Ndërsa spitali Onkologjik vijon të denoncohet për kushte të rënda, mungesë barnash dhe shërbime të papërshtatshme për trajtimin e kancerit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë sërish për “vizionin e së ardhmes”, duke premtuar inteligjencë artificiale në shëndetësi dhe transformim të QSUT-së. Në një deklaratë nga spitali “Nënë Tereza”, Rama tha se në buxhet […]
Në mbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të festës së Krishtlindjes, siç është kthyer në traditë tashmë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala vizitoi Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” për t’u përshëndetur me mjekë, dhe infermierë, por jo vetëm. Pacientët e vegjël që trajtohen në shërbimin e Pediatrisë ishin të parët që u…
Transformimi i Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mbetet një prej zotimeve që ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala e ka bërë publik që në ditën e parë të marrjes së detyrës.
Sallat e reja të kimioterapisë dhe përmirësimi i kushteve për pacientët që marrin shërbim në pavionet e këtij spitali, janë vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.
Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjete sociale, pamjet nga spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa u shpreh se transformimi vazhdon nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit.
Investimi në sallat e reja të kimioterapisë është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, duke përbërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e një trajtimi më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz për pacientët.
Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1.5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin.
Paralelisht, spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo pacient.
Kërcënimet ndaj gazetarëve po shndërrohen në praktikë shqetësuese në Shqipëri, veçanërisht kur ndodhin pas raportimeve që prekin institucionet publike dhe mungesën e llogaridhënies.
Rasti i fundit ndaj gazetarit Osman Stafa, pas raportimeve nga Onkologjiku, rikthen në qendër të vëmendjes cenueshmërinë e gazetarëve në terren dhe mangësitë në garantimin e sigurisë së tyre.
Rasti i gazetarit Osman Stafa
Një kërcënim me jetë iu dërgua gazetarit Osman Stafa në “Instagram”, pas raportimeve të tij për kushtet në Spitalin Onkologjik. Mesazhi i kërkonte të mos shfaqej më në spital, me paralajmërimin se nëse do të bënte të kundërtën do të kishte pasoja.
Stafa e cilësoi kërcënimin përpjekje për ta trembur dhe tërhequr nga raportimet, të cilat kanë qenë të vazhdueshme duke ekspozuar vështirësitë që përballin pacientët e sëmurë në trajtimin e kancerit. Ai tha për Citizens.al se do ta vijojë punën në spital pa asnjë ndryshim.
“Nëse unë do të përballem me ata që janë pas kësaj gjësë [mesazhit], ose do të më rrihnin, ose do të më vrisnin,” tregoi Stafa për përmbajtjen e mesazhit duke shtuar se për të ka pasur “zero ndikim”.
Sipas tij, profili që i dërgoi mesazhin është hapur vetëm dy muajt e fundit. Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve.
“Kjo është sfida që po u bëj këtyre personave, që çfarëdo që të bëni, mua nuk më intimidoni me kërcënime të tilla,” theksoi Stafa.
Gazetari u shpreh se procedurat për identifikimin e personave që kërcënojnë ngjashëm në rrjetet sociale zgjasin 3-4 muaj, por që sidoqoftë autorët mundet të identifikohen.
“Në momentin që bëj kallëzim për kërcënim jete për shkak të detyrës, policia ia referon prokurorisë, prokuroria e çon në gjykatë dhe me vendim gjykate i shkohet kompanisë Meta, e cila sjell më pas të dhënat në çfarë e-maili është adresa dhe me çfarë numër telefoni”, përfundoi Stafa.
Organizatat e medias solidaritet dhe apel për hetim të menjëhershëm
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) përshëndeti denoncimin e menjëhershëm dhe vlerësoi raportimet e Stafës për Onkologjikun, që sipas tyre kanë rritur ndërgjegjësimin publik dhe kërkesën për llogaridhënie.
Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të identifikojnë autorin dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë lirisht pa frikë në punën e tyre.
“[…] gazetarët të kenë mundësi të raportojnë lirisht për çështje me interes publik, përfshirë funksionimin e institucioneve shëndetësore, pa pasur frikë nga hakmarrja”, u tha në deklaratë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi hetim të posaçëm, duke theksuar se kërcënimi lidhet me një cikël të gjatë investigimesh në institucionin kryesor spitalor të vendit.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e quajti rastin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe theksoi se intimidimet anonime synojnë heshtjen e zbulimit të abuzimeve që dëmtojnë pacientët më vulnerabël.
