Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Juventus dhe Igor Tudor arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e kontratës

8 January 2026 at 16:49


Juventus ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat Igor Tudor për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së tij, raportojnë mediat italiane, përfshirë Sky Sport Italia.

Edhe pse Tudor ishte shkarkuar nga drejtimi i “Zonjës së Vjetër” në muajin tetor, kontrata e tij me klubin ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Tashmë, palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët për ta mbyllur bashkëpunimin, duke i hapur rrugë trajnerit kroat të jetë i lirë për një aventurë të re jashtë Italisë.

Sipas rregullave në fuqi, Tudor nuk ka të drejtë të drejtojë një klub tjetër të Serie A gjatë sezonit 2025/26, por ai mund të nënshkruajë menjëherë me një klub të huaj.

Igor Tudor kishte marrë drejtimin e Juventusit në mars të vitit 2024, duke zëvendësuar Thiago Mottën, dhe arriti ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Në total, kroati i udhëhoqi bardhezinjtë në 24 ndeshje zyrtare, me bilanc 10 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje.

Pas shkarkimit të tij në tetor, Juventus emëroi Luciano Spallettin si trajner të ri. Spalletti ka kontratë me klubin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Thiago Motta, paraardhësi i Tudor, vazhdon të jetë i lidhur kontraktualisht me Juventusin deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Ironia e fatit: Dy kandidatët kryesorë të Juventusi për trajner gjatë verës, aktualisht kryesojnë në Serie A

28 October 2025 at 17:02


Në fund të sezonit 2024/25, Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini ishin dy opsionet kryesore të Juventusit për stolin, por ndërkohë që Igor Tudor është tashmë i shkarkuar nga “Zonja e Vjetër”, të dy trajnerët italianë po e udhëheqin garën në Serie A me skuadrat e tyre përkatëse.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit pritet të zhvillojnë sot bisedime me Luciano Spallettin, ndërsa klubi kërkon zëvendësuesin e Tudor pas rezultateve zhgënjyese.

Kroati ishte emëruar në mars 2025 në vend të Thiago Mottës dhe arriti ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, ai mbeti në post edhe për sezonin e ri, madje në qershor firmosi kontratë deri në vitin 2027.

Igor Tudor telegrafi.com

Megjithatë, bordi kishte shqyrtuar edhe alternativa të tjera përpara rinovimit.

Juventus kërkoi Conten dhe Gasperinin

Në maj, prioriteti absolut i Juventusit ishte Antonio Conte, ish-mesfushori dhe trajneri i klubit. Drejtori sportiv i atëhershëm, Cristiano Giuntoli, kishte kontaktuar trajnerin e Napolit, por Conte vendosi të qëndrojë në “Stadio Maradona” pas fitimit të titullit kampion.

Giuntoli kishte tentuar ta sillte Conten edhe përpara se të emëronte Tudor, duke synuar një marrëveshje për sezonin 2025/26. Krahas tij, ai kishte kontaktuar edhe Gian Piero Gasperinin, i cili në atë kohë po përgatitej të largohej nga Atalanta dhe nuk kishte ende marrëveshje me Romën.

Gasperini zgjodhi Romën, jo Juventusin

Napoli arriti ta mbante Conten, ndërsa vetë Giuntoli u shkarkua nga Juventusi. Pasardhësi i tij, Damien Comolli, ndryshoi disi strategjinë e klubit.

Megjithëse Comolli mbajti kontakte me Gasperinin, trajneri tashmë ishte në negociata të avancuara me Romën. Edhe pse Giorgio Chiellini kishte sugjeruar emërimin e tij, Comolli nuk ishte plotësisht i bindur për të. Kështu, Gasperini zgjodhi të nënshkruajë me Romën.

Ironia e fatit

Sot, ndërsa Juventusi po kërkon sërish trajner të ri, Antonio Conte me Napolin dhe Gasperini me Romën ndajnë kreun e renditjes së Serie A me nga 18 pikë, ndërsa “Zonja e Vjetër” mbetet në kërkim të stabilitetit të humbur, pasi me 12 pikë mban vendin e tetë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Tudor dhe Thiago Motta: Trajnerët e shkarkuar do t’i kushtojnë Juventusit gati 30 milionë euro

28 October 2025 at 16:41


Sipas raportimeve të Calcio&Finanza, Juventusi do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të mbuluar pagat e ish-trajnerëve të tyre Thiago Motta dhe Igor Tudor, të cilët mbeten nën kontratë deri në qershor 2027.

