Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Autori i masakrës në Australi nuk kishte luftuar në Gaza për IDF

16 December 2025 at 15:19

Pretendimi: Një nga autorët e sulmit terrorist të 14 dhjetorit 2025 në Australi, ishte një ushtar që shërbeu në Gaza

Verdikti: E paprovuar

——————————————————————-

Më 14 dhjetor 2025, të paktën 16 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën pasi dy persona të armatosur qëlluan me armë në një aktivitet që shënonte ditën e parë të festës hebraike Hanukkah në Bondi Beach, Australi.

Megjithëse kanë kaluar fare pak ditë nga sulmi terrorist, në rrjete sociale tragjedia ka nisur të frymëzojë keqinformim të shumëllojshëm.

Ndër të tjera, në rrjetet sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se njëri nga autorët e dyshuar të masakrës, Naveed Akram, është një ushtar i forcave izraelite që kishte shërbyer në Gaza dhe ishte kthyer në Australi. Më tej, sulmi terrorist në një aktivitet hebraik, pretendohet se ishte organizuar për të implikuar në mënyrë të rreme myslimanët.

Megjithatë, nuk jepet asnjë provë, burim, apo referencë që e mbështet këtë pretendim të jashtëzakonshëm.

Komisioneri i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, tha se bëhet fjalë një sulm terrorist i kryer nga dy burra me lidhje familjare. Njëri prej tyre, 50-vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi gjatë sulmit, ndërsa tjetri, një burrë 24-vjeçar, u plagos rëndë dhe u arrestua nga policia.

Të dy burrat u identifikuan si Sajid Akram dhe djali i tij Naveed Akram, raportuan më vonë mediat australiane. Siç specifikuan më vonë autoritetet vendase, Sajid Akram kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje, të marrë pas përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë për një leje gjuetie, zyrtarisht e lidhur me gjashtë armë zjarri, katër prej të cilave u përdorën në sulm. Ai u zhvendos nga Pakistani në Australi në 1998 me një vizë studentore dhe ndërtoi familje në këtë vend.

Djali i tij, Naveed Akram, megjithatë, është një shtetas australian që punon si murator. Autoritetet e kanë identifikuar 24-vjeçarin si banor të periferisë perëndimore të Sidney, Bonnyrigg. Ai ndoqi shkollën e mesme Cabramatta, raportoi Sydney Morning Herald.

Sipas kryeministrit australian Anthony Albanese, Naveed Akram ishte vënë nën shqyrtim nga inteligjenca australiane në tetor 2019 për lidhjet e tij të dyshuara me njerëz të konsideruar të rrezikshëm, por nuk u gjet se ai përbënte një kërcënim. ABC News raportoi, duke cituar burime që kërkuan anonimitet, se në atë kohë, Naveed Akram ishte hetuar për lidhjet e tij të ngushta me një qelizë terroriste me bazë në Sydney të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), dhe se policia beson se dy sulmuesit ishin besnikë ndaj ISIS. Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtyre raporteve.

Si përfundim, nuk ka prova se Naveed Akram është një ushtar i ushtrisë izraelite që u kthye në Australi nga Gaza. 

The post Autori i masakrës në Australi nuk kishte luftuar në Gaza për IDF appeared first on Faktoje.al.

Ushtria izraelite do të shkatërrojë 25 ndërtesa banimi në kampin e Bregut Perëndimor

By: Rovena
15 December 2025 at 15:44

Ushtria izraelite do të shembë 25 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor veriperëndimor më vonë këtë javë, thanë autoritetet lokale për AFP të hënën.

Abdallah Kamil, guvernator i Tulkarem ku ndodhet Nur Shams, i tha AFP-së se ishte informuar për prishjen e planifikuar nga organi i ministrisë së mbrojtjes izraelite COGAT.

COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e çështjeve civile në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, nuk iu përgjigj kërkesave të AFP-së për koment.

Ushtria izraelite do të shkatërrojë 25 ndërtesa banimi në kampin e Bregut Perëndimor – thonë autoritetet lokale

15 December 2025 at 14:43


Ushtria izraelite do të shembë 25 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor veriperëndimor më vonë këtë javë, thanë autoritetet lokale për AFP të hënën.

