Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – FOKUS – Per të shkuar në SHBA duhet të tregosh tani edhe cfarë ke bërë pesë vitet e fundit në rrjetet sociale

10 December 2025 at 20:17

ROMË, 10 dhjetor /ATSH/ – Kushdo që planifikon të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përgatitet të “zbulojë” pesë vitet e fundit të jetës së tij në mediat sociale, shkruan corriere.it.

Rregullat e reja, dhe ky është ndryshimi më i rëndësishëm, do të zbatohen edhe për ata qytetarë që deri tani nuk kanë pasur nevojë për vizë … siç janë qytetarët e Bashkimit Evropian, sipas propozimit të ri të administratës Trump.

Sipas njoftimit të publikuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, aplikantët për hyrje në Shtetet e Bashkuara do të duhet të shtojnë mediat sociale si një “element të kërkuar të të dhënave”.

Ndryshimi i propozuar do të prekte 42 vendet, qytetarët dhe shtetasit e të cilave mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara deri në 90 ditë pa vizë, duke iu nënshtruar një procesi kontrolli para udhëtimit përmes Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA).   /os/

 

The post FOKUS – FOKUS – Per të shkuar në SHBA duhet të tregosh tani edhe cfarë ke bërë pesë vitet e fundit në rrjetet sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historia e përballjeve Shqipëri-Angli, “Shqiponjat kuqezi” kërkojnë fitoren e parë ndaj “Tre Luanëve”

15 November 2025 at 08:00

TIRANË, 15 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria dhe Anglia do të përballen më 16 nëntor në orën 18:00′ në “Air Albania Stadium” në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ky takim vjen pas një historie të gjatë përballjesh mes dy përfaqësueseve, ku Anglia ka shfaqur gjithmonë dominim, me 7 fitore në 7 takime të luajtura deri tani dhe me një golaverazh të përgjithshëm 21-1.

Ndeshja e parë zyrtare mes tyre u luajt më 8 mars 1989 në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”, ku Anglia fitoi 2-0 me gola të John Barnes në minutën e 16-të dhe Bryan Robson në minutën e 63-të.

Ndeshja e dytë e kualifikueseve për Botërorin 1990 në “Wembley” solli një tjetër fitore të thellë angleze, më 26 prill 1989, ku Anglia mposhti Shqipërinë 5-0. Golat u shënuan nga Gary Lineker (5’), Peter Beardsley (12’ dhe 64’), Chris Waddle (72’) dhe Paul Gascoigne (88’), duke treguar fuqinë sulmuese të skuadrës së atëhershme.

Më 28 mars 2001, Shqipëria e mikpriti Anglinë sërish në Tiranë dhe pësoi humbje 3-1, me golat e anglezëve nga Michael Owen (73’), Paul Scholes (85’) dhe Andrew Cole (96’), ndërsa për Shqipërinë shënoi Altin Rraklli në minutën e 91-të, i vetmi gol nga përfaqësuesja shqiptare ndaj anglezëve.

Në shtator të po atij viti, Anglia fitoi përsëri në “St James” Park me rezultatin 2-0, duke shënuar golat me Michael Owen (43’) dhe Robbie Fowler (88’).

Pas një periudhe të gjatë, dy kombëtaret u përballën sërish më 28 mars 2021 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, ku Anglia fitoi 2-0 me gola të Harry Kane (38’) dhe Mason Mount (63’).

Më 12 nëntor 2021, në Wembley Stadium, Anglia realizoi një fitore 5-0 me gola të Maguire (9’), Harry Kane (18’, 33’, 45’+1’) dhe Jordan Henderson (28’).

Më 21 mars 2025, në të njëjtin stadium, Anglia fitoi përsëri 2-0 me gola të Myles Lewis‑Skelly (20’) dhe Harry Kane (77’) në kuadër të kualifikimeve të Grupit K për Botërorin 2026.

Historiku tregon qartë dominimin anglez, por ndeshja e 16 nëntorit do të jetë një mundësi e artë për Shqipërinë që të kërkojë një rezultat pozitiv në shtëpi.

