Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh

By: M C
20 November 2025 at 23:11

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë lënë të vrarë pesë persona, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave të shënuara në rreth 12 orë, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Associated Press shkruan se këto janë ndër sulmet më vdekjeprurëse që nga 10 tetori, kur hyri në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Përshkallëzimi i ri erdhi pasi Izraeli deklaroi se trupat e tij ishin qëlluar në Khan Younis të mërkurën. Sipas autoriteteve izraelite, nuk pati viktima mes ushtarëve dhe ushtria u përgjigj me sulme ajrore.

Katër sulmet ajrore izraelite mbi çadrat që strehojnë të zhvendosurit në Khan Younis, nga mbrëmja e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes, vranë 17 persona, përfshirë pesë gra dhe pesë fëmijë, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser.
Në qytetin e Gazës, dy sulme ajrore të tjera mbi një ndërtesë vranë 16 persona, mes të cilëve shtatë fëmijë dhe tre gra, sipas zyrtarëve të Spitalit Al-Shifa në pjesën veriore të qytetit, ku u dërguan trupat.

Hamasi e dënoi sulmin izraelit duke e quajtur një “masakër tronditëse”. Në një deklaratë, Hamasi mohoi se kishte qëlluar drejt trupave izraelite.

Në Spitalin Nasser, dhjetëra persona u mblodhën për të kryer lutjet e varrimit për viktimat e sulmeve izraelite. Gratë qanin me ngashërim pranë trupave të mbështjella me copën e bardhë.

AP shkruan se Abir Abu Moustapha humbi tre fëmijët e saj (të moshave 1, 11 dhe 12 vjeç) si dhe bashkëshortin, në një sulm që goditi çadrën e tyre të mërkurën. Ajo qëndronte e ulur pranë trupave të tyre ndërsa përgatiteshin për varrim.

“Fëmijët e mi nuk janë më. Çfarë të them? Edhe burri im, më i shtrenjti. Zoti i mëshiroftë. Çfarë faji kishin fëmijët e mi që duhej të vdisnin? Çfarë faji kishin që vdiqën para syve të mi?”, tha ajo.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet kishin në shënjestër dy figura të Hamasit, një komandant të njësisë detare dhe një tjetër përgjegjës për rrjetin e tuneleve në disa pjesë të Khan Younis.

The post Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh appeared first on Albeu.com.

Trump: Armëpushimi në Gaza nuk është “rrezikuar” nga sulmet izraelite

By: Fax Web
29 October 2025 at 09:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “asgjë nuk do të rrezikojë” marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, pavarësisht valës së re të sulmeve izraelite që vranë të paktën 91 persona në të gjithë enklavën palestineze.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë rrugës së tij për në Korenë e Jugut nga Japonia, Trump tha se ka dëgjuar për sulmet e fundit “pak kohë më parë” të cilat, siç tha ai, erdhën pas vrasjes së një ushtari izraelit.

“Izraelitët u kundërpërgjigjën dhe duhet të kundërpërgjigjen kur kjo të ndodhë”, tha ai.

I pyetur nëse sulmet mund të rrezikojnë armëpushimin në Gaza, Trump u përgjigj se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë”.

“Hamasi është një pjesë shumë e vogël e paqes në Lindjen e Mesme. Ata thanë se do të sillen mirë dhe nëse sillen mirë, do të jenë të lumtur dhe nëse nuk sillen mirë, do të eliminohen”, shtoi ai.

“Kemi shumë vende që janë të gatshme ta bëjnë këtë”, tha Trump, duke theksuar se “edhe Japonia sot tha se do të dëshironte të përfshihet në Lindjen e Mesme gjatë takimeve në Tokio”.

Trump gjithashtu tha se procesi i armëpushimit po përparon, duke shtuar se “po hyjmë në fazën e dytë”. Ai i referohej fazës tjetër të planit të tij 20-pikash për Gazën.

Të paktën 91 palestinezë janë vrarë që mbrëmë në sulmet izraelite në të gjithë enklavën, duke shënuar një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar sipas planit të Trumpit.

Sipas gazetarëve të Anadolu-t, një sulm ajror goditi kampin e refugjatëve al-Shati në perëndim të Qytetit Gaza, ndërsa zjarri i artilerisë shënjestroi zonat në lindje të qytetit Deir al-Balah në Gazën qendrore. Raketat goditën gjithashtu zonën rreth Kompleksit Mjekësor Shifa në Qytetin Gaza.

