Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Agjencia Telegrafike Shqiptare

Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e mbrojtjes civile në Shqipëri

10 February 2026 at 16:54

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ UNDP Albania dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e mbrojtjes në Shqipëri, që formalizon dhe thellon bashkëpunimin e tyre.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u shpreh se “kjo marrëveshje synon ndërtimin e një sistemi më të fortë, më të koordinuar dhe më të gatshëm për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive, duke u mbështetur në asistencë teknike, projekte të përbashkëta dhe harmonizim me standardet e Bashkimit Evropian”.

Sipas Çakos, “memorandumi kontribuon gjithashtu në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe operacionale në nivel qendror dhe lokal, si dhe në avancimin e reformave kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”.

/e.i/a.f/

The post Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e mbrojtjes civile në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dobi: Nevojiten zgjidhje praktike për forcimin e drejtësisë klimatike

10 February 2026 at 16:53

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi mori pjesë sot në tryezën kombëtare për Konvergjencën mbi Drejtësinë Klimatike dhe Mjedisore (CEJ), që mblodhi së bashku drejtues të organeve publike, ekspertë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga fushat e drejtësisë dhe mjedisit, me synimin për të forcuar qasjen në drejtësinë klimatike dhe mjedisore.

Bazuar në gjetjet e Raportit Kombëtar të Vlerësimit të CEJ, Dobi theksoi se “ky aktivitet trajtoi prioritetet strategjike dhe propozoi zgjidhje praktike, të bazuara në metodologjitë e raportit të njohur të Inspektoratit Francez, Une Justice pour l’Environnement”.

Sipas Dobit, Ministria e Drejtësisë është kontributor kyç në formësimin e një politike të drejtësisë mjedisore që siguron një ambient të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për brezat e sotëm e të ardhshëm.

/m.q/r.e/a.f/

The post Dobi: Nevojiten zgjidhje praktike për forcimin e drejtësisë klimatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

10 February 2026 at 16:51

PRISHTINË, 10 shkurt /ATSh/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku janë pritur nga kryetari Faton Peci.

Takimi shërbeu për të prezantuar projekte madhore shëndetësore dhe për të diskutuar mundësi investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore në rajon.

Presidentja Osmani tha se projektet e propozuara do të ndryshojnë historinë e Mitrovicës.

“Unë i kam prezantuar disa projekte konkrete, me shpresën që Emiratet e Bashkuara Arabe do të na mbështesin. Siç e dini, Spitali i Fëmijëve ka qenë donacion nga Emiratet, tani e kemi edhe donacionin e dytë, Spitalin e Gjinekologjisë, i cili do të ndërtohet nga fillimi. Deri pak më herët ishim në QKUK, ku e pamë edhe lokacionin ku do të ndërtohet, dhe tani erdhëm në Mitrovicë, ku kemi prezantuar bashkërisht me ministrin e Shëndetësisë dhe kryetarin e komunës një projekt madhor, i cili besoj se do ta ndryshojë historinë e këtij qyteti dhe do të ketë impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm në shëndetin e qytetarëve, por edhe më gjerë, me shpresën që do ta arrijmë një pajtim që Emiratet e Bashkuara Arabe të na mbështesin në atë drejtim. Dua ta falënderoj edhe njëherë presidentin e Emirateve, i cili menjëherë pas takimit tonë ka dërguar delegacionin e nivelit të lartë, ministrat dhe udhëheqësin e investimeve strategjike në kabinetin e tij, në mënyrë që të dakordohemi për hapa të mëtejmë”, tha Osmani.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, theksoi se projekti nuk ka ndikim vetëm lokal. Ai tha se do të jetë njëri prej projekteve që do ta ndryshojë qasjen dhe kualitetin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Jo vetëm si komunë, por projekti, i cili është negociuar nga presidentja dhe që bëhet në koordinim edhe me Ministrin e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e vendeve mike, në këtë rast sikurse janë Emiratet e Bashkuara Arabe, jo që e ndryshon gjendjen ekonomike në Mitrovicë dhe shërbimet shëndetësore, por do të jetë njëri prej projekteve që do ta ndryshojë krejt qasjen dhe kualitetin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duke pasur impakt të jashtëzakonshëm edhe në aspektin ekonomik për Mitrovicën, por jo vetëm për Mitrovicën. Ideja dhe projeksioni që ne i kemi diskutuar sot dhe që presidentja i ka diskutuar gjatë vizitës, e ndryshojnë nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe e ndryshojnë tërësisht nivelin e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të Mitrovicës”,  deklaroi Peci

