Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnë manovrat e përbashkëta në Mesdheun Lindor

29 December 2025 at 16:42

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH/ – Greqia, Izraeli dhe Qiproja do të shtojnë manovrat e përbashkëta ajrore dhe detare në Mesdheun lindor gjatë vitit 2026, duke thelluar bashkëpunimin e tyre në fushën e mbrojtjes, bënë të ditur sot zyrtarë ushtarakë grekë, sipas Reuters.

Tre vendet e Mesdheut lindor janë afruar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, prokurimeve në mbrojtje dhe bashkëpunimit energjetik, zhvillime që ndiqen nga afër nga rivali rajonal, Turqia.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Greqisë (GEETHA) njoftoi se javën e kaluar, në Qipro, zyrtarë të lartë ushtarakë nga të tre vendet nënshkruan një plan të përbashkët veprimi për bashkëpunim në mbrojtje, pa dhënë detaje të tjera.

Marrëveshja pason një takim në Jerusalem mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, presidentit qipriot Nikos Christodoulides dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku u nënshkrua një marrëveshje për forcimin e sigurisë detare dhe avancimin e projekteve të ndërlidhjes energjetike.

Një zyrtar i lartë grek, i njohur me çështjen, tha se marrëveshja ushtarake do të përfshijë stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore, si edhe transferim të njohurive nga Izraeli drejt Greqisë dhe Qipros për t’u përballur me kërcënime “asimetrike” dhe “simetrike”.

“Greqia dhe Izraeli do të intensifikojnë stërvitjet e përbashkëta pas armëpushimit në Gaza, me pjesëmarrjen e Qipros”, tha zyrtari, duke shtuar se Athina planifikon të marrë pjesë në stërvitjen detare izraelite “Noble Dina” në muajt në vijim në Mesdheun lindor.

Nga qeveria qipriote nuk pati koment të menjëhershëm, por partia kryesore e opozitës, AKEL (Komuniste), shprehu rezerva.

“Christodoulides po thellon bashkëpunimin ushtarak-politik me Izraelin pa marrë parasysh rreziqet dhe pasojat e kësaj zgjedhjeje”, thuhet në deklaratën e saj.

Greqia dhe Qiproja kanë blerë tashmë sisteme raketore nga Izraeli me vlerë miliarda euro.

Athina po ashtu është në bisedime për të blerë nga Izraeli sisteme kundërajrore dhe kundër-raketore me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi për një sistem të planifikuar shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër dronëve, të njohur si “Mburoja e Akilit”, me kosto të vlerësuar rreth tre miliardë euro (3,5 miliardë dollarë).

Këtë muaj, parlamenti grek miratoi blerjen e 36 sistemeve të artilerisë raketore PULS nga Izraeli, për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë dhe në ishujt grekë të detit Egje./   /Ad.Ab./

The post FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnë manovrat e përbashkëta në Mesdheun Lindor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

29 December 2025 at 16:34

Greqia, Izraeli dhe Qiproja do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ajrore dhe detare në Mesdheun lindor në vitin 2026, duke thelluar bashkëpunimin e tyre në mbrojtje, kanë thënë të hënën zyrtarë ushtarakë grekë.

Të tri vendet e Mesdheut lindor janë afruar më shumë gjatë dekadës së fundit përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, prokurimit të mbrojtjes dhe bashkëpunimit në energji, zhvillime të vëzhguara nga afër nga rivali rajonal Turqia.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Greqisë (GEETHA) ka thënë se zyrtarë të lartë ushtarakë nga të tri vendet nënshkruan një plan të përbashkët veprimi për bashkëpunimin në mbrojtje javën e kaluar në Qipro.

Marrëveshja vjen pas një takimi në Jerusalem midis kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, presidentit qipriot, Nikos Christodoulides dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilin ata nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë detare dhe për të avancuar projektet e ndërlidhjes në energji, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Bashkëpunim, por jo një ushtri e përbashkët Izrael-Greqi-Qipro

24 December 2025 at 15:22

Pretendimi: Izraeli, Greqia dhe Qipro formojnë ushtrinë e përbashkët kundër Turqisë

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se Izraeli, Greqia dhe Qipro formuan një ushtri të përbashkët kundër rrezikut turk.

Megjithatë, ky pretendim nuk shoqërohet me ndonjë provë, burim apo referencë që e mbështet atë.

Në fakt, ky lajm nuk është i saktë, megjithëse duket se është frymëzuar nga zhvillime të vërteta.

Specifikisht, një samit trepalësh u mbajt mes krerëve të Izraelit, Greqisë dhe Qipros në Jeruzalem më 22 dhjetor 2025.