Armëpushimi në Gaza hyri në fuqi zyrtarisht më 10 tetor. Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të gati 2 mijë të burgosurve palestinezë. Plani 20-pikësh planifikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmit të ri qeverisës pa Hamasin.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet në Gaza ka vrarë të paktën 68.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë./AA

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

By: V K
18 September 2025 at 10:05

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke goditur zonat përreth spitaleve ende funksionale dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima mes civilëve palestinezë.

Sipas burimeve shëndetësore të cituara nga Al Jazeera, të paktën 83 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë ditës së sotme.

Sulmet ajrore kanë prekur zonat pranë spitaleve al-Shifa dhe al-Ahli, ndër të vetmet struktura spitalore që ende ofrojnë.

Sipas të njëjtave burime15 persona humbën jetën jashtë spitalit al-Shifa dhe 4 të tjerë u vranë pranë spitalit al-Ahli.

Ndërkohë, Hamasi e ka dënuar ashpër sulmin ndaj spitaleve, duke e quajtur një “krim lufte në tërësinë e tij” dhe një “mesazh sfidues dhe përçmues ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

The post Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën appeared first on Albeu.com.

Spitali i fëmijëve Al-Rantisi në Gazë goditet nga sulmet izraelite

By: Elva
17 September 2025 at 10:29

Forcat izraelite bombarduan gjatë natës Spitalin e Fëmijëve Al-Rantisi në qytetin e Gazës, duke detyruar evakuimin e 40 pacientëve. Sulmi ka goditur tre herë objektin brenda disa minutave, sipas Zyrës së Shtypit të qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës. Spitali Al-Rantisi, i vendosur në lagjen Nasser, është i vetmi institucion i specializuar në rajon […]

The post Spitali i fëmijëve Al-Rantisi në Gazë goditet nga sulmet izraelite appeared first on BoldNews.al.

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: V*asja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

By: Elva
26 August 2025 at 17:32

Bashkimi Europian ka reaguar pas lajmeve për vrasjen e pesë gazetarëve, katër punonjësve të shëndetësisë dhe disa civilëve gjatë sulmeve të djeshme në Gaza, duke e cilësuar ngjarjen si krejtësisht të papranueshme. “Civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare […]

The post BE dënon sulmet izraelite në Gaza: V*asja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet appeared first on BoldNews.al.

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

By: V K
26 July 2025 at 15:00

Gjatë natës së kaluar, të paktën 25 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës nga sulmet ajrore dhe të shtënat nga forcat izraelite, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë dhe shërbimit të ambulancës.

Ngjarja ndodh në një kohë kur bisedimet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, janë pezulluar dhe situata humanitare në territorin palestinez po përkeqësohet ndjeshëm.

Shumica e viktimave, sipas stafit të spitalit Shifa, u qëlluan teksa prisnin pranë pikëkalimit Zikim, një nga korridoret hyrëse për ndihma humanitare.

Sulme ajrore goditën gjithashtu një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës, duke shkaktuar katër viktima të tjera. Ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi incidentet.

Ngjarjet ndodhin në sfondin e një bllokimi diplomatik. Pas një raundi të pasuksesshëm bisedimesh, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli tërhoqën ekipet e tyre negociuese, duke rritur pasigurinë për të ardhmen e procesit të armëpushimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi të premten se po shqyrtohen “opsione alternative” përtej dialogut me Hamasin, ndërsa grupi palestinez tha se bisedimet mund të rifillojnë javën e ardhshme, duke e quajtur tërheqjen e delegacioneve një “taktikë presioni”.

Ndërmjetësit Egjipt dhe Katar, kanë konfirmuar pezullimin e përkohshëm të bisedimeve, pa dhënë një datë për rifillimin e tyre.

Sipas Kombeve të Bashkuara dhe organizatave humanitare, Gaza po përballet me një krizë urie në rritje.

Raportet flasin për njerëz që vdesin nga kequshqyerja, përfshirë fëmijë të vegjël. Një nga rastet është ai i Yazanit, një 2-vjeçar nga qyteti i Gazës, i diagnostikuar me kequshqyerje të rëndë.

