Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetorit

12 January 2026 at 10:09


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhur me këto zgjedhje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se këto ankesa janë duke u trajtuar në përputhje me kompetencat ligjore të institucionit, ndërsa vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) dhe Rregulloren e PZAP-së.

Ndryshe, të premten vonë PZAP e hodhi poshtë si të pa afatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata.

PDK kishte kërkuar nga PZAP-ja të enjten t’i shpallë të pavlefshme votat në fjalë, duke thënë se ato ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Sipas rezultateve preliminare, këto zgjedhje i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave që i japin 57 ulëse në Kuvend.

Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 ulëse në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Durrës/ Pronarja e një rrobaqepësie: Bashkia tha se s’do më kompensonte

By: Elva
10 January 2026 at 14:30

Përmbytjet e ditëve të fundit në Durrës kanë goditur rëndë edhe bizneset e vogla, mes tyre një rrobaqepësi në zonën e Plazhit që u shkatërrua plotësisht nga uji. Pronarja, nënë e vetme e tre fëmijëve, tregon se mbeti pa asnjë mjet pune dhe pa asnjë burim të ardhurash. Makineritë e qepjes, pajisjet dhe çdo material […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Pronarja e një rrobaqepësie: Bashkia tha se s’do më kompensonte appeared first on BoldNews.al.

Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin

By: M C
7 January 2026 at 23:08

Teksa situata paraqitet kritike në zonën e lumit të Vjosës, ku niveli i ujit ka arritur në 8,6 metër duke rrezikuar banesat që gjenden pranë, banorët refuzojnë që të largohen.

Një prej tyre, ka deklaruar për mediat se nuk largohen për shkak se aty kanë mallin e gjallë.

“Për ne që kemi bagëti është situatë shumë e keqe, nuk kemi ku vemi. Ja mallin do ta heqim, po silazhin ku ta çojmë, plus tokat që kemi marrë me qira. Ku do vete unë?

Deri tan s’na ka zënë, por po doli mua më zë 30 hektarë tokë. Kam ardhur me 2 nipërit, po e gdhijmë këtu. Me çfarë do i ushqejë djali këta? Këtu do ta kaloj natën, pastaj do iki të heq ato lopët nga stalla, t’i nxjerr në rrugë që të mos i zërë uji” tha ai për Euronews Albania.

The post Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin appeared first on Albeu.com.

Rekord pagesash në euro/ Vetëm në 11 muaj, më shumë se vitin e kaluar

27 December 2025 at 14:18

SHQIPËRI- 5.6 miliardë euro është vlera e transaksioneve në  monedhën europiane në Shqipëri deri në fund të nëntorit. Kjo tregon se qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare.

Janë 5.6 miliardë euro të cilat janë transferuar nëpërmjet sistemit AIPS në periudhën janar-nëntor të këtij viti ndërsa numri i transaksioneve rezultoi 357 mijë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja rezulton 21% më shumë veprime dhe 19% më shumë në vlerë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar dhe nëse e krahasojmë me vitin 2024 rezulton se në vlerë e numër është tejkaluar niveli i trasaksioneve të kryera përgjatë gjithë vitit . Në 2024 vlera e transaksioneve të realizuara në sistemin Aips ishte 5.2 miliardë euro.

Rritja e numrit të transaksioneve tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë  sistemet bankare për lëvizje parash duke  shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e  informalitetin në ekonomi.

Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.

Banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë 2025 duke e rritur nivelin me 100 milionë euro përgjatë vitit të ardhshëm.

Me anë të një vendimi Banka e Shqipërisë uli komisionet për transaksionet që kryhen me AIPS EURO.

Sistemi AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura  por  edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash si në rastet e blerjes së pasurive të paluajtshme./abcnews.al

Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit"

27 December 2025 at 11:21


Kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së shtunës.

Lexues të Telegrafit kanë sjell fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa shihet duke dal tym nga kulmi i shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.





Telegrafi i ka shkruar Policisë dhe Zjarrfikësve dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/






SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë për martesat e rreme, pasojnë dënime serioze

21 December 2025 at 15:43


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi përbën krim federal në SHBA.

Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugë të ligjshme për të hyrë dhe qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ambasada rikujton se shkeljet e ligjeve të emigracionit mund të kenë pasoja të rënda ligjore dhe të ndikojnë negativisht në mundësitë e ardhshme për udhëtim apo qëndrim në SHBA. /Telegrafi/

Pse po paguajmë më shtrenjtë për banesa? Hoxha tregon faktorët kryesorë

20 December 2025 at 12:04


Rritja e çmimeve të banesave në Kosovë vitet e fundit është rezultat i faktorëve realë ekonomikë dhe strukturorë, e jo i spekulimeve në treg, ndërsa për aq kohë sa ekziston kërkesë për blerje, nuk pritet rënie e çmimeve.

Kështu u tha në “Përballje Podcast”, ku Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, foli për arsyet që kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e apartamenteve.

“Nëse para dy vjetësh metri katror në disa zona ka qenë rreth 500 euro, sot është 700–800 euro, ndërsa në zona të caktuara të Prishtinës ka shku edhe 1.300 deri në 1.500 euro”, tha Hoxha.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, një nga faktorët kryesorë është rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

“Hekuri është shtrenjtu rreth 45 për qind, betoni 25–30 për qind, ndërsa materialet kryesore si hekuri, cimentoja dhe druri janë dukshëm më të shtrenjta se para pandemisë”, theksoi ai.

Një tjetër faktor kyç është rritja e kostos së fuqisë punëtore, si pasojë e emigrimit të madh.

“Ka zëra që rreth 170 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën vitet e fundit, shumica prej tyre krahu i punës. Kjo ka bërë që çmimi i punës të dyfishohet, e në disa raste edhe të katërfishohet”, u shpreh Hoxha.



Ai shtoi se në Prishtinë, çmimi i tokës ka arritur të përbëjë deri në 40–50 për qind të kostos totale të një projekti ndërtimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimin final të banesave.

Duke bërë krahasime rajonale, Hoxha tha se pavarësisht rritjes, Kosova vazhdon të ketë çmime më të ulëta të banesave sesa kryeqytetet e rajonit.

“Në krahasim me Tiranën, Shkupin, Podgoricën apo Beogradin, Kosova hala e ka çmimin më të lirë të banesave”, tha ai.

Në përmbyllje, Hoxha hodhi poshtë pretendimet për rënie të çmimeve të banesave në një periudhë të afërt.

“Në momentin që nuk ka shitje, nuk ka as ndërtim. Përderisa ka blerës dhe kërkesë reale, nuk do të ketë rënie të çmimeve”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO

By: V K
13 December 2025 at 15:54

Banorët e fshatit Bilaj në Krujë, ankohen për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet rruga që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të vendit.

Rruga prej afro 4 kilometrash është totalisht e degraduar dhe për këtë banorët bëjnë fajtorë firmën GENER 2 e cila ka përdorur këtë rrugë, por edhe rrugë të tjera për të ndërtuar autostradën me pagesë.

Rreth 2000 banorë të këtij fshati, por edhe të fshatrave përrreth, janë të detyruar të zgjedhin gropën në të cilën duhet të kalojnë, pasi në disa vende asfalti është zhdukur totalisht duke të lënë përshtypjen që aty s’ka patur kurrë asfalt.

Janë me dhjetëra kamjona të tonazhit të rëndë të firmës GENER 2 që kalojnë dhe sot çdo ditë në këtë rrugë rurale, por gjatë ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar numri i tyre shkonte në disa qindra.

Kompania e përdor këtë rrugë pasi në këtë fshat në të dy anët e autostradës ajo ka ndërtuar dy impiantë të përpunimit të asfalto-betonit.

Banorët thonë se për këtë janë vënë në dijeni si kryetari i bashkise Krujë, por edhe deputetët e zonës të cilët ju kanë thënë banorëve se rikonstruksioni i rrugës është detyrim i kompanisë Gener 2 por sipas tyre kompania nuk do t’ja dijë dhe vijon punë pa kokëçarje duke i lënë banorët e kësaj zone me një rrugë të degraduar.

Ata kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë, duke vënë para përgjegjësisë kompaninë që ka detyrim ligjor rikonstruksionin e rrugëve që ka dëmtuar.