Organizatat kërkuan garantimin e sigurisë për çdo gazetar që ushtron detyrën në interes publik.
Spitali Onkologjik është në kolaps total prej numrit të madh të pacientëve të cilët marrin kimioterapi. Gazetari Osman Stafa, teksa shikon nga afër situatën kaotike në Onkologjik, shprehet se ministrja Evis Sala duhet të shkojë të shohë nga afër se çfarë po ndodh në këtë spital pasi pacientët po mbahen për orë e orë të […]
Në Spitalin Onkologjik, gratë që luftojnë kancerin përballen me kushte të papranueshme trajtimi. Gazetari Osman Stafa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar publikisht gjendjen, duke e cilësuar si një krizë të sistemit shëndetësor dhe përgjegjësi të shtetit. Sipas gazetarit, terapia jepet ende me gravitet, një metodë e viteve ’80, e cila sjell rrezik […]
Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e Tiranës, në një dëgjesë me ta për të folur mbi buxhetin 2026, por dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre, foli edhe për Spitalin Onkologjik. Rama tha se për herë të parë do të përfshihet fond për barnat. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizoi edhe se me këtë fond nuk do të ketë më mungesë të mjekimeve për të sëmurët me kancer, duke thënë se kjo nuk do…
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bardh Spahia, tha sot në Kuvend se Spitali Onkologjik është braktisur nga shteti duke kërkuar rritje të buxhetit të shtetit për Onkologjikun për barna dhe pajisje mjekësore.
Spahia, i cili kërkoi mocion me debat me Ministren e Shëndetësisë për situatën në shërbimin Onkologjik, theksoi se për 12 vite me radhë situata nuk ka ndryshuar por po degradon çdo ditë.
Deputeti i PD-së duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tha se situata në spitalin Onkologjik është në kolaps.
“Ky raport nuk flet me opsione politike, por fakte, dhe bën një panorame të ftohtë mbi situatën e barnave dhe pajisjeve mjekësore në spitalin onkologjik të QSUT-së e cila është në kolaps përkundrejt shërbimit ndaj qytetarit, pacientëve që dergjen çdo ditë me qindra e mijëra dhe ku mungojnë barnat bazë, barnat e trajtimeve terapeutike, pajisjet sipas protokolleve mjekësore për diagnozat e ndryshme të pacientëve etj”, tha Spahia.
Më tej Spahia shtoi se “raporti tregon qartë se 46% e barnave antitumorale të autorizuara nuk janë importuar kurrë dhe kjo është kriminale. Sipas tij, protokollet klinike janë të vjetruara që prej vitin 2014 dhe kjo është paaftësi kriminale
“Farmacitë spitalore kanë barna të skaduara që ende figurojnë aktive, kjo është një vjedhje me pasoja direkte në shëndetin dhe jetën e qytetarëve. AKBPM nuk ka kryer asnjë inspektim për tre vite rresht. Laboratori i kontrollit ka kryer vetëm 8 analiza në 3 vite. Penalitetet ndaj operatorëve që janë vonuar furnizimet nuk janë zbatuar”, tha Spahia.
Spahia nënvizoi se “programi për barnat tumorale është nënfinancuar sistematikisht. Këto fakte flasin qartë, nuk është mungesë apo ngërç administrativ, por është një skandal shtetëror”.
“Provë e qartë e dështimit të një sistemi të kapur nga paaftësia, korrupsioni, dhe burokracia. Në vend që të investohej në barna pajisje dhe kushte spitalore, qeveria ka preferuar propagandën”, u shpreh Spahia.
Deputeti theksoi se “Spitali Onkologjik që duhet të ishte qendra e shpresës për mijëra pacientët, sot është kthyer në simbol të braktisjes shtetërore. Çdo vit buxheti për barnat onkologjike dhe pajisjet mjekësore ka rënë, ndërkohë që buxheti për koncesione është rritur. Shifrat e tregojnë qartë”.
