Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-ylli i Serie A sulmon VAR-in dhe gjyqtarët: Është një rrëmujë totale

8 January 2026 at 15:30


Ish-mesfushori i Fiorentinës dhe Milanit, Riccardo Montolivo, ka kritikuar ashpër përdorimin e VAR-it në Serie A, duke theksuar se teknologjia po i heq autoritetin arbitrit në fushë, në vend që ta ndihmojë atë vetëm në rastet e gabimeve të mëdha.

Presioni mbi gjyqtarët italianë është rritur ndjeshëm javët e fundit, pas protestave të shumta nga klube dhe trajnerë.

Të mërkurën, Napoli u ankua për një gol të anuluar të Rasmus Hojlund dhe për një penallti të akorduar në favor të Veronës.

Kontroversat vazhduan edhe në mbrëmje, me vendime të diskutueshme të VAR-it për penallti gjatë ndeshjes Lazio–Fiorentina.

“Arbitrat nuk po përmirësohen në përdorimin e VAR-it”, deklaroi Montolivo për Sky Sport Italia.

“Arbitri në fushë ka gjithnjë e më pak pushtet, ndërsa arbitri në VAR ka gjithnjë e më shumë. Për mua, duhet të jetë e kundërta”.

Sipas ish-mesfushorit të Serie A, roli i VAR-it duhet të jetë i kufizuar.

“VAR duhet ta shpëtojë arbitrin vetëm kur ai bën një gabim të madh. Ka kaq. Nëse arbitri mendon se është penallti, mund të jetë ose jo, është ai që e vlerëson. Kështu siç është tani, është rrëmujë”.

Në debat u përfshi edhe legjenda e Interit, Beppe Bergomi, i cili shtoi:

“Ne italianët do të donim ta shihnim VAR-in të përdorej edhe për goditjet nga këndi, ndaj është e vështirë të kthehemi pas”.

“Gabim pas gabimi. Kur përpiqen të korrigjojnë një gabim, zemërojnë ata që kanë vuajtur të njëjtin gabim të dielën e mëparshme”.

Ndërkohë, Lazio kishte shprehur pakënaqësi edhe javën e kaluar pas barazimit 1-1 kundër Udineses, kur sulmuesi i bardhezinjve, Keinan Davis, ndali një gjuajtje me dorë dhe më pas shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.

Tensionet kanë arritur në një pikë kritike, aq sa drejtuesi i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, ka kërcënuar javën e kaluar me dorëheqje, nëse do të vihej në dyshim integriteti i trupës së arbitrimit. /Telegrafi/

Çmenduria e VAR-it në Portugali: Sportingu merr penallti të dyshimtë pas një ndërprerjeje 15-minutëshe dhe i shpëton eliminimit

19 December 2025 at 13:02


Shumë drama ndodhen drejt fundit të ndeshjes së Sporting Lisbonës kundër Santa Clara në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Portugalisë të luajtur të enjten mbrëma.

Sportingu në fakt po humbiste me rezultatin 2-1 përpara përfundimit të kohës së rregullt, kur ndodhi diçka e diskutueshme.

Pas një goditjeje dënimi për Sporting, mesfushori i tyre Morten Hjulmand u rrëzua nga dhimbjet brenda zonës pas një përleshjeje me një lojtar kundërshtar.

VAR ndërhyri për të parë incidentin dhe gjyqtarët përfunduan duke marrë 15 minuta për ta rishikuar incidentin disa herë.

🚨🚨 𝗡𝗢𝗨𝗩𝗘𝗟𝗟𝗘 𝗣𝗢𝗟𝗘́𝗠𝗜𝗤𝗨𝗘 𝗔𝗨 𝗣𝗢𝗥𝗧𝗨𝗚𝗔𝗟 !!! 🇵🇹😳

Un arbitre a pris 10 MINUTES à la VAR pour siffler ce penalty TRÈS DISCUTABLE au Sporting CP ce soir en Coupe du Portugal...

Les Lions se sont qualifiés au prochain tour. pic.twitter.com/0nw5MDiNZq
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) December 18, 2025

Në fund, pas një pritjeje të gjatë dhe të çmendur, gjyqtari dha një penallti për Sporting, të cilën e shndërroi në gol Luis Suarez për të barazuar 2-2 dhe për të siguruar vazhdimet.

Sporting fitoi ndeshjen në kohën shtesë me rezultat 3-2, duke shkaktuar shumë pakënaqësi te Santa Clara dhe tifozët. /Telegrafi/

12 minutes of VAR review and the result: A penalty for Sporting CP. pic.twitter.com/wkGTvUTymy
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 18, 2025

Tetë persona të lënduar në magjistralen Tetovë-Gostivar, devijohet qarkullimi

13 December 2025 at 22:55


Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës "Kamenjan", ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh "BMW" me targa të Tetovës.

Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.

Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse" thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. /Telegrafi/

Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

By: redi
3 December 2025 at 16:12

Tifozët e Juventusit kanë shpërthyer pas anulimit të golit të Jonathan David në minutën e 34-të të sfidës së Kupës së Italisë kundër Udineses. Asistenti i gjyqtarit Francesco Fourneau sinjalizoi pozicion jashtë loje, vendim që u verifikua nga VAR-i dhe teknologjia SAOT (pozicion jashtë loje gjysmë-automatik). Por kuadri i shfaqur në transmetim ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi në pamje shihet…

Source

​Fondi Kosovar për Garanci Kreditore arrin 1 miliard euro kredi të garantuara

1 December 2025 at 16:08


Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka arritur 1 miliard euro kredi të garantuara, ndërsa ka mbështetur rreth 13 mijë biznese në Kosovë.

FKGK me kreditë e garantuara ka kontribuar në krijimin e mbi 33 mijë vendeve të reja të punës në të gjithë Kosovën, duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenie dhe zhvillim.

Drejtori menaxhues në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha duke e konsideruar vitin 2025 si vitin më të mirë të operimit të tyre, ai potencoi se vlera e garancisë ka arritur deri në 519 milionë euro.

“Përveç që ky vit ka qenë një prej viteve më të mira në operimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me indikatorët të cilët e matin rezultatin e institucionit. Ky vit shënon realizimin e një objektive tjetër në nëntor kemi arritur 1 miliard euro kredi të garantuara që nga vitit 2016 kur jemi themeluar 1 miliardë kredi të garantuara nga Fondit Kosovar për Garanci Kreditore apo shpërndarë në më se 20 mijë kredi të ndryshme..09’/15Vlera e garancisë ka arritur deri në 519 milionë euro, ndërsa vlera aktive sot i kemi në portofolio të Garancisë Kreditore është afër 170 milionë euro që nëse e përkthejmë në vlera kreditore është 349 milionë euro”, theksoi ai.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro.

Berisha i listoi disa nga kontribuuesit më të mëdhenj të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, teksa shtoi se si Fond kanë 7 dritare garantuese.

“Kemi pas një përkrahje të jashtëzakonshme që nga themelimi nga Qeveria e Kosovës që është dhuruesi kryesor në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me 67 milionë euro përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore. Po ashtu, rol shumë të rëndësishëm në themelimin e FKGK-së dhe krijimin e bazës kapitale ka qenë edhe Banka Gjermane për Zhvillim e cila me 24.1 milionë euro ka kontribuar në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Ndërsa, USAID përveç kontributit me kapitalin themeltar prej 5 milionë e 800 mijë euro ka ndihmuar edhe në krijimin e infrastrukturës ligjore krijimin e të gjitha parakushteve në mënyrë që fondi të jetë operacional. Tash Fondi ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro kjo bazë e kapitalit shërben për t’iu përgjigjur obligimeve që mund të dalin nga garantimi i kredive tona ndaj bankave partnere,,05;21Në porfolion tonë ne kemi shtatë dritare garantuese. Pse kemi 7 dritare garantuese sepse qëllimi i institucionit është përveç adresimit të qasjes në financa për ndërmarrjet në përgjithësi kemi qasje më të thellë dhe intensive për t’iu ndihmuar atyre segmenteve të tregut që janë më fragjile ", tha Berisha.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha deklaroi se në portofolion e Fondit pjesëmarrja e bizneseve me pronësi gra është vetëm 15%.

Ai theksoi se si Fond kanë ndikuar në rritjen e vendeve të reja të punës me një shifër mbi 33 mijë punësime të reja.

Berisha tha se deri tani kanë paguar 4.4 milionë euro dëme nga humbjet kreditore të bankave partnere.

“Pjesëmarrja e bizneseve në pronësi të grave në portofolion tonë është 15%, një pjesëmarrje që ne do ta donim ta shohim në nivele më të larta. është më lartë sesa përfaqësimi i grave në biznes në numrin total të bizneseve të regjistruara në ekonomi sidoqoftë nuk jemi të kënaqur dhe vazhdimisht aludojmë që të kemi një nivel më të lartë të pjesëmarrjes së grave në biznes në portofolion e Garancive Kreditore. Kemi ndikuar në rritjen e vendeve të reja të punës diku 27% e ndërmarrjeve që kanë marr kredi përmes FKGK kanë themeluar për herë të parë historinë kreditore me bankat partneret...16’45 Sipas modelit tonë të brendshëm verifikuar nga raportimet nga bankat partnere ne mendojmë se janë krijuar 33 mijë vende të reja të punës, kredi për bizneset të udhëhequra nga gratë në vlerën e aprovuar shkon në 16%”, tha ai.

Sektori i tregtisë është përfituesi më i madh nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditor me gjithsej 44.4%, i pasuar nga prodhimtaria dhe bujqësia.