Tre udhëheqësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët pas samitit, në të cilën ranë dakord të “forcojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm trepalësh mbi çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe ushtrisë.”

Në fjalën e tij, kryeministri izraelit Netanyahu iu referua Turqisë, pa e përmendur në mënyrë direkte, duke thënë se “ata që fantazojnë se mund të rivendosin perandoritë dhe sundimin e tyre mbi tokat tona” duhet ta “harrojnë atë.”

Një ditë më vonë, krerë ushtarakë grekë, qipriotë dhe izraelitë nënshkruan një plan të përbashkët veprimi dhe një program bashkëpunimi ushtarak Greqi-Izrael-Qipro në Nicosia.

Plani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga udhëheqësit e tre vendeve, përfshin trajnim të përbashkët të njësive të operacioneve speciale dhe shkëmbim ekspertize mbi kërcënimet moderne, duke përfshirë sistemet pa pilot (UAV) dhe luftën elektronike.

Në raportimet e mediave vendase nuk përmendet formimi i një ushtrie të përbashkët mes tre vendeve.

Sipas të përditshmes greke Ta Nea, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe analistë janë duke diskutuar mundësinë e një brigade reagimi të shpejtë prej rreth 2,500 trupash, me 1,000 ushtarë nga Izraeli dhe Greqia dhe 500 nga Qipro. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga burime zyrtare.

The post Bashkëpunim, por jo një ushtri e përbashkët Izrael-Greqi-Qipro appeared first on Faktoje.al.

BEJRUT – Marrëveshja detare Liban-Qipro hap rrugën për eksplorimin e gazit në det të hapur

26 November 2025 at 20:34

BEJRUT, 26 nëntor /ATSH/- Libani dhe Qiproja nënshkruan sot një marrëveshje të shumëpritur për demarkacionin detar, duke hapur rrugën për eksplorimin e mundshëm të fushave të gazit në det të hapur dhe bashkëpunimin energjetik në Mesdhe, sipas “Reuters”.

Presidenti libanez, Joseph Aoun dhe presidenti qipriot, Nikos Christodoulides nënshkruan marrëveshjen në pallatin presidencial të Libanit dhe u thanë gazetarëve se kjo do të sinjalizonte një bashkëpunim më të thellë midis Libanit, Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian, dhe BE-së më të gjerë.

“Kjo është një marrëveshje historike, që përfundon një çështje të pezulluar prej shumë vitesh dhe tani presim me padurim atë që vendet tona mund të krijojnë së bashku”, tha Christodoulides.

Qiproja dhe Libani arritën një marrëveshje paraprake që përcaktonte zonat e tyre detare në det të hapur në vitin 2007, por pati vonesa në ratifikimin e saj nga parlamenti libanez.

Ministri libanez i Energjisë, Joseph Saddi vizitoi Qipron, muajin e kaluar për të diskutuar bashkëpunimin energjetik, pasi kabineti libanez miratoi një marrëveshje që përcaktonte kufijtë detarë të dy vendeve.

Libani dhe Izraeli përcaktuan kufijtë e tyre detarë në vitin 2022, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Marrëveshja e sotme, e lë Sirinë fqinje si vendin e fundit me të cilin Libani ende nuk ka përcaktuar kufirin e tij detar.

Libani shpreson se zbulimet e gazit dhe naftës në det të hapur mund të ndihmojnë në gjenerimin e të ardhurave shtetërore dhe aktivitetit ekonomik – për të përmbysur një kolaps financiar të vitit 2019 – që ka përkeqësuar mungesat e energjisë elektrike disa prej kohësh. //a.i/

 

The post BEJRUT – Marrëveshja detare Liban-Qipro hap rrugën për eksplorimin e gazit në det të hapur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

By: armand
16 November 2025 at 19:21

Katër avionë luftarakë turq F-16, të cilët po merrnin pjesë në “festimet” e paligjshme në territor, shkelën hapësirën ajrore të Republikës së Qipros të dielën në mëngjes. Sipas mediave greke, rreth orës 11:30, avioni hyri ilegalisht në hapësirën ajrore qipriote nga zona e Famagustës. Dy prej tyre fluturuan ulët mbi Zonën e Vdekur, konkretisht në […]

The post Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore appeared first on BoldNews.al.

Erdogan propozon dy shtete të barabarta në Qipro

13 November 2025 at 19:40


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, theksoi së fundmi se zgjidhja më e qëndrueshme për çështjen e Qipros është bashkëjetesa e dy shteteve në ishull.

Sipas tij, çështja ka mbetur e pazgjidhur deri më sot për shkak të refuzimit të palës greko-qipriote për të pranuar barazinë sovrane të qipriotëve turq.