 

The post Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO appeared first on Albeu.com.

Afati i fundit për pagesat, KRU Prishtina paralajmëron qytetarët

11 December 2025 at 11:00


KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët se kanë mbetur vetëm 20 ditë afat për përmbushjen e obligimeve financiare për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për vitin 2025.

Në një postim në Facebook, kompania ka apeluar që pagesat të realizohen sa më shpejt, për të shmangur procedurat shtesë që parashihen pas përfundimit të afatit.

“Ju lusim që t’i realizoni pagesat sa më herët, në mënyrë që të shmangen procedurat shtesë që parashihen pas afatit,” thuhet në njoftim.

KRU Prishtina falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër

5 December 2025 at 12:21

Autore: Ola Mitre | Citizens.al

Shqipëria ka miratuar prej vitesh kuadrin ligjor për certifikatën e performancës energjetike të ndërtesave, por ky dokument mbetet thuajse i panjohur për qytetarët dhe tregun imobiliar.

Pavarësisht se certifikimi është detyrim ligjor prej vitit 2016, mungon një regjistër publik që të tregojë cilësinë energjetike të godinave. Asnjë transaksion shitjeje apo qiraje nuk lejohet të kryhet pa certifikatën në fjalë, por në praktikë dokumenti përdoret vetëm për të kaluar procedurat e lejeve të ndërtimit.

Çfarë është certifikata e performancës energjetike?

Certifikata e performancës energjetike vlerëson sa energji konsumon një ndërtesë për ndriçim, ngrohje, ftohje, ventilim, ujë të ngrohtë dhe pajisje elektroshtëpiake.

Ajo lëshohet nga ekspertë të licencuar të energjisë, auditues, në bazë të një metodologjie të miratuar që klasifikon sistemin elektrik të ndërtesave në shkallë nga më efikasi (A+) te më pak efikasi (G).

Certifikata depozitohet më pas Agjencinë e Eficiencës së Energjisë (AEE) jo më vonë se 3 ditë nga lëshimi i saj.

Ky raport certifikues është një tregues cilësor për ndërtesat dhe prej vitit 2016 detyrim për çdo objekt të ri apo ekzistues që i nënshtrohet një rinovimi të thellë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se për godinat ekzistuese, para vitit 2021, nuk është lëshuar asnjë certifikatë.

Sistemi, i nisur prej vitit 2016, duket se funksionon vetëm në fazën e aplikimit për leje ndërtimi, ndërsa më pas dokumenti “arkivohet” në AEE dhe nuk është publikisht i aksesueshëm.

Rëndësia e certifikatës së performancës energjetike

Të dhënat tregojnë se ndërtesat rezidenciale, publike dhe tregtare, janë konsumatori më i madh i energjisë në Shqipëri me 37.08%.

Sipas draft-Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, në vitin 2023, Shqipëria numëronte 632,936 banesa, 71.2% e të cilave ishin të banuara. Paralelisht janë dhe 9,492 ndërtesa publike dhe 85,098 ndërtesa shërbimesh tregtare.

“Krahas numrit të madh, shumica e stokut janë të vjetëruara, të paizoluara dhe nuk përmbushin as standardet minimale të eficiencës energjetike dhe komoditetit të jetesës në to,” thotë eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili.

“Nëse ndërtesat janë të paizoluara, përdorin pajisje joefikase, apo përdorin energji jo të pastër, kjo përkthehet në ndotje më të lartë të ajrit, konsum të tepërt të energjisë, kosto më të mëdha për qytetarët dhe ndikim negativ në shëndetin e popullatës,” shton ai.

Shumë studime tregojnë se një banesë me eficiencë të lartë energjisë, që përfshin ndër të tjera termo-izolimin dhe dritaret me dopioxham, mund të reduktojë 50-70% faturën e energjisë.

Megjithatë, në vendin tonë edhe kur kryhet një rinovim banese, sipas parimeve të eficiencës së energjisë, askush nuk vërteton cilësinë e ndërhyrjes.

“Shpesh dëgjojmë që fasadat e ndërtesave izolohen nga pas, del dikush dhe thotë ‘U kursye 50% energji’. Po a u kursye vërtet 50%?! Askush nuk e di. Këtë gjë e mat vetëm certifikata,” thotë eksperti i eficiencës së energjisë, Gjergji Simaku.