Raporti thekson se Tudor, i cili mori drejtimin e skuadrës në mars 2025 për të zëvendësuar Mottën, nënshkroi kontratë trevjeçare pasi e kualifikoi klubin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Në pasqyrën financiare të publikuar për vitin që përfundon më 30 qershor 2025, klubi torinez ka parashikuar tashmë 16.3 milionë euro për të mbuluar pagën e Mottës dhe stafit të tij deri në vitin 2027.

Sa i përket Tudor, shifrat nuk janë zyrtare, por besohet se kroati ka nënshkruar një kontratë me vlerë 3 milionë euro në vit (rreth 5.5 milionë euro bruto), që e çon totalin në rreth 11 milionë euro, pa përfshirë pagat e stafit të tij.

Në total, Juventusi pritet të paguajë mbi 27.3 milionë euro për dy ish-trajnerët, përveç nëse arrihet një marrëveshje për ndërprerjen e kontratave ose nëse Motta dhe Tudor gjejnë një klub të ri përpara skadimit të marrëveshjeve në 2027.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” ka identifikuar Luciano Spallettin si kandidatin ideal për të marrë drejtimin e skuadrës, dhe sipas burimeve të ndryshme, drejtori Damien Comolli pritet të takohet sot me ish-përzgjedhësin e Italisë./Telegrafi/

Sa do të fitojë Igor Tudor nga Juventusi pas shkarkimit të tij?

27 October 2025 at 21:07


Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Kroati u shkarkua pas humbjes 1-0 ndaj Lazio në Serie A, e cila thelloi krizën e klubit torinez.

Lojtarët e Juventusit nuk kanë fituar që nga 13 shtatori, kur mundën Interin 4-3 në Derby d’Italia, dhe pas kësaj ndjekën një seri humbjesh dhe barazimesh në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Drejtuesit vendosën të ndërhyjnë për të shpëtuar sezonin para se të ishte vonë.

Vendimi për shkarkimin e Tudorit krijon një situatë të komplikuar financiarisht për klubin, i cili do të ketë deri në tre trajnerë në listën e pagave në të njëjtën kohë: trajnerin e ri, Tudor dhe paraardhësin e tij Thiago Motta, me kontrata të vlefshme deri në qershor 2027.

Igor Tudor telegrafi.com

Kostoja e shkarkimit të Mottas është tashmë e llogaritur: mbi 16.3 milionë euro janë rezervuar për pagat e tij dhe stafit deri në fund të kontratës, përveç nëse gjen një punë tjetër.

Një skenar i ngjashëm pritet për Tudorin. Sipas informacioneve, paga e tij ishte rreth 3 milionë euro neto në vit (5.55 milionë bruto), duke e bërë koston totale për Juventusin mbi 11 milionë euro bruto deri në fund të kontratës, pa llogaritur shpenzimet për stafin e tij.

Në këtë shifër duhet shtuar edhe paga e trajnerit të ri. Nëse mbërrin Luciano Spalletti, pritet që kompensimi i tij të jetë një nga më të lartat në Serie A, duke rritur presionin financiar mbi klubin torinez, raporton media italiane. /Telegrafi/

Juventus shkarkon Igor Tudor pas sfidës me Lazios, humbja rezultoi fatale

By: redi
27 October 2025 at 13:27

Aventura e Igor Tudor te Juventusi është mbyllur. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit kroat për të cilin rezultoi fatale humbja në Olimpico ndaj Lazios që ishte edhe humbja e tretë radhazi pas asaj me Comon dhe Realit të Madridit në Bernabeu 1-0 në Ligën e kampioneve. Ndër kandidaturat italiane për vendin e lirë tani spikat emri i Luciano Spallettit, por është edhe pista e Roberto…

Source

E kryer, Juventusi e shkarkon Igor Tudor pas rezultateve negative

27 October 2025 at 12:19


Juventusi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Igor Tudor pas rezultateve negative.

“Zonja e Vjetër” pësoi tre humbje radhazi nën drejtimin e teknikut kroat, ndërsa nuk di për fitore në tetë përballjet e fundit.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Juventusi e ka shkarkuar trajnerin Tudor.

“Juventusi sapo e ka shkarkuar kryetrajnerin Igor Tudor pas humbjes nga Lazio”, njofton ai ndër të tjera.



Kësisoj, Tudor e lë Juventusin duke u renditur në pozitën e tetë në Serie A pas tetë xhirove me 12 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Napoli.

Mbetet të shihet se me cilin trajner do të vazhdojë Juventusi, ku disa opsione janë Luciano Spalletti, Roberto Mancini, Raffaele Palladino si dhe rikthimi i Thiago Mottas./Telegrafi/

Juventusi drejt rrugës për të shkarkuar Tudor pas tetë ndeshjesh pa fitore!