“Ndarja sektoriale e portofolios tonë të garancioneve deri diku reflekton edhe strukturën e ekonomisë, pjesëmarrje më të madhe ka nga sektori i tregtisë me 44.4% përcjell nga shërbimet, ndërsa mburremi deri diku me pjesëmarrjen në prodhimtari që është 19.5% dukshëm më e lartë sesa pjesëmarrja e sektorit të prodhimtarisë në total bruto prodhimit kombëtarë, por edhe sektorit të prodhimtarisë në portofolois në tërë sektorin financiar. Po ashtu, edhe me bujqësi me 7.5% qëndron pjesëmarrja e bujqësisë në portofolion tonë që është dukshëm më e lartë sesa pjesëmarrja e kredidimit total në sektorin financiar që është në 3%. Destinimet e kredisë pjesa më e madhe shkon për kapital qarkullues përcjell me pajsiet, ndërtim, renovim në objekte afariste dhe kredi të gjelbëra me pjesëmarrje 0.8%...tha ai.

Menaxherja e lartë e portofolit, Nora Arifi tha se deri më tani janë mundësuar kredi në vlerë mbi 5 milionë euro për 22 biznese të diasporës.

Ndërsa, më së shumti këto biznese kanë investuar në sektorin e prodhimit, hoteleri dhe tregti.

“Diasporës i duhet kohë pak më tepër me mëndua me investuar sepse këta nuk janë këtu biznese që operojnë... Për me vendos me operuar në Kosovë duhet me mëndu, konsultua, me rregulloret, me ambientin të gjitha, interesim ka, mirëpo deri tash janë mundësuar kredi në vlerë mbi 5 milion euro, ndërsa sa i përket sektorëve është një shpërndarje, ka në sektorin e prodhimit, hoteleri, ka edhe në tregti”, tha Arifi.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është themeluar në vitin 2016 me ligj të veçantë. Përmes skemave të tij, FKGK kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e segmenteve më pak të shërbyera të ekonomisë.

Plagosja e mësueses në Gjermani nga 17-vjeçari kosovar dyshohet si akt me motive fetare

By: gaze tare
12 September 2025 at 09:14

Një ngjarje tronditëse ndodhi në një shkollë profesionale në Essen, Gjermani, ku një mësuese u plagos rëndë me thikë nga një nxënës 17-vjeçar me origjinë nga Kosova. Autoritetet gjermane kanë deklaruar se sulmi dyshohet të ketë pasur motive fetare. Ministri i Brendshëm i landit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, tha se analizat fillestare të videove të gjetura në pajisjet e autorit të dyshuar tregojnë shenja të qarta të një motivimi islamist.

Sipas policisë, 17-vjeçari e ka justifikuar veprimin e tij në një video të regjistruar, ku deklaron se mësuesja kishte fyer Profetin. Gjatë videos, ai ka thirrur disa herë “Allahu Akbar”. Kjo ka shtuar dyshimet për një akt të ndikuar nga ekstremizmi fetar.

I riu nuk është i panjohur për autoritetet. Ai ka qenë më parë nën mbikëqyrjen e policisë për shkak të sjelljeve të dhunshme, kërcënimeve dhe shkeljeve të ligjit për armët. Në vitin 2023, ai ishte klasifikuar si individ me “potencial rreziku”, por më vonë kjo masë u hoq pasi nuk pati incidente të reja për një kohë.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse 17-vjeçari është i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje të ndodhur po atë ditë në qendër të Essenit, ku një burrë i pastrehë u sulmua. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

The post Plagosja e mësueses në Gjermani nga 17-vjeçari kosovar dyshohet si akt me motive fetare appeared first on iconstyle.al.

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

5 September 2025 at 12:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Essen të Gjermanisë. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar pranë shkollës, në parkun arsimor të saj, mësuesen duke e goditur fortë me thikë në stomak, duke e lënë të plagosur rëndë. Sipas BILD, sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, […]

The post Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Gjermani, 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

By: M C
5 September 2025 at 12:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë ditën e sotme. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me thikë pranë shkollës, në parkun arsimor të saj, mësuesen duke e goditur fortë me thikë në stomak dhe plagosur rëndë.

Sipas BILD, sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, teksa tentoi arratisjen dhe u dyshua se mund të lëndonte persona të tjerë.

Media gjermane informon se sulmi me thikë ndodhi në parkun arsimor të kolegjit profesional, në lagjen Nordviertel të Essenit dhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura. Informacionet paraprake lënë të kuptohet se edhe mësuesja është një kosovare. Ajo ka plagë të rëndë në stomak, por sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së parë nga paramedikët, ajo është përcjellë për në spital, ku dhe po trajtohet.

“Nëse ai ishte gjithashtu në klasë apo hyri në klasë mbetet e paqartë. Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku pas sulmit. Pak pas orës 11:00 të paradites, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit. Kur forcat speciale donin ta kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi. I dyshuari u arrestua”, informon media mes të tjerash për dinamikën e vrasjes së të dyshuarit.

Policia e ka rrethuar ndërtesën me oficerë të armatosur rëndë, me pajisje kundër trazirave.

“Kemi një forcë të madhe në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë. Një helikopter policie gjithashtu rrethoi kompleksin. Kryetari i bashkisë së Essenit, Thomas Kufen (CDU), sapo ka mbërritur në vendngjarje për të kuptuar situatën. Për momentin përjashtohet motivi i një sulmi terrorist, edhe pse motivet mbeten të paqarta.

Nga ngjarja shumë nxënës kanë kaluar në gjendje shoku dhe janë trajtuar nga mjekët e pranishëm.

