Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëve të UÇK-së, padrejtësi në zemër të Evropës

21 December 2025 at 14:31


Kryeministri Rama gjatë podkastit “Flasim”, foli për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së buron nga një “farsë” e nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kreu i qeverisë u shpreh se e ka gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të buzëqeshur, duke e cilësuar këtë si qëndrim të një njeriu të pafajshëm me karakter të fortë.

Rama deklaroi se i mungojnë fjalët për të përshkruar atë që e quajti një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës demokratike.

Sipas Ramës, kjo situatë nuk përbën vetëm një padrejtësi ndaj disa individëve, por ndaj vetë popullit të Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij. Ai theksoi se drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë luajtur rol vendimtar jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në heqjen e asaj që ai e quajti një njollë të rëndë historike për Europën.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen prej më shumë se pesë vitesh në paraburgim në Hagë, duke i cilësuar si pengje të një padrejtësie.

“Udhëtimi drejt Hagës dhe takimi me Hashimin, komandantin e Luftës Çlirimtare, udhëheqësin e Kosovës së lirë dhe vëllaun tim matanë bjeshkëve, ishte një moment shënjues i javës që shkoi.Ai u rrëmbye, u rrëmbye pa gjyq, u rrëmbye pa akuzë, nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, me vullnetin e vet të lirë. U rrëmbye për një farsë të nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe të vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh qesharakë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tij. Nuk di, realisht nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, bazuar në besimin e atyre që e votuan këtë gjykatë duke ia lënë në dorë drejtësisë ndërkombëtare të bëjë drejtësi dhe sot gjenden në këtë situatë ku në fakt, padrejtësia nuk u bëhet thjeshtë disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por që falë ushtrisë çflirimtare të Kosovës, falë Hashim Thaçit, falë Kadri Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve, çliroi edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë.

Zoti qoftë me burgosurit pa gjyq të Kosovës, në Hagë, që prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, janë pengje, pengje të një padrejtësie, një padrejtësie në Europën e lirisë demokracisë e shtetit ligjor.

Dhe le të lutemi që viti i ri të sjellë edhe fundin e këtij turpi në kurriz të luftës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, të Republikës së Kosovës, përveçse të disa individëve të pafajshëm.”/abcnews/

- YouTube www.youtube.com

Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës

21 December 2025 at 10:15

Kryeministri Rama gjatë podkastit “Flasim”, foli për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së buron nga një “farsë” e nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kreu i qeverisë u shpreh se e ka gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të buzëqeshur, duke e cilësuar këtë si qëndrim të një njeriu të pafajshëm me karakter të fortë.

Rama deklaroi se i mungojnë fjalët për të përshkruar atë që e quajti një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës demokratike.

Sipas Ramës, kjo situatë nuk përbën vetëm një padrejtësi ndaj disa individëve, por ndaj vetë popullit të Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij. Ai theksoi se drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë luajtur rol vendimtar jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në heqjen e asaj që ai e quajti një njollë të rëndë historike për Europën.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen prej më shumë se pesë vitesh në paraburgim në Hagë, duke i cilësuar si pengje të një padrejtësie.

“Udhëtimi drejt Hagës dhe takimi me Hashimin, komandantin e Luftës Çlirimtare, udhëheqësin e Kosovës së lirë dhe vëllaun tim matanë bjeshkëve, ishte një moment shënjues i javës që shkoi.Ai u rrëmbye, u rrëmbye  pa gjyq, u rrëmbye pa akuzë, nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, me vullnetin e vet të lirë. U rrëmbye për një farsë të nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe të vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh qesharakë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tij. Nuk di, realisht nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, bazuar në besimin e atyre që e votuan këtë gjykatë duke ia lënë në dorë drejtësisë ndërkombëtare të bëjë drejtësi dhe sot gjenden në këtë situatë ku në fakt, padrejtësia nuk u bëhet thjeshtë disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por që falë ushtrisë çflirimtare të Kosovës, falë Hashim Thaçit, falë Kadri Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve, çliroi  edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë.

Zoti qoftë me burgosurit pa gjyq të Kosovës, në Hagë, që prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, janë pengje, pengje  të një padrejtësie, një padrejtësie në Europën e lirisë demokracisë e shtetit ligjor.

Dhe le të lutemi që viti i ri të sjellë edhe fundin e këtij turpi në kurriz të luftës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, të Republikës së Kosovës, përveçse të disa individëve të pafajshëm.”

Rama: Të burgosurit pa gjyq të Kosovës në Hagë, pengje të një padrejtësie ndërkombëtare

21 December 2025 at 09:48

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Hashim Thaҫi u rrëmbye pa gjyq dhe pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në shënimet e javës në nisje të podkastit “Flasim – Episodi 11, Sezoni 5”, Rama u  ndal tek takimi me Thaçin në Hagë.