AEE tha për Citizens.al se deri më sot janë certifikuar mbi 150,000 njësi ndërtesash të reja dhe se kjo punë ka nisur të zbatohet “që prej vitit 2021”.

Simaku konfirmoi se sistemi i certifikimit “u ngroh” në momentin kur certifikata u vendos si kusht për marrjen e lejes së ndërtimit.

Çdo ndërtues u detyrua ta paraqiste dokumentin si pjesë të dosjes së lejes, duke prodhuar kështu dhjetëra mijëra certifikata që ekzistojnë për të kaluar filtrat burokratikë.

“Kemi 150 mijë certifikata, sepse çdo leje ndërtimi kërkon një të tillë, por gjendja nuk mbaron këtu. A është certifikata kaq e vlefshme dhe kaq popullore?! Ne përpara se të blejmë një makinë e shikojmë ‘sa harxhon’, por asnjëri nga ne nuk orientohet në një ndërtesë të re përmes certifikatës dhe këtu qëndron problemi,” analizon Simaku. 

Edhe më shqetësuese është situata për godinat ekzistuese përpara vitit 2021, pasi aktualisht nuk është lëshuar asnjë certifikatë e tillë.

AEE nuk dha përgjigje se kur pritet të fillojë ky proces, që sipas ekspertëve nuk duhet të jetë thjesht dokument formal, por standard i domosdoshëm për të garantuar cilësi dhe ulje të konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave.

“Ligji i vitit 2016, qe një ogur i mirë dhe shpresuam se situata do të ndryshonte. Në fakt solli disa aspekte pozitive, por vetë institucionet nuk patën vullnet për ta çuar përpara,” thotë Bashmili.

“Tani, jemi përpara një ndryshimi thelbësor të ligjit, pa pasur raport të cilësisë mbi zbatueshmërinë e të parit, çka mund të sjellë pasiguri dhe mosbesim në zbatimin dhe forcën e ligjit,” vijon ai.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Tregu imobiliar

Në tregun imobiliar, certifikata energjetike është një mjet i rëndësishëm transparence. Në Bashkimin Evropian, një apartament me klasë energjetike “A” ose “B” ka vlerë më të lartë, sepse blerësit e dinë që do të kenë kosto të ulët operative. Por, në Shqipëri nuk veprohet kështu.

“Jemi pjesë e rrjetit evropian dhe në Evropë është ‘big deal’, ndërsa në Shqipëri ndërgjegjësimi është shumë i ulët edhe ndërmjet atyre që tregtojnë pasuritë e paluajtshme,” thotë Reinaldo Pipiria, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë. 

“Patjetër që shqetësohem që të jetë ndërtim i mirë, cilësor, izolim akustik, termik, kondicionimi. Këto i duam, por gjithmonë në Shqipëri nuk themi dot a e ke të certifikuar? A ma vërteton dot?,” shton ai. 

Në fakt, ligji në Shqipëri kërkon që kur ndërtesat ose njësitë e ndërtesave ndërtohen, shiten ose jepen me qira, certifikata duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi.

“Bëjmë pafund shitje të apartamenteve të reja, por asnjëherë nuk ka qenë si temë ‘Shiko se nuk e ka certifikatën!’. Asnjë diskutim nuk është bërë që a ekziston kjo, është plus, është minus, nuk është diskutuar asnjëherë,” thotë Pipiria.

Ai sjell gjithashtu në vëmendje modelin që ndiqet jashtë vendit, në momentin që dikush dëshiron të blejë banesë.

“Në rastin e Evropës dhe Amerikës, blerësi ka të drejtë të inspektojë pasurinë e paluajtshme me një inspektues profesionist dhe ai nxjerr pikat e forta dhe pikat e dobëta të shtëpisë. Ne nuk kryejmë as inspektimin e pronës, nuk kërkojmë as certifikatë për atë gjë që deklarojmë se i kemi të investuara,” thotë ai.