Përkundër pretendimeve të ushtrisë izraelite se po lejon ndihmat humanitare të hyjnë pa kufizime, OKB-ja njofton se përpjekjet e saj pengohen nga kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Izraeli dhe nga incidentet e plaçkitjeve të organizuara.

Pak ditë më parë, në të njëjtin pikëkalim Zikim, ku ndodhën të shtënat e fundit, të paktën 80 palestinezë u vranë gjatë një përpjekjeje masive për të marrë ndihma.

Ushtria izraelite kishte deklaruar se turmat përbënin një “kërcënim të drejtpërdrejtë”.

Për herë të parë pas disa muajsh, Izraeli ka pranuar dërgesa ajrore ndihmash me kërkesë të Jordanisë.

Ato përfshijnë ushqime bazë dhe qumësht për foshnja. Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me Jordaninë, ka njoftuar se po përgatit dërgesa urgjente të ndihmave britanike.

Ndërkohë, organizata World Central Kitchen

njoftoi rifillimin e operacioneve të gatimit në Deir al-Balah, pas një ndërprerjeje të detyruar për shkak të mungesës së furnizimeve.

Ajo shpreson të shpërndajë rreth 60.000 vakte në ditë, më pak se gjysma e kapacitetit të saj të zakonshëm.

The post Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma appeared first on Albeu.com.

OBSH-ja dënon sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

By: Ardit
22 July 2025 at 12:43

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, meqë i janë goditur objektet. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara i ka akuzuar forcat izraelite për sulm në një ndërtesë ku është strehuar stafi i saj dhe familjet […]

The post OBSH-ja dënon sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë appeared first on BoldNews.al.

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

By: Elva
16 July 2025 at 08:10

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, […]

The post Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

7 July 2025 at 09:09

Të paktën 38 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën, mes një përshkallëzimi të luftës dhe përpjekjeve intensive për arritjen e një armëpushimi. Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në al-Mawasi, ku jetojnë mijëra të zhvendosur.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi 80 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur në 24 orët e fundit. Në të njëjtën kohë, Izraeli goditi objektiva të rebelëve Huthi në Jemen, në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj Izraelit.

Ndërsa numri i viktimave palestineze ka kaluar 57,000, bisedimet për një marrëveshje të re armëpushimi janë intensifikuar. Kryeministri Benjamin Netanyahu udhëtoi drejt Uashingtonit për të diskutuar me Presidentin Donald Trump, i cili beson se një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe pauzë 60-ditore në luftime mund të arrihet brenda javës.

Sipas një drafti të marrëveshjes, Trump pritet të njoftojë zyrtarisht çdo progres përpara takimit me Netanyahun. Hamasi ka shprehur “frymë pozitive” ndaj propozimit, por Izraeli ka refuzuar disa nga ndryshimet e kërkuara prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës lënë të vrarë 95 palestinezë

1 July 2025 at 07:39

Të paktën 95 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës të hënën, raportoi kanali televiziv i Katarit Al Jazeera.

Ushtria izraelite sulmoi një kafene, një spital, një shkollë dhe pika shpërndarjeje ushqimi në Gaza, duke vrarë të paktën 95 palestinezë dhe duke lënë shumë të tjerë të plagosur, tha kanali televiziv. Sipas tij, 39 persona u vranë në një sulm izraelit në një kafene të mbushur me njerëz buzë detit në Gazën veriore, ndërsa atje festohej një festë ditëlindjeje, përfshirë gra dhe fëmijë. Gjithashtu të hënën, trupat izraelite bombarduan shkollën Yafa në qytetin e Gazës, ku ishin vendosur qindra palestinezë të zhvendosur.

Më 18 mars, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportuan sulme të gjera mbi fortesat e Hamasit në Rripin e Gazës, duke i dhënë fund kështu armëpushimit të vendosur në janar të këtij viti. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se shteti hebre kishte rinisur operacionet ushtarake në Gaza pasi Hamasi hodhi poshtë propozimet e SHBA-së të paraqitura nga ndërmjetësit dhe i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff.

Zyra deklaroi se ushtria izraelite kishte rinisur sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Gaza për të siguruar lirimin e pengjeve dhe se ushtria do të intensifikonte fushatën e saj në enklavë. Radikalët kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara për rinisen e agresionit izraelit.

Më 18 maj, shteti hebre tha se IDF kishte hyrë në fazën vendimtare të Operacionit “Qerrat e Gideonit” që synonte mposhtjen e Hamasit në Gaza.

The post Sulmet izraelite në Rripin e Gazës lënë të vrarë 95 palestinezë appeared first on Euronews Albania.

Gaza: Qindra familje të zhvendosura nga sulmet izraelite, çfarë thonë dëshmitarët

30 June 2025 at 12:53

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore gjatë natës në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe zhvendosjen e qindra familjeve palestineze. Sipas burimeve spitalore, dhjetëra civilë të plagosur janë dërguar në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Sipas dëshmitarëve, sulmet u përqendruan në lagjet lindore të qytetit – Shujaiya, Tuffah dhe Zeitoun – zona të populluara ku jetojnë mijëra banorë. Një nga goditjet ajrore ka përfshirë një shkollë në Zeitoun që shërbente si strehë për familjet e zhvendosura.

“Forcat Mbrojtëse të Izraelit na telefonuan dhe na paralajmëruan se duhet të evakuoheshim menjëherë,” tha Abeer Talba, një banore e Zeitounit me shtatë fëmijë. “Kjo është hera e shtatë që detyrohemi të largohemi. Jemi pa ushqim, pa ujë. Fëmijët e mi po vdesin urie.”

Pesë viktima të tjera u raportuan në kampin Al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, ku një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë banimi.

Ushtria izraelite kishte urdhëruar më herët banorët të largoheshin nga zonat veriore të Rripit, në pritje të një operacioni të gjerë. Megjithatë, shumë nga të zhvendosurit u drejtuan më në perëndim të qytetit në vend që të lëviznin drejt jugut, për shkak të pasigurisë së përgjithshme dhe mungesës së strehimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gaza: Qindra familje të zhvendosura nga sulmet izraelite, çfarë thonë dëshmitarët appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 35 persona humbin jetën në Gaza nga sulmet izraelite

By: user7
30 June 2025 at 08:47

Një agjenci ndihme emergjente në Rripin e Gazës raportoi të dielën se të paktën 35 persona, përfshirë fëmijë, u vranë nga granatimet ose zjarri i ushtrisë izraelite në enklavë, ku lufta që ka vazhduar për më shumë se 20 muaj ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë.

Mbrojtja civile raportoi gjithashtu se dhjetëra të plagosur u dërguan në spitale. Pas bombardimit, viktimat u transportuan me automjete që u përkisnin të afërmve dhe ambulanca në spitalin Nasser në Khan Yunis. Atje, trupa të mbështjellë me qese plastike u lanë në tokë. Një nënë po përkëdhelte fytyrën e fëmijës së saj të vdekur. Jashtë spitalit, qytetarët po luteshin për të vdekurit e tyre.

“Shumë trupa u sollën këtu të djegur dhe të plagosurit kanë djegie të rënda”, tha një burim mjekësor, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan se një zjarr i madh shpërtheu dhe u përhap në tendat në kampin al-Mawasi.

Sipas Mahmoud Bassal, një zëdhënës i mbrojtjes civile, dhjetëra martirë, përfshirë gra dhe fëmijët, u dërguan në spitalet në enklavë, pas bastisjeve nga forcat pushtuese. Midis tyre ishin pesë viktima nga kampi al-Mawasi dhe dy fëmijë të familjes Azzam që u vranë në një bastisje në një shtëpi në Qytetin e Gazës (veri), shpjegoi ai.

Izraeli e lehtësoi pjesërisht bllokadën totale që kishte vendosur në Rripin e Gazës që nga maji, e cila kishte shkaktuar mungesa të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe mallrash të tjera thelbësore. Në të njëjtën kohë, filloi të funksiononte një mekanizëm i ri ndihme, i udhëhequr nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë jofitimprurëse me financim të errët të mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Por shpërndarja e ushqimit nga organizata është dëmtuar nga incidente kaotike dhe shpesh vdekjeprurëse.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, të paktën 583 palestinezë janë vrarë pranë qendrave të saj të shpërndarjes së ushqimit që kur ajo filloi të vepronte në fund të majit. GHF, nga ana e saj, siguron se asgjë nuk është bërë brenda qendrave të saj dhe akuzon Hamasin se po përpiqet ta parandalojë atë. Ai pretendon se 12 nga anëtarët e stafit të tij janë vrarë dhe të tjerë janë “torturuar”. Gjithashtu ankohet se Hamasi po dërgon “luftëtarë afër zonave humanitare”.

