Një oficer i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi për vdekje një grua gjatë një operacioni në shtetin e Minesotës, të mërkurën, bëri të ditur Ministria e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, sipas raportimit të Wall Street Journal. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në Mineapolis, ku gruaja dyshohet se tentoi të përplaste me makinë […]
Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal. Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët […]
Radha kilometrike vijon edhe sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës pas festave. Kolonat e automjeteve arrijnë deri në 7 kilometra, ndërsa pritja në doganë shkon mbi 3 orë. Situata e rënduar është shkaktuar kryesisht nga pala greke, e cila po punon vetëm me dy […]
Pa arrest, pa urdhër gjykate dhe menjëherë pas mbërritjes nga një udhëtim i rrezikshëm në Kanal: azilkërkuesit në Britaninë e Madhe do t’u duhet të dorëzojnë telefonat dhe kartat sim në duar të autoriteteve, një masë që po ngre alarm për shkelje të të drejtave themelore të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar. Duke nisur nga […]
TIRANË, 5 janar/ATSH/ Shqipëria po përjeton një rritje të dukshme të rikthimit të emigrantëve.
Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.
Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.
Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.
Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.
Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.
Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).
Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.
Gratë që kthehen herët kanë një shkallë më të lartë të vetëpunësimit (41%) krahasuar me meshkujt (25%).
Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.
Pika e kalimit kufitar në Kakavijë ka regjistruar fluks të shtuar të emigranteve të cilët rikthehen në Greqi pas festave. Bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2. Emigrantet kërkojnë një zgjidhje pasi kjo problematikë është shumë shqetësuese pasi nuk po i jepet asnjë zgjidhje edhe pse […]
Qyteti i Gjirokastrës po përballet me trafik të shtuar gjatë ditës së sotme, si pasojë e kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit. Lëvizja e automjeteve është rënduar ndjeshëm në hyrje-daljet e qytetit dhe në akset kryesore, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve. Fluksi i madh i automjeteve ka sjellë […]
Kur qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë nënshkruan në vitin 2023 marrëveshjen për kampin e Gjadrit, projekti u promovua si “zgjidhje inovative” për menaxhimin e krizës së migracionit në Mesdhe.
Premtimi nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i qartë: mijëra azilkërkues, të cilët do të kapeshin në det do të silleshin në Shqipëri, për t’u trajtuar dhe riatdhesuar me procedura të shpejtuara.
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksonte se vendi ynë nuk do të kishte asnjë kosto, përkundrazi do të përfitohej mbështetje politike.
Rreth dy vite më vonë, tabloja e kësaj marrëveshjeje shfaqet komplekse: numër i papërfillshëm transferimesh, kosto në rritje, kritika të forta ndërkombëtare dhe heshtje e zgjatur nga Brukseli.
Në mes qëndron vetë kampi, thuajse bosh, i kthyer tashmë në “patate të nxehtë” për Melonin sa herë shfaqen kriza të pushtetit të saj në Itali.
Nisja e tjetërsimit të “projektit Gjadër”
Fillimi i vitit 2025 e gjeti Gjadrin thuajse bosh. Organizata italiane që menaxhonte disa pjesë të procesit pezulloi shërbimet duke pushuar një numër të konsiderueshëm punonjësish.
Ky ishte një sinjal se struktura nuk po funksiononte sipas planit fillestar.
Prej vjeshtës 2024 në Gjadër ishin sjellë rreth 80 refugjatë, shumica prej të cilëve të kthyer mbrapsht në Itali pasi gjykatat lokale kundërshtuan procedurat e shpejtuara të azilit dhe vendimin e qeverisë Meloni për të njohur si vende të sigurta disa shtete që nga Bashkimi Evropian (BE) nuk konsiderohen të tilla.
Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili vizitoi kampin, kritikoi publikisht projektin, duke folur për “rreth 1 miliard euro të humbura kot”.
Në fund të marsit, qeveria italiane ndryshoi qasje. Nga Italia u njoftua se Gjadri do të përdorej gjithnjë e më shumë si qendër deportimesh (CPR) për emigrantët pa dokumente në Itali, e jo më si pikë pritjeje dhe verifikimi të shpejtuar të kërkesave për azil nga refugjatët që kapeshin në detin Mesdhe.
Ndryshimi i strategjisë nënkuptonte, praktikisht, pranimin indirekt se modeli i parë i planifikuar në marrëveshjen “Rama-Meloni” kishte dështuar.
Në të njëjtën kohë, raportimet nga qendrat migratore italiane evidentuan se emigrantëve u thuhej se “Do t’i çonin në Shqipëri” nëse nuk bashkëpunonin, duke e përdorur kështu Gjadrin si mjet presioni. Kjo ngre pyetje serioze për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Kritikat në rritje kundër kampit
Në fund të muajit maj, aktivistë shqiptarë u mblodhën jashtë kampit të Gjadrit për të kujtuar Hamid Badoui, emigrantin maroken që u vetëvra në një qendër në Itali, pasi kishte shprehur frikë nga transferimi drejt Shqipërisë.
