Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në tetor janë dhënë 446 leje për ndërtim në Maqedoni, 22.9% më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar

11 December 2025 at 10:23


Në tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje për ndërtim, që është për 22,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, që është për 25,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçan–Kërçovë, faza e parë, nën aksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km, e cila ka vlerë prej 44 milionë euro.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 289 (64,8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 68 (15,2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 89 (20,0 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 446 objekte, tek 247 (55,4 %) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 199 (44,6 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 177 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 101 286 m2.

ESHS: Inflacioni në nëntor 4%, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 5.4%

9 December 2025 at 15:56


Inflacioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mos zbresë nën nivelin prej 4%.

Enti Shtetëror i Statistikave mat se në nëntor shpenzimet për jetesë kanë qenë 4% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 3%.

Vetëm brenda një muaji, nga tetori në nëntor, inflacioni është rritur me 0.5%. Grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënon rritjen më të theksuar.

Nëntorin e këtij viti, çmimet janë rritur me 5.4% në krahasim me një vit më parë.

Frutat janë shtrenjtuar me 18%, ndërsa mishi, vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë çmime mbi 7% më të larta. Rritja më drastike vërehet te produktet që varen nga bursat botërore – kafja, çaji dhe kakaoja – të cilat janë rritur me 27%.

ESHS: 3.8% rritje e BPV-së në tremujorin e tretë

5 December 2025 at 22:01


Prodhimi i Brendshëm Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti shënon rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Enti i Statistikave.

Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë me 21.0% dhe në sektorin Informacion dhe Komunikim me 7.4%.

Në tremujorin e tretë, investimet bruto në mjete fikse përfaqësojnë motorin kryesor të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Vendor.

Në strukturën e BPV-së, pjesëmarrja e investimeve bruto është rritur nga 26.1% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në 31.1% në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Konsumi final në tremujorin e tretë të vitit 2025 shënon rritje nominale prej 7.7%, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e BPV-së është 80.2%.

ESHS: Tregtia me pakicë e ushqimit dhe pijeve, gjatë muajit tetor ka shënuar rritje prej 7.3 për qind

29 November 2025 at 13:50


Në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur me 7.3%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tregtinë me pakicë në tetor 2025, krahasuar me tetorin 2024, shikuar sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht me 15.9%, dhe në terma realë me 7.3%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht me 2.2%, dhe në terma realë është ulur me 1.9%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht me 8.9%, dhe në terma realë me 2.6% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është rritur me 4.3%, dhe në terma nominalë me 2.9%.

Në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla e xhiros në grupet/klasat e mëposhtme:

Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit me 15.9%, dhe në terma realë me 7.3%Tregtia me pakicë, përveç karburantit, u rritme 8.9%, dhe në terma realë me 2.6%

ESHS: Kostot e ndërtimit për objekte individuale regjistruan ulje tremujorin e tretë

29 November 2025 at 11:50


Shpenzimet e ndërtimit për njësitë e reja të banimit individual në tremujorin e tretë të vitit 2025 u ulën me 0.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shpenzimet e ndërtimit për njësitë e reja të banimit individual u ulën me 0.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kostot e materialeve u ulën me 0.8%, ndërsa kostot e punonjësve u rritën me 0.9%.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kostot e ndërtimit për njësitë e reja të banimit individual u rritën me 0.6%, kostot e materialeve u ulën me 0.3% dhe kostot e punonjësve u rritën me 2.8%.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, kostot e ndërtimit për njësitë e reja të banimit individual janë:

ulur me 0.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëmrritur me 0.6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar

Ulet numri i martesave dhe rriten divorcet në Maqedoni

28 November 2025 at 09:15


Më pak martesa dhe më shumë divorce u regjistruan nga Enti Shtetëror i Statistikave në tremujorin e tretë të këtij viti.

Në këtë tremujor, u lidhën 3,514 martesa dhe numri i tyre u ul me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

U regjistruan 470 divorce, që është rritje prej 27.7% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu, në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla ishte 4,431, që është rritje prej 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i vdekjeve, nga ana tjetër, u ul me 0.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024 dhe arriti në 4,849, nga të cilat 20 ishin vdekje foshnjore.

ESHS: Bie numri i qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin me autobus

20 November 2025 at 22:29


Enti Shtetëror për Statistika ka bërë të ditur se në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rënie e numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin me autobus, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 8 832 000 dhe është zvogëluar për 6.4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në transportin ndërkombëtar, numri i udhëtarëve është ulur për 12.5 përqind, ndërsa në atë mes qyteteve është zvogëluar për 8.6 përqind.