“Pala greko-qipriote nuk dëshiron të ndajë as pushtetin politik dhe as prosperitetin ekonomik me turqit që jetojnë në ishull”, tha lideri turk.

Ai theksoi se një dialog i sinqertë dhe respekti i barazisë midis komuniteteve janë thelbësore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Turkish President Erdogan:

We believe that the most realistic solution to the Cyprus issue is for two states to coexist on the island. pic.twitter.com/mrDdtQmQ86
— Clash Report (@clashreport) November 13, 2025

Qiproja ka një histori të gjatë tensioni etnik midis greko-qipriotëve dhe turq-qipriotëve. Pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1960, ishulli u nda praktikisht në komunitete të ndryshme.

Gjatë viteve, tensionet u rritën dhe në vitin 1974, pas një grushti shteti të mbështetur nga grekët nacionalistë për bashkim me Greqinë, Turqia ndërhyri ushtarakisht duke pushtuar pjesën veriore të ishullit.

Si pasojë, rreth një e treta e territorit të Qipros u vendos nën kontrollin e komunitetit turk-qipriot, duke çuar në krijimin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, e njohur vetëm nga Turqia.

Qiproja vazhdon të jetë e ndarë, me një “linjë gjelbër” të kontrolluar nga Kombet e Bashkuara që ndan komunitetet. Ndërkohë, bisedimet ndërkombëtare për një zgjidhje të përhershme kanë qenë të pafundme, por pa rezultat të qëndrueshëm.

Deklaratat e Erdoganit risjellin në fokus idenë për dy shtete të barabarta në ishull, duke nxitur debat të ri mbi të ardhmen e Qipros dhe mundësitë për kompromis midis komuniteteve. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Qiproja goditet nga një tërmet me magnitudë 5.3

12 November 2025 at 15:56


Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Qipron të mërkurën, me dridhje të ndjera deri në Liban, megjithëse nuk është raportuar për dëme të menjëhershme.

Ngjarja sizmike ndodhi afërsisht në orën 11:32 të mëngjesit, me epiqendër 20 kilometra në verilindje të qytetit perëndimor të Pafos, në një thellësi prej 15 kilometrash, sipas Departamentit të Sondazheve Gjeologjike të Qipros.

Ndërtesat publike në distriktin e Pafos u evakuuan për pak kohë pas dridhjes, konfirmoi televizioni shtetëror, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Qiproja shtrihet në një rajon sizmik aktiv, dëmet e konsiderueshme nga ngjarje të tilla janë të rralla.

Njoftimet nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare konfirmuan gjithashtu shtrirjen e tërmetit në pjesë të Libanit. /Telegrafi/

Një tërmet i fortë godet Qipron, sa ishte magnituda

By: Ela
12 November 2025 at 11:20

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin perëndimor të Qipros pranë Pafos në orën 11:31 të paradites sipas kohës lokale, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, këtë të mërkurë. Sipas raportimeve, tërmeti ishte relativisht i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, gjë që bëri të mundur që dridhjet e […]

The post Një tërmet i fortë godet Qipron, sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj Qipros dhe siguron Ligën B!

By: M C
28 October 2025 at 21:56

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë play-out ndaj Qipros, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në “Air Albania” dhe duke siguruar kështu qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Ilarja Zarka, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (C), Qëndresa Krasniqi, Mesuare Begallo dhe Valentina Troka.

Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, ndryshe nga takimi i parë në Qipro, duke dominuar që në minutat e para dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, kur pas një pasimi të saktë nga kapitenia Megi Doçi, Qëndresa Krasniqi dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 1-0.

Në minutën e 29-të, Megi Doçi pati një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por tentativa e saj u devijua nga portierja kundërshtare në këndore.

Shqipëria gjeti golin e dytë në minutën e 38-të me Mesuare Begallon, e cila përfitoi nga një kros perfekt i Megi Doçit dhe e çoi topin në rrjetë për 2-0. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e merituar të vajzave tona, 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të dominojë. Kapitenia Megi Doçi vulosi fitoren në minutën e 66-të, duke ekzekutuar me saktësi një 11-metërsh për rezultatin 3-0. Vajzat kuqezi krijuan edhe disa mundësi të tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

The post UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj Qipros dhe siguron Ligën B! appeared first on Albeu.com.

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave luan sot sfidën vendimtare ndaj Qipros

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e vajzave luan sot ndeshjen vendimtare përballë Qipros, që do të përcaktojë qëndrimin ose rënien nga Liga B e UEFA Nations League.

Pasditen e djeshme vajzat kuqezi zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje.