By: gaze tare
27 October 2025 at 12:43

Juventusi është pranë vendimit për të shkarkuar trajnerin Igor Tudor pas një serie katastrofike rezultatesh që kanë lënë klubin në krizë, raporton Sky Sport Italia. Ekipi italian nuk ka arritur të fitojë në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, dhe humbja 1-0 ndaj Lazios të shtunën në Stadio Olimpico duket se ka qenë pika e fundit.

Sipas raporteve, Juventusi tashmë ka vendosur të ndahet nga Tudor, duke mbetur vetëm çështje hapash formalë përpara se shkarkimi të bëhet zyrtar. Kërkimi për trajner të ri është duke u zhvilluar, por klubi mund të zgjedhë fillimisht një zgjidhje të përkohshme nga brenda strukturave të tij.

Massimo Brambilla, trajneri aktual i Juventus Next Gen, shfaqet si kandidati kryesor për të marrë detyrën në mënyrë të përkohshme, ndërsa bordi vlerëson opsionet afatgjata.

Tudor, i cili u emërua në mars për të zëvendësuar Thiago Mottën, ka pasur vështirësi në përmirësimin e formës së ekipit. Edhe pse kishte mbështetje fillestare nga klubi, mungesa e progresit dhe zhgënjimi i rritur në dhomat e zhveshjes e kanë detyruar menaxhmentin të veprojë.

Pas humbjes ndaj Lazios, Tudor u shpreh: “Është një moment i keq, të gjithë jemi përgjegjës. E ardhmja ime? Nuk më intereson.”

Në javët e ardhshme pritet që Juventusi të marrë një vendim për trajnerin e ardhshëm dhe të përpiqet të rikthejë stabilitetin dhe fitoret që mungojnë prej kohësh.

The post Juventusi drejt rrugës për të shkarkuar Tudor pas tetë ndeshjesh pa fitore! appeared first on iconstyle.al.

Juventusi shkarkon nga detyra trajnerin Igor Tudor

By: V K
27 October 2025 at 12:34

Humbja kundër Lazios në Olimpico ishte fatale për kroatin, e treta radhazi pas asaj 2-0 në Como dhe 1-0 në Bernabeu në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, klubi ka vendosur menjëherë ta zgjidhë situatën me një zgjidhje të brendshme. Një zëvendësim do të vendoset më vonë. S’dihet ende se kush do ta marrë detyrën e trajnerit.

Sipas TGCOM, e vetmja siguri është se Thiago Motta, aktualisht nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, nuk do të thirret sërish për të marrë përsipër detyrën.

Për më tepër, kontrata aktuale e italo-brazilianit është një nga faktorët që menaxhmenti do të duhet domosdoshmërisht të vlerësojë përpara se të marrë përsipër koston e sjelljes së atij që do të ishte trajneri i tretë në listën e pagave.

Vendimi përfundimtar për stolin do të varet nga orët e ardhshme dhe, në fund të fundit, nga performanca kundër Udineses.

The post Juventusi shkarkon nga detyra trajnerin Igor Tudor appeared first on Albeu.com.

Humbja e tretë radhazi e Juventusit, Tudor: Është një kohë e vështirë, të gjithë janë përgjegjës

By: V K
27 October 2025 at 12:23

Humbja e tretë radhazi mes kampionatit dhe Champions League, e ka zhytur Juventusin në një situatë të vështirë, ku fjala “krizë” nuk është më tabu.

Pas dështimeve me Komon dhe Real Madrid, bardhezinjtë u ndalën sërish, këtë herë në “Olimpiko” kundër Lacios, në një ndeshje që rikonfirmoi të gjitha problemet e momentit. Igor Tudor, në fund të takimit, nuk e fshehu shqetësimin, por kërkoi bashkim dhe reagim të menjëhershëm.

“Është një moment i keq, shumë i vështirë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë më shumë të gjithë së bashku”, tha kroati pas ndeshjes, duke pranuar se zhgënjimi është i madh.

Sipas tij, ndeshja ishte përgatitur si duhet, por episodi i gabuar në fillim prishi gjithçka.

“Kostiç po bënre nxehmjen, sepse pashë që Kambiaso hyri keq në ndeshje. Përndryshe, skuadra hyri mirë, përveç gabimit që bëri Devjid dhe golit që pësuam”.

Problemi më i madh i Juventusit tashmë është i dukshëm: skuadra nuk shënon. Bardhezinjtë janë pa gol prej katër ndeshjesh, pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme në sulm dhe eksperimenteve taktike.