“Udhëtimi drejt Hagës dhe takimi me Hashimin, komandantin e luftës çlirimtare, udhëheqësin e Kosovës së lirë, vëllaun tim matanë Bjeshkëve, ishte një moment shënues javës që shkoi”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se Thaҫi, u rrëmbye pa gjyq, pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës ku e kishte çuar populli i Kosovës me vullnetin e vet të lirë.

“U rrëmbye për një farsë të nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe për të vazhduar me lloj-lloj absurditetesh dhe dëshmitarësh qesharakë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”, nënvizoi Kryeministri.

Rama u shpreh se e gjeti komandantin në formë, të qetë dhe të buzëqeshur si ҫdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tiji.

“Nuk di realisht nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike me bekimin e shteteve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara dhe me fondet e taksapaguesve europianë dhe amerikanë, bazuar në besimin e atyre që e votuan këtë gjykatë duke ia lënë në dorë drejtësisë ndërkombëtare të bëjë drejtësi dhe sot gjenden në këtë situatë ku në fakt padrejtësia nuk po u bëhet thjesht disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që ҫliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por, që falë Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, falë hashim Thaҫit, falë Kadrit Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, ҫliroi edhe Europën nga një njollë e zezë aparteidi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë”, theksoi kreu i qeverisë.

“Zoti qoftë me të burgosurit pa gjyq të Kosovës në Hagë që prej më shumë se 5 vjetësh tanimë janë pengje. pengje të një padrejtësie. Një padrejtësie në Europën e lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. Le të lutemi që Viti i Ri të sjellë dhe fundin e këtij turpi në kurriz të luftës, të UҪK-së, të Republikës së Kosovës, përveҫse të disa individëve të pafajshëm”, u shpreh Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Të burgosurit pa gjyq të Kosovës në Hagë, pengje të një padrejtësie ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Teatër turpi”: Rama viziton Hashim Thaçin në Hagë

19 December 2025 at 08:24

Pasi vizitoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në mjediset e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e përshkroi gjykatën e krimeve të luftës si “teatër të turpit të drejtësisë ndërkombëtare”. Rama, i cili shpesh e ka kritikuar gjykatën e Hagës, e sulmoi atë përsëri në Facebook, duke […]

The post “Teatër turpi”: Rama viziton Hashim Thaçin në Hagë appeared first on Reporter.al.

Takimi i Ramës me Thaçin në Hagë, djali i ish-presidentit: Shembull i atdhedashurisë dhe dëshmi se bashkë jemi më mirë

18 December 2025 at 21:59

Kryeministri Edi Rama u takua sot me ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili prej pesë vitesh po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas vizitës, Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit, reagoi me falënderim dhe mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.

Thaçi i ka konsideruar ato një shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, shkruan ai.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se e ka gjetur Thaçin të qetë, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale.

Kryeministri e cilësoi mbajtjen e Thaçit dhe ish-liderëve të UÇK-së në paraburgim, “padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike”.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartejdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë”, u shpreh Rama.

Takimi i Ramës me Thaçin, djali i ish-presidentit: Shembull i atdhedashurisë

18 December 2025 at 21:02

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u takua sot me ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili prej pesë vitesh po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas vizitës, Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit, reagoi me falënderim dhe mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.

Thaçi i ka konsideruar ato një shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, shkruan ai.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se e ka gjetur Thaçin të qetë, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale.

Kryeministri e cilësoi mbajtjen e Thaçit dhe ish-liderëve të UÇK-së në paraburgim, “padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike”.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartejdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë”, u shpreh Rama.

Lidhur me vizitën ka reaguar dhe i dërguari presidencial për misione speciale të SHBA, Richard Grenell, i cili ka nënvizuar se “kryeministri shqiptar ka të drejtë dhe se Jack Smith është një turp”.

/e.i/r.e/a.f/

The post Takimi i Ramës me Thaçin, djali i ish-presidentit: Shembull i atdhedashurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita e Ramës tek Thaçi në Hagë, Grenell: Prokurori Jack Smith, një turp

18 December 2025 at 19:16


I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka vlerësuar ashpërsinë e Ramës ndaj çështjes ligjore të prokurorit amerikan Jack Smith, duke deklaruar se Rama i ka turpëruar europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj “padrejtësie”.

“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell.

Ndërkohë, Rama vetë përshkroi vizitën e tij në Hagë si një përballje me një “teatër turpi të drejtësisë ndërkombëtare” ndaj Thaçit, duke e cilësuar procesin si të pabazuar dhe të motivuar politikisht.

Kryeministri shqiptar u shpreh se Thaçi është në gjendje të mirë, megjithë kufizimet që i janë vendosur të drejtave themelore.

Rama theksoi se padrejtësia ndaj Thaçit është “ulëritëse” dhe ndodhet në zemër të Europës demokratike, duke kritikuar rolin e shteteve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara në financimin e procesit.

Ai gjithashtu bëri thirrje për respektimin e lirisë dhe drejtësisë për popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

NATO ally and Albania Prime Minister Edi Rama eviscerates the Jack Smith legal case against former President Thaci at The Hague - and shames the Europeans for allowing the injustice to continue.