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi punën e vazhdueshme për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore në vend.

“Jemi para një projekti gjigant, siç tha presidentja dhe kryetari Fatoni, është spitali në Mitrovicë, i cili, përveç që do të jetë një nga spitalet më moderne, me infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore, do të ofrojë shërbime për të gjithë rajonin, duke përfshirë Mitrovicën Jugore, Mitrovicën Veriore, por edhe pjesët e tjera si Vushtrria, Skenderaj dhe më gjerë. Ne kemi bërë një analizë dhe, përkundër të gjitha investimeve që mund t’i bëjmë në QKUK, prapë fluksi i pacientëve do të jetë shumë i lartë, sepse një pjesë e madhe e pacientëve nuk i marrin shërbimet në spitalet rajonale. Tashmë kemi filluar në Prizren, Pejë dhe Gjakovë me disa investime, dhe do të vazhdojmë në çdo spital tjetër rajonal, në mënyrë që secili qytetar në këto qytete të marrë shërbime sa më afër dhe sa më cilësore, dhe të mos krijohen tollovitë e zakonshme siç janë në QKUK. Përveç kësaj, jemi duke e studiuar dhe jemi në përfundim të analizës për ndërtimin e edhe pesë poliklinikave specialistike në regjione”, tha Vitia.

Vizita e presidentes Vjosa Osmani, ministrit Arben Vitia dhe delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Mitrovicën e Jugut nënvizon përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

/KosovaPress/

The post Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD zhvillon sot protestën e tretë kombëtare

10 February 2026 at 16:47

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Partia Demokratike dhe aleatët zhvillojnë sot protestën e tretë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë në orën 17:00. PD kërkon largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar situatën në vend si një nga më kritikët dhe ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një “kryengritje të fuqishme paqësore”.

Në mesazhin e tij, Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Sipas medieve, 1350 efektivë janë në terren.

Që prej orës 23:45 të ditsës së hënë, policia bllokoi lëvizjen dhe nuk u lejoi parkimin  automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 e ditës së sotme e deri në përfundim të tubimit, nuk lejohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

(Vijon…)

/a.f/

The post PD zhvillon sot protestën e tretë kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetime për falsifikim në zgjedhjet në Suharekë, merren ne pyetje 72 të dyshuar

10 February 2026 at 16:46

PRISHTINË, 10 shkurt /ATSh/ Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës po hetojnë falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Suharekë.

Në kuadër të këtij hetimi, u morën në pyetje 72 të dyshuar.19 të dyshuar u ndaluan për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.

/Kosovapress/

The post Hetime për falsifikim në zgjedhjet në Suharekë, merren ne pyetje 72 të dyshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FINLANDË – Hakkanen: Evropa nuk mund ta zëvendësojë ombrellën bërthamore amerikane

10 February 2026 at 16:34

HELSINKI, 10 shkurt /ATSH-AFP/ –  Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen deklaroi sot se nuk është realiste në këtë fazë të mendohet zëvendësimi i ombrellës bërthamore amerikane me një zgjidhje evropiane, megjithëse ai përshëndeti diskutimet që po zhvillohen në nivel evropian për këtë çështje.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të angazhuara në parandalimin bërthamor brenda NATO-s”, theksoi ministri finlandez i Mbrojtjes, Hakkanen.

”Nëse Evropa planifikon të investojë më shumë në parandalimin bërthamor të Francës ose të Britanisë së Madhe, kjo mund të jetë vetëm një gjë pozitive”, shtoi ai.

