Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 March 2026Main stream

Skandali/ Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës. Institucionet mbyllin sytë

By: Ela
3 March 2026 at 19:01

Shumë institucione publike ndër muaj e vite, bënë fiks dy sy qorr dhe veshët e shurdhër përballë një zaptimi të hapësirës publike. Zaptuesi nuk ishte një i fortë apo lac rrugësh, as më shumë e as më pak ishte selia qendrore e Raiffeisen Bank Albania. Në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me […]

The post Skandali/ Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës. Institucionet mbyllin sytë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

By: Ela
20 February 2026 at 08:38

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht, ndërkohë që ai ndodhej në të vërtetë në zyrën e tij me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët i komunikuan masën e arrestit me burg për akuzën e krijimit të një skeme korruptive […]

The post Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor appeared first on BoldNews.al.

76 kryebashkiakë letër në mbështetje të Veliajt: T’i jepet fund masës së paraburgimit, cënim i demokracisë

By: V K
28 January 2026 at 09:32

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë.

Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë”.

Sipas nënshkruesve të letrës, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi” dhe minon vullnetin e votuesve.

Ata i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit.

B40 bën thirrje për drejtësi transparente, proporcionale dhe respektim të mandateve demokratike.

Më poshtë letra e plotë e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40:

Letër e përbashkët: Qëndrim solidarizues për Demokracitë Lokale dhe dhënien fund të masës së paraburgimit për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ne, të nënshkruarit kryetarë të bashkive të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nisma më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit, e themeluar nën udhëheqjen e z. Ekrem İmamoğlu, Kryetar i Bashkisë së Stambollit, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë.

Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, President themelues i Rrjetit B40, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i tretë i Rrjetit B40, si edhe të kryetarëve të tjerë. Largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, pa një vendim përfundimtar, nuk është drejtësi. Ai minon vullnetin e votuesve dhe paraqet kërcënime të drejtpërdrejta për demokracitë vendore.

Raporti i tetorit 2025 i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës paralajmëron shprehimisht se përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve aktualë të bashkive përbën rrezik serioz për qeverisjen demokratike. Kur zbatohet pa afat, një paraburgim i tillë i privon në praktikë qytetarët nga përfaqësimi, duke i mënjanuar përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre pa një procedurë të rregullt ligjore.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalimi duhet të mbetet një masë e fundit, jo një mjet për ta penguar ushtrimin e mandatit për arsye politike. Kur një kryetar bashkie i zgjedhur mbahet i ndaluar pa kusht ose pa gjyq, qytetarët mbeten pa përfaqësim, çka gërryen besimin e publikut dhe legjitimitetin institucional.

Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me Kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në Raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës.

Ne theksojmë çfarë nuk po kërkojmë. Ne nuk kërkojmë imunitet, as nuk komentojmë mbi thelbësinë e akuzave apo mbi fajësinë ose pafajësinë. Apeli ynë është i kufizuar, parimor dhe plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, si edhe kryetarëve të tjerë të ndaluar, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë.

Drejtësia duhet të jetë transparente, proporcionale dhe respektuese ndaj zgjedhjes demokratike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse t’i zbatojnë këto parime dhe të mbrojnë demokracinë vendore.

Ne, kryetarët e bashkive të nënshkruar më poshtë të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të sigurojnë rivendosjen e mandateve demokratike dhe zbatimin e qëndrueshëm të normave evropiane në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë vendorë të zgjedhur.

The post 76 kryebashkiakë letër në mbështetje të Veliajt: T’i jepet fund masës së paraburgimit, cënim i demokracisë appeared first on Albeu.com.

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

21 January 2026 at 07:43

Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputetë bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit. “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, […]

The post ‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Rama: Flotë mjetesh për pastrimin e kanaleve kulluese, 20 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët për sfidat e bashkive u ndal tek niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse si kanalet e kullimit,  argjinaturat dhe hidrovoret duke theksuar se “nga Emiratet e Bashkuara është siguruar një fond prej 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se “niveli i rezistencës së infrastrukturës është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e fundit, por analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon që ka pika ku rezistenca është më e dobët dhe për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturë mbrojtëse dhe nga ana tjetër për të adresuar të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore”.

