më keq se kurrë më parë, nuk jeni të vetëm. Përdorues të zemëruar të Apple kanë vërshuar rrjetet sociale me ankesa, duke thënë se telefonat e tyre të shtrenjtë janë të mbushur me probleme teknike. Teksa pakënaqësia ndaj gjigantit teknologjik rritet, disa fansa kanë deklaruar hapur se […]

The post A është ky fillimi i fundit për iPhone? Përdoruesit ankohen se telefonat e Apple po ‘bëjnë gabime appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në SPAK ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi: Më kanë bllokuar makinën

By: Ela
23 December 2025 at 11:39

Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në SPAK. Shkëmbi deklaroi për mediat para Prokurorisë së Posacme: “Kërkova një makinë në emrin tim, e ka bllokuar SPAK.” Detajet për arsyet e paraqitjes së tij dhe hetimet e mundshme nuk janë bërë të ditura, ndërsa Shkëmbi u shpreh i […]

The post Paraqitet në SPAK ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi: Më kanë bllokuar makinën appeared first on BoldNews.al.

Aksident fatal në Tepelenë–Memaliaj, shoferi arrestohet

By: melisa
23 December 2025 at 12:33

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Tepelenë–Memaliaj”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, pas përfundimit të veprimeve procedurale…

Source

Kreta shndërrohet në pikë kyçe të emigracionit në Mesdheun Lindor

By: melisa
23 December 2025 at 11:50

Fluksi i emigrantëve drejt ishullit të Kretës vijon pa u ndalur, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi autoritetet greke dhe strukturat e pritjes. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, Roja Bregdetare Greke ka kryer dy operacione të reja shpëtimi, pas lokalizimit të dy gomoneve me gjithsej 61 emigrantë në det të hapur, në jug të ishullit të Gavdos. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forcat e…

Source

Ku është varrosur Babagjyshi?

23 December 2025 at 12:15

Vetëm 20 minuta në jug të qytetit Kilkenny, në Irlandë, ndodhet një fshat mesjetar i braktisur që, sipas legjendës, fsheh një histori misterioze të lidhur me Krishtlindjet.

Mes kullotave të gjelbra dhe varreve që datojnë që nga shekulli XIII, rrënojat e Kishës së Shën Nikollës ngrihen mbi pronën e familjes Maeve dhe Joe O’Connell. Sipas gojëdhënave vendase, mes atyre që prehen aty ndodhet edhe Shën Nikolla i Mirës, shenjti që njihet si frymëzimi i Santa Claus-it.

Familja O’Connell është sot pronarja e vetme e Jerpoint Park, një qytet mesjetar i braktisur i shekullit XII, që shtrihet në rreth 120 hektarë tokë dhe ndodhet 20 kilometra në jug të Kilkenny-t. Vendbanimi, i njohur dikur si Newtown Jerpoint, mendohet të jetë themeluar nga normanët rreth vitit 1160. Dokumentet e trashëgimisë kulturore tregojnë se qyteti lulëzoi deri në shekullin XV, me shtëpi, treg, rrugë, ura, mullinj dhe një sistem të avancuar menaxhimi uji. Megjithatë, në shekullin XVII, banorët e tij u zhdukën, me shumë gjasë për shkak të sulmeve të dhunshme dhe murtajës.

Se si vendi i supozuar i prehjes së Shën Nikollës përfundoi në këtë qytet të braktisur mbetet ende një mister. Megjithatë, familja O’Connell dhe banorë të zonës besojnë se legjenda ka rrënjë të vërteta historike.

Sipas Maeve O’Connell, gojëdhënat thonë se relikja e Shën Nikollës ka qenë gjithmonë aty. Në varrezën e kishës ndodhet një figurë guri e gdhendur, ku paraqitet një burrë me duart e bashkuara në një gjest bamirësie, simbolikë që lidhet drejtpërdrejt me natyrën dhuruese të shenjtorit.

