Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çako: 500 milionë lekë shtesë Emergjencave Civile për masa parandaluese ndaj fatkeqësive natyrore

25 November 2025 at 13:46

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, paraqiti sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, projektbuxhetin e vitit 2026.

Çako theksoi buxheti për vitin 2026 përfaqëson instrumentin kryesor financiar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rritjen e mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.

Kreu i AKMC-së bëri të ditur se “me një vlerë totale 5.1 miliardë lekë ky buxhet reflekton rritjen në fondet e pagave dhe sigurimeve dhe zgjeron mbështetjen për bashkitë të cilat do t’i atribuojnë kërkesave të tyre për investime infrastrukturore, blerjen e makinerive në funksion të reagimit emergjent, rehabilitimin e digave si dhe fondet e kompensimit të qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore”.

Konkretisht sipas Çakos “buxheti prej 5.1 miliardë lekë reflekton një shtesë prej 66 milionë lekë për rritjen e fondit të pagave, ndërsa buxheti i dedikuar vetëm për funksionin e Agjencisë është 795.8 milionë lekë në të cilat 611.8 milionë lekë janë shpenzime koherente dhe 184 milionë të tjera investime”.

Çako tha se “fondet e tjera në masën 2.3 miliardë u transferohen njësive të vetëqeverisjeve vendore, ndërsa 2 miliardë lekë përbëjnë financimet e huaja. Pjesa e mbetur është buxheti i rezervave materiale prej 183.3 milionë lekë në drejtorinë e përgjithshme të rezervave të shtetit”.

Kreu i AKMC-së sqaroi se “nëse në krahasim me 2025 fondet e njësive të vetëqeverisjeve vendore 2.1 miliardë lekë ka shkuar në 2.3 miliardë lekë rritje kjo jo vetëm nga shtesa buxhetore, por nga përdorimi i fondit rezervë prej 200 milionë lekësh në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave”.

Për rrjedhojë, sipas tij, fondet rezerve për marrjen e masave parandaluese ndaj fatkeqësive në infrastrukturat e dëmtuara dhe në veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile për vitin 2026, shtohen edhe 500 milionë lekë të cilat janë në kërkesën mbi tavanet e paraqitura nga AMC në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nisur dhe në vlerësim të situatave të kaluar qoftë edhe ditët e fundit gjatë përmbytjeve.

“Fondi prej 2.3 miliardë lekësh në njësitë e qeverisjes vendore detajohet në 1 miliard lekë në formën e transfertës së kushtëzuar. Masat e konsiderueshme e këtyre transfertave është e pakonsumuar. Kemi propozuar që ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe pas marrjes së dakordësisë së njësive të vetëqeverisjve vendore, Ministria e Financave të bëjë një rishpërndarjes së fondeve nga një njësi në tjetër në varësi të nevojave të njësive të vetëqeverisjeve vendore, të përdoret mbi bazën e vlerësimit të riskut”, tha Çako.

Çako shtoi se po kështu “1 miliardë lekë me objekt financimin e projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive, ku 344 milionë lekë janë financuar nga buxheti i shtetit të vitit 2025 dhe vlera tjetër 625 milionë lekë do të financohet nga fondet e 2026”.

Kreu i AKMC-së u shpreh se “duke marrë shkas edhe nga situata emergjente që përjetuam gjatë verës besoj se efektet dhe pasoja do të orientojnë një sërë prioritetesh të reja nga strukturat vendore të cilat përkthehen në lehtësimin rehabilitim dhe dëmshpërblimin e zonave të prekur nga fatkeqësitë”.

Çështje e rëndësishëm, theksoi Çako, “është mungesa e fondeve në dispozicion të Agjencisë, për likuidimin e detyrimeve të prapambetura të krijuara ndër vite ndaj qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, një detyrim i mbartur për AKMC me një vlerë 195 milionë lekë si dhe në bazë të parashikimit ligjore deri në dhjetor të vitit 2019 i është akumuluar AKMC-së, por që është një kërkesë e shtuar në projektbuxhetin afatmesëm, buxhetin 2026-2028 për parashikim për likuidim”.