Në Gjadër asokohe qenë raportuar për mbi 40 incidente që përfshinin mungesë garancish ligjore, kushte degraduese dhe vetëlëndime.
Në qershor, në Gjadër u soll kontingjenti i katërt i emigrantëve që pas ndryshimit të funksionit të kampit. Në total u sollën 15 persona me numrin e përgjithshëm të tre prurjeve të shkuara: 125.
Projekti që premtonte 3 mijë persona në muaj po operonte në kufijtë më minimalë të mundshëm.
Organizata ndërkombëtare si Human Rights Watch (HRW) kritikoi planet e BE-së për ta përdorur Evropën si “magazinë për emigrantët“.
Megjithatë, teksa legjitimiteti i kampit mbetej i paqartë dhe nën kritika, Kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish duke e cilësuar marrëveshjen me Melonin unike dhe të veçantë. Ndryshe, kërkesën britanike për ta replikuar atë, Rama e cilësoi si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.
Por në gusht, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) vuri edhe më shumë në pikëpyetje marrëveshjen në fjalë. Me një vendim që pritej prej vitit 2024, ajo sqaroi se shtetet nuk mund të përdorin listat “formale” të cilësimeve “vendeve të sigurta” për të shmangur vlerësimet individuale për azil.
Mesazhi ishte i qartë: deportimi automatik është i paligjshëm. Vendimi e dobësoi politikisht projektin e Melonit, dhe me të, edhe funksionin e Gjadrit.
Por ndikimi real i vendimit të GJED-së do të shihet pas shtrirjes së funksionimit të rregullores së re të BE-së për emigracionin.
Rikthimi i protestave dhe cilësimit të Gjadrit si dështim
Nëntori riktheu protestat. Në dyvjetorin e marrëveshjes Rama-Meloni, aktivistë shqiptarë dhe italianë marshuan kundër planit, duke kërkuar shfuqizimin e kampit dhe politikave të saj lidhur me migracionin.
Banderolat kundërshtonin praktikën e qendrave migratore si “ilegjitime” dhe “kriminale”.
Pak ditë më vonë, në një analizë të Citizens.al shpjeguam se përkundër investimit rreth 100 milionë euro dhe kapacitetit për të pritur 3,000 refugjatë në muaj, kampi mbante vetëm rreth 20 persona në pritje të procedurave për deportim ose riatdhesim.
Analiza, e cila u shoqërua me një video-shpjegim, nënvizoi se modeli i Gjadrit u ndryshua dhe humbi qëllimin e tij fillestar.
Por në fund të vitit 2025, presioni u shtua. Komiteti i OKB-së kundër Torturës konstatoi mungesë transparence, hetimesh dhe mekanizmash mbikëqyrës për rastet e keqtrajtimeve dhe dhunës.
Në kritika ishte dhe Shqipëria, së cilës i theksohej se nuk ofronte të dhëna të besueshme. Qëndrimi i qeverisë shqitpare se kampi ishte nën juridiksionin italian, u cilësua i pajustifikueshëm në këtë drejtim.
Kërkesa ishte e prerë: të sigurohet akses i plotë, hetime të pavarura, ndjekje penale dhe dëmshpërblime për viktimat e mundshme.
Në të njëjtën kohë, ActionAid denoncoi parregullsi financiare duke argumentuar se fondet për projektin u rritën nga 39.2 milionë në 65 milionë euro. Ndërkohë që 61 milionë u disbursuan kryesisht me procedura të mbyllura, duke ngritur dyshime për tenderë të manipuluar dhe shpenzime të fryra.
Sipas organizatës, kampi ishte shfrytëzuar vetëm 39% deri në mars 2025, ndërsa kostoja për çdo person ishte gati trefishi i qendrave italiane.
Sot kampi i Gjadrit funksionon si pikë riatdhesimi, por me flukse minimale. Anijet nuk vijnë më rregullisht, ndërsa kritikat shtohen.
Opozita italiane e ka quajtur “obsesion ideologjik”, ndërsa kritikët në Shqipëri e shohin si precedent të rrezikshëm: një territor i dhënë hua për politikat shtrënguese të një vendi tjetër.
Në një klimë ku emigracioni mbetet temë qendrore politike për shumë vende të BE-së, viti 2025 tregoi se bashkëpunimi ndërkombëtar pa mekanizma llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje serioze mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.
Në mungesë të transparencës së plotë dhe rezultatesh të matshme nga autoritetet e të dyja palëve, Gjadri mbetet në diskutim si një model që funksionon dhe ia vlen të zgjerohet, apo një model që duhet thënë zyrtarisht që dështoi dhe të mos përsëritet më.
Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëve po rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj. Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, […]
Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po këmbehet me 96.46 lekë një prej niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha europiane ka pësuar një dobësim me gati 2 pikë pasi këmbehej me rreth 98,46 lekë.