ESHS: Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 u rrit për 6.1% në Maqedoni

11 November 2025 at 13:36


Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 është rritur me 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Në shtator 2025 janë lëshuar 314 leje ndërtimi, që është 6.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 7,124,419 mijë denarë, që është 5.2% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 220 (70.1%) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 38 (12.1%) për ndërtesa të ulëta dhe 56 (17.8%) për ndërtesa për rindërtim.

Nga gjithsejtë 314 ndërtesash, 229 (72.9%) janë në pronësi të individëve, dhe 85 (27.1%) janë në pronësi të subjekteve afariste.
Në periudhën raportuese, është planifikuar ndërtimi i 727 banesave me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 69.411 m2", njoftojnë nga ESHS./Telegrafi/

ESHS: Kostoja e jetesës është rritur me 4,5%, më shtrenjtë paguhet për ushqim dhe pije

9 November 2025 at 12:00


Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për muajin tetor, sipas të cilave indeksi i kostove të jetesës ka shënuar një deflacion të lehtë prej 0,2% krahasuar me shtatorin.

Kjo rënie u shkaktua kryesisht nga ulja e çmimeve të transportit (–6,1%), si dhe nga mobilimi dhe mirëmbajtja e amvisërisë (–0,3%), ndërsa arsimi dhe kultura kanë shënuar një ulje më të vogël prej 0,1%. Edhe indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar një rënie të lehtë, duke arritur në 98,7 pikë.

Megjithatë, kjo rënie mujore e vogël nuk e ndryshon trendin vjetor të rritjes së çmimeve.

Krahasuar me tetorin e vitit 2024, indeksi i kostove të jetesës është rritur me 4,5%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë me 2,8%, çka tregon se qytetarët ende përballen me presion të lartë inflacionar.

Rritja më e dukshme e çmimeve është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike (+7%), pijet alkoolike dhe duhani (+6,7%), si dhe veshjet dhe këpucët (+2,8%). Janë vërejtur gjithashtu rritje të vogla mujore te banimi, uji, energjia elektrike dhe gazi, si dhe te restorantet dhe hotelet, me një mesatare prej rreth 0,2%.

Sipas të dhënave të fundit, shporta minimale sindikale në tetor është rritur me 467 denarë, dhe për një familje mesatare me katër anëtarë, shpenzimet mujore kanë arritur në 65.544 denarë.

Pjesa më e madhe e rritjes i takon ushqimit dhe pijeve, të cilat kanë arritur në 23.772 denarë, me një rritje prej 378 denarësh brenda vetëm një muaji.

Vitin e kaluar 65.5% e energjisë së nevojshme është siguruar nga importi

30 October 2025 at 10:29


Në vitin 2024, 65.5% e kërkesës totale për energji në vend u sigurua nga importet, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kërkesa totale për energji në vitin 2024 ishte 2,541,849 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumi, pjesën më të madhe e mbanin produktet e naftës me 44.7% dhe lëndët djegëse të ngurta me 24.9%.

Në vitin 2024, prodhimi bruto primar ishte 842,142 toe, që është rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe u regjistrua te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe hidroenergjia me 15.8%, ndërsa rritja më e rëndësishme prej 140.0% u regjistrua te energjia elektrike diellore.

Konsumi përfundimtar i energjisë në vitin 2024 ishte 1 859 697 toe, sipas sektorëve: transport – 47.6 %, familje – 26.1 %, industri – 16.9 %, sektorë të tjerë – 8.4 %.

Pjesa e energjisë elektrike të rinovueshme në prodhimin bruto të energjisë elektrike është 39.4 %, dhe në konsumin bruto të brendshëm të energjisë elektrike është 35.4 %. Konsumi i energjisë elektrike në familje është 1 727 KWh për frymë në vit.

ESHS: Termocentralet mbeten burimi kryesor i energjisë në RMV

24 October 2025 at 22:51


Në gusht të vitit 2025, Maqedonia e Veriut prodhoi 381,301 MWh energji elektrike, ku 15% e saj erdhi nga burime të ripërtëritshme si panelet solare dhe turbinat e erës.

Konsumi i gazit natyror ra me 40.1%, ndërsa ai i produkteve të naftës me 7.5%.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi i energjisë elektrike u mbështet kryesisht në burime tradicionale, por burimet e ripërtëritshme po rriten gradualisht:

Termocentralet: 40.2% e prodhimit total

Centralet e kombinuara: 22.9%

Hidrocentralet: 20.8%

Panelet solare: 9.8%

Turbinat e erës: 5.2%

Kjo tregon një përpjekje të vazhdueshme për diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e pjesëmarrjes së energjisë së pastër në sistemin kombëtar.

Rënie e konsumit të energjive fosileKrahasuar me gushtin e vitit të kaluar:

Gazi natyror: -40.1%

Produktet e naftës: -7.5%

Kjo rënie mund të lidhet me efikasitetin energjetik, ndryshimet klimatike, ose me rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burime alternative.