Edhe pse Santa Claus jeton sot si një figurë simbolike në imagjinatën e fëmijëve, personi që qëndron pas kësaj legjende ishte Shën Nikolla i Mirës, një figurë historike reale. I lindur në qytetin antik Patara, ai ia kushtoi jetën ndihmës për të varfrit dhe u bë peshkop i Mirës, në territorin e Turqisë së sotme. Ai mori pjesë në Këshillin e Nikesë në vitin 325, ndërroi jetë më 6 dhjetor të vitit 343 dhe u varros në Mirë. Megjithatë, vendndodhja e trupit të tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Disa studiues besojnë se varri i tij ndodhet ende në Turqi, të tjerë pretendojnë se eshtrat u zhvendosën në Bari të Italisë, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se relike të trupit të tij u shpërndanë në vende të ndryshme të botës.

Në relievin e varrezës së Jerpoint Park shfaqen edhe dy figura kalorësish, të cilët sipas legjendës transportuan trupin e shenjtorit nga Lindja drejt Evropës. Gjatë këtij udhëtimi, një relike thuhet se përfundoi në Irlandë dhe u varros në Newtown Jerpoint.

Sot, Jerpoint Park është një fermë funksionale dhe një zonë ende e paprekur nga gërmimet arkeologjike. Sipas historianit Nathan Mannion, vendndodhja e varrit është zhvendosur në vitin 1839, çka e bën edhe më të vështirë verifikimin e asaj që ndodhet realisht nën gurin e gdhendur.

Megjithatë, familja O’Connell nuk ka ndërmend të hapë varrin. Ata besojnë se relikja e shenjtorit ndodhet aty, duke argumentuar se një monument i tillë nuk do të ishte ndërtuar pa një arsye të fortë.

Sipas Mannion, pa prova shkencore, është e pamundur të thuhet me siguri se çfarë ndodhet në varr, por kjo nuk e zbeh vlerën e legjendës. Çdo vit, rreth 10 mijë turistë vizitojnë Jerpoint Park, të tërhequr nga historia e Shën Nikollës.

Edhe pse parku nuk është një destinacion tipik i Krishtlindjes, vizitat private janë të mundshme me rezervim. Për familjen O’Connell, Krishtlindjet janë një festë e qetë familjare, ndërsa 6 dhjetori, dita e Shën Nikollës, shënohet me një mbledhje të thjeshtë dhe biskota tradicionale.

“E dua Krishtlindjen,” thotë Maeve. “Ka diçka vërtet magjike në të.”/BBC

The post Ku është varrosur Babagjyshi? appeared first on Gazeta Si.

Kurti: Rindërtimi i xhamisë së Ibrit në mandatin e ardhshëm

23 December 2025 at 12:31


Kryeminstri në detyrë Albin Kurti u mirëprit në odën e hoxhë Osman Musliut.

Mes bisedash të ndryshme, hoxhë Osmani i tha Kurtit se zotimi për rindërtimin e xhamisë së Ibrit e gëzoi shumë, sepse kjo xhami përveç rolit fetar, ka edhe rol kombëtar.

Ndërsa Kurti u zotua se nuk do të lëshojnë pe në mandatin e ardhshëm përveç sigurisë e begatisë, edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. /Telegrafi/


Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq

23 December 2025 at 11:40


Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, më datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

"Rasti I, më datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie, një karabinë, një armë të llojit AK-47, 240 fishekë, një palë dylbi".

Tutje në njoftim thuhet se si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe: një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake, një fotroll për revole.

Po ashtu në njoftim thuhet se lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa në rastin e dytë më datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim". /Telegrafi/


Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking

23 December 2025 at 09:38

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Liqeni i Shkodrës, i konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, vijon të zgjojë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj.

Për të pasionuarit e sporteve ujore, hiking, por edhe për vëzhgimin e shpendëve, ky liqen ofron kushtet e duhura për të provuar një eksperiencë të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e këtij liqeni këtë fund dhjetori, të mbushur me kajakë, kanoe e mjete pedaluese ujore, ndërsa vizitorët shijojnë një ditë ndryshe.