Por pavarësisht kësaj rënia vjetore e kursit mbetet në nivele më të stabilizuara krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.
Kjo situatë sipas agjentëve të këmbimit valutor ka ardhur pasi në ditët e fundit në treg po qarkullon sasi e shtuar e valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Kjo ndikohet më së shumti nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit duke sjellë më të ardhura pranë familjeve të tyre.
Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu vitin e ardhshëm. Ajo do të shtojë ndërhyrjet, ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.
Banka Qendrore ka kryer blerje të konsiderueshme të valutës edhe gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës. Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e […]
Një tjetër ngjarje dramatike ka tronditur Mesdheun qendror, ku dyshohet se të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas fundosjes së varkes me të cilin po udhëtonin drejt Europës. Informacioni është konfirmuar nga organizata humanitare Sea Watch.
Sipas të dhënave paraprake, nga kjo tragjedi ka shpëtuar vetëm një person, i cili është gjetur dhe shpëtuar nga një anije peshkimi nga Tunizia. Mjeti lundrues ishte nisur të enjten nga brigjet e Libisë, por pak pas largimit kishte dërguar një sinjal emergjence SOS.
Avioni i vëzhgimit Seabird, i angazhuar në monitorimin e itinerareve të emigrantëve në Mesdhe, nuk arriti të gjurmonte mjetin, çka ngriti dyshime të hershme se anija mund të ishte mbytur.
Ndërkohë, organizata Alarm Phone ka bërë një rindërtim të detajuar të ngjarjes, duke sqaruar se mbytja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së 19 dhjetorit. Sipas tyre, rreth orës 14:00, organizata u informua për një varkë që ishte nisur nga qyteti libian Zuwara, me 117 persona në bord. Edhe pse mungonte një koordinatë GPS, Alarm Phone njoftoi menjëherë rojën bregdetare dhe organizatat joqeveritare përkatëse, ndërsa gjatë gjithë ditës u tentua pa sukses vendosja e kontaktit përmes një telefoni satelitor.
Pas dy ditësh, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Alarm Phone u informua se peshkatarë tunizianë kishin gjetur një burrë të vetëm në një varkë druri. Ai ka deklaruar se ishte nisur nga Zuwara dy ditë më parë dhe se ishte i vetmi i mbijetuar nga udhëtimi.Sipas dëshmisë së tij, vetëm disa orë pas nisjes, kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 40 kilometra në orë.
Vitet e fundit, qindra njerëz kanë humbur jetën në Detin Mesdhe gjatë përpjekjeve për të mbërritur në Evropë me mjete të pasigurta, duke shtuar thirrjet e organizatave humanitare për bashkërendim më të fortë të operacioneve të shpëtimit dhe krijimin e rrugëve më të sigurta te migrimit.
Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi. Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të […]
Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Departamentit për Kufi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.
Hetimet tregojnë se i dyshuari kryesor dyshohet se ka organizuar hyrjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, në Republikën e Kosovës, me qëllim më pas kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Ai dyshohet gjithashtu të ketë udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili përfitonte përmes kësaj veprimtarie të paligjshme.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit, Policia konfiskoi gjithsej 53 pasaporta të shtetasve jordanezë.
Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente, të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë./Telegrafi.
UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH/- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar një program të ri që u ofron emigrantëve pa dokumente deri në 3,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara fundit të vitit, sipas VOX.
Sipas autoriteteve amerikane, personat që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë mund të regjistrohen përmes një aplikacioni të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku duhet të japin të dhënat personale për të përfituar udhëtimin falas drejt vendit të origjinës.
Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem deklaroi se emigrantët pa dokumente duhet të përfitonin nga kjo mundësi dhe të vetëdeportoheshin – duke paralajmëruar se ata që nuk i bashkoheshin nismës do të përballeshin me arrestime.
Masa është pjesë e politikave të ashpra të administratës Trump për emigracionin dhe synon të ulë numrin e emigrantëve të parregullt në vend. //a.i/
Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.
Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.
Një 29-vjeçar është arrestuar në qarkun e Shkodrës, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantë të paligjshëm për kalimin e kufirit, kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, personi me iniciale O. Ç., banues në Fushë-Krujë, u kap në fshatin Vukpalaj, duke transportuar tre emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të […]
Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kundrejt pagesave monetare transportonin emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, në flagrancë u arrestuan shtetasit B. M., 56 vjeç, dhe M. M., 24 vjeç, […]
Tre migrantë afganë kanë humbur jetën nga i ftohti teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Afganistani drejt Iranit. Ngjarja ka ndodhur këtë javë në një zonë malore të distriktit Kosar, në provincën perëndimore Herat. Sipas një oficeri të ushtrisë afgane, migrantët ishin pjesë e një grupi që tentoi kalimin e kufirit të mërkurën. Kur […]
Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigrim kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë. Gjatë mbërritjes së datës 20 dhjetor 2025, në port janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi. Bashkë me […]