Jack Smith is a disgrace.

Rama is right. https://t.co/aXwDyB1Jai
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 18, 2025

Rama vizitoi Thaçin në Hagë: E kam gjetur komandantin në formë, të buzëqeshur e me karakter të hekurt

18 December 2025 at 12:56


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama në një postim në Facebook shkruan e ka gjetur Thaçin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar - një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut”.

Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Evropës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli evropian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Evropën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë.

Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Evropës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor. /Telegrafi/

Gjyqi i Komandantëve të UÇK në Hagë, Rama: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

By: Rovena
18 December 2025 at 09:34

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë vijon të mbetet në qendër të vëmendjes politike dhe publike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një dalje live në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit, duke e cilësuar atë si një “farsë” dhe duke akuzuar gjykatën për shkelje të standardeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut. Rama u shpreh se, pas përfundimit të fazës së dëshmive dhe hetimeve, shpreson që në fillim të vitit 2026 të jepet pafajësia për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tjerë, si dhe të mbyllet përfundimisht procesi gjyqësor.

“Shkeljet e standardeve dhe të të drejtave të njeriut dhe të  gjitha normave të të gjitha sistemeve ligjore janë e vetmja normë që kanë shkaktuar këtë farsë. Ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur nga populli dhe qytetarë që i kanë shërbyer Kosovës, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve mbrojtës, kanë mbaruar hetimet. Uroj që viti i ardhshëm të jetë perdja e mbylljes së këtij tetari absurd të kësaj gjykate dhe të jepet pafajësia për Hashim Thaçin. Njerëz që të vetmin faj kanë që u rebeluan ndaj regjimit dhe morën armë për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd që ka lënë kokrrën e namit”, tha Rama./abcnews.al

Hamza viziton Thaçin e Veselin: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën e UÇK-së

16 December 2025 at 15:55


Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot në Hagë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Pas takimit Hamza ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tyre po shkon drejt fundit dhe se pret një përfundim të drejtë.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre,” ka shkruar Hamza, duke shtuar se i ka gjetur ata “mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë”.

Ai ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së i kanë shërbyer Kosovës me sakrificë dhe se po përballen me padrejtësi.

“Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu,” ka deklaruar Hamza.

Hamza ka thënë se këto padrejtësi i ndien personalisht, si qytetar i Kosovës, si mik dhe si kryetar i PDK-së.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi,” ka shkruar ai.

Sipas tij, procesi gjyqësor po shkon drejt fundit dhe zvarritjet nuk i shërbejnë askujt.

“Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare,” ka theksuar ai.

Në fund, Hamza ka shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë.

“Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi,” ka shkruar Hamza, duke shtuar: “Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!” /Telegrafi/

Ali Ahmeti nga Shkupi: Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë

13 December 2025 at 14:10


Ali Ahmeti sot nga Shkupi bëri thirrje që të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarë tjerë që akuzohen nga Gjykata e Hagës. Ahmeti në fjalimin e tij nga sheshi "Skënderbeu", tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohet për vepra që asnjëherë nuk i kanë bërë, duke thënë se kanë luftuar për lirinë e popullit.

Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje e lëvdatë ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë.



"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare".

"Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi se protesta e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë kanë kontribuar për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Ai poashtu përmendi dëshmitë e gjeneralit Wesley Clark, James Rubin dhe Christofer Hill, për të cilët shprehi mirënjohje

"Jemi mirënjohës ndaj dëshmisë së gjeneralit Clark, mirënjohës ndaj James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe dhe stabilitet Christofer Hill", tha Ahmeti./Telegrafi/

Protesta në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, pamje nga sheshi "Skënderbeu"

13 December 2025 at 13:12


Mijëra protestues në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, kanë protestuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK ka nisur në ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.






Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.



Nis protesta në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, pamje nga sheshi "Skënderbeu" telegrafi.com

Protestë pro UÇK në Shkup/ Ish-luftëtari: T’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet. Duam drejtësi jo hakmarrje

13 December 2025 at 13:15

Ka nisur protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UCK, që ndodhen në Hagë.

“Drejtësi për çlirimtarët”, është slogani kryesor. Qindra mijëra mbështetës janë bërë bashkë në Shkup, ndërsa brohorasin UCK.

Berat Hajdari, ish luftëtar i UÇK  në fjalën e tij në këtë protestë, bëri thirrje për mbështetje masive të ish-luftëtarëve.

“Sot jemi bërë bashkë këtu, për një kauzë që na dhemb, prek zemrën historinë dhe identitetin. Por mbi të gjitha na bashkon për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por t’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet. Gjykimi duhet të jetë i drejtë dhe jo me standarde të dyfishta. Duam drejtësi jo hakmarrje.