”Zëvendësimi i SHBA-së nga Evropa nuk është realist në këtë fazë”, deklaroi Hakkanen./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FINLANDË – Hakkanen: Evropa nuk mund ta zëvendësojë ombrellën bërthamore amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

10 February 2026 at 16:33

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me një nga specialistët e fushës së toksikologjisë në vend, duke vënë theksin te nevoja për forcimin e strukturave shëndetësore që lidhen me lëndët e rrezikshme dhe varësinë nga drogat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se u takua me doktor Andrin Tahirin, shef i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUNT.

Takimi u zhvillua pasi Kuvendi miratoi javën e kaluar ndryshime ligjore për lëndët psikotrope, të cilat synojnë rritjen e kontrollit dhe sigurisë.

Ai theksoi se një hap i rëndësishëm është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Helmeve, që do të shërbejë për menaxhimin më efektiv të rasteve të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme.

Një tjetër prioritet, sipas Ballës, mbetet krijimi i një qendre rehabilitimi për personat që vuajnë nga varësia ndaj drogave, me synimin për të ofruar trajtim dhe mbështetje të specializuar.

/m.q/a.f/r.e/

The post Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Publikohen programet orientuese për kualifikimin e mësuesve të sistemit parauniversitar

10 February 2026 at 16:18

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Për mësuesit e arsimit parauniversitar në vend që synojnë përfitimin e titujve “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër” do të nisë një proces kualifikimi për vitin 2026.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se ky proces nis prej muajit shkurt dhe zgjat deri në maj. Kumbaro tha se kjo qasje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në mbështetjen e avancimit në karrierën profesionale të mësuesve, duke synuar rritjen e standardeve në arsimin parauniversitar.

Në mbështetje të këtij cikli, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar programet orientuese për marrjen e shkallëve të kualifikimit, të cilat janë të aksesueshme për të gjithë mësuesit në faqen zyrtare të institucionit.

Sipas Kumbaros, programet synojnë të orientojnë kandidatët mbi përmbajtjen, kompetencat dhe kërkesat që duhet të përmbushen gjatë procesit të kualifikimit.

“Të dashur mësues, ky cikël nuk është me rëndësi vetëm për avancimin në karrierën profesionale, por një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies dhe të ardhmes së arsimit parauniversitar, sepse dijet tuaja formësojnë brezat, andaj përgjegjësia është shumëfish më e madhe”, tha Kumbaro.

Mësuesit inkurajohen të përfshihen në këtë proces, duke e konsideruar atë si një mundësi për përmirësim të vazhdueshëm dhe për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në sistemin arsimor parauniversitar në vend.

/e.i/r.e/a.f/

The post Publikohen programet orientuese për kualifikimin e mësuesve të sistemit parauniversitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Shqipërisë, Vllaznia fiton minimalisht ndaj Bylisit në Ballsh

10 February 2026 at 16:17

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Vllaznia ka mundur Bylisin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/4-at e Kupës së Shqipërisë.

Sfida mes shkodranëve dhe ballshiotëve u vendos nga një gol i Lirim Kastratit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët arritën të fitonin një penallti, por gjyqtari, pasi u konsultua me VAR-in, anuloi 11-metërshin, duke akorduar pozicion jashtë loje në dëm të Bylisit.

Sfida vijoi sërish me sulme nga vendasit, por kuqeblutë, përmes një kundërsulmi, arritën të futeshin në zonën kundërshtare, ku Bismarck u ndalua në mënyrë të parregullt, çka solli një 11-metërsh për mysafirët. Nga pika e bardhë, Lirim Kastrati nuk gaboi, duke shënuar golin që rezultoi edhe i vetmi i takimit.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet më 4 mars, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 15:00.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, sot në fushë zbresin Teuta dhe Egnatia, me dy skuadrat që do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Ndeshjet e kthimit të Kupës do të luhen më datë 4 mars.

