Policia e Kosovës ka iniciuar hetime lidhur me zhdukjen e një vajze në Junik.
Sipas raportit zyrtar nga policia, rreth orës 19:51, në rrugën “Fadil Maloku”, një qytetar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, përcjell Telegrafi.
Rasti është cilësuar si “person i zhdukur”, ndërsa njësitë relevante policore kanë nisur procedurat hetimore për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në këtë rast, t’i raportojnë ato në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave zyrtarë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Vila qeveritare “Nr. 5”, njohur edhe si “Villa Number Red” (shkurt “No. Red”), u rindërtua përmes një serie procedurash të mbyllura, kontratash konfidenciale dhe vendimmarrjesh të paqarta për publikun.
Me rreth 6 milionë euro fonde publike të shpenzuara për projektim, zbatim dhe mbikëqyrje, rindërtimi i saj u zhvillua pa një garë të hapur dhe pa transparencë mbi autorësinë reale arkitekturore dhe artistike.
Të dhënat e analizuara nga Citizens.al tregojnë se të gjitha kontratat u dhanë përmes negocimit pa shpallje paraprake, ndërsa ofertat fituese ishin thuajse në kufirin maksimal të fondeve limit.
Ky kombinim – procedura të mbyllura, afate të nxituara dhe mungesë dokumentimi – ngre dyshime serioze për favorizime dhe abuzime me paratë publike.
Sinjalizimi i Citizens.al për këto çështje ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të shprehet pozitivisht për përfshirjen e saj në planin auditues të vitit 2026.
Projektuesi: “Atelier 4”, kontratë me 98.5% e fondit limit
Rezidencat shtetërore menaxhohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ).
Për projektimin e rindërtimit të vilës “No. Red”, DSHQ zgjodhi dhe lidhi kontratë me studion “Atelier 4”, përmes negocimit pa shpallje paraprake.
Kontrata u nënshkrua më 17 nëntor 2022, me një vlerë 3.9 milionë lekë – 98.5% e fondit limit prej 3,952,500 lekësh.
Studio, (e drejtuar kryesisht nga Alban Efthimi), kishte vetëm 45 ditë kohë për dorëzimin e projektit.
Zbatuesi: “Ad-Star”, kontratë sa 99% e fondit limit
Katër muaj pas nënshkrimit të kontratës për projektimin, më 15 mars 2023, DSHQ zhvilloi procedurën e zbatimit të punimeve, duke vepruar sërish me negocim të mbyllur.
Çfarë është negocimi pa shpallje paraprake? Procedura me nivelin më të ulët të transparencës. (Kliko mbi tekst)
Kjo procedurë lejon lidhjen e kontratave pa garë dhe pa thirrje paraprake. Kompanitë ftohen direkt nga kontraktori. Ajo lejohet në raste të veçanta, përfshirë urgjencat e paparashikueshme dhe të pashkaktuar nga autoriteti kontraktor. Ligji kërkon që përdorimi i kësaj procedure të shoqërohet me një arsyetim të dokumentuar, që duhet të jetë i verifikueshëm.
Kompania “Ad-Star”, (sipërmarrje e Alfred Çomës), u shpall fituese më 3 prill dhe u kontraktua 15 ditë më vonë. Ajo ofroi 494.7 milionë lekë, që përbënte 99% të fondit limit prej 499,696,978 lekësh.
Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.
Afati i punimeve u caktua vetëm 6 muaj. Por vila u hap dy vite më pas në qershor 2025. Një pritje me ftesa private u organizua nga Kryeministri në kuadër të festivalit të arkitekturës “Bread & Heart”.
DSHQ nuk dha informacion se kur përfunduan punimet apo se kur e mori ndërtesën në dorëzim.
Mbikëqyrja e punimeve: “Dricons”, kontratë me 95% të fondit
Në të njëjtën datë me tenderin e ndërtimit, pra 15 mars 2023, u zhvillua edhe tenderi për mbikëqyrjen e punimeve. Sërish DSHQ veproi me procedurë të mbyllur.
Fituesi, kompania “Dricons” (sipërmarrje e Vladimir Topit), u kontraktua më 18 prill 2023. Dricons ofroi 5.6 milionë lekë, sa 95% e fondit maksimal prej 5,901,353.33 lekësh.