Trajneri Sylvinho dhe lojtarët shpresojnë se mbështetja e tifozëve dhe përgatitja e mirë mund t’i ndihmojnë të bëjnë historinë dhe të marrin pikët e para kundër “Tre Luanëve”.

Ndeshjet historike Shqipëri–Angli

8 mars 1989 – Tiranë (Qemal Stafa)

Shqipëria 0–2 Anglia

Golat: John Barnes (16’), Bryan Robson (63’)

Kualifikueset e Botërorit Italia 1990

26 prill 1989 – Angli 5–0 Shqipëria (Wembley)

Golat: Gary Lineker (5’), Peter Beardsley (12’), Peter Beardsley (64’), Chris Waddle (72’), Paul Gascoigne (88’)

Kualifikueset e Botërorit Italia 1990

28 mars 2001 – Tiranë (Qemal Stafa)

Shqipëria 1–3 Anglia

Golat: Owen (73’), Scholes (85’), Cole (96’); Rraklli (91’).

Kualifikueset e Botërorit 2002

5 shtator 2001 – St James’ Park

Anglia 2–0 Shqipëria

Golat: Michael Owen (43’), Robbie Fowler (88’).

Kualifikueset e Botërorit 2002

28 mars 2021 – Tiranë (Arena Kombëtare)

Shqipëria 0–2 Anglia

Golat: Harry Kane (38’), Mason Mount (63’).

Kualifikueset e Botërorit 2022

12 nëntor 2021 – Wembley Stadium

Anglia 5–0 Shqipëria

Golat: Maguire (9’), Kane (18’, 33’, 45’+1’), Henderson (28’).

Kualifikueset e Botërorit 2022

21 mars 2025 – Wembley Stadium

Anglia 2–0 Shqipëria

Golat: Lewis-Skelly (20’), Harry Kane (77’).

Kualifikueset e Botërorit 2026.

/r.e/a.f/

The post Historia e përballjeve Shqipëri-Angli, “Shqiponjat kuqezi” kërkojnë fitoren e parë ndaj “Tre Luanëve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një lider i vërtetë tek Atalanta, Berat Gjimshiti pranë rekordit historik me bergamaskët

By: V K
22 October 2025 at 11:52

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, është kthyer prej kohësh tashmë në një prej liderëve kryesorë te skuadra e Atalantës.

Gjimshiti që mban edhe shiritin e kapitenit, është kthyer në një figurë qendrore për ekipin e drejtuar nga Ivan Juriç, jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për lidershipin në dhomat e zhveshjes.

Gjimshiti mund të shënojë një moment historik: nëse aktivizohet në Champions ndaj Slavias së Pragës, ai do të plotësojë plotë 296 paraqitje me fanellën zikaltër, duke u bërë mbrojtësi i dytë më me shumë ndeshje në historinë e klubit, pas Rafael Toloi.

Një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në projektin e Atalantës dhe një krenari sigurisht kjo edhe për futbollin shqiptar.

The post Një lider i vërtetë tek Atalanta, Berat Gjimshiti pranë rekordit historik me bergamaskët appeared first on Albeu.com.

Euro regjistron minimum të ri historik

By: V K
21 October 2025 at 14:51

Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët.

Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.

Burimi i prurjeve valutore, është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.

Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.

Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve.

Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.

Zhvlerësimi i Euros, bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

The post Euro regjistron minimum të ri historik appeared first on Albeu.com.

Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor

20 October 2025 at 22:52

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Ish-burgu famëkeq i Spaçit, këtë fundjavë u shndërrua në një vend reflektimi, kujtese dhe dialogu, përmes aktivitetit kulturor “Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime”, organizuar nga Tek Bunkeri në kuadër të projektit “Shpirtërim”.

Ky aktivitet mblodhi qindra pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe solli një qasje të re ndaj historisë së dhimbshme të vendit, përmes artit dhe dëshmive autentike.

Ekspozita “Maskat që zbulojnë” solli portrete të ish-të burgosurve politikë dhe ish-punonjësve të burgut, të shoqëruara me dëshmi audio që ekspozonin përjetime personale, duke tejkaluar narrativat e zakonshme.

Ndërsa libri “Terrene – Tetë Vështrime mbi Spaçin” u prezantua si një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin dhe kuptimin e thellë të së kaluarës, duke nxitur dialog të vazhdueshëm mbi të.