Abdallah Kamil, guvernator i Tulkarem ku ndodhet Nur Shams, i tha AFP-së se ishte informuar për prishjen e planifikuar nga organi i ministrisë së mbrojtjes izraelite COGAT.

COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e çështjeve civile në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, nuk iu përgjigj kërkesave të AFP-së për koment.

Faisal Salama, kreu i komitetit popullor për kampin Tulkarem, i cili ndodhet pranë Nur Shams, theksoi se urdhri i prishjes do të prekë 25 ndërtesa që mbajnë deri në 100 apartamente familjare.

Në fillim të vitit 2025, ushtria izraelite nisi një operacion të gjerë dhe ende në vazhdim, i cili, sipas saj, synon zhdukjen e grupeve të armatosura palestineze nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor verior - duke përfshirë kampet Nur Shams, Tulkarem dhe Jenin.

Operacioni zhvendosi të gjithë banorët dhe më shumë se 30,000 ende nuk janë kthyer në shtëpi.

Gjatë operacionit, Izraeli ka shkatërruar qindra shtëpi në rrjetin e dendur të rrugicave që përbëjnë kampet për të krijuar akses të lehtë për trupat e tij të stacionuara brenda. /Telegrafi/

Ushtria izraelite gjen nëntë trupa të anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës

By: M C
28 November 2025 at 16:48

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka gjetur trupat e nëntë militantëve palestinezë, të cilët u vranë së fundmi në operacionet e saj për të eliminuar rrjetin e tuneleve në Rripin jugor të Gazës.

“Gjatë operacioneve në sektorin lindor të Rafah, ushtarët gjetën nëntë terroristë të tjerë që ishin neutralizuar brenda infrastrukturës nëntokësore terroriste. Deri më tani, më shumë se 30 terroristë që u përpoqën të shpëtonin përmes këtyre tuneleve janë neutralizuar” tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Njoftimi erdhi ndërsa disa negociata ishin duke u zhvilluar për fatin e dhjetëra militantëve të Hamasit, të cilët kanë qenë të bllokuar për javë të tëra në tunele në zonat e Rripit të Gazës të kontrolluara nga ushtria izraelite.

Dje, duke pranuar për herë të parë situatën e zbuluar më parë këtë muaj nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, Hamasi u kërkoi vendeve ndërmjetëse të ushtronin presion mbi Izraelin që të lejonte luftëtarët e tij të dilnin nga tunelet në mënyrë të sigurt.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas kushteve të armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, nën presionin e SHBA-së, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, ushtria izraelite u tërhoq përtej vijës së verdhë brenda Gazës, që do të thotë se ajo ende kontrollon më shumë se 50% të enklavës palestineze. Sipas një burimi nga një prej vendeve ndërmjetësuese, SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia po punojnë për një kompromis që do t’u lejonte luftëtarëve të Hamasit të tërhiqeshin nga tunelet pas vijës së verdhë, pranë Rafah.

“Propozimi aktual u ofron atyre kalim të sigurt në zonat që nuk kontrollohen nga Izraeli, në mënyrë që të sigurohet që (çështja) të mos bëhet një pikë fërkimi që çon në shkelje të reja të armëpushimit ose në shembjen e tij”, theksoi burimi.

Sipas një zyrtari të Hamasit në Gaza, 60 deri në 80 luftëtarë të organizatës palestineze mbeten në tunelet nën Rafah. Armëpushimi mbetet veçanërisht i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje çdo ditë, ndërsa Rripi i Gazës i shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite, mbetet i zhytur në një krizë të rëndë humanitare.

The post Ushtria izraelite gjen nëntë trupa të anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh

By: M C
20 November 2025 at 23:11

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë lënë të vrarë pesë persona, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave të shënuara në rreth 12 orë, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Associated Press shkruan se këto janë ndër sulmet më vdekjeprurëse që nga 10 tetori, kur hyri në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Përshkallëzimi i ri erdhi pasi Izraeli deklaroi se trupat e tij ishin qëlluar në Khan Younis të mërkurën. Sipas autoriteteve izraelite, nuk pati viktima mes ushtarëve dhe ushtria u përgjigj me sulme ajrore.

