Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ç’ndodhi? Plas grushti mes djemve në emisionin ‘Përputhen’

By: gaze tare
16 December 2025 at 20:16

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e sotëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka kaluar kufijtë e fjalëve dhe ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program. Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio. Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat. “Është tap, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo, deklaratë që shtoi edhe më shumë tensionin në situatë.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shprehur shqetësim për nivelin e dhunës në një format që synon njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

The post Ç’ndodhi? Plas grushti mes djemve në emisionin ‘Përputhen’ appeared first on iconstyle.al.

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në ligjin për startup-et

15 December 2025 at 15:31

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi sot ndryshimet në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, që synojnë krijimin e një kuadri ligjor të unifikuar për startup-et dhe inovacionin.

Deputeti Klevis Jahaj, i cili ishte iniciator i ndryshimeve në ligj, deklaroi se projektligji përfshin masat e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar instrumente financiare për startup-et dhe ekonominë e gjelbër, me një përfitim të pritshëm financiar prej 9 milionë eurosh për Shqipërinë.

Projektligji parashikon lehtësimin e krijimit dhe zhvillimit të startup-eve përmes granteve, bashkëinvestimeve, lehtësimeve tatimore dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale, ndërsa Agjencia “Startup Albania” do të administrojë dhe monitorojë programet e mbështetjes.

Sipas të dhënave të European Innovation Scoreboard 2024, Shqipëria klasifikohet si “Emerging Innovator”, me 450 startup-e aktive dhe 37% themeluese gra.

Qeveria ka financuar që prej vitit 2022, 172 startup-e dhe 23 lehtësues, me një vlerë totale prej 10.2 milionë eurosh.

Zëvendësministri Enkelejd Musabelliu theksoi se ndryshimet ligjore synojnë integrimin e përgjegjësive institucionale dhe forcimin e koherencës së politikave për zhvillimin e sipërmarrjes inovative dhe konkurrueshmërisë së vendit. /j.p/

Komisioni i Ligjeve, foto: Andrin Hoxha
1 nga 10

The post Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në ligjin për startup-et appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal

15 December 2025 at 15:29

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku tha se liria e shprehjes në të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare e cenon Shqipërinë jo vetëm në procesin e integrimit.

“E di që ka shumë punë në këtë drejtim sa i përket lirisë së shprehjes, disa ndryshime në kod nuk kanë për ta përmirësuar situatën e medies në Shqipëri, por ndryshimet në kod paralelisht me punën që kemi rënë dakord për sa i përket padive strategjike kundër gazetarëve, punës së ligjit për mediet audiovizive, por edhe në gjykimin tonë sa i përket një ligji që përcakton statusin e gazetarit pasi sot ne flasim për ndryshime në kod, por nuk ka një koncept dhe një përkufizim se çfarë është gazetaria”, theksoi Tabaku.

E gjitha paralelisht, vijoi Tabaku, mund të ecin në drejtimin e të paktën një kuadri ligjor rregullativ të përmirësuar sepse për zbatimin nuk mbajmë përgjegjësi ne dhe nuk mban përgjegjësi ky grup njerëzish që kemi sot këtu.

“Gazetarët luajnë rolin jo vetëm të denoncuesit, por edhe të rojës publike, por edhe të transparencës që fatkeqësisht mungon gjithnjë e më shumë, por luajnë edhe role të tjera. Ne gjykimin tim edhe si përfaqësuese e opozitës dhe drejtuese e këtij komisioni janë role që duhet t’i mbrojmë dhe t’u japim një mbrojtje të veçantë. Unë nuk kam bërë asnjëherë padi për një gazetar, por ka pasur padi pafund për gazetarë që janë me vite akoma në për gjyqe, por shpesh edhe kundërvajtje penale të larta, të cilat janë të papërballueshme nga gazetarët”, nënvizoi Tabaku.

Këto, shtoi Tabaku, janë disa ndërhyrje fillestare që duhet të realizohen në këtë draft të kodit, ndërkohë që kodi i ri sheh dritën edhe rrugën e miratimit që besoj do të jetë e gjatë dhe nuk ka për të qenë e shkurtër.

“Si përfaqësuese e opozitës detyra ime është t’ju siguroj që qëllimi kryesor është mbrojtja e gazetarëve, mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe mbrojtja e fjalës së lirë që vjen edhe nga puna e gazetarëve”, tha Tabaku.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, profesor Mark Marku si anëtar i grupit të ekspertëve tha se “as tek platforma as si grup ekspertësh as nuk e kemi diskutuar dhe as nuk mund ta diskutojmë një çështje për statusin e gazetarit”.

“Unë personalisht jam kundër një ligji për statusin e gazetarit, nga pikëpamja profesionale e shikoj të pamundur të behet pa cenuar disa interesa”, tha Marku.

Bleriana Bino, Drejtore Ekzekutive, SCiDEV tha se ka një konfuzion me kodin penal aktual dhe me draftin e ri. “Analiza që ne kemi bërë dhe publikuar është për draftin e ri, ka tjetër formulim dhe tjetër kontekst nga aktuali”, u shpreh ajo.

“Jemi të lumtur që komisioni dhe gjithë kuvendi do të ketë vullnetin për të shfuqizuar nenin 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen. Me aq sa dëgjova do të doja të ishim më të kujdesshëm për shprehjet ksenofobike dhe raciste sepse lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nuk kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në kuptimin që i kemi advokuar ne. Nuk duhet të nxitohemi t’i shfuqizojmë, por duhet parë se çfarë thotë Këshilli i Europës për gjuhën e urrejtjes dhe me nenet e tjera që ka Kodi Penal me nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, tha Bino.

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi duke u ndalur tek dispozita e nenit 120 tha se “kjo dispozitë ka tre elementë të rëndësishme, përhapja e shpifjes duhet të jetë e qëllimshme, përhapja  e shpifjes bëhet për informacionet që autori e di që janë të rreme, e treta thëniet janë të tilla që cenojnë dinjitetin dhe nderin e një personi që preket, këto janë ato të treja që kemi aktualisht dhe që mendojmë t’i zhdukim nga Kodi Penal. Jam plotësisht dakord që këto të treja të ikin nga Kodi Penal për gazetarët”.

Luarasi tha se “ndoshta duhet të bëjmë vetëm një dispozitë dhe të përjashtohet komuniteti i gazetarëve nga kjo gjë”.

Tabaku në përfundim të mbledhjes deklaroi se miratimi do të mbetet për seancën e fillimit të janarit.