Gjatë këtij eventi u shfaq edhe filmi i animuar “Antimuzeu” që eksploroi idenë e lirisë dhe të ëndrrave të ndaluara përmes një gjuhe simbolike dhe artistike.

Ndërsa Biblioteka Njerëzore krijoi një platformë të rrallë ndërveprimi ndërmjet brezave, ku të rinjtë patën mundësi të dëgjojnë rrëfime të gjalla nga ata që përjetuan burgun e Spaçit.

Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me mbështetjen e programit të granteve EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS.

Aktiviteti synon jo vetëm të nderojë kujtesën e të kaluarës, por edhe të nxisë reflektim të shëndetshëm shoqëror dhe ndërtimin e një kulture dialogu rreth historisë dhe lirisë.

/a.f/r.e/

The post Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj

By: V K
20 October 2025 at 14:03

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë, është blerë në ankand për 3 100 euro.

Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026.

Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

The post Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj appeared first on Albeu.com.

Muzeu Historik pasurohet me objekte të rralla të Kol Idromenos, “Dhuratë me shpirt për Shkodrën” nga pasardhësit e Motrës Tone

By: berti
19 October 2025 at 11:27

Nga Albert Vataj Muzeu Historik Shkodër ka bërë një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke pasuruar fondin e tij me objekte të rralla dhe të çmuara që lidhen me jetën dhe veprën e një prej figurave më të mëdha të artit shqiptar, Kolë Idromeno. Përmes një postimi në rrjetet sociale, muzeu e ka cilësuar këtë akt si një “Dhuratë me shpirt për Shkodrën”…

Source

UEFA përgatit ndryshimin historik për kualifikueset e kombëtareve

15 October 2025 at 19:36

UEFA po shqyrton ndryshimin e sistemit të kualifikueseve për Kampionatin Europian dhe Botërorin, me qëllim shmangien e ndeshjeve të pabarabarta dhe rritjen e konkurrencës. Sipas raportimeve të “L’Équipe”, po diskutohet një format të ngjashëm me atë të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë më shumë përballje mes ekipeve të mëdha. Presidenti Aleksander Ceferin e […]

The post UEFA përgatit ndryshimin historik për kualifikueset e kombëtareve appeared first on BoldNews.al.

Emocionon Rei Manaj/ Golin historik heroi i Kombëtares ia dedikon shqiptarëve të eksodit në Kosovë (VIDEO)

By: V K
14 October 2025 at 13:16

Sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj, shënoi gol historik në Leskovc. Manaj tundi rrjetën që mbrohej nga Petroviç, ndërsa Shqipëria fitoi 1 me 0 ndaj Serbisë.

Sot, Manaj ka ndarë një video në rrjetet sociale. Montazhi është emocionues, pasi kujton eksodin e shqiptarëve dhe vështirësitë në Kosovë gjatë sulmeve të Serbisë.

“Kjo fitore është për ata”, shkruan Manaj. Ky i fundit u vendos në qendër të kritikave, pasi humbi një penallti ndaj Serbisë në qershor.

Tashmë gjithçka është kthyer në favorin e Manajt. Nga Leskovci u kthye si hero i fitores historike.

 

The post Emocionon Rei Manaj/ Golin historik heroi i Kombëtares ia dedikon shqiptarëve të eksodit në Kosovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Elia Zaharia dhe përralla që ndriçon shpirtin: “Perla dhe Dreri i Artë” promovohet në Shkodrën e kulturës

By: berti
12 October 2025 at 18:14

Nga Albert Vataj Në qytetin e kulturës, në Shkodrën e artit e të trashëgimisë shpirtërore, u zhvillua një nga ato ngjarje që e kthejnë letërsinë për fëmijë në një festë dashurie dhe dritë shpirtërore. Në ambientet e Muzeut Historik të qytetit, autorja dhe aktorja e njohur Elia Zaharia promovoi librin e saj më të ri, përrallën “Perla dhe Dreri i Artë”, një histori e mbushur me ngrohtësi…

Source

Ndeshja në Leskovac, e katërta në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë

10 October 2025 at 08:35

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Ndeshja e 11 tetorit, Serbi-Shqipëri që do të luhet në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, është e katërta mes të dy ekipeve.