The post E rëndë në Gjermani, 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes appeared first on Albeu.com.

Ajvar i përkryer: Receta e detajuar për shije unike

3 September 2025 at 02:20

Përgatitja kërkon dy ditë, por rezultati ia vlen çdo minutë!

Shtatori është koha tradicionale për përgatitjen e turshive dhe është e pamundur ta imagjinojmë pa ajvarin.

Për të përgatitur ajvarin më të mirë, zgjidhni speca të kuq dhe me shije të ëmbël, transmeton Telegrafi.

Informata bazë

Koha e përgatitjes: 2-3 orë (në varësi të sasisë dhe metodës së përdorur)
Koha totale: 2 ditë
Numri i porcioneve për 10 kg ajvar: Rreth 100 porcione (duke llogaritur 100 g për porcion)
Kaloritë për porcion: Rreth 120–150 kcal për 100 g

Përbërësit

▪ 10 kg speca të kuq
▪ 3 patëllxhanë të mëdhenj
▪ 5 dl vaj
▪ kripë sipas shijes
▪ 1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

Larja dhe pjekja e specave. Lani mirë specat. Piqini mbi sobën tradicionale ose në furrë.

Avullimi dhe qërimi. Menjëherë pas pjekjes, futini specat në një qese plastike që të mbulohen me avull – kjo do t’ua bëjë më të lehtë heqjen e lëkurës. Pasi të jenë ftohur, hiqni lëkurën, bishtin dhe farat e secilit spec.

Kullimi i specave. Specat e pastruar vendosini në një thes rrjete (si ato për qepë ose patate), varini në një vend të ajrosur dhe lërini të kullojnë deri të nesërmen.

Bluarja. Të nesërmen, bluani specat në makinën për grirjen e mishit. Të njëjtën gjë bëni edhe me patëllxhanët.

Zierja. Specat dhe patëllxhanët e grirë vendosini në një tenxhere të madhe. Vendoseni mbi sobë dhe ziejini ngadalë në zjarr të ulët, duke përzier shpesh.
Çdo 20 minuta shtoni nga 1 dl vaj, duke pasur kujdes që vaji të mos dalë mbi sipërfaqe. Përzieni rregullisht.

Rregullimi i shijes. Në 20 minutat e fundit të zierjes shtoni sheqerin dhe kripën sipas dëshirës, pastaj vazhdoni zierjen.

Ajvari është gati kur gjatë përzierjes mund të shihni qartë fundin e tenxheres. Për kontroll, nxirrni pak në një pjatë, lëreni të ftohet dhe shijojeni për të parë nëse ka nevojë për më shumë kripë ose nëse duhet zier edhe pak më gjatë.

Sterilizimi dhe mbushja në kavanoza

▪ Ndërkohë që ajvari është ende në zjarr, përgatitni kavanozat.
▪ Lajini mirë secilin, pastaj vendosini për t’u tharë.
▪ Futini në furrë të ngrohur në 50°C.
▪ Ajvarin e nxehtë derdhni menjëherë në kavanozat e ngrohur.
▪ Në secilin kavanoz, shtoni sipër një lugë të vogël vaj.
▪ Mbyllini me kapakë të rinj ose kapakë të vjetër të sterilizuar mirë.
▪ Futini përsëri në furrën e ngrohur në 50°C dhe lërini aty edhe për rreth një orë.
▪ Më pas fikni furrën dhe lërini kavanozat të ftohen ngadalë në mënyrë natyrale.
▪ Ruajini në një vend të freskët e të thatë dhe përdorini sipas nevojës.

Ky proces dy-ditor, megjithëse kërkon durim dhe përkushtim, jep një rezultat të pakrahasueshëm. Ajvari i bërë në shtëpi ka një aromë dhe shije unike, që nuk mund të zëvendësohet me versionet e gatshme. Ai është i përsosur për ta shijuar mbi bukë të sapopjekur, me djathëra, pranë mishrave të pjekur apo edhe si pjesë e sandviçëve dhe ushqimeve të përditshme.

Në çdo kavanoz ajvari fshihet shija e vjeshtës, kujtimi i punëve familjare në kuzhinë dhe një trashëgimi që kalon brez pas brezi.

Shijojeni. /Telegrafi/

The post Ajvar i përkryer: Receta e detajuar për shije unike appeared first on Telegrafi.

Aktori Ingvar Sigurdsson anëtar i jurisë kryesore të edicionit 17 të PriFest

By: Kult Plus
20 August 2025 at 16:16

Ingvar Sigurdsson është një nga aktorët më të vlerësuar të Islandës, me një karrierë mbi tre dekada në film, televizion dhe teatër.

Kreditet e tij filmike përfshijnë Godland, The Northman, A White, White Day, The Shrouds, Lamb, Of Horses and Men dhe Sebastian, si dhe filmat ndërkombëtarë si Justice League, Fantastic Beasts, Everest, Beowulf and Grendel, K-19: The Widowmaker dhe Rebel Moon pjesët 1 dhe 2. Në televizion, ai është paraqitur në serialet Trapped, Succession, Katla, Blackport, Balls, Killing Eve dhe King and Conqueror.