“Ky draft siç është bërë, puna e ekspertëve dhe komentet do t’i çojmë në Komisionin Europian në Bruksel sepse do të ketë konsultim jo vetëm këtu, por edhe atje”, përfundoi ajo. /k.s/j.p/

 

The post Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr/ligji i koncesioneve, hiqet kontrata simbolike me ‘1 euro’

9 December 2025 at 12:53

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Komisioni për Punësimin dhe Financat diskutoi sot projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, i cili synon krijimin e një kuadri të unifikuar dhe konkurrues për të nxitur investimet private nëpërmjet skemave të PPP-ve.

Përfaqësues të Ministrisë së Financave deklaruan se projektligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike.

“Projektligji synon unifikimin e procedurave konkurruese; forcimin e kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; garantimin e rregullave transparente për zbatimin dhe monitorimin e kontratave; menaxhimin e risqeve dhe ndarjen e tyre ndërmjet palëve; harmonizimin me standardet e BE-së; rritjen e rolit mbikëqyrës të Ministrisë së Financave, APP dhe ATRAKO si dhe promovimin e vlerës më të mirë për paranë dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Blerta Rama.

Sipas saj, projektligji mbështet prioritetet e qeverisë për rritje ekonomike duke mobilizuar kapital privat në fusha si infrastruktura, energjia, mjedisi, turizmi, shëndetësia dhe arsimi.

Ai është pjesë e Planit të Përgjithshëm Analitik të Projektakteve për vitin 2025, Programit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe strategjisë së menaxhimit të financave publike, duke kontribuar në konsolidimin fiskal dhe përmirësimin e klimës së biznesit”, deklaroj ajo.

Në interes të pyetjes së deputetit Erion Braçe, se burgjet janë një shërbim publik dhe me rëndësi kombëtare dhe nuk duhet të përfshihen në listën e sektorëve që mund të lidhen koncesione, drejtor i ATRAKO-s, Emiliano Gjika tha se, “ky nen është copy paste e direktivës së BE-së dhe nuk përfshin drejtëpërdrejtë këtë sektor,  por shërbime të tjera që i ofrohen burgjeve”.

Gjithashtu tha ai, “në pr/ligjin e ri kemi hequr nga lista e koncesioneve pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro”.

Ligjin i ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, detyron institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës.

Gjithashtu për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe mundësitë me rrezik për buxhetin e shtetit.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Foto: Florian Abazaj
1 nga 3

/e.xh/a.f/

The post Pr/ligji i koncesioneve, hiqet kontrata simbolike me ‘1 euro’ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 12:31

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton sot plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit.

Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, Ulsi Manja bëri të ditur se në Kuvendin e Shqipërisë shprehën interesin 26 kandidatë për të qenë pjesë e garës për pozicionin vakant për Avokatin e Popullit.

“Pas administrimit të kandidaturave në komisionin e Ligjeve u zhvilluan dëgjesat publike me 26 kandidatët që plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore dhe në 17 nëntor 2025 kemi njoftuar grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve parlamentare me listën e kandidatëve që plotësonin kushtet, të cilët duhet të mbështeten me 28 firma deputetësh për të vijuar më pas procedurën në fazat e tjera të përzgjedhjes”, sqaroi Manja.

Manja njoftoi se kandidatët që kanë plotësuar numrin e nevojshëm të firmave deri në datën 2 dhjetor, për të vazhduar me fazën përmbyllëse të votimit në Kuvend janë: Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh), Skënder Haluci (30 firma deputetësh) dhe Tartar Bazaj (28 firma deputetësh).

Ndërkohë Manja theksoi se janë edhe katër kandidatë të tjerë që kanë dorëzuar formularin ose jashtë afatit të përcaktuar që ishte data 2 dhjetor, ose pa numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve.

“Dardan Mustafaj ka mbledhur 38 firma deputetësh por e ka dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nga komisioni. Jola Hysaj nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm prej 28 deputetësh por ka marrë vetëm 27 firma; Shkëlqim Sulo nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të firmave; Saimir Vishaj ka marrë vetëm 26 firma”, njoftoi Manja.

Manja theksoi se për kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret është marrë edhe konfirmimi nga Autoriteti i Dosjeve dhe nuk rezultojnë të kenë pasur materiale në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit nga komisioni përkatës. Në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave”, tha Manja, ndërsa i kërkoi komisionit miratimin e raportit me emrat e gjashtë kandidatëve në garë.

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj
1 nga 3
Ulsi Manja - Kreu Grupit Parlamentar të PS
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj

/a.f/r.e/

The post Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kajo: Regjistër elektronik për koncesionet dhe PPP-të

3 December 2025 at 15:49

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Krijimi i një kuadri të qartë, transparent dhe konkurrues për investimet private në infrastrukturë dhe shërbime publike, është në fokus të projektligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”.

I pranishëm në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, tha se “projektligji vjen në harmoni me legjislacionin dhe standardet e BE-së dhe përcakton rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe monitorimin e kontratave të koncesioneve dhe PPP-ve”.

“Ky projektligj parashtron procedura të qarta konkurruese: ruan interesin publik përmes kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; vendos mekanizma për ndarjen dhe menaxhimin e risqeve; forcon rolin mbikëqyrës të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, u shpreh Kajo.

Ai nënvizoi se, projektligji gjithashtu parashikon krijimin e komisioneve të specializuara në çdo autoritet kontraktues, si dhe një komitet ndërministror për përcaktimin e prioritetit të projekteve strategjike.

Studimet e fizibilitetit dhe projektkontratat do të miratohen paraprakisht nga Ministria e Financave, për të garantuar kontrollin fiskal dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Ky projektligj ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë përmes mobilizimit të investitorëve privatë, forcimit të transparencës dhe konkurrencës në dhënien e koncesioneve, si dhe garantimin e mbrojtjes së interesit publik gjatë gjithë ciklit të projekteve”, deklaroi Kajo, teksa theksoi risi e projektligjit është krijimi i njësive për monitorimin e kontratave dhe krijimi i regjistrit elektronik për koncesionet dhe PPP.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Kajo: Regjistër elektronik për koncesionet dhe PPP-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr.ligji për fshirjen e detyrimeve, përfshihen edhe ato ndaj administratës vendore

3 December 2025 at 14:12

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore, qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë“.

Komisioni miratoi amendimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili kërkoi që të fshihen edhe detyrimet që subjektet dhe qytetarët i kanë pushtetit vendor deri 10 vite përpara.

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri tha se ka pasur një diskutim edhe me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe është rënë dakord.

Por subjekteve apo qytetarëve që kanë detyrime ndaj administratës së pushtetit vendor nuk u ofrohet mundësia për fshirje/shuarje të pjesshme të detyrimeve për periudhën 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019.