“Një nga gjërat që ka propozuar ministri Demo dhe ka gjetur mbështetjen tonë është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të çmuar të Emirateve të Bashkuara prej 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit të gjithë kanaleve kulluese kryesore dhe të funksionojnë sipas nevojave të bashkive”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë përmendi si eksperiencë pozitive, projektin pilot të Fondit të Zhvillimit në qarkun e Dibrës ku është krijuar një shoqëri e përbashkët dhe ku është vënë në funksion një flotë e dedikuar qoftë për pastrimin e kanaleve kulluese qoftë për mirëmbajtjen e infrastrukturës rurale dhe shtrimin e rrugëve të bardha.

“Ka funksionuar më së miri dhe tani është koha që me këtë fond ne ta rrisim kapacitetin dhe të krijojmë një logjistikë që të jetë në dispozicion të bashkive sipas qarqeve”, vijoi Rama.

Kjo flotë, vijoi Kreu i Ekzekutivit, mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe në këtë mënyrë bashkitë do të ndjehen më të gatshme për ta përballuar emergjencën.

“Në ditët e punës normale do të jetë një forcë e shtuar për të gjitha bashkitë sipas sasisë së kanaleve për tu pastruar e mirëmbajtur sipas nevojës për të adresuar edhe problemin e argjinaturave”, tha Rama.

Kryeministri Rama informoi se “është ministri Demo që do ta çojë përpara këtë projekt duke bashkëpunuar ngushtësisht me FSHZH dhe duke bërë një shpërndarje racionale të këtyre mjeteve që të jenë të stacionuara në të gjitha qarqet sipas nevojave dhe në kohën e emergjencave të mund të rialokohen aty ku është fronti më i vështirë”.

/k.s/j.p/

The post Rama: Flotë mjetesh për pastrimin e kanaleve kulluese, 20 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

1 November 2025 at 15:22

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një efektive të Policisë Bashkiake. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. P., i cili ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan […]

The post 44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës appeared first on BoldNews.al.

Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak

16 October 2025 at 14:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të enjten, më 16 tetor, përfundimin e hetimeve ndaj një polici të Policisë Bashkiake në Bashkinë Tiranë, i akuzuar se toleroi një ndërtim pa leje kundrejt marrjes së ryshfetit. SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj policit bashkiak Besmir Cani për korrupsion pasiv, pasi […]

The post Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak appeared first on Reporter.al.

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

8 October 2025 at 18:44

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika me një deklaratë të pazakontë në platformën X, ku ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s, Brandon Johnson dhe guvernatorit të Illinois-it, JB Pritzker. “Kryetari i bashkisë së Chicago-s duhet të jetë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve të ICE. Edhe guvernatori Pritzker”, ka shkruar […]

The post Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve appeared first on BoldNews.al.

Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin

8 October 2025 at 13:35

TIRANË, 8 tetor/ATSH/  Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake e Shkodrës ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Bashkia e Shkodër bëri të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit.

Altin Shabaj, drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm.

Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilie apo orendi shtëpiake në koshat e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin e Shkodrës, foli për menaxhimin e intervaleve të pastrimit dhe evidentimin e zonave me problematika të përsëritura.

Ai theksoi se shërbimi po monitorohet me kujdes, por bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbeten vendimtarë për të ruajtur pastërtinë e përbashkët.

Në një kohë kur qyteti përballet me rritjen e sasisë së mbetjeve dhe shpesh abuzimin dhe papërgjegjshmërinë, institucionet kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për të garantuar pastërtinë e mjedisit të përbashkët.

