TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës deri tani kanë përfituar 1600 të rinj, nga të cilët 600 vetëm vitin e kaluar.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi dëshmitë e praktikantëve të thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ku ata ndajnë përvojat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe të rëndësishme në rrugëtimin e tyre profesional.
“Këta të rinj kanë pasur mundësinë të fitojnë eksperiencë konkrete në institucionet publike, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të afrohen më pranë tregut të punës, duke ndërtuar besim në potencialin e tyre dhe në shërbimin ndaj vendit”, tha Gonxhja.
Ministri Gonxhja tha se “Programi Kombëtar i praktikave të Punës u vërtetua një sukses.
“Këtë herë shoqërohet me një pagesë për çdo të ri praktikant. Mbi 1/3 e atyre që aplikuan dhe zhvilluan praktikën pranë ministrive, enteve të varësisë të administratës shqiptare janë duke lidhur marrëveshjet e tyre të para të punës. Është një eksperiencë e vyer për ta, por edhe një prurje shumë e rëndësishme për vetë shtetin”, u shpreh Gonxhja.
Gonxhja inkurajoi të rinjtë që jo vetëm të besojnë në mundësitë që vijnë për t’u punësuar përmes administratës, por në përgjithësi për programet e praktikave, për stazhet dhe eksperiencën që mund të marrin në punë, në jetën reale që patjetër, sipas tij, do t’u kthehet në një avantazh në ecurinë e tyre në jetë.
Ndërsa ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se 1600 të rinj të talentuar plot ide dhe energji nga auditoret e universiteteve sot në zyrat e institucioneve tona publike janë vlera e vërtetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
“Çdo i ri dhe e re e shikon këtë nismë si një mundësi karriere, por në të njëjtën kohë e shtyn administratën publike të rritet dhe zhvillohet bashkë me ta”, tha Pirdeni.
Elvana Çela praktikante në drejtorinë e Prokurimeve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, tha se “kam arritur të përvetësoj njohuritë e mia juridike, por edhe të marr edhe njohuri të reja në fushën e prokurimeve publike”.
Çela i bëri apel të rinjve që duan nisin karrierën e tyre profesionale të mos ngurrojnë të marrin pjesë në thirrjen e ardhshme të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Joldi Kariqi, praktikant në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore tha se “gjatë praktikave kombëtare të punës kam mundësinë të njoh nga afër funksionimin e institucionit publik IKTK, këtë gjë dhe të përvetësoj në aftësi profesionale dhe praktike. Gjatë kësaj praktike 3-mujore kisha mundësinë të njoh nga afër shpëtimin e objekteve arkeologjike nënujore dhe nëntokësore”.
Hajre Dedej praktikante në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit u shpreh se “po zhvilloj praktikën në studion e audiovizuales ku kam mësuar më tepër për procesin e montazhit, skanimit dhe digjitalizimit të filamve, por edhe një proces që është tejet interesant ai i restaurimit”.
Ajo tha se “do t’ia sugjeroja studentëve që të aplikojnë në thirrjet e ardhshme duke qenë se është një mundësi për t’u rritur dhe mësuar profesionalisht”.
Gjatë vitit 2025 u ofruan 1401 praktika, ku 600 të rinj u përfshinë në institucione publike. Ndërkohë 600 praktikantë kanë marrë kompensim financiar prej 10 000 lekë/muaj për 3 muaj, një vlerë prej 2,6 milionë lekë më shumë buxhet për vitin 2025.
Gjithashtu gjatë 2025 janë kryer 6 cikle trajnimesh me ASPA (aftësi digjitale, etikë, financa, administratë). Nga 600 të rinj, rreth 250 prej tyre do të përfitojnë kontratë pune 1-vjeçare në institucionet përkatëse, ndërsa 1600 persona janë punësuar gjatë këtyre 9 viteve.
Nga Elton Qyno Një prokuror i Zyrës Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF-it) me qendër në Varshavë të Polonisë, mësohet të ketë mëritur në Shqipëri, duke marrë kontakt me zyrtarë të prokurorisë së Korçës. Qëllimi i vizitës, së Prokurorit të Bashkimit Evropian, ka qënë lidhur me një dosje penale që bën fjalë për mashtrimin ekonomik të Punonjësve […]
OTP Bank Albania ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital, duke prezantuar Baxter – OTP Trader, platformën moderne dhe inovative për kryerjen e këmbimeve valutore, dedikuar klientëve të biznesit dhe korporatave.