“Nuk ka shtretër as poltrona për kimioterapi. Mamografia dhe ekografia nuk bëhen. Barnat që duhet të sigurojë spitali pacientët i blejnë vet. Kjo nuk është neglizhencë, por shkelje e të drejtës për jetën. Kush mban përgjegjësi për këtë situatë”, tha Spahia.
Në mbyllje te fjalës së tij, deputeti demokrat kërkoi edhe një hetim parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së.
Gjithashtu Spahia kërkoi “garanci ligjore për furnizimin pa ndërprerje me barna jetikë të listës bazë”.
Në përfundim, Kuvendi me votat e socialistëve rrëzoi kërkesën për mocion me debat me ministren e Shëndetësisë Evis Sala.
Maxhoranca rrëzoi kërkesën e e opozitës për mocion me debat lidhur me gjëndjen skandaloze në spitalin e onkologjikut. Kërkesa u rrëzua me 54 vota kundër e 26 pro. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deputeti demokrat Bardh Spahia renditi një sërë faktesh alarmante të evidentuara edhe në raportin e KLSH. Bardhi tha se […]
Nga Boldnews.al Akseleratori linar, pajisja që realizon trajtimin jetik me radioterapi të pacientëve tumoralë në Spitalin Onkologjik të Tiranës, është në pjesën më të madhe jashtë funksionit pasi ka plotësuar “orët e punës”. Çdo shpenzime për mirëmbajtjen e tij është i kotë, konstatoi më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka arritur “pikën e […]
Gazetari Osman Stafa, në “Top Story” solli shqetësimin për kushtet që përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut. Teksa e cilësoi spitalin si “kamp përqendrimi”, Stafa tha se pacientët paguajnë para edhe për t’u ulur në poltron, madje disa prej tyre, i marrin kimiot edhe në karrige. “Është kamp përqendrimi te Onkologjiku. […]
Xhemile Marku vendosi një fjongo rozë e gjysmë të zezë në xhaketën e saj, ndërsa iu bashkua sot një proteste të mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e shërbimit shëndetësor ndaj vajzave dhe grave që vuajnë nga kanceri.
Një muaj më parë, motra e saj humbi jetën nga kanceri në mitër, pas disa vitesh përpjekjeje për ta kuruar në spitalet publike.
Ajo shprehet e keqardhur që vuajtja e motrës së saj nuk ishte vetëm sëmundja, por edhe përballja me një sistem shëndetësor që nuk i ofron asgjë “falas” këtyre rasteve.
“Çdo gjë me lekë, vetëm leku funksiononte në atë spital [Onkologjiku]. Edhe për krevatin, gjënë më elementare, ne e paguanim me lekë. Edhe ilaçet do t’i blenim në privat. Ka harxhuar qimet e kokës”, u shpreh Xhemilja për Citizens.al.
Bashkë me të, para ministrisë ishin edhe dhjetra qytetarë e aktivistë, të cilët tetorin rozë e quajtën “Tetor i Zi”, për aq kohë që vajzat dhe gratë me kancer nuk marrin shërbimet e domosdoshme në spitalet publike.
Grupi i qytetarëve shpalosi një banderolë me mbishkrimin “Ministria e Vdekjes”, ndërsa pranë saj qëndronin fotot e Kryeministrit dhe ministrave që kanë drejtuar shëndetësinë ndër vite si dhe ministrja aktuale.
“Ju thonë grave dhe vajzave diagnostikohuni, ndërkohë në spitalin onkologjik nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni dhe nuk kanë ilaçe për kancerin e gjirit”, thirri Osman Stafa, gazetar e njëkohësisht aktivist i kauzës.
Sipas Stafës në spitalin Onkologjik, ku trajtohen qytetarët me kancer nuk ndiqen protokollet ndërkombëtare dhe mungojnë barnat e domosdoshme për të kuruar sëmundjen.
Për Migen Qiraxhin, aktivist i Qëndresës Qytetare mjafton që ky institucion të menaxhojë paratë publike dhe të mos i shfrytëzojë ato për shërbime luksi, me qëllim që të investohet më shumë në infrastrukturën shëndetësore.
“Bëjnë tender që të lajnë makinat e tyre çdo ditë dhe do mjaftonte një ditë të kursenin larjen e makinës që një pajisje më shumë të ndodhej në spitalin e vendit”, u shpreh Qiraxhi.