Stërvitja u fokusua më shumë në lojëra argëtuese dhe ushtrime të lehta, për të shmangur ngarkesën fizike para takimit të nesërm. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra gëzon gjendje shumë të mirë fizike.

Një lajm pozitiv për trajnerin Armir Grima dhe stafin kuqezi është rikthimi i Ilarja Zarkës, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak kartonësh të verdhë, por tashmë është e gatshme të ndihmojë ekipin.

Kundër Qipros sot vlen vetëm fitorja. Skuadra kuqezi duhet të fitojë me një diferencë prej të paktën dy golash për të siguruar qëndrimin në Ligën B. Nëse fitorja do të jetë me vetëm një gol diferencë, ndeshja do të shkojë në shtesa me nga 15 minuta.

Takimi do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve përfundoi me rezultatin 3–2 në favor të Qipros.

The post UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave luan sot sfidën vendimtare ndaj Qipros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Nations League për vajza, Shqipëria humb në sfidën e parë ndaj Qipros

24 October 2025 at 20:10

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Qipros, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin final 3-2.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (P), Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (K), Qendresa Krasniqi, Mimoza Hamidi dhe Valentina Troka.

Takimi nuk nisi mirë për vajzat kuqezi, me përfaqësuesen qipriote që ishte më dominuese në minutat e para.

Gjithçka ndryshoi pas minutës së 15-të, kur skuadra jonë nisi të afrohej më shumë drejt portës kundërshtare, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Në minutën e 23-të erdhi rasti më i artë për kuqezinjtë për të kaluar në avantazh. Megi Doçi udhëhoqi mirë topin, hyri në zonë dhe u përball me portieren, por tentativa e saj u ndal. Pas saj, tentoi edhe Troka, por portierja qipriote reagoi sërish saktë, duke shmangur golin.

Pas pak minutash, skuadra jonë fitoi një goditje dënimi pas një faulli pranë zonës. Megi Doçi mori përsipër ekzekutimin dhe me një goditje tokazi e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë në minutën e 29-të.

Goli u dha zemër vajzave kuqezi, të cilat pak minuta më vonë dyfishuan rezultatin sërish me Doçin. Kapitenia kuqezi goditi nga një distancë rreth 40 metrash dhe me një ekzekutim të shkëlqyer, befasoi portieren qipriote, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 43-të, Qipro ngushtoi diferencën me një gol nga distanca, ku portierja Hyska nuk mundi të reagojë në kohë. Vendaset barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë.

Shqipëria ishte sërish pranë golit të tretë në minutat shtesë të pjesës së parë, por pa arritur të konkretizojë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën tonë, që kërkoi menjëherë golin e avantazhit. Doçi asistoi bukur për Hamidin, por tentativa nuk u konkretizua.

Në minutën e 63-të, Shqipëria pati një tjetër mundësi të artë. Krasniqi nisi një kundërsulm të shpejtë, duke i dhënë një pasim perfekt Trokës, e cila u gjend përballë portieres, por goditja e saj përfundoi jashtë.

Kuqezezat mbajtën kontrollin e lojës, duke e zhvendosur ndeshjen pothuajse tërësisht në gjysmëfushën qipriote dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm.

Megjithatë, kundër rrjedhës së lojës, Qipro arriti të shënojë në minutën e 83-të, duke kaluar sërish në epërsi me golin e tretë të takimit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Qipros. Pavarësisht humbjes, vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë, krijuan shumë raste në pjesën e dytë, por u ndalën nga mungesa e saktësisë në finalizim.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në “Air Albania” më 28 tetor, ora 18:00, ku do të vendoset nëse skuadra jonë do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën B apo do të bjerë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League.

/gj.m/a.f/r.e/

The post UEFA Nations League për vajza, Shqipëria humb në sfidën e parë ndaj Qipros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nations League për vajza, Doçi e Hilaj: Duhet të dominojmë dhe të fitojmë kundër Qipros

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Shqipëria e vajzave do të zbresë në fushë të premten në orën 18:00 për ndeshjen e parë ndaj Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League.

Kombëtarja kuqezi mbyll pasditen e sotme përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Qipros.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, kapitenia Megi Doçi dhe mbrojtësja Alma Hilaj kanë folur për fshf.org, duke ndarë emocionet, pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës për dy ndeshjet vendimtare ndaj Qipros.

Megi Doçi, kapitenia e ekipit kombëtar, në një prononcim për fshf.org thekson se skuadra do të shkojë drejt Qipros me objektivin për të fituar ndeshjen. Ajo nënvizon se përfaqësuesja qipriote nuk duhet nënvlerësuar.

Si po i pret skuadra këto dy takime? – Vajzat po i presin me emocion të dyja ndeshjet. Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës sepse janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve që të jemi pjesë e Ligës B.