 

Abc News Live

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

8 December 2025 at 23:11


Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste në Euronews Albania, foli dhe për vendimin e tij për të dëshmuar në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hill ndau refleksione personale dhe u shpreh mbi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë gjyq, duke theksuar rolin e përgjegjësisë morale dhe faktit që nuk kishte prova për përfshirjen e Thaçit në krime lufte.

Ai tha se vendimi për të dëshmuar nuk ishte nën presion politik apo profesional, por një përgjegjësi morale ndërsa theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe vizitave në fshatra ku ndodhën krime lufte, nuk pa asnjë provë që Thaçi të kishte urdhëruar apo kryer krime.

“Ai nuk më kërkoi për mbështetje, unë fola me disa njerëz sepse mendoja se ishte një përgjegjësi morale dhe vërtet mendoj se është një përgjegjësi morale. Isha aty, në vende të ndryshme në Kosovë, nuk qëndrova vetëm në Prishtinë, kam qenë në gjithë këto fshatra ku ka pasur krime lufte. Padyshim që ishin krime lufte, ka pasur krime ku autorë kanë qenë serbët kundrejt shqiptarëve, por më falni, ka pasur edhe krime të tjera. Unë ama në atë kohë nuk di asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga z. Thaçi dhe ai tani ka diku tek 5 vite që është në burg, në paraburgim, dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale që të shkoja në Hagë, siç bëra, dhe kalova 3 ditë duke dëshmuar dhe ndonjëherë është e vështirë sepse prokurori ishte mjaft i ashpër për këtë çështje, por unë ndjeja se ishte diçka e padrejtë për ta mbajtur atë aty. Shqetësimi im ishte se aty gjatë luftës, unë pashë shumë gjëra gjatë luftës, por asnjëherë nuk pash Hashim Thaçin të vriste njerëz apo të jepte urdhra që të vriteshin njerëz, nuk pash diçka të tillë. Dhe kur mu kërkua që të dëshmoja, pranova”, tha ai.

Ambasadori shprehu gjithashtu rëndësinë e sqarimit të rolit të UÇK-së, duke theksuar se nuk ishte një njësi plotësisht e komanduar nga Thaçi, por me aktorë të pavarur.

“Mendoj se pjesë e kësaj ideje është se ajo që po përpiqeshin të thoshin prokurorët është se UÇK-ja ishte një njësi shumë e organizuar dhe se urdhri jepej nga kreu dhe ekzekutohej nga personi që ishte në fund. Kjo ishte një ekzagjerim i shkallës së organizimit vertikal të UÇK-së. Pra unë nuk mendoj se ka prova nga ajo kohë, ka pasur edhe aktorë të pavarur dhe e kam përmendur edhe tek libri im diçka të tillë. Ndonjëherë kur z. Thaçi binte dakord për diçka në Rambuje dhe më pas shkonte në shtëpi dhe kërkohej një leje, unë u habita që ishte përgjegjës, por ndjeja se ishte e rëndësishme për prokurorin dhe tre gjyqtarët në Hagë që të kuptonin këndvështrimin tim. Unë asnjëherë nuk e pranova idenë se kishte një UÇK që kishte një person në krye, Thaçin, që ishte duke dhënë këta urdhra. Jo, ajo që doja të thoja është që nuk pashë prova për diçka të tillë. Dhe duhet të jetë një gjykim që duhet të mbështetet mbi prova, pra ndjeva përgjegjësi morale që ta tregoja historinë siç e ndjeva unë. Unë nuk pretendoj t’i di të gjitha por kur më pyetën, unë ose do thoja “nuk e di” ose do thoja atë që unë dija.”

Pyetje: Si mendoni se do përfundojë ky gjyq?

Hill: “Uroj ta dija, uroj që të kisha një makineri që të më tregonte të ardhmen, dhe uroj që të kisha një makineri të kohës ku do shkoja pas në të kaluarën…”

Gjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë nis në shkurt të vitit 2026

By: Rovena
5 December 2025 at 14:46

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë do të nisë më 24 shkurt të vitit 2026, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Aktakuza e re kundër Thaçit dhe ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut – u konfirmua më 29 nëntor, ndërsa u bë publike në dhjetor.

Në parashtrimet e dorëzuara, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte thënë se që gjykimi të zgjasë “jo më shumë se dy javë” dhe se tre dëshmitarët e saj për këtë çështje do të dëshmojnë brenda një jave.

Në parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit, avokatët kishin deklaruar se dëshironin që gjykimi të niste në mars, për shkak të afateve të tjera procedurale për gjykimin tjetër të Thaçit, ku ai së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sikurse mbrojtja e Thaçit, ashtu edhe ajo e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit kanë argumentuar se ZPS-ja nuk mund të vazhdojë hetimin “në afat të pacaktuar” për këtë çështje. Mbrojtja e Kuçit ka thënë se Prokuroria duhet të përmbyllë hetimet para nisjes së gjykimit.

Për çfarë akuzohet Thaçi dhe të tjerët?

Thaçi akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

Në aktakuzë përmendet vizita e 2 korrikut e vitit 2023 e Fadil Fazliut në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku u takua me Thaçin.