Sfida e parë ishte ajo e 14 tetorit 2014. Takimi i ndërprerë u luajt në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Europian 2016.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Partizan” të Beogradit dhe u ndërpre në minutën e 42-të për shkak të incidenteve të dhunshme nga tifozët serbë dhe shfaqjes së një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Për pasojë, UEFA e shpalli ndeshjen të braktisur dhe i dha fitoren 3–0 Shqipërisë. Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në vitin 2015 .

Ndeshja e 8 tetorit 2015,  ishte takimi i dytë mes dy kombëtareve, zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për shkak të tensioneve të mëparshme, ndeshja u zhvillua me masa të rrepta sigurie. Serbia fitoi 0–2, ndërsa atmosfera ishte e tensionuar. Megjithatë, kjo ndeshje kaloi pa incidente të mëdha.

Ndërsa ndeshja e tretë është barazimi 0-0 i 7 qershorit që u luajt në stadiumin  “Arena Kombëtare” në Tiranë, ku vlen të përmendet një penallti e humbur për Kombëtaren shqiptare nga ana e sulmuesit Rey Manaj.

Ndeshja e të shtunës ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria ka pasur një progres të dukshëm në vitet e fundit që kulmoi me pjesëmarrjen në Europianin “Gjermani 2024”, ndërsa Serbia mbetet një kundërshtar i fortë me lojtarë me përvojë ndërkombëtare.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

/gj.m/j.p/

The post Ndeshja në Leskovac, e katërta në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu Historik i Shkodrës pasurohet me pesë harta historike

By: Kult Plus
7 August 2025 at 09:30

Fondi i Muzeut Historik të Shkodrës është pasuruar së fundmi me pesë harta me vlerë të veçantë historike, një dhuratë e çmuar nga z. Gjergj Marena, një qytetar i njohur për pasionin e tij ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore.

Këto dokumente të rralla përbëjnë një kontribut të vyer në ruajtjen e kujtesës sonë historike, duke reflektuar dashurinë për qytetin e Shkodrës dhe ndjenjën e fortë të identitetit kombëtar, transmeton KultPlus.

Ky akt bujar u kurorëzua përmes një ceremonie simbolike të titulluar “Një Dhuratë me Vlerë Historike”, ku u shpreh mirënjohja për këtë kontribut me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të qytetit.

“Një falënderim i veçantë për Gjergj Marena, për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.” – shkruan Beci në profilin e tij në Facebook.

Ky gjest i z. Marena është një shembull i frymëzues për të gjithë ata që vlerësojnë dhe mbështesin trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore./KultPlus.com

Fjalimi historik i Esat Mekulit për Çamërinë

By: Kult Plus
6 August 2025 at 23:18

Fjalimi epik i Esat Mekulit për Çamërinë. Është viti 1941…, Pejë!

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.” / MekuliPress/ KultPlus.com

Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz

By: V K
4 August 2025 at 13:12

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar.

Ministri Gonxhe, ka publikuar videon duke treguar si ishte Muzeu dhe se si do të bëhet, teksa shprehet se Muzeu Historik Kombëtar, por rikthehet në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor.

Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është në proces buxhetimi për Fazën e II-të dhe sipas tij do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Ndërsa aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Muzeu Historik Kombëtar, ku pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës, ka nisur restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi më i rëndësishëm i këtij institucioni simbol, me një ndërhyrje madhore në kuadër të programit #EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për Fazën e II-të, për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.

 

The post Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz appeared first on Albeu.com.

Muzeu Historik Kombëtar, bisedë historike mbi misionet fetare në trojet shqiptare

By: Kult Plus
17 July 2025 at 21:50

Në ambientet e bibliotekës “Sotir Kolea” në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi sot një aktivitet me vlerë historike dhe kulturore, në kuadër të ciklit të bisedave me ekspertë të albanologjisë.