Besohet se Izraeli po e përdor GHF-në për të anashkaluar OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare në mënyrë që, siç pretendon, ndihma të mos arrijë te Hamasi. Ushtria izraelite, kur u pyet në lidhje me informacionin në lidhje me vdekjet e djeshme, tha se nuk do të komentonte dhe kujtoi se po kryen operacione kundër lëvizjes islamiste palestineze Hamas.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu synon të vazhdojë luftën në Rripin e Gazës me qëllim që të kthejë pengjet dhe të shpërbëjë Hamasin, një lëvizje që është zotuar ta shkatërrojë dhe dëbojë nga enklava e vogël bregdetare. Ajo gjithashtu ka njoftuar se do të marrë kontrollin” e Rripit të Gazës, ku Hamasi – të cilin Izraeli, SHBA-të dhe BE-ja e klasifikojnë si një organizatë terroriste – ka sunduar që nga viti 2007.

Bastisja e 7 tetorit 2023 rezultoi në humbjen e 1,219 jetëve në anën izraelite, shumica e të cilëve civilë, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në të dhëna zyrtare. Nga 251 personat që u rrëmbyen atë ditë, 49 prej tyre ende mbahen në qeli, por të paktën 27 prej tyre janë shpallur të vdekur nga ushtria izraelite.

Operacionet hakmarrëse ushtarake izraelite në shkallë të gjerë kanë marrë që atëherë jetën e të paktën 56,500 palestinezëve, shumica e të cilëve civilë, sipas shifrave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Pavarësisht vazhdimit të operacioneve të përditshme izraelite të profilit të lartë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi javën e kaluar se priste që një marrëveshje e re armëpushimi të arrihej brenda ditësh, ndoshta këtë javë siç tha ai.

The post Të paktën 35 persona humbin jetën në Gaza nga sulmet izraelite appeared first on Lapsi.al.

Sulmet izraelite vrasin 72 palestinezë në Rripin e Gazës

30 June 2025 at 07:17

Të paktën 72 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite, raportoi Al Jazeera e Katarit.

Sipas kanalit televiziv, 47 palestinezë në qytetin e Gazës u vranë në sulmet izraelite gjatë ditës së kaluar. Al Jazeera vuri në dukje se midis të vdekurve kishte njerëz që kërkonin ushqim në qendrat e shpërndarjes së ndihmave, pasi situata humanitare tashmë katastrofike në enklavën e rrethuar përkeqësohet çdo ditë.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi luftimet në Rripin e Gazës, duke nisur sulme masive ndaj enklavës palestineze dhe duke shkelur një armëpushim të arritur në janar. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu shpjegoi se lëvizja radikale palestineze Hamas refuzoi të binte dakord me propozimet e paraqitura në bisedime nga ndërmjetësit dhe i dërguari presidencial i SHBA-së Steve Witkoff, duke thënë se qëllimi i operacionit në enklavë ishte lirimi i të gjithë pengjeve. Radikalët fajësuan Izraelin dhe SHBA-në për rifillimin e armiqësive.

Më 18 maj, autoritetet izraelite njoftuan se ushtria kishte hyrë në fazën vendimtare të Operacionit “Qerrat e Gideonit”, i cili synon të mposhtë Hamasin në Rripin e Gazës. Sipas zyrës së Netanyahut, forcat tokësore kanë përparuar thellë në Rripin e Gazës dhe po kryejnë sulme precize kundër infrastrukturës së Hamasit, ndërsa kanë zënë pozicione kyçe.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite vrasin 72 palestinezë në Rripin e Gazës appeared first on Euronews Albania.

Rritet bilanci i viktimave në Iran, 950 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur nga sulmet izraelite

By: M C
23 June 2025 at 18:46

Numri i viktimave nga sulmet e Izraelit në Iran që nga 14 Qershori deri më sot është rritur në rreth 950 të vdekur dhe 3450 të plagosur, sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia për të Drejtat e Njeriut “Hrana”, një organizatë e pavarur iraniane që monitoron çështjet humanitare.

Sipas kësaj organizate, shumica e viktimave janë civilë. Gjithashtu, burimi raporton se gjatë këtyre 10 ditëve janë kryer rreth 640 arrestime në vend, në kuadër të masave të Teheranit kundër protestave dhe akuzave për spiunazh dhe bashkëpunim me armikun.