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo kërkoi që në pr.ligj të përfshihet një nen, i cili të bëjë të detyrueshme publikimin e listës së plotë të 3 mijë tatimpaguesve që kanë rezultuar me fshirjen, shuarjen më të madhe të detyrimeve sipas përcaktimeve të këtij ligji.

“Në çdo rast në listë të përfshihen të gjithë tatimpaguesit, subjektet që iu është shuar detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë“, tha Bozdo.

Një nga pikat kryesore të projektligjit është fshirja e detyrimeve tatimore për tatimpaguesit që janë të çregjistruar nga Qendra Kombëtare e Bizneseve (QKB) ose që kanë vendim gjykate për këtë çregjistrim deri më 31 dhjetor 2024. Po ashtu, projektligji përfshin dhe dënimet administrative të shkaktuara nga vonesat në deklaratat tatimore, përfshirë ato që lidhen me të punësuarit, të cilat do të fshihen plotësisht, nëse tatimpaguesi plotëson kushte të caktuara deri në fund të vitit 2024.

Një tjetër dispozitë që parashikohet është kompensimi i tepricës kreditore të TVSH-së ose të tatimeve të tjera nga tatimpaguesit. Ata që kanë një tepricë do të mund të shlyejnë detyrimet tatimore deri në masën e tatimit të papaguar. Megjithatë, ky kompensim nuk do të aplikohet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Për detyrimet e papaguara në doganë, projektligji parashikon fshirjen e plotë për periudhën deri në vitin 2014, ndërsa për periudhën 2015-2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë nga fshirja e pjesshme nëse paguajnë një pjesë të detyrimit. Saktësisht, ata që paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026 do të mund të fshijnë pjesën tjetër të detyrimit, ndërsa ata që paguajnë 75% deri në fund të vitit 2026 mund të përfitojnë fshirjen e 25% të borxhit të mbetur. Po ashtu, gjobat dhe kamatëvonesat për këto periudha do të fshihen plotësisht.

Projektligji gjithashtu thekson se tatimpaguesit që kanë detyrime të padiskutuara, për të cilat është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor, mund të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve nëse heqin dorë nga ankimi ose nga e drejta për të paditur. Kjo mundësi është e kushtëzuar nga dorëzimi i padisë apo ankimit në çdo fazë të gjykimit.

Për ata që do të përfitojnë nga dispozitat e fshirjes, organet tatimore do të nxjerrin akte administrative përkatëse, duke informuar tatimpaguesit për statusin e detyrimeve të tyre.

Ligji pritet të hyjë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026, duke ofruar një periudhë të mjaftueshme për tatimpaguesit të përmbushin detyrimet dhe të përfitojnë nga mundësitë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.

Ky projektligj ka si qëllim të stimulojë rregullimin e detyrimeve tatimore dhe doganore, si dhe të ofrojë mundësi për rikuperimin e borxheve për tatimpaguesit që kanë hasur vështirësi financiare, duke u mundësuar atyre të shfrytëzojnë mundësinë e një fshirjeje të pjesshme ose të plotë të detyrimeve. /j.p/

The post Pr.ligji për fshirjen e detyrimeve, përfshihen edhe ato ndaj administratës vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rifillim i gjuetisë sipas normave evropiane, dëgjesë publike për projektligjin

3 December 2025 at 11:51

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural zhvilloi sot një dëgjesë publike të përbashkët me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku u diskutua projektligji i ri “Për gjuetinë”.

Në seancë dëgjimore morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, organizata mjedisore, ekspertë të faunës së egër, si dhe përfaqësues nga ministritë dhe bashkitë.

Kryetari i Komisionit të Bujqësisë, Blendi Klosi, tha se, diskutimet sot zhvillohen në një moment kyç, pasi moratoriumi i gjuetisë ka përfunduar, dhe ligji i ri parashtron rifillimin e gjuetisë sipas normave evropiane, duke pasur parasysh mbrojtjen e faunës së egër dhe zhvillimin e turizmit natyror.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan kontrolle më të forta dhe ndalim të gjuetisë në zona të ndjeshme.

Përfaqësues të OJF-ve mjedisore ngritën shqetësime për rrezikun e gjuetisë së paligjshme dhe mungesën e kontrolleve efektive.

Elitjon Nezaj, biolog dhe përfaqësues i PPNEA-s, e mbështeti projektligjin por kërkoi qartësim më të madh të përgjegjësive, forcim të kompetencave të pushtetit vendor dhe ndalimin e gjuetisë në zonat kyçe të korridoreve ekologjike. Ai propozoi edhe mundësinë që në zonat e gjuetisë të lejohen kërkime shkencore nga institucionet.

Nga shoqata e shpendëve të egër, Erald Zeka përshëndeti ndalimin e përdorimit të plumbit në municion, por paralajmëroi se gjuetia turistike ka dëmtuar faunën dhe kërkoi që aktualisht të mos lejohen gjuetarë të huaj në territor.

Ndërsa përfaqësuesi e organizatës globale “Katër Putrat”, Ariel Vasili, ngriti çështjen mbi kontrollin veterinar. Sipas tij, projektligji nuk detyron gjuetarët të regjistrojnë kafshët e vrara, as të raportojnë kapje të gabuara të specieve të mbrojtura. Ai kërkoi që ligji të detyrojë gjuetarët të kryejnë kontrolle veterinare për mishin e kafshëve të egra, sidomos për sëmundje si trikinela, përpara se ai të shitet te tregtarët. Gjithashtu theksoi ai, ligji nuk parashikon ngritjen e qendrave të rehabilitimit për kafshët e dëmtuara dhe financimin e tyre.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, Klodiana Marika, deklaroi se sigurimi veterinar është çështje e rregulluar nga ligji veterinar, i cili përfshin databaza dhe kontrolle për kafshët e egra. Ajo theksoi se zonat e mbrojtura dhe korridoret e gjelbra mbeten të ndaluara për gjueti, ndërsa zonat e lejuara do të monitorohen nga njësitë vendore dhe policia. Ndërkohë, ligji parashikon qartë ndalimin e mjeteve të paligjshme të gjuetisë.
Marika përmendi edhe rastin e murtajës në pyllin e Lezhës, e identifikuar falë raportimit të gjuetarëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit të gjuetarëve dhe institucioneve në luftën ndaj zoonozave.

Një nga çështjet e diskutuara ishte kërkesa për ndalim të gjuetarëve të huaj. Përfaqësues të institucioneve deklaruan se një ndalim i tillë mund të konsiderohet diskriminues, pasi edhe gjuetarët shqiptarë ushtrojnë aktivitet jashtë vendit.