/e.i/j.p/

The post Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

7 October 2025 at 15:11

Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në qytetin Herdecke në Gjermani është gjetur e plagosur rëndë në apartamentin e saj, shkruan DW. Mësohet se politikania socialdemokrate ka marrë rreth 13 goditje me thikë, ndërsa është në gjendje të rëndë për jetën. Stalzer sapo ishte zgjedhur kryetare e bashkisë, pasi në zgjedhjet e 28 shtatorit fitoi […]

The post Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Këshilltarët Bashkiakë socialistë nesër mbledhje, pritet të diskutojnë për shkarkimin e Veliajt

By: M C
16 September 2025 at 19:22

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhen ditën e nesërme në selinë e PS. Takimi pritet të mbahet në orën 17:00. Në mbledhjen e këshilltarëve bashkiakë socilistë pritet të flitet mbi procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi atë ditë se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, tha Rama në Asamblenë e PS.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post Këshilltarët Bashkiakë socialistë nesër mbledhje, pritet të diskutojnë për shkarkimin e Veliajt appeared first on Albeu.com.

KSHZ plotëson vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiak

5 September 2025 at 13:04

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirjan Celibashit plotësoi sot vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiak.

Vakancat u plotësuan në Këshillat Bashkiakë në Tiranë, Dibër, Vorë, Belsh dhe Rrogozhinë me kandidatët nga listat shumemërore dhe respektivisht, nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fatjon Bathorja, nga Partisë Socialiste Aida Murrja, nga “Fryma e Re Demokratike” Lavdurije Shahini, nga Partisë Socialiste Avni Shtylla dhe “Partia Republikane Shqiptare”, Dhurata Meka.

Gjithashtu u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Euglen Gjini, kandidat për deputet, i propozuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Euglen Gjinin, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

U shqyrtua gjithashtu rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë, i propozuar nga “Partia Lëvizja e Legalitetit”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Ilir Mollajn, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

1 nga 5

/gj.m/ /a.g/

 

The post KSHZ plotëson vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

4 September 2025 at 13:35

Edi Rama ka 12 vitesh në pushtet, por çdo ditë pranon dështimet e institucioneve të tij, duke “harruar” se përgjegjësi kryesor është ai. Gjatë fjalës në prezantimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit, Rama pranoi dështimet e Inspektoriateve të Mbrojtjes së Territorit (IMT-ve) dhe policive bashkiake, ku sipas tij, duhen reformuar. Ai tha […]

The post Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Kryebashkiakja e Nju Orlinsit paditet për fshehjen e marrëdhënieve me truprojën

15 August 2025 at 22:17

NJU ORLINS, 15 gusht /ATSH/ – Një juri e madhe federale akuzoi sot kryetaren e bashkisë së Nju Orlinsit, LaToya Cantrell për konspiracion, mashtrim dhe pengim të një hetim mbi dyshimet se ajo u përpoq të fshihte një marrëdhënie romantike me truprojën e saj, sipas AP.

Aktakuza është kulmi i një hetimi të gjatë federal ndaj kryebashkiakes së parë në historinë 300-vjeçare të qytetit.

Truproja i saj, Jeffrey Vappie kërkoi pafajësinë, pas aktakuzës për mashtrim dhe dhënie deklaratash të rreme.

Ai akuzohet për fshehjen e një marrëdhënieje romantike me Cantrell dhe paraqitjen e të dhënave të rreme të pagave duke pretenduar se ishte në detyrë.

Vappie, i cili doli në pension nga departamenti i policisë vitin e kaluar, është planifikuar të dalë në gjyq në janar.

Prokurorët federalë kanë akuzuar Vappie dhe Cantrell për shkëmbim mesazhesh të koduara përmes një aplikacioni për të shmangur zbulimin dhe më pas për fshirjen e bisedave.

Kryetarja e bashkisë dhe Vappie kanë thënë se marrëdhënia e tyre ishte rreptësisht profesionale.

Prokurori i përkohshëm i SHBA-së, Michael Simpson, e quajti atë një “skemë mashtrimi trevjeçare që ne pretendojmë se shfrytëzuan autoritetin dhe pozicionet e tyre publike”.