“Gjatë vizitës, Hashim Thaçi dha informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarët e ZPS-së” për çështjen kundër tij. Aty thuhet se ai i dha Fazliut “udhëzime të hollësishme që Fazliu duhej t’ia përcillte dëshmitarit të ZPS-së ose se si duhej të dëshmonte dëshmitari 1”.

Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Fazliu u pajtuan për mënyrën se si të jepnin udhëzime, dhe u morën vesh që djali i Fazliut, F.Fazliu të kontaktonte me dëshmitarin 1 për caktimin e një takimi.

ZPS pretendon se Fadil Fazliu dhe djali i tij ishin takuar më herët me dëshmitarin dhe kishin këmbyer mesazhe telefonike më 26 qershor dhe më 3 korrik po ashtu, duke caktuar një takim më vonë gjatë 3 korrikut 2023, “në përputhje me udhëzimet e Hashim Thaçit për Fadil Fazliun”.

Prokuroria pretendon se në kohën kur Thaçi u takua me Fazliun, dëshmitari 1 nuk kishte bërë publike se do të ishte dëshmitar në Hagë dhe dëshmia e tij ishte klasifikuar si konfidenciale.

Aktakuza prej 15 faqesh, përmend edhe një vizitë më 3 shtator të vitit të kaluar të Hajredin Kuçit, i cili vizitoi Thaçin në qendrën e paraburgimit.

Edhe aty thuhet se Thaçi e kishte udhëzuar Kuçin se si t’ia përcillte dëshmitarëve se si duhej të dëshmonin.

“Hajredin Kuçi në mënyrë të përsëritur konfirmoi dhe/ose u pajtua me udhëzimet e Hashim Thaçit lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe dha sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’u jepeshin dëshmitarit 5 dhe dëshmitarit 6. Hajredin Kuçi gjithashtu konfirmoi se kishte takuar më parë dëshmitarin 5 të paktën një herë për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit 5”, thuhet në aktakuzë.

Për ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj, ZPS tha se ai, së bashku me B.Sh dhe A.B vizituan Thaçin në qendrën e paraburgimit më 9 shtator 2023.

Edhe gjatë këtij takimi, ZPS-ja pretendon se Thaçi dha informacione konfidenciale për dëshmitarët në rastin ndaj tij dhe udhëzoi “një apo disa nga vizitorët” që t’i jepnin udhëzimet dëshmitarit 2 e si të dëshmonte në rastin danj tij.

“Hashim Thaçi e cilësoi dëshminë e dëshmitarit 2 si vendimtare dhe dha udhëzime të hollësishme se çfarë duhej të thoshte dëshmitari 2 gjatë dëshmisë së tij. Hashim Thaçi u kërkoi vizitorëve që të vinin ta takonin sërish pas një muaji në qendrën e paraburgimit”, thuhet në aktakuzë. Aty shtohet se Smakaj dhe A.B u takuan sërish me Thaçin më 7 tetor, siç pretendohet, për t’iu dhënë udhëzime të mëtejme se si duhej të dëshmonte dëshmitari 2.

ZPS-ja tha se gjatë kontrollit të makinës së Smakajt më 30 tetor 2023 janë gjetur dokumente ku trajtohej tema e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2 “me një version të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet e dhëna nga Hashim Thaçi gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit më 9 shtator dhe 7 tetor 2023”.

Edhe për këtë dëshmitar, ZPS-ja tha se ai nuk e kishte bërë publike statusin e tij dhe Dhomat e Specializuara e kishin mbrojtur identitetin e tij duke e intensifikuar vetëm me kodin e tij të dëshmitarit.

Sa i përket Isni Kilajt, ai së bashku me V.K, e kishin takuar Thaçin në Hagë më 6 tetor në qendrën e paraburgimit, u tha në aktakuzë.

Gjatë kësaj vizite, ZPS pretendon se Thaçi u ka dhënë të dhëna konfidenciale për dëshmitarë në rastin kundër tij, me udhëzime për dëshmitarin 4 – dëshmitar i mbrojtur – “se si duhej të dëshmonte”.

Gjatë dhënies së udhëzimeve, Hashim Thaçi dha referenca dhe pjesë të deklaratave konfidenciale të mëparshme të dëshmitarit 4. Gjithashtu, Thaçi diskutoi provat konfidenciale të dëshmitarit 3”, u tha në aktakuzë.

Në aktakuzë u tha se gjatë kontrollit te prona e Kilajt më 2 nëntor 2023, janë gjetur materiale “me informacione konfidenciale për proceset e Dhomave të Specializuara të Kosovës [DHSK] dhe të dhëna identifikuese të dëshmitarëve të mbrojtur, përfshirë dhe emrat e dëshmitarëve”, duke shtuar se konkretisht janë gjetur faqe të grisura të deklaratave të dëshmitarit 4, “ndër të cilat edhe pjesë të cilës Thaçi iu referua gjatë vizitës së 66 tetorit 2023”.

Po ashtu, ZPS-ja tha se janë gjetur fletë të një fletoreje, ku pretendohet se kishte përmbledhje të dëshmitarëve aktualë dhe me kodet e tyre të dëshmitarëve.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, së bashku me Fazliun, Smakajn, Kilajn dhe Kuçin, kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre. Aty thuhet se ish-presidenti i Kosovës ka drejtuar këto përpjekje përmes vizitave të paprivilegjuara që ka zhvilluar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Deri më tani, Dhomat e Specializuara kanë dënuar disa persona për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Në shkurt të këtij viti, pas marrëveshjes së pranimit të fajësisë u dënuan dhe u shpallën fajtorë Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.

Të tre e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Ndërkaq, më herët janë dënuar edhe dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjykata në Hagë po ashtu ka shqiptuar dy aktgjykime për krime lufte.

Kjo gjykatë u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL

Gjykata Speciale në Hagë i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit: Ekziston rreziku i arratisjes

By: Ela
4 December 2025 at 14:26

Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim. Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41 – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – ekzistojnë ende dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi. […]

The post Gjykata Speciale në Hagë i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit: Ekziston rreziku i arratisjes appeared first on BoldNews.al.

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt dhe Fazliut

4 December 2025 at 14:13


Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut të cilët së bashku me Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimet e ndara për secilin janë marrë nga gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vendimi për Thaçin

Në rastin ku Thaçi akuzohet se udhëhoqi tri grupe të ndara për të ndikuar tek dëshmitarët e Prokurorisë në çështjen në të cilën së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Thaçit i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Mbrojtja e Thaçit kishte argumentuar se i mbrojturi i saj nuk përbën një rrezik për arratisje dhe se mbyllja e afërt e fazës së provave në për krime lufte, si dhe transferimi i kësaj çështjeje në fazën e gjykimit, së bashku me natyrën e provave të Prokurorisë, justifikojnë një vlerësim të ri të rreziqeve të supozuara të pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera nga ana e tij.

Gjyqtari Gosnell ka thënë se meqë Apeli ka konstatuar se në rast që një prej kushteve përmbushet për vazhdimin e paraburgimit, atëherë kushtet tjera mund të mos shqyrtohen. Rrjedhimisht, ka vendosur që të mos e shqyrtojë nëse Thaçi përben rrezik të arratisjes në rast se lirohet.

Por, në anën tjetër ka konstatuar se ai mund të ndikojë tek dëshmitarët, të pengojë procedurat dhe rrjedhimisht që të kryejë krime të tjera.

Sipas gjyqtarit, asnjë prej kushteve alternative nuk mund t’i zvogëlojnë rreziqet që dalin nga ky proces.

Vendimi për Smakajn

Gosnell kishte thënë se është i mendimit se ekziston rreziku që nëse lirohet, Smakaj mund të pengojë progresin e procedurave të DhSK-së duke u bazuar në natyrën e akuzave ndaj tij të cilat përfshijnë pretendime për ndikim në dëshmitarë.

Edhe për Smakajn ishte konstatuar se rreziku i ndikimit në dëshmitarë është reduktuar pasi paraqitja e provave të Prokurorisë dhe Mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është mbyllur.

Megjithatë, thuhet se Smakaj mund të ndikojë në dëshmitarët e mbrojtjes në çështjen aktuale. Rrjedhimisht, për Smakajn thuhet se ai mund t’i pengojë procedurat dhe të kryej krime të tjera në rast që lirohet.

Kësisoj, gjyqtari ka konstatuar se asnjë prej kushteve të propozuara më para nga mbrojtja nuk mund t’i zbusin mjaftueshëm rreziqet që dalin në rast që Smakaj lirohet me kusht.

Vendimi për Fazliun

Gjyqtari Gosnell në vendimin e tij të parë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Fazliut ngjashëm sikur për dy të akuzuarit e tjerë ka thënë se ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer vepra penale që bien brenda juridiksionit të DhSK-së.

Duke u bazuar në atë se Apeli ka deklaruar se nëse njëra nga kushtet përmbushet për caktimin e paraburgimi, kushtet e tjera nuk duhet të shqyrtohen. Rrjedhimisht, Gosnell nuk e konsideroi të nevojshëm për momentin që të bëjë konstatime lidhur me rrezikun që Fazliu mund të arratiset.

Ndërsa, është konstatuar se ekziston rrezik real që Fazliu mund të pengojë progresin e procedurave të DhSK-së.

Në anën tjetër, gjyqtari ka konstatuar se rreziku i pengimit të dëshmitarëve të Prokurorisë është reduktuar në krahasim me periudhat e shqyrtimeve të mëparshme të paraburgimit.

“Gjykatësi i vetëm vëren se dëshmitarët që do të paraqiten për SPO-në, duke marrë parasysh rrethanat e tyre, nuk pritet të jenë subjekt i ndonjë ndikimi nga z. Fazliu ose nga dikush që mund të veprojë në emër të tij”, thuhet në vendim.