Këmbimi valutor, si një nga fushat më dinamike të aktivitetit bankar, është prioritet i qartë në strategjinë digjitale të bankës.
Në lidhje me këtë risi të bankës, z. Erjon Taçe, Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale, thekson për Monitor:
“Kjo është platforma e parë dhe e vetme e këtij lloji në tregun shqiptar. Klientët tanë të biznesit kanë akses në kohë reale në kurset e këmbimit, ekzekutim të menjëhershëm dhe falas. Ajo që e veçon Baxter-OTP Trader është transparenca dhe siguria që u ofrohet klientëve. Synimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, përmes zgjidhjeve inovative dhe të besueshme.”
Mbështetje për klientët korporatë
Përtej avantazhit teknologjik, platforma krijon një mjedis më të strukturuar dhe efikas për kompanitë kliente, duke u mundësuar CFO-ve dhe ekipeve të tyre financiare mjetet e duhura në aktivitetin e përditshëm.
Z.Taçe shton:“Kjo platformë sjell pavarësi dhe komoditet në përdorim, monitorim dhe mbikëqyrje. Edhe klientët që kanë qenë skeptikë ndaj platformave digjitale kanë gjetur lehtësim dhe vlerë të shtuar në këtë shërbim.”
Rezultate të prekshme
Platforma jo vetëm që ndërthur operacionet me teknologjinë më të avancuar, por edhe fuqizon marrëdhëniet me ekspertët e këmbimit valutor të OTP Bank Albania, duke u dhënë kështu klientëve hapësira për zgjidhje strategjike të thelluara.
E ndërsa rezultatet pozitive janë të dukshme me një bazë të përdoruesve që po zgjerohet, ekspertët e tregjeve globale të bankës mbeten të angazhuar për të asistuar klientët gjatë implementimit dhe përdorimit të përditshëm të platformës.
Hapat e ardhshëm në online banking
Baxter-OTP Trader është pjesë e një strategjie më të gjerë të OTP Bank Albania, për integrimin e shërbimeve digjitale.
“Integrimi me online banking është një hap thelbësor dhe i pashmangshëm. Klientët presin të aksesojnë shërbimet bankare në maksimum përmes kanaleve online dhe ne po punojmë për t’iu përgjigjur kësaj pritshmërie,” – përfundon z. Taçe.
Strategjia e OTP Bank Albania mbetet e qartë: nevojat dhe pritshmëritë e klientëve, janë forca lëvizëse pas çdo inovacioni. Banka përfiton gjithashtu nga mbështetja dhe ekspertiza e Grupit OTP, i cili luan një rol kyç në zhvillimin e zgjidhjeve të avancuara në nivel rajonal e ku tashmë është pozicionuar si një nga grupet lider në Evropën Qendrore dhe Lindore, për likuiditetin dhe stabilitetin financiar.
Grupi OTP, pjesë integrale e të cilit është Banka OTP Albania vijon në rrugëtimin e inovacionit duke kurorëzuar suksesin më të fundit, sikurse renditja “Global Finance’s 2026 World’s Best Foreign Exchange Banks” nga Revista prestigjioze Global Finance – duke u cilësuar: “Banka më e mirë e këmbimit valutor, në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE).
Për më shumë informacion lidhur me platformën Baxter-OTP Trader, mund të kontaktoni me stafin e Bankës OTP Albania.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka sekuestruar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
Në një aksion të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe konfiskuar 7 kg marihuanë, me vlerë tregu rreth 35,000 euro.
Pas këtij aksioni, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është kryer edhe kontroll i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë: 7 kg marihuanë të ndarë në 24 paketime, 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale dhe prova tjera materiale.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë. Hetimet në lidhje me këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/
TEHERAN, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Irani ka arrestuar disa figura të shquara reformiste rreth një muaj pasi protestat masive përfshiu vendin.
“Midis të arrestuarve ishte Azar Mansouri, liderja e një partie reformiste, së bashku me disa politikanë të tjerë”, thanë raportet.
Agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqësorin, konfirmoi arrestimin e katër politikanëve pa i emëruar ata, duke thënë se ata akuzoheshin për nxitje dhe përhapje të rrëfimeve të rreme.