Gjatë diskutimeve deputeti i opozitës, Xhelal Mziu, kritikoi moratoriumin duke thënë se ka shkaktuar rritje të numrit të grabitqarëve, si dhe ka cenuar ekuilibrin e faunës. Ai përshëndeti hartimin e këtij ligji të ri që i hap rrugë gjuetisë koherente me standardet e BE-së, ndërsa ngriti shqetësime për penalitetet e larta dhe afatin e shkurtër 10-ditor për ankimime.

Anila Denaj, kryetare e komisionit Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, vuri theksin në rëndësinë e bashkërendimit të bashkëpunimit mes shoqatës së gjuetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve qendrore dhe vendore për forcimin e kontrollit dhe monitorimit të faunës për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së zoonozave, për të cilën kërkoi të shtohet me nen të veçantë në ligj kjo pikë bashkëpunimi.

Pas kësaj dëgjese, komisionet do të vijojë me diskutimin e pr/ligjit edhe me shoqatën e bashkive për përcaktimin e ndryshimeve te mundshme në projektligj, përpara se ai të kalojë në votim. /j.p/

The post Rifillim i gjuetisë sipas normave evropiane, dëgjesë publike për projektligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prendi: Krijim i qendrave kulturore për diasporën

3 December 2025 at 10:59

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018, “Për diasporën”, i ndryshuar”.

E pranishme në komision për të prezantuar projektligjin ishte zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Prendi, e cila u shpreh se ai vjen si nevojë për të modernizuar kornizën ligjore që trajton çështjet e diasporës, për ta bërë atë më funksionale, më gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me realitetin institucional aktual si dhe me sugjerimet e vetë diasporës, të artikuluara veçanërisht gjatë Samitit të 3-të të Diasporës në nëntor të vitit 2023.

“Ky pr/ligj do të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis autoriteteve shtetërore dhe të diasporës do të garantojë ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të diasporës, do të forcojë rolin koordinues të ministrit përgjegjës për diasporën dhe instrumenteve në varësi të tij”, tha Prendi.

Prendi theksoi se, konkretisht një nga ndryshimet që do të vijë në ligj do të jetë, ridimensionimi i rolit të MEPJ-së si autoritet kryesor i politikave për diasporën.

Po ashtu, theksoi Prendi, synohet, “forcimi i rolit strategjik të Këshillit të Ministrave në mbështetjen e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, duke përqendruar funksionin e tij në drejtim politikash dhe harmonizim institucional”.

Gjithashtu parashikohet rregullimi ligjor i Agjencisë së Diasporës.

Prendi theksoi se, parashikohet edhe krijimi i qendrave kulturore për diasporën.

Gjithashtu synohet zgjerimi i rolit dhe funksioneve të Këshillit Koordinues të Diasporës si dhe do të synohet forcimi i kapaciteteve të tij dhe rritja e numrit të anëtarëve nga 15 në 21 anëtarë.

/gj.m/j.p/

 

The post Prendi: Krijim i qendrave kulturore për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nuk ka qëndrim të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave

30 November 2025 at 17:17

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po dezinformon publikun në lidhje me qëndrimet e Komisionit të Venecias mbi çështjen e pezullimit të ministrave nga detyra gjatë hetimeve.

Berisha deklaroi se kryeministri po përdor, siç e cilësoi ai, “avokatinë e turpshme” për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun lidhur me hetimet për tunelin e Llogorasë, ndërsa sipas tij po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar sipas tij një kërkimi me Diellën, Berisha vuri në dukje se Diella thotë se Komisioni i Venecias nuk ka hartuar asnjë raport që lidhet me pezullimin e ministrave, por vetëm dokumente që kanë të bëjnë me të zgjedhurit vendorë.

Kreu i PD-së shtoi se pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është një praktikë e zakonshme në vende të Bashkimit Europian, si Rumania, Italia, Franca, Belgjika, Kroacia dhe Spanja

“Vetëm në Shqipërinë e Rama-Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia”, u shpreh Berisha. /j.p/

The post Berisha: Nuk ka qëndrim të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë

26 November 2025 at 15:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Demo tha se për vitin 2026 buxheti i pushtetit vendor do të shënojë një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2025, ndërsa bëri të ditur nismat që po ndërmerren për reduktimin e borxheve të trashëguara që kanë bashkitë nga reforma territoriale.

Ai theksoi gjithashtu progresin e arritur në reduktimin e borxheve të pushtetit vendor.

“Ndërsa në vitin 2016 borxhi ishte rreth 12,9 miliardë lekë, sot është ulur nën 3 miliardë lekë, dhe gjatë katër viteve të fundit janë dhënë rreth 4-5 miliardë lekë për reduktimin e borxheve të bashkive si Pogradeci, Vora dhe Kavaja. Në vitin 2026 do të vijojnë nismat e rëndësishme për reformën territoriale, duke siguruar funksionimin më të mirë të bashkive dhe rritjen e të ardhurave të tyre vetjake, përfshirë tatimin mbi pronën, që pritet të sjellë rreth 2 miliardë lekë fonde shtesë për bashkitë”, tha Demo.

Sipas tij, buxheti 2026 adreson transfertat dhe investime të dedikuara për bashkitë.

Demo theksoi se transfertat e pakushtëzuara do të arrijnë rreth 1 miliard euro, ndërsa duke marrë parasysh investimet nga ministritë, kjo shumë shkon deri në 1,2 miliardë lekë. Bashkitë do të përfitojnë fonde nga projekte të ndryshme, përfshirë ato të ministrive si Arsimi, për ndërtimin e shkollave, dhe Bujqësia, për kanale ujitjeje dhe infrastrukturë lokale.

Ministri shtoi se edhe TVSH-ja e projekteve të donatorëve do të rimbursohet për të gjitha bashkitë përfituese, duke lehtësuar realizimin e projekteve lokale.

Ministri u shpreh se për vitin 2026 janë parashikuar nisma për një sistem më transparent dhe të qëndrueshëm, ku financimi i bashkive do të garantohet dhe do të mbështesë nevojat reale lokale, duke synuar stabilitet dhe rritje të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore. /j.p/

The post Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkitë kërkojnë më shumë para/ Të zgjedhurit vendorë: Më shumë fonde për emergjencat

By: xhir jeta
26 November 2025 at 14:43

Drejtues dhe ekspertët të pushtetit vendor kanë kërkuar më shumë para nga buxheti për të përballuar emergjencat.