Përballë kësaj situate, aktualisht, nuk ekziston një databazë publike, që të tregojë klasën energjetike të godinave. Legjislacioni kërkon ngritjen e saj, por të dhënat mund të aksesohen vetëm pas kërkesës në AEE.

“Duhet të ekzistojë një databazë kombëtare, ashtu siç ekziston në Itali apo në vende të tjera dhe duhen marrë shembuj konkretë nga vende të BE-së,” thotë Simaku.

“Të paktën të dimë të kopjojmë dhe të dimë të adoptojmë mënyrën e dhënies së certifikatave. Gjërat nuk duhen bërë vetëm për të folur, por duhen bërë realisht dhe në mënyrë masive në të gjithë vendin,” thekson ai. 

Edhe për Bashmilin ka nevojë për ndërmarrjen e masave, për të përfituar nga efektet që sjell eficienca e energjisë në ndërtesa. Sipas tij, rritja e performancës energjetike dhe përdorimi i materialeve e pajisjeve cilësore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mjediseve të brendshme të ndërtesave.

“Kështu zvogëlohet ndotja e ajrit të brendshëm, zhurmat dhe përmirësohet cilësinë e jetës. Pra, është jetike si në drejtim të kursimit të energjisë, rritjes së komoditetit por edhe në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore,” shpjegon ai.

Ndërkohë, Pipiria kërkon ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi, por edhe më shumë përgjegjësi nga institucionet. 

“Në momentin që ne do të jemi pjesë e BE-së, barra e axhendës apo tranzicionit të gjelbër është shumë e madhe dhe nuk e di sesi do t’i gjejmë ato miliardat. Ndaj, jam ‘pro’ ndërgjegjësimit, certifikimit dhe rritjes së perfomancës, por duhet të jetë e shoqëruar me politikë fiskale incentivuese dhe me mjete financiare të aksesueshme,” përfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër appeared first on Citizens.al.

Zbardhen kërkesat e Erion Veliajt në GJKKO/ Ja pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë

By: V K
2 December 2025 at 10:22

Ditën e sotme, në një fjalim të gjatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.

Ai është ndalur tek mënyra si po trajtohet gjatë seancave, duke kërkuar në radhë të parë që t’i hiqet masa e vendosjes në kafaz.

Gjithashtu, Erion Veliaj, ka kërkuar vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që siç shprehet ai “më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime”. 

Kryebashkiaku kërkon shtyrjen e procedurës, derisa “kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale”.

Veliaj ka deklaruar se nëse kërkesat e tij nuk pranohen, atëherë ai thote se po perjashtohet nga ky proces gjyqësor, që siç deklaron kryebashkiaku “një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal”.

Fjala e Veliajt: 

E nderuara zonja Gjyqtare,

Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore.

Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.

Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi.

Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.

Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.

Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.

1.Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive

Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:

* dinjitetit tim njerëzor,

* prezumimit të pafajësisë,

* të drejtës sime për mbrojtje efektive,

* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.

Ky pozicionim fizik, i pazakontë për një vend që aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht një imazh kriminalizues, krijon idenë se jam një person “i rrezikshëm”, dhe ushqen, qoftë edhe pavetëdijshëm, paragjykime të brendshme brenda vetë trupës gjykuese. Dua të jem shumë i qartë: Këto nuk janë ankesa personale. Këto janë standarde të sanksionuara ndërkombëtarisht, të cilat çdo gjykatë e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës është e detyruar t’i respektojë.

Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.

Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.

  1. Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ

Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik përbën trajtim degradues dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë. Në çështjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike.

Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:

mbajtja e të pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,

* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,

* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.

Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt

Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:

* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,

* të ndjPo ek procesin në mënyrë aktive,

* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,

* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,

* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:

kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.

E drejta ime për t’u njohur me aktet e dosjes e mohuar plotësisht deri sot

Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe.

USB-ja që prokuroria i ka përcjellë avokatëve të mi nuk mund të më dorëzohet ligjërisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon përdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk është një kufizim i rastësishëm: është një pamundësi objektive, e cila e bën formal çdo pretendim se “dosja më është vënë në dispozicion”. Si pasojë:

* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,

* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,

* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,

* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ky nuk është një problem procedurial. Është një shkelje thelbësore e nenit 31 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, dhe një cenim i drejtpërdrejtë i vetë kuptimit të procesit të rregullt ligjor.

Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:

* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,

* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;

* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij

Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,

Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:

* të njihem me materialet e çështjes,

* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,

* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,

* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.

Asnjë nga këto nuk është respektuar.

Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditësh në paraburgim, jam sot përpara jush për t’Ju marr vetëm tre minuta me vetëm me tre kërkesa elementare. Tre kërkesa që nuk kërkojnë as privilegj, as përjashtim, por vetëm respektimin minimal të të drejtave që Kushtetuta ua njeh të gjithë qytetarëve.

Kërkesat e mia konkrete sot

1.Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

2.Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.

3.Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.

Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë.

Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.

E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa.

The post Zbardhen kërkesat e Erion Veliajt në GJKKO/ Ja pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

Ulet numri i martesave dhe rriten divorcet në Maqedoni

28 November 2025 at 09:15


Më pak martesa dhe më shumë divorce u regjistruan nga Enti Shtetëror i Statistikave në tremujorin e tretë të këtij viti.

Në këtë tremujor, u lidhën 3,514 martesa dhe numri i tyre u ul me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

U regjistruan 470 divorce, që është rritje prej 27.7% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu, në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla ishte 4,431, që është rritje prej 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i vdekjeve, nga ana tjetër, u ul me 0.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024 dhe arriti në 4,849, nga të cilat 20 ishin vdekje foshnjore.

9-mujori i 2025, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro

By: V K
6 November 2025 at 07:38

Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financuan gjatë 9-mujorit 2025 me 9.61 miliardë lekë, (rreth 100 milionë euro) ose sa 69% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat e nëntëmujorit 2025 janë rritur me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë.

Rritja i atribuohet kryesisht dy kontratave infrastrukturore të mëdha Autostrada Milot–Morinë, me pagesa 277.8 milionë lekë më të larta se në 9-mujorin 2024 dhe Rruga Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës), me 171.9 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo rritje lidhet me zbatimin e skedulit të pagesave të përcaktuara në modelet financiare të kontratave koncesionare përkatëse.

Nga ana tjetër, për disa kontrata PPP është vërejtur rënie e pagesave krahasuar me vitin e kaluar. Një prej tyre është projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, që përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore në zonat “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

Pagesat për këtë kontratë gjatë 9-mujorit 2025 kanë qenë 347.8 milionë lekë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ç`ka lidhet me ritmin e zbatimit të planit të pagesave, megjithëse në terma vjetorë shuma e planifikuar për 2025 mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2024.

Për të gjithë vitin 2025 fondet buxhetore të planifikuara për mbështetjen e kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike–private (PPP) arrijnë në 13.93 miliardë lekë, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet kontraktore përkatëse. Nga kjo shumë, 8.34 miliardë lekë janë shpenzime korrente dhe 5.59 miliardë lekë për investime.

Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2024, që ishin 13.29 miliardë lekë, plani i vitit 2025 rezulton 4.77% më i lartë, ose rreth 634.6 milionë lekë më shumë./Monitor

The post 9-mujori i 2025, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Imagjinoni të jetonit në një banesë pa mbështetje: Arkitektet zbuluan misterin e ndërtesave “fluturuese”

3 November 2025 at 21:16


Edhe arkitektura, ashtu si çdo fushë tjetër, përparon në këtë botë moderne, zhvillohet dhe ngre gjithnjë e më lart shkallët e arritjeve. Këtë e ka arritur edhe kjo ndërtesë

Një video e publikuar në TikTok ka ngritur shumë reagime. Ajo është shpërndarë nga një përdoruese e kësaj rrjete sociale me emrin “edgyonedge”, dhe tregon një rresht banesash moderne në kryeqytetin australian që duken sikur “fluturojnë në ajër”, pa asnjë mbështetje të dukshme poshtë tyre!

“Imagjinoni të jetonit në njërën prej këtyre banesave pa asnjë mbështetje”, thuhet në video. Megjithatë, arkitektët theksojnë se këtu nuk ka asnjë magji. Gjithçka është rezultat i metodave të planifikuara dhe të testuara me kujdes, të vërtetuara nga praktika inxhinierike.