Rreth dy muaj më vonë, në qershor 2023, Topi u arrestua nga SPAK. Ai u akuzua se kishte korruptuar Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Dyshohej se kishte përfituar favorizim në tenderët për mbikëqyrjen e punimeve në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Deri në gusht 2023, “Dricons” ndryshoi pronar dy herë me vlera simbolike prej 100 mijë lekë (1,000 euro). Në vitin 2024 kompania kaloi në emër të bashkëshortes së Topit, sërish për të njëjtën shumë.
Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.
Atë vit Topi u dënua me një vit burg. Rasti i tij thellon dyshimet mbi mungesën e kontrollit në kontratat publike. Veçanërisht për objekte të rëndësisë së veçantë si rezidenca qeveritare në fjalë: “Vila Number Red”.
Në prokurimet e mbyllura, pa njoftime paraprake institucionet zgjedhin vetë kompanitë që do të ftojnë në tenderë. Kjo praktikë është kritikuar shpesh nga KLSH. Ajo konsiderohet e cenueshme ndaj abuzimeve dhe favorizimeve.
Sipas ligjit 162/2020 “Për Prokurimet Publike”, tenderët e mbyllur aplikohen vetëm kur tenderët e hapur kanë dështuar. Ato lejohen kur ka emergjencë, rrezik sigurie, mungesë konkurrence ose arsye të veçanta teknike.
Sidoqoftë, kërkohen argumentime të dokumentuara për arsyet pse shmanget tenderimi i hapur.
Në rastin e vilës “No. Red”, rindërtimi i saj nuk përbënte ndonjë emergjencë. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Citizens.al, institucionet nuk zbuluan dokumentim që e justifikoi shmangien e tenderit të hapur, përkundrazi. DSHQ, tha se ka proceduar sipas ligjit 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Pra, jo sipas ligjit të zakonshëm.
Citizens.al pati komunikim të zgjatur me DSHQ. U kërkua arsyetimi i procedurës së mbyllur dhe kopje e kontratave me palët e përfshira. Por DSHQ këmbënguli, edhe pas ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit, se ato ishin “konfidenciale”.
Gjatë hapjes së Vilës Nr. 5, njohur si No. Red/Instagram.
DSHQ argumentoi se vila “No. Red”, përmban elementë që lidhen me informacione sekrete. Kjo duke qenë se shërben për qëllime shtetërore. Për këtë, ajo tha se procedurat dhe kontratat nuk mund as të deklasifikohen pasi cenohet siguria.
Por, faktet tregojnë se vila u përdor për aktivitete civile pa asnjë lidhje me sigurinë kombëtare. Aty u pritën arkitektët e festivalit “Bread & Heart” dhe u shpallën thirrjet e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) për projektin Parku i Besimit.
Për ligjin 36/2020 ka pasur kritika se mund të keqpërdorej për prokurime jo-detyrimisht ushtarake, në varësi të interpretimeve. Ky ishte dhe argumenti që përdori ish-Presidenti Ilir Meta kur e ktheu për rishqyrtim në maj 2020.
Citizens.al vendosi në dijeni KLSH-në për këtë situatë, institucioni u përgjigj se planifikon të kontrollojë procedurat e ndjekura nga DSHQ gjatë vitit 2026. Kjo drejtori rezulton të mos jetë kontrolluar më parë për prokurime të tilla.
Një dhuratë, shumë pikëpyetje…
Pavarësisht se DSHQ kontraktoi zyrtarisht studion “Atelier 4” për projektimin e rindërtimit të Vilës Nr. 5, projekti i është atribuuar gjerësisht online studios ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura (link; link; link).
Në një komunikim zyrtar me Citizens.al, Bofill konfirmoi se ka zhvilluar një koncept-projekt për Vilën 5, të cilin ia ka ofruar pa pagesë Qeverisë Shqiptare, si një iniciativë e vetë studios dhe pa asnjë marrëdhënie kontraktuale apo shpenzim publik.
Studio shpjegoi se ka qenë e pranishme në Shqipëri prej vitit 2021 dhe se u interesua për vilën si një rezidencë qeveritare e papërdorur dhe e lënë e papërfunduar.
Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.
Sipas saj, koncepti u zhvillua si një propozim krijues dhe iu dorëzua shtetit për përdorim të lirë, në rast se ndërtesa do të rindërtohej në të ardhmen.
Bofill theksoi gjithashtu se ngjyra e kuqe është një element karakteristik i filozofisë së saj arkitekturore, e lidhur me traditën mesdhetare, dhe se përdorimi i saj në këtë vilë ishte “i vetëkuptueshëm” në raport me kontekstin dhe peizazhin.