Objektivat e skuadrës për dy përballjet kundër Qipros dhe biseda me trajnerin – Trajneri çdo ditë na motivon shumë për ndeshjet që kemi në vazhdim. Qipro nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, por do vlerësim maksimal. Besoj se me punën që kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, po ashtu edhe ekipi është i plotë, besoj se jemi përgatitur mirë edhe taktikisht dhe me motivimin e duhur, ekipi kombëtar do të shkojë për fitore.

Si e motivon kapitenia Doçi ekipin? – Për mua, duhet të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe motivimi para lojës është i rëndësishem për ekipin.

Alma Hilaj, mbrojtësja kuqezi e Genoa-s rithekson fjalët e trajnerit Grima dhe kapitenes Doçi se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për skuadrën kuqezi dhe objektivi i vetëm është fitorja.

Si po shkojnë përgatitjet e skuadrës? – Përgatitjet shkojnë shumë mirë. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, që na ndihmojnë të tregojmë edhe nivelin ku kemi arritur.

Cili është objektivi i ekipit në këto dy ndeshje? – Objektivi ynë është fitorja dhe jemi përqëndruar më shumë te vetja jonë gjatë këtyre ditëve pasi kjo është e rëndësishme. Janë dy ndeshje që besoj dhe duhet të dominojmë. Janë dy ndeshje që do merren si çdo ndeshje tjetër, përgatitja është e njëjtë.

Lojtarja e javës te Genoa në Itali, sa të motivon këtë herë? – Kam ardhur gjithmonë me të njëjtin mendim dhe të njëjtat objektiva. Është diçka që më bën të lumtur pasi jam stërvitur për të dhënë më të mirën, por unë çdo herë që vij në Kombëtare jap më të mirën time.

Shqipëria do të luajë më 24 tetor në ora 18:00 ndeshjen e parë kundër Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos” në Larnaca. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 28 tetor në ora 18:00. Ndeshjet kundër Qipros konsiderohen si finale për ekipin kuqezi të vajzave, të cilat kërkojnë të ruajnë statusin e tyre në Ligën B dhe të vijojnë rrugëtimin në këtë nivel.

The post Nations League për vajza, Doçi e Hilaj: Duhet të dominojmë dhe të fitojmë kundër Qipros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QIPRO – Aleati i Erdoganit thirrje për bashkim të turkoqipriotëve me Turqinë

21 October 2025 at 15:46

ANKARA, 21 tetor /ATSH/ – Lideri nacionalist turk Devlet Bahçeli deklaroi se shteti separatist turkoqipriot duhet të zhvillojë një votim parlamentar për t’iu bashkuar Turqisë, vetëm dy ditë pasi turkoqipriotët zgjodhën një kandidat që mbështet rifillimin e bisedimeve me qipriotët grekë, sipas “Reuters”.

Bahçeli, një aleat kyç i presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe që shpesh ka paraprirë qëndrimet e qeverisë me deklaratat e tij, hodhi poshtë thirrjet për një zgjidhje federale në ishullin e ndarë etnikisht, duke theksuar se “Qipro është tokë turke dhe atdheu i turqve”.

Fitorja bindëse e politikanit të qendrës së majtë, Tufan Erhurman në zgjedhjet presidenciale turkoqipriote ka ringjallur shpresat për një zhbllokim të bisedimeve të paqes, të cilat kanë qenë të ngrira për tetë vite.

Erhurman është zotuar të rifillojë negociatat me qipriotët grekë. Erdogan e uroi atë pas zgjedhjeve të së dielës, por deklaratat e Bahçelit nxjerrin në pah shtysën e bllokut nacionalist për një afrim më të madh politik dhe territorial me Ankaranë.

“Parlamenti i RTQQ-së duhet të marrë një vendim për t’iu bashkuar Republikës së Turqisë”, tha Bahçeli para grupit të tij parlamentar, duke iu referuar Republikës Turke të Qipros së Veriut, e cila njihet vetëm nga Turqia.

“S’ka asnjë të ardhme për propozimet për federatë. Qipro është çështja jonë kombëtare dhe s’ka kthim pas nga kjo kauzë e drejtë”, shtoi ai, duke kritikuar njëkohësisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e së dielës, të cilën e quajti të pamjaftueshme për të përfaqësuar fatin e turkoqipriotëve.