Katër sulmet ajrore izraelite mbi çadrat që strehojnë të zhvendosurit në Khan Younis, nga mbrëmja e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes, vranë 17 persona, përfshirë pesë gra dhe pesë fëmijë, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser.
Në qytetin e Gazës, dy sulme ajrore të tjera mbi një ndërtesë vranë 16 persona, mes të cilëve shtatë fëmijë dhe tre gra, sipas zyrtarëve të Spitalit Al-Shifa në pjesën veriore të qytetit, ku u dërguan trupat.

Hamasi e dënoi sulmin izraelit duke e quajtur një “masakër tronditëse”. Në një deklaratë, Hamasi mohoi se kishte qëlluar drejt trupave izraelite.

Në Spitalin Nasser, dhjetëra persona u mblodhën për të kryer lutjet e varrimit për viktimat e sulmeve izraelite. Gratë qanin me ngashërim pranë trupave të mbështjella me copën e bardhë.

AP shkruan se Abir Abu Moustapha humbi tre fëmijët e saj (të moshave 1, 11 dhe 12 vjeç) si dhe bashkëshortin, në një sulm që goditi çadrën e tyre të mërkurën. Ajo qëndronte e ulur pranë trupave të tyre ndërsa përgatiteshin për varrim.

“Fëmijët e mi nuk janë më. Çfarë të them? Edhe burri im, më i shtrenjti. Zoti i mëshiroftë. Çfarë faji kishin fëmijët e mi që duhej të vdisnin? Çfarë faji kishin që vdiqën para syve të mi?”, tha ajo.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet kishin në shënjestër dy figura të Hamasit, një komandant të njësisë detare dhe një tjetër përgjegjës për rrjetin e tuneleve në disa pjesë të Khan Younis.

The post Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh appeared first on Albeu.com.

Pati edhe hedhje karrigesh – pamje të një përplasjeje të dhunshme midis ushtarëve në një bazë në Izrael

19 November 2025 at 22:57


Ushtarët e Brigadës Givati të ushtrisë izraelite dhe inxhinierët luftarakë janë përfshinë në një përleshje.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përleshje në një sallë ngrënieje në një bazë veriore, që përfshinte hedhje karrigesh dhe goditje – pamje të së cilës janë publikuar në media sociale.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një incident që ndodhi të dielën.

Sipas raportimeve, përleshja fizike fillimisht filloi si një grindje verbale.

Pamjet tregojnë ushtarë që hedhin karrige drejt njëri-tjetrit, qëndrojnë mbi tavolina dhe godasin njëri-tjetrin.

Disa ushtarë u përpoqën të ndanin ata që ziheshin.

🚨🇮🇱 Breaking from the IDF cafeteria:
Givati troops and Engineering Corps soldiers ended up brawling over dinner, leaving multiple injuries.

If they can’t control their own soldiers at the lunch table… how exactly are they winning any war? pic.twitter.com/qw3O9TKvsz
— SilencedSirs◼️ (@SilentlySirs) November 18, 2025

IDF tha se e konsideron incidentin si serioz, duke theksuar se "nuk pasqyron vlerat e IDF ose atë që pritet nga ushtarët dhe komandantët e IDF".

Incidenti po hetohet, sipas ushtrisë.

"Në përfundim të tij, do të merren masa komanduese dhe disiplinore në përputhje me gjetjet”.

"IDF dënon çdo sjellje të dhunshme dhe do të vazhdojë të mbështesë disiplinën, etikën dhe profesionalizmin në çdo kohë", ka përfunduar deklarata e ushtrisë izraelite. /Telegrafi/

Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban

By: armand
16 November 2025 at 19:07

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor. Askush nuk u lëndua në incidentin e së dielës. Sipas misionit paqeruajtës të OKB-së UNIFIL, forcat izraelite qëlluan nga një tank i vendosur në territorin libanez ndaj paqeruajtësve në këmbë. Zjarri i rëndë me mitraloz ra vetëm pesë metra larg, duke i detyruar ata […]

The post Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: 570% më shumë vizitorë izraelitë se një vit më parë

3 November 2025 at 22:15

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pritën sot në një takim falënderues përfaqësues të kompanisë ajrore izraelite Sundor/ELAL.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ndau detaje nga takimi, i cili erdhi në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afrimin e dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se “në shenjë mirënjohjeje iu dhurua CEO-s së SUNDOR, Gal Gershon, çmimi simbolik për mbështetjen në nismën e përbashkët për turizëm gjithëvjetor”.