“Në kuadër të rritjes së kapaciteteve të përmbushjes së detyrimeve funksionale të emergjencave civile janë parashikuar kërkesa shtesë në investime në një total prej 5.1 miliardë lekë, ku fokus mbetet rritja e kapaciteteve të forcave dhe strukturave operacionale si dhe ndërtimi dhe funksionalizmi i 4 qendrave rajonale të emergjencave civile”, tha Çako.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, foto: Andrin Hoxha
1 nga 9

/m.q/j.p/

The post Çako: 500 milionë lekë shtesë Emergjencave Civile për masa parandaluese ndaj fatkeqësive natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje

23 November 2025 at 11:39

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë.

Sipas AKMC-së, nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.

Situata sipas qarqeve:

QARKU VLORË

Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje. Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.

Bashkia Sarandë

Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.

Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.

QARKU FIER

Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.

Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.

QARKU KORÇË

Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.

Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.

Në Pustev situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.

Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.

Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.

QARKU LEZHË

Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.

Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje, por është brenda kuotave normale. Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështetje nga FA.

Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.

Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.

QARKUN DIBËR

Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.

QARKU BERAT

Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.

Ndërkohë në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.

QARKU GJIROKASTËR

Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.

Është bërë i mundur stabilizimi i situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.

Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.

QARKU TIRANË

Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.

QARKU KUKËS

Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situatës në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.

Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.

/e.i/a.f/

The post Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako nga ura e Mifolit: Niveli i lumit Vjosa në pikën e alertit, janë marrë masat e nevojshme

20 November 2025 at 12:19

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, monitoroi sot nga afër situatën e krijuar nga moti i keq, në zonën e urës së Mifolit.

Në një prononcim për mediet, Çako tha se prej 24 orësh po monitorohet situata. Sipas tij, niveli i ujit në lumin Vjosa është në “pikë alerti, 7.1 në matjen meteorologjike, e cila krijon risk të shtuar”.

Çako theksoi se “jemi në varësi të prurjeve që vijnë nga Vjosa nga Tepelena dhe Përmeti. Është monitoruar gjatë gjithë natës”.

“Ka pasur një intensitet të shtuar dhe të lartë Vjosa në kufij me Greqinë, pasi ka pasur reshje shumë intensive dhe në zonën tonë dhe në atë të vendit fqinj. Ka një rënie për momentin në matjet në Përmet dhe Tepelenë. Gjithashtu baseni është i tejmbushur dhe presim të ketë një stabilitet për të mos kaluar jashtë parametrave”, tha ai.

Çako tha se në këto rrethana të gjithë banorët që ekspozohen apo kanë rriskun e shtuar janë njoftuar nga njësitë e pushtetit vendor.

“Janë marrë masat edhe për t’ju ardhur në ndihmë në rast se do të dalë e domosdoshme për t’u evakuuar. Prioritet është jeta e qytetarëve dhe më pas, pasuria, blegtoria apo edhe gjithçka tjetër që lidhet me jetën normale të tyre”, tha Çako.

Çako u shpreh se deri tani nuk ka banesa atë prekura pasi Lumi Vjosa është nën kontroll në zonën e vet.

Kreu AKMC-së shtoi se janë tre banesa që janë të vendosura nën këmbët e Urës së Mifolit, banorët e cë cilës janë larguar.

“Janë marrë masa, parashikimi është se do të ketë reshje në shkallë vendi. Dita e katërt që ne vazhdojmë të monitorojmë reshjet intensive që kanë prekur zonat nga veriu në jug. Ka pasur problematika në Lezhë, në Berat, në Delvinë në zonën e Sarandës e në pjesë të tjera”, tha Çako.

Çako u shpreh se është “investuar në të dyja krahët e Vjosës, ky është edhe faktori që ne jemi në një mundësi monitorimi të shkarkimit të Vjosës dhe nuk kemi akoma probleme”.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në urën e Mifolit jane angazhuar të gjitha strukturat në nivel vendor dhe qendor, në gatishmeri deri në uljen e alertit.