Ai solli në vëmendje edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që theksonte se 39 barna që luftojnë tumorin mungojnë në spitalin tonë.
Për aktivisten Sidorela Vatnikaj mungesa e ilaçeve, infrastrukturës dhe pajisjeve sjell mungesë shprese për të prekurit me kancer. Ajo u ndal te mënyra se si trajtohen të sëmurët nga rrethet, të cilëve pasi bëjnë një rrugë të gjatë për në Tiranë, përballen me shprehjen “nuk ka ilaçe”.
“Po çfarë duhet bëjë një i sëmurë me kancer? Duhet të luftojë për jetën e vet, apo duhet të luftojë me shtetin e vet, për të drejtën e tij”, u shpreh Vatnikaj.
Pedagogu Ermal Hasimja tha përmes megafonit se këtë sistem do të duhet ta provojnë edhe vetë përfaqësuesit politikë, të cilët në raste të ngjashme zgjedhin sistemin privat, ose trajtohen jashtë vendit.
“E di që është shumë e vështirë nga ana ligjore, por ndoshta s’do ishte e keqe që të kemi një ligj që ua detyron të gjithë pushtetarëve të lartë që t’i kurojnë të afërmit e tyre dhe veten në spitalet këtu”, deklaroi Hasimja.
Në krye të shëndetësisë është vendosur së fundmi mjekja Evis Sala. Në komunikimin e saj të parë publik, në emocion e sipër ajo u shpreh se “çdo gjë është e mundur nëse është e pamundur”.
Në këtë narrativë qëndroi edhe gazetari Renaldo Salianji, i cili kërkoi përmes megafonit se nëse ministrja do të bëjë diçka të mundur të pamundur të rregullojë pajisjen e mamografisë te Onkologjiku.
“A mundet që një njeri të shërohet nga kanceri? Po është e mundur. Kur shteti nuk çon ilaçe në spital e bën të pamundur shërimin e një pacienti me kancer. Kjo është ajo që ministrja duhet të bëjë të mundur, të çojë ilaçet. A mundet që kanceri të dallohet herët dhe gratë dhe vajzat me skaner të nisin mjekimin herët? Po është e mundur. Kur pajisja e mamografisë prishet në muajin e tetorit rozë kjo bëhet e pamundur zonja ministre”, u shpreh Salianji.
Ndërsa aktivistja Fioralba Duma u shpreh se nuk është e drejtë që një popull që ka përjetuar emigrimin për arsye nga më të ndryshmet, ta përjetojë sërish tanimë për të drejtën e shëndetit.
Trajtimi i kancerit në Shqipëri: Emergjencë e nënvlerësuar
Mungesa në barna, staf dhe pajisje të shërbimit onlkologjik janë në dukje në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Në këtë raport dëshmohet se shteti nuk garanton as minimumin e shërbimeve të nevojshme për pacientët “me sëmundje të këqija”.
KLSH e ka cilësuar këtë situatë “thyerje të kontratës shoqërore mes shtetit dhe qytetarëve të tij”, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të rikthyer dinjitetin e trajtimit.
Ndër problemet kryesore që konstaton raporti janë: mungesa e barnave dhe barnat e skaduara, protokollet e trajtimeve mjekësore të papërditësuara, sistemi teknik i degraduar, pajisje që nuk punojnë, apo që mungojnë, spitali pa kondicionim, dhomat me lagështirë, të papërshtatshme për trajtim dhe të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat.
KLSH thotë se kjo gjendje “ka ndikuar potencialisht negativisht në cilësinë e trajtimeve të pacientëve” ndërsa “pajisjet teknike të sektorit nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i inventarizimit të tyre”.
Për 39 barna antitumorale nuk kishte kontrata me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në vitin 2024. Përveç këtyre, sipas raportit të KLSH-së, procedura aktuale për tregtimin e barnave antitumorale është e gjatë dhe joefikase.
“Procesi aktual krijon vakum rregullator dhe kufizon fleksibilitetin operativ të Agjencisë Kombetare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, duke ndikuar negativisht në furnizimin në kohë të barnave në treg dhe duke rritur rrezikun për pacientët në nevojë emergjente për trajtim,” thekson raporti.