Megjithatë, studio nuk sqaroi mënyrën konkrete të dorëzimit të konceptit pranë institucioneve shqiptare, nëse ishte në dijeni të faktit që qeveria kontraktoi më pas Atelier 4 për projektimin e të njëjtës godinë, apo nëse ka pasur ndonjë formë komunikimi apo koordinimi mes palëve.
Pyetjet e mëtejshme nga Citizens.al mbi këto çështje mbetën pa përgjigje.
Heshtja e “Atelier 4” dhe paqartësitë mbi rolet zyrtare
Citizens.al iu drejtua në mënyrë të përsëritur studios Atelier 4, si përmes email-eve zyrtare ashtu edhe përmes kontaktit direkt me një prej aksionerëve, Andi Eftimi.
Kërkuam koment për të sqaruar: rolin konkret të Atelier 4 në projekt, nëse autorësia arkitektonike apo konceptuale ishte e saj apo e nënkontraktuar, nëse koncepti i Bofill ishte përdorur, adaptuar apo referuar, dhe nëse DSHQ ishte njoftuar për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.
Asnjë nga këto kërkesa të Citizens.al nuk mori përgjigje.
Kjo mungesë transparence lë të hapur pikëpyetje thelbësore mbi përmbajtjen reale të kontratës 3.9 milionë lekëshe për projektimin, mbi procesin e vendimmarrjes arkitekturore dhe mbi ndarjen e përgjegjësive profesionale për një objekt qeveritar të financuar me fonde publike dhe të trajtuar si objekt të sigurisë së veçantë.
Vila Nr. 5 njohur si No. Red/Instagram.
Ngjashëm paqartësi dhe marrëdhënie jashtë kontratave publike hasen edhe në ndërhyrjet artistike në interierin e vilës.
Në brendësi të saj janë menduar shkrime me elementë vizualë, disa prej të cilave u bënë edhe gjatë hapjes zyrtare të saj gjatë festivalit “Bread & Heart” nga arkitektët e ftuar. Por ndërhyrjet artistike duket se u realizuan jashtë kontratave publike të shpallura.
Sipas konfirmimit të marrë nga Destil Creative Hub, qendra u kontraktua nga kompania zbatuese Ad-Star, në një marrëdhënie private, për të kuruar ndërhyrjen artistike dhe për të angazhuar disa artistë, mes tyre Loumaye Hadrien, Ledia Kostandini dhe Lib Shkupolli.
Në rrjet, artistja nga Brukseli, Val Smets, pretendon autorësinë e fragmenteve të Ismail Kadaresë përcjellë artistikisht në muret e katit të parë. Ajo thotë se puna “u komisionua nga Kryeministri” gjatë muajve janar dhe prill 2025 dhe tematika ishte me kërkesë.
Ndryshe, Destil tha për Citizens.al se nuk kishte një tematikë të diktuar dhe se artistët ndërhynë lirshëm në mure, sipas qasjes së tyre personale.
Ky fragment i procesit nxjerr në pah një tjetër zonë gri, ndërthurjen mes fondeve publike, kontratave private dhe autorësisë artistike, pa një dokumentim të qartë institucional mbi rolet, kufijtë dhe përgjegjësitë.
LONDËR, 14 dhjetor /ATSH/ – Një studim i ri 25-vjeçar tregon se dëmtimi i lehtë i zemrës në moshë të mesme mund të parashikojë demencën dekada më vonë, sipas ”Foridgehealth.com”.
Gjatë studimit u testuan 6 000 britanikë të moshës 45–69 vjeç dhe u mat niveli i troponinës kardiake në gjak, një proteinë që shfaqet kur qelizat e zemrës dëmtohen.
Pjesëmarrësit me nivelet më të larta të troponinës në moshë të mesme kishin 38% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me demencë më vonë krahasuar me ata me nivele më të ulëta. Këto rritje të vogla nuk shkaktojnë simptoma të dukshme, por tregojnë se zemra është nën stres edhe kur personi ndihet mirë.
Sipas studimit, MRI e kryer tregoi se ata me troponinë më të lartë kishin më pak materie gri dhe tkurrje më të madhe të hipokampusit, zona kryesore për kujtesën, si të kishin tre vite më shumë plakje të trurit.
Arsyeja lidhet me qarkullimin. Truri ka nevojë për gjak të pasur me oksigjen. Nëse zemra nuk pompon mirë ose arteriet janë të ngushta, rrjeti i enëve të vogla të trurit mund të mbetet pa oksigjen, duke përshpejtuar dëmtimin që çon në demencë.