Bahçeli dhe Erdogan, ndonëse nuk i përkasin të njëjtës parti, kanë qenë në një aleancë qeverisëse që prej vitit 2018. /Ad.Ab./

 

The post QIPRO – Aleati i Erdoganit thirrje për bashkim të turkoqipriotëve me Turqinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qiproja ka problem me macet

14 October 2025 at 18:30


Zyrtarët në Qipro, kombi i vogël ishullor në cepin lindor të Mesdheut, vlerësojnë se ka afërsisht një mace të egër për çdo 1 milion banorë të saj - megjithëse aktivistët pohojnë se popullsia aktuale është qindra mijëra më e lartë.

Në fund të shtatorit, komisionit parlamentar të ishullit për mjedisin, iu tha se një program ekzistues sterilizimi është shumë i kufizuar për të përmbajtur popullatën në rritje të maceve, transmeton Telegrafi.

"Është një program i mirë, por duhet të zgjerohet", tha Komisionerja e Mjedisit, Antonia Theodosiou, duke vënë në dukje se programi kryen vetëm rreth 2,000 sterilizime në vit me një buxhet prej vetëm 100,000 eurosh.

Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare krahasuese, Theodosiou tha se Qiproja ka fituar një reputacion për të pasur një popullatë macesh që është jashtëzakonisht e madhe në krahasim me banorët e saj njerëzorë.

Ndryshimi mund të jetë në rrugë e sipër, por vetëm financimi nuk do ta zgjidhë problemin e maceve në Qipro.

Duke u dukur se po i kushtonte vëmendje thirrjeve për më shumë fonde, Ministrja e Mjedisit, Maria Panayiotou njoftoi më 4 tetor - Ditën Botërore të Kafshëve - se qeveria do të rriste fondet për sterilizimin e maceve në 300,000 euro në vit. Vendimi u përshëndet si një hap i rëndësishëm përpara.

Megjithatë, Charalambos Theopemptou, kryetar i Komitetit Parlamentar të Mjedisit, paralajmëroi kundër mbështetjes vetëm në para.

"Duhet të ketë një plan. Nuk mund të vazhdojmë thjesht me sterilizimet pa pasur një plan", tha ai.

Duke pasur parasysh natyrën grabitqare të maceve, një popullatë e madhe jo vetëm që ka potencialin të shkaktojë kaos në ekosistemin e ishullit, por mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme për macet e egra që enden nëpër rrugët e mbushura me makina në kërkim të ushqimit dhe strehimit.

Qiproja ka një histori të gjatë si një komb që i do macet, ku dispensaret e ushqimit për macet dhe grumbujt e shtëpive të vogla janë një pamje e rregullt përgjatë shtigjeve të njohura.

Dy dekada më parë, arkeologët francezë zbuluan atë që ata besonin se ishte prova më e hershme e një maceje të zbutur në një fshat neolitik 9,500-vjeçar. Ata gjetën eshtrat e një maceje afër mbetjeve skeletore të një njeriu, duke sugjeruar se ato ishin varrosur së bashku. /Telegrafi/

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis/ Ankaraja: Shkak publikimi i parakohshëm i agjendës nga Athina

24 September 2025 at 17:08

Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai turk Erdogan nuk janë takuar në New York, në kuadër të punimeve të asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve te Bashkuara, edhe pse një takim mes tyre ka qenë i planifikuar.

Të dy udhëheqësit duhej të takoheshin të martën. Ishte pala turke që fillimisht kërkoi një shtyrje të takimit, pasi Erdogan po merrte pjesë në një takim të udhëheqësve arabë dhe myslimanë të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Zyrtarët e qeverisë greke më vonë sugjeruan se takimi mund të riplanifikohej për të mërkurën, por sipas mediave greke ai nuk do te zhvillohet, ndërsa burime qeveritare turke i thanë gazetës Milliyet se Ankaraja e anuloi takimin sepse Athina e kishte publikuar atë paraprakisht, pavarësisht marrëveshjes paraprake për ta njoftuar atë vetëm me pas.

Pas këtij anulimi, një burim i lartë qeveritar lajmëron “CNN grek” se gjithsesi Greqia ka lënë kanale të hapura komunikimi për Ankaranë, ndërsa sipas gazetës turke Milliyet, kërkesa për takimin Erdogan-Mitsotakis erdhi nga Athina… dhe jo nga Turqia.

Ishte ora 16:10 e së martës kur, “papritur”, nga Nju Jorku filluan të rrjedhin informacione se takimi ishte “në ajër”. Ne atë kohë delegacioni turk e kishte informuar ekipin grek se nuk kishte kohë të mjaftueshme për takimin.

Gjate fjalës se tij në asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti turk tha se projekti i ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro nuk do të realizohej, ndërsa duket se kanalet e komunikimit diplomatik mes dy vendeve janë ngushtuar në New York.