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Kreu i bashkisë së Sarandës tha se fondet që meren nga buxheti qëndror nuk mjaftojnë pasi po përballen me më shumë emergjenca  si zjarre e përmbytje

Adelina Farrici kryetarja e shoqatës për autonomi vendore prpozoi që fondet të rriten pasi limiti 1% e PBB-së është  i pamjaftueshëm për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike

Kryebashkiaket kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që shumica janë nga koha e ish komunave, pra i takojnë ndarjes së vjetër territoriale.

Një propozim ka qenë edhe përfshirja e tyre si pjesë e paqes fiskale./abcnews.al

Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara

26 November 2025 at 13:32

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë dhe Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, ku u diskutua projektbuxheti 2026 dhe mbështetja financiare për pushtetin vendor.

Në emër të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, Adelina Fariçi vlerësoi rritjen e buxhetit për qeverisjen vendore në vitin 2026, por njëkohësisht parashtroi një sërë propozimesh dhe shqetësimesh të ngritura nga kryetarët e bashkive gjatë procesit të konsultimit.

Ajo parashtroi nevojën që të rritet kufiri i financimit 1% të PBB për financat lokale.

“Aktualisht në ligj është vendosur një tavan prej 1% të PBB për fondet e dedikuara bashkive, i cili është respektuar çdo vit. Ne kërkojmë që ky nivel të rritet gradualisht, vit pas viti, për t’u ardhur në ndihmë bashkive në përballimin e sfidave lokale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, tha ajo.

Përfaqësuesja e bashkive propozoi që transferta e pakushtëzuar të mos trajtohet më si tavan, por si dysheme garantuese për financat e çdo bashkie. Gjithashtu kërkoi të sigurohen fonde shtesë për transferën e pakushtëzuar sektoriale, duke qenë se bashkitë përballen me rritje të kostove të shërbimeve.

Fariçi vlerësoi gjithashtu se Granti i Performancës, aktualisht në nivelin 200 milion lekë, ka sjellë konkurrencë pozitive mes bashkive, duke kërkuar që ky grant të rritet në vitet në vijim.

Gjithashtu ajo propozoi krijimin e një fondi të posaçëm investimesh për pushtetin lokal, i cili të mos jetë i bazuar në konkurrim, pasi në këtë skemë bashkitë më të vogla shpesh mbeten të përjashtuara.

“Kërkoi rishikimin e heqjes së TVSH-së për investimet dhe shërbimet e bashkive dhe sigurimin e një skeme më të drejtë dhe të balancuar për financimin e projekteve vendore”, vuri në dukje ajo.

Në lidhje me fondet për emergjencat civile, Fariçi kujtoi se ligji parashikon një nivel 4% të buxhetit, por ky nivel aktualisht nuk është i realizuar dhe kërkoi që të merren masa për ta zbatuar plotësisht.

Ajo theksoi se të gjitha propozimet e parashtruara janë rezultat i një procesi të gjerë konsultimi me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, duke reflektuar nevojat reale të qeverisjes vendore dhe detyrimet në rritje që bashkitë kanë ndaj komuniteteve të tyre. e.xh/j.p/

The post Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaka: TVSH për produktet ushqimore të zbresë në 5-7%

25 November 2025 at 21:26

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, kërkoi uljen e tatimit mbi konsumin, duke propozuar që TVSH mbi produktet ushqimore të ulet nga 20% në 5-7%.

“Ne kërkojmë uljen e tatimit mbi konsumim, që do të ndikojë drejtpërdrejt në industrinë prodhuese dhe agroushqimore. TVSH-ja për produktet ushqimore duhet të jetë 5-7%. Po ashtu, kërkojmë formalizim të tregut të agropërpunimit dhe heqjen e TVSH-së për investimet doganore. Lëndët e para për industrinë prodhuese duhet të përjashtohen nga tarifat doganore, ndërsa rimbursimi i akcizës për gazin dhe lëndët djegëse të përdorura nga industria prodhuese duhet të përfshihet, pasi kjo përbën një kosto të konsiderueshme për sipërmarrjen prodhuese”, deklaroi Jaka.

Ai shtoi se pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për sektorin e ndërtimit duhet të bëhet me tre këste.

Jakaj po ashtu u shpreh se modeli aktual i TVSH-së nuk ofron zgjidhje për blegtorët dhe kërkohet rimbursim pa limit për çdo litër qumësht dhe për hektarët e mbjellë.

“Këto masa duhet të jenë në përputhje me vendet e rajonit, për të nxitur konkurrencën dhe për të shmangur importin e produkteve rajonale që tregtohen në supermarketet shqiptare”, shtoi ai.

Gjithashtu, Jaka kërkoi hartimin e një plani strategjik për luftën kundër informalitetit.

“Paqja fiskale është e mirëpritur, por duhet të shihet me kujdes mënyra e zbatimit, që të mos dekurajohet pjesa e ndershme e ekonomisë”, tha kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. /j.p/

 

The post Jaka: TVSH për produktet ushqimore të zbresë në 5-7% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blegtorët kërkojnë barazim të TVSH-së në import 

25 November 2025 at 13:38

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Blegtorët kërkojnë ndërhyrje urgjente në politikën fiskale dhe mbështetje për sektorin e qumështit, duke paralajmëruar se problemet e grumbulluara prej vitesh po e çojnë prodhimin vendas drejt kolapsit.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesi i Shoqatës së Blegtorëve, Gentian Lala, deklaroi se shqetësimet e tyre përsëriten prej 2 vite e gjysmë pa asnjë reflektim institucional.

Ai theksoi se rreth 50-60% e qumështit në vend shitet pa faturë, çka, sipas tij, krijon abuzime nga fabrikat përpunuese dhe çon në çmime të padrejta për blegtorët.

Lala u shpreh se sistemi aktual i TVSH-së nuk i njeh fermerët dhe i detyron të blejnë ushqim të importuar për bagëtitë, duke braktisur prodhimin vendas.

“Nëse TVSH-ja do të njihej për blerjet tona, do të blinim të gjithë produktin vendas,” tha ai, duke shtuar se kjo skemë mund t’i bënte fermerët të vetëqëndrueshëm pa pasur nevojë për subvencione.

Një tjetër problem i rëndësishëm ishte ai i importeve të qumështit pluhur dhe qumështit të freskët nga vendet e rajonit dhe BE-së, që sipas blegtorëve dëmtojnë rëndë çmimin e qumështit vendas.

Po ashtu, ai ngriti shqetësimin se për shkak të kufizimeve ligjore, Shqipëria nuk ka mundur të eksportojë qumësht të freskët, edhe kur ka pasur kërkesë nga Italia.

