Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

1 January 2026 at 22:55

Janë verifikuar votat për subjekte politike në 2,287 nga 2557 qendra të votimit, pra nga 89,44 për qind të vendvotimeve e po ashtu nga këto qendra janë numëruar edhe votat e kandidatëve për deputetë. 

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.83 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.38 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.89 për qind. 

E në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ku kryeson Albin Kurti me 311,074 vota. 

Bedri Hamza i PDK-së po ashtu është në mesin e më të votuarve. Ai ka 140,219 vota dhe aktualisht është i treti më i votuari pas Kurtit dhe Glauk Konjufcës (241,188 vota). 

Më poshtë listat e dhjetë kandidatëve më të votuar të partive më të mëdha shqiptare. 

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit? appeared first on Sinjali.

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

By: Elva
1 January 2026 at 21:33

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on BoldNews.al.

Ndotje me liçensë qeveritare “1 euro” në Porto Romano, historia e dyshimtë e “Alba Cosmetic” të Adi Mehmetit

By: Ela
1 January 2026 at 21:00

Nga Boldnews.al Pak javë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë e asaj kohe, Anila Denaj, zhvilloi një takim-vizitë në ambientet e kompanisë private “Alba Cosmetic International”, me seli në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Si rrallë herë, një […]

The post Ndotje me liçensë qeveritare “1 euro” në Porto Romano, historia e dyshimtë e “Alba Cosmetic” të Adi Mehmetit appeared first on BoldNews.al.

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

By: Os De
1 January 2026 at 21:05

Kur Edi Rama prezantoi qeverinë e re në 11 shtator 2025, një nga momentet që u bë viral në rrjet ishte reagimi i Besfort Lamallarit, sapo kryeministri e caktoi Ministër të Drejtësisë. Në atë moment ai liroi kravatën nga sikleti apo lajmi i papritur që dëgjoi prej Ramës. Disa muaj më vonë, Lamallari ka dhënë një shpjegim për këtë reagim të tij.

“Në fakt e kam ndjekur, është bërë shumë viral si moment. Por ju siguroj se ka qenë shumë origjinale, shumë autentike sepse ndonëse duket gjest i rallë ndoshta në momente të tilla, unë besoj se çdokush që më njeh e di se unë çdo detyrë që më është dhënë e vlerësoj si përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu falë besimit të dhënë nga qytetarët shqiptarë, të cilët presin shumë dhe meritojnë shumë më shumë. Padyshim të qenit Ministër i Drejtësisë do të thotë shumë, përveçse është nderi i jetës dhe është privilegj.

Mbi të gjitha ajo çfarë kam parasysh, jo vetëm atë ditë, por çdo ditë që unë jamë këtu, çfarë ne bëjmë për ta përmirësuar jetën e tyre, për të dhënë shumë drejtësi, drejtësi për të gjithë. Qoftë kur ne e bëjmë këtë duke ndryshuar Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale apo përmes nismave si këto të fundit, për të cilat jam veçanërisht i lumtur dhe falënderues për mbështetjen e Qeverisë.

Sepse nuk do të thotë pak të rikthesh në shtëpi gra dhe fëmijë që pavarësisht se kanë kryer krime nuk kanë rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe meritojnë padyshim një shans të dytë apo adresimi plotësisht i çështjes së kompensimit financiar për ata që rëndom në Shqipëri njihen si ish-pronarë, por unë mendoj se ata meritojnë të drejtën e tyre. Padyshim lajme të tilla dhe vendime të tilla janë jo vetëm shpërblim i besimit të dhënë nga qytetarët, por një zotim dhe angazhim që vijon dita ditës”, tha ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në një intervistë për Euronews Albania.

Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

1 January 2026 at 20:04

Nesër, nga ora 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të nisë numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

U tërhoqën mbi 28 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600, ndërkaq mbi 950 janë refuzuar. 

Elezi shtoi: “Të premten (2 janar 2026, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026. Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që kemi pranuar deri tani, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit.”

Elezi gjithashtu ka treguar se nga votimi jashtë, përkatësisht nga 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre, pra 84.24 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora appeared first on Sinjali.

Osmani: Datën e zgjedhjeve s’e vendosa unë, KQZ-ja nuk ishte gati për 21 dhjetor

1 January 2026 at 19:37

Akuzave të partive politike se presidentja vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, kur caktoi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u është përgjigjur e para e vendit.

Vjosa Osmani pohoi se data 28 u caktua për ditë zgjedhore, vetëm pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dërgoi një letër në të cilën iu lut presidentes për kohë, pas që ky komision vlerësoi se është e pamundur praktikisht që të mbaheshin zgjedhjet më 21 dhjetor.

“Të gjitha partitë politike e dinë shumë mirë që për shkak afateve kushtetuese, para meje kanë qenë vetëm dy mundësi, data 21 dhjetor dhe data 28 dhjetor. Sa i përket datës 21 dhjetor, mua më është dërguar vlerësime me shkrim i trupave profesionale të KQZ-së , ku është vlerësuar, po citoj, që është praktikisht e pamundur, zgjedhjet të organizohen në mënyrë të rregullt për datën 21 dhjetor. Unë e kam thënë edhe para juve si mediave, ne ende ishim në mes të një procesi të zgjedhjeve lokale sepse ende nuk ishin numëruar të gjitha votat, ende nuk ishin përfunduar të gjitha proceset, platformat e njëjta që janë shfrytëzuar për zgjedhje lokale, do të duheshin të shfrytëzoheshin edhe për zgjedhje nacionale e shumë e shumë procese të tjera të cilat e bënin të pamundur që të organizoheshin zgjedhjet brenda 30 ditësh. Prandaj, ka qenë kërkesë e qartë që t’u jepet pak më shumë kohë dhe e vetmja mundësi tjetër ka qenë data 28 dhjetor”, tha ajo.