/abcnews.al/

QIPRO – Greva mbarëkombëtare paralizon udhëtimet ajrore

11 September 2025 at 10:44

ATHINË, 11 shtator  /ATSH-DPA/ – Udhëtarët  në Qipro pritet të përballen sot me vonesa  të mëdha, për shkak të një greve mbarëkombëtare të thirrur nga sindikatat.

Sipas operatorit të aeroporteve ndërkombëtare të Larnakës dhe Pafosit, deri në mesditë do të preken rreth 50 fluturime dhe 15 mijë pasagjerë.

Greva, e cila do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 14:00 (08:00-11:00 GMT), është organizuar në shenjë proteste ndaj uljes së kompensimit automatik për inflacionin. Që prej vitit 2023, punonjësve u është paguar vetëm dy të tretat e këtij shtese, në vend të shumës së plotë.

Përveç aviacionit, protesta pritet të ndikojë në shkolla, transportin publik dhe disa shërbime shëndetësore. Infrastruktura kritike si energjia elektrike, furnizimi me ujë, telekomunikacioni dhe shërbimet emergjente do të vazhdojnë punën me staf të reduktuar.

Mosmarrëveshja mes sindikatave, shoqatave të biznesit dhe qeverisë për të ardhmen e kompensimit të inflacionit mbetet e pazgjidhur. Pas dështimit të bisedimeve, palët pritet të rikthehen në tryezë nën ndërmjetësimin e Ministrisë së Punës. /Ad.Ab./

The post QIPRO – Greva mbarëkombëtare paralizon udhëtimet ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

8 September 2025 at 11:43

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Nisi sot në Tiranë, konferenca 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”.

Gjatë kësaj konference mbajti fjalën përshëndetëse edhe i ftuari i nderit Constantinos Kombos, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros.

Kombos vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe theksoi se fundi i këtij rrugëtimi është afër. Kombos tha se Shqipëria duhet të vijojë të intensifikojë përpjekjet për të ecur para.

“Është e dukshme për të gjithë, që në arenën ndërkombëtare Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm përpara në praninë e saj diplomatike ndërkombëtare. Natyrisht që kreditet e saj janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Mendoj se ne duhet të përgëzojmë ata persona që janë përgjegjës për diçka të tillë”, u shpreh kryediplomati i Qipros.

“Do të përqendrohem tek integrimi evropian, tek procesi i zgjerimit dhe tek presidenca jonë e ardhshme dhe sesi këto përmasa janë të ndërtuara. Çdo konferencë e këtij lloji është mundësi për pjesëmarrësit edhe për pritshmëritë e organizatorëve për të krijuar kushte për të koordinuar për të bërë një inventar të situatës dhe për të vendosur objektivat”, vijoi ai.

“Në rastin tuaj është e qartë që objektivi qendror është i përqendruar tek Bashkimi Evropian. Shqipëria meriton përgëzime për progresin e shpejtë për shumë grup-kapituj në rrugëtimin tuaj evropian. Ju keni zgjeruar këtë rrugëtim dhe fundi i këtij rrugëtimi është afër. Një fund që do të shënjojë një fillim të ri! Thënë kjo, ka shumë punë për të bërë dhe intensifikimi i përpjekjeve është mënyra më e mirë për të ecur para”, tha Kombos.

Kombos shprehu mbështetjen e Qipros për Shqipërinë për anëtarësimin e vendit në BE.

“Në këtë proces duhet të jeni të sigurt që Qipro do të qëndrojë krah vendit tuaj si një lehtësues konstruktiv dhe i dobishëm për të gjitha përpjekjet që do të bëni për të arritur këtë objektiv fundor”, tha Kombos.

Ministri i Jashtëm i Qipros u ndal edhe tek bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy vendeve.

“Përtej BE-së ka një element dypalësh. Unë jam këtu si përfaqësues i një vendi mik, jam i angazhuar personalisht për të zgjeruar hapësirën e ndërveprimit për marrëdhëniet tona dypalëshe. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është ministri i parë i Shqipërisë që viziton vendin tonë dhe vizita ime këtu është e para pas 13 vitesh. Mendoj se është një sinjal mjaft pozitiv,  për punën që kemi para, por edhe për vullnetin e mirë për të eksploruar çdo centimetër të hapësirës që lidhet me marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Kombos.

Kombos shtoi se “marrëdhëniet tona dypalëshe janë parësore, familja jonë evropiane është e paçmuar, por boshti dypalësh është gjithmonë i pranishëm”.

Ministri qipriot foli edhe për procesin pas anëtarësimit në BE.