I ftuar në këtë veprimtari ishte studiuesi Mark Palnikaj, i cili ndau me publikun të dhëna të rëndësishme nga relacionet e Fra Giacinto da Sospello, një dorëshkrim i vitit 1652, që ruhet në Bibliotekën e Bashkisë së Fermos në Itali. Dokumenti përshkruan 16 misione fetare të zhvilluara ndër vite në trojet shqiptare dhe përmban fakte të vyera historike e sociale për Shqipërinë e shekullit XVII.

Me këtë aktivitet, Muzeu Historik Kombëtar vijon misionin për promovimin e historisë kombëtare, duke sjellë në vëmendje dokumente, figura dhe ngjarje që dëshmojnë për identitetin dhe trashëgiminë shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

Gjermania dhe Britania drejt traktatit historik të sigurisë: Nëse sulmohet njëra…

By: fra nc
2 July 2025 at 13:56

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të nënshkruajnë një traktat të ri bashkëpunimi më 17 korrik, i cili përfshin për herë të parë një klauzolë për ndihmë të ndërsjellë në rast të ndonjë kërcënimi ose agresioni ndaj njërës prej palëve, raportoi “Politico” duke cituar pesë burime të njohura me zhvillimet.

Sipas dy zyrtarëve britanikë, teksti i traktatit është thuajse finalizuar dhe nënshkrimi synohet të ndodhë përpara se parlamentet e të dy vendeve të shpërndahen për pushimet verore.

Ndërsa traktati do të riafirmojë angazhimin e Berlinit dhe Londrës ndaj NATO-s si bazë e sigurisë kolektive, përfshirja e një klauzole për mbrojtje të ndërsjellë thekson një qasje të re dhe më të ngushtë të aleatëve evropianë në fushën e sigurisë, në një kohë kur roli i SHBA-ve në NATO shihet gjithnjë e më shumë si i luhatshëm.

Traktati pritet të ketë gjithashtu një shtrirje të gjerë, duke përfshirë fusha si:

  • Lufta ndaj emigracionit të paligjshëm
  • Bashkëpunimi në transport, kërkim dhe inovacion
  • Nxitja e tregtisë ndërkufitare

“Traktati do të mbulojë të gjithë spektrin e marrëdhënieve tona,” deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane për “Politico”.

Ky traktat pritet të shënojë një etapë të re në marrëdhëniet strategjike mes dy fuqive kryesore evropiane, në një kontekst ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri gjeopolitike dhe nevoja për ripozicionim të aleancave të sigurisë në Evropë.

The post Gjermania dhe Britania drejt traktatit historik të sigurisë: Nëse sulmohet njëra… appeared first on Euronews Albania.

NATO përgatitet për samitin historik: Ku do zhvillohet, axhenda dhe masat e sigurisë

23 June 2025 at 16:49

Në Hagë të Holandës, më 24-25 qershor, do të zhvillohet një samit i vendeve anëtare të NATO-s, ku vendet anëtare pritet të bien dakord për një buxhet të ri mbrojtjeje prej 5% të PBB-së. Se ku do të mbahet ky takim, cila është axhenda e planifikuar dhe sa serioze janë masat e sigurisë.

Ndërtesa ku do të mbahet samiti i NATO-s

Vendi i samitit është një qendër konventash dhe teatër pranë ndërtesës që dikur strehonte gjykatën e OKB-së për ish-Jugosllavinë, ku udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç, komandanti i tij ushtarak Ratko Mlladiç dhe të tjerë u dënuan për krime lufte.

Vendi ndodhet gjithashtu pranë selisë së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

Shpenzimet e NATO-s dhe Ukraina në axhendë

Associated Press raporton se të martën në mbrëmje, udhëheqësit e NATO-s planifikojnë të darkojnë me Mbretin Willem-Alexander të Holandës në pallatin e tij. Të nesërmen, do të zhvillohet një takim ku pritet të bien dakord për një objektiv të ri për shpenzimet e mbrojtjes prej 5% të PBB-së.