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Ai është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra, ndërsa në skajin juglindor të tij shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

/m.m/a.f/

The post Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës

By: Ela
23 December 2025 at 09:48

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, […]

The post Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Të ka kapur menopauza”, Fjolla Morina përplaset me Bia Khalifën: Tru peshk

By: Ela
23 December 2025 at 09:39

Dita e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës. Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të […]

The post “Të ka kapur menopauza”, Fjolla Morina përplaset me Bia Khalifën: Tru peshk appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë

By: Ela
23 December 2025 at 09:00

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e të hënës para Kryeministrisë. Që pas përfundimit të protestës së PD, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund të protestës u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua […]

The post Protesta e PD/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e vokalistit të grupit “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

By: Ela
23 December 2025 at 08:31

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për mediat se ata janë njoftuar për një person të pajetë rreth pres 15:00 […]

The post Vdekja e vokalistit të grupit “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit appeared first on BoldNews.al.

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit

23 December 2025 at 10:06
Nga Ornela Çuçi

Meqë politika shqiptare ka hyrë zyrtarisht në fazën e paraburgimit, arrest-shtëpisë, detyrim-paraqitjes dhe monitorimit 24/7, ndoshta është koha ta bëjmë më në fund transparente, andaj propozoj:
SUPER BIG BROTHER, një reality show politik, pa skenar. Skenarin e kanë konsumuar pjesëmarrësit prej vitesh.
Koncepti:
Një shtëpi e vetme.
Kamera 24 orë.
Banorë që, për herë të parë, nuk flasin për popullin,
por jetojnë si populli, me rregulla, me orare, pa shofer, pa imunitet, pa “një telefon që ta marrin gjithë dynjanë në qafë”.
Zë do të ketë boll. Sepse aty ku pushteti rrëshqet,
fjalët shtohen. Justifikimet gjithashtu.
Pse do të ishte më i suksesshëm se çdo fenomen televiziv? Përfshirë këtu Luisin.
Sepse këta janë personazhe që publiku i njeh prej 30 vitesh, jo të panjohur VIP që hyjnë për famë apo se janë pabuksa thjesht.
Sepse nuk janë aktorë, janë produkte reale të pushtetit, dhe e luajnë veten pa nevojë për regji. E aktorë më të mirë nuk ke ku gjen.
Sepse publiku nuk ka më nevojë për dramë dashurie,
por për dramë drejtësie. Gati është të shqyeje në çdo kohë.
Dhe sepse ky format nuk ka nominime nga banorët,
por nga realiteti ligjor, me sa duket I vetmi deri tani që nuk negocion.
Dhe sepse ata kanë ende shumë për të dhëne.
Rubrikat kryesore
• Dhoma e Rrëfimit → ku flitet pafund, por nuk pranohet asgjë
• Sfida e Javës → të jetosh pa u justifikuar
• Prime Time → justifikime live
• Eliminimi → jo me SMS, por me dosje
Një Big Brother pa fitues. Fituesit i kemi parë tashmë.
Mesazhi publik: Ky nuk është show argëtimi. Është edukim qytetar.
Suksesi i garantuar
Shqiptarët e kanë ndjekur politikën si serial tragjik për dekada. Me role të njëjta, dialogë të njëjtë, dhe fund që nuk vinte kurrë.
Tani është koha ta shohin pa montazh.
Sepse kur drejtimi i një vendi shndërrohet pa asnjë turp në format televiziv, problemi nuk është më as paraburgimi, as kamerat. Problemi është se kjo na duket krejt normale.
Dhe ky është ndoshta dënimi më i madh, jo për ata brenda shtëpisë, por për ne jashtë saj, që jemi mësuar ta quajmë këtë realitet.

Sulme ruse ndaj Kievit, Polonia ngre avionë për mbrojtjen e hapësirës ajrore

By: melisa
23 December 2025 at 10:11

Rusia ka kryer herët në mëngjes një sulm të ri ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Sulmet kanë shtyrë Poloninë, anëtare e NATO-s dhe vend fqinj me Ukrainën, të ngrejë avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, vetëm dy ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara…

Source

❌
❌