Paga mesatare mujore neto në gusht ishte 45.310 denarë, bruto 68.180 denarë

22 October 2025 at 12:50


Në gusht të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto e paguar ishte 68.180 denarë, ndërsa paga mesatare mujore neto e paguar ishte 45.310 denarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gusht të vitit 2025, krahasuar me gushtin e vitit 2024, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës ishte 10.3% më e lartë.

Kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale për 14.9%, Arsim për 14.8% dhe Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve për 14.4%.

Rritje e pagës mesatare mujore bruto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion për 5.3%, Akomodim dhe aktivitete shërbimi ushqimor me 4.8% dhe Miniera dhe nxjerrje guri për 4.6%.
Paga mesatare mujore neto për punonjës, gusht 2025.

Paga mesatare mujore neto për punonjës, në gusht 2025, ishte 45.310 denarë.

Në gusht 2025, krahasuar me gusht 2024, paga mesatare mujore neto për punonjës ishte më e lartë për 10.3%./Telegrafi/

Në gusht të këtij viti janë dhënë 280 leje për ndërtim në Maqedoni

10 October 2025 at 16:58


Në gusht të këtij viti janë lëshuar 280 leje për ndërtim, që është për 1,8 % më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Nga ESHS thonë se më së shumti leje – 179 kanë të bëjnë me ndërtim të lartë, ndërsa rajoni juglindor është në krye me 61 leje të lëshuara, para rajonit të Pollogut me 60 dhe rajonit të Shkupit me 46.

Vlera e parashikuar e objekteve arrin mbi 5.2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 8% në nivel vjetor.

Në gusht është planifikuar ndërtimi i 646 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 64 mijë metra katrorë, që është rritje prej 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut është 4%

7 October 2025 at 14:43


Shpenzimet e jetesës në Maqedoni muajin e kaluar u rritën për 4% në krahasim me vitin e kaluar.

Njëkohësisht inflacioni pak u ul, por në asnjë mënyrë nuk po zbret nën 4%. Çmimet me pakicë u rritën për 4,1% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell "TV21".

Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e shpenzimeve është te alkooli, duhani dhe narkotikët për 9%, pastaj vijon rekreacioni dhe kultura për 7%, transporti për 5,7%, dhe shpenzimet për ushqime dhe pije për 4,3%. Rritje ka edhe te restorantet dhe hotelet për 3,4%.

Qeveria disa herë ka njoftuar se do të merren masa për stabilizimin e çmimeve. Kryeministri Mickoski po ashtu tha se do të merren masa të cilat në afat të shkurtër ndoshta do të jenë të dhimbshme për qytetarët, por në afat të gjatë do ta frenojnë inflacionin.

ESHS: Maqedonia tregton më shumë me Gjermaninë, Britaninë, Kinën, Greqinë dhe Serbinë

6 October 2025 at 15:05


Në periudhën janar – gusht 2025, eksportet janë rritur në krahasim me periudhën janar – gusht 2024, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Vlera totale e eksporteve të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – gusht 2025, arriti në 325 133.2 milionë denarë, një rritje prej 1.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – gusht 2025, arriti në 464.340.0 milionë denarë, që është 2.7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregtia sipas produktit sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesa më e madhe në eksporte është: katalizatorë mbi mbështetëse me metale të çmuara ose përbërje të tyre, kompletet e telave të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë mbi mbështetëse.

Importet më të rëndësishme janë: derivate të naftës dhe derivate të përftuara nga mineralet bituminoze (përveç naftës bruto), metale të tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar - gusht 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendet më të tregtuara ishin Gjermania, Britania e Madhe, Kina, Greqia dhe Serbia, të cilat përbënin 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përbënin 59.8% të totalit të tregtisë./Telegrafi/

ESHS: Shënon rënie numri i të punësuarve në industri

1 October 2025 at 21:20


Enti Shtetëror i Statistikave njofton se në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rënie e numrit të të punësuarve gjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 1.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Industria e Maqedonisë së Veriut për një vjet gjithsej ka humbur 2.6 përqind të të punësuarve, ndërsa në periudhën janar-gusht ka rënie për 3.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Mickoski: Pagat bruto dhe neto në korrik janë për 10.5% më të larta se korriku i vitit të kaluar

24 September 2025 at 12:50


Para së gjithash, nuk mund të jesh kurrë i kënaqur me shumën e të ardhurave, pra me shumën e pagës, dhe si qeveri gjithmonë duhet të punojmë më shumë për të siguruar fonde shtesë ose për të siguruar një mjedis të tillë që biznesi të zhvillohet, në mënyrë që punëtorët të marrin një pagë më të lartë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për koment mbi të dhënat e fundit për pagën mesatare, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se ato teza të LSDM-së se pagat nuk u rritën, se borxhi po rritej, pastaj se ata i kanë borxh brezat e palindur me shtatë miliardë, etj., ngadalë por me siguri "flluska e sapunit" po shpërthen.