/m.q/

The post Çako nga ura e Mifolit: Niveli i lumit Vjosa në pikën e alertit, janë marrë masat e nevojshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata drejt normalizimit, AKMC raporton ndërhyrjet në qarqe pas reshjeve

19 November 2025 at 09:48

TIRANË, 19 tetor/ATSH/Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.

AKMC njofton se në qarku Lezhë vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
“Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.

Në qarku Durrës situata është drejt normalizimit. “Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë”, lexohet në njoftim.

AKMC po ashtu njofton se në Qarku Kukës të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Lidhur me qarkun e Shkodrës bëhet e ditur se është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë, ndërsa ,mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Përsa i takon qarkut Gjirokastër, aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.
“Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës”, njofton AKMC.

Sipas AKMC, në qarkun Elbasan vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë, në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.

SITUATA ENERGJETIKE

Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji
-në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës
– në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit
– Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës
– Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

/a.f/

The post Situata drejt normalizimit, AKMC raporton ndërhyrjet në qarqe pas reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Evakuohen pesë familje, mungesë energjie dhe rrugë të bllokuara në disa zona

18 November 2025 at 19:10

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa zona, ku strukturat e Emergjencave Civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët.

AKMC informoi se për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej pesë anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, njësia administrative Thumanë.

Në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në katër banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore.

Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura.

Në qarkun e Durrësit vijon puna në terren për eliminimin e pasojave të reshjeve në njësitë Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Në qarkun Dibër situata paraqitet e qetë, përveç mungesës së energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall-Dardhë, Reç, Lurë dhe pjesërisht në Arras e Fushë-Çidhën.
Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në bashkinë Kurbin në qarkun Lezhë vijon puna për normalizimin e situatës në Mamurras dhe fshatrat Gjorëm, Zhejë dhe Fushë Mamurras. Në fshatin Shpërdhe, rruga është dëmtuar nga ujërat e lumit Droje. Puna vijon edhe në segmentin Skuraj-Gallatë-Vinjollë, i cili mbetet i bllokuar për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Vinjollë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

Në qarkun e Kukësit ka rënie inertesh në disa akse rrugore, dhe kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre. Segmenti Vranisht-Fajza (njësia Fajza, bashkia Has) është dëmtuar si pasojë e reshjeve.

Në qarkun Shkodër vijon pastrimi i inerteve në segmentin Gimaj-Bregu i Lumit (njësia Shalë) nga trupat e FA dhe punonjësit bashkiakë. Segmenti Ndërlysë-Breg Lumi mbetet i bllokuar; po punohet për hapjen e tij.

Në qarkun Elbasan nuk ka raportime për problematika, përveç rënies së inerteve në segmentet Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, të cilat po pastrohen nga operatorët e mirëmbajtjes.

Sa i përket situatës energjetike, AKMC njofton se ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në: disa fshatra të njësisë administrative Rubik (Mirditë), fshatrat Torocish, Kukës, Berishë dhe Lekbibaj të Tropojës, njësitë Kurvelesh, Zagori, Luftinjë dhe Dropull i Poshtëm (Qarku Gjirokastër), disa njësi administrative të qarkut Korçë.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

/k.s/r.e/

The post AKMC: Evakuohen pesë familje, mungesë energjie dhe rrugë të bllokuara në disa zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Rreth 60 banesa me prezencë uji në Kurbin

18 November 2025 at 15:45

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se, strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit.

Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.

Në Sukth të qarkut Durrës janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.

Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

Në qarkun Kukës, në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Në qarkun Shkodër nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme.

Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Ndërsa në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

/gj.m/ /a.g/

The post AKMC: Rreth 60 banesa me prezencë uji në Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Reshje intensive gjatë javës, strukturat të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve

16 November 2025 at 21:07

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftuan sot se, sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në disa zona edhe me reshje dëbore.

Ditën e hënë, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta, ndërsa intensiteti pritet të rritet gjatë orëve të pasdites.