Ndërkohë, autoritetet zyrtare iraniane raportojnë rreth 500 të vdekur që nga fillimi i sulmeve më 13 Qershor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raport që u transmetua nga televizioni shtetëror dhe u përhap nga BBC, me mbi 3,000 të plagosur.

Nga ana tjetër, forcat iraniane kanë hedhur mbi 500 raketa dhe më shumë se 1,000 dronë drejt Izraelit, duke shkaktuar evakuimin e më shumë se 15,000 banorëve nga zonat e rrezikuara.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit raportuan në operacionin “Rising Lion” se deri tani 24 civilë kanë humbur jetën dhe 1,361 janë plagosur, nga këta, 14 ndodhen në gjendje kritike, 55 në gjendje mesatare dhe 1,292 me lëndime të lehta.

The post Rritet bilanci i viktimave në Iran, 950 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur nga sulmet izraelite appeared first on Albeu.com.

Jeta po kthehet në normalitet në Teheran, por kryeqyteti iranian mbetet një objektiv

By: Besnik
21 June 2025 at 08:07

Sipas një vëzhgimi të korrespondentit të CNN në Teheran, jeta duket se po kthehet ngadalë në normalitet në kryeqytetin iranian, pasi shumë banorë u larguan pas fushatës së bombardimeve të Izraelit dhe paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u larguar.

Sulmet e fundit duket se kanë qenë të kufizuara, por sistemi i mbrojtjes ajrore i Iranit është ende në veprim mbi qytet, veçanërisht gjatë natës.

Ndërsa rrugët janë ende shumë më të zbrazëta se zakonisht, më shumë dyqane dhe madje edhe disa restorante po rihapen. Trafiku po rritet përsëri në rrugë dhe ne u përballëm me bllokimin e parë të trafikut të premten, pasi mbërritëm këtu në mesjavë.

Gjithashtu, duket se nuk ka mungesë ushqimesh apo karburanti. Supermarketet janë të hapura dhe të furnizuara mirë, dhe kaluam me makinë pranë disa stacioneve të benzinës, të cilat kishin karburant dhe nuk kishte kohë pritjeje për të shkuar te pompa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jeta po kthehet në normalitet në Teheran, por kryeqyteti iranian mbetet një objektiv appeared first on Euronews Albania.

Irani refuzon negociatat me SHBA: Nuk ka dialog derisa të ndalen sulmet izraelite

20 June 2025 at 11:06

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk do të angazhohet në asnjë lloj dialogu me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë. Deklarata u bë publike nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm.

“Amerikanët duan negociata dhe kanë dërguar mesazhe disa herë, por ne e kemi thënë qartë se nuk ka vend për dialog derisa agresioni të ndalet,” u shpreh Araghchi, duke e përjashtuar çdo mundësi për bisedime në kushte aktuale. “Ne nuk kemi bisedime me Amerikën si partnere në këtë krim,” shtoi ai, duke i cilësuar SHBA-të indirekt bashkëfajtore në veprimet e Izraelit.

Deklarata vjen në prag të takimit të Araghchit me ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë në Gjenevë – bisedimet e para të drejtpërdrejta me fuqitë perëndimore që prej shpërthimit të konfliktit javën e kaluar, kur Izraeli ndërmori një ofensivë ajrore ndaj Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani refuzon negociatat me SHBA: Nuk ka dialog derisa të ndalen sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Izraeli godet Teheranin gjatë natës, Irani përgjigjet me sulme në Beersheba

By: Besnik
20 June 2025 at 07:50

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) njoftuan se kanë kryer dhjetëra sulme ajrore gjatë natës, duke përdorur më shumë se 60 avionë luftarakë për të goditur disa objektiva në Teheran.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 120 municione u përdorën në këto operacione, të cilat kishin në shënjestër vende të prodhimit të raketave ushtarake si dhe një qendër kërkimore bërthamore, e dyshuar për përfshirje në zhvillimin e armëve bërthamore iraniane.

IDF tha gjithashtu se gjatë natës ka pasur sulme të kryera nga Irani ndaj Izraelit, me raportime për shpërthime në jug të vendit.