“Ne shkuam shpesh në zonë, por duhet ta fusim topin brenda. Në mbrojtje nuk duhet të gabojmë asgjë, por gabojmë gjithmonë. Kështu humben ndeshjet”, shtoi Tudor, i cili e pranoi qartë se mungon balanca mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse. Trajneri nuk kërkoi fajtorë individualë, por theksoi përgjegjësinë kolektive.

“Të gjithë janë përgjegjës. Për të shënuar duhet të shkojmë përpara me katër sulmues, por kur mbrohesh duhet të punosh me dhjetë mesfushorë. Nëse dikush gabon dhe përpara nuk shënon, është problem”.

Sa i përket të ardhmes së tij në stol, kroati u tregua i drejtpërdrejtë: “A ndjehem i sigurt? Nuk mendoj për veten time. Nuk më intereson e ardhmja ime personale. Dua të mbetem i kthjellët përballë problemeve”.

Tudor pati edhe një vërejtje të hapur për Kambiason, i cili u zëvendësua herët: “E pashë në vështirësi ndaj Isaksen, nuk më pëlqeu se si po e interpretonte ndeshjen”.

Juventusi luan sërish pas dy ditësh dhe trajneri shpreson se një fitore mund ta kthejë atmosferën. Por për momentin, kriza është e dukshme dhe alarmi është aktivizuar.

The post Humbja e tretë radhazi e Juventusit, Tudor: Është një kohë e vështirë, të gjithë janë përgjegjës appeared first on Albeu.com.

Gazeta italiane: Juve mund ta shkarkojë Tudorin edhe nëse fitojnë ndaj Udineses

27 October 2025 at 10:41


Trajneri Igor Tudor rrezikon seriozisht postin e tij dhe sfida e së mërkurës ndaj Udineses në “Allianz Stadium” mund të jetë e fundit për kroatin në pankinën bardhezi – pavarësisht rezultatit.

Humbja 1-0 ndaj Lazios të dielën ishte e treta radhazi për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat dhe ndeshja e tetë pa fitore. Fitorja e fundit e Juventusit daton më 13 shtator kundër Interit, ndërsa presioni mbi Tudorin është tashmë në kulm.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë opsionin e shkarkimit të menjëhershëm – madje edhe nëse skuadra arrin të fitojë ndaj Udineses.

Igor Tudor

Ndërkohë “Gazzetta dello Sport” raporton se jo të gjithë drejtuesit janë të bindur për ta larguar tani, ndaj kroati pritet të drejtojë edhe ndeshjen e radhës, por pa garanci për të ardhmen.

Nëse vendimi për shkarkim merret, në listën e zëvendësuesve janë disa emra të njohur të futbollit italian: Luciano Spalletti, Roberto Mancini, Raffaele Palladino, dhe madje Thiago Motta, i cili u largua nga Juventusi në mars 2025, por është ende nën kontratë deri në vitin 2027.

Në Torino mbretëron pasiguri totale, dhe e ardhmja e Tudorit do të varet nga 90 minutat e ardhshme – ose ndoshta as nga ato./Telegrafi/

Del Piero “shkund” Juventusin: Ekipi s’është i bashkuar, as me trajner tjetër nuk e fitoni Serie A

27 October 2025 at 09:40


Pas humbjes së tretë radhazi në Serie A, kundër Como, Real Madridit dhe Lazios, legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero ka analizuar situatën e vështirë të “Zonjës së Vjetër” në studion e ‘Sky Sport Italia”.

Sipas italianit, problemi te Juventusi është shumë më i madh se trajneri Igor Tudor, pasi as edhe ndonjë trajner tjetër nuk do t’ia sillte titullin kampion.

“Tudor? Nuk mendoj se fjala ‘konfuzion’ është më e përshtatshmja. E njoh mirë si lojtar dhe si njeri – nuk është çështje konfuzioni. Juventus nuk ka problem trajneri, por diçka më komplekse: mënyrën si skuadra është bashkuar në fillim të sezonit dhe rezultatet që kanë ardhur më pas”.

“Sonte skuadra ishte gjallë, nuk e meritonte humbjen, ndoshta barazimi do të ishte më i drejtë. Edhe kundër Real Madridit bënë një paraqitje të mirë, problemi ishte në ndeshjen me Como”.

Del Piero shtoi se problemi i vërtetë nuk qëndron te Tudor, por te mungesa e stabilitetit në formacion dhe në lojtarët kryesorë.

