Ndonëse në Shqipëri martesat tek të miturit nën 18 vjeç janë më të ulëta se ato në rang global, sërish fenomeni është prezent dhe më i përhapur te vajzat. “Martesat në moshë të hershme tek vajzat janë më të shpeshta si raste në kulturën tonë, kjo edhe për shkak të një të kaluare ku mendësia […]
Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, më 5 mars do të mbahet Festivali i filmit shqiptar, një ngjarje kulturore që synon të promovojë dhe festojë kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Sipas organizatorëve, festivali do të zgjasë pesë ditë dhe do të sjellë para publikut rreth 20 filma të realizuar gjatë viteve të fundit nga regjisorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga diaspora.
Përveç shfaqjeve filmike, programi do të përfshijë edhe diskutime dhe takime me disa nga regjisorët pjesëmarrës, duke krijuar hapësirë për dialog artistik dhe shkëmbim idesh me audiencën.
“Jemi krenarë dhe të emocionuar të njoftojmë Festivalin e parë të Filmit Shqiptar në Berlin. Kjo është një ngjarje historike që feston kreativitetin, vizionin dhe praninë ndërkombëtare në rritje të kinemasë shqiptare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Sipas tyre, gjatë festivalit Berlini multikulturor do të shndërrohet në një pikë takimi për histori të fuqishme dhe zëra të guximshëm artistikë.
Filmave pjesëmarrës u bashkohet një tematikë e gjerë që përfshin identitetin, historinë, migrimin, traditën dhe realitetet bashkëkohore, të trajtuara me origjinalitet dhe thellësi artistike.
Organizatorët theksojnë se kinemaja shqiptare po përjeton një moment të rëndësishëm zhvillimi, e karakterizuar nga një brez i ri regjisorësh që sjellin rrëfime personale, por edhe histori me angazhim të theksuar shoqëror, duke pasqyruar njëkohësisht rrënjët kulturore dhe evolucionin modern të shoqërive shqiptare.
Po ashtu gjatë festivalit do të mbahen dhe evente paralele që do të promovojnë artin dhe kulturën shqipare, si psh. ekspozitë me piktura, shitje/promovim librash të autorëve shqiptare në Gjermani, etj.
Festivali do të organizohet në ACUD Kino, një nga hapësirat më ikonike dhe të pavarura kulturore të Berlinit, duke u konsideruar si një mundësi unike për bashkimin e regjisorëve, dashamirësve të filmit dhe publikut ndërkombëtar rreth rrëfimit shqiptar në ekranin e madh.
Ndryshe, organizatorët janë pjesë e ABC Book Club (Berlin), ku organizohen rregullisht takime letrare dhe kulturore. /Telegrafi/
TIRANË, 30 janar/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave është miratuar fjalësi përfundimtar i projektit “Enciklopedia shqiptare”.
Me këtë miratim u përmbyll procesi i hartimit të fjalësit të “Enciklopedisë shqiptare”, për të kaluar në fazën e përcaktimit të madhësisë së artikujve e të autoreve deri në fund të marsit e pas kësaj fillon shkrimi i artikujve. Gjatë kësaj kohe, do të evidentohen dublimet në fjalës dhe do të sistemohet alfabetikisht e tërë lënda.
Miratimi u bë në mbledhjen e përbashkët, në Tiranë, mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Kryetarët e akademive, Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja, falënderuan redaktoret e redaksive Tiranë-Prishtinë për bashkëpunimin, përgatitjen e takimit, dhe përgatitjen e materialeve përcjellëse.
Në takim ishin të pranishëm akad. Shaban Sinani, akad. Marenglen Verli, akad. Dhimitër Haxhimihali, akad. Sabri Hamiti, akad. Fejzulla Krasniqi, akad. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Ajula Jubani, prof. dr. Valbona Toska, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike, Andreas Dushi dhe koordinatoret Drisela Diamanti e Enkelejda Misha.
Akad. Skënder Gjinushi u shpreh se materiali ishte përgatitur në zbatim të detyrave e rekomandimeve të përcaktuara nga redaksia qendrore në dy mbledhjet e mëparshme për paraqitjen dhe shqyrtimi e fjalësve përfundimtarë.
Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.
Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.
Foto: Screenshot
Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.
Artistin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë projektin jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.
Përmes “Memories”, Gjesti tregon një anë të tij më të ndjerë, duke fituar zemrat e fansave që e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. /Telegrafi/
Këngëtarja Tayna ka zgjedhur heshtjen si strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Së fundmi, ajo publikoi një story nga studioja muzikore, ku shihet duke punuar intensivisht, pa zbuluar detaje mbi projektin që po përgatit.
Megjithatë, mbishkrimi i saj ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve: “E dini ju çka ndodh kur unë jam n’heshtje”.
Pa data, pa paralajmërime dhe pa shpjegime shtesë, ky postim ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale.
Fansat sugjerojnë se Tayna mund të jetë duke punuar për një këngë të re ose ndonjë projekt surprizë.
Nga fillimet në rep deri sot, ajo ka ndërtuar një identitet të fortë që shkon përtej një zhanri të vetëm. Me stil, prezencë dhe strategji të menduar mirë, Tayna vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në skenën muzikore shqiptare.
Tayna sa herë zgjedh të heshtë, pason diçka që nuk kalon pa u vënë re. /Telegrafi/
Konkursi për zhvillimin e truallit të jetimores “Zyber Hallulli” u mbyll sot me shpalljen e dy fituesve të ndarë: grupi i udhëhequr nga studio Rojkind Arquitectos do të zhvillojë 3 kulla deri 35 kate, ndërsa grupi i udhëhequr nga Hector Barroso do të zhvillojë kampusin e ri të jetimores dhe zyrave të inspektorateve te ish-vilat gjermane.
Vendimi u mor pas rreth katër orësh diskutime, ku juria arriti në përfundimin se asnjë projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte në mënyrë plotësisht të suksesshme kërkesat duke bërë kështu që fituesit të ishin të ndarë sipas funksioneve.
Pesë finalistë, e njëjta qasje vertikale
Pavarësisht ndarjes së çmimeve, prezantimet e pesë projekteve finaliste treguan një uniformitet të qartë në qasje: të gjitha studiot propozuan tre deri në katër kulla me lartësi deri në 45 kate.
Trualli i ish-jetimores u trajtua nga të gjitha ekipet si një nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lartë dhe funksionet rezidenciale elitare, ndërsa hapësirat publike mbetën të kufizuara dhe kryesisht dekorative.
Projekti i Rojkind Arquitectos S.C për kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.
Ndryshimet mes projekteve u kufizuan në fasada, volumetri dhe gjuhë simbolike, por asnjë prej tyre nuk doli nga paradigma e zhvillimit intensiv vertikal, duke e kthyer konkursin më shumë në një garë estetike sesa në një debat real mbi alternativat e përdorimit të truallit publik.
Juria përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë.
Në këtë përbërje ra në sy mungesa e përfaqësimit të Bashkisë Tiranë, e cila në konkurse të mëparshme ishte e përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes kryetarit Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim si i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Mungesa e pushtetit lokal në një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë urban për kryeqytetin ngre pikëpyetje mbi formulën e vendimmarrjes dhe rolin e bashkisë në zhvillimet madhore të Tiranës.
Çfarë parashikonte thirrja e KISH?
Thirrja “duo për projekt-propozim dhe investim”, e hapur më 15 shtator 2025, parashikonte shpërnguljen e jetimores dhe zyrave të shërbimeve të punës nga trualli aktual, si dhe ndërtimin e një kampusi të ri te rruga “Gramoz Pashko”, në ish-kompleksin rezidencial të diplomatëve të Gjermanisë Lindore.
Sipas kushteve, ndërtimi i godinave të reja për jetimoren dhe zyrat do të mbulohet nga investitori privat, ndërsa një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit në kullat e reja do të jepet për përdorim publik.
Gara për zhvillimin e truallit u fitua nga grupi i kryesuar prej studios Rojkind Arquitectos S.C (me bashkëpunëtorë Asab, Son Engineering & Construction, dhe Julian Kasharaj). Ky grup qe angazhuar nga kompania Motus (e zotëruar nga sipërmarrësi Idajet Ismailaj, aksionere në kompaninë Alb-Star e njohur për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”).
“Quhet Kor, si zëri i shumë njerëzve” tha gjatë prezantimit arkitekti meksikan të projektit që parashikon tre kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura (korridore të përbashkëta) dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.
Projekti i Taller Hector Barroso i kampusit të ri të jetimores te ish-vilat gjermane/KISH.
Ndërsa pjesa e kampusit të ri të jetimores iu dha grupit të kryesuar nga studio Taller Hector Barroso (me bashkëpunëtorë Studio B&L, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci). Ky grup qe angazhuar nga PROGEEN (e zotëruar nga sipërmarrësi Genc Kuçuku, i cili mbetet në diskutime me KISH për të zhvilluar projektin e Void Tower në këmbim të ndërtimit të zyrave qeveritare te Komuna e Parisit).
Pritet që mes dy investitorëve të paraqitet ofertë ndaj KISH për t’u vendosur më pas se cili do të jetë sipërmarrësi që do të përfitojë të drejtën për ta zhvilluar këtë thirrje.
Ndër grupet e tjera propozuese ishin:
BE-IS (e sipërmarrësit Hamz Islamaj) dhe CEBRA Arkitekter A/S, me LOFT Architects dhe Superflex Studio
Gruppo Koni SRL (e sipërmarrësve Nik dhe Sandër Nikolli), që përfshin Stefano Boeri Architetti, Gross.Max, AEI Progetti dhe artistin Patrick Tuttofuoco, së bashku me kontraktorë lokalë
DIAGONAL Projektim & Zbatim (e sipërmarrësit Nikolin Jaka), + ASL shpk me Carrilho da Graca Arquitectos.
Diskurs optimist, bilanc problematik
Në fjalën e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti thirrjen si një mundësi për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët jetimë dhe si pjesë të një serie veprash madhore arkitekturore që, sipas tij, e kthejnë Shqipërinë në pikë referimi për arkitektët ndërkombëtarë dhe në një “universitet të hapur” për brezat e rinj.
Por përtej këtij diskursi, bilanci i KISH në konkurset për pronat publike mbetet problematik. Në më shumë se 16 thirrje të hapura prej vitit 2024, nuk është njoftuar asnjë kontratë finale e përfunduar, ndërsa në të paktën një rast investitori i shpallur fitues është tërhequr (AIBA Company te thirrja për Void Tower).
Projekti i Rojkind Arquitectos S.C për kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.
Edhe thirrja për Bibliotekën Kombëtare, e lidhur me ndërtimin e një kulle në të njëjtën zonë, u anulua për mungesë interesimi dhe aktualisht nuk ka një proces të ri të hapur.
Në praktikë, puna e Korporatës dhe agjencive partnere ka prodhuar kryesisht konkurse dhe projekte në formë vizualizimesh, me një faturë prej të paktën 1.4 milionë euro shpërblime për finalistët, por pa rezultate konkrete në terren.
Ndërkohë, fakti që pesë studio të ndryshme përfundojnë në të njëjtën zgjidhje urbane (3 kulla!) sugjeron se korniza e konkursit ishte e orientuar që në fillim drejt ndërtimeve shumëkatëshe (paralajmëruar nga Citizens.al që në fillim), duke lënë pak ose aspak hapësirë për modele alternative zhvillimi.
Në këtë kuptim, konkursi për “Zyber Hallullin” nuk hap një debat mbi interesin publik, por e konsolidon më tej praktikën ku trualli publik shihet kryesisht si potencial ndërtimi maksimal, ndërsa funksioni social dhe ndikimi urban mbeten çështje dytësore dhe madje shpërngulen sa më larg rrugëve kryesore të kryeqytetit.
TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, i cili kërkon që Departamenti i Shtetit të raportojë mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në një deklaratë për shtyp MPEJ theksoi se “ky akt përfaqëson një njohje të rëndësishme institucionale të problematikave serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht të çështjes së pasivizimit. Në të njëjtën kohë, shënon një hap domethënës në trajtimin serioz të këtyre problematikave në nivel ndërkombëtar”.
MEPJ shpreh mirënjohjen për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerëson këtë nismë të Kongresit si një sinjal të fortë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por edhe si kontribut të rëndësishëm për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbetet e angazhuar në ndjekjen dhe monitorimin e situatës së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe në bashkëpunimin me partnerët tanë për adresimin e këtyre çështjeve.
Policia ka goditur një tjetër rast ushtrimi prostitucioni në Durrës. Nën hetim janë vënë 4 persona, dy braziliane dhe dy shqiptarë.
Sipas policisë, dy shtetaset braziliane kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Po ashtu u proceduan edhe dy shqiptarë. Policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, aparate celularë si dhe karta telefoni.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.
Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive.
Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane.
Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.
Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Selanik, ku një vajzë 17-vjeçare u rrah nga katër të mitura dhe përfundoi në spital me lëndime serioze në kokë. Sipas informacionit të siguruar nga Policia greke, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje fizike, e cila është filmuar nga sulmueset dhe më pas u shpërnda në Instagramin e […]
Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion. Gazheli u emërua në krye të […]
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.
Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.
Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.
Foto: Instagram
Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.
Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.
E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.
Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/
Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh me kuptim të thellë.
Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Në postimin më të fundit në Instagram, aktori ka zgjedhur një citat biblik për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.
Përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”
Ky dedikim duket të pasqyrojë qartë periudhën që po përjeton Besi, i cili po lë pas vështirësitë e ndarjes dhe po gjen lumturinë pranë partneres së tij të re.
Data 25 dhjetor e vitit të kaluar duket se ka shënuar një moment kyç për aktorin, i cili tani nuk nguron të shprehë hapur mirënjohjen për këtë “gëzim” të ri në jetën e tij. /Telegrafi/
Këngëtarja, Donna Dafi, ka ndezur rrjetet sociale me pamje tërheqëse nga Parisi, ku po punon për promovimin dhe videoklipin e projektit të saj më të ri, “Primadonna”, që do të publikohet më 30 janar 2026.
E rrethuar nga luksi, moda dhe atmosfera e veçantë parisiane, Donna shfaqet ekstravagante, elegante dhe provokuese, duke treguar se ky projekt nuk është thjesht një këngë, por një eksperiencë vizuale dhe emocionale.
Një nga detajet më të diskutueshme ka qenë përdorimi i fragmenteve nga kënga ikonike e Eli Farës, “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën”, gjë që ka ngjallur kureshtje tek fansat.
Në Instagram, këngëtarja ka lënë një mesazh enigmatik: “Fjalët që m’i tha drejt e n' fytyrë më shkuan drejt e n'zemër”, duke lënë të kuptohet se “Primadonna” mund të jetë një rrëfim shumë personal për të.
Parisi e ka ndier tashmë ndikimin e saj, showbiz-i është në pritje, dhe publiku po numëron ditët për debutimin e projektit. /Telegrafi/
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kritikuar vendosjen në funksion të sistemit "Safe City", informon Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se ky sistem ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve, pasi nëpër rrugët ku janë vendosur kamerat e sigurisë në komunikacion, nuk ka as semaforë e as parkingje dhe sipas tij janë vendosur në lagjet ku banojnë shumicë shqiptare.
"Është për të ardhur keq kur sheh që edhe projektet që promovohen për të mirën e përgjithshme, sigurinë e qytetarëve siç ka qejf ta thot qeveria, për qëllim ka zhvatjen e një kategorie qytetarësh! Nqs keni dlieme se në xhepin e kujt synohet të goditet është më se e qartë. -Shihni ku implementohet projekti “Safe City”-Shkupi, Kumanova, Tetova?!-Shihni shpërndarjen e kamerave te Safe City në Shkup,ku janë më shumë të koncentruara në numër? Në Çair, Saraj, Butel?! Janë komunat me shumicë shqiptare. Janë hyrje daljet e shqiptarëve për në Shkup.Janë vendet me (pa) infrasktrukturë të komunkacionit dhe rrugor më të vjetër. Pa semaforë por me kamera për te zhvat! Pa parkingje por me gjoba! Pa sinjalistik rrugore por me denime të majme… E pra të dashur shqiptar, EKSPLOATIMI ska brina, kështu ngjan", shkruan Sela.
Sela ka përmendur dhe faktin se Maqedonia e Veriut do të duhet të kthejë edhe kredinë prej dy miliardë eurove, e që sipas tij, ajo kredi do të kthehet nga gjobat që do të paguajnë qytetarët nga sistemi i MPB-së.
"Meqë ra fjala Maqedonia e Veriut këtë vit duhet të kthej rreth 2 miliard euro kredi! Do i kthejme ne ku më pak është investuar, edhe nga projekti “Safe City”. Kështu pra ngjan Eksploatimi…P.S. Jam i vetëdijshëm që do më akuzojnë se gjithckaje i jap konotacion etnik. Jo unë për hir të së vërtetës, asnjëherë unë dhe Aleanca për Shqiptarët, por ata që na drejtojnë gishtin. Po është e vërtetë ne skemi hesht dhe sdo të heshtim kurrë…", shkruan Sela.
Kujtojmë se ligji për aktivizimin e kamerave të sigurisë nga "Safe City" u miratua në Kuvend sot me 81 vota.
Për këtë ligj votuan, OBRM-PDUKM, VLEN, E Majta, Bejxhan Iljaz si dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri. /Telegrafi/
Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të pezullojë projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë, i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. “Ky projekt dhe mënyra se si është miratuar janë në […]
Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet në 14 dhe 15 prill të këtij viti, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një mesazh drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, thotë se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm përfaqësimi ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si nivelin më të lartë të dinjitetit shtetëror në 113…
Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41 vjeç, dhe Besmir Buci, 32 vjeç, janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, ngjarje e ndodhur më 7 tetor 2025. Sipas mediave greke, dy vëllezërit kanë precedentë penalë në Greqi dhe ishin nën hetim për krime të ndryshme. […]
TIRANË, 22 janar /ATSh/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA) zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit francez, me fokus te forcimi i dialogut institucional dhe bashkëpunimi me komunitetin e biznesit.
Dogana Shqiptare informoi se ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve dhe adresimin e çështjeve që lidhen me procedurat dhe shërbimet doganore.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli theksoi se ky është takimi i parë zyrtar me CCIFA, i cili do të pasohet nga të tjerë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit Doganë–Biznes. Ai ftoi bizneset e pranishme të aplikojnë për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), si një mundësi konkrete për lehtësim procedurash dhe përfitime të shtuara.
Gjithashtu, u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes autoriteteve doganore shqiptare dhe franceze, si dhe angazhimi për mbështetje dhe asistencë maksimale për bizneset anëtare të CCIFA.