”Dua t’i referohem mësimeve të nxjerra për periudhën e pas të bërit anëtar i BE-së. Sipas meje elementi kyç për t’u kuptuar është që Bashkimi Evropian është i papërsosur, është një punë në vazhdim e sipër, por në të njëjtën kohë është një eksperiment unik politik, një mrekulli, një rrjet e sigurt, përshpejtues, nxitës i mundësive. Kërkon që të ndërtohet masa kritike burokratike për të qenë të aftë që t’u përgjigjeni të gjitha sfidave që do të përballeni kur të bëheni pjesë e BE-së. Përgatituni për çfarë do të vijë. Sigurohuni që masa kritike, burokratike, teknike të jetë e ndërtuar me një ekspertizë që mbetet e përkushtuar ndaj projektit evropian”, theksoi ai.

“Shtetet anëtare, shtete kandidate dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së ndajnë të njëjtin vizion dhe vizioni duhet verifikuar. Ka të bëjë me përqafimin e vlerave të unionit. Ka të bëjë me faktin që ju të jeni të harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian. Ky angazhim është detyra kryesore e procesit të anëtarësimit. Kjo krijon mundësi, por vjen dhe me përgjegjësi”, tha Kombos.

/m.q/j.p/

The post Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U shkaktuan nga një cigare”: Detaje rreth zjarreve në Qipro që ‘dogjën dy persona’ dhe i shndërruan qindra struktura në hi

28 August 2025 at 23:38

Një nga zjarret më shkatërruese në Qipro në kujtesën e kohëve të fundit u shkaktua nga një cigare e hedhur në anë të një rruge malore, tha një raport nga ekspertët amerikanë.

Raporti i Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) arriti në përfundimin se shkaku ‘aksidental’ i zjarrit ishte një ‘cigare e hedhur pa kujdes që ra në kontakt me bimësinë e thatë’.

Zjarri në korrik pranë qytetit bregdetar të Limasolit mori jetën e dy personave, shkatërroi 700 struktura dhe dogji më shumë se 40 milje katrorë, përcjell Telegrafi.

Raporti i ATF tha se një kërkim i zonës ku zjarri u ndez fillimisht zbuloi disa bishta cigaresh të shpërndara në tokë në anë të një rruge që lidh fshatrat malore të Malias dhe Arsos.

Hetuesit vunë re se kushtet mjedisore në atë kohë ishin ‘jashtëzakonisht të favorshme për çdo ndezje, përfshirë ndezjen nga materialet e duhanit të hedhura pa kujdes’.

Erërat e forta, lagështia e ulët dhe temperaturat që arritën në 39 gradë Celsius në atë kohë e kishin bërë 100% mundësinë e ndezjes, sipas ekspertëve të cilët morën në konsideratë edhe deklaratat e dëshmitarëve, videot dhe fotografitë, si dhe kontributin e hetuesve të Shërbimit të Zjarrfikësve të Qipros.

Ekipi i ATF vizitoi ishullin lindor të Mesdheut për të kryer hetimin e tij 10-ditor me kërkesë të presidentit Nikos Christodoulides.

Më shumë se 250 zjarrfikës dhe 14 aeroplanë luftuan për të kontrolluar zjarrin që digjej në shumë fronte në terren kodrinor gjatë dy ditëve.

Në atë kohë, qeveria tha se kombinimi i erërave të forta, temperaturave të larta dhe kushteve shumë të thata pas tre dimrave me reshje minimale krijoi një stuhi të përsosur në kulmin e zjarrit. /Telegrafi/

The post “U shkaktuan nga një cigare”: Detaje rreth zjarreve në Qipro që ‘dogjën dy persona’ dhe i shndërruan qindra struktura në hi appeared first on Telegrafi.

METEO – Qipro përjeton valën përvëluese të të nxehtit, me temperatura deri në 45 gradë Celsius

14 August 2025 at 09:25

ATHINE, 14 gusht /ATSH-DPA/-  Qiproja po përjeton një valë përvëluese të të nxehtit, me temperaturat e brendshme që pritet të arrijnë sot deri në 45 gradë Celsius.

Observatori Meteorologjik në Lefkara, i vendosur rreth 20 kilometra larg bregdetit, regjistroi temperaturën më të lartë prej 46,1 gradë Celsius.

Departamenti Meteorologjik i Qipros ka lëshuar një paralajmërim për temperatura ekstreme të larta – si për zonat e brendshme ashtu edhe për rajonet më të larta malore.

Kushtet do të jenë më të tolerueshme përgjatë bregdetit falë flladeve të detit, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë në rreth 38 gradë Celsius.

Temperaturat parashikohet të ulen gradualisht nga e premtja, duke u kthyer në mesataret sezonale prej rreth 36 gradë Celsius, deri të dielën. //a.i/

The post METEO – Qipro përjeton valën përvëluese të të nxehtit, me temperatura deri në 45 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