Po ashtu problematike është parë edhe dublikimi i recetave gjatë ditës, mungesa e shënimeve të plota dhe të sakta, shkarkimet e gabuara të barnave në pacientë të tjerë etj.
Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit. Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor. Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet […]
Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. […]
Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia Demokratike nuk ka marrë dakordësinë e Partisë Socialiste për krijimin e dy komisioneve hetimore, për dosjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se janë kërkuar argumente shtesë mbi këto çështje, ndërsa vendimi përfundimtar […]
TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, tematikën e të cilit e kishte “Rikthim në atdhe”, sot kishte të ftuar ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Gjatë fjalës së saj ministrja tregoi edhe prioritet në krye të Shëndetësisë, ku thekoi se “efektin final nuk do ta kenë në 1 vit, por pas disa vitesh”.
Ministrja u shpreh se një “nga gjërat kryesore është reformimi i mënyrës sesi atij që sot e quajmë Fondi i Sigurimeve, pasi duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia”.
“Mjekësia ka një kosto, është falas tek qytetari, por mjekësia kushton. Ndërtimi i një sistemi që përfshin kostot, sigurimet, transparencën është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem shëndetësor që bazohet dhe tek rezultatet”, tha Sala.
Sala nënvizoi se duhet të “largohemi nga buxhetet historike, mënyrën sesi duhet të financohet shëndetësia që përsëri tek pacienti duhet të shkojë falas, duhet të menaxhohet në mënyrë të tillë në bazë të rezultateve. Kam edhe grupin e punës për këtë”.
Ministrja u ndal edhe tek shërbimet tek Onkologjiku.
“Një pikë tjetër, që kam dhe një lloj përgjegjësie personale, duke qenë se vij nga fusha e onkologjisë, dhe ajo që është e prekshme, është trajtimi onkologjik, akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar. Në këtë sens e kam menduar si një organizim të rrjetit kombëtar të kancerit. Në të gjitha spitale të njëjta protokolle, i njëjti standard. Duhet të sjellësh shërbimin tek pacienti, jo pacientin tek shërbimi. Sistemet duhen lidhur. Shërbimi primar lidhet me diagnostikën, nuk mund të vish në spital për çdo lloj gjëje”, tha Sala.
Rama shtoi se do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë.
“Gjithçka që ka të bëjë me rrugën nga shtëpia deri në sallë është administrimi dhe është një sfidë shumë e madhe dhe në kushtet të tjera do ta kishim të pamundur të flisnim për një gjeneratë transformimi, por në kushtet kur tani kemi teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale ne mund të bëjmë kapërcime të mëdha dhe një shëndetësi për të mbushur boshllëqe që do të donin shumë vite, pasi kultura e shërbimit në administratë është një gjë që formohet, jo se duam apo themi ne, por bëhet pjesë e të qenit të një shoqërie dhe shtetit. Në këtë aspekt kemi folur dhe do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë”, tha Rama.
Sala theksoi se “kam tendencën të jem optimiste dhe pasi kam kaluar këto tre javë këtu sepse bazat që duhet për të arritur obejtkivat që i kemi vendosur vetes janë. Thjesht duhet punuar për ato pika që folëm në mënyrë që të koordinohen dhe të arrijmë te menaxhimi. Optimizmi nga 1 në 10 e kam 9. Optimizmi lidhet dhe me hapësirën që i jepet njeriut të bëj atë që do të bëjë kështu që duke qenë se hapësirën e kam atëherë optimizmi është 9”.
Rama u shpreh se ‘besoj se bazat janë pasi është bërë një punë shumë e madhe për të hedhur këto baza por është si puna e një kuzhinë që përbërësit e drekës ose darkës janë vendosur në tryezë dhe pak a shumë recetat janë aty por tani është momenti për ti bërë bashkë dhe për të krijuar pjatën e fortës së shërbimit që të jetë e plotë dhe e gjitha është frymë skuadre dhe menaxhim”.
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë.
Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë që stafi i disponueshëm të jetë shumë i pakët për numrin e pacientëve.
Në një postim në facebook, ai shkruan se infermierët përballen me punë të rëndë dhe rreziqe serioze, pasi pacientët që marrin kimioterapi duhet monitorim të vazhdueshëm për efektet anësore, ndërhyrje të menjëhershme në rast komplikacionesh dhe kujdes të veçantë në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve.