“Ajo që shohim në këtë ndërtesë mbresëlënëse dhe moderne quhet konstruktione me konzolë. Konzolat nuk janë risi në arkitekturë, në fakt, ne kemi krijuar versione të reja të tyre prej shekujsh”, shpjegon arkitekti Miles Smith, menaxher i lartë për zhvillim industrial dhe strategji në një kompani softuerike për projektim arkitektonik, transmeton Telegrafi.

Konstrukcioni me konzolë është një trarë ose pllakë e fiksuar vetëm në njërin skaj, gjë që u mundëson pjesëve horizontale të duken sikur “fluturojnë”.

Smith shpjegon se forca e këtyre pjesëve mbështetet nga një element i fshehur i quajtur “mbështetje e pasme” (back span), një mbështetje e padukshme që balancon dhe kompenson peshën që qëndron në anën e jashtme.

“Është si një lëkundëse, ku pesha më e madhe qëndron në anën e sigurt. Arkitektët dhe inxhinierët bashkë modelojnë strukturën, duke analizuar deformimet, ngarkesat e erës dhe efektet termike”, shpjegon Smith.

Ky modelim siguron që këta elementë dramatikë të mos jenë vetëm iluzion optik, por të jenë të sigurt, stabil dhe të ndërtuar sipas rregulloreve.

Arkitekti Peter Bafitis gjithashtu komentoi, duke theksuar se konstrukcionet me konzolë përdoren edhe si deklaratë e guximshme dizajni.

“Në video shohim se apartamentet me konzolë, të dizajnuara posaçërisht për efekt vizual, krijojnë një pamje dramatike që duket sikur sfidon gravitetin”, tha Bafitis. /Telegrafi/

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 November 2025 at 10:25

Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut. Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi […]

The post “Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës appeared first on BoldNews.al.

SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë

By: V K
24 October 2025 at 14:40

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për News24 dhe BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut, si dhe në një zyrë.

Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nga informacionet e deritanishme, çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij.

Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH.

Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale.

Sipas Lalës, me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

FLETETHIRRJA

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste. Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate./BalkanWeb

The post SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë appeared first on Albeu.com.

Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog. Mori pagesat e prapambetura

By: M C
17 October 2025 at 16:30

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018.

Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.

Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018.

Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.

AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.

Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.

The post Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog. Mori pagesat e prapambetura appeared first on Albeu.com.

Rama prezanton transformimin e banesave te "Rrethi i Flamurit": Dikur dhe dhe sot

3 October 2025 at 11:01


Banesat që njihen si banesat te "Rrethi i Flamurit", dikur ofronin imazh jo të duhur në hyrje të kryeqytetit.

Sot, ato janë transformuar e renovuar tërësisht.



Ndryshimin e madh e ka paraqitur me një video kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

'Banesat te "Rrethi i Flamurit" para dhe pas!", ka shkruar ai.

Projektet e Përparim Ramës mund të gjenden në platformën Prishtina Work.

10 ndërtesa që tregojnë se ballkoni mund të jetë skulpturë arkitekturore

20 September 2025 at 23:24


Nga Danimarka në Kinë -shembuj të jashtëzakonshëm të arkitekturës moderne ku ballkonet shndërrohen në vepra arti që japin identitet fasadës

Ballkonet e pazakonta dhe origjinale kanë aftësinë të tërheqin vëmendjen e kalimtarëve dhe të përcaktojnë karakterin e një ndërtese. Përtej funksionalitetit dhe hapësirës shtesë, forma e tyre unike mund t’i kthejë në elemente artistike që pasurojnë arkitekturën urbane.

Në këtë artikull sjellim 10 shembuj të jashtëzakonshëm nga përzgjedhja e revistës Dezeen, ku ballkonet janë shndërruar në simbole të kreativitetit dhe inovacionit bashkëkohor.

Kaktus Towers, Danimarkë – BIG

Studioja daneze BIG projektoi “Kaktus Towers”, dy kulla me gjithsej 495 njësi banimi, të dallueshme për ballkonet e tyre trekëndëshe që u japin pamje si kaktus. Apartamentet kanë planimetri të rrotulluara, duke i ofruar secilit shtëpi një perspektivë të veçantë mbi Kopenhagë, transmeton Telegrafi.