Megjithatë, e para e vendit deklaroi për klankosova se ka qenë në interes të Kosovës që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, duke shtuar po ashtu edhe faktin se të gjitha partitë shqiptare kanë votuar për ligjin që ua jep mërgimtarëve të drejtën për të votuar në konsullata e ambasada.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë si anim në raport me një parti, ka qenë anim në raport me interesin qytetar, atë e kam për detyrë ta mbrojë, atë e kam mbrojtur dhe tani me këtë rezultat, unë besoj se do të kemi institucione sa më parë, kjo është vetëm në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Llogaritni, sikur të bllokoheshin edhe një vit tjetër apo më shumë, se sa shumë humbje e se sa shumë pësime do të kishte Republika jonë nga dështimet e tilla”, deklaroi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Datën e zgjedhjeve s’e vendosa unë, KQZ-ja nuk ishte gati për 21 dhjetor appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 80% e votave, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar deri më tani

1 January 2026 at 18:57

Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon, ndërsa deri më tani janë verifikuar votat për subjektet politike në 2 mijë e 73 nga 2 mijë e 557 qendra të votimit, që përbën 81.07 për qind të vendvotimeve. Nga këto qendra janë numëruar gjithashtu edhe votat e kandidatëve për deputetë.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.58 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.64 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.78 për qind.

Në listën e dhjetë kandidatëve më të votuar, nëntë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kryeson Albin Kurti me 282 mijë e 340 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar është edhe Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ka marrë 129 mijë e 568 vota dhe aktualisht renditet i treti më i votuari, pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, ky i fundit me 219 mijë e 617 vota.

Lëvizja Vetëvendosje:

Partia Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 80% e votave, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar deri më tani appeared first on Sinjali.

16:17 Pranë njerëzve vetëm në fushatë?/ Zegjine Çaushi larg modelit klasik të politikanit

By: EL
1 January 2026 at 16:17

Last Updated on 01/01/2026 by EL

Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si e largët nga qytetarët, deputetja Zegjine Çaushi ka zgjedhur një rrugë ndryshe, të jetë pranë njerëzve.

Ditët e fundvitit e gjetën deputeten e re në terren, në shtëpi modeste, në lagje të harruara duke trokitur vetë në dyert e familjeve në nevojë, të të moshuarve, fëmijëve dhe komuniteteve të margjinalizuara.

Vizita tek gjyshërit e vetmuar, familjet e mëdha me vështirësi ekonomike, komuniteti rom dhe pensionistët janë shoqëruar jo vetëm me dhurata simbolike, por me kohë, biseda dhe dëgjim real.

Nga gjyshër që shprehen se “është deputetja e parë që u vjen në shtëpi”, deri te fëmijët që gëzohen për një dhuratë të thjeshtë, këto momente tregojnë një qasje ndryshe ndaj përfaqësimit politik.

Ajo ka qenë gjithashtu pranë atyre që shërbejnë edhe kur të tjerët festojnë, duke shprehur mirënjohje për policët, zjarrfikësit dhe mjekët në natën e ndërrimit të viteve. Një gjest simbolik, por me një mesazh të qartë: puna dhe sakrifica e këtyre profesionistëve nuk kalon pa u vënë re, sidomos në momente të veçanta për shoqërinë.

Megjithëse është shpesh në qendër të sulmeve dhe kritikave, veçanërisht për faktin që është e re në politikë, Zegjine Çaushi duket se ka zgjedhur të përgjigjet jo me polemika, por me punë.

Në vend që të tërhiqet nga presioni publik, ajo ka intensifikuar kontaktin me qytetarët, duke treguar se politika nuk duhet të jetë vetëm debat, por edhe prani dhe ndjeshmëri njerëzore, duke sfiduar kështu edhe modelin klasik të politikanit që shfaqet vetëm në fushata apo në evente zyrtare.

 

Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave

1 January 2026 at 16:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shprehur ngushëllime për dhjetëra jetët e humbura pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.

Gjersa ajo uroi shërim të shpejtë qindar personave të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

 “Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës”, ka shkruar e para e vendit në X.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave appeared first on Sinjali.

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

By: Os De
1 January 2026 at 16:13

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 Janarit të vitit të ri 2026. 

Në mesazh, Spiropali shkruan se “i urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën”. 

Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane. 

Postimi i Ministres Elisa Spiropali: 

Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, përgëzoj Qipron dhe kolegun tim, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. 

I urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën, vlerat e saj dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. 

Gjithashtu dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën. 

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shpreh bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik. 

Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit. 

Postimi i plotë i presidentit Begaj: 

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën. 

Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”. 

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

By: Os De
1 January 2026 at 15:26

Një vit përballjesh zgjedhore, me drejtësinë, ndërsa Shqipëria prek ëndrrën europiane. Viti 2025 tregoi dy fytyra të Shqipërisë, e para që do të punojë, dhe e dyta që do të kthehet pas.  Dhe në mes drejtësia e cila u bë protagonistja kryesore në politikën shqiptare.

Një nga momentet kryesore të këtij viti ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre çuan Veliajn në qeli, duke lënë Bashkinë më të madhe të vendit pa kryebashkiak të zgjedhur në detyrë.

Kjo goditje erdhi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kryesocialisti Edi Rama për të synuar mandatin e katërt, doli me sloganin “Shqipëria 2030 në BE”

Kurse Berisha flamurin e kësaj fushate e gjeti nga SHBA. Nën moton e huazuar “Shqipëria Madhështore” .Ai kontraktoi fushatuesin e fitores së Presidentit Donald Trump, Chris La Civita.

