Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

Reforma Territoriale/ Mazniku: Jemi në presion me kohën. Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

29 January 2026 at 20:28

PD ka kohë deri të hënën të rikthehet tek reformat ose PS do të vijojë e vetme. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar komisioni për Territorialen, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se për reformën Territoriale nuk janë aspak në avantazh me kohën dhe se nuk ka vend për të humbur kohë.

Gjatë intervistës, ai theksoi se pavarësisht se qëndrimit të opozitës, procesi i nisur tashmë nuk do të ndalet.

“Nëse ne ia dalim të bëjmë reformë me 140 vota do ishte idealja të shkonim një mekanizëm konsensusi. Ramë dakord për bashkë-kryesi dhe bëmë mbledhjen e parë opozita nuk erdhi, mbledhjen e dytë erdhi por të tretë dhe mbledhjen e katër nuk erdhi. Nëse nuk vijnë ditën e hënë, ne të gjithë anëtarët e PS në komision kanë kërkesën të firmosur ku ne të bëjmë ndryshimin, pra të kryejmë një komision dhe të futemi në një proces pune, por roli i opozitës nuk preket do jetë mëse e mirëpritur, por procesi nuk ndalet më. Me reformën territoriale jemi në një presion në afat me kohën. Ndërsa Reforma elektorale ka avantazh më të madh në kohë”, tha ai.

Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin

29 January 2026 at 18:01

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” u kthye këtë të enjte në një pikëtakim të institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarëve, në kuadër të aktivitetit ndërgjegjësues “Mjedisi – përgjegjësi e përbashkët për paqen dhe jetën”, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNFE).

Marshimi u parapri nga një aktivitet, që u hap nën moderimin e Ilirian Gjonit, anëtar i Bordit të QBNFE, ndërsa fjalën e mbajti dr. Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Në fjalën e tij, dr. Ramkaj theksoi se mjedisi nuk është një çështje e largët, por pjesë e drejtpërdrejtë e jetës së përditshme, duke nënvizuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa një mjedis të shëndetshëm.

“Paqja fillon aty ku njeriu kujdeset për jetën, për shëndetin e tjetrit dhe për të ardhmen e brezave që vijnë,” u shpreh Ramkaj, duke bërë thirrje për bashkëpunim konkret mes institucioneve, komuniteteve fetare dhe qytetarëve.

Në vijim, pjesëmarrësit ndoqën fjalimet e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qendror, ku u trajtuan politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm dhe roli i qytetarit në mbrojtjen e natyrës. Mes tyre, drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, vlerësoi Elbasanin si një model të bashkëjetesës, tolerancës dhe ndërveprimit mes njerëzve përtej besimit të tyre, duke theksuar se kjo harmoni sociale është një vlerë e jashtëzakonshme që duhet ruajtur dhe forcuar, veçanërisht në kohët e sotme.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë në mbrojtje të mjedisit, përmes shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, investimeve në hapësira publike dhe futjes së modeleve të suksesshme të diferencimit të mbetjeve në shkolla. Ai nënvizoi se këto iniciativa synojnë ta bëjnë Elbasanin një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi mjedisin si një prioritet strategjik kombëtar, duke theksuar se toka është pasuri e përbashkët dhe amanet për brezat që vijnë. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e tokës dhe natyrës, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies shoqërore.

Ndërkohë, kryetarja e këshillit të qarkut Elbasan, Ermira Urupi e vuri theksin te përgjegjësia morale, personale dhe qytetare për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se respekti për natyrën është një detyrim që u përket të gjithëve dhe që reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Në vijim, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Liço, theksoi se shkollat kanë një rol të rëndësishëm në edukimin e qytetarit të ri. Ajo nënvizoi se të gjithë së bashku duhet të mblidhemi dhe të veprojmë si një trup i vetëm për të edukuar brezin e ri dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të arsimit dhe edukimit mjedisor, me kontribute nga drejtues të institucioneve arsimore dhe prezantimin simbolik të nxënësve të shkollës “Qamil Guranjaku”, të cilët përcollën mesazhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe formimin e qytetarit të përgjegjshëm.

Marshimi dhe aktiviteti u përshëndetën gjithashtu edhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare në qytet, të cilët përcollën mesazhe të përbashkëta për paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe kujdesin ndaj mjedisit si vlerë e përbashkët shoqërore.

Pas fjalimeve, aktiviteti vijoi me një marshim simbolik përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, me ndalesa pranë busteve të figurave të shquara të qytetit. Në këto ndalesa, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të arsimit reflektuan mbi raportin mes besimit, shkencës dhe ruajtjes së ekuilibrave natyrorë, duke përcjellë mesazhe të përbashkëta për kujdesin ndaj “shtëpisë sonë të përbashkët”.

Aktiviteti u mbyll në sheshin “Aqif Pasha” me thirrje për aktivizëm qytetar dhe veprime konkrete në mbrojtje të mjedisit, si dhe me një moment artistik të interpretuar nga Lukë Mllugja. Në përmbyllje, u përcoll urimi për një vit 2026 më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të qetë për qytetin e Elbasanit.