Çmimet e Sigurdsson përfshijnë Çmimin danez Bodil 2023 për Godland, Aktorin më të mirë në Java e Kritikës në Kanë për A White, White Day, dhe Aktorin më të mirë në Clermont-Ferrand për O (Hringur). Ai është nominuar tre herë për Çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit, duke fituar në vitin 2000 për Angels of the Universe, dhe është përzgjedhur në Shooting Stars në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

PriFest mbahet nga 9-14 shtator në Kino Armata, Prishtinë./ KultPlus.com

Dy vjet e gjysmë pritje për fitoren e diskutueshme, penalltia në Ligën Premier shkaktoi shumë debat

19 August 2025 at 08:42

Pas një pushimi dyvjeçar, Leeds United u rikthye me sukses në Ligën Premier, por goli i fitores 1-0 kundër Evertonit ngriti shumë pluhur në publikun anglez.

Leeds priti dy vjet për t’u futur në Ligën Premier, vendi ku i përket një klub me një reputacion të tillë. Fitorja e fundit që Leeds arriti në nivelin më elitar të futbollit anglez ishte më 4 prill 2023.

Megjithatë, numërimi mbrapsht ka mbaruar. Xhiro e parë e sezonit të ri në ligën më të fortë në botë ishte tashmë e suksesshme, dhe Evertoni u mposht me rezultatin 1-0, që është një tregues i një sezoni të mirë në klubin nga Yorkshire.

Në fillim të sezonit të rikthimit, një penallti ishte e mjaftueshme për Leeds, e cila ngriti shumë pluhur në Angli. Ajo u akordua në minutën e 84-të.

 

Leeds were awarded a penalty against Everton due to a handball from James Tarkowski.

Correct decision? 🤔 pic.twitter.com/hMg6KOSQHl

— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 18, 2025

Gjuajtja nga distanca, e cila shkonte në portën e Evertonit, goditi James Tarkowskin në gjoks dhe në pjesën e sipërme të krahut në të njëjtën kohë. Shumë gjyqtarë nuk do ta cilësonin penallti.

Gjyqtari Chris Kavanagh fillimisht as nuk tregoi me gisht nga pika e bardhë, por ai shikoi pamjet e VAR-it pas një thirrjeje nga dhoma e asistentëve dhe më pas akordoi një penallti për Leeds United.

Lojtari gjerman Lukas Nmecha, i cili hyri në lojë vetëm gjashtë minuta më parë, ishte një lojtar i besueshëm dhe arriti të shënoj golin e fitores 1-0.

Sigurisht, vendimi i gjyqtarit Kavanagh shkaktoi protesta të ashpra nga lojtarët, stafi dhe tifozët e Evertonit në rrjetet sociale. Më i zhurmshmi ishte Tarkowski, i cili nuk mund ta pranonte vendimin duke ditur se në cilin vend të trupit të tij ndjeu kontaktin me topin. /Telegrafi/

The post Dy vjet e gjysmë pritje për fitoren e diskutueshme, penalltia në Ligën Premier shkaktoi shumë debat appeared first on Telegrafi.

FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.

Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe. “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.

Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”,  nënvizoi Jareci.

Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.

“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.

Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, përfundoi Sokol Jareci.

/e.i//a.f/

The post FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi

8 August 2025 at 07:42

Për Kimete Hotin nga Krusha e Madhe, pranvera nis ende pa zbardhur agimi dhe mbyllet në mesnatë. Tash e 26 vite ora katër e mëngjesit e gjen Kimeten përballë listës së gjatë të punëve që sjellin bletaria dhe përgatitja e ajvarit.

Presioni i verës rritet mes gumëzhimës së bletëve dhe aromës së specave, teksa kujdesi për bletët dhe përgatitja e mjaltit dhe ajvarit kërkojnë kohë dhe përkushtim.

Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohtësisë që ndjehet në ajër, puna arrin kulmin. Nëntori shënon fundin e sezonit dhe për Kimeten, përfundimin e një periudhe të mundimshme.

“Nganjëherë them a u bon 24 orë apo u bon 30 orë? E kam vetëm pauzën e ushqimit dhe të kafes se sezoni është shumë i shkurtër”, rrëfen Kimetja.

Ajo udhëheq sot me përkushtim biznesin “Mjaltë dhe Ajvar i Krushës”, por 26 vite më parë ajo mbijetonte përmes bletarisë, konservimit të turshive dhe përgatitjes së ajvarit, pasi në moshën 27 vjeçare ajo mbeti nënë vetushqyese pas vrasjes së bashkëshortit në luftë.

Përkundër se Krusha e Madhe ofron terren të përshtatshëm për bujqësi, puna shpesh pengohet nga reshjet dhe ndryshimet klimatike, ndërsa dimri shton sfidat duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve që një bletë e infektuar mund t’ia transmetojë gjithë kosheres.

“Ndodh për shembull ndonjëherë që mundet edhe me dështu, nuk mundesh me marrë mjaltë aq sa mendon për shkak të të reshurave”, shpjegon Kimetja.

Kryerja e punëve në një punëtori të mbyllur e të mbrojtur nga temperaturat ekstreme do t’i përmirësonte kushtet e Kimetes dhe do të ulte barrën financiare të punës në shtëpi.

“Shpenzime ka mjaft sa nganjëherë thu qysh do t’i nxjerrë këto shpenzime. Nisur së pari nga bletaria. Bleta për shembull, kosherja, fundi, sandeku, rrobat, teli, dylli, pastaj kutia, mandej kapaku, mos të flas tjera e tjera sene”, numëron Kimetja, e cila me shpenzime përballet edhe kur bie fjala te përgatitja e ajvarit.

Organizata joqeveritare “Gruaja Fermere” nga Rahoveci, themeluar më 2006, merret me sfidat e grave dhe organizimin e trajnimeve për avancimin e tyre.

Muradije Shehu nga kjo organizatë përmend si pengesa kryesore mungesën e marketingut, importin, mungesën e agronomëve në terren dhe nevojën për trajnime në plane biznesi dhe kultivim cilësor.

“Për sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, gratë që punojnë në sektorin e bujqësisë duhet të bashkëpunojnë me një agronom në komunë dhe të informohen si duhet t’i përshtaten kultivimit të prodhimeve në ndryshimet klimatike”, sqaron Shehu.

Ajo shton se mungesa e tokës në emrin e grave ua vështirëson atyre qasjen në subvencione dhe mbështetje financiare.

Në botën e mbushur me kimikate “99 Lule” sjell natyrën në shishe

Edhe pse ndryshimet klimatike e kanë vështirësuar bujqësinë në Kosovë, Havushe Bunjaku e themeloi më shumë se dhjetë vite më parë kompaninë “99 Lule” që merret me bimë medicinale, çajra natyralë, vajra esencialë dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

“Motivimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një ndërmarrje që mbështet zhvillimin e mjedisit dhe rritjen e grupeve të margjinalizuara, duke ofruar mundësi punësimi dhe edukimi për gratë nga zonat rurale”, shprehet Bunjaku.

Përkundër këtij rrugëtimi, angazhimi i kamotshëm i “99 Lule” shpesh sfidohet nga reshjet dhe thatësirat, të cilat vështirësojnë punën dhe rrisin kostot e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

“Periudhat e thatësirës kanë kërkuar më shumë investime në sistemin e ujitjes, ndërsa reshjet e shumta kanë rritur nevojën për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke rritur përdorimin e substancave natyrale për mbrojtje, që janë shpesh më të shtrenjta”, përshkruan Bunjaku.

Gratë më të prekura nga ndryshimet klimatike në bujqësi

Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës – IHMK, shpjegon se reshjet e tepërta mund të shkaktojnë përmbytje dhe erozion, ndërsa thatësira ndalojnë prodhimin dhe furnizimin me ujë, duke rritur varësinë nga inputet bujqësore si sistemi i ujitjes.

Në këtë kontekst, Aliu thotë se gratë hasin më shumë sfida përballë ndryshimeve klimatike.

“Gratë në sektorin bujqësor, të cilat shpesh merren me kultivime të vogla dhe ndihmojnë në menaxhimin e ekonomive familjare, janë më të prekura për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe qasjes në teknologji moderne”, sqaron ai.

Rëndësinë strategjike të bujqësisë si një shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit e vlerëson Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai nënvizon nevojën për programe të mirëplanifikuara për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuar se sigurimi i ushqimit dhe ulja e importit duhet të jenë prioritete për vendin.

“Pra, vendit i nevojiten programe konkrete e jo të ashtuquajtura strategji të shumta që janë bërë nga OJQ të ndryshme të cilat janë pothuajse të karakterit deskriptiv”, tregon Rusinovci.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) thonë se në kuadër të programeve vjetore mbështetëse kanë aplikuar masa afirmative për veprimtaritë e grave fermere.

Sipas MBPZhR-së, në masën 1 “Investime në asete fizike të ekonomive bujqësore” secila grua që i plotëson kriteret e pranueshmërisë, merr 2-5 pikë shtesë.

“Duhet theksuar se tashmë është e njohur si për MBPZhR-në dhe të gjithë fermerët se ndryshimet klimatike viteve të fundit po e shprehin ndikimin e tyre negative në sektorin e bujqësisë”, është përgjigjur ministria.

Ky institucion ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa iniciativa përmes projekteve në bashkëpunim me MBPZhR-në, me synim trajtimin serioz të kësaj çështjeje dhe zbatimin e masave për përshtatjen e kulturave bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike. /Bubulina Peni dhe Donjeta Rexhbogaj/

Artikulli origjinal është publikuar në platformën e QIKA – Qendra për Informim, Kritikë, dhe Aksion, përmes projektit “Barazia Gjinore në Zbutjen dhe Përshtatjen e Ndryshimeve Klimatike” të mbështetur nga qeveria gjermane dhe i zbatuar përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024 – “Skema e Mbështetjes së Shoqërisë Civile (CSS)” organizuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

The post Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi appeared first on Telegrafi.

Rocchi njofton risinë: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it

By: armand
5 August 2025 at 17:14

Një revolucion i vërtetë është gati të përfshijë botën e arbitrimit italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të AIA-s në Cascia, u njoftuan risi të rëndësishme, duke filluar me futjen e “VAR-it me thirrje” në kategorinë e tretë profesioniste. Një inovacion që premton të ndryshojë marrëdhënien mes gjyqtarëve, trajnerëve dhe vendimeve në […]

The post Rocchi njofton risinë: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it appeared first on BoldNews.al.

Rregull i ri: Trajnerët në La Liga do të jenë në gjendje të iniciojnë vetë rishikimet e VAR-it

29 July 2025 at 11:21

Trajnerët kryesorë të klubeve spanjolle do të lejohen të kërkojnë një rishikim video të incidenteve të diskutueshme dy herë gjatë një ndeshjeje.

La Liga po përgatit një ndryshim të madh rregullash — duke filluar nga sezoni 2025/2026, ku trajnerët kryesorë të ekipeve do të kenë të drejtë të ndikojnë në përdorimin e VAR-it.

Sipas rregullit të ri, çdo trajner do të lejohet të kërkojë një rishikim të një momenti të diskutueshëm nga gjyqtari duke përdorur rishikimin e videos deri në dy herë në ndeshje.

Nëse vendimi i gjyqtarit rrëzohet pas rishikimit, kërkesa nuk do të humbasë dhe trajneri do të ruajë një mundësi tjetër.

Kjo iniciativë synon rritjen e transparencës në arbitrim dhe dhënien e ekipeve më shumë kontroll në situata vendimtare.

 

📺‼La Primera Federación contará la próxima temporada con VAR

🙋‍♂️Revisión de una acción a petición del entrenador

2⃣Cada equipo tendrá dos solicitudes, si aciertan, las conservan

⚠Se podría aprobar en los próximos días para la Liga F pic.twitter.com/H1sMBieCzS

— Diario SPORT (@sport) July 28, 2025

La Liga do të bëhet një nga ligat e para evropiane që do të zbatojë një sistem të tillë.

Ndryshe, një gjë e tillë njihe si ‘challenge’ dhe praktikohet tash e shumë vite në basketboll. /Telegrafi/

 

The post Rregull i ri: Trajnerët në La Liga do të jenë në gjendje të iniciojnë vetë rishikimet e VAR-it appeared first on Telegrafi.

Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë

By: M C
26 July 2025 at 22:19

Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i moshuari shfaqi shenja të dukshme të gjendjes së dehur.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, F.G., 75 vjeç, pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në zonat turistike dhe në akset me fluks të lartë automjetesh.

Shërbimet e Policisë morën informacion për një drejtues automjeti që dyshohej se po qarkullonte në gjendje të dehur në zonën e plazhit të Shëngjinit. Pas kontrolleve në terren, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin për të cilin disponohej informacioni, në drejtim të të cilit ishte shtetasi F. G., i cili shfaqte shenja të dukshme të gjendjes së dehur dhe fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ky shtetas pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e substancave narkotike, pasi sjellje të tilla përbëjnë rrezik të shtuar për jetën dhe sigurinë në rrugë.

Në këtë periudhë me fluks të lartë qarkullimi dhe pushuesish, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur përbën një kërcënim serioz për jetën e të gjithëve. Respektoni rregullat e qarkullimit, mbroni jetën!

The post Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

By: M C
25 July 2025 at 23:24

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë.

 

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Video    

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

The post VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare appeared first on Albeu.com.

UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

23 July 2025 at 15:37

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA nuk mbështet ndryshimet e mundshme në rregullat e futbollit, për t’i dhënë më shumë fuqi VAR-it.

Më parë, u raportua se Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) mund të lejojë që VAR të ndërhyjë në rastet që përfshijnë kartonë të dytë të verdhë dhe goditje nga këndi të dhëna gabimisht.

Rikuperimet apo goditjet e dyta pas pritjeve të penalltive nga portierët gjithashtu mund të ndalohen.

Megjithatë, sipas The Times, drejtuesit e UEFA-s do të kundërshtojë zgjerimin e kompetencave të VAR-it, pasi organizata beson se më shumë vonesa do të anulonin çdo përfitim nga ndërhyrjet shtesë të VAR-it.

UEFA është gjithashtu kundër ndryshimit të propozuar në rregullat e ekzekutimit të penalltive.

Vërehet se zyrtarët e UEFA-s janë të pakënaqur që në mars të këtij viti IFAB prezantoi një numër ndryshimesh në rregulla pa u konsultuar me ta.

Një ndryshim i tillë është se një goditje nga këndi tani do të jepet nëse një portier mban topin në duar për më shumë se tetë sekonda. /Telegrafi/

The post UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave appeared first on Telegrafi.

Ngjarje e rëndë në Lezhë / Një 23-vjeçar kosovar humb jetën, dyshohet se…

28 June 2025 at 17:23

Një 23-vjeçar nga Kosova është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

The post Ngjarje e rëndë në Lezhë / Një 23-vjeçar kosovar humb jetën, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida: “Dërgoja këtë”

By: user 2
20 May 2025 at 15:29

Në garën kokë më kokë për titullin mes Interit dhe Napolit nuk mund të mungonin polemikat. Qëndrim i fortë nga zikaltrit, të cilët nuk e kanë përtypur arbitrazhin në sfidën kundër Lazios, duke u ankuar veçanërisht për episodin e penalltisë së dhënë për prekje me dorë nga Bisseck. Vaj mbi zjarrin e polemikave, që kishin nisur që në prag të ndeshjes, pasi ishte përzgjedhur si AVAR arbitri Guida, nga seksioni i Torre Annunziata. Open VAR na tregoi çfarë ndodhi konkretisht në atë situatë, me audion e dialogut mes arbitrit Chiffi dhe bashkëpunëtorëve të tij në dhomën e rishikimit. Mund të vërehet se ishte gjyqtari i caktuar për VAR, pra Di Paolo, ai që drejtoi rishikimin, ndërsa Guida mbeti në prapavijë me një rol dytësor.

Polemikat e Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guida

Por le të shkojmë me radhë. Nuk munguan polemikat në prag të Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guidës si AVAR. Asnjë pengesë territoriale për arbitrin nga Pompeji, i cili rreth një muaj më parë kishte deklaruar se nuk dëshironte të gjykonte ndeshjet e Napolit për sigurinë e tij. Ja pra dyshimet e Interit, për zgjedhjen për ta bashkuar me skuadrën arbitrare të sfidës delikate ndaj Lazios. Një situatë që më pas u ndez pas episodit të prekjes me dorë nga Bisseck, që i kushtoi penalltinë për barazimin e shënuar nga Pedro, me klubin milanez të tërbuar dhe në heshtje.

Open VAR, çfarë ndodhi mes dhomës së VAR dhe arbitrit Chiffi

Në situatën e penalltisë që vendosi rezultatin përfundimtar 2-2, Open VAR, pra emisioni special i DAZN që tregon çfarë ndodhi mes fushës dhe dhomës së VAR-it, na tregon se Guida ishte absolutisht dytësor në vendimmarrje. Në fakt, rishikimi u drejtua, në përputhje me direktivat dhe rolet, nga kolegu Di Paolo sipas përzgjedhjes. Është ai që drejton gjithçka, me ndihmën edhe të teknikëve që punojnë me pamjet, duke e ftuar më pas Chiffin për rishikimin në monitorin në anë të fushës.

Pasi pa me imtësi pamjet, arbitri në VAR nuk shfaqi dyshime të veçanta: “Le të shohim një herë dhe pastaj vendosim kamerën. Kjo këtu. Pastaj ajo nga pas, nga mbrapa. Edhe kjo, por është pak larg. Një tjetër më e afërt, ja edhe kjo këtu. Sepse bën një lëvizje për ta hapur. E para është kjo. Të këshilloj një OFR të re (i thotë Chiffit – shënim i redaksisë), për të vlerësuar një mundësi për penallti.”

Vendimi për penalltinë dhe fraza e Barella ndaj arbitrit

Dhe kur gjyqtari i ndeshjes, pasi kishte përjashtuar me sugjerimin e arbitrit të katërt Inzaghin dhe Baronin, mbërrin te monitori, kontrolli zgjat shumë pak, pasi bëhet e qartë ajo që konsiderohet si “lëvizja” me dorë e Bisseck drejt topit. Pra, asnjë dyshim nga ana e Chiffit, i cili më pas përpiqet t’ia shpjegojë gjithçka një Barelle shumë nervoz. Përballë ftesës për të ruajtur qetësinë, mesfushori i Interit nënvizon rëndësinë e asaj që ishte në lojë: “Jam i qetë, por po luaj jetën time.”

Lexo më tej: Polemika pafund për Inter e Napoli: nga dora e Bisseck te penalltia e hequr në Parma

Tashmë gjithçka ishte vendosur dhe pak më pas, nga pika e bardhë, vjen goli i Pedro-s, që mund të jetë vendimtar për fatet e kampionatit.

Penallti e drejtë sipas dizenjatorit Rocchi

Përzgjedhësi i arbitrave Rocchi aprovon vendimin për penalltinë: “Konceptualisht niset nga mosndëshkueshmëria sepse i mban krahët pas shpine. Problemi është se më pas bëhet hapje me bërrylin, ndoshta në mënyrë instinktive – nuk dua të mendoj për qëllim, sepse nuk besoj se ndonjë mbrojtës do të donte të bënte një prekje me dorë me vetëdije. Instinkti e çon krahun drejt topit, prandaj është një penallti që duhet dhënë patjetër. E kuptoj vështirësinë për ta pranuar. Pozicioni i Chiffit nuk ishte ndër më të mirët dhe nuk e kuptoi fare se çfarë ndodhi. Bëri një ndeshje të mirë në një kontekst kompleks, gjithmonë bëri zgjedhjen e duhur për ndeshjen.”

The post Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida: “Dërgoja këtë” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