La Civita: We will Make Albania Great Again

Megjithatë, entuziazmi ra shpejt. La Civita ishte kontraktuar vetëm për të bërë fushatën, e jo për ti zgjidhur hallet personale Berishës me SHBA. Kontrata e tij vlejti 1.4 milionë dollarë, por doktori nëpërmjet një kompanie anonime në Amerikë, pagoi 6 milionë dollarë për të hequr non-=gratën e për të kaluar oqeanin. As njëra as tjetra nuk ndodhi.

Partitë politike përveshën mëngët drejt zgjedhjeve. PS ndryshoi fytyrën, të rinjtë në listë të mbyllur, veteranët në listë të hapur. Një skemë kjo që formatoi 80% të përfaqësuesve socialist në parlament, kurse PD bëri primare, por doktori listën e hartoi vetë, përmbysi votën e demokratëve, siguroi besnikët në listë të mbyllur dhe la rebelët në listë të hapur ose jashtë listave.

Edhe këto zgjedhje lindën filizat e rinj, Shehaj prezantoi një Mundësi, Qori Lëvizjen Bashkë, kurse Lapaj me Shabanin, Shqipëria Bëhet. Nuk munguan as të rinjtë e vjetër, Lulzim Basha me euroatlantikët, Alibeaj dhe Dash Shehin Djathtas për Zhvillim.

Fushata u nda në dy kampe, Rama premtoi pasaportën europiane.

Kurse Berisha me premtime spektakolare dhe shumë gafa.

Fushata bipolare, ndau palët edhe në raport me drejtësinë.

Por kjo fushatë zbuloi edhe yjet e reja. Zegjine Caushi, 26-vjeçarja nga Roskoveci tentoi një romancë në distancë me kundërshtarin e saj, Gazment Bardhi.

Nga demokratët spikati Ilir Vrenozi, opozitari i rrjeteve sociale që doktori e pagëzoi me titullin superstari. Të tjerë, si Xhelal Mziu apo Bledion Nallbati u munduan të lënë shenjë më grushta, kurse Tomor Alizoti me deklarata kanibale, edhe pse mbetën vetëm deklarata.

Nuk mbetën pas as videot komike të djalit të Fahriut.

Risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve do të ishte vota e Diasporës. Si hera e parë, me kontestime. Problemet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi, dhe pagesa e DHL shtuan dyshimet por për kreun e KQZ ky ishte suksesi më i madh.

“THuajse nota 10, këto ishin zgjedhje për një vend kandidat për në BE”

Shqiptarët e shprehën qartë vullnetin e tyre. PS fitoi bindshëm, duke iu besuar 83 mandate në parlament. PD pësoi një rënie drastike në 50 mandate, kurse partitë e reja nuk ia dolën të thyejnë hegjemoninë e të vjetërve.

PD fitoi vetëm në dy qarqe veriore, Kukës e Shkodër, kurse PS në 10 të tjera. Fitorja më e thellë u regjistrua në Fier, nën drejtimin e Belinda Ballukut socialistët fituan 12 mandate, kurse demokratët me Gaz Bardhin vetëm 4. Edhe në Vlorë, PS fitoi 9 mandate kundrejt 3 të demokratëve.

Humbja katastrofale megjithatë, nuk mjaftoi që Berisha të jepte doreëheqjen duke shkelur edhe nenin që vetë kishte premtuar, nenin Basha.

5 ditë më pas, më 16 maj Tirana u bë de fakto qendra e Europës. 47 liderë europianë dhe jo vetëm u mblodhën në kryeqendrën e Shqipërisë për Samitin Politik Europian, kurse Berisha me një pakicë të vetën protestuan por askush nuk u dha vëmendjen.

Me fitoren bindëse, qeveria nuk mori pushimet e verës. Kryeministri Edi Rama filloi operacionin çlirimi nga ndërtimet pa leje në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo nismë solli edhe përplasjet e para me drejtësinë, Rama u ankua në ILD, KLP dhe KLGJ për një prokurore dhe disa gjyqtarë administrativë të ciltët jepnin vendime për të penguar punën.

Nga krahu tjetër, Berisha nisi akuzat për farsë, por kandidatët e tij jofitues si Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe të tjerë, nisën të ankohet për farsë brenda PD. Procesi i rinumërimit nuk ndryshoia sgjë, përveçse faktoi se ata që kishin vjedhur më shumë vota, ishin komisionerët demokratë.

Në shtator, qeveria e re dhe opozita e vjetër. Ram vendosi një record Guinnes për Shqipërinë, i pari vend në botë me një ministre nga Inteligjenca Artificiale, Diella, e cila merret me prokurimet publike apo përshpejton përkthimin e përshtatjen e legjislacionit të BE në Shqipëri për një kohë më të shkurtër.

Kurse opozita mbeti e vjetër, të vetmet risi janë dy ish-magjistratë, Gjin Gjoni i cili hoqi dorë nga Vetingu dhe Arian Ndoja, ish-prokurori i atentatit me rrumin e shijakut në Shkozet, i shkarkuar nga Vetingu dhe së fundmi, Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë për fshehje pasurie e pastrim parash.

Shqipëria vulosi një record të ri në BE. I vetmi vend kandidat I cili arriti brenda  13 muajve të hapë gjithë grupkapitujt e negociatave.

Këshilli Bashkiak, me vota të PS dhe PD dhe propozim të përbashkët shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak, pas 8 muajsh në qeli. Presidenti Begaj shpalli zgjedhjet e parakohshme më 9 nëntor, për Tiranën dhe 5 bashki të tjera pa kryetar.

Veliaj u ankua në Kushtetuese, Gjykata fillimisht pezulloi dekretin e Begajt vetëm për Tiranën, më pas shfuqizoi zgjedhjet për TIranën duke lënë Veliajn kryebashkiak ndonëse nga burgu. SPAK refuzoi disa herë ti japë leje për të kryer detyrën në liri.