Megjithatë, gjyqtari ka konstatuar se ekziston rreziku që Fazliu të ndikojë tek dëshmitarët potencial të mbrojtjes dhe nëse lrohet mund të pengojë progresin e procedurave të DhSK-së. Rrjedhimisht, ai mund të kryejë edhe krime të tjera.

Gjyqtari i vetëm ka thënë se çdo kusht i mundshëm që mund të vendoset nuk e adreson mundësinë që Fazliu mund të përdorë pajisje komunikimi të personave të tjerë, nuk mund të monitorohen plotësisht komunikimet e Fazliut me djalin e tij i cili përmendet në aktakuzë si dhe çdo masë e vendosur nuk mund të jetë efektive sikur qendra e paraburgimit.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni KËTU. Po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu, të cilën mund ta gjeni KËTU. Ndërsa, atë të Thaçit KËTU. /BetimipërDrejtësi/

Mbrojtja mbyll zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

4 December 2025 at 08:19


Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ku klientët e tyre së bashku me Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Këtë njoftim mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Krasniqit e kanë bërë ndaras më 2 dhjetor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjyqi i madh drejt finales, vendimi pritet në pranverë

30 November 2025 at 11:12


Pas më shumë se 5 vjet proces gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duket se është afruar fundi. Tashmë kur në fillim të muajit shkurt janë caktuar seancat për fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, muaji prill dhe fillimi i muajit maj 2026 po shihen si afate optimale që trupi gjykues të nxjerr aktgjykimin e shkallës së parë.

Monitorues të këtij procesi gjyqësor vlerësojnë se gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka qenë proces i gjatë dhe i përcjell me mungesë transparence për shkak të numri të madh të dëshmitarëve të ZPS-së që u dëgjuan në seanca të redaktuara apo edhe të mbyllura për publikun.

Monitoruesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija beson që fillimi i majit 2026 do të sjellë një aktgjykim për katërshen e UÇK-së, të cilët janë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

“Ka qenë një gjykim maratonik që ka zgjatur 5 vjet. Gjatë këtyre viteve ka pasur edhe sfidat dhe ka qenë periudha e COVID-it. Ky proces ka pasur edhe shumë seanca të redaktuara për publikun, rreth 50 për qind e dëshmitarëve kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë. Shqyrtimet gjyqësore kur janë dëgjuar këta dëshmitarë kanë qenë pjesërisht apo kryesisht të mbyllura për publikun dhe kjo ka ndikuar te cenimi i transparencës dhe publicitetit…", tha ai.

Alija tutje shtoi se tani rasti ka ardhur në përfundim të procedurës.

"Deri më 17 janar nëse nuk gaboj janë procedurat ku mbrojtja dhe palët tjerat duhet të paraqesin dosjet përfundimtare, më pastaj më 9 deri 13 shkurt 2026 janë caktuar të mbahen fjalët përfundimtare dhe pasi të përfundojë kjo procedurë, me fjalën përfundimtare trupi gjykues brenda 3 muajsh duhet ta shpallë aktgjykimin. Sigurisht, diku kah fillimi i muajit maj 2026 pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në rastin Thaçi dhe të tjerët”, tha ai.

Por, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftarajt koha e shpalljes së aktgjykimit për rastin Thaçi dhe të tjerët po afrohet.

Ai thotë se muajt mars dhe prill mund të shënojnë momentin kur Gjykata Speciale do të zbardhë vendimin e saj të parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, raporton KosovaPress.

“Me vetë faktin që gjatë muajit shkurt është paraparë fjalët mbrojtjes qoftë të prokurorisë, avokatëve mbrojtës unë besoj që muaji mars, prill mund të jenë afate kohore kur gjykata mund të dal me një vendim për rastin në fjalë, po flas për shkallë të parë“, thotë Miftaraj.

Në shqyrtimin gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi i cili nisi në prill 2023 në gjithsej 227 seanca gjyqësore u dëgjuan 125 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim dhe dy dëshmitarë të mbrojtjes së viktimave.

Ndërkaq, në fillim të muajit shtator nisi dëgjimi i shtatë dëshmitarëve të mbrojtjes, të cilit ishin zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të zhvillimeve nga koha e luftës. Në mesin e tyre ishte edhe ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Lidhur me dëshminë e kësaj dysheje të rëndësishme, por edhe të tjerëve që u dëgjuan, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë vlerëson se dëshmitë e mbrojtjes kanë peshë të madhe.