"Domethënë, dje Enti Shtetëror i Statistikës publikoi të dhëna se si paga bruto ashtu edhe neto në korrik ishte 10.5 për qind më e lartë se korriku i vitit 2024, që ishte edhe muaji i parë i kësaj qeverie. Pra, teza e LSDM-së se pagat jo vetëm që nuk u rritën, por edhe u ulën nuk qëndron. LSDM ka edhe një tezë tjetër që është përsëri e rreme, dhe ajo është se kemi breza të palindur në borxh. Ministria e Financave ka dalë me një diagram të qartë që tregon përqindjen e borxhit shtetëror dhe publik ndaj BPV-së dhe mund të shihni lehtësisht se në fund të tremujorit të dytë që përfundon në qershor 2025, për herë të parë në një kohë shumë të gjatë, si borxhi shtetëror ashtu edhe ai publik janë ulur, njëri me 4 përqind, tjetri me 2.7 përqind", tha Mickoski.

Ai theksoi se me këto të dhëna, një tezë tjetër e LSDM-së se si qeveri kanë gjenerata të palindura në borxh bie poshtë.

I pyetur për shkallën e varfërisë, se çdo i pesti qytetar është i varfër, dhe çdo i treti fëmijë është i varfër, Mickoski u përgjigj se këto të dhëna janë nga viti 2023, dhe siç thotë ai, "pikërisht kjo ishte arsyeja pse si qeveri duhej të lëviznim me shumë kujdes makroekonomikisht"./Telegrafi/

Shënohet rritje e qarkullimit në industri

17 September 2025 at 10:37


Qarkullimit në industri në muajit korrik të këtij viti është rritur për 13,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në krahasim me muajin qershor të vitit 2025 është vërejtur rënie prej 0,7 për qind, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025 në krahasim me periudhën janar – korrik 2024 është rritur për 8,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Qarkullimi i përgjithshëm në korrit të vitit 2025 në krahasim me muajin korrik të vitit 2024 shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,6 për qind, Prodhimet kapitale për 36,4 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 7,2 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2,6 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor në korrik të vitit 2025, në krahasim me muajin korrik të vitit 2024, vërehet rritje nga 3,4 për qind, derisa në periudhën janar- korrik 2025, krahasuar me periudhën janar- korrik 2024 vërehet rënie nga 1,3 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun e huaj në korrik të vitit 2025, në krahasim me muajin korrik vitit 2024, vërehet rritje nga 17,4 për qind, derisa në periudhën janar- korrik 2025, krahasuar me periudhën janar- korrik 2024 vërehet rritje nga 10,3 për qind.

Çmimet e produkteve bujqësore në RMV u rritën për 14.2% në gusht

16 September 2025 at 22:49


Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet bujqësore në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën me 2.6% për hyrje dhe me 12.1% tek daljet e prodhimit.

Çmimet bujqësore në gusht 2025, krahasuar me çmimet në gusht 2024, shënuan një rritje si në dalje ashtu edhe në hyrje.

Në seksionin e hyrjeve, në gusht 2025, krahasuar me gushtin 2024, pati një rritje të çmimeve të hyrjeve 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) me 2.3% dhe një rritje të çmimeve të hyrjeve 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) me 5.7%.

Në seksionin e daljeve, në gusht 2025, krahasuar me gushtin 2024, çmimet e prodhimit të të korrave u rritën me 14.2%, dhe çmimet e prodhimit blegtoral u rritën me 6.5%./Telegrafi/

Rritet qarkullimi në Industrinë e Maqedonisë

16 September 2025 at 18:59


Qarkullimi në industri, në total, u rrit me 13.8% në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas grupeve kryesore industriale, shënoi një rritje në Mallra të ndërmjetme, përveç energjisë me 2.6%, Mallra kapitale me 36.4%, mallra të qëndrueshme të konsumit me 7.2% dhe mallra të paqëndrueshme të konsumit me 2.6%.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me qershorin 2025, shënoi një rënie prej 0.7%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rritje prej 8.1%.

Qarkullimi në industri në tregun vendas në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 3.4%, ndërsa në periudhën janar - korrik 2025, krahasuar me periudhën janar - korrik 2024, shënoi një rënie prej 1.3%.

Qarkullimi në industri në tregjet e jashtme në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 17.4%, ndërsa në periudhën janar - korrik 2025, krahasuar me periudhën janar - korrik 2024, shënoi një rritje prej 10.3%./Telegrafi/

❌
❌