Ndërsa udhëheqësit do të darkojnë me familjen mbretërore holandeze, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s do të zhvillojnë takime në vendin e samitit për të diskutuar çështje, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kur krerët e qeverive të takohen të mërkurën, ata do të kërkojnë një marrëveshje për rritjen e shpenzimeve ushtarake, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbëngul që Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e vet, ndërsa Uashingtoni përqendrohet te Kina, Lindja e Mesme dhe kufijtë e vet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post NATO përgatitet për samitin historik: Ku do zhvillohet, axhenda dhe masat e sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Zbulimi historik në Britani: Çelën tre vezë të pëllumbit më të rrallë në botë, “Pëllumbi me sy blu”

By: gaze tare
21 June 2025 at 15:53

Stafi i Kopshtit Zoologjik të Chesterit në Mbretërinë e Bashkuar ka ndihmuar në çeljen e tre vezëve të pëllumbit me sy blu, specie e rrallë dhe në prag të zhdukjes, me vetëm 11 individë të lirë në natyrë.

Ky sukses erdhi pas një projekti ndërkombëtar mes ekspertëve nga Britania, Brazili dhe SHBA, i cili synon rikthimin dhe ruajtjen e këtij zogu unik në habitatin e tij në Minas Gerais, Brazil.

Menaxheri i zogjve në Chester, Andrew Owen, theksoi rëndësinë e kësaj arritjeje për mbijetesën e specieve të rrezikuara. Drejtoresha e Parque das Aves në Brazil, Paloma Bosso, njoftoi se tashmë kujdesen për gjashtë pëllumba me sy blu, duke monitoruar me kujdes çdo hap të tyre.

Pëllumbi me sy blu është klasifikuar si “Në Rrezik Kritik” nga IUCN, dhe ky lajm sjell shpresë për shpëtimin e këtij lloji të rrallë.

The post Zbulimi historik në Britani: Çelën tre vezë të pëllumbit më të rrallë në botë, “Pëllumbi me sy blu” appeared first on iconstyle.al.

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

13 June 2025 at 15:25

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 97.88 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit mendojnë se rënia e kursit të Euros duket se lidhet me shtimin e ndjeshëm të prurjeve valutore të lidhura me turizmin gjatë muajit qershor. Një rënie e ndjeshme u shënua edhe në prag të fundjavës së kaluar, kur Euro pati zbritur përsëri poshtë vlerës së 98 lekëve.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor në fillim të javës së kaluar për të blerë Euro, duke bërë që monedha europiane të ringrihej përkohësisht sipër nivelit të 98 lekëve.

Por, me afrimin e fundjavës duket se presionet rënëse mbi Euron janë forcuar përsëri, duke e zbritur monedhën europiane në vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në kursin zyrtar të këmbimit.

Sezoni veror, ashtu siç pritej, po ndikon edhe këtë vit në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros me Lekun. Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Trysnia mbi kursin e Euros është forcuar më tej me fillimin e qershorit, kur sezoni veror bëhet më intensiv.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 4-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e 38 miliardë lekëve, megjithëse në rënie me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e kufizoi rënien e kursit deri në nivelin e 98 lekëve, nëpërmjet blerjeve të mëdha valutore, që filluan në muajin maj dhe vazhduan pothuajse për të gjithë pjesën e mbetur të vitit. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Duke parë tendencat e kursit të këmbimit, është e pritshme që blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të konsiderueshme edhe këtë vit. Me inflacionin poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ka ende hapësira për të ndërhyrë në kursin e këmbimit, duke qëndruar në linjë me objektivin e saj kryesor ligjor./ Monitor

The post Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik appeared first on Sot News | Lajme.

Vlorë, muzetë pa orar/ Sezoni turistik, të hapur për vizitorët çdo ditë të javës

12 June 2025 at 15:53

Në Vlorë të huajt nuk shkojnë vetëm për plazh. Vizitorët në muzetë e qytetit muajin e fundit janë shtuar me rreth 15%.

Të parët sipas përgjegjësit të muzeve në Bashkinë e Vlorës renditen  turistët nga Italia.

Turistët mund ti vizitojnë muzetë në Vlorë gjatë gjithë javës. Muzeu historik dhe ai etnografik do të qëndrojnë hapur dhe gjatë orëve të pasdites.

Ndryshimi i orareve ka ardhur për ti dhënë më tepër mundësi vizitorëve. Numri atyre që duan të njihen me historinë dhe trashëgimin e qytetit gjatë sezonit veror rritet.

/abcnews.al/

❌
❌