Ditën e martë, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin. Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive.

Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare. Të gjitha reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e mërkurë, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e enjte pritet ulje e intensitetit të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Në zonat mbi 400 metra lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në 150–200 mm në Fierzë dhe deri në 300 mm në zonën Koman-Vau i Dejës.

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kërkon nga të gjitha strukturat vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve, të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm dhe të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave emergjente.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

MM bën të ditur se, strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut. Qytetarët e zonave të prekura ftohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

/gj.m/r.e/

The post MM: Reshje intensive gjatë javës, strukturat të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako–Vacel, diskutohet modeli çek i zjarrfikësve vullnetarë

22 September 2025 at 17:56

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, priti sot në një takim, ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Pavel Vacel.

Sipas njoftimit, Çako e falënderoi ambasadorin, për ndihmën e çmuar që Çekia ka dhënë ndër vite në fushën e emergjencave civile.

Kreu i AKMC-së, vlerësoi edhe ndihmën në ndërtimin e shkollës në Lalm pas tërmetit të vitit 2019. Çako po ashtu vlerësoi edhe mbështetjen e Republikës Çeke gjatë situatës së krijuar prej zjarreve në pyje në 2021 dhe 2025, veçanërisht në operacionet me helikopterin “Black Hawk”.

Çako u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se gjatë takimit u diskutua edhe mundësia për të ndjekur modelin çek në krijimin e zjarrfikësve vullnetarë dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore e logjistike të mbrojtjes civile në Shqipëri.

“Ky bashkëpunim është një garanci për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve tona”, tha Çako.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, takim me ambasado...
1 nga 3

/e.i/r.e/a.f/

The post Çako–Vacel, diskutohet modeli çek i zjarrfikësve vullnetarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekipi shqiptar i Emergjencave Civile në stërvitjen e NATO-s në Bullgari

12 September 2025 at 18:42

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ekipi shqiptar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile (AKMC), i përbërë nga 23 profesionistë civilë dhe ushtarakë nga Njësia USAR e Forcave të Armatosura, mori pjesë në stërvitjen komplekse të NATO-s “Menaxhimi  i Emergjencave Bullgari 2025”.

Në këtë stërvitje nga 8-11 shtator në qytetin Montana të Bullgarisë morën pjesë mbi 1 000 efektivë nga 18 vende anëtare dhe partnere të NATO-s.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje u zhvillua edhe “Dita e Vizitorëve VIP”, ku Shqipëria u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile (AKMC), Haki Çako, komandanti i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), gjeneral Bilbil Bitri, si dhe komandanti i Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, kolonel Hajdar Gurra.

Drejtuesit e lartë vizituan ekipin shqiptar pjesëmarrës në stërvitje.

Të kompletuar me pajisje moderne, mjete logjistike dhe kapacitete operacionale, ndër të cilat spikatën Qendra e Lëvizshme Operacionale e AKMC-së dhe ekipi i kërkim-shpëtimit të FA, ata bashkëpunuan me ekipet e vendeve të tjera të NATO-s dhe partnere, duke demonstruar kapacitetet kombëtare për të operuar në të njëjtat standarde për menaxhimin e emergjencave.

Në stërvitjen komplekse të NATO-s “Emergency Management Bulgaria 2025” efektivët nga 18 vende anëtare dhe partnere u ushtruan së bashku për të forcuar aftësinë e tyre për të menaxhuar emergjencat komplekse në një mjedis sfidues sigurie.

/k.s/j.p/r.e/

The post Ekipi shqiptar i Emergjencave Civile në stërvitjen e NATO-s në Bullgari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 6 vatra zjarri të shuara dhe 4 të tjera aktive

25 August 2025 at 20:16

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë-Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Vatrat e izoluara plotësisht raportohen: Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës; Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe; Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës; Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë; Në Lagjen 18, Rajoni Nr. 1, bashkia Korçë; Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.