Përfaqësuesit e blegtorëve thanë se qindra fermerë nuk kanë marrë ende subvencionet e naftës dhe të krerëve, megjithëse viti po mbyllet, dhe kërkuan zgjidhje për fermat që rrezikojnë të humbasin mbështetjen për shkak të vonesave të bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe u shpreh se propozimet e blegtorëve janë pa kosto për buxhetin dhe se mungesa e reflektimit nga ministria po e çon sektorin drejt kolapsit. Ai shtoi se kontrollet sporadike dhe masat policore nuk rrisin prodhimin dhe se duhet të mbrohet prodhuesi vendas, jo importi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo e cilësoi situatën si problematikë sistemike që kërkon një axhendë të qartë pune nga komisioni. /j.p/

Komisioni për Ekonominë, foto: Andrin Hoxha
1 nga 9

The post Blegtorët kërkojnë barazim të TVSH-së në import  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FMN: Shqipëria reforma të guximshme, programe sociale në vend të bonusit për pensionet

20 November 2025 at 16:18

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Në një periudhë që përshkruhet si një moment kyç për Shqipërinë në kuadër të integrimit në BE, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Anke Weber, ka përfunduar një vizitë të rëndësishme në Tiranë për të zhvilluar diskutime mbi Konsultimin e Nenit IV për vitin 2025 me autoritetet shqiptare.

Në përfundim të vizitës, misioni publikoi një deklaratë për medie në të cilën theksohet se Shqipëria ndodhet në një pikë kthese, me qeverinë që po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.

“Shqipëria gëzon një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët, borxh publik në rënie dhe rezerva të forta valutore. Duke u mbështetur mbi këto themele, Shqipëria ndodhet në një pikë kthese, me qeverinë që po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Ndërsa perspektiva afatshkurtër mbetet e favorshme, rruga drejt anëtarësimit shoqërohet me sfida strukturore”, citohet deklarata.

Sipas Misionit, ekzistojnë boshllëqe të rëndësishme në reforma ndaj standardeve të BE-së mes produktivitetit në stanjacion, ndërkohë që një mjedis global më i paqëndrueshëm, i shoqëruar me presione të brendshme mbi pagat dhe çmimet e aseteve, paraqet rreziqe për qëndrueshmërinë e rritjes së drejtuar nga turizmi.

Sipas Misionit, rritja e udhëhequr nga turizmi dhe perspektiva makroekonomike e Shqipërisë pritet të mbeten të forta.

“Pas një rritje mesatare prej rreth 4,25% në periudhën pas pandemisë, PBB reale parashikohet të rritet me 3,5% në 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 % në 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të eurozonës”, citohet deklarata.

Misioni vlerëson se efektet e drejtpërdrejta nga tarifat e SHBA-së janë minimale, ndërsa efektet indirekte nga masat tregtare globale dhe pasiguria deri tani duken të kufizuara.
Pavarësisht një moderimi, thuhet më tej, turizmi vijon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik.

“Inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në 2025 në objektivin 3,2% në gjysmën e dytë të 2026, në kushtet e një tregu pune të ngushtë dhe pagave në rritje.

Deficiti i llogarisë korrente parashikohet në 2,8% të PBB-së në 2025 dhe të zgjerohet gradualisht në rreth 3,5% të PBB-së në afat të mesëm, teksa të ardhurat e disponueshme dhe shpenzimet kapitale publike rrisin importet”, theksohet në deklaratë.

Sipas Misionit, tensionet gjeopolitike, masat e përshkallëzuara tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të lëndëve të para dhe pasiguria e zgjatur mund të prekin partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme.

Po ashtu theksohet se paqëndrueshmëria e tregjeve financiare globale dhe korrigjimet e çmimeve të aseteve mund të ulin kërkesën për borxhin sovran shqiptar dhe të rrisin rreziqet e rifinancimit.

“Brenda vendit, një rënie më e theksuar nga sa pritej në popullsinë në moshë pune mund të thellojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të diktojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare dhe të zbehë perspektivat e rritjes. Në anën pozitive, zbatimi i qëndrueshëm i agjendës së reformave të BE-së mund të nxisë produktivitetin dhe rritjen”, citohet deklarata.

Bazuar në politikat aktuale, stafi i FMN-së projekton një suficit të vogël primar në 2025 dhe 2026 dhe një balance primare zero më pas.

Rritjet e planifikuara të pensioneve mesatare përmes bonuseve mujore (p.sh., nga 270 euro në 400 euro për pensionet urbane) duke nisur nga 2026 do të financohen pjesërisht nga pritshmëritë për të ardhura shtesë të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA), kursime në shpenzimet korente dhe nën-ekzekutimi i shpenzimeve kapitale.

Borxhi publik projektohet të bjerë nga 54% e PBB-së në fund të 2025 në rreth 50% të PBB-së deri në 2030.

Ndërsa dinamika e borxhit është përmirësuar dukshëm vitet e fundit, nevojat ende relativisht të mëdha për financim bruto, mesatarisht 13% e PBB-së për periudhën 2025-2030, nënvizojnë rëndësinë e vazhdimit të reformave të menaxhimit të borxhit.

Si shumë vende të tjera evropiane, Misioni vë në dukje se Shqipëria përballet me presione shpenzimesh publike të cilat, nëse nuk adresohen tani, mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale në afat të mesëm.

“Tendencat demografike pritet të rrisin shpenzimet për pensione dhe shëndetësi, veçanërisht pas vitit 2030, ndërsa angazhimi në NATO për të alokuar 5% të PBB-së për shpenzime mbrojtjeje dhe sigurie deri në 2035 do të ushtrojë presion shtesë mbi financat publike”, thuhet në deklaratë.

Për të forcuar qëndrueshmërinë dhe produktivitetin, Misioni nënvizon se do të nevojiten gjithashtu investime më të mëdha në arsim, trajnim dhe përshtatje ndaj klimës.
Për të adresuar këto sfida dhe ruajtur hapësirat fiskale, stafi rekomandon një paketë masash nxitëse për rritjen, të përqendruar te mobilizimi i qëndrueshëm i të ardhurave, reformat e politikave tatimore dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike.

“Për rrjedhojë, reformat në të ardhura duhet të fokusohen në racionalizimin e shpenzimeve tatimore, modernizimin e taksave mbi pronën dhe forcimin e administratës tatimore. Shpenzimet tatimore të kushtueshme dhe regresive, si pragjet e larta të përjashtimit nga TVSH-ja, incentivat sektoriale dhe regjimet preferenciale për të vetëpunësuarit, duhet të hiqen gradualisht pasi efektiviteti i tyre është i pasigurt”, citohet deklarata.

Po ashtu theksohet se vendosja e një takse mbi pronën, të bazuar mbi vlerën, dhe përshpejtimi i zbatimit te saj do të mbështesin financat vendore.