Njoftimet e medias thanë se midis të arrestuarve ishte edhe Ebrahim Asgharsadeh, një politikan i njohur dhe kritik i hapur i udhëheqjes së linjës së ashpër të Iranit, i cili më parë shërbeu si ligjvënës dhe anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit.
Mohsen Aminzadeh, një ish-zëvendësministër i Jashtëm, nën drejtimin e ish-presidentit Mohammad Khatami dhe një anëtar themelues i një partie reformiste, u arrestua gjithashtu.
Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike në Iran dhe u përshkallëzuan shpejt në demonstrata mbarëkombëtare kundër sundimit autoritar të vendit.
“Në kulmin e trazirave, forcat e sigurisë vranë mijëra protestues gjatë netëve të 8 dhe 9 janarit”, thanë grupet e të drejtave të njeriut.
Autoritetet iraniane e kanë hedhur poshtë këtë rrëfim, duke fajësuar në vend të kësaj atë që e përshkruajnë si sulme terroriste të kryera nga mercenarë të punësuar nga armiqtë e betuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
Disa gazetarë të shquar dhe politikanë reformistë e kishin kritikuar publikisht rrëfimin zyrtar të ngjarjeve, duke i ekspozuar ato ndaj veprimeve të mundshme ligjore. //a.i/
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, doli me kritika të forta ndaj arbitrimit pas barazimit spektakolar 2-2 kundër Lazios, një ndeshje ku bardhezinjtë rikuperuan disavantazhin 2-0 falë golave të Weston McKennie dhe Pierre Kalulu.
Ndeshja u shoqërua me polemika, veçanërisht për golin e anuluar të Teun Koopmeiners dhe për një faull të dyshimtë ndaj Juan Cabal, që sipas analistit të DAZN, Luca Marelli, duhej të ishte ndëshkuar me penallti.
Spalletti u ndal te interpretimi i rregullave nga gjyqtarët, duke theksuar se jo çdo kontakt duhet të konsiderohet automatikisht shkelje.
Gjatë intervistës pas ndeshjes, trajneri italian shkaktoi edhe një moment të pazakontë, kur për të ilustruar argumentin e tij mbi dallimin mes kontaktit dhe ndikimit, i dha një puthje në faqe intervistueses.
“Ky është kontakt, por nuk ka ndikim”, u shpreh Spalletti, në një gjest që u bë menjëherë viral dhe ndezi debat në opinionin sportiv.
Ai rikujtoi gjithashtu episodin e diskutueshëm në ndeshjen ndaj Atalantës, ku një penallti për prekje me dorë u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it, ndonëse askush në fushë nuk e kishte vënë re momentin.
Sipas tij, këto raste tregojnë se gjyqtarët duhet të kenë më shumë hapësirë për interpretim dhe për vlerësimin e pasojave reale të veprimeve.
Në përfundim, Spalletti propozoi profesionalizimin e plotë të gjyqtarëve, duke theksuar se ata janë të vetmit aktorë në fushë që nuk janë profesionistë me kohë të plotë.
Sipas tij, presioni dhe rëndësia e rolit të tyre kërkon përkushtim të plotë, në mënyrë që vendimet në ndeshje të jenë sa më të drejta dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/
Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, këngëtari ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e figurës që e konsideronte udhërrëfyesin dhe mbështetjen më të madhe në jetë.
Ndërsa më tej Skredi shgkruan për sakrificat dhe vlerat që i ati i ka transmetuar ndër vite, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ta mbajtur pranë sa më gjatë, teksa thekson se ka luftuar për muaj me radhë me shpresën se babai do ta kalonte sprovën shëndetësore.
Postimi i këngëtarit:
Nuk do ta kem me nje besnik.Nuk do ta kem me nje udherrefyes.Nuk do ta kem me nje shok me te mire.Nuk do te jem me me ty, baba…Mu keput nje pjese e zemres sime dhe ra, u thye pergjithmoneKjo mbreteri mbeti me nje karrige bosh, ku kurora eshte ende aty, e vendosur aty ku e le baba, dhe askush nuk guxon ta preke.
Baba, ti me bere kete qe jam sot, fale kultures tende dhe fale sakrifices me te cilen na rrite, na mesove dhe na edukove.Luftova per ty me muaj te tere qe te kishe akoma jete, duke u munduar e duke shpresuar se edhe nje here babi im do jetonte gjate, do permiresoheshe dhe do ta kaloje kete sfide… por na mposhti, baba…
Luftova me cdo ktheter qe me gjakoste shpirtin cdo dite neper korridore pa ndjenja, ku i laja me lot sa here gjeja nje cep, sepse nuk doja t’i shihje lotet e mia. E di qe do te rendonin edhe me shume mbi ty…
U mundova ta ruaja nje qetesi qe donte te shperthente si vullkan, nga shume gjera qe ti i di shume mire, baba.
Por heshta ne luginen e vetmise sime, pa uluritur ate mllef te madh qe me perbiente dite pas dite, sa here te shihja te shtrire ne spital…Tani je lart, tek i madhi Zot, dhe besoj se do kujdesesh per mua edhe pse je larg.
Dhe dicka qe me beri edhe me burre eshte se ti kurre nuk u ankove. Kurre nuk me the “s’jam mire”, “jam semure”. Thjesht luftove deri ne fund, pa u ndalur. Tek ty pash luftetarin me te mire te kesaj jete.
Tek ty pash gladiatorin qe kjo bote nuk do ta kete me, te pakten per mua.Pusho ne paqe, babi me i mire dhe me i drejte i kesaj bote. Mos u bej merak, nuk kam lene asgje pa bere. Cdo amanet qe me le, i kam kryer te gjitha.
Djali yt te do shume dhe do te doje deri ne frymen e fundit.
Dhe shpresoj qe nje dite, aty lart ku ke shkuar, te jemi serish bashke. TE DUA, KING I ZEMRES TIME.
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka dëmtuar automjetin. Sipas njoftimit të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit. Fillimisht, i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, një 51-vjeçar. Më pas, për arsye […]
Morgan McSweeney ka dhënë dorëheqjen nga posti i shefit të kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, mes pasojave të skandalit të Peter Mandelsonit lidhur me zbulimet e reja për Jeffrey Epsteinin.
“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur të jap dorëheqjen nga qeveria”, tha McSweeney në deklaratën e dorëheqjes.
Siç raporton BBC, McSweeney pranoi se vendimi për të emëruar Mandelsonin si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA vitin e kaluar “ishte i gabuar”.
“Vendimi për të emëruar Peter Mandelsonin ishte i gabuar. Ai ka dëmtuar partinë tonë, vendin tonë dhe besimin në vetë politikën”, tha ai.
Të enjten, Starmer tha se ishte i “penduar” që ka besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e ka emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni ndaj tij u shtua pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me Epsteinin, të dënuar për krime seksuale.
Mandelson u shkarkua në muajin shtator, por dosjet e reja për Epsteinin sugjerojnë se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me të dënuarin për krime seksuale, kur shërbente si sekretar i biznesit në vitin 2009.
Mandelson gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga Partia Laburiste. /AA/
“Është hera e parë në jetën time që shoh spital me sy. Unë në korrik mbush 95 vjeç”.
Është 95-vjeç, Enrik Prendushi nuk i ka parë shpesh ambiente e spitalit. Në gati një shekull jetë, ai tregon se kjo është hera e parë që shtrohet në spital, pasi muajt e fundit shfaqi probleme me rrahjet e zemrës.
“Këtë problem e kam pasur 2–3 muajt e fundit. Çrregullimi është i rrahjeve të pulsit. Gjithë jetën nuk jam trajtuar as për zemër, dhe asnjë problem tjetër. Kam bërë një jetë normale.”
Prendushi ka punuar për shumë dekada si topograf, duke shkelur pothuajse çdo cep të vendit në këmbë. Përveç jetës aktive, ai tregon se ka qëndruar larg veseve të këqija si duhani apo alkooli, ndërsa thotë se ka ndjekur edhe dietën e shëndetshme ushqimore.
“Si topograf kam shëtit gjithë jetën për shkak të punës. Plus ka të bëjë edhe trashëgimia. Vëllai 87, motra ende gjallë dhe mbush 99 vjeç. Nuk kam abuzuar kurrë në jetën time. 30 vitet e fundit kemi pasur regjim të fortë ushqimor, me orar fiks për tre vaktet.”
Pas daljes në pension si topograf, ai punoi deri në moshën 80-vjeçare në ndërtim. Krahas jetës aktive, pasioni për të ecur në këmbë e shoqëron edhe sot e kësaj dite, edhe pse me orë të reduktuara.