/e.i//r.e/

The post MM: 6 vatra zjarri të shuara dhe 4 të tjera aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

20 August 2025 at 22:14

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 19 vatra zjarri të evidentuara, 3 ende aktive

8 August 2025 at 10:34

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se sa i përket vatrave aktive, në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetura nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër të cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.

Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesat nuk ka.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët. AKMC u drejtohet sërish banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.

1 nga 5

/gj.m/r.e/

The post AKMC: 19 vatra zjarri të evidentuara, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 25 vatra zjarri të evidentuara, vetëm një aktive

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se, gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

AKMC njoftn se në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Ndërsa, vatrat e zjarrit të shuara janë:

Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.

Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

AKMC cilëson në njoftim se “në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale”.

Gjithashtu, AKMC përsërit thirrjen drejtuar banorëve, që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

/e.i//a.f/

The post AKMC: 25 vatra zjarri të evidentuara, vetëm një aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Nga 8 vatra zjarri, 7 mbeten aktive

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 8 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 1 është shuar dhe 7 mbeten aktive.

Sipas AKMC-së është shuar zjarri në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.

Ndërsa është aktive vatra  në Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë). Mësohet se zjarri është drejt izolimit dhe nën kontroll.

Gjithashtu janë aktive vaztrat e zjarrit në Malin e Allushit, bashkia Klos, në Skërficë, bashkia Delvinë.

Aktualisht në Skërficë, efektivët zjarrfikës dhe trupat e FA janë të angazhuar në thellësi të zonës së djegur për të izoluar  vatra  të mundshme në trungje apo në shtresën e tokës.

AKMC  informon se vijon zjarri në  Bolenë, bashkia Himarë, Gumenicë, bashkia Selenicë, Dhorës, bashkia Skrapar dhe Lusën në bashkinë Kukës.

Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të FA, forca zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

AKMC i bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

/k.s/j.p/

The post AKMC: Nga 8 vatra zjarri, 7 mbeten aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: 953 forca dhe 56 mjete zjarrfikëse të angazhuara në shuarjen e zjarreve

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije sot se Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC-së dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe me operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.

Ministri Vengu ndau pamje të një prej operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve në Borsh, ndërsa u shpreh se “të angazhuar në terren sot janë 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian”.

Vengu nënvizoi se operacionet po zhvillohen në këto zona:

Parku Kombëtar i Lurës – Dibër

Zall Gjoçaj – Mat

Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos

Kalasë – Delvinë

Markat – Konispol

Piqeras e Sasaj – Himarë

Fang e Kulme – Rrëshen

Dishnicë – Korçë

Parku i Prespës – Pustec

Fushëbardhë e Skërficë – Gjirokastër

Dragobi – Tropojë

Mali i Shkëlzenit – Tropojë

Shëngjergj – Tiranë

Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

/e.i//r.e/

The post Vengu: 953 forca dhe 56 mjete zjarrfikëse të angazhuara në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/r.e/

The post MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në grykën e Paliskës mbi Dukat, AKMC: Situata drejt përmirësimit të ndjeshëm

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, situata në grykën e Paliskës, e cila lidhet me zonën e mbrojtur të Llogorasë, është drejt përmirësimit të ndjeshëm.
Sipas komunikimit të vazhdueshëm me drejtuesin e zonave të mbrojtura dhe shefin e Qendrës së Mbrojtjes Civile (QMC) Jug, të cilët ndodhen në terren bashkë me forca operacionale, situata aktuale është pozitive dhe pa rrezik të shtuar për zonën e Llogorasë apo për banorët e afërt.
Aktualisht, përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e plotë të disa trungjeve ende të ndezur brenda vatrave tashmë të kontrolluara.
“Në vijim, në këtë segment do të ndërhyhet nga ajri me helikopterët “Cougar” të Forcave të Armatosura, për të përfunduar fazën e pastrimit dhe izolimit të plotë të çdo rreziku të mundshëm. Gjendja në të gjithë zonën mbetet e qëndrueshme, ndërsa strukturat mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm”, theksoi AKMC.
AKMC falënderon çdo efektiv në terren dhe për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që po kontribuojnë në menaxhimin e kësaj situate me efikasitet dhe profesionalizëm.
/k.s/j.p/

The post Zjarri në grykën e Paliskës mbi Dukat, AKMC: Situata drejt përmirësimit të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

Sipas njoftimit për medie të Ministrisë së Mbrojtjes “gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës”.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht mbeten aktive vatrat: Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

Qarku Dibër – Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij.

Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi. Ndërsa u dogjën edhe 2500 rrënjë ullinj të moshës mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan. Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas, i cili është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet autori i ngjarjes.

Po ashtu janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë, në lagjen “11 Shkurti”, bashkia Kuçovë. Shkaku i zjarrit është nga këputja e telave elektrikë të tensionit të ulët.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 28 automjete zjarrfikëse dhe 237 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 40 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje të dobëta shiu në qarqet: Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë me dije se vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

/m.q//r.e//a.f/

The post MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë janë ende aktive

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, aktualisht mbeten aktive vatrat:  në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.

Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Gjatë natës forcat e MZSH Finiq dhe efektivët e Forcave të Armatosura qëndruan në monitorimin për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por është larg zonës së banuar.

Gjithashtu, sipas AKMC-së, zjarri, në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni e vështirëson ndërhyrjen, por zjarri nuk paraqet rrezikshmëri për zonën.

AKMC njofton se aktive mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Gjatë natës vatra e zjarrit u mbajt në monitorim nga MZSH Poliçan dhe ditën e sotme kafilluar puna për shuarjen e plotë të vatrës së fundit aktive me 10 efektivë dhe 5 forca bashkiake. Sipas një informacioni paraprak nga shërbimi pyjor deri ditën e djeshme janë përshkuar rreth 50 ha.

Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, gjatë natës për shkak të erës dhe temperaturave të larta vatra e zjarrit është transferuar duke shtrirë në territor drejt “Malit të Bardhë”. Ditën e sotme në terren ndodhen1 automjet zjarrfikës me 11 efektivë, 5 forca pyjore dhe 10 forca bashkiake.

Në vendin e quajtur“Bjeshkët e Parrusë”, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit. Ditën e sotme në terren ndodhen 6 efektivë nga MZSH, 5 forca bashkiake, 5 forca nga shërbimi pyjor dhe 8 forca vullnetare.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi.

“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse dhe 362 forca operacionale si dhe 8 automjete të rënda. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 104 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë”, thuhet në njoftim.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet.

Në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Durrës (jug).

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

Në këtë situatë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale: Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe njoftoni në kohë autoritetet vendore.

/e.i//a.f/

The post AKMC: 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë janë ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Shuhen 10 vatra zjarri, punohet për 4 të tjerat

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

AKMC bën të ditur se, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

Në fshatin Burrel, Njësia Administrative Komsi, bashkia Mat;

Në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës;

Në fshatin Perondi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë;

Në lagjen “Gur i Bardh”, njësia administrative Ura Vajgurore, bashkia Dimal;

Në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës;

Në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës;

Në fshatin Rrashbull, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës;

Në fshatin Katund i Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë;

Në fshatin Fushë-Prezë, njësia administrative Prezë, bashkia Vorë;

Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në qarkun Vlorë, midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 1 korrik vazhdon të jetë aktiv në malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë.

Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Në qarkun Elbasan sot ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar: 4 mjete zjarrfikëse (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA; 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat); 5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan; 2 kamionë vetëshkarkues të ushtrisë nga FA; 15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trajlerë); 5 fadroma të bashkisë Elbasan; 1 fadromë e subjektit privat; 1 fadromë e kompanisë së inceneratorit; 1 traktor i Forcave të Armatosura; 1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit; 1 ekskavator i subjektit privat; 1 pompë thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Në qarkun Kukës, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe.

Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Në qarkun Tiranë, në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra.

Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

/gj.m//r.e//a.f/

The post AKMC: Shuhen 10 vatra zjarri, punohet për 4 të tjerat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