Normal view

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

24 September 2025 at 16:09

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur për nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e […]

The post Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera appeared first on Reporter.al.

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

19 August 2025 at 08:04

“Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike. E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste […]

The post Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

10 August 2025 at 08:33

Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” përmes një përgjigje për BIRN, pavarësisht se 20 shkolla publike janë parashikuar që të përfitojnë kamera inteligjente dhe detektorë me qëllim rritjen e masave të sigurisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Fondin e […]

The post Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City” appeared first on Reporter.al.

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

26 July 2025 at 16:45

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) […]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

25 July 2025 at 08:39

Në mesin e korrikut Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli dy thirrje publike për dhënien në përdorim për një fat 20-vjeçar të ambienteve brenda Kalasë së Lëkurësit, Sarandë dhe asaj të Rozafës në Shkodër. Sipas njoftimeve bëhet fjalë për dhënien në përdorim të këtyre pasurive kulturore publike për ambiente shërbimi, 892 metra katrorë brenda […]

The post Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore appeared first on Reporter.al.

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

10 July 2025 at 10:06

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët […]

The post Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Reporter.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

 ‘Urgjente’, Qeveria jep 10 milionë USD për kompaninë e Mira Muratit

19 May 2025 at 13:51
A close up of a cell phone with icons on it

Nisur nga një bisedë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Mira Muratit, ish-drejtoreshës së teknologjisë së kompanisë “Open AI”, Këshilli i Ministrave ka firmosur me Akt Normativ financimin me 10 milionë dollarë të një kompanie të re në fushën e teknologjisë, ku Murati ësht një ndër themeluesit. “Fola me Mira Muratin dhe i thashë a është […]

The post  ‘Urgjente’, Qeveria jep 10 milionë USD për kompaninë e Mira Muratit appeared first on Reporter.al.

Dështon votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të RTSH

24 April 2025 at 12:43

Këshilli Drejtues i sapozgjedhur i Radio Televizionit Shqiptar, RTSH, zhvilloi të enjten procedurën e parë të votimit për drejtorin e ri të përgjithshëm të televizionit publik. Mbledhja u transmetua live në RTSH, ndërsa votimi i fshehtë me kuti i ndau votat mes disa kandidatëve, pa mundur që asnjëri prej tyre të marrë një shumicë të […]

The post Dështon votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të RTSH appeared first on Reporter.al.

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

10 March 2025 at 07:00

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi. Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash […]

The post Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’ appeared first on Reporter.al.

Fytyra e re e protestës

15 February 2025 at 11:33

Diçka e rëndësishme po ndodh në Kinë, dhe kjo duhet ta shqetësojë udhëheqjen politike të vendit. Të rinjtë kinezë po shfaqin gjithnjë e më shumë një qëndrim dorëzimi pasiv, i përmbledhur në fjalën e re të modës bai lan (“lëre të kalbet”). E lindur nga zhgënjimi ekonomik dhe frustrimi i përhapur me normat shtypëse kulturore, […]

The post Fytyra e re e protestës appeared first on Reporter.al.

Projekti ‘Smart City’ ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

30 January 2025 at 08:00

Në një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ky projekt nuk është vetëm një investim në teknologji, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi […]

The post Projekti ‘Smart City’ ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit

5 January 2025 at 11:04

Voskopoja, qyteza në juglindje të vendit, për festat e fundvitit ishte mbushur plot me vizitorë dhe turistë. Megjithëse banorët ishin përgatitur me kujdes, numri i lartë i të ardhurve i habiti edhe ata vetë. “Rrjetet sociale i kishim mbushur me njoftime për festat që organizohen në lokale dhe hotele, por më shumë u gëzuam nga […]

The post Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Vajdin Lamajt, pushohen akuzat për Berishën dhe Dervishajn

15 October 2024 at 17:13

Gjykata e Posaçme pranoi të martën më 15 tetor kërkesën e bërë për herë të dytë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për pushimin e hetimeve ndaj krerëve të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, lidhur me vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005, i ekzekutuar me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit […]

The post Vrasja e Vajdin Lamajt, pushohen akuzat për Berishën dhe Dervishajn appeared first on Reporter.al.

‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë

14 August 2024 at 19:14

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 gusht sjelljen nga Dubai në Tiranë të të shpallurve në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjesh. Ata njihen si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”, e drejtuar nga Lulzim Berisha, aktualisht i ndaluar […]

The post ‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë appeared first on Reporter.al.

❌