”Ata u takuan në një apartament ndërsa Vappie pretendonte se ishte në detyrë, dhe ajo organizoi që Vappie të merrte pjesë në 14 udhëtime”, tha Simpson.

”Në vitin 2021, Cantrell dhe Vappie zhvilluan një marrëdhënie personale dhe intime. Për të fshehur marrëdhënien e tyre dhe për të maksimizuar kohën e tyre së bashku, Cantrell dhe Vappie shfrytëzuan pozicionet e tyre publike për të zhvilluar dhe zbatuar një skemë për të mashtruar qytetin”, thuhet në aktakuzë.

Zyra e kryetares së bashkisë nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi telefonik ose emaili nga ”The Associated Press”, që kërkonte koment për ngjarjen.

Cantrell, e cila ka një mandat të kufizuar, do të largohet nga detyra në janar.

Demokratja është përplasur me anëtarët e Këshillit Bashkiak gjatë një mandati të dytë të trazuar dhe i mbijetoi një përpjekjeje për shkarkim në vitin 2022.

Roli i kryebashkiakes është dobësuar pas ndryshimeve të miratuara nga votuesit në statutin e qytetit që synojnë të kufizojnë autoritetin e saj./ a.jor.

The post SHBA – Kryebashkiakja e Nju Orlinsit paditet për fshehjen e marrëdhënieve me truprojën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama paralajmëron “shkundje” tek IKMT-ja dhe policia bashkiake: Për burgun duhen prova dhe fakte!

10 August 2025 at 11:16

Gjatë komunikimet me ndjekësit në rrjetet sociale, Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime, siç ndodhi me bashkitë, edhe në strukturat e kontrollit të territorit, duke nisur nga IKMT dhe te policitë bashkiake. Gjithsesi, vlen për t’u përmendur fakti se me ndryshimet që paralajmëron në policitë bashkiake, ai cënon sërish pavarësinë e pushtetit […]

The post Rama paralajmëron “shkundje” tek IKMT-ja dhe policia bashkiake: Për burgun duhen prova dhe fakte! appeared first on BoldNews.al.

Tendera gjatë fushatës, Berisha akuza për disa kryebashkiakë

By: redi
7 August 2025 at 14:59

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral. Berisha u ndal në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Sipas tij…

Source

Rregullimi i trafikut në Tiranë, vijon aksioni nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në Tiranë vijon aksioni për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt të makinave në rrugët e kryeqytetit.

Policia bashkiake e Tiranës njoftoi sot se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijoi aksionin për rregullimin e trafikut, lirimin e korsive të autobusit dhe largimin e mjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Ky është një operacion i ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt.

“Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor do të ndëshkohen sipas ligjit”, theksoi Policia Bashkiake.

/m.q//r.e/

The post Rregullimi i trafikut në Tiranë, vijon aksioni nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

By: redi
24 July 2025 at 20:07

Në Tiranë po vijon lirimi i hapësirave publike. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, vijoi sot aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga pergola, pedana dhe instalacione të ndryshme. Po ashtu ftohen të gjitha subjektet të lirojnë vullnetarisht hapësirat dhe…

Source

Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Në Tiranë po vijon lirimi i hapësirave publike.

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, vijoi sot aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga pergola, pedana dhe instalacione të ndryshme.

Policia njoftoi se “aksioni do të vijojë pa ndërprerje, në të gjitha zonat ku konstatohet shkelja e ligjit dhe pengimi i aksesit të lirë të qytetarëve”.

Ajo fton të gjitha subjektet të lirojnë vullnetarisht hapësirat dhe të respektojnë rregullat e bashkëjetesës urbane.

/m.q//r.e/

The post Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

By: Ardit
24 July 2025 at 11:21

Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë deri më 24 shtator, ku edhe në këtë datë SPAK do të vendosë nëse do ta çojë dosjen për gjyq. Nga 6 dhjetori i vitit 2024 e deri më 17 korrik të këtij viti Prokuroria […]

The post Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash appeared first on BoldNews.al.

❌
❌