Më 31 tetor, ndërroi jetë ish-kryeministri dhe ish-kryetari i parë i PS, Fatos Nano pas një betejë disa vjeçare me sëmundje në mushkëri. Qeveria shpalli një ditë zie, ai u nderua me homazhe shtetërore në Pallatin e Kongreseve nga familja dhe personalitete të shquara të politikës dhe jo vetëm, nga të gjitha trevat shqiptarë. Nano u varros në Sharrë.

Më 9 nëntor, në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, PS arriti një fitore 5-0 përballë të pavarurve të opozitës.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia u ulën në një mbledhje të përbashkët qeveritare në Romë. 16 marrëveshje u nënshkruan, por më e rëndësishmja ishte garancia e kryeministres italiane Xhorxhia Meloni se do të ishte avokate e Shqipërisë në BE edhe për vendet si Greqia të cilat vendosin veto.

SPAK hapi dosjen 21 janari, duke thirrur për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Një dosje e cila mund të trondisë liderin e PD dhe opozitës.

Veç kësajj, brenda PD rifilloi rebelizmi. Vetëm 5 muaj nga lirimi, Ervin Salianji nisi një tur foltoresh me demokratë të pakënaqur apo kritikë ndaj lidershipit. Doktori shumë shpejt ia dha përgjigjen.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor nën hetim nga SPAK dhe u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO si dhe iu hoq pasaporta. Qeveria reagoi duke u ankuar në GJykatë Kushtetuese, e cila me pranimin e kërkesës për shqyrtim, e riktheu në detyrë Ballukun.

Më pas, GJKKO kërkoi heqjen e imunitetit për zv.kryeministren në parlament, por kryeministri Rama bëri të qartë se fillimisht do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e parë.

Pavarësisht zhurmës së madhe dhe betejave qoftë elektorale apo me drejtësinë, dy partitë më të mëdha politike e mbyllën në sintoni këtë vit 2025. Opozita i dha firmat Endrit Shabanit, kurse PS e zgjodhi avokat. Rama mori Shabanin, kurse Berishës i mbeti Lapaj në shesh, duke përçarë kështu edhe ata të rinj të cilët besonin se Shqipëria Bëhet./abcnews.al

Abdixhiku: Daci, prej figurave më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese

1 January 2026 at 13:56

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar akademikun Nexhat Daci, pas vdekjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese.

Sipas tij, Daci Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës.

“Sot Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese. Akademik Nexhat Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai qëndroi në shërbim të dijes, institucioneve dhe të së ardhmes së vendit tone”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese. Akademik Nexhat Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai qëndroi në shërbim të dijes, institucioneve dhe të së ardhmes së vendit tonë.

Si profesor, akademik dhe drejtues institucionesh, ai kontribuoi thellë në zhvillimin e arsimit të lartë, të shkencës dhe të mendimit akademik në Kosovë. Ndërsa si personalitet publik, si Kryetar Kuvendi. la gjurmë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në rrugëtimin tonë shtetformues.

Me respekt të thellë nderojmë jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Qoftë i paharruar kujtimi për Akademik Nexhat Dacin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Daci, prej figurave më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese appeared first on Sinjali.

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

By: E S
1 January 2026 at 14:32

Zgjedhjet e 11 Majit, ngjarja kryesore në vend, nuk sollën asnjë ndryshim në skenën politike. Edi Rama konsolidoi pozitat, me një fitore të thellë, që i dha një dominim të plotë të parlamentit. Ndërsa opozita, me Berishën në krye u tkurr edhe më tej. Konsulentët amerikanë në zgjedhje apo dhe një lobim i dyshimtë disa miliona dollarësh, nuk i dhanë as fitoren, dhe as heqjen e kryqit të “non gratas”.

Ethet elekotrale

Nën ethet e një gare që do të përballte për herë të parë, pas 12 vitesh sërish 2 figurat kryesore që dominuan jetën politike në Shqipëri gjatë viteve të tëra tranzicion, Edi Ramën tashmë në pushtet dhe Sali Berishën në krye të opozitës, do të niste një fushatë jo pak e ashpër mes dy partive kryesore. Në përpjekje për të thyer monopolin e tyre, në garë hyjnë edhe disa parti të reja, fushata e të cilave do të shihej premtuese.

Pas 12 viteve pushtet, me 3 mandate të fituara, 2 prej të cilave krejtësisht i vetëm Edi Rama u kërkoi qytetarëve ta besojnë edhe njëherë, me premtimin se këtë herë do t’u hapë dyert e shtëpisë së BE-së.

Me një ekip kandidatësh që do të dominohet nga figura tërësisht të reja në politikë, kryesocialisti do të bënte lajtmotiv të fushatës së tij pasaportën europiane, për të cilën premton se shqiptarët do ta kenë në duar para përfundimit të mandatit të katërt.

“Për ne sot këtu, nis e përpjeta e fundit të Europës. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën”, tha Rama në hapjen e fushatës.

Në qendër të fushatës 30 ditore, është vetë kryesocialisti Rama. Edhe slogani i këtyre zgjedhjeve për herë të parë mbante emrin e tij: Shqipëria në BE, vetëm me Edin dhe PS-në. Partia zhvishet plotësisht nga ngjyrat dhe logot e saj.
“Vota përtej së majtës, duhet të bëhemi bashkë për një moment historik”, tha Rama.

Ndryshe nga Edi Rama, që e rrethon fushatën e tij me 12 yjet e Bashkimit Evropian, Sali Berisha, e gjen frymëzimin përtej oqeanit, te Donald Trump, i cili vetëm pak muaj më parë ishte rikthyer President i Shtëpisë së Bardhë. Përreth, 20 parti opozitare dhe garda e vjetër e të besuarve të tij.

Tre muaj para zgjedhjeve, ai zbulon “surprizën amerikane”. Një nga dy drejtuesit e fushatës së presidentit Trump, Chris Lacivita, do t’i bashkohet demokratëve, me premtimin se do të bënte edhe Shqipërinë Madhështore.