“Deri në 80 vjeç kam punuar. Edhe, pse isha në pension, kam punuar në ndërtim. E kam shtëpinë te stacioni i trenit, lëvizja për shumë vite në këmbë me bashkëshorten time deri te liqeni. Për vite të tëra. Vitin e fundit sikur më kanë lënë pak këmbët, më kanë thënë me marr shkop, do ta marr. Deri tash kap pas krahun e gruas ndihmë”.
Historia e 95-vjeçarit na dëshmon se rregullat e jetës janë të thjeshta, por kërkojnë disiplinë dhe përkushtim për t’u zbatuar.
“Me lëvizje, mos me abuzua me alkool e duhan i dimë të gjithë… por janë rregulla të thjeshta, po nuk i zbatojmë.”
Shpesh herë specialistët e shëndetit jetëgjatësinë e lidhin me stilin e jetesës, si jeta aktive, ushqyerja e shëndetshme dhe larg veseve të këqija si duhani apo alkooli.
Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, që ishte shpallur në kërkim në të gjithë Evropën. Aksioni u krye në zonën e Vittoria, në Raguzza, teksa urdhri i arrestit ishte lëshuar nga drejtësia e Belgjikës. “Shqiptari kërkohej për krime të rënda që lidhen me […]
Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë në Durrës gjatë fundjavës, pasi drejtonin makinat në gjendje të dehur, ndërsa dy prej tyre tentuan edhe të korruptonin efektivët e policisë.
Përmes një njoftimi, policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë makinën në gjendje të dehur.
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, i akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Rreth orës 01:00 të mëngjesit më 6 shkurt, policia lokale e Rovatos vendosi të kontrollonte një makinë të parkuar në një parking në Via XXV Aprile, me vetëm një person brenda, që e arrestuan më […]
Në një operacion policor ndërkombëtar, mes Italisë dhe Spanjës, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shqiptar i shumëkërkuar, nga drejtësia e vendit fqinj, për trafik ndërkombëtar kokaine. Operacioni u krye në Spanjë, ku shqiptari me origjinë nga Durrësi, emri i të cilit nuk u publikua, po fshihej prej vitit 2004, ndërsa ndaj tij kishte urdhër […]
Brad Arnold, themeluesi dhe solisti i grupit të njohur amerikan 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë banda përmes një postimi në Instagram. “Me zemra të thyera ndajmë lajmin se Brad Arnold, themelues, këngëtar dhe autor këngësh i 3 Doors Down, u nda nga jeta të shtunën, më […]
Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve. Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më […]
Thiago Silva ka zbuluar prapaskenat e ardhjes së Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, duke folur edhe për mënyrën se si më vonë u përkeqësua marrëdhënia mes tij dhe Neymarit.
Në një intervistë për Ligue1+, ish-kapiteni i klubit parisien kujtoi momentin kur sulmuesi francez shprehu dëshirën për t’iu bashkuar projektit të PSG-së.
“Më kujtohet shumë mirë Superkupa e Francës kundër Monacos së Mbappes, të cilën e fituam 2-1. Në fund të ndeshjes ai erdhi tek unë dhe më tha: ‘Nëse vjen Neymari, dua të vij edhe unë’.
“‘Mund të flasësh me presidentin. Edhe unë dua të jem pjesë e këtij ekipi’. Neymari nënshkroi dhe më pas erdhi edhe Mbappe. Që nga fillimi u krijua një miqësi e jashtëzakonshme”, tregoi Silva, duke theksuar kiminë e hershme mes dy yjeve.
Ai shtoi se më vonë gjërat ndryshuan mes tyre.
“Më pas, disa vite më vonë, ndodhi ajo që ndodhi. Jam pak i zhgënjyer me mënyrën se si përfundoi gjithçka. Duhej të kishte shkuar ndryshe”, përfundoi braziliani.
Neymar dhe Mbappe fituan gjithçka në Francë, megjithatë dështuan ta fitojnë Ligën e Kampionëve me PSG-në. Klubi francez e fitoi trofeun më të madh në botë, vetëm kur të dy u larguan nga klubi./Telegrafi
Qeveritë evropiane po mbeten prapa shteteve tjera në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (Al) në shërbimet publike, sipas një studimi të ri.
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen t’i përkthejnë ambiciet e Al në mjete praktike për nëpunësit civilë, sipas Indeksit të Adoptimit të Inteligjencës Artificiale në Sektorin Publik 2026.
Studimi, i botuar nga Public First për Qendrën për Inovacionin e të Dhënave me sponsorizim nga Google, zbulon se ndërsa përdorimi i Al po përshpejtohet në nivel global, vendet evropiane po ndjekin një qasje më të kujdesshme dhe që shmang rrezikun, gjë që i ka lënë shumë nëpunës publikë pa qasje në teknologjinë që po riformëson punën qeveritare diku tjetër.
Pavarësisht përdorimit të gjerë — 74% e nëpunësve publikë në nivel global tani përdorin Al dhe 80% ndihen të fuqizuar prej saj — vetëm 18% mendojnë se qeveritë e tyre po e përdorin teknologjinë në mënyrë shumë efektive, shkruan euronews.
Indeksi bazohet në një anketë me 3,335 nëpunës publikë në 10 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Indinë, Singaporin dhe Arabinë Saudite.
Franca u rendit e fundit në studim
Midis dhjetë vendeve të anketuara, Franca u rendit e fundit në studim, me 74% të nëpunësve publikë francezë që thanë se Al nuk mund të kryente asnjë pjesë të punës së tyre dhe rreth 45% raportuan se nuk e përdorin kurrë Al në punë.
Vetëm 27% e punëtorëve në Francë raportuan investime organizative në mjetet e Al dhe shumë prej tyre thanë se udhëzimet e lidershipit për përdorimin e Al ishin të paqarta.
Kjo përvojë e kufizuar praktike duket se po formëson qëndrimet.
Shumë nëpunës publikë francezë nuk presin që Al të përmirësojë efikasitetin.
“Ndërsa Franca e pozicionon Al si një mjet strategjik për konkurrueshmërinë dhe modernizimin, pa përvojë praktike, vlera e saj mbetet abstrakte për shumë punëtorë”, vuri në dukje raporti.
Gjetjet janë veçanërisht të habitshme duke pasur parasysh investimet e konsiderueshme të Francës në infrastrukturën e Al dhe zhvillimin e kornizave etike që synojnë të udhëzojnë vendosjen e Al në qeveri.
Raporti paralajmëron se 70% e punonjësve që përdorin në mënyrë aktive Al në organizata me udhëzime të kufizuara po e përdorin atë në "hije", që do të thotë se po përdorin mjete të Al pa dijeninë e punëdhënësve të tyre.
Qëndrimet e Evropës ndaj Inteligjencës Artificiale
Në të gjithë Evropën, miratimi mbetet i kujdesshëm.
Gjermania dhe Franca u grupuan midis vendeve që i shmangen më shumë riskut, ku përdorimi i Al është i kufizuar vetëm te specialistët dhe projektet pilot.
Mbretëria e Bashkuar tregoi përparim në përvetësimin e Al, por ende përballet me boshllëqe në udhëzime dhe infrastrukturë, me 37% të nëpunësve publikë që marrin një formë trajnimi për Al, por përvetësimi mbetet i pabarabartë nëpër departamente dhe shumë punonjës nuk kanë qasje në mjetet e miratuara.
Vende të tilla si Singapori, Arabia Saudite dhe India u identifikuan në krye të listës, duke kombinuar mbështetjen e fortë të lidershipit me përdorimin e gjerë dhe të përditshëm të Al në punën qeveritare.
Sondazhi mati përvetësimin në pesë fusha: qëndrimet ndaj Al, besimi në përdorimin e saj, qasja në mjetet e miratuara dhe udhëzimet për lidershipin, sa e integruar është Al në punën e përditshme dhe qasja në trajnim.
Ekipi që qëndron pas anketës thotë se këta faktorë përcaktojnë nëse qeveritë mund t’i shndërrojnë strategjitë në përmirësime reale në shërbimet publike.
Sondazhi u krye nga Qendra për Inovacionin e të Dhënave, me sponsorizimin e Google.
“Shumë qeveri kanë plane ambicioze për Al në sektorin publik, por disa po krijojnë kushte më të mira për përdorim në botën reale sesa të tjerat”, tha Rachel Wolf, CEO e Public First.
“Hulumtimi ynë tregon se kush po ia del mbanë dhe ku nevojitet përmirësim. Kjo ka rëndësi sepse Al efektive mundëson shërbime publike më të mira, rezultate më të forta për qytetarët dhe institucione publike më elastike”, shtoi ajo. /Telegrafi/
VLORË- Një aksident është regjistruar pak momente më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al