Sipas Misionit, marrëveshja e propozuar e ‘Paqes Fiskale’, me elemente të tilla si marrëveshje vullnetare për përcaktimin paraprak të fitimeve të tatueshme dhe pezullim të auditimeve gjatë periudhës së marrëveshjes, fshirje të detyrimeve tatimore e doganore dhe rivlerësim të pasqyrave financiare të së kaluarës me një normë të ulët të njëtrajtshme, rrezikon të minojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e auditimeve dhe të përmbysë arritjet e deritanishme në modernizimin e administratës tatimore.

“Bonuset me bazë të gjerë për pensionet duhet të shmangen, pasi janë të vështira për t’u kthyer pas, dobësojnë lidhjen me kontributet dhe rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale. Në vend të tyre duhet të përdoren programet e asistencës sociale të targetuara mirë për të mbështetur grupet në nevojë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, theksohet se monitorimi i rregullt i nënhuadhënies, PPP-ve dhe entiteteve jashtë bilancit mbetet kritik, së bashku me standarde më të forta të zbulimit dhe mirëqeverisjes për fondet publike dhe mjetet me qëllim të veçantë (SPV).

/a.f/r.e/

The post FMN: Shqipëria reforma të guximshme, programe sociale në vend të bonusit për pensionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eralda, vajza që rikthen në jetë 75 kostume shqiptare: Nuk jam modele, kam një mision

By: D Marku
19 November 2025 at 11:13

Në një botë ku termi “influencer” shpesh lidhet me përmbajtje kalimtare, një vajzë e re po i jep një kuptim të ri këtij roli, duke e shndërruar platformën e saj në një mision për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Eralda Baze ka provuar dhe dokumentuar deri më tani 75 veshje tradicionale, duke sjellë në vëmendje thesare etnografike të harruara.

Baze shprehet se e gjitha nisi si një pasion i një grupi të vogël miqsh, pa formën e një shoqate zyrtare. Ky pasion me kalimin e kohës u transformua në një shqetësim dhe më pas në një “mision dhe detyrim qytetar e patriotik”, siç e përshkruan ajo vetë. Grupi i të rinjve ndjen përgjegjësinë për t’i dalë për zot kostumografisë popullore, me një fokus të veçantë tek linja e veshjeve të nuses shqiptare.

Puna e tyre shtrihet në të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme. Sipas saj, historikisht, institucionet kulturore në Shqipëri nuk i kanë ekspozuar kurrë veshjet e trevave shqiptare jashtë kufirit, duke krijuar një boshllëk në njohjen e plotë të pasurisë etnografike kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, në një nga daljet e saj mediatike, ajo zgjodhi të vishte kostumin monumental të Hasit, që i përket komunës së Prizrenit, për të sjellë në vëmendje këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë.

Por projekti i saj shkon përtej ekspozimit vizual. Çdo veshje shoqërohet me një kontekst të thellë historik dhe politiko-social. Ajo shprehet se nuk shfaqet thjesht si një modele, por si një rrëfimtare që zbulon historitë e fshehura pas çdo qëndisme dhe simboli. Një shembull konkret është shpjegimi praktik pas veshjes së Hasit, ku një pjesë e saj përdorej nga gratë për të mbajtur bucelat e ujit, për shkak të mungesës së ujit që kishte vuajtur historikisht kjo zonë.

Ajo shprehet se qasja e saj është shpesh edhe kritike, duke analizuar figura apo ngjarje historike që kanë ndikuar në fatin e kombit, apo duke folur për vende dhe objekte trashëgimie që janë shkatërruar, vjedhur apo tjetërsuar. Në këtë mënyrë, misioni i saj është i dyfishtë: të bëjë brezin e ri të dashurohet sërish me veshjet tradicionale dhe njëkohësisht, t’u ofrojë atyre përmbajtje dhe kontekst, duke i kthyer kostumet nga objekte muzeale në histori të gjalla.

The post Eralda, vajza që rikthen në jetë 75 kostume shqiptare: Nuk jam modele, kam një mision appeared first on Albeu.com.

Mbrojtja e të dhënave të klasifikuara, ASKIK kërkon fond shtesë për investime në rrjet

18 November 2025 at 15:40

TIRANË, 18 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSIK, Altin Jani paraqiti para anëtarëve të këtij komisioni disa nga prioritetet kryesore që mbulon ky buxhet, duke u ndalur te investimet në rrjet.

Ai kërkoi një shtesë fondi prej 3 milionë lekësh për investime në pajisjet elektronike të cilat sipas tij janë të amortizuara.

“AKSIK është autoritet përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar, në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe dokumentin e politikës së sigurisë së NATO-s dhe BE-së. Në bashkëpunim me AKSHI-n është ngritur një grup pune për përmirësimin e rrjetit të brendshëm të AKSIK, i cili është rrjet i mbyllur i klasifikuar dhe aktualisht është 11 vite i vjetër”, shtoi Jani.

Ndërkohë deputetët e opozitës në komision shprehën shqetësimin për buxhetin e kufizuar të këtij institucioni me rëndësi kombëtare.

Deputeti i PD-së Flamur Noka evidentoi veçanërisht faktin se nga ky institucion janë pajisur me certifikata sigurie punonjës të strukturave të Policisë apo Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë rezultuar të lidhur me krimin.

Në këtë drejtim, Jani konfirmoi se në çdo rast kur është marrë informacion nga institucionet verifikuese, ASKIK ka bërë pezullimin e certifikatës së sigurisë deri edhe heqjen e plotë të saj.

Por, Jani shtoi se ASKIK bashkëvepron me institucionet e tjera verifikuese dhe janë ata që e informojnë.

I pyetur mbi daljen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dy vite më parë, Jani sqaroi se ASKIK nuk është institucion që merret me mbrojtjen e të dhënave personale dhe në asnjë rast nuk ka pasur ekspozim të informacionit të klasifikuar.

“Ne kemi rrjetin tonë të klasifikuar, i cili është rrjet i mbyllur që nuk ka lidhje me internetin. Kështu e kemi zgjidhur prej 15 vitesh dhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë problem hakerimi”, shtoi Jani.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, foto: Andrin Hoxha
1 nga 8

 

The post Mbrojtja e të dhënave të klasifikuara, ASKIK kërkon fond shtesë për investime në rrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vasili: Objektiv, rritje e pagave dhe hapja e zyrës së RTSH-së pranë PE-së

17 November 2025 at 11:40

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Drejtoresha e Radiotelevizionit Shqiptar, Eni Vasili kërkoi sot nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik një fond shtesë prej 90 milionë lekësh të buxhetit për këtë institucion për vitin 2026.