“Përmes këtij bashkëpunimi, në vetëm pak muaj, Shqipëria ka mirëpritur 570% më shumë vizitorë izraelitë krahasuar me vitin 2024, në 110 fluturime direkte Tel-Aviv–Tiranë, me një projeksion prej 60 000 vizitorësh izraelitë deri në fund të vitit”, tha Gonxhja.

Turistët kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për plazhet e bukura dhe klimën e favorshme, por edhe për zonat malore me peizazhe natyrore mbresëlënëse, qytetet e lashta me vlerë historike e kulturore si dhe mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Sot turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor, që jo vetëm po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por gjithashtu po promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor turistik.

/e.i/r.e/

The post Gonxhja: 570% më shumë vizitorë izraelitë se një vit më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

3 November 2025 at 16:16

Izraeli dorëzoi të hënën trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen eshtrat e tre pengjeve.

Zyrtarët izraelitë i identifikuan të tre si ushtarë që u vranë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.

Shkëmbimi i pengjeve shënoi një hap tjetër përpara për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në konfliktin 2-vjeçar – lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese e zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant “Hamas”.

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur ende në Gaza.

/abcnews.al/

Trump: Armëpushimi në Gaza nuk është “rrezikuar” nga sulmet izraelite

By: Fax Web
29 October 2025 at 09:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “asgjë nuk do të rrezikojë” marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, pavarësisht valës së re të sulmeve izraelite që vranë të paktën 91 persona në të gjithë enklavën palestineze.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë rrugës së tij për në Korenë e Jugut nga Japonia, Trump tha se ka dëgjuar për sulmet e fundit “pak kohë më parë” të cilat, siç tha ai, erdhën pas vrasjes së një ushtari izraelit.

“Izraelitët u kundërpërgjigjën dhe duhet të kundërpërgjigjen kur kjo të ndodhë”, tha ai.

I pyetur nëse sulmet mund të rrezikojnë armëpushimin në Gaza, Trump u përgjigj se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë”.

“Hamasi është një pjesë shumë e vogël e paqes në Lindjen e Mesme. Ata thanë se do të sillen mirë dhe nëse sillen mirë, do të jenë të lumtur dhe nëse nuk sillen mirë, do të eliminohen”, shtoi ai.

“Kemi shumë vende që janë të gatshme ta bëjnë këtë”, tha Trump, duke theksuar se “edhe Japonia sot tha se do të dëshironte të përfshihet në Lindjen e Mesme gjatë takimeve në Tokio”.

Trump gjithashtu tha se procesi i armëpushimit po përparon, duke shtuar se “po hyjmë në fazën e dytë”. Ai i referohej fazës tjetër të planit të tij 20-pikash për Gazën.

Të paktën 91 palestinezë janë vrarë që mbrëmë në sulmet izraelite në të gjithë enklavën, duke shënuar një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar sipas planit të Trumpit.

Sipas gazetarëve të Anadolu-t, një sulm ajror goditi kampin e refugjatëve al-Shati në perëndim të Qytetit Gaza, ndërsa zjarri i artilerisë shënjestroi zonat në lindje të qytetit Deir al-Balah në Gazën qendrore. Raketat goditën gjithashtu zonën rreth Kompleksit Mjekësor Shifa në Qytetin Gaza.

Armëpushimi në Gaza hyri në fuqi zyrtarisht më 10 tetor. Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të gati 2 mijë të burgosurve palestinezë. Plani 20-pikësh planifikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmit të ri qeverisës pa Hamasin.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet në Gaza ka vrarë të paktën 68.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë./AA

BERLIN – Qindra vetë festojnë pas lirimit të pengjeve nga Gaza

13 October 2025 at 20:59

BERLIN, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Qindra njerëz u mblodhën sot në qendër të Berlinit për të festuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Më parë, Hamasi dorëzoi 20 pengjet e mbetura të gjalla Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ata u dërguan përsëri në Izrael pas 738 ditësh në robëri.