Kupa e Shqipërisë – ndeshjet e para: 

/r.e/

The post Kupa e Shqipërisë, Vllaznia fiton minimalisht ndaj Bylisit në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada: Nëse kryen krime në SHBA, viza amerikane mund të anulohet

10 February 2026 at 14:28

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi qytetarët se viza e tyre amerikane mund të anulohet nëse ata arrestohen në SHBA.

Duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit në pjesën konsullore, ambasada shkruan se qytetarët nëse arrestohen për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodhen në Shtetet e Bashkuara, mund t’iu anulohet viza amerikane dhe mund të bëhen të papërshtatshëm për viza në të ardhmen.

“Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

“Një vendim i keq mund të ketë pasoja të përhershme për vizën tuaj. SHBA vlerësojnë ligjin dhe rendin dhe qetësinë publike dhe presim që vizitorët t’i binden ligjeve”, thuhet në postimin e shërbimeve konsullore të DASH.

The post Ambasada: Nëse kryen krime në SHBA, viza amerikane mund të anulohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini i gatshëm për dialog me Macron për të gjetur një zgjidhje paqësore për Ukrainën

10 February 2026 at 14:13

PARIS/MOSKË, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron beson se Evropa duhet të flasë përsëri drejtpërdrejt me udhëheqësin rus Vladimir Putin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.

“Evropa nuk mund t’ia delegojë diskutimet me Rusinë Uashingtonit”, tha Macron në një intervistë.

“Duhet të jetë e mundur të rifillojmë dialogun me Rusinë. Pse? Sepse ditën që do të kemi paqe, kjo paqe do të shqetësojë edhe Evropën”, tha Macron.

“Ne kemi rivendosur kanalet e diskutimit në një nivel teknik”, shtoi ai.

“Një qasje evropiane e mirëorganizuar mbetet e nevojshme. Nuk duhet të ketë shumë bashkëbisedues”, tha Macron kur u pyet nëse do të ishte ai që do të fliste personalisht me Putinin.

Kremlini i gatshëm për dialog me Macron

“Sipas Kremlinit, Rusia është gati të rifillojë dialogun me Francën në nivel presidencial”, tha Macron.

“Ka pasur kontakte, mund ta konfirmojmë këtë, të cilat, nëse është e nevojshme dhe e dëshiruar, do të ndihmojnë në rifillimin e dialogut në nivelin më të lartë mjaft shpejt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

“Ne kemi thënë prej kohësh se është e palogjikshme, kundërproduktive dhe e dëmshme për të gjitha palët të reduktojmë marrëdhëniet tona në zero”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Lidhur me gatishmërinë e Macron për bisedime të drejtpërdrejta midis evropianëve dhe Putinit, Peskov tha: “Kjo na bën përshtypje”.

Putin ka thënë vazhdimisht se nuk ishte Rusia që ndërpreu kontaktet, por shtetet e BE-së.

Këshilltari i politikës së jashtme i Macron, Emmanuel Bonne, vizitoi së fundmi Moskën.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se qasja ishte e koordinuar.

“Kontakti ishte në një nivel teknik. Asgjë tjetër nuk ka ndodhur deri më sot”, tha Peskov. //a.i/

The post RUSI – Kremlini i gatshëm për dialog me Macron për të gjetur një zgjidhje paqësore për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron: BE duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi ose do të rrëzohet

10 February 2026 at 14:12

PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Që kur u botuan raportet e shkruara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka përshpejtuar jashtëzakonisht shumë. Tani ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh. Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të katër erërave, do të na rrëmbenin”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë.

‘’Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi. Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi një fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht”, shtoi ai.