Nga marshimi ndër fetar në Elbasan
1 nga 5

/e.i/a.f/r.e/

The post Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Mungesa e opozitës, Mazniku: Të hiqet pariteti dhe bashkëkryesia në Komisionin e “Territoriales”

22 January 2026 at 12:49

TIRANË, 22 janar/ATSh/ Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku tha se do t’i propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të komisionit. Kjo, për shkak se opozita prej disa kohësh ka bojkotuar dhe nuk merr pjesë në komision.

“Jemi përpara një sfide shumë të vështirë, të kushtëzuar nga një seri datash të caktuara. Zgjedhjet vendore do të bëhen në prill-maj të vitit që vjen dhe për këtë arsye është e rëndësishme që këtë reformë ta kalojmë përpara muajit korrik të këtij viti”, tha Mazniku.

Më tej ai kujtoi se, kjo është mbledhja e tretë ku opozita nuk ka ardhur dhe dashamirësia e mazhorancës dhe Kuvendit për të krijuar barazi dhe bashkëkryesi është kthyer tashmë në një mekanizëm bllokimi për vijimësinë e punës.

Për të mos humbur kohë, Mazniku propozoi t’i kërkohet Kuvendit ndryshimi i vendimit të krijimit të komisionit, në mënyrë që koncepti i paritetit dhe bashkëkryesisë të mos jenë më si koncepte në vendimin e krijimit të komisionit.

“Ta amendojmë atë vendim, në mënyrë që t’i japim vetes mundësinë për të vijuar përpara dhe të kemi mundësi për kuorum, të arrijmë objektivat që na janë caktuar, që brenda korrikut të përmbyllim reformën”, tha Arbjan Mazniku në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

/a.f/r.e/

The post Mungesa e opozitës, Mazniku: Të hiqet pariteti dhe bashkëkryesia në Komisionin e “Territoriales” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm, nuk ka bllokim të rrugëve

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, ishin në terren për të ndjekur nga afër dhe menaxhuar situatën e krijuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Aktualisht, në njësinë administrative Steblevë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin. Strukturat e bashkisë dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar në mënyrë intensive për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen e tyre të hapura.

“Ekipet tona janë në të gjitha njësitë administrative duke garantuar qarkullimin e makinave dhe sigurinë e të gjithë banorëve të zonës”, tha Disha.

Në çdo njësi administrative vijon monitorimi i pandërprerë i situatës dhe gatishmëria e plotë për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

“Në njësinë administrative Polis kemi pasur disa probleme me ngrirjen e rrugës ku kemi marrë masa dhe kemi hedhur kripë në pjesët ku ka patur akull. Në njësinë administrative Lunik ekipet e Drejtorisë së Rrugëve morën masat në kthesat ku kishin probleme dhe aty kemi hedhur kripë. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve”, theksoi Disha.

Drejtuesi politik i qarkut Mazniku tha se të gjitha njësitë administrative janë të aksesushme nga mjetet dhe nuk ka asnjë bllokim.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet e dëborës.

/m.q/a.f/

The post Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm, nuk ka bllokim të rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November 2025 at 18:18

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani.

Deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i Qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik i qarkut Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë dhe nxënës të shkollave, vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Gledian Llatja përcolli urimet për Festën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke theksuar rolin historik të Elbasanit si një nga djepet e Pavarësisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Aqif Pashë Elbasanit dhe patriotëve të tjerë elbasanas në themelimin e shtetit shqiptar. Ai nënvizoi se respekti për figurat e historisë është detyrim qytetar dhe institucional, si dhe një mesazh edukues për brezat e rinj.

Edhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, në përshëndetjen e tij, vuri theksin te mirënjohja ndaj firmëtarëve të Pavarësisë dhe uroi qytetarët për 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vazhdimit të projekteve zhvillimore në Elbasan dhe në mbarë qarkun.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, ku u bashkuan institucione, përfaqësues politikë dhe qytetarë, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik nderimi për historinë, identitetin kombëtar dhe rolin e Elbasanit në Pavarësinë e Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

By: Elva
8 October 2025 at 11:09

Nga një “anonime”, në deputeten më të votuar në qarkun e Elbasanit, 30-vjeçarja socialiste Sara Mile, ka kritika të forta për përfaqësuesit e qytetit të saj ndër vite në Parlamentin e Shqipërisë. Në një intervistë për “Radio Tirana” paraditen e së Mërkurës, Mile u shpreh se “investimet në qarqe duan një lobim pozitiv në qeveri. […]

The post Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin appeared first on BoldNews.al.

