Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Ministri Vengu në Burrel, inspekton repartin ku do të ngrihet qendra e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut

By: redi
24 December 2025 at 14:15

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të mërkurë në Burrel ku inspektoi repartin evjetër ku dhe do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut. ”Parashikimi ynë në planin afatmesëm është që të akomodojmë një infrastrukturë të re dhe një batalion të plotë këmbësore që Regjimi i Këmbësorisë së Veriut të zgjerohet. Ky repart pavaraësisht se ka qenë…

Source

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

24 December 2025 at 09:32

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank “Javelin”, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Sipas Vengut, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” vjen edhe në përmbushjen të objektivave për modernizimin e ushtrisë.

“Ardhja e sistemeve “Javelin”, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”,  u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Ministri bëri të ditur se kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.

“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.

Shqipëria e ka porositur sistemin “Javelin” në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu njofton pajisjen e ushtrisë shqiptare me sistemin raketor ‘Javelin’

By: Fax Web
24 December 2025 at 09:25

Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vengu thotë se kjo u arrit falë bashkëpunimit me SHBA-në. Ndër të tjera ai thekson se pajisja me këto sisteme forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu.

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara. Ai qëllon objektivin në mënyrë automatike pas lëshimit, duke i mundësuar ushtarit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku objektivi është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur.

Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

Ministri Vengu: Sistemi raketor “Javelin” falë bashkëpunimit me SHBA, rrit sigurinë kombëtare

24 December 2025 at 09:07

Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministrit Vengu, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në përmbushjen e objektivave të modernizimit të ushtrisë.

“Ardhja e sistemeve 𝗝𝗮𝘃𝗲𝗹𝗶𝗻, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”,- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.

“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.

Shqipëria e ka porositur sistemin “Javelin” në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pirro Vengu (@pirro_vengu)

Kosova dhe Shqipëria, pjesë e ndihmës ushtarake amerikane me sisteme Javelin - ministri Vengu publikon pamjet

24 December 2025 at 09:45


Shqipëria ka përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse me marrjen e sistemeve raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një ndihmese për Forcat e Armatosura Shqiptare në prag të Vitit të Ri.

Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se kjo mbështetje rrit nivelin e parandalimit, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vengu konfirmoi se tashmë ka përfunduar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin, duke nënvizuar se ndihmesa përfshin edhe Kosovën, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.

“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi me SHBA-në, përfshirë edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, u shpreh ministri.

Sipas Vengut, rëndësia e këtij zhvillimi qëndron në tri aspekte kryesore. Ai tha se, së pari, bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e cila më në fund po konkretizohet.

Së dyti, ky bashkëpunim konfirmon rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Ndërsa, si aspekt të tretë, ministri veçoi rëndësinë e aftësimit të personelit ushtarak për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive moderne.

“Janë sisteme antitank që mund të përdoren edhe për neutralizimin e kërcënimeve në distanca të shkurtra, ndërkohë që kanë një domethënie të trefishtë për sigurinë dhe profesionalizmin e forcave tona”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të pranuar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e nënujore

By: Fax Web
22 December 2025 at 10:52

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë në rrjetet sociale një video kushtuar angazhimit të Forcave Detare në mbrojtjen e ujërave shqiptare, duke vënë në fokus misionin e përditshëm të Rojës Bregdetare.

“Misioni ka emër”, shkruan Vengu, duke theksuar rolin e Kapiten Jetnor Ballës dhe ekuipazhit të anijes “Iliria”, të cilët janë çdo ditë në det, në vijën e parë të kontrollit dhe sigurisë së ujërave shqiptare.

Sipas ministrit, Forcat Detare, ashtu si çdo komponent tjetër i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po rrisin ndjeshëm përgatitjen operacionale, kapacitetet dhe ritmin e trajnimeve, si dhe angazhimin në misione të përbashkëta me aleatët.

“Duke investuar në përgatitje dhe kapaciteteve, ne po rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë tona ujore e nënujore”, thekson Vengu në mesazhin e tij.

Në video, nënlejtnanti Marison Mira shpjegon se gjatë patrullimeve dhe lundrimit në det, ekuipazhet zhvillojnë paralelisht edhe stërvitje operacionale.

Ai nënvizon se një nga trajnimet e rëndësishme është edhe lufta kundër zjarrit në anije, si pjesë e përgatitjes për situata emergjente.

Ky angazhim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është pjesë e strategjisë për forcimin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura dhe për garantimin e sigurisë detare në përputhje me standardet e NATO-s.

Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e nënujore

22 December 2025 at 10:22

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë në rrjetet sociale një video kushtuar angazhimit të Forcave Detare në mbrojtjen e ujërave shqiptare, duke vënë në fokus misionin e përditshëm të Rojës Bregdetare.

“Misioni ka emër”, shkruan Vengu, duke theksuar rolin e Kapiten Jetnor Ballës dhe ekuipazhit të anijes “Iliria”, të cilët janë çdo ditë në det, në vijën e parë të kontrollit dhe sigurisë së ujërave shqiptare.

Sipas ministrit, Forcat Detare, ashtu si çdo komponent tjetër i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po rrisin ndjeshëm përgatitjen operacionale, kapacitetet dhe ritmin e trajnimeve, si dhe angazhimin në misione të përbashkëta me aleatët.

“Duke investuar në përgatitje dhe kapaciteteve, ne po rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë tona ujore e nënujore”, thekson Vengu në mesazhin e tij.

Në video, nënlejtnanti Marison Mira shpjegon se gjatë patrullimeve dhe lundrimit në det, ekuipazhet zhvillojnë paralelisht edhe stërvitje operacionale.

Ai nënvizon se një nga trajnimet e rëndësishme është edhe lufta kundër zjarrit në anije, si pjesë e përgatitjes për situata emergjente.

Ky angazhim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është pjesë e strategjisë për forcimin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura dhe për garantimin e sigurisë detare në përputhje me standardet e NATO-s.

/gj.m/a.f/

The post Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e nënujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare

21 December 2025 at 12:55

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi në një intervistë televizive se synimi strategjik i qeverisë shqiptare me projektin e Pashalimanit është krijimi i kapaciteteve për prodhimin e mjeteve luftarake detare në Shqipëri, duke e kthyer këtë bazë në një qendër të rëndësishme ushtarako-industriale në rajon.

Vengu theksoi se, Shqipëria ka firmosur pak javë më parë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Italinë, e cila është shoqëruar edhe me donacione konkrete për Forcën Detare shqiptare.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Italinë para pak javësh. Ishte momenti kur u miratua një kornizë bashkëpunimi ushtarak dhe u bënë disa donacione nga pala italiane për tre mjete: dy mjete patrulluese dhe një mjet detar më domethënës, një mjet komandimi”, u shpreh ministri.

Sipas tij, dy nga këto mjete tashmë kanë mbërritur dhe janë bërë pjesë e Forcës Detare, ndërsa mjeti i tretë pritet të vijë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Forcat tona po stërviten për ta përdorur dhe për ta manovruar. Këto mjete na sigurojnë që të kthehemi në një forcë detare me kapacitete manovrimi më të konsiderueshme dhe mjete luftimi”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se këto zhvillime janë pjesë e përgatitjeve për projektin strategjik në Pashaliman, në bashkëpunim me kompaninë italiane Fincantieri.

“Në këtë mënyrë ne përgatitemi për atë që po bëjmë për Pashalimanin dhe Fincantierin, që të kemi prodhimin e mjeteve detare luftarake”, deklaroi ai.

Vengu sqaroi se projekti është pjesë e buxhetit afatmesëm të qeverisë shqiptare dhe se aktualisht po zhvillohen negociata me palën italiane, jo vetëm për mirëmbajtjen e flotës ekzistuese, por edhe për ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Shqipëri.

“Jemi në një negociatë me Fincantierin që në Pashaliman jo vetëm të mirëmbahet flota jonë, por edhe të ndërtojmë anije luftarake dhe të kuptojmë pse po e bëjmë këtë gjë”, tha ministri.

Duke folur për rëndësinë gjeostrategjike të hapësirës detare shqiptare, Vengu theksoi se Adriatiku dhe Joni nuk duhen parë vetëm si destinacione turistike.

“Adriatiku dhe Joni nuk janë thjesht një horizont turistik, por janë infrastrukturë nënujore në ndërlidhje energjetike”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, ministri nënvizoi se investimet në mbrojtje duhet të sjellin përfitime edhe për ekonominë vendase.

“Përderisa qeveria shqiptare i kërkon Kuvendit dhe taksapaguesve shqiptarë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse, detyra jonë është që kjo rritje buxhetesh të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në vendin tonë dhe të prodhojë vlerë të shtuar në Shqipëri”, tha Vengu.

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbrojtja kërkon kapacitete, por edhe profesionistë me vizion

19 December 2025 at 09:34

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një dialog të hapur me të rinjtë pjesëmarrës në Programin e Praktikave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, duke vënë theksin te roli vendimtar i kapitalit njerëzor në ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Vengu theksoi se mbrojtja nuk mbështetet vetëm te kapacitetet dhe sistemet teknologjike, por mbi njerëzit, dijen dhe vendimmarrjen me vizion.

Ai nënvizoi rëndësinë e mendimit ndryshe dhe të guximit intelektual në një fushë që po ndryshon me ritme të shpejta, duke vlerësuar kontributin e të rinjve si burim idesh të reja, këndvështrimesh të freskëta dhe ambiciesh për të qenë pjesë aktive e zgjidhjeve.

Ministri evidentoi gjithashtu profilin e larmishëm të grupit të praktikantëve, të cilët përfaqësonin një mozaik disiplinash, nga shkencat ekzakte te ato humane, si dhe përvoja të ndryshme akademike brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij, rikthimi i të rinjve të arsimuar jashtë Shqipërisë për të kontribuar në vend është një vlerë e shtuar për institucionet dhe për sektorin e mbrojtjes në tërësi.

Në përfundim, Vengu theksoi se, teksa industria ushtarake zhvillohet dhe Shqipëria forcon rolin e saj brenda NATO-s, nevoja për profesionistë të rinj, të kualifikuar dhe të angazhuar bëhet gjithnjë e më thelbësore.

Investimi te kapitali njerëzor, nënvizoi ai, është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe në të ardhmen e përbashkët të vendit.

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Mbrojtja kërkon kapacitete, por edhe profesionistë me vizion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Petrit Çuni merr detyrën si komandant i Forcës Tokësore

18 December 2025 at 19:00

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës në Forcën Tokësore.

Vengu theksoi se ndërrimi i komandës nuk është thjesht një akt formal, por shprehje e vazhdimësisë së misionit dhe e përgjegjësisë së pandërprerë për mbrojtjen e Republikës.

Përgjegjësia kalon nga një drejtues i sprovuar te një tjetër, duke garantuar që Forca Tokësore të jetë çdo ditë më e gatshme, më profesionale dhe më e besueshme si për sigurinë kombëtare, ashtu edhe për angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, shtoi Vengu në një reagim.

Në ceremoni u shpreh mirënjohje për gjeneralmajor Ilir Xhebexhia për shërbimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të Forcës Tokësore, ndërsa gjeneralmajor Petrit Çunit iu uruan suksese në drejtimin e misionit të ri.

Ndryshimet në drejtimin e Forcave të Armatosura u dekretuan nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, më 16 dhjetor.

Me dekret presidencial, Begaj liroi nga detyra e komandantit të Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia dhe emëroi në këtë funksion gjeneralmajor Petrit Çunin.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Petrit Çuni merr detyrën si komandant i Forcës Tokësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës

13 December 2025 at 11:30

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Pastrimi i kanalit të Naunkës në Vlorë, një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytet, do të jetë prioritet i bashkisë për vitin 2026.

Kështu bëri të ditur kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini e cila theksoi se bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile do të punohet për t’I dhënë zgjidhje pastrimit të gjithë këtij kanali.

“Sot dita ka nisur në rajonin 4, për një shqetësim të banorëve të kësaj zone, bëhet fjalë për kanalin e Naunkës. Është një kanal që përvec ndotjes, sjell problemin e përmbytjes në disa zona, në disa rrugë dhe disa banesa. Bashkia e Vlorës e ka vënë në prioritet që në 2026 të gjejë zgjidhje për pastrimin e gjithë këtij kanali”, theksoi ajo.

Edhe ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu, njëkohësisht drejtues politik I Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, nënvizoi se “pastrimi i kanalit të Naunkës është domosdoshmëri për komunitetin dhe prioritet për bashkinë”.

“Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po punojmë për të zgjidhur njëherë e mirë problematikat që ka shkaktuar prej kohësh në zonë, për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve”, theksoi Vengu. /j.p/

The post Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu në Forumin Ekonomik: Korridori VIII, jo vetëm rrugë, por edhe aset strategjik për sigurinë e NATO-s

By: redi
12 December 2025 at 21:10

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar Korridorin VIII jo thjesht si një projekt infrastrukturor transporti, por si një element kyç të arkitekturës së sigurisë në rajon. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, detaje të së cilës i ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu theksoi se Shqipëria po ndjek një strategji të qartë investimesh në infrastrukturë me “përdorim…

Source

“Ku është ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancës: A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s!

By: armand
11 December 2025 at 20:57

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë Rama. Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Më tej kreu i PD, drejtuar mazhorancës tha se ministri i tyre , Pirro Vengu, nuk shkel në dy shtete […]

The post “Ku është ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancës: A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s! appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Projektbuxheti 2026 i Mbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile

11 December 2025 at 09:29

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të paraqesë sot në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2026 për sektorin e mbrojtjes, të cilin e ka cilësuar si “historik, nga përmasat dhe nga projektet që financon”.

Sipas ministrit, buxheti i Mbrojtjes për vitin e ardhshëm arrin në 59 miliardë lekë, duke kapur për herë të parë nivelin 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më të lartin në 35 vitet e fundit.

Vengu ka theksuar se ky buxhet synon të sigurojë paga dhe pensione më të larta, më shumë zhvillim ekonomik, rritje të investimeve publike dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Ai ka bërë të ditur se projekti parashikon investime të mëdha në Forcën Ajrore, Forcën Detare, Forcat Speciale dhe Komandën e re të mbrojtjes kibernetike, si edhe rritje të kapaciteteve operacionale dhe luftarake.

Po ashtu, gjatë vitit 2026 parashikohet rekrutimi i 720 rekrutëve të rinj, duke e kthyer Forcën e Armatosur, siç ka theksuar Vengu, në një destinacion tërheqës për të rinjtë që kërkojnë karrierë akademike dhe profesionale në ushtri.

Buxheti përfshin edhe investime të mëdha në emergjencat civile, me nisjen e ndërtimit të dy qendrave të reja rajonale në Krujë dhe Bushat, si edhe me rinovimin e flotës zjarrfikëse kombëtare me mjete të prodhuara në industrinë ushtarake shqiptare “Made in Albania”.

Një tjetër fokus është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes, që pritet të zgjerohet me prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, mjeteve taktike, uniformave, dronëve dhe sistemeve antidron. Sipas ministrit, kjo industri do të shërbejë si një motor i ri për ekonominë kombëtare.

Ministri Vengu deklaron se miratimi i këtij projektbuxheti “nuk është vetëm një vendim politik, por një akt kombëtar që hap një kapitull të ri për Forcat e Armatosura dhe për sigurinë e vendit”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vengu: Projektbuxheti 2026 i Mbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

By: Brisi
10 December 2025 at 10:59

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave. Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e […]

The post Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Ministri Vengu: Shqipëria është faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO

By: redi
9 December 2025 at 15:34

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirëpriti sot në auditorin e Akademisë së Forcave të Armatosura pjesëmarrësit e kursit të avancuar të ACSC (Advanced Command and Staff Course) të Mbretërisë së Bashkuar, një prej programeve më prestigjioze të edukimit strategjik ushtarak në nivel global. Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për…

Source

Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO

9 December 2025 at 14:44

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirëpriti sot në auditorin e Akademisë së Forcave të Armatosura pjesëmarrësit e kursit të avancuar të ACSC (Advanced Command and Staff Course) të Mbretërisë së Bashkuar, një prej programeve më prestigjioze të edukimit strategjik ushtarak në nivel global.

Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi se Shqipëria ka fituar një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe ka forcuar në mënyrë të vazhdueshme kontributin e saj në misionet e NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë.

“Edhe pse një aleat modest për nga përmasat, Shqipëria kontribuon me profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet të palëkundur për sigurinë kolektive”, u shpreh Vengu, duke nënvizuar se besimi i partnerëve ndërkombëtarë në Forcat e Armatosura shqiptare është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro dhe Vengu inspektojnë Kampusin e ri të Akademisë së FA: I shërben arsimit dhe sigurisë kombëtare

8 December 2025 at 12:40

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA.

Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.

Gjatë vizitës, ministrja Kumbaro theksoi se ky projekt, edhe pse nuk është pjesë direkte e buxhetit të Ministrisë së Arsimit, mbetet një investim publik në arsim, siç janë buxhetet e arsimit profesional, të Shkollës së Magjistraturës, apo të ardhurat e vetë universiteteve.
“Është një investim fantastik për një ndër degët tona të studimit që po merr më shumë e gjithnjë rëndësi, ndërsa uniformën ushtarake e kemi në kryefjalë të tavolinave ndërkombëtare, edhe për ccështje të sigurisë. Është një investim gjithashtu që i shtohet paketës së madhe të investimeve në arsim, aq më tepër që shikojmë që ka një kërkesë në rritje dhe duhet të zgjerojmë ofertën.
Modeli i masterit të kombinuar në marinë, aviacion dhe inxhinieri në Universitetin e Vlorës, është një iniciativë që krijon rrjetëzim të universiteteve dhe për të parë mundësitë e ndërkombëtarizimit për të siguruar jetëgjatësi dhe cilësi të arsimit të lartë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana e tij, ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Jemi në kushtet kur 80 përqind e punës ka mbaruar dhe në një situatë ku kemi një numër shumë të madh regjistrimesh. Këtë vit kemi pasur një numër rekord: 1630 aplikime për vetëm 80 vende. Në muajin shkurt do të jetë gati për të nisur programet bachelor dhe master, sepse përvecc një akademie ushtarke të mirëfilltë përgatit edhe profesionistë të inxhinierisë apo ekonomisë që i shërbejnë kryqëzimit të jetës civile me aktivitetin e forcave të armatosura. Do të kemi një ofertë akademike e cila përveç kurseve akademike, do të ketë edhe kurse të specialiteteve, sicc është masteri në sigurinë kibernetike që po bëhet gjithnjë e më atraktiv, por për të mbështetur edhe sektorë të tjerë shtetërorë që kanë nevojë për kapacitete”, tha ministri Vengu.

Më tej në fjalën e tij, ministri Vengu shpjegoi se studentët e kësaj akademie trajtohen me pagesë gjatë periudhës së studimeve dhe kanë mundësinë e specializimit në akademi prestigjoze të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky investim konsolidon rolin e FA në edukimin e sigurisë kombëtare dhe vendos një standard të ri për arsimimin ushtarak në Shqipëri, si pjesë e vizionit të integrimit euroatlantik dhe modernizimit të institucioneve të mbrojtjes.

Kumbaro dhe Vengu prezantojnë kampusin e ri akademik-ushtarak

By: melisa
8 December 2025 at 12:56

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7,600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionistëve të ardhshëm të FA. Kampusi përfshin klasa me teknologji të lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale sipas…

Source

Vengu: 113-vjetori i FA, siguria e vendit falë përkushtimit të njerëzve në uniformë

4 December 2025 at 18:08

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Në 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se Forcat e Armatosura janë një janë një domosdoshmëri për të ecur përpara.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Vengu theksoi se “16 vite pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria është e sigurt jo për shkak të madhësisë, por për shkak të përkushtimit të njerëzve të saj në uniformën”.

“Kjo është edhe arsyeja pse aleatët na besojnë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë vetëm një institucion. Janë njerëzit e uniformës, familjet e tyre, komunitetet që ndihmohen në emergjenca, dhe qytetarët që punojnë të qetë, sepse e dinë që vendi i tyre është i mbrojtur”, theksoi Vengu.

Vengu tha se janë 113 vite histori, 113 vite shërbim, ndërsa e ardhmja e Forcave të Armatosura ndërtohet çdo ditë me të njëjtin parim si në vitin 1912.

“Shqipëria duhet të jetë në gjendje të mbrohet për të qenë në gjendje të zhvillohet”, tha Vengu.

Trashëgimia e 113 viteve shërbim ndaj atdheut mbetet një burim frymëzimi dhe përgjegjësie për misionin e sotëm dhe të ardhshëm të Forcave të Armatosura, të cilat me përkushtimin e tyre ndaj sigurisë kombëtare, mbrojtjes së integritetit territorial dhe shërbimit ndaj qytetarëve, vijojnë të ecin me standarde moderne dhe me vizion të qartë drejt të ardhmes.

/e.i/a.f/r.e/

The post Vengu: 113-vjetori i FA, siguria e vendit falë përkushtimit të njerëzve në uniformë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