Se sa do i kushtonte demokratëve Madhështia, do të mësohet vetëm disa muaj pas zgjedhjeve. Lacivita, kishte marrë 1.6 milionë dollarë, përmes 3 pagesave, për 3 herët e vetme që foli në mitingjet e tij para simpatizantëve demokratë.

Gjatë fushatës, pak javë para datës së zgjedhjeve zbulohet një tjetër kontratë e majme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plot 6 milionë dollarë, me një kompani lobimi, me personazhe të afërta me rrethin e presidentit amerikan, për të përmirësuar imazhin e PD në Uashington dhe kryesisht, heqjen e peshës së rëndë të Non grata-s për Sali Berishën. Një kontratë me shumë pika të errëta, për të cilën PD fshihet pas një fondacioni anonim Make Albania Great Again. Por kontrata e lobimit mban dhe firmën e Flamur Nokës, në emër të koalicionit zgjedhor.

Sipas PD-së, fondet janë mbledhur nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Por fondacioni rezulton i sapo krijuar nga një emigrant shqiptar, me origjinë nga Tropoja, Nuredin Seci. Kontrata parashikon një kosto prej 250 mijë dollarësh në muaj, dhe parapagim për tre muajt e parë. 750 mijë dollarëve të parë, u shtohet dhe një pagesë tjetër 250 mijë dollarëshe në korrik.

Kompania lobuese Continental Strategy i kërkon Departamentit të Shtetit heqjen e non gratës për Sali Berishën, duke e paraqitur atë si një politikan që nuk është më aktiv. Një përpjekje e gënjeshtërt, për të cilën vetë kompania do të detyrohet më pas të bëjë një korrigjim.

Edhe pse muajt kaluan dhe në kalendar mbërriti fundi i 2025, dilemat për këtë kontratë janë ende të pashuara dhe mjegulla e mungesës së transparencës vijon ende. Ndërsa në SHBA paguante shuma marramendëse, në Shqipëri fushatën e 11 majin e përqendron në një program elektoral që sipas tij, synonte të nxirrte shqiptarët nga varfëria ekstreme.

“Brenda 100 ditëshit të parë zhdukim varfërinë ekstreme”, premtonte Berisha.

Premtimet shpesh kthehen në meme që shpërthejnë në rrjetet sociale. Më shumë se sa një imitim i Presidentit Trump, gafat e shpeshta i japin Berishës, më shumë ngjashmëri me ish presidentin Biden. Më shumë se sa një përballje programesh, përplasja mes Berishës dhe Ramës u përqëndrua në planin personal.

Edhe partitë e reja provokuan jo pak, ndonëse mundësitë e tyre i shtynë drejt një fushate pa mitingje pompoze e skena gjigande. Rrjetet sociale ishin hapësirat ku mbaheshin fjalimet, premtimet dhe akuzat ndaj politikës së vjetër.
Gjatë fushatës mori jetë edhe një serial i ri. Lulzim Basha, tashmë si përfaqësues i një partie modeste të marrë hua nga ish deputeti “kaubojs” do të tërhiqte Edi Ramën në një duet të politikës virtuale.

Përtej mesazheve politike, shumë nga kandidatët, u përpoqën, të tërheqin vota duke ofruar në fakt një imazh të pazakontë të vetvetes.

Vota e Diasporës

Për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, emigrantët shqiptarë do të votojnë pa pasur nevojë për të qenë fizikisht në Shqipëri. Një proces që i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 13.4 milionë euro.

Nga 245,935 zarfe migrantëve shqiptarë në botë, shumica e fletëve të votimit u dërguan në Itali (37.1%) dhe Greqi (27.8%), ndërsa pjesa tjetër shkoi në Gjermani, SHBA dhe Britani.

Ndonëse një proces historik, vota e diasporës u kthye shpejt në mollën e sherrit mes politikës dhe dilema se u bë mirë apo keq do të mbizotëronte debatin deri në daljen e rezultatit.

Shfaqja me shpejtësi e disa videove në rrjetet sociale, ku zarfet mbusheshin me votim familjar, do të ngrinin po ashtu pikëpyetje.

Në Greqi, shpërndarja e zarfeve përmes një kompanie të nënkontraktuar dhe jo nga vetë DHL-ja që kishte marrë përsipër procesin në të gjithë botën, nxit akuza se forca në pushtet po manipulonte procesin.

PS befason me 83 mandate, PD humbje historike
Socialistët marrin një rezultat befasues, duke veshur rozë thuajse ¾ e hartës së vendit. Ata regjistrojnë një tjetër rekord, si askush tjetër më parë, mandatin e katërt radhazi në krye të vendit. Disfata për Berishën është e qartë. E vetmja barkë shpëtimi, mbeten karta e përhershme e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve.
Edhe këtë herë Rama vë një bast publik për rezultatin.

Numërimi i votave i jep socialistëve 83 mandate që bashkuar me 3 mandatet e aleatit të heshtur, Tom Doshi, i garantojnë një shumicë me të cilën ka dorë të lirë për çdo gjë.

Partia Demokratike do të duhet të mjaftohet me 50 mandate. 4 të tjera ndahen mes Partisë Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Në total, në rang vendi socialistët do të merrnin 53.29 % të votave, ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre 32.91 %.

Partia Demokratike humbi votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ishte në Fier, ku mandatet u ndanë 12 me 4 e ku demokratët humbën më shumë se 20% të votuesve të zgjedhjeve të shkuara.