Fotografi nga një vendngjarje tregojnë zjarre të mëdha pranë zyrave të Microsoft në Beersheba, në jug të Izraelit, ndërsa janë raportuar dëme edhe në ndërtesa banimi.

Ekipet zjarrfikëse dhe ndihma mjekësore kanë ndërhyrë në terren, ndërsa pesë persona janë raportuar të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Sipas autoriteteve izraelite, sulmet iraniane duket se synonin sërish parkun e teknologjisë së përparuar Gav-Yam, një objektiv që zyrtarët iranianë pretenduan se kishin shënjestruar edhe një ditë më parë, kur u godit afërsisht edhe spitali Soroka.

It appears that the Iranian ballistic missile may have impacting the road, just barely missing this block of high-rise apartment buildings in Beersheba. pic.twitter.com/oAQrKwJ31j

— OSINTdefender (@sentdefender) June 20, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli godet Teheranin gjatë natës, Irani përgjigjet me sulme në Beersheba appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

19 June 2025 at 13:55

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 25 persona, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre për shpërndarjen e ndihmës.

Zyrtari i kësaj agjencie, Mohammad al-Mughayyir, tha për AFP-në se 15 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën teksa po prisnin për ndihma në korridorin Netzarim, në pjesën qendrore të Gazës, ku mijëra persona mblidhen përditë me shpresën se do të marrin ushqime.

Ushtria izraelite tha se po heton raportimet për sulme vdekjeprurëse pranë qendrave të ndihmës.

Bassam Abu Shaar, dëshmitar okular, tha se mijëra persona ishin mbledhur gjatë natës me shpresën se do të merrnin ndihma nga qendra – që operohet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – kur ajo të hapej në mëngjes.

“Rreth orës 01:00 [sipas kohës lokale], ata nisën të shtinin drejt nesh. Më pas, zjarri u intensifikua nga tanket dhe avionët”, tha ai për AFP-në.

Në javët e fundit, dhjetëra palestinezë janë vrarë teksa tentonin të arrinin në qendrat për ndihma në Gazë.

Në mars, Izraeli vendosi një bllokadë të përgjithshme për hyrjen e ndihmave në territorin palestinez dhe e hoqi pjesërisht atë në fund të majit.

Që atëherë, Fondacioni Humanitar për Gazën – i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja – ka nisur shpërndarjen e ndihmave dhe para qendrave të tij janë parë skena kaotike.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë fondacion, duke shprehur shqetësime se ai është krijuar për të ndihmuar Izraelin të arrijë qëllimet e tij ushtarake.

Gjetkë në Gazë, edhe dhjetë persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite më 19 qershor, tha Agjencia për Mbrojtje Civile në Rripin e Gazës.

Sipas kësaj agjencie, tre u vranë kur u bombardua një ndërtesë banimi në Qytetin e Gazës dhe shtatë të tjerë pas një sulmi ajror në kampin e refugjatëve Al-Shati.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. REL/

The post Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite

16 June 2025 at 15:23

Kreu i departamentit të policisë kibernetike në provincën Isfahan të Iranit qendror, Nematollah Taherpour u shpreh se këta persona kishin dëmtuar opinionin publik, duke rrezikuar sigurinë psikologjike të shoqërisë, me veprimet e tyre.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 60 persona me akuzën e përhapjes së thashethemeve dhe postimeve në rrjete sociale në favor të sulmeve izraelite.

Më parë, policia iraniane njoftoi se 26 persona ishin arrestuar në Semnan dhe Yazd për të njëjtën arsye. Sipas një raporti të Tasnim nga Isfahan, katër persona të tjerë u arrestuan “për ngritjen e një punishteje për të prodhuar dronë dhe predha që do të përdoreshin kundër objektivave iraniane, në favor të Izraelit”.

The post Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndalimi i agresionit të Izraelit”/ Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë

16 June 2025 at 11:56

Tre vendet evropiane, të cilat dje u vunë në dispozicion për bisedime me Teheranin, “duhet t’i kishin dënuar shumë qartë krimet e regjimit sionist, veçanërisht kundër centralit bërthamor të Natanzit”, shtoi zëdhënësi.

Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm iranian, Esmaeil Baqaei, i ka kërkuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të përqendrohen në “ndalimin e agresionit të Izraelit” dhe mbajtjen e tij si përgjegjës.

The post “Ndalimi i agresionit të Izraelit”/ Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