Në seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar ku po shqyrtohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2026″, Vasili tha se Ministria e Financave ka parashikuar për vitin 2026 një buxhet me vlerë 319 milionë lekë, ndërkohë që nevoja reale, sipas saj, është 409 milionë lekë, kërkesa jonë për fond shtesë është 90 milionë lekë”.

Vasili deklaroi se në realizimin e buxhetit 2025 (janar–tetor), totali i shpenzimeve nga financimi buxhetor është realizuar në masën 80%, ndërsa fondi për prodhimet filmike është realizuar vetëm 14%.

Por, sipas saj, kjo do të përmbyllet plotësisht deri në fund të vitit, pasi muaji në vijim mbulon ngjarjet kryesore si Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, Junior Song dhe programet e fundvitit.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH shtoi ndërkaq se fondi për orkestrën simfonike, kinematografinë dhe projektet teknike pritet të shpenzohet në nëntor–dhjetor, ndërsa fondi investues prej 100 milion lekësh për 2025 është plotësisht i planifikuar dhe me procedura të mbyllura.

“Projektbuxheti 2026- totali i financimit është parashikuar në vlerën 890 milionë lekë pothuaj aq sa ishte fondi për vitin 2025. Rritja prej 44 milionë lekë për 2026 më shumë se në 2025 për Orkestrën Simfonike të RTSH dhe kinematografisë është rrjedhojë e rritjes së pagave për orkestrën simfonike në tetor 2025. Për programin shërbimi për shqiptarët jashtë kufirit dhe shërbimi për publikun në gjuhë të huaj ka rritje prej 5 milionë lekë në 2026. Ndërsa është ulur fondi i investime, 50 milionë lekë më pak se 2025″, theksoi Vasili.

Vasili u shpreh se “të ardhurat maksimale nuk shkojnë më shumë se 2.2 miliardë lekë, struktura e të ardhurave është kjo; 59% tarifa e aparatit transmetues, 32% financim nga buxheti i shtetit, 9% të ardhura të tjera nga reklama, qira, sponsorizime”.

Ajo theksoi se tarifa e aparatit transmetues nuk është indeksuar prej 10 vitesh, ndërkohë që kostot operative janë rritur ndjeshëm.

Sipas drejtueses së RTSH-së, arsyeja kryesore është se institucioni nuk mund t’i mbulojë më kostot me të ardhurat aktuale, sikurse: rritja e kostove operative, nevoja për modernizim dhe digjitalizim të teknologjive, rritja e kërkesës për përmbajtje digjitale dhe ndërkombëtare, nevoja për bashkëprodhime artistike dhe filmike, shpenzime kapitale që nuk mbulohen dot vetëm nga të ardhurat e RTSH-së.

Drejtoresha e RTSH-së tha se “kemi disa objektiva strategjikë. Për ne është shumë i rëndësishëm krijimi i rrjetit të korrespondentëve në 10 vende kryesore të diasporës, hapja e zyrës së RTSH pranë Parlamentit Europian në Bruksel, zgjerimi i redaksive të huaja, krijimi i portalit multimedial shumëgjuhësh, rivendosja e platformës OTT, rritja me 5% e pagave nga 86.200 lekë në 90.500 në 2026, flasim për pagën mesatare, rritja e kostove të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike”.

Kryetari i Këshillit të Radiotelevizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, theksoi se “sot sezoni i iri televiziv është nisur në tërësinë e tij, ndërsa procesi i uljes së borxheve vijon me shumë kujdes”.

“Me mbështetje shtesë nga ana e buxhetit kjo kthesë pozitive financiare mund të përshpejtohet duke i hapur rrugë investimeve në teknologji dhe trajtimeve të punonjësve me paga më të mira. Gjatë kësaj periudhe angazhimi i stafit të televizionit ka qenë i orientuar në dy drejtime kryesore. Së pari garantimi i funksionimit normal të institucionit dhe menaxhimi i situatës financiare. Së dyti përgatitjen për procesin e transformimit institucional në bashkëpunim më EB, puna e të cilëve nis zyrtarisht nesër në zyrat e RTSH. Kemi marrë masa që asnjë nga proceset e mësipërme të mos ndërhyjë në pengimin e tjetrit. Projekt buxheti për vitin 2026 është hartuar në përputhje më programin buxhetor afatmesëm 2026-2028”, tha Hoxhalli.

Seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të RTSH në Komisionin e Mjeteve te Informimit Publik
1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Vasili: Objektiv, rritje e pagave dhe hapja e zyrës së RTSH-së pranë PE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet sipas modelit të Cambridge

14 November 2025 at 12:32

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet në Agjenci të Shërbimeve Arsimore, përmes ekspertizës dhe modelit të Universitetit të Cambridge.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet të buxhetit 2026.

“Kemi edhe financimet nga donatorët e huaj, por sigurisht janë para që shkojnë për sektorin dhe rrisin financimin total të sektorit. Fondi Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim ka programuar 8 milionë euro për vitin 2026 dedikuar arsimit, ku një prej projekteve kryesore është transformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Agjenci të Shërbimeve Arsimore, që ka për mision garantimin e interesit publik në ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit, profesioneve të rregulluara, vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, nxitjen me synimin e përmirësimit të shërbimeve arsimore dhe krijimin e kushteve të favorshme në interes të publikut”, theksoi Kumbaro.

Në partneritet me AADF, vijoi Kumbaro, Agjencia e Shërbimeve Arsimore do të ndërtohet sipas modeleve të Cambridge, duke siguruar ekspertizën më të mirë britanike, si edhe duke pasur mjedise bashkëkohore për zhvillimin e testimeve kombëtare.

Sipas saj, një tjetër program i financuar nga AADF, është edhe Junior Archivement Albania, program që për vitin 2026 financohet me rreth 1 milion euro.

“Po ashtu, Britich Council, një tjetër partner i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit, ka programuar rreth 860 mijë euro financim për programet tona të përbashkëta për vitin 2026, sikundër janë edhe UNICEF dhe World Vision Albania, edhe këto me buxhete të dedikuara për Arsimin. Ndërkohë një zë i rëndësishëm buxhetor janë edhe investimet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku përveç infrastrukturës arsimore për Liceun Franko-Shqiptar në Korçë, programohen edhe mbi 8 milionë euro për transformimin e infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional në Elbasan, Lushnjë, Vlorë, Dibër, Shkodër dhe Kukës”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se “rreth 4 milionë euro shkojnë për Kompleksin e Dijes në Korçë, një strukturë e re inovative pranë Universitetit “Fan Noli”, ndërsa 21 milionë euro do të shkojnë për ngritjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Kumbaro: Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet sipas modelit të Cambridge appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