PS nga ana tjetër u rrit me të paktën 1 mandat në shumicën e qarqeve. Në Fier pati rritje me 3 mandate, në Elbasan me 2 apo në Vlorë 1.
Të paktën, në qarqe si Shkodra, Lezha apo Kukësi, PD ruajti epërsinë, por sërish me tkurrje votash.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të ishte i pari që fliste mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Pa u mbyllur ende numërimi ai do të fliste mbi një proces tërësisht të manipuluar dhe zgjedhje farsë që PD nuk do t’i njihte.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe as të ndershme. Ato u diktuan nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë dhe në 20 bashki të vendit. Këto grupe kriminale patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale”, tha Berisha.

Saga e denoncimeve të krimeve elektorale do të niste dhe selia blu muajt e nxehtë do t’i kalonte të tëra nën këtë panoramë.

Mes këtyre denoncimeve ai do të refuzonte të largohej, siç statuti i Partisë Demokratike e përcakton si hap të pakundërshtueshëm kur humben zgjedhjet e përgjithshme. Justifikimet e Berishës ishin se do të faktonte farsën elektorale.

“Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë”, ka thënë Berisha.

Por as hapja e kutive të disa qarqeve nuk do të prodhonte të dhëna domethënëse që të vërtetonte akuzat e opozitës për vjedhje të zgjedhjeve.
Edi Rama e mbajti takimin falënderues pak ditë pas mbylljes së votimeve. Shqiptarët, zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë përballë një Shqipërie të përgojuar tha kryeministri në atë takim ku mblodhi rreth vetes mijëra mbështetës në sheshin ‘Skënderbej’.

“Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe çfarë bën dhe punon e nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që di vetëm kë nuk do dhe s’di çfarë flet dhe shan e mallkon pa pushim, duke u ulur poshtë e më poshtë. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe të qeverisur me vendosmëri në rrugën e mundimshme të fatit tonë europian dhe një Shqipërie të përgojuar si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave, me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhura të asaj urrejtjeje”, tha Rama.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin konkurruese, por u zhvilluan një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Ky përfundim i raportit të OSBE-ODIHR do të lexohej ndryshe nga dy palët kryesore në zgjedhje dhe do të tundej si Flamur i së vërtetës së tyre.

Debati për shumë gjatë mbërthen edhe Parlamentin e ri ku demokratët zunë vendet e tyre edhe pse vazhdimisht deklarojnë se zgjedhjet si njohin.
Ndërkombëtarët uruan në bllok, ndërsa përfaqësuesit e lartë të Bashkimit evropian i vlerësuan me zë dhe figurë si proces elektoral që përmbush pritshmëritë ndaj vendi aspirant për në Bashkimin Evropian.

Marta Kos Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.

“Është koha tashmë që qeveria shqiptare, por edhe Parlamenti, të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara dhe të tashme nga OSBE/ODIHR”, tha Silvio Gonzato.

Qeveria e re

Teksa kundërshtarët e tij kalonin muajt duke e denoncuar për një mandat të pamerituar qeverisës, Edi Rama duhej të mendonte mbi emrat që do t’i besonte një vend në ekipin e ri të qeverisë 4. Këtë herë surprizoi duke vendosur, siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë, edhe një ministre virtuale.

Shefi i mazhorancës e shpall qeverinë e re në Asamblenë e PS-së, në 11 shtator.

Ai ruan vetëm 5 emra nga kabineti i vjetër. Pirro Vengu te Mbrojtja, Petrit Malaj te Financa, dhe 2 ministret e Shtetit, kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni si dhe Belinda Balluku do të vijonte të krahu i djathtë i Edi Ramës si numri 2 i qeverisë, si dhe ministre e Infrastrukturës.

Gjashtë emra u ulën për të parën herë në karriget e ministrave. Emërimet shkaktuan jo pak habi edhe te një pjesë e mirë e tyre, që suprizën e emërimit e morën aty për aty.

Një kryetar bashkie, i Cërrikut deri dje, Andis Salla, u bë ministër i Bujqësisë; Sofjan Jaupaj, nga zv/ministër i Mjedisit dhe Turizmit, në ministër të Mjedisit; Besfort Lamallari, nga zv/ministër i Brendshëm në ministër të Drejtësisë; Ervin Demos që la Bashkinë e Beratit dhe u bë deputet, do t’I besohej nga Rama Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor.

Kabinetit do t’i shtohet dhe një ministre virtuale Diella që do të shkaktonte jo pak polemika dhe një betejë të gjatë që ende vijon në Gjykatë Kushtetuese mbi legjitimitetin e saj.
“Kjo ishte qeveria e re e eksperiencës së 12 viteve. Na priftë e mbara të gjithëve”, tha Rama.

Por krahut të tij të djathtë, Belinda Ballukut, nuk do t’i prijë dhe aq mbarë. Vetëm dy muaj më pas ajo do të vihet nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa hetimet ndaj saj shtrihen për të paktën 8 procedura tenderimi, ndërkohë që dyshimet janë dhe për tre raste të tjera. E ardhmja e saj politike do të varet nga përballja me Drejtësinë. Shumica po mban pezull për momentin kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut. Qasja e vetë kryeministrit, përballë dhe një hetimi tjetër që ka përfshirë një tjetër institucion me peshë, AKSHI-n, mbetet një rebus.

PD pas zgjedhjeve

PS konsolidoi pushtetin, e tashmë me një opozitë të re përballë, drejtësinë, Partia Demokratike nisi një periudhë të tensionuar dhe të mbushur me kërkesa për reformim.

Përballë presioneve të brendshme se nuk po reflekton as pas humbjeve Sali Berisha nis një foltore parlamentaro-qytetare para kryeministrisë, por pjesëmarrja e mbështetësve e reduktuar vetëm në një grusht nxit edhe më tepër pakënaqësi në rradhët e demokratëve.

Nën këtë klimë, i pari që guxon hapur, është Ervin Salianji i cili pjesën më të madhe të vitit e kishte kaluar në burg.