Studimi gjithashtu gjeti se njerëzit me troponinë më të lartë përjetuan rënie më të shpejtë të kujtesës dhe arsyetimit me kalimin e kohës.
Në moshën 80 vjeç, performanca kognitive e tyre ishte si ajo e njerëzve dy vjet më të moshuar se ata me troponinë e ulët.
Këto gjetje përputhen me studime të tjera që tregojnë se rreth 17% e rasteve të demencës mund të parandalohen duke përmirësuar shëndetin e zemrës, përmes kontrollit të presionit të gjakut, kolesterolit, aktivitetit fizik, shmangies së duhanit dhe alkoolit të tepruar.
Mesazhi është i qartë; një zemër e shëndetshme në moshë të mesme mund të mbrojë trurin në të ardhmen.
Si përfujdim, një test i thjeshtë i gjaku në një ditë mund të shërbejë si paralajmërim i hershëm për personat me rrezik më të lartë për rënien kognitive. /Ad.Ab./
Studime të reja shkencore po hedhin dritë mbi arsyen pse sulmet në zemër që ndodhin gjatë natës rezultojnë shpesh më pak të rënda sesa ato të orëve të para të mëngjesit. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Medicine”, ky ndryshim lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e neutrofileve, një lloj qelizash të bardha të […]
LONDËR, 14 dhjetor /ATSH/ – Konsumi më i madh i ushqimeve të pasura me polifenole lidhet me një shëndet më të mirë të zemrës dhe rritje më të ngadaltë të rrezikut kardiovaskular gjatë plakjes, sipas sciencedaily.com.
Njerëzit që shpesh konsumojnë ushqime dhe pije të pasura me polifenole, të tilla si çaji, kafeja, manaferrat, kakaoja, arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, mund të kenë zemër më të shëndetshme.
Një ekip nga ”King’s College London” raportoi se individët që ndiqnin modele dietike të pasura me polifenole kishin rrezik më të ulët të parashikuar për sëmundje kardiovaskulare.
Polifenolet janë përbërës bimorë që shoqërohen me një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë mbështetjen për zemrën, trurin dhe zorrët.
Gjetjet afatgjata në Mbretërinë e Bashkuar
Gjatë studimit 11-vjeçar, biomarkuesit treguan se njerëzit me nivele më të larta të metabolitëve të polifenoleve kishin rezultate më të ulëta të rrezikut kardiovaskular. Ata gjithashtu kishin tendencë të kishin kolesterol HDL më të lartë, i njohur edhe si kolesterol i mirë.
Qasja e ekspertëve për përfitimet kardiake
“Gjetjet tona tregojnë se respektimi afatgjatë i dietave të pasura me polifenole mund të ngadalësojë ndjeshëm rritjen e rrezikut kardiovaskular ndërsa njerëzit plaken. Edhe kalimet e vogla dhe të qëndrueshme drejt ushqimeve si manaferrat, çaji, kafeja, arrat dhe drithërat e plota mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës me kalimin e kohës”, shpjegoi profesoresha Ana Rodriguez-Mateos, autore kryesore në studim.
Profesori Yong Li shtoi se “ky hulumtim ofron prova të forta se përfshirja e rregullt e ushqimeve të pasura me polifenole në dietën tuaj është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të mbështetur shëndetin e zemrës. Këto përbërës bimorë janë gjerësisht të disponueshëm në ushqimet e përditshme, duke e bërë këtë një strategji praktike për shumicën e njerëzve”.
Lidhja mes plakjes dhe rrezikut kardiovaskular
Hulumtuesit vunë re se megjithëse rreziku kardiovaskular rritet natyrshëm me moshën, pjesëmarrësit me konsum më të lartë të polifenoleve përjetuan një rritje më të ngadaltë të rrezikut gjatë periudhës 11-vjeçare./ a.jor.
Policia e Kosovës ka pranuar dy raste të veçanta të personave të zhdukur në komunat e Deçanit dhe Klinës, të raportuara brenda ditëve të fundit.
Një qytetar nga Deçani më ka njoftuar policinë se nëna e tij është larguar nga shtëpia më 2 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Ai ka deklaruar se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj që nga momenti i largimit. Policia ka nisur hetimet për të gjetur personin e zhdukur.
Në një rast tjetër ka ndodhur në Klinë. Një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Edhe në këtë rast, policia ka filluar procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur personin në fjalë.
Hetimet për të dy rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Erjon Boba i cili humbi jetën pas sulmit me thikë në zemër.
I mituri u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij para 10 ditësh në Shkozet të Durrësit, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt në rrjetë sociale.
Me qindra banorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 15-vjeçarit.
WINDHOEK (Namibi), 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Një politikan namibian, i njohur më parë si Adolf Hitler Uunona, ka ndryshuar emrin e tij, duke fshirë “Hitler” nga dokumentet zyrtare, raportoi një media lokale.
“Emri im nuk është Adolf Hitler, unë jam Adolf Uunona. Kam parë në të kaluarën njerëz që më thërrasin Adolf Hitler dhe përpiqen të më përngjasojnë me dikë që as nuk e njoh”, i tha ai gazetës ”The Namibian”.
Uunona, një politikan lokal në Ompundja në rajonin Oshana, në veri të vendit, në të kaluarën ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të emrit të tij.
Ai i tha ”The Namibian” se ishte distancuar shumë nga ideologjia naziste dhe se babai i tij e zgjodhi emrin pa e kuptuar rëndësinë e tij historike.
Nambia ka qenë koloni gjermane për disa dekada rreth fillimit të shekullit XX, përpara se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në Berlin.
Uunona kandidoi për rizgjedhje të mërkurën në Oshana.
”The Namibian” raportoi se kishte mbajtur vendin e tij në këshill që nga viti 2004, duke fituar zgjedhjet e mëparshme me një shumicë të konsiderueshme.
Uunona, një anëtar i partisë në pushtet SWAPO, është i njohur për punën e tij në çështjet lokale në rajon, aksesin e tij dhe iniciativat në infrastrukturë.
Votuesit në rajon thanë se emri i tij nuk ishte i rëndësishëm dhe se ai u gjykua për performancën e tij./
LONDËR, 24 nëntor /ATSH/ – Një studim i ri nga Universiteti i Mjekësisë në Susex sugjeron se gjuha e njeriut mund të japë sinjale të hershme për dëmtimin e zemrës, sipas knowridgesciencereport.com.
Sipas shkencëtarëve, pacientët me këtë sëmundje kanë ndryshime të dallueshme në pamjen dhe bakteret e gjuhës krahasuar me njerëzit e shëndetshëm.
Tek personat pa probleme kardiake, gjuha zakonisht është rozë e çelur dhe me një shtresë të hollë të bardhë.
Por, në rastet e problemeve të zemrës, ajo shfaqet më e kuqe dhe e mbuluar me një shtresë më të trashë, shpesh me ngjyrë të verdhë.
Sa më i rëndë të jetë pronblemi i zemrës, aq më të theksuara bëhen këto ndryshime.
Për të hetuar këtë lidhje, studiuesit analizuan 42 pacientë me dështim kronik të zemrës dhe i krahasuan me 28 persona të shëndetshëm.
Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin probleme dentare, infeksione apo përdorim të antibiotikëve, për të shmangur ndikime të jashtme te mikrobet orale.
Mostrat e shtresës së gjuhës u morën në mëngjes, përpara larjes së dhëmbëve apo konsumimit të ushqimit.
Analizat gjenetike të baktereve , përmes metodës 16S rRNA, treguan dallime të mëdha mes të dy grupeve. Pacientët me dështim të zemrës kishin një përbërje krejt tjetër bakteriale, me pesë lloje bakteresh që dallonin saktësisht mes tyre dhe të shëndetshmëve me rreth 84% saktësi.
Disa prej baktereve, si eubacterium dhe solobacterium, binin ndjeshëm me përkeqësimin e gjendjes së zemrës.
Këto rezultate sugjerojnë se analiza e gjuhës mund të bëhet një mjet i thjeshtë, jo invaziv dhe potencialisht i dobishëm për të zbuluar ose monitoruar dështimin e zemrës. Nëse metoda zhvillohet më tej, ajo mund të shërbejë për kontrolle të shpejta dhe të përballueshme, madje edhe në shkallë të gjerë.
Ndërsa nuk dihet ende nëse ndryshimet në bakteret e gjuhës janë shkak apo pasojë e sëmundjes, studiuesit theksojnë se këto të dhëna hapin një rrugë të re kërkimore. Trupi ynë, duket se, tregon shumë më tepër sesa mendojmë dhe gjuha mund të jetë një dritare e fshehur drejt shëndetit të zemrës./ /Ad.Ab./
TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me një proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
“Liria ka emër”, shkruan Rama, i cili ndau mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, shprehet se “do të ishte tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri”.
Më tej, Rubin u shpreh se dëmi do të ishte i madh, edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.
“Unë lutem, lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptarë. Po shpallen fajtor, pa asnjë provë!”, tha Rubin gjatë intervistës.
“Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri. Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.
James P. Rubin dëshmoi më 16 shtator për mbrojtjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerët.
Prej 3 prillit të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Një studim i ri shkencor, i cili është zhvilluar së fundmi, ka shpallur “Sofia”-n si emrin më të bukur në botë. Kërkimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar njohës në Universitetin e Birminghamit, i cili analizoi 100 emra të përhapur ndërkombëtarisht, duke u fokusuar te tingulli, ritmi dhe emocioni që ato përcjellin.
Sipas Dr. Winter, “Sofia” dallohet për tingujt e butë dhe harmonikë, kombinimin melodik të zanoreve dhe mënyrën e ëmbël si tingëllon ky emër në shumë gjuhë. Por bukuria e emrit nuk qëndron vetëm në tingull.
Fjala rrjedh nga greqishtja e lashtë “sophía”, që do të thotë “urtësi”, dhe është thellësisht e lidhur me idealet filozofike dhe kulturore të Greqisë antike. Në mitologji, ajo lidhet me perëndeshën Athena, ndërsa në krishterimin e hershëm, me Shën Sofinë e Romës, një shenjtore e njohur për qëndresën dhe besimin e saj.
Forma të ndryshme të këtij emri, si Sophia, Sophie apo Sofie, janë të njohura globalisht për elegancën dhe universalitetin e tyre. Emri është i lehtë për t’u shqiptuar në shumë gjuhë dhe shpesh shoqërohet me bukuri shpirtëroredhe inteligjencë.
Një nga simbolet më të njohura të këtij emri mbetet monumenti Hagia Sophia në Stamboll – një thesar i arkitekturës dhe trashëgimisë botërore.
Ka nisur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës protesta e thirrur nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të paraburgosur në Hagë.
Mijëra protestues nga të gjitha trojet kombëtare, shumë prej tyre të ardhur nga Kosova me flamuj kuqezi dhe flamuj të UÇK-së, janë mbledhur në shesh për të shprehur solidaritetin e tyre.
Qëllimi i tubimit
Protesta ka si qëllim primar mbështetjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Njëkohësisht, ajo synon të denoncojë mbajtjen e tyre në paraburgim në Hagë për një kohë të gjatë, ndërkohë që procesi gjyqësor po zhvillohet në Gjykatën Speciale.
Procesi kryesor ndaj të katërtve, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit (akuza që ata i kanë mohuar), ka nisur në Hagë prej 3 prillit të vitit 2023.
Pjesëmarrës dhe fjalime
Në tubim pritet të mbajnë fjalë figura të rëndësishme politike. Konfirmuar si folës janë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
Gjithashtu, pritet t’i bashkohen protestës edhe Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së.
Endrit Thaçi në mes të protestës në Tiranë
Teksa protesta mbarëkombëtare “Liria ka emër” ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, vëmendja është fokusuar edhe tek pjesëmarrja e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së të paraburgosur.
Në mesin e mijëra qytetarëve të mbledhur në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është parë edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.
Ai është kapur nga syri i kamerës duke buzëqeshur mes protestuesve. Prania e tij shërben si një simbol mbështetjeje familjare për udhëheqësit e luftës, të cilët ndodhen në Hagë.
Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh simbolik me motoçikleta drejt Hagës, në shenjë mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej disa vitesh po përballen me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se ky marsh nuk ka për qëllim të ndërhyjë në drejtësi, por është një thirrje publike për një proces të drejtë dhe të paanshëm.
Ai tha se marshi do të nis nga Prekazi, Pokleku, duke kaluar nëpër vende të rëndësishme historike të luftës së fundit në Kosovë si Gllogjani, Kosharja dhe Meja – ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha gjatë luftës – për të vazhduar më tej drejt Landovicës, Morinës dhe më pas përmes Ankonës e Cyrihut, drejt destinacionit përfundimtar në Hagë.
“Uroj të shkoj, ne do të bëjmë një thirrje për drejtësi dhe që sa më të kryhet procesi. Nuk duam të ndikojmë në drejtësi, por vetëm gjithçka të shkoj drejtë. Rrugëtimi ynë do të fillojë nga këtu, në Poklek, në Gllogjan, Koshare, në Mejë dihet masakra e madhe që është bërë atje....dhe nga aty do të ndalojmë në Landovicë dhe aty do të kthehet rruga për në Morinë, nga atje e kemi tragetin për në Ankona në Cyrih, aty do të mblidhen motoristët shqiptarë që vijnë nga Italia, Gjermania, Austria,kanë thënë dhe një pjesë nga Kroacia pasi varet gjendja teknike e motorëve...", tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai bëri të ditur se në Cyrih do t’u bashkohen edhe motoristë shqiptarë nga Italia, Gjermania, Austria dhe Kroacia, varësisht nga gjendja teknike e motoçikletave të tyre.
"Nga Cyrih do të shkojmë në Duseldorf, nga aty në Hagë dhe pastaj në Bruksel dhe anasjelltas”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, OVL e UÇK-së ka paralajmëruar se mbi 60 autobusë me qytetarë do të nisen nga Kosova drejtë Tiranës për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar më 17 tetor nga ora 17:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. /Telegrafi/
Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar një raport përmbledhës mbi qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore”, duke nxjerrë në pah një mbështetje të gjerë për modelin tradicional të familjes. Sipas sondazhit, 99% e qytetarëve e shohin familjen e përbërë nga burrë, grua dhe fëmijë si themelin e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, 97.6% […]
Juventusi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Gleison Bremer ka pësuar një dëmtim të ri në meniskun e gjurit të majtë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për ta riparuar.
Mbrojtësi brazilian e kishte kaluar pjesën më të madhe të sezonit të kaluar jashtë fushave, pasi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në tetor të vitit 2024, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig. Dëmtimi i rëndë e mbajti atë jashtë deri në fund të sezonit.
Bremer u rikthye në formacion në fillim të këtij edicioni të Serie A, duke luajtur si titullar në fitoren 2-0 ndaj Parmës në javën e parë, por mungoi në dy ndeshjet e fundit para pushimit ndërkombëtar – një lajm shqetësues për trajnerin Igor Tudor.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, 28-vjeçari është diagnostikuar me këputje të meniskut medial në të njëjtin gju që kishte operuar më parë.
“Këtë mëngjes në Lyon, Gleison Bremer iu nënshtrua një kontrolli mjekësor nga Dr. Sonnery-Cottet, i cili konfirmoi këputjen e meniskut medial në gjurin e majtë”, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bremer pritet të mungojë për më shumë se një muaj dhe rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë në nëntor.
Në mungesë të tij, pritet që Daniele Rugani të marrë më shumë minuta në qendër të mbrojtjes, ndërsa Tudor duhet të kërkojë zgjidhje të reja për të mbajtur stabilitetin defensiv të skuadrës bardhezi. /Telegrafi/
PADOVA, 9 tetor /ATSH/ – Le t’i kushtojmë vëmendje zakoneve të mira për të mbrojtur zemrat dhe arteriet tona dhe për të zvogëluar rrezikun e atakut në zemër dhe goditjeve në tru, shkruan salute.eu.
Dhe le të mos harrojmë të flasim me mjekun tonë për kolesterolin “e keq”, të njohur si LDL.
Nivelet e larta të këtyre lipoproteinave janë një kontribues i madh në isheminë kardiake.
Nivelet e tepërta lehtësojnë zbërthimin e pllakave që grumbullohen në arterie.
Kjo shkakton një sërë reaksionesh që çojnë në bllokimin e arteries koronare, duke e privuar zemrën nga gjaku dhe oksigjeni.
Prandaj, duke marrë parasysh trigliceridet, të cilat, nëse rriten, mund të rrisin rrezikun, le të planifikojmë planin tonë të parandalimit me mjekun tonë, duke u përqendruar në ushqyerjen dhe stilin e jetesës së shëndetshme./ /os/
Çfarë gabimi bëjmë më shpesh në mëngjes – dhe pse mund të jetë fatal për shëndetin
Një nga gabimet më të zakonshme që bëjmë në rutinën e mëngjesit është fillimi i ditës me kafe, në vend që t’i japim trupit ujë. Shumëkush nuk e kupton se ky zakon i përditshëm, i padëmshëm në dukje, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sulme në zemër dhe goditje në tru.
Pse ndodh kjo?
Në orët e para të mëngjesit, gjaku është më i trashë, për shkak të mungesës së lëngjeve gjatë natës. Pikërisht për këtë arsye, sipas studimeve kardiologjike, shumica e infarkteve dhe goditjeve në tru ndodhin herët në mëngjes. Trupi ka nevojë urgjente për ujë për të holluar gjakun dhe për të aktivizuar qarkullimin.
Por çfarë bëjmë shpesh? Në vend të ujit, konsumojmë menjëherë kafe. Dhe këtu qëndron problemi: kafeja është diuretik – një filxhan kafe bën që trupi të nxjerrë deri në 6–7 herë më shumë ujë sesa ka marrë. Rezultati është dehidratimi i mëtejshëm, trashja e gjakut dhe një barrë e shtuar mbi zemrën dhe enët e gjakut, transmeton Telegrafi.
Pasojat afatgjata
Konsumimi i përditshëm i kafesë në këtë mënyrë, pa ujë të mjaftueshëm, krijon një paradoks: në vend që trupi të marrë lëngje për të shpëlarë indet dhe për të larguar toksinat, gjaku bëhet edhe më i trashë, enët e gjakut humbasin elasticitetin dhe bëhen më të forta e më të brishta.
Me kalimin e viteve, ky cikël çon në dëmtim kronik të sistemit kardiovaskular, duke rritur ndjeshëm rrezikun për hipertension, aterosklerozë, infarkt miokardi dhe goditje cerebrale.
Mjekësia moderne thekson: njeriu është aq i vjetër sa të vjetra janë enët e tij të gjakut. Pa ujë të mjaftueshëm, indet përreth enëve dëmtohen, gjaku nuk qarkullon siç duhet dhe zemra detyrohet të punojë më fort.
Në situata të tilla, shpesh pacientëve u përshkruhen diuretikë për të ulur tensionin, gjë që e përkeqëson edhe më shumë mungesën e ujit në trup. Kështu krijohet një rreth vicioz, ku organizmi humb gjithnjë e më shumë lëngje vit pas viti.
Çfarë thonë ekspertët
Mayo Clinic dhe Harvard Health theksojnë se hidrimi i rregullt është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe për parandalimin e komplikimeve kardiovaskulare.
Sipas European Society of Cardiology, personat që pijnë mjaftueshëm ujë kanë rrezik më të ulët për hipertension dhe sëmundje koronare.
Studime të publikuara në Journal of the American Heart Association kanë treguar se dehidratimi i përsëritur lidhet me rritje të presionit të gjakut dhe dëmtim të arterieve në afatgjatë.
Çfarë të bëjmë?
▪ Fillojeni ditën me një gotë të madhe ujë para kafesë. ▪ Mos e konsumoni kafenë me stomakun bosh dhe gjithmonë shoqërojeni me ujë. ▪ Sigurohuni që gjatë ditës të pini mjaftueshëm lëngje (1.5–2 litra ujë, varësisht nga aktiviteti fizik dhe kushtet klimatike). ▪ Dëgjoni trupin tuaj: dhimbja e kokës, lodhja dhe rënia e përqendrimit shpesh janë shenja të dehidratimit, jo vetëm të mungesës së gjumit.
Pas pesë vitesh pritje dhe zvarritjesh burokratike, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë. Zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në […]
Juventusi do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit pa dy nga lojtarët e tij kryesorë, Gleison Bremer dhe Khephren Thuram, të cilët janë të dëmtuar.
Të dy futbollistët u detyruan të zëvendësohen në pjesën e dytë të ndeshjes së Serie A ndaj Atalantës të shtunën.
Thuram u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës të martën në mëngjes, ndërsa Bremer punoi normalisht me grupin, duke lënë të kuptohej se mund të ishte i gatshëm.
Khephren Thuram
Megjithatë, as mbrojtësi brazilian dhe as mesfushori francez nuk janë përfshirë në listën e udhëtimit për ndeshjen e së mërkurës.
Në anën tjetër, Francisco Conceiçao është rikuperuar nga një dëmtim i lehtë dhe do të jetë në dispozicion, pasi mungoi në barazimin 1-1 ndaj Atalantës fundjavën e kaluar. Po ashtu edhe Edon Zhegrova është ftuar për këtë takim.
Trajneri Igor Tudor do të japë detajet e fundit mbi gjendjen e ekipit në konferencën për shtyp gjatë ditës.
Juventusi udhëton drejt Villarrealit pas tre barazimeve radhazi kundër Hellas Verona, Borussia Dortmund dhe Atalantës, duke kërkuar fitoren e parë pas një serie rezultatesh të vakëta. /Telegrafi/
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ikryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në A2 CNN, Kalaja u shpreh se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e […]