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

By: Ela
6 October 2025 at 15:29

Më 19 janar 2022, protesta e Ledion Mziut mbi çatinë e shtëpisë së tij në rrugën 5 Maji u ndërpre brutalisht përpara se godina të rrafshohej nga makineritë e rënda të IKMT-së për t’i hapur vend projektit të kullave “Tirana Riverside” buzë lumit të Tiranës. Mbi dhjetë policë e tërhoqën zvarrë 33-vjeçarin nga çatia dhe […]

The post Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’ appeared first on BoldNews.al.

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

6 October 2025 at 12:31

Më 19 janar 2022, protesta e Ledion Mziut mbi çatinë e shtëpisë së tij në rrugën 5 Maji u ndërpre brutalisht përpara se godina të rrafshohej nga makineritë e rënda të IKMT-së për t’i hapur vend projektit të kullave “Tirana Riverside” buzë lumit të Tiranës. Mbi dhjetë policë e tërhoqën zvarrë 33-vjeçarin nga çatia dhe […]

The post Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’ appeared first on Reporter.al.

Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D

2 October 2025 at 19:17

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmoi të enjten më 2 tetor në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor për aferën korruptive të quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij në procedurat e tenderimeve. Veç Maznikut dhanë shpjegimet e tyre edhe pesë dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, disa […]

The post Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D appeared first on Reporter.al.

Dosja “5D”/ Mazniku në GJKKO: Me Redi Mollën, Qaton dhe Tushen kam patur marrëdhënie shumë të mira

By: Ela
2 October 2025 at 09:55

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është thirrur ditën e sotme në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D. Në dëshminë e tij, Mazniku ka treguar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen. “Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit […]

The post Dosja “5D”/ Mazniku në GJKKO: Me Redi Mollën, Qaton dhe Tushen kam patur marrëdhënie shumë të mira appeared first on BoldNews.al.

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

By: Ela
2 October 2025 at 09:18

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO. Mësohet se Arbjan Mazniku është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D. Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë u thirr në seancën në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit nga SPAK.

The post Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Arbjan Mazniku në GJKKO

By: V K
2 October 2025 at 09:51

Arbjan Mazniku ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur dëshminë e Maznikut para gjykatës.

 

 

Ai është shprehur se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

“Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund, ndërsa dokumentet përpiloheshin nga anëtarët. Nestor Muhametllarin s’e njoh.
Redi Mollën, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta”, tha ai.

The post Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Arbjan Mazniku në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, zbulohet arsyeja

By: V K
2 October 2025 at 09:22

Këtë të enjte, ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, është paraqitur në GJKKO.

Mësohet se Arbjan Mazniku, është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen “5D”.

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, u thirr në seancën në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit nga SPAK.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili po ashtu dëshmoi në seancë pak ditë më parë, e ka quajtur Maznikun “arkitekt të skemës korruptive “5D”.

Deputeti demokrat ishte denoncuesi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, mes të cilëve, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha etj dhe ka deklaruar para gjykatësve se nga përllogaritjet e tij me skemën e dosjes 5D, janë vjedhur rreth 25 milionë dollarë.

The post Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

By: lindita
2 October 2025 at 09:21

Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Mazniku është thirrur si dëshmitar nga ana e SPAK për dosjen 5D. Mazniku ka qenë nënkryetar bashkie në Tiranë, ish-ministër Pushtetit Vendor dhe sot deputet i PS. “Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund, ndërsa dokumentet përpiloheshin nga anëtarët.

Source

Dëshmia e Belind Këlliçit për dosjen 5D u shoqërua nga tensioni

25 September 2025 at 15:36

Seanca gjyqësore të enjten ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për krijimin e skemës korruptive me kompaninë 5D Konstruksion u zhvillua mes tensioneve si pasojë e një serie pyetjesh të avokatëve të të pandehurve në drejtim të Belind Këlliçit, që sipas trupit gjykues nuk kishin lidhje me […]

The post Dëshmia e Belind Këlliçit për dosjen 5D u shoqërua nga tensioni appeared first on Reporter.al.

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

14 September 2025 at 18:17

Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm, me gjasë, pas asaj dere janë duke e pritur një grup prokurorësh që sulen mbi prenë e radhës me të gjithë arsenalin e akuzave penale, që u ka dhënë ligji për drejtësinë e […]

The post Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

18 August 2025 at 17:56

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon duke përmirësuar jetën e tyre, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve por edhe viztorëve e kalimtarëve si një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone të mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku ndan pamjet: Rruga e re Fushë-Buall-Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

By: redi
18 August 2025 at 18:07

Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge. Për të është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon. Po ashtu Mazniku thekson edhe se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson…

Source

💾

Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

By: redi
11 August 2025 at 19:25

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”…

Source

Mazniku me fermerë në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

11 August 2025 at 18:55

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë.

Në takim, ku mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, u diskutua mbi skemën e investimeve që përfshin 50% grant, mundësi për kredi të butë me interes 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të vlerës së kolateralit.

“Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku.

Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse: ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës; mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta; rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese; sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta; ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë; mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale; pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri; investime në agroturizëm; koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik, deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

/gj.m/r.e/

The post Mazniku me fermerë në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