I pakënaqur nga veprimet politike të lidershipit, Salianji do të nisë një lëvizje që sic ai e pagëzon, synon zgjimin e Partisë.
“Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësia jonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin”, tha Salianji.

Dhe efektin e ka të menjëhershëm. Sali Berisha nuk ngurron ta quajë armik dhe të paralajmërojë përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.
“Kush bashkëpunon me krimin, është i vetëpërjashtuar”, tha Berisha.

Por kjo përplasje duket se nuk do të mbyllet me ding-dongun e ndërrimit të viteve.

Berishës, i përfundon mandati në 2026 dhe zërat për ndryshim po shtohen, në mos në radhët e figurave të zëshme, te ata që e rikthyen në krye të PD, anëtarët e thjeshtë me të cilët ka nisur një tur takimesh si kundërpërgjigje ndaj turit të Ervin Salianjit. /shqiptarja.com

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

By: E S
1 January 2026 at 13:22

Deputeti socialist Erion Braçe ishte i ftuari i parë dhe i fundit për vitin 2025 në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.

Gjatë bisedës me moderatoren Pranvera Borakaj, Braçe u ndal edhe te temat që e karakterizojnë prej vitesh, si siguria ushqimore.

I pyetur nga moderatorja se ku e kishte blerë gjelin e detit këtë vit, ai u përgjigj me humor:

“Nuk ha gjel fare. Më vjen gjynah të ha gjel. Për më tepër, nga koha e gjatë në Lushnje, Divjakë e kështu me radhë, kam mësuar të ha perime, jo gjela.”

12:30 Begaj flet si kreu i Forcave të Armatosura: Krenarë për shqiptarët që shërbejnë në misione ndërkombëtare

By: Klara
1 January 2026 at 12:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot më datë 1 janar 2025 në një lidhje direkt online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre larg familjeve.

“Është kënaqësi e veçantë për mua të jemi së bashku në këto momente për t’ju përshëndetur dhe për t’ju uruar nga zemra gëzuar festat!”, tha presidenti, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj u shpreh se shqiptarët me misione jashtë vendit, bëjnë krenare Shqipërinë. “Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi krenarë për shërbimin tuaj!”. Ai përmendi kontributin e ushtarëve shqiptarë në vendet ku janë angazhuar, duke listuar Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Letoninë, Detin Egje, Irakun, Sinain, Sudanin e Jugut dhe strukturat mbështetëse për Ukrainën, duke shtuar se kjo është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Presidenti nënvizoi gjithashtu sfidat që kërkojnë një Forcë të Armatosur moderne dhe profesionale. “Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë janë komplekse dhe kërkojnë që ne t’u përgjigjemi atyre sipas kërkesave, jo vetëm duke rritur kontributin, por, mbi të gjitha, me një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitete mbrojtëse, moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme”, tha ai.

Kreu i Shtetit vuri në dukje edhe një arritje të veçantë për vitin 2026. “Marrja e komandës së batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë. Jam i bindur se drejtimi i kësaj strukture të rëndësishme do të jetë një tjetër arritje e Forcave tona të Armatosura”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Begaj uroi përsëri efektivët dhe familjet e tyre. “Ju uroj gëzuar festat, shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja! Faleminderit shumë për shërbimin tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura!”/KM

11:50 SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres/ “Në kundërshtim me rregulloren parlamentare”, BIRN: Si po fitojnë kohë socialistët për të shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar

By: Klara
1 January 2026 at 11:50

Ndërsa vendi po lë pas një vit të rëndësishëm në luftën kundër pandëshkueshmërisë, ekspertët paralajmërojnë se edhe viti i ri do të dominohet nga beteja e drejtësisë për sundimin e ligjit dhe presionet në rritje nga politika.

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.

Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikën e mëparshme parlamentare, socialistët po fitojnë kohë duke shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar, edhe pse zyrtarja e lartë akuzohet për manipulim të tenderave me vlerë qindramilionë euro dhe kërcënim të dëshmitarëve. Më herët, Rama bëri një betejë në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut, duke ngrirë përkohësisht një vendim për pezullimin e saj nga detyra, ankimim që pritet të marrë përgjigje përfundimtare më 22 janar nga kjo gjykatë nëse është i bazuar në Kushtetutë apo jo. Çështja “Balluku” nuk është e vetmja sfidë në oborrin e kryeministrisë, pasi kryeministri Rama i doli në krah edhe Mirlinda Karçanajt, drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, e akuzuar si bashkëpunëtore e një grupi të strukturuar kriminal në manipulimin e tenderave për të ashtuquajturën “Shqipëria digjitale”.

E ndërsa goditjet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dominuan vitin që po lëmë pas, ekspertët e politikës paralajmërojnë se edhe viti i ri do të ketë sërish në fokus përballjen e politikës me drejtësinë. Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, parashikon një rritje të presionit mbi organet e drejtësisë gjatë vitit 2026. “Drejtësia – tema dominuese e vitit 2025 – pritet të mbetet në qendër të vëmendjes edhe në fillim të vitit 2026; Nga njëra anë, do të vijojë përballja e SPAK me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa nga ana tjetër pritet një intensifikim i presioneve politike, mediatike dhe ekonomike ndaj strukturave të drejtësisë, duke e kthyer betejën për sundimin e ligjit në një nga provat më të forta për shtetin shqiptar,” tha Xhemollari. Edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike rendit si dy zhvillimet më të rëndësishme të vitit ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e procesit të integrimit. Por ai beson se tensioni në rritje anti-SPAK nuk do të prekë punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se është në interesin e të dyja palëve politike.

“Interesi anti-SPAK bashkon liderët e qeverisë dhe opozitës, por është i pamjaftueshëm për të penguar avancimin e tyre, në konflikt interesi dhe de facto, një tregues më shumë për nevojën për hetime edhe më të avancuara dhe në nivele edhe më të larta,” tha Krasniqi për BIRN.