Q Residences, Holandë – Studio Gang


Ky kompleks përfshin një strukturë 8-katëshe të quajtur Qube dhe një kullë 23-katëshe të quajtur Quartz, të lidhura me një shesh publik. Fasada është e mbuluar me elementë betoni që krijojnë tarraca diagonale, të cilat duken sikur lëvizin brenda dhe jashtë strukturës.

Barangaroo House, Australi – Rogers Stirk Harbour + Partners

Ky objekt në Sidnei ka ballkone tarracore të veshura me panele druri të karbonizuara. Ato strehojnë restorante me pamje nga pjesa e ripërtërirë e jugut të Barangaroo. Ballkonet e kateve të sipërme kanë kopshte të ngritura dhe xhama të lëvizshëm që krijojnë lidhje të drejtpërdrejtë me hapësirat e brendshme.

Kompleksi i banesave, Francë – Peripheriques Marin+Trottin dhe Jumeau Architectes

Ky kompleks në L’Ile-Saint-Denis, Paris, dallohet për ballkonet e tij të harkuara e të rrethuar me parmakë metalikë. Ndërtesa me 8 kate përfshin edhe apartamente dupleks në majë. Ballkonet me forma valëzuese krijojnë hapësira private për çdo apartament, duke ruajtur njëkohësisht korridorin e përbashkët përgjatë gjithë fasadës.

MN15 Ibirapuera, Brazil – Königsberger Vannucchi Arquitetura

Një ndërtesë banimi me ballkone të parregullta të mbështjella me xham, që nga larg japin përshtypjen e pjerrësisë. Disa prej tyre dalin jashtë, ndërsa të tjerë tërhiqen brenda, duke krijuar një siluetë dinamike që i jep ndërtesës karakter skulpturor.

L’Arbre Blanc Tower, Francë – Sou Fujimoto

Kulla “Pema e Bardhë” në Montpellier është projektuar me frymëzimin e një druri. Përfshin 114 apartamente me ballkone të gjata deri në 7 metra. Shumë prej tyre lidhen me shkallë që nxisin ndërveprimin mes banorëve të kateve të ndryshme. Ballkonet në formë krahësh të hapur promovojnë jetën në natyrë.

Iqon Skyscraper, Ekuador – BIG

Ky neboder 133 metra i lartë në Quito përfshin 220 apartamente dhe dallohet për ballkonet e tij në formë “kutish të pikselizuara”. Ndërtuar prej betoni, ato strehojnë bimë dhe pemë tipike të Amerikës së Jugut. Ndërtesa gjithashtu ofron hapësira tregtare dhe zyra.

Norfolk Apartment Block, Australi – Koichi Takada Architects

Kompleksi banesor e komercial në Queensland është i frymëzuar nga struktura e kokrrave të pishës. Ballkonet e valëzuara janë të veshura me panele druri të palosshme. Projekti përfshin 15 apartamente, dy penthouse dhe hapësira rekreative në katin përdhes me pishinë, palestër dhe sauna.

Sky Yards Hotel, Kinë – Domain Architects

Hoteli me 48 dhoma ka ballkone të dizajnuara si “mikro-oborre”, secili me hapje të prerë në murin e jashtëm. Këto ballkone të thella ofrojnë pamje nga peizazhi malor, si dhe hapësira për kopshtet ose vaskat në natyrë.

Chongqing Housing Development, Kinë – Safdie Architects

Kompleksi banesor në Eling Hill, me sipërfaqe 42.740 m², u ofron 126 apartamenteve ballkone të integruara në një fasadë me formë të valëzuar. Ndërtesa ngrihet mbi lumin Jangce, ndërsa ballkonet janë të hijëzuara pjesërisht nga panele të harkuara që pasqyrojnë topografinë e terrenit. /Telegrafi/

Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç

By: V K
18 September 2025 at 08:23

Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet dhe pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18-vjeç.

Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore, ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

Po ashtu, kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore, apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.

“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.

Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve, nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18-vjeç, do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit.

Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, ç`ka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi që përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit.

Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh të tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.

DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. / Monitor

The post Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç appeared first on Albeu.com.

❌
❌