Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania shet biletat dhe anulon fluturimet

By: Brisi
23 December 2025 at 08:55

Një punonjës i kompanisë ajrore “Air Albania” ka denoncuar së fundmi, atë që tashmë po shihet hapur si rrëshqitja e kompanisë drejt falimentimit. Sipas tij, situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët. Punonjësi bën me dije se stafi i Air Albania ka rreth katër muaj pa […]

The post Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania shet biletat dhe anulon fluturimet appeared first on BoldNews.al.

Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026

18 December 2025 at 22:40

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Duke nisur nga 19 qershori i vitit të ardhshëm, qytetarët nga Shqipëria dhe Kanadaja mund udhëtojnë drejt të dy vendeve përmes linjës direkte të fluturimit Tiranë-Toronto.

Kjo linjë nis operimin e fluturimit pa ndërprerje midis Shqipërisë dhe Kanadasë, duke hapur një korridor të ri të drejtpërdrejtë për udhëtarët nga të dyja vendet.

Në një njoftim të TIA-s, thuhet se e mbështetur nga investimet strategjike të Kastrati Group, Tirana International Airport po hyn me besim në operimet long-haul.

Marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë, si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend.

/e.i/r.e/a.f/

The post Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alida Bego, pilotja e re e Bazës Ajrore të Farkës

18 December 2025 at 09:54

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Nëntogere Alida Bego prej 4 vitesh është pjesë e Forcës Ajrore dhe një prej piloteve të reja të Bazës Ajrore të Farkës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau në rrjetet sociale një video ku nëntogere Bego flet për fillimet e një karriere midis tokës dhe ajrit.

“Dita ime fillon në orën 8 të mëngjesit me zhvillimin e kontrolleve teknike të helikopterit. Që nga përfundimi i kursit të përgatitjet të oficerit të ri u bëra pjesë e Forcës Ajrore në Rinas dhe nga aty zbulova edhe dëshirën për aviacionin e cila më solli edhe këtu ku jam sot”, tregon nentogerja.

“Si gjithçka që mësohet për herë të parë, ka pasur vështirësi e veta në ambientimin me kabinën e instrumenteve si dhe me lëshimin e helikopterit, por rruga ime nuk përfundon këtu. Misioni im është i  gjatë, por i bukur”, theksoi Bego.

Bego theksoi se dyert e Forcës Ajrore janë të hapura për këdo.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vuri në dukje se Forca Ajrore është e hapur është për të rinj e të reja të motivuar që zgjedhin t’i japin kuptim ambicieve të tyre, duke i shndërruar në shërbim për veten dhe Atdheun, në një mjedis që ndërton profesionistë, karakter dhe të ardhme.

/m.q/j.p/

The post Alida Bego, pilotja e re e Bazës Ajrore të Farkës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Asnjë fluturim”/ Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës do të mbyllet

By: armand
29 November 2025 at 14:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë përmes rrjetit të tij social Truth Social, duke njoftuar se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht. Në postimin e tij, Trump ka theksuar se ky vendim vlen për të gjitha linjat ajrore dhe pilotët, por gjithashtu ka përfshirë […]

The post “Asnjë fluturim”/ Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës do të mbyllet appeared first on BoldNews.al.

Trump mbyll hapësirën ajrore mbi dhe përreth Venezuelës, paralajmëron pilotët e avionëve

By: V K
29 November 2025 at 14:54

Këtë të shtunë, në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht.

Trump paralajmëron të gjithë pilotët se hapësirë ajrore është e mbyllur.

“Për të gjitha kompanitë ajrore, pilotët, kontrabandistët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore: ju lutem konsideroni se HAPËSIRA AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS DO TË JETË PLOTËSISHT E MBYLLUR”, shkroi Trump.

Sipas Reuters, javën e kaluar SHBA-të paralajmëruan kompanitë e mëdha ajrore për një “situatë potencialisht të rrezikshme” gjatë fluturimeve mbi Venezuelën, për shkak të “përkeqësimit të sigurisë dhe shtimit të aktivitetit ushtarak brenda ose rreth vendit”.

Ky njoftim vjen ndërsa administrata e Trump ushtron presion mbi Venezuelën me një zhvillim të madh ushtarak në Karaibe, përfshirë edhe anijen më të madhe ajrore në botë.

Nuk ka pasur ende një përgjigje të menjëhershme nga Venezuela ndaj postimit të Trump.

 

The post Trump mbyll hapësirën ajrore mbi dhe përreth Venezuelës, paralajmëron pilotët e avionëve appeared first on Albeu.com.

Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

By: armand
27 November 2025 at 15:29

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen […]

The post Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore appeared first on BoldNews.al.

Rama në Katar, bisedime për nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve

24 November 2025 at 18:16

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Vendosja e një linje direkte ajrore me Katarin ishte në qendër të bisedimeve të kryeministrit Edi Rama me drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways”, Badr Mohammed Al-Meer.

Në kuadër të vizitës në Doha, Katar, kryeministri Rama zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways”, me të cilin diskutoi për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri.

Ndërsa ndau momente nga ky takim, Rama uroi që së shpejti të kemi edhe fluturimet e “Qatar Airways” për Tiranë.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

1 nga 5

/m.m/j.p/

The post Rama në Katar, bisedime për nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu publikon pamje, pilotët e Forcës Ajrore të Shqipërisë dhe FSK-së në trajnimin e përbashkët

15 November 2025 at 14:12


Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar lidhur me trajnimin e përbashkët të Forcës Ajrore të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vengu në një postim në Facebook bën të ditur se trajnimi i përbashkët ka të bëjë me rritjen e gatishmërisë operacionale.

“Pilotët e Forcës Ajrore dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhuar në trajnimin e përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale!”, thuhet në postim. /Telegrafi/

QMK dhe Agjencia e Aviacionit Civil nënshkruan marëveshje për koordinimin dhe kërkimin në rastet e aksidenteve ajrore

11 November 2025 at 19:26


Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e QMK-së, pasi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, z. Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.

Marrëveshja do të zbatohet nga 1 shkurti i vitit 2026.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.

Me këtë marrëveshje rregullohet bashkëpunimi reciprok në fushën e kërkimit dhe shpëtimit në aviacionin civil, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit, mbështetjes financiare dhe logjistike. Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit.

Nënshkrimi i këtij dokumenti përfaqëson një konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe sigurisë së aviacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

1 November 2025 at 14:33

Mediat amerikane raportojnë se sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të regjimit të Nicolas Madurós mund të jenë “çështje ditësh, madje orësh”. Sipas këtyre mediave, administrata e presidentit Donald Trump ka marrë tashmë vendimin për të goditur objektivat ushtarake brenda Venezuelës, në kuadër të asaj që në Uashington cilësohet si faza e dytë e fushatës kundër […]

The post SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros appeared first on BoldNews.al.

U pickua nga gjarpri/ Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi nga Kosova, ndodhej në një terren të vështirë malor

1 November 2025 at 08:47

Forcat Ajrore kanë shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, mësohet se ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

17 October 2025 at 22:56

India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur raporti më i fundit i Drejtorisë Botërore të Avionëve Modernë Ushtarakë, i publikuar nga Newsweek. Kina, që prej vitesh cilësohej si lideri ushtarak ajror i Azisë, tani […]

The post India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën appeared first on BoldNews.al.

Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

16 October 2025 at 07:56

Pilotët dhe ekuipazhi në linjat ajrore evropiane po përballen me presione të shtuara për të punuar orë të gjata dhe për të fshehur lodhjen, duke vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve, sipas “The Financial Times”.

Një studim i Universitetit të Ghent në Belgjikë, që përfshiu 6 900 punonjës, zbulon se politikat e kursimit dhe ndjekjes së fitimeve kanë “dobësuar sistematikisht” sigurinë në industrinë ajrore.

Sipas raportit, pandemia e Covid-19 përshpejtoi përkeqësimin e kushteve të punës. Një brez pilotësh me përvojë u largua nga sektori dhe u zëvendësua me punonjës më të rinj, më të lirë dhe me kontrata të pasigurta, që ulin aftësinë për të mbrojtur standardet e sigurisë. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se nuk ndihen të lirë të kundërshtojnë vendime të menaxhmentit kur kanë shqetësime për sigurinë.

Ekuipazhet e kabinës raportuan gjithashtu se ndihen të detyruar të shesin produkte si parfume apo alkool gjatë fluturimit, duke krijuar konflikt mes detyrimeve tregtare dhe rolit të tyre për të mbajtur pasagjerët të sigurt. Studiuesit paralajmërojnë se ky kalim “nga siguria te shitjet” po dëmton mirëqenien, integritetin profesional dhe standardet në fluturim.

Rritja e presionit nga kompanitë me kosto të ulët dhe rikthimi i trafikut ajror pas pandemisë ka sjellë orare më të gjata dhe më pak pushim për punonjësit. 42% e tyre thanë se menaxhmenti vendos orarin mbi sigurinë, ndërsa shumë pilotë e ekuipazh ndihen të frikësuar të deklarohen “të papërshtatshëm për fluturim” edhe kur janë të sëmurë apo të rraskapitur.

Studimi zbuloi gjithashtu se 68% e punonjësve kanë probleme me shëndetin mendor dhe 78% ndihen “të dehumanizuar”. Punësimet afatshkurtra ose përmes agjencive janë veçanërisht problematike, me punonjësit në Evropën Lindore që raportojnë kushtet më të vështira dhe pasiguri më të madhe.

FOKUS – Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

16 October 2025 at 07:35

PARIS, 16 tetor /ATSH/ – Pilotët dhe ekuipazhi në linjat ajrore evropiane po përballen me presione të shtuara për të punuar orë të gjata dhe për të fshehur lodhjen, duke vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve, sipas “The Financial Times”.

Një studim i Universitetit të Ghent në Belgjikë, që përfshiu 6 900 punonjës, zbulon se politikat e kursimit dhe ndjekjes së fitimeve kanë “dobësuar sistematikisht” sigurinë në industrinë ajrore.

Sipas raportit, pandemia e Covid-19 përshpejtoi përkeqësimin e kushteve të punës. Një brez pilotësh me përvojë u largua nga sektori dhe u zëvendësua me punonjës më të rinj, më të lirë dhe me kontrata të pasigurta, që ulin aftësinë për të mbrojtur standardet e sigurisë. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se nuk ndihen të lirë të kundërshtojnë vendime të menaxhmentit kur kanë shqetësime për sigurinë.

Ekuipazhet e kabinës raportuan gjithashtu se ndihen të detyruar të shesin produkte si parfume apo alkool gjatë fluturimit, duke krijuar konflikt mes detyrimeve tregtare dhe rolit të tyre për të mbajtur pasagjerët të sigurt. Studiuesit paralajmërojnë se ky kalim “nga siguria te shitjet” po dëmton mirëqenien, integritetin profesional dhe standardet në fluturim.

Rritja e presionit nga kompanitë me kosto të ulët dhe rikthimi i trafikut ajror pas pandemisë ka sjellë orare më të gjata dhe më pak pushim për punonjësit. 42% e tyre thanë se menaxhmenti vendos orarin mbi sigurinë, ndërsa shumë pilotë e ekuipazh ndihen të frikësuar të deklarohen “të papërshtatshëm për fluturim” edhe kur janë të sëmurë apo të rraskapitur.

Studimi zbuloi gjithashtu se 68% e punonjësve kanë probleme me shëndetin mendor dhe 78% ndihen “të dehumanizuar”. Punësimet afatshkurtra ose përmes agjencive janë veçanërisht problematike, me punonjësit në Evropën Lindore që raportojnë kushtet më të vështira dhe pasiguri më të madhe.

Autorët e raportit theksojnë se pa përmirësime në kontrata dhe rregullore, Evropa rrezikon të humbasë “avantazhin e saj të sigurisë”. Ata kërkojnë që mirëqenia e punonjësve të lidhet drejtpërdrejt me standardet e sigurisë, përndryshe industria ajrore do të bëhet më e brishtë ndaj gabimeve dhe aksidenteve.

“Gara për të ulur standardet në kontrata prek tashmë çdo pilot – dhe kur pilotët janë nën presion, edhe pasagjerët janë në rrezik,” paralajmëroi Ignacio Plaza, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Evropiane të Pilotëve, duke kërkuar hetim urgjent për abuzimet në sektor. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria drejton sesionin e vjeshtës të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s

15 October 2025 at 13:18

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Luan Sadiku, në cilësinë e drejtuesit (Chairperson), drejtoi sesionin e 45-të të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) për Komitetin e Avionëve me Krahë të Rrotullueshëm (RWA), zhvilluar në Luksemburg më 13-14 tetor.

Gjatë vitit 2025, Shqipëria mban kryesimin e këtij komiteti, duke forcuar rolin e saj në fushën e mirëmbajtjes dhe mbështetjes së helikopterëve të Forcës Ajrore në kuadër të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të personelit tonë në strukturat ndërkombëtare të Aleancës.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shqipëria drejton sesionin e vjeshtës të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet numri i udhëtareve ajrorë dhe hekurudhorë krahasuar me vitin e kaluar

14 October 2025 at 15:55


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin gusht 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është rritur numri i udhëtarëve në gusht 2025, krahasuar me gusht të vitit 2024

"Në muajin gusht 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 601, ose 10,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 512 955, ose 14,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024)", thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket transporti hekurudhor në muajin gusht 2025, numri i udhëtarëve ishte 7,732, ose 54,8% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

E sa i përket telefonisë fikse, në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 022, ose (-0,3%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,087.327, ose (-1,0%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024). /Telegrafi/

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

By: Elva
10 October 2025 at 22:03

Danimarka ka njoftuar blerjen e 16 avionëve të rinj luftarakë amerikanë F-35, si pjesë e një plani për të forcuar mbrojtjen e hapësirës ajrore. Vendimi vjen dy javë pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronë të paidentifikuar. Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se “është arritur një marrëveshje politike për të blerë edhe […]

The post Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore appeared first on BoldNews.al.

Talebanët thonë se nuk do t'ia dorëzojnë kurrë Bazën Ajrore të Bagramit, SHBA-së

6 October 2025 at 13:09


Zëdhënësi kryesor i talebanëve ka hedhur poshtë me vendosmëri kërkesën e Donald Trump për të "marrë përsëri" Bazën Ajrore të Bagramit në Afganistan.

Në një intervistë ekskluzive me Sky News, Zabihullah Mujahid tha: "Afganët nuk do të lejojnë kurrë që toka e tyre t'i dorëzohet askujt në asnjë rrethanë".

Por anëtari i lartë i talebanëve theksoi se qeveria e tij kishte zhvilluar bisedime me SHBA-në për rihapjen e ambasadës afgane në Uashington DC dhe ambasadës amerikane në Kabul, përcjell Telegrafi.

Ai tha: "Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe dëshirojmë të shohim ambasadat të rihapen si në Kabul ashtu edhe në Uashington".

Kanë kaluar katër vjet që kur talebanët erdhën në pushtet dhe vetëm Rusia e ka njohur zyrtarisht qeverinë e tyre.

Por Mujahid mohoi se ata kanë një "problem legjitimiteti", duke pretenduar se shumë vende privatisht e kishin njohur udhëheqjen e tyre.

Afganistani është në mes të një krize ekonomike dhe ka përjetuar thatësira të rënda.

Por në një intervistë të gjerë, Zabihullah Mujahid tha se vendi kishte gëzuar "paqe dhe stabilitet relativ nën një qeveri të bashkuar" me më shumë siguri dhe "shenja të dukshme të rimëkëmbjes ekonomike". /Telegrafi/

RIGË – Lituania zgjat mbylljen e hapësirës ajrore përgjatë kufirit me Bjellorusinë

2 October 2025 at 18:34

RIGË, 2 tetor /ATSH-DPA/- Lituania planifikon të mbajë të mbyllur – hapësirën e saj ajrore  përgjatë një pjese të kufirit të saj lindor me Bjellorusinë deri më 1 dhjetor, raportoi sot agjencia e lajmeve BNS, duke cituar ushtrinë lituaneze.

Hapësira ajrore, u mbyll në gusht për shkak të manovrave ushtarake ruso-bjelloruse “Zapad” dhe mes shqetësimeve për shkelje të mundshme nga dronët –  fillimisht e planifikuar të hapej në tetor.

Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, tha se zgjatja është e nevojshme për shkak të ndryshimeve të fundit legjislative – që i mundësojnë ushtrisë lituaneze të neutralizojë dronët në mënyrë më efikase.

Ajo vuri në dukje se disa procedura dhe algoritme duhet ende të vendosen dhe se sistemi duhej të ishte i përgatitur për të funksionuar në mënyrë efektive.

“Derisa të vendosen këto masa, hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur”, tha ajo.

Dy dronë me origjinë ruse hynë në hapësirën ajrore lituaneze nga Bjellorusia më herët, duke i nxitur ligjvënësit të bënin ndryshime legjislative – që u miratuan nga parlamenti javën e kaluar.

Lituania ndan një kufi me Bjellorusinë që shtrihet në një sipërfaqe prej 679 kilometrash, duke formuar një pjesë të kufirit të jashtëm të BE-së. //a.i/

 

The post RIGË – Lituania zgjat mbylljen e hapësirës ajrore përgjatë kufirit me Bjellorusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelja e hapësirës ajrore nga Moska, BE-ja diskuton për ngritjen e një “muri për dronët rusë”

By: armand
26 September 2025 at 17:41

Ministrat e Mbrojtjes të disa shteteve të Bashkimit Evropian po mbajnë bisedime urgjente për një “mur për dronët”, pasi dronët rusë supozohet se shkelën hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë në ditët e fundit. Inkursionet e paautorizuara të dronëve detyruan po ashtu mbylljen e aeroporteve në Danimarkë dhe Norvegji. Video-konferenca e 26 shtatorit – e […]

The post Shkelja e hapësirës ajrore nga Moska, BE-ja diskuton për ngritjen e një “muri për dronët rusë” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