Stafa: Shërbimi i Kimioterapisë, në Spitalin Onkologjik ka 7 infermerë. 2 punojnë në Kabë (vendi ku shkrihen kimioterapitë në Farmacinë Qëndrore), dhe 5 punojnë me njerëzit që bëjnë kimio.
Aktualisht në Kimioterapi, punojnë vetëm 5 infermierë, sepse 2 janë me pushime, dhe numri i atyre që bëjnë kimio në ditë janë rreth 90-100 pacientë.
A e imagjinoni sesi mund t’ia bëjnë 3, apo edhe 5 infermiere t’u shërbejnë rreth 90-100 pacientëve në ditë. S’po bëjnë gjilpëra dhe po ikin. Rrinë aty me orë të tëra, mund të kenë komplikacione, mund të mos ndihen mirë.
Është çmenduri, pasi bëhet fjalë për infermierë, që ka pafund që duan të hyjnë në punë, dhe nuk i fusin. Pse nuk i punësojnë?
Kur pacientët marrin kimioterapi: Duhet monitorim i vazhdueshëm për efektet anësore të menjëhershme (të fikët, aritmi, vështirësi në frymëmarrje, reaksione alergjike të rënda).
Duhet kujdes i posaçëm në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve, sepse një dozë e gabuar ose një infuzion i pa kontrolluar mund të jetë fatal.
Duhet asistencë për çdo komplikacion që mund të ndodhë gjatë infuzionit, sepse çdo sekondë vonesë kushton jetën. Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë, s’mbajmë dot Spitalin Onkologjik
Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke denoncuar mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së – një trajtim për pacientët që luftojnë me kancerin.
Në dokument përfshihen si të kallëzuar drejtuesit e QSUT-së, titullarët e pavijonit onkologjik, si dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë ministren Albana Koçiu çdo funksionar që ka pasur përgjegjësi ligjore dhe institucionale për garantimin e shërbimit.
Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë është lënë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke i privuar pacientët nga një ndër trajtimet më të rëndësishme për kancerin gjinekologjik.
“E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje”, shkruan gazetari në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe vetë kallëzimin.
Ai e konsideron këtë veprim si hapin e parë në një betejë për drejtësi dhe transparencë, ndërsa paralajmëron se do të vazhdojë me këmbëngulje për të nxjerrë në dritë përgjegjësit.
Çfarë është brakiterapia?
Brakiterapia, e njohur edhe si radioterapi e brendshme, është një metodë trajtimi kundër kancerit ku burimi radioaktiv vendoset shumë afër ose brenda vetë tumorit. Kjo teknikë është veçanërisht efektive për kancerin e qafës së mitrës, mitrës dhe vaginës, duke i dhënë pacientit shpresa reale për mbijetesë dhe rikuperim.
Aktualisht, në Shqipëri, ky trajtim nuk ofrohet, duke lënë pacientet përballë alternativës së për t’u kuruar jashtë vendit, ose përballë heshtjes spitalore që kushton jetë.
Gazetari Osman Stafa ka ngritur sërish zërin për situatën e rëndë të pacientëve të diagnostikuar me kancer në vendin tonë. Në një reagim të fundit në rrjete sociale, ai ka denoncuar mungesën e pajisjeve ekzaminuese dhe neglizhencën e sistemit shëndetësor, që sipas tij po i sorollat pacientët nga një spital në tjetrin, pa iu ofruar […]
Gazetari Osman Stafa ka rikthyer sot vëmendjen mbi krizën në Spitalin Onkologjik, duke denoncuar vonesat në trajtimin e pacientëve me kancer si krime më të rënda se çdo akt tjetër në vend. Ai sjell në vëmendje rastin e një pacienteje 60-vjeçare, e cila sipas mjekes onkologe u konsiderua rast urgjent dhe kishte nevojë të menjëhershme për trajtim.
Megjithatë, sistemi elektronik i spitalit vendosi që konsultën me kirurgun pacientja ta kishte më 11 qershor, duke injoruar urgjencën reale të rastit.
Në një postim të tij, Stafa kritikoi ashpër mungesën e përgjegjësisë dhe ndjeshmërisë njerëzore nga drejtuