Në më shumë se një dekadë, DBS Group Industries ka ndërtuar një nga historitë më të qëndrueshme të suksesit në industrinë prodhuese shqiptare, duke treguar se filozofia e qartë e drejtimit, respekti i pandërprerë për kapitalin njerëzor dhe orientimi drejt cilësisë mund të prodhojnë konkurrueshmëri natyrore në tregun evropian të veshjeve sportive teknike.
Çfarë nisi në vitin 2014 si një strukturë prodhuese me hapësirë modeste, e mundësuar nga një partneritet strategjik me Decathlon, sot është shndërruar në një qendër të rëndësishme industriale ku mbi 800 punonjës punojnë me standarde teknike e organizative të krahasueshme me ato të industrisë evropiane. Me një sipërfaqe prodhimi mbi 17,600 m² dhe një zinxhir të integruar prej më shumë se 7 procese industriale, DBS Group prodhon veshje sportive teknike të markave të njohura globalisht: si Quechua, Kalenji, Karpos, Crazy, The North Face, Arena, Diadora, Nabaiji, Domyos, Castelli, Dominer, Salewa dhe Dynafit.

Nën drejtimin strategjik të z. Elidon Avrami, DBS ka konsoliduar rolin e saj si aktor industrial evropian, duke ndërtuar në Shqipëri një model të qëndrueshëm zhvillimi. Ai sjell më poshtë filozofinë që ka udhëhequr këtë rrugëtim dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar kultura e punës në kompani.
DBS Group, e pozicionuar tashmë bindshëm në arenën industriale shqiptare, përfaqëson një sintezë të përvojave më të mira të një grupi industrial me mbi 20 vite aktivitet në zonën panevropiane.
Prania jonë në Shqipëri është rezultat i një strategjie të mirëmenduar që synon të jetë në harmoni me kërkesat e tregut global.
Ne operojmë me objektiva të qarta: ndërtimin e një raporti të qëndrueshëm mes çmimit të produktit, cilësisë, tregut të punës dhe konkurrueshmërisë, duke sjellë një model zhvillimi të balancuar dhe afatgjatë.
Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një marrëdhënie besimi të ndërsjellë me punonjësit, administratën publike shqiptare, partnerët financiarë dhe ata industrialë, duke forcuar pozicionin tonë si aktor serioz dhe i qëndrueshëm në treg. Prania e DBS në Shqipëri synon të nxisë një zhvillim të qëndrueshëm multidimensional, ku rritja ekonomike ecën paralelisht me përmirësimin e kushteve të punës, formimin profesional dhe ndërtimin e vlerës sociale.

Në qendër të filozofisë sonë qëndron njeriu. Ne pretendojmë që punonjësit tanë të jenë dhe të trajtohen si pjesëmarrës aktivë në suksesin e kompanisë, me mundësi reale për zhvillim profesional, rritje të standardeve të punës dhe përfitime personale të qëndrueshme.
E shohim veten për një periudhë të gjatë si protagonistë të industrisë shqiptare dhe si arkitektë të një realiteti që krijon përfitime për të gjithë aktorët që kontribuojnë në performancën pozitive të kompanisë.
Falë punës, përkushtimit, eksperiencës dhe investimeve të vazhdueshme, kemi ndërtuar një DBS Group të denjë për t’u renditur krah partnerëve më të mirë ndërkombëtarë.
U garantojmë klientëve tanë në mbarë botën produkte teknike të avancuara, standarde të larta cilësie, kohë të shkurtër për përpunimin e porosive, studim të detajuar të veçorive teknike dhe vlerë të shtuar për përdoruesit finalë.

Fjala e Presidentit të DBS Group Industries, z Gabriel Canton
“Viti 2025 ishte një vit konsolidimi dhe rritjeje për Grupin DBS, një vit në të cilin vazhduam të ndërtojmë mbi vlerën e njerëzve tanë, besimin e klientëve dhe qëndrueshmërinë e bazave që kemi forcuar së bashku ndër vite.
Në një botë që ndryshon me shpejtësi, kemi treguar edhe një herë aftësinë për t’u përshtatur, për të sjellë risi dhe për të parë përtej sfidave të përditshme, duke i kthyer ato në mundësi për përmirësim.
Falë përkushtimit, pasionit dhe ndjenjës së përgjegjësisë së ekipit tonë, Grupi ka arritur rezultate shumë pozitive, duke konfirmuar pozicionin e tij të shkëlqyer në panoramën e prodhimit të tregut sportiv evropian.
Kemi vazhduar të investojmë në teknologji, qëndrueshmëri dhe zhvillim profesional, me një kujdes të vazhdueshëm ndaj njerëzve dhe marrëdhënieve që janë zemra e punës sonë.

Çdo arritje është rezultat i një rrugëtimi kolektiv, që bashkon vizionin strategjik me kujdesin për detajet e përditshme, kërkimin e efikasitetit me dëshirën për të krijuar vlera autentike dhe të qëndrueshme.
Duke parë përpara, synojmë të vazhdojmë të rritemi në mënyrë të përgjegjshme, duke vendosur në qendër cilësinë, besimin dhe inovacionin.
Vlerat tona mbeten udhërrëfyesi i çdo vendimi, ndërsa vizioni ynë afatgjatë na nxit të përmirësohemi vazhdimisht me bindjen se suksesi i Grupit DBS buron, mbi të gjitha, nga njerëzit që e bëjnë të mundur.”
Pas më shumë se një dekade zhvillimi, DBS Group Industries renditet ndër katër kompanitë më të mëdha evropiane në industrinë e veshjeve teknike te sportit. Pjesë e një grupi me prani në Itali, Francë, Bullgari dhe Moldavi, DBS Albania ka ndërtuar një rol thelbësor në zinxhirin e suksesit të grupit.

Ky sukses mbështetet te njerëzit që qëndrojnë pas çdo procesi – nga drejtuesit e departamenteve që orientojnë strategjinë, te menaxherët që sigurojnë efikasitetin operativ, specialistët që përsosin çdo detaj teknik, dhe punonjësit që e bëjnë cilësinë të dukshme në çdo produkt. Ata janë motori që e shtyn DBS-në përpara dhe garancia më e mirë e së ardhmes së saj.

Vizioni i DBS Group për të ardhmen është të konsolidojë rolin e saj si partner industrial i besueshëm në tregun ndërkombëtar dhe model i zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Kjo nënkupton bashkëpunim të thelluar me klientët ekzistues, transparencë dhe objektiva të përbashkëta; shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit mbi performancën, efikasitetin dhe modelet ekonomike; si dhe investime të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjata për të ndërtuar një ekosistem prodhimi edhe më konkurrues e të automatizuar.
Në planin industrial, prioritet mbeten zgjerimi i kapaciteteve, modernizimi i impianteve dhe zhvillimi i produkteve me kompleksitet të lartë teknik, aty ku DBS përfshihet drejtpërdrejt në dizajn dhe krijim, në bashkëpunim të ngushtë me markat partnere.
Falë vizionit dhe lidershipit të binomit Canton–Avrami, kompania mban në qendër njerëzit dhe cilësinë, dhe mbi këto shtylla ndërton të ardhmen e saj.
www.dbsalbania.com
Rr. Industriale 48/1, Tiranë, Shqipëri

The post DBS Group Industries: Nga Vizion në Realitet – Si u Ngrit një Model i Ri Industrial në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.