“Nuk besoj se kjo skuadër do ta fitonte kampionatin edhe me një trajner tjetër. Ende nuk kanë një 11-she fikse – jo sepse Tudor nuk e dëshiron, por sepse përtej disa individëve me cilësi, të tjerët nuk kanë arritur të japin vazhdimësi. Nëse sheh skuadrat më të forta në Itali dhe Evropë, pothuajse të gjitha kanë një formacion të qëndrueshëm.”

Ish-kapiteni bardhezi mbrojti gjithashtu grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar se cilësia ekziston, por mungon konstanta në lojë dhe efikasiteti përpara portës./Telegrafi/

Tudor kërkon kohë për rikuperimin e Zhegrovës: Aktualisht e pamundur që të luajë nga fillimi

25 October 2025 at 18:27


Trajneri i Juventusit Igor Tudor thotë se sulmuesi Edon Zhegrova ende s’është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, andaj nuk dihet se kur do të jetë në gjendje për të luajtur nga minuta e parë.

Zhegrova ishte me skuadrën italiane në humbjen ndaj Real Madridit, megjithatë qëndroi në stol pasi Tudor nuk i dha asnjë minutë.

I pyetur se kur Zhegrova mund të luajë si titullar, tekniku kroat ishte i qartë se kosovari ende nuk është në formën më të mirë të mundshme.

“Ai vjen nga një vit pa luajtur asnjë ndeshje. U bashkua me kombëtaren, por më pas u ndal pas një seance të rëndë stërvitore, duke humbur ndeshjen pasuese”.

“Ai ka këtë problem [në ijë], sa herë që shtyn pak më shumë, i rikthehet (lëndimi), ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta bëjmë të stërvitet në mënyrën e duhur, edhe në 20 apo 30 minutat e fundit. Ka cilësi në këmbët e tij, por nuk e di kur mund të fillojë një ndeshje dhe ta luajë deri në fund. Për momentin është e pamundur”.

"Ai ka kualitet dhe mund të na sjellë momente brilante gjatë ndeshjeve", deklaroi ai.

Që prej kalimit në Itali, Edon Zhegrova ka zhvilluar vetëm 33 minuta në fanellën e “Bianconerëve”, në kuadër të kampionatit italian.

Mbetet të shihet nëse Tudor do ta lërë anësorin këmbëshpejtë të luajë në vikend, qoftë si rezervë ndaj Lazios./Telegrafi/

Shtatë ndeshje pa fitore/ Trajneri i Juventusit shfaqet i dëshpëruar: E meritonim të paktën barazimin me Realin…

By: V K
23 October 2025 at 11:33

Juventusi nuk njeh fitoren prej 7 ndeshjeve dhe kjo situatë ka filluar të shqetësojë të drejtuesit bardhezi.

Pas humbjes kundër Real Madridit në Champions, foli edhe trajneri Igor Tudor.

“Largohemi nga Bernabeu me keqardhjen që nuk kemi marrë asnjë pikë të vetme. Ne padyshim që e meritonim një gol. Djemtë janë të zhgënjyer sepse mendojnë se e meritonin të paktën barazimin. Është për të ardhur keq që nuk e vumë asnjë top në rrjetë. A i mungojnë këtij ekipi liderë? Të gjithë duhet të jenë liderë, gjithmonë”, thekson kroati.

“Tani për tani, në këtë drejtim, jemi pak më poshtë se sa do të doja unë dhe duhet të përmirësohemi. Në disa vite, kanë ardhur kaq shumë lojtarë të rinj dhe na kanë munguar disa kampionë dhe lojtarë kyç. Por që kur kam qenë këtu, kemi pasur qasjen e gabuar vetëm në disa ndeshje. Ky ekip, si të gjithë të tjerët, ka pikat e forta dhe të kufizuara, por ne duhet t’u japim besim sepse kjo është rruga që po ndjekin. Gjithmonë bën histori me këtë klub, por pastaj gjithmonë bën krahasime, por ata nuk bëjnë një punë të mirë”.

Duke u kthyer te shanset e humbura të ekipit të tij: “Atje, mungonte pak nga gjithçka. Dëshira ishte aty, por nëse nuk ke qartësi dhe zakonin për të luajtur në nivelin më të lartë, ajo në mënyrë të pashmangshme bie.

Por nga kjo pikëpamje, unë largohem nga këtu duke u ndjerë i sigurt dhe i lumtur. Sigurisht, askujt nuk i pëlqen të largohet i mundur”.

Sa i përket golit të Bellingam, megjithatë… “Nuk e kam parë përsëri ende. Por ndoshta do të zemërohem…”, përfundoi Tudor.

The post Shtatë ndeshje pa fitore/ Trajneri i Juventusit shfaqet i dëshpëruar: E meritonim të paktën barazimin me Realin… appeared first on Albeu.com.