Atje, pengjet iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe ju dhanë veshje të reja, para se të ribashkoheshin me familjet e tyre.

Policia e Berlinit vlerësoi se rreth 500 persona morën pjesë në tubimin “Coming Home” në mbrëmje. Shumë prej tyre mbanin simbole solidariteti me personat e kmarr peng  nga Hamas.

Një këngëtar performoi në skenë, ndërsa rabiu i njohur i Berlinit, Yehuda Teichtal, kërcente.

Komisioneri gjerman për Anti-Semitizmin, Felix Klein, dhe presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite, Volker Beck, mbajtën fjalime të shkurtra për të shënuar kthimin e pengjeve. /Ad.Ab./

The post BERLIN – Qindra vetë festojnë pas lirimit të pengjeve nga Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtria izraelite: Trupat e dy pengjeve i dorëzohen Kryqit të Kuq, ndërsa pritet të lirohen edhe dy të tjerë

By: Rovena
13 October 2025 at 17:33

Ushtria izraelite thotë se eshtrat e dy pengjeve të vdekur i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza. Aty thuhet se transferimi i dy arkivoleve të tjera “do të vazhdojë”, duke shtuar se Hamasi “duhet të përmbushë marrëveshjen dhe të bëjë përpjekjet e nevojshme për të kthyer të gjithë të rënët”.

Më parë, Brigadat e armatosura al-Qassam të Hamasit thanë se trupat e katër pengjeve do të dorëzoheshin sot si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.

Kjo shkaktoi kritika nga Izraeli, me ministrin e mbrojtjes Izrael Katz që akuzoi Hamasin se ka treguar një “dështim në përmbushjen e angazhimeve”.

Sipas planit të paqes të Trump, Hamasit i kërkohej të lironte të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga përfundimi i luftimeve – një afat që skadoi rreth mesditës së sotme. 

Hamasi ka lënë të kuptohet se gjetja e trupave të disa pengjeve të vdekur mund të zgjasë më shumë, pasi jo të gjitha vendet e varrimit janë të njohura. 

Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë

By: Rovena
2 October 2025 at 16:26

Forcat izraelite kanë ndaluar 39 anije që transportonin ndihma dhe aktivistë të huaj, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, drejt Gazës, duke lënë vetëm një anije ende duke lundruar drejt enklavës palestineze, thanë organizatorët e flotës të enjten.

Mirëpo, sipas platformës live tracker, besohet se vetëm katër anije të flotes Global Sumud janë ende duke lundruar, shkruan The Guardian.

The Independent raporton se forcat izraelite kanë kapur 39 anije që transportonin aktivistë dhe ndihma për në Gazë, dhe vetëm një anije është ende duke lundruar në drejtim të Rripit të Gazës.

Nga katër anijet që janë listuar si “në lundrim”, dy janë duke shkuar në veri, drejt Qipros. Një anije është ende në brigjet e Egjiptit, dhe një anije, Mikeno, është tani në ujërat territoriale të Gazës dhe thuhet se është disa kilometra larg tokës.

Më herët kamerat që transmetonin pamje të drejtpërdrejta nga anijet, treguan ushtarë izraelitë me helmeta duke hipur në anije, ndërsa pasagjerët e mbledhur së bashku me jelekë shpëtimi mbanin duart lart.

Zyrtarët izraelit e kanë quajtur provokim misionin e Globale Sumud, si dhe kanë bërë thirrje që ndihmat të dërgohen në një port izraelit. Flota Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqim për në Gazë, përbëhej nga 40 anije civile me rreth 500 aktivist në mesin e tyre, parlamentarë dhe avokatë.

Palestina përshëndet përpjekjet e Trumpit për paqe, konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim me SHBA-në

By: Fax Web
30 September 2025 at 11:32

Palestina përshëndeti përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përsëritur angazhimin e saj për të punuar me Washingtonin dhe palët e tjera të përfshira për të arritur paqen. Të hënën, Trump njoftoi një plan 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar gjatë një konference për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Plani përfshin lirimin e robërve izraelitë në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë, çarmatimin e plotë të Hamasit dhe formimin e një komiteti palestinez teknokratik dhe apolitik për të qeverisur enklavën. “Shteti i Palestinës mirëpret përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura të presidentit Donald J. Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pohon besimin e tij në aftësinë e tij për të gjetur një rrugë drejt paqes”, citoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa një deklaratë të presidencës.

Presidenca theksoi rëndësinë e partneritetit me Washingtonin në arritjen e paqes rajonale dhe rinovoi “angazhimin e saj të përbashkët për të punuar me SHBA-në, shtetet rajonale dhe partnerët për t’i dhënë fund luftës në Gaza përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”. Sipas deklaratës, kërkohet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të siguruar shpërndarjen e mjaftueshme të ndihmës humanitare në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, krijimin e mekanizmave për të mbrojtur popullin palestinez dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

“Kjo do të siguronte bashkimin e tokës dhe institucioneve palestineze në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, do t’i jepte fund pushtimit dhe do të hapte rrugën drejt një paqeje të drejtë bazuar në zgjidhjen me dy shtete, me shtetin e pavarur dhe sovran të Palestinës që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit në siguri, paqe dhe fqinjësi të mirë, në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, shtoi deklarata. Ushtria izraelite ka vrarë mbi 66 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në zi buke.

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

By: Elva
28 September 2025 at 22:10

Ushtria izraelite ka bombarduar Kullën e Mekës, një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, duke regjistruar momentin në një video që u bë virale në rrjetet sociale. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite lëshoi një urdhër urgjent për evakuimin e detyruar të banorëve nga lagjet Remal, Sabra, zona e portit dhe pjesë të Rrugës Beirut në qytetin e Gazës. […]

The post FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

GAZA – Dhjetëra palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite

28 September 2025 at 17:59

TEL AVIV, 28 shtator /ATSH – DPA/ – Dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Sipas njoftimeve, trupat e 41 personave janë dërguar në spitale të ndryshme në këtë territor të goditur rëndë që nga mëngjesi i sotëm.

Ushtria izraelite deklaroi se po vazhdon operacionet kundër organizatave terroriste në të gjithë Rripin e Gazës dhe se ofensiva në Qytetin e Gazës është zgjeruar.

Në një rast, trupat izraelite raportuan se kishin identifikuar pesë militantë që kishin qëlluar me një raketë antitank drejt ndërtesës ku ndodheshin ushtarët. Nuk pati të plagosur mes tyre, ndërsa ushtria tha se forcat ajrore izraelite “eliminuan” sulmuesit.

Brenda 24 orëve, rreth 140 objektiva ushtarake në territorin bregdetar janë goditur, sipas njoftimit të ushtrisë.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve të Qytetit të Gazës të largohen menjëherë. Ata u këshilluan në arabisht të zhvendosen drejt zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli në al-Mawasi, në jugperëndim të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, rreth 780,000 civilë tashmë kanë braktisur qytetin e Gazës, ku para fillimit të ofensivës tokësore dy javë më parë jetonin rreth 1 milion njerëz.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, pothuajse dy vjet më parë, mbi 66,000 palestinezë janë vrarë, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi, mes tyre shumë gra dhe fëmijë. /Ad.Ab./

The post GAZA – Dhjetëra palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tanket izraelite përparojnë sulmet në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve

28 September 2025 at 15:12

Tanket izraelite kanë përparuar në zonat e banuara në Gaza. Autoritetet lokale shëndetësore kanë ngritur alarmin pasi njoftojnë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen dhjetëra thirrjeve për ndihmë.

Sipas dëshmitarëve dhe punonjësve të shëndetësisë, tanket izraelite kanë thelluar bastisjet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al Nasser, duke iu afruar qendrës dhe zonave perëndimore të qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.

Në 24 orët e fundit, forcat ajrore kanë goditur 140 objektiva ushtarake në të gjithë Gazën, duke përfshirë militantë dhe infrastrukturë ushtarake, bëri të ditur ushtria izraelite.

Të paktën pesë persona u vranë në një sulm ajror në zonën Al Nasser të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Mjekët raportuan 16 vdekje të tjera në sulmet ndaj shtëpive në Gazën qendrore, duke e çuar numrin e të vdekurve sot në të paktën 21.

/abcnews.al/

Tanket izraelite hyjnë më thellë në Gaza, mjekët thonë se shumë të plagosur mbeten të bllokuar

28 September 2025 at 14:15


Tanket izraelite u zhvendosën më thellë në lagjet e banimit të Qytetit të Gazës të dielën, ndërsa autoritetet lokale shëndetësore thanë se nuk kanë qenë në gjendje t'u përgjigjen dhjetëra thirrjeve të dëshpëruara, duke shprehur shqetësim për fatin e banorëve në zonat e synuara.

Dëshmitarët dhe mjekët thanë se tanket izraelite kishin thelluar inkursionet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al-Naser, duke u afruar në zemër dhe zonat perëndimore të Qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.

Ushtria izraelite nisi ofensivën e saj tokësore për të cilën kishte kërcënuar prej kohësh në Qytetin e Gazës më 16 shtator pas javësh sulmesh intensifikuese në qendrën urbane, duke detyruar qindra palestinezë të largohen, megjithëse shumë ende mbeten aty.

Ndërkohë, Hamasi, të cilit Izraeli i ka kërkuar të dorëzohet, tha të dielën se nuk kishte marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump theksoi të premten se "një marrëveshje për Gazën" dukej e mundshme.

Trump është planifikuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Izrael bëri të ditur veçmas se ambasadori Mike Huckabee do të udhëtonte për në Egjipt për t'u takuar me zyrtarët egjiptianë "si pjesë e konsultimeve të rregullta diplomatike të zhvilluara midis ambasadave amerikane në rajon".

Egjipti është ndër ata që ndërmjetësojnë midis Izraelit dhe Hamasit.

Shërbimi i Emergjencave Civile në Gaza tregoi të shtunën vonë se Izraeli kishte refuzuar 73 kërkesa, të dërguara nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, për të shpëtuar palestinezët e plagosur në Qytetin e Gazës.

Autoritetet izraelite nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm e ushtria më parë tha se forcat po zgjeronin operacionet në qytet dhe se pesë militantë që qëlluan një raketë antitank drejt trupave izraelite ishin vrarë nga forcat ajrore izraelite.

Rrethimi ushtarak i Izraelit ka shkaktuar një katastrofë humanitare në të gjithë Gazën.

Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se midis 350,000 dhe 400,000 palestinezë janë larguar nga Qyteti i Gazës që nga muaji i kaluar, megjithëse qindra mijëra mbeten aty.

Ushtria izraelite vlerëson se rreth një milion palestinezë ishin në Qytetin e Gazës në gusht.

Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza gati dy vjet më parë pasi një sulm i udhëhequr nga Hamasi vrau rreth 1,200 persona, me 251 të marrë peng, sipas llogaritjeve izraelite.

Që atëherë, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 66,000 palestinezë në enklavë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, kanë zhvendosur të gjithë popullsinë dhe kanë paralizuar sistemin shëndetësor të territorit. /Telegrafi/

Operacioni ushtarak/ Ushtria izraelite: 700 mijë palestinezë kanë ikur nga Gaza

25 September 2025 at 21:40

Ushtria izraelite deklaroi se 700,000 palestinezë kanë ikur nga qyteti i Gazës në pjesën jugore të enklavës palestineze që nga fundi i gushtit. Forcat ushtarake izraelite nisën një ofensivë tokësore në të gjithë zonën, me qëllim shkatërrimin e Hamasit .

Ushtria izraelite nisi një operacion më të gjerë më 16 shtator kundër qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane në enklavën palestineze, me qëllim shkatërrimin e asaj që ajo e paraqet si fortesën e fundit të madhe të organizatës islamiste palestineze Hamas, sulmi i përgjakshëm i së cilës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, nisi luftën.

Operacionet izraelite kundër Gazës kanë vrarë 65,502 persona, shumica e të cilëve civilë, sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit.

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

By: Elva
21 September 2025 at 08:38

Në dekadën e fundit, ka një tendencë të rritjes së bashkëpunimit shtetëror mes Shqipërisë dhe Izraelit. Afrimi mes dy vendeve po shoqërohet edhe me një interes të shtuar të sektorit privat izraelit për investime në Shqipëri. Prej vitesh mund të perceptohet qartë një rritje e bashkëpunimit shtetëror mes Shqipërisë dhe Izraelit. Rritja e bashkëpunimit dëshmohet […]

The post Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