Në këtë kontekts, sipas tij, është me rëndësi që “SPAK e GJKKO të ruajnë integritetin profesional dhe të përfundojnë gjykimin e disa dosjeve VIP, ku bëjnë pjesë politikanët në masë sigurie dhe ata tashmë nën hetim zyrtar”. Ecuria e negociatave me Bashkimin Europian do të varet gjithashtu nga sjellja e politikës ndaj drejtësisë dhe funksionimi i parlamentit. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë shtyllat kryesore ku bazohet ecuria e afrimit të Shqipërisë me BE-në, ndërsa teknikisht këto dy kritere bëjnë pjesë në grup-kapitullin e parë të negociatave, që sipas premtimeve të kryeministrit Rama, synohet të mbyllet në 2027-ën me gjithë pjesën tjetër të kapitujve.

Për Krasniqin, ky proces pritet të jetë teknik, pa përfshirje të publikut. “Viti 2026 do na tregojë se procesi i negociatave favorizon qeveritë në detyrë, sepse kërkon stabilitet dhe trajtohet si çështje shtetërore, pa pjesëmarrjen publike,” thotë ai, duke parashikuar se “ashtu siç po ndodh tani, ligje të shumta pritet të kalojnë pa u dhënë rëndësi standardeve parlamentare, cilësisë së tyre dhe jetësimit në praktikë”. Edhe Xhemollari e sheh procesin e integrimit si një proces teknik nga pikëpamja e plotësimit të detyrimeve që lindin nga negociatat, ndërsa sfida reale e qeverisjes sipas tij do të lidhet me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Në aspketin teknik, hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian gjatë vitit 2025 pritet të zhvendosë fokusin e qeverisë drejt përmbushjes formale të detyrimeve teknike dhe dokumentare që burojnë nga procesi i integrimit,” thotë ai. Në planin politik, Xhemollari konsideron si “pataten e nxehtë” shqyrtimin e heqjes së imunitetit të Ballukut nga Kuvendi, çështje që do të nisë punimet e sesionit të ri. Ndërsa në afatgjatë, ai parashikon si sfidë përballjen me “një nga periudhat më të ndërlikuara të reformimit, ku në tryezë do të jenë ndryshime të rëndësishme zgjedhore dhe territoriale”. Debati për përbërjen e sistemit elektoral, financimin e fushatave elektorale dhe balancat e pushtetit pritet të shoqërohet me tensione të forta politike dhe përplasje institucionale edhe gjatë vitit 2026.

Këto sfida përballen me një parlament të dobët dhe tension politik, që sipas Krasniqit pritet të vazhdojë edhe në vitin e ri. “Opozita nuk ka potencial për reformim dhe ndryshime, qeveria nuk ka agjendë reformash dhe as shenja reflektimi nga gabimet e të kaluarës dhe ato aktuale,” tha Krasniqi. “Në këtë mënyrë, viti 2026 pritet të jetë shtojcë e aktualitetit politik të 2025, pa ngjarje, pa zhvillime të rëndësishme dhe një tjetër shans i humbur tranzicioni,” përfundoi ai./KM

Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi

1 January 2026 at 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë. Ajo theksoi se Daci dha një kontribut të madh në krijimin e shtetit të Kosovës me dijen, maturinë dhe vizionin e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar Nexhat Daci. Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që bashkoi dijen shkencore me angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit”, ka shkruar Osmani.

Ajo po ashtu ka theksuar rolin e Dacit gjatë periudhës më të vështirë për Kosovën, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, ku ai kontribuoi aktivisht në kauzën për liri dhe pavarësi si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova. “Kontributi i tij shumëdimensional në ndihmën e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë,” përfundoi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi appeared first on Sinjali.

Hamza për Dacin: Trashëgimia e tij pjesë e pandashme e themeleve të shtetëndërtimit të Kosovës

1 January 2026 at 12:33

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish kryeparlamentarit Nexhat Daci.

Ai ka thënë se trashëgimia e Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës.

“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza për Dacin: Trashëgimia e tij pjesë e pandashme e themeleve të shtetëndërtimit të Kosovës appeared first on Sinjali.

Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE: Kohë vendimtare për avancimin e procesit të zgjerimit

1 January 2026 at 12:35

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 janarit të vitit 2026.

Spiropali i uroi presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën.

Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane.

“I urojmë presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën, vlerat e saj dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Spiropali.

/m.m/a.f/

The post Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE: Kohë vendimtare për avancimin e procesit të zgjerimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Krenar për shërbimin e FA në misionet ndërkombëtare

1 January 2026 at 14:55

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.

Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Atmosfera festive ju ka gjetur larg familjeve tuaja, por me një mision të rëndësishëm: të jeni në krye të detyrës dhe në shërbim të atdheut, në shërbim të paqes, të sigurisë dhe lirisë në mbarë globin. Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi krenarë për shërbimin tuaj”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se paqja dhe siguria nuk kanë çmim dhe garantimi tyre duhet të jetë i domosdoshëm.

“Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë janë komplekse dhe kërkojnë që ne t’u përgjigjemi atyre sipas kërkesave jo vetëm duke rritur kontributin, por, mbi të gjitha, me një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitete mbrojtëse, moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme”, u shpreh Begaj.

Presidenti siguroi se Shqipëria do të vijojë të shtojë kontributet në misione dhe operacione jashtë vendit dhe do të jetë pjesëmarrëse kudo ku Aleanca të kërkojë.

“Marrja e komandës së batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026 është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive, ndaj paqes, ndaj dhe sigurisë. Shpreh bindjen se drejtimi i kësaj strukture të rëndësishme do të jetë një tjetër arritje e Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Presidenti Begaj.

1 nga 3

/m.m/a.f/

The post Begaj: Krenar për shërbimin e FA në misionet ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