“Mbrojtja përmes këtyre deklaratave, të cilat do të kenë një peshë të madhe tek vlerësimi i kredibilitetit nga trupi gjykues kanë dashur të tregojnë të kundërtën nga çka ato që kanë pretenduar prokuroria...Deklaratat e këtyre dëshmitarëve të cilët kanë qenë të kyçur drejtpërdrejtë me zhvillime gjatë viteve 98’, 99’ sigurisht që do të kenë peshë, dhe njohuritë dhe deklaratat e tyre lidhur me organizimin e UÇK-së lidhur me përgjegjësitë dhe jo përgjegjësitë e Hashim Thaçit dhe të tjerëve do të vlerësohen nga trupi gjykues”, deklaron Alija.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga IKD thotë se këto dëshmi e shkatërruan narrativen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që kishin ndërtuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Fatkeqësisht, është evidente që kjo gjykatë nuk ka pasur transparencë të plotë pasi një numër i madh i seancave kanë qenë të mbyllura për publikun dhe shoqërinë civile... Ajo çka thash në fund të procesit kur edhe mbrojtja, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave i kanë dhënë deklaratat e fundit të procesit, mund të themi me kompetencë dhe pa ndërhyrë në proces, është fakti që Prokuroria mund të themi se ka ngritur një aktakuzë jashtëzakonisht shumë-shumë të dobët", u shpreh Miftaraj.

Miftaraj ka shtuar se ka pasur një përfaqësim të aktakuzës shumë të dobët e cila pastaj në raste të caktuara kualiteti i dobët i aktakuzës është munduar të kompensohet me një qasje agresive nga ana e prokurorëve.

"Kualiteti, integriteti, kredibiliteti i dëshmitarëve të ZPS ka qenë i nivelit shumë të ulët në raport me kredibilitetin, integritetin e dëshmitarëve të mbrojtjes...Dëshmitarët e mbrojtjes e shkatërruan narrativen që ka ndërtuar Prokuroria Speciale lidhur me atë se kush e ka udhëhequr UÇK-në, në këtë rast Prokuroria e ka quajtur Hashim Thaçin si komandant të UÇK-së”, theksoi ai.

Strategjia e mbrojtjes ishte të argumentonte se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar komanduese, dhe se roli i ish-presidentit Hashim Thaçi ishte politik, por pa autoritet mbi operacionet ushtarake.

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij më 16 shtator tha se UÇK-ja ishte pa “kontroll dhe komandë efektive”.

Edhe gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, në dëshminë e tij, më 17 tetor, UÇK-në e përshkroi si grupe të pavarura, por pa zinxhir komandues.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./KP/

Procesi gjyqësor në Hagë drejt fundit, Specialja refuzon Zyrapin si dëshmitar

29 November 2025 at 22:23


Në kohën kur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pothuajse në fund, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka refuzuar një kërkesë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kërkesa që listës së dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit, t`i shtohet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, u refuzua nga trupi gjykues, ndonëse Gjykata në krye me Charls Smith, vendosi që pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit të pranohen në kuadër të provave.

“Pesë deklaratat janë deklarata sipas kuptimit të Rregullave 153-155 dhe për këtë arsye pranimi i tyre u nënshtrohet kërkesave specifike të përcaktuara nga ato rregulla. Për më tepër, pesë deklaratat përmbajnë informacione që shërbejnë si provë e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarit siç akuzohet në aktakuzë dhe kanë të bëjnë me çështje qendrore në rastin e Prokurorisë”, thekson Specialja.

Ndërkohë, njëri nga dëshmitarët në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka pranuar se kishte ekzagjeruar torturat që pretendonte se i ishin bërë, me qëllim që të njihej si viktimë pjesëmarrëse në proces.

Në pyetje është dëshmitari i 35-të, i cili deri atëherë ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjatë dëshmisë së tij, mbrojtja e Rexhep Selimit vuri në pah mospërputhje në deklaratat e dëshmitarit lidhur me kohën e rrahjeve dhe mënyrën se si ai pretendonte se ishte rrahur.

Por që pas këtyre pyetjeve,vetë dëshmitari pranoi se kishte ekzagjeruar disa pjesë të dëshmisë së tij.

Lidhur me këtë një përgjigje të dhënë për RTK-në, zëdhënësi i Gjykatë Speciale Michael Doyle, ka thënë se tani për tani nuk mund të komentojnë mbi dëshminë e asnjë dëshmitari.

“Në këtë fazë nuk mund të komentojmë mbi dëshminë e asnjë dëshmitari. Vetëm në fund të gjykimit Trupi Gjykues do të vlerësojë secilin provë, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, në dritën e të gjithë materialit provues të pranuar. Për të përcaktuar peshën që do t’i jepet dëshmisë së një dëshmitari, ata do të vlerësojnë besueshmërinë e dëshmitarit dhe qëndrueshmërinë e dëshmisë së tij/saj”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

Por, sipas atyre që e kanë ndjekur procesin gjyqësor në Hagë që nga fillimi, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe raste të tjera si ky.

"Nuk është e përjashtuar që në shumë raste për arsye të ndryshme e në këtë rast nëse nuk gaboj bëhet fjalë për fitimin e statusit të viktimës, e cila pastaj sjellë edhe një lloj reperacioni pas përfundimit të gjykimit, dëshmitari ka rënduar të akuzuarit për vepra penale ndaj tij, më shumë se sa ka qenë e vërteta" , tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark ka qenë dëshmitari i fundit i mbrojtjes që ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

❌
❌