Juventusi nuk ka pasur një seri të zezë si kjo në më shumë se 16 vjet

23 October 2025 at 00:00


Juventusi i trajnerit kroat, Igor Tudor, u mund 1-0 nga Real Madridi në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Jude Bellingham në minutën e 58-të. Kjo ishte humbja e parë e Juventusit në këtë edicion të garës.

Humbja ndaj Realit vetëm sa zgjeroi serinë negative të skuadrës italiane, e cila tani numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-0 Juventus telegrafi.com

Kjo seri filloi me barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, e ndjekur nga barazimet kundër Verona (1-1), Atalanta (1-1), Villarreal (2-2), Milan (0-0), dhe humbjet kundër Como (2-0) dhe sonte ndaj Realit (1-0).

Shtatë ndeshje pa fitore janë një seri që Juventusi nuk e kishte përjetuar për më shumë se 16 vjet.

La #Juventus non vince per la SETTIMA gara di fila: non capitava da più di SEDICI anni (aprile-maggio 2009) , in panchina al tempo sedeva Claudio #Ranieri.

Igor #Tudor riscrive la storia bianconera. pic.twitter.com/4rvY7lAFoQ
— Guido Olivares🇮🇹 (@Guidolino8) October 22, 2025

Herën e fundit, një periudhë e tillë ndodhi gjatë kohës së Claudio Ranierit në stolin e "Zonjës së Vjetër", kur midis prillit dhe majit 2009, ekipi kaloi tetë ndeshje pa fitore, duke regjistruar gjashtë barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/

Italianët të fiksuar pas Tudorit: Ai është më i keq se Motta, Juventusi i tij është banal dhe pa shpirt

22 October 2025 at 17:04


Mediat italiane nuk po e falin trajnerin kroat Igor Tudor për performancat e tij të dobëta te Juventusi, për ta thënë butë, këtë sezon.

Ju kujtojmë se në fundjavë, Juve pësoi humbjen e parë të sezonit, pas pesë barazimeve radhazi, dhe performanca e Zonjës së Vjetër kundër Comos tronditi shumë vëzhgues të paanshëm.

Forma aktuale e ekipit ka nxitur kritika nga komentatorët, me gazetarin Enzo Bucchioni që vë në dyshim hapur aftësitë e Tudorit.

"Tudor është më i keq se Thiago Motta, Juve e tij është banale, e parashikueshme, pa shpirt, vendimet e tij janë të dyshimta. Tabela dhe numrat e konfirmojnë këtë", deklaroi ai.

Sezoni filloi mirë, vetëm për të përsëritur të njëjtën histori nga sezoni i kaluar. Tudor tani përballet me një presion në rritje për të treguar se mund ta udhëheqë me sukses klubin gjatë një sezoni të vështirë.

Igor Tudor

Humbja ka ngritur shqetësime brenda klubit dhe nuk do të ishte surprizë nëse Juventusi, duke pasur parasysh rezultatet e fundit, fillon të vërë në dyshim pozicionin e Tudorit.

Një vit më parë, ‘Bianconerët’ ishin të tretët me 13 pikë, pas Napolit dhe Interit, dhe ende nuk kishin humbur një ndeshje.

Sot, për fat të keq, ata janë të shtatët me 12 pikë. Humbja nga Como, siç pritej, nxori në pah të gjitha kufizimet dhe mangësitë e një skuadre që filloi me ambicie dhe shpresa të mëdha, por që është ende në kërkim të një identiteti dhe një loje, sipas Bucchionit./Telegrafi/

Juventusi në kurth financiar: Shkarkimi i Tudor do t’i shkaktonte pasoja të rënda

21 October 2025 at 17:08


Presioni po rritet mbi Igor Tudor te Juventusi, pasi skuadra e Serie A e pa serinë pa fitore të zgjatet në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet, pas humbjes 2-0 ndaj Como në fundjavë.

Klubi raportohet se po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të trajnerit, i cili nënshkroi një kontratë të përhershme vetëm këtë verë.

Megjithatë, me kroatin që përfiton një pagë bruto prej 8 milionë eurosh, Juventusit mund t’i jetë e vështirë ta shkarkojë atë, pasi ish-trajneri Thiago Motta është ende në listën e pagave të klubit.

Sipas Calciomercato, Juventusi po paguan një pagë bruto prej 12 milionë eurosh për Mottën dhe stafin e tij teknik, pas shkarkimit të tij sezonin e kaluar.

Së bashku me pagën e Tudor prej 8 milionë eurosh, klubi aktualisht po shpenzon gjithsej 20 milionë euro për paga të stafit teknik.

Pas humbjes së fundit 2-0 ndaj Como, që zgjati serinë pa fitore në gjashtë ndeshje, Juventusi ka nisur vlerësime të brendshme për të konsideruar zëvendësues të mundshëm si Roberto Mancini dhe Edin Terzic.

Megjithatë, situata është e ndërlikuar nga hetimi në vazhdim i UEFA-s për një shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play-it Financiar (FFP).

Igor Tudor

'Bianconerët' po hetohen për tejkalim të kufirit të humbjes së lejuar prej 90 milionë eurosh gjatë tre sezoneve mes viteve 2022/2023 dhe 2024/2025.

Ky kontroll mund ta bëjë financiarisht të vështirë për Juven shkarkimin e Tudor dhe emërimin e një trajneri të tretë që do të paguhej njëkohësisht.

Tudor e pasoi Mottën, i cili ishte emëruar trajner i Juventusit në fillim të sezonit të kaluar, nën drejtimin e atëhershëm të drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli.

Megjithatë, periudha e tij te Juventusi nisi ngadalë, pasi skuadra arriti vetëm 13 fitore dhe 11 barazime në 27 ndeshje të Serie A, përfshirë një barazim spektakolar 4-4 kundër Interit në Derby d’Italia në 'Giuesppe Meazza'.

Tudor do të synojë një përmbysje, ndërsa Juventusi përgatitet për një udhëtim sfidues në 'Santiago Bernabeu' për t’u përballur me Real Madridin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Këta janë tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Tudorin te Juventusi

20 October 2025 at 20:06


Igor Tudor është nën presion të madh te Juventusi dhe dy apo tri ndeshjet e ardhshme pritet të vendosin të ardhmen e tij në Allianz Stadium, por mediat italiane tashmë kanë përmendur katër kandidatë potencialë për ta zëvendësuar atë.

Disa media italiane raportojnë se Tudor është nën shqyrtim, pasi Juventusi ka kaluar gjashtë ndeshje radhazi pa fitore dhe ka pësuar humbjen e parë këtë sezon ndaj Comos të dielën.

Gjigantët e Serie A ndodhen në vendin e 7-të me 12 pikë, të barabarta me Comon, tre pikë larg vendit që çon në Ligën e Kampionëve.

Juventusi do të luajë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, më pas do të udhëtojë për të përballuar Lazion në Romë më 26 tetor dhe do të presë Udinesen në Torino më 29 tetor në Serie A.

Igor Tudor telegrafi.com

Sipas gazetave Gazzetta dhe Tuttosport, e ardhmja e Tudor do të vendoset në ndeshjet ndaj Lazios dhe Real Madridit, ndërsa Sky Sport raporton se dy takimet e radhës në kampionat do të jenë vendimtare për trajnerin kroat. Sky gjithashtu shton se Juventusi nuk ka zhvilluar biseda zyrtare me ndonjë trajner tjetër, pavarësisht thashethemeve për një takim me Raffaele Palladino.

Sipas Gazzetta, tre nga kandidatët kryesorë janë Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino, në rast se rezultatet nuk përmirësohen në ndeshjet e ardhshme.

Raporti shton se Spalletti do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Juventusit, por çështja e pagës mund të paraqesë problem, pasi si Tudor ashtu edhe paraardhësi i tij, Thiago Motta, kanë kontratë deri në vitin 2027.

Spalletti Luciano Spalleti telegrafi.com

Mancini, nga ana tjetër, është tifoz i Juventusit, por mund të mos pritet me ngrohtësi për shkak të kaluarës së tij si trajner i Interit gjatë epokës së Calciopoli.

Palladino është në marrëdhënie shumë të mira me drejtorin teknik të Juventusit, Francois Modesto, i cili ka punuar me trajnerin e ish-Fiorentinës në Monza.

Madje edhe Thiago Motta është përmendur si një mundësi e rikthimit, duke qenë se kontrata e tij me klubin skadon pas dy sezonesh.

Raffaele Palladino

Sidoqoftë, Damien Comolli, i cili muajin e ardhshëm do të marrë më shumë pushtet si CEO i klubit, mund të bëjë një lëvizje surprizuese dhe të zgjedhë një profil tjetër, nëse vendos të shkarkojë Tudor në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Tudor drejt shkarkimit, dy ndeshjet e radhës vendimtare për të

20 October 2025 at 10:45


Pas humbjes së parë të sezonit në Como, Igor Tudor po përballet me presion të madh në stolin e Juventusit. Ndeshjet ndaj Real Madridit dhe Lazios do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Drejtuesit bardhezi i kanë dhënë kroatit një “besim të përkohshëm”, por çdo rezultat negativ mund të ndryshojë situatën brenda pak ditësh.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus po shqyrton disa alternativa për stolin. Në listë janë emra si Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino.

Në prapaskenë, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli po analizon edhe një rikthim të mundshëm të Thiago Mottës, i cili është ende nën kontratë deri në vitin 2027.

telegrafi.com

Tuttosport shton në garë edhe dy trajnerë gjermanë: Edin Terzic dhe Marco Rose, të dy me eksperiencë te Borussia Dortmund.

Zërat pranë klubit raportojnë për një takim të ftohtë mes Tudor dhe Comollit, ku është diskutuar për ndryshime taktike dhe formacion me katër mbrojtës. Kroati ka mbetur i palëkundur në idetë e tij.

Marrëdhëniet mes stafit teknik dhe drejtuesve janë tensionuar, ndërsa mungesa e rezultateve ka thelluar edhe më shumë hendekun.

Tudor ka kontratë deri në vitin 2027 me opsion për 2028, por dy ndeshjet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ai do ta vazhdojë aventurën në Torino apo jo. /Telegrafi/

Edon Zhegrova i pafat, mungon ndaj Comos shkaku i lëndimit

18 October 2025 at 16:32


Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova fatkeqësisht nuk do të luajë në përballjen e Juventusit ndaj Comos.

Trajneri Igor Tudor në konferencë për shtyp ka konfirmuar se anësori i krahut do të mungojë shkaku i lëndimit.

Ai nuk dha shumë detaje se për sa kohë Zhegrova do të jetë jashtë fushës, megjithatë nuk do të arrijë ta ndihmojë “Zonjën e Vjetër” në vikend.

“Zhegrova ose Chico titullar? Jo është e vështirë. Për Edonin është e pamundur, Conceicao ndoshta, por gjithashtu vështirë”.

“Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ka disa probleme”, tha ndër të tjera ai.


🗣️ Igor Tudor:

"Zhegrova or Chico on the full wing? No, it’s difficult. Edon is impossible, Conceicao maybe, but also difficult. Zhegrova won’t be available tomorrow, he has some issues."#ComoJuve pic.twitter.com/MXXg1ERa4p
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) October 18, 2025


Ish ylli i Lilles nuk zhvilloi shumë minuta as në dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator, duke hyrë si inkuadrues në të dy përballjet, pra në barazimin ndaj Sllovenisë si dhe fitores kundër Suedisë.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të mungojë për ndonjë periudhë më të gjatë, pasi ende nuk e ka marrë formën më të mirë që prej kalimit në Itali./Telegrafi/

Tudor dhe Juventus përballen me shtatë ditë vendimtar - stoli i trajnerit po lëkundet

12 October 2025 at 17:11


Mediat italiane raportojnë se Juventusi po hyn në një javë vendimtare, e cila mund të përcaktojë jo vetëm fatin e sezonit, por edhe të trajnerit Igor Tudor në stolin bardhezi.

Sipas Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” po përballet me një periudhë kritike pas pesë barazimeve radhazi, që kanë ngritur pikëpyetje mbi formën dhe stabilitetin e skuadrës. Fitoret janë tashmë të domosdoshme në mënyrë që projekti i Tudor të mos vihet në rrezik.

Sfida e parë në këtë seri të vështirë vjen të dielën kundër Comos, një ndeshje që shihet si mundësia ideale për t’u rikthyer te fitorja dhe për të rikthyer qetësinë në ambientin bardhezi.

Igor Tudor

Pas kësaj, Juventusin e pret një përballje shumë më e fortë në Ligën e Kampionëve, ku do të udhëtojë për në Madrid për t’u përballur me Realin — një duel prestigjioz dhe vendimtar për moralin e skuadrës.

Java do të mbyllet me një tjetër test të madh në kampionat, në “Olimpico” kundër Lazios së Maurizio Sarrit. Bardhekaltrit nuk po kalojnë momentin më të mirë, pasi pas një vere pa përforcime kanë mbetur me një skuadër të dobësuar krahasuar me sezonin e kaluar.

Sipas Corriere dello Sport, objektivat e Juventusit mbeten të pandryshuar — të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe të ecë sa më larg në garat evropiane.

Megjithatë, gazeta thekson se mbetet e paqartë nëse këto objektiva do të jenë të mjaftueshme për të garantuar që Igor Tudor ta përfundojë sezonin në stolin bardhezi, nëse rezultatet e ardhshme nuk do të jenë bindëse. /Telegrafi/

❌
❌