Presidenti francez shpjegon “katër objektivat” e tij për rilançimin e Evropës

  • Thjeshtëzimi dhe përfundimi i tregut të vetëm
  • Diversifikimi i tregtisë dhe heqja e riskut nga varësitë e akumuluara gjatë viteve. Bëhet fjalë për rindërtimin e aftësive evropiane, shpjegon ai, për shembull, promovimin e ndërkombëtarizimit të rolit të euros, futjen, ndër të tjera, të euros dixhitale, ose zhvillimin e monedhave të qëndrueshme të denominuara në euro.
  • Promovimi i preferencës evropiane. Klauzolat mbrojtëse në sektorin e çelikut. Duhet të kemi një fokus evropian në sektorët evropianë, nga automobilat te kimikatet, nga çeliku te mbrojtja.
  • Duhet të investojmë në inovacion. Ne po përqendrohemi në thjeshtim dhe diversifikim.

”Shumë harrojnë preferencën evropiane dhe nevojën për investime evropiane”, përfundoi ai.    /os/

 

The post FRANCË – Macron: BE duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi ose do të rrëzohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimtarët me gjenocidarët

10 February 2026 at 14:07

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vengu thekson në një reagim në rrjetet sociale se revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

“Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara. Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës”, nënvizon Vengu.

Sipas tij, kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. “Në këtë formë, gjykatat ndërkombëtare po delegjitimojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve”, vijon ai.

Ministri Vengu shton se e ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen vetëm mbi drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme – jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët.

The post Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimtarët me gjenocidarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Automjete dhuratë nga Holanda për shërbimet e Policisë Kufitare

10 February 2026 at 14:03

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë e Mbretërisë së Holandës dhuroi automjete në funksion të përmbushjes sa më efikase nga shërbimet e Policisë Kufitare të detyrave komplekse që rrjedhin nga evoluimi i krimeve ndërkombëtare.

Donacioni, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, u dorëzua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë,  Asli Cetinel, dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Transportit dhe Shërbimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin u shpreh se goditja e migracionit të paligjshëm është prioritet i strukturave të Policisë, pasi ky fenomen përbën jo vetëm një ngarkesë për sistemet sociale të shteteve ku është i pranishëm, por edhe një shqetësim real për sigurinë e komunitetit.

Gjithashtu, Muçaj u shpreh se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka qenë jetik për forcimin e kapaciteteve kundër kësaj veprimtarie kriminale. Më tej, gjatë fjalës së tij, ai theksoi se donacioni i sotëm, përveçse forcon kapacitetet e Policisë Kufitare me automjete me elemente sigurie, mbi të gjitha është shprehje e bashkëpunimit dhe besimit reciprok.

Ndërkaq, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë theksoi se migracioni përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës, për luftimin e të cilit kërkohen institucione të forta dhe bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar.

Gjithashtu, Cetinel theksoi se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Holandës përfaqëson një shembull konkret të partneritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në adresimin e migracionit të parregullt dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Më tej, ajo vlerësoi se përmes bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, është arritur përparim domethënës në forcimin e sigurisë dhe menaxhimin e kufijve.

Dy automjetet e dhuruara do të vihen në funksion të punës së Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

The post Automjete dhuratë nga Holanda për shërbimet e Policisë Kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Zbatimi i Kapitullit 27 të negociatave për mjedisin pa kosto të papritura për bizneset

10 February 2026 at 13:57

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian konsiderohet ndër më sfiduesit për të gjitha vendet kandidate, për shkak të volumit të madh të legjislacionit, numrit të lartë të direktivave dhe kostove shumë të mëdha financiare që kërkon zbatimi i standardeve europiane.

Kështu bëri të ditur gjatë konferencës së sotme për shtyp, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj i cili u ndal në mënyrë të detajuar te ky kapitull që mbulon fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

“Flasim për investime që në 15 vitet e ardhshme parashikohen të kërkojnë miliarda euro. Për të ilustruar kompleksitetin e Kapitullit 27, dua të theksoj se ai përfshin 10 nënkapituj kryesor. Ky kapitull ka 75 akte të ndara në 46 direktiva dhe 29 rregullore dhe nëse merren në konsideratë edhe dhe aktet zbatuese të tyre numri i kalon 400 akte. Nga 75 aktet që do të monitorohen, 12 janë të aprovuara nga Komisioni Evropian pas vitit 2021. Pra për vetë BE-në, ky proces ka shumë risi”, u shpreh Jaupaj.

Për këtë arsye, sipas tij, puna për këtë kapitull është kthyer në një proces të përditshëm për Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet e tjera të përfshira.

Jaupaj garantoi se procesi i integrimit europian dhe zbatimi i Kapitullit 27 nuk do të sjellë kosto të papritura për bizneset shqiptare.

Sipas tij, gjatë negociatave me Komisionin Europian, Shqipëria ka kërkuar dhe ka argumentuar nevojën për periudha tranzitore të mjaftueshme, në mënyrë që sektori privat të ketë kohë reale për t’u përshtatur me standardet e reja mjedisore.

“Dua të siguroj bizneset që gjatë negociatave kemi insistuar që të sigurohen periudha tranzitore të mjaftueshme për sektorin privat.  Kjo do të bëjë që bizneset të kenë kohën e nevojshmepër të përshtatur teknologjitë dhe për të mos u penalizuar me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dy vitet e ardhshme janë vite politikbërje dhe pune intensive në hartimin e legjislacionit. Ministria ka vendosur si objektiv përgatitjen mujore të paketave ligjore, të cilat do t’i nënshtrohen konsultimit publik dhe shqyrtimit nga ekspertët teknikë të Komisionit Evropian, për të garantuar përputhjen e plotë me standardet e BE-së”, tha ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.

Sipas Jaupajt, synimi është që tranzicioni drejt standardeve europiane të jetë i drejtë, i përballueshëm dhe i parashikueshëm, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin, shëndetin publik dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

The post Jaupaj: Zbatimi i Kapitullit 27 të negociatave për mjedisin pa kosto të papritura për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron paralajmëron për përplasje të reja me SHBA-në

10 February 2026 at 13:56

PARIS, 10 shkurt /ATSH/- Evropa duhet të përgatitet për përplasje të mëtejshme me SHBA-në dhe ta përdorë “momentin e fundit të Groenlandës” si një thirrje zgjimi për të çuar përpara reformat ekonomike të vonuara prej kohësh dhe për të forcuar fuqinë globale të bllokut, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas “Reuters”.

“Evropa nuk duhet ta ngatërrojë “një qetësi” të tensioneve me Uashingtonin me një ndryshim të qëndrueshëm pavarësisht përfundimit të dukshëm të mosmarrëveshjeve mbi Groenlandën, tregtinë dhe teknologjinë”, shtoi Macron.

“Kur ka një akt të qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos përkulemi ose të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. Mendoj se e kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë. Nuk po funksionon”, tha presidenti francez për “Le Monde” dhe “Financial Times”.

“Administrata Trump është haptas anti-evropiane dhe kërkon shpërbërjen e BE-së”, tha Macron.

“Në muajt e ardhshëm, SHBA-ja do të na sulmojnë për rregullat digjitale”, shtoi ai – duke paralajmëruar për tarifat e mundshme të importit të SHBA-së nga presidenti Donald Trump nëse BE-ja do të përdorë Aktin e Shërbimeve Digjitale, për të kontrolluar kompanitë e teknologjisë.

Udhëheqësi francez gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për huamarrje të përbashkëta të reja, të tilla si euro-obligacionet, duke argumentuar se kjo do t’i lejonte BE-së të investonte në shkallë të gjerë dhe të sfidonte hegjemoninë e dollarit amerikan.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten për një samit ku do të diskutojnë masat për të forcuar ekonominë e BE-së dhe për ta bërë atë më të aftë për t’u përballur me SHBA-në dhe Kinën në skenën globale. //a.i/

The post FRANCË – Macron paralajmëron për përplasje të reja me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pretendimi i Prokurorisë se Thaçi gënjeu ndërkombëtarët për të maskuar situatën, reagon Rama

10 February 2026 at 13:47


TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot lidhur me procesin gjyqësor ndaj katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Rama iu referua deklaratave të prokurorit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë se Thaçi ka gënjyer ndërkombëtarët duke maskuar atë që po ndodhte në realitet.

“Çfarë idioti ndërkombëtar,” u shpreh ai.

Nga ana e saj, Prokuroria e Specializuar në Hagë pretendon se Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke sugjeruar që deklaratat e tyre duhen marrë me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve.

Prokurori theksoi se figura të njohura ndërkombëtare, si James Rubin dhe Wesley Clark, nuk kishin kuptuar plotësisht realitetin e situatës në terren dhe aftësinë e Thaçit për të maskuar veprimet e tij, çka sipas tij ndikoi në perceptimin e tyre për funksionimin e UÇK-së.

“Ata nuk e dinin se ai (Thaçi) mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe për të cilën do të marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre nuk ishin në përputhje me standardet ligjore ndërkomnëtare sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK mund të mos ketë në gjendje të ushtrojë komandën sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, po as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për shumëllojshmërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, u shpreh Prokurori.

Sot është dita e dytë e përmbylljes së deklaratave në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burg për secilin nga të akuzuarit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe veriun e Shqipërisë. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Pas përmbylljes së deklaratave përmbyllëse, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka afat tre muaj për të marrë vendim, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati. /j.p/

The post Pretendimi i Prokurorisë se Thaçi gënjeu ndërkombëtarët për të maskuar situatën, reagon Rama appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Protesta e sotme, kryengritje paqësore

10 February 2026 at 13:46

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit.

Në një konferencë për mediet, Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

Ai ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një ‘kryengritje të fuqishme paqësore,’ e cila ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane dhe perëndimore.

“Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë. Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama. Por zhvillohet edhe pas kartonit të zi, që i nxori mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm ti vërë fjalën një procesi aq jetik, integrimit europian të Shqipërisë”, tha kreu i PD-së.

The post Berisha: Protesta e sotme, kryengritje paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me Abott: Diaspora jonë në Britani, urë lidhëse mes dy vendeve

10 February 2026 at 12:52

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nick Abbott me të cilin, siç u shpreh ai, u bashkënda vlerësimi për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha.

Ky bashkëpunim shtrihet edhe në organizata ndërkombëtare, në fushën e sigurisë si anëtarë të NATO-s por edhe për bashkëpunimin policor.

“Jemi shumë krenarë për integrimin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore, tanimë edhe në jetën politike me shqiptaro-britanikë që kandidojnë për partitë politike britanike”, u shpreh Balla i cili është edhe drejtues politik i PS-së për diasporën.

“Diaspora jonë në Britani mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve”, përfundoi Balla postimin në rrjetet sociale ku solli momente nga takimi me ambasadorin Abott.

The post Balla takim me Abott: Diaspora jonë në Britani, urë lidhëse mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

285 masa për shkelje rrugore gjatë javës

10 February 2026 at 12:43

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njoftoi sot se gjatë kësaj jave janë vendosur 285 masa për shkelësit e Kodit Rrugor, të cilët rrezikuan jetën e përdoruesve të rrugës, shkaktuan kaos në trafik ose penguan lëvizjen.

Si rezultat i pranisë së shtuar në rrugë, edhe për shkak të reshjeve, Policia në bilancin e javës informoi se janë proceduar penalisht 34 shtetas për shkelje të parashikuara në Kodin Penal.

Konkretisht, u ndëshkuan me masa:

-99 drejtues mjetesh, për mosrespektim të radhës së lëvizjes;

-76 shtetasve iu mor mjeti, me mjet ngritës, pasi kishin parkuar gabim ose kishin penguar qarkullimin;

-67 shtetas, për qarkullim me shpejtësi mbi normat;

-43 shtetas, për drejtim të automjetit, në ndikimin e alkoolit.

Sipas Policisë Rrugore, monitorimi vijon, me prezencë të shtuar dhe me pajisje teknologjike bashkëkohore.

Policia Rrugore apelon sërish, për drejtuesit e mjeteve dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë në misionin e përbashkët, garantimin e sigurisë rrugore.

The post 285 masa për shkelje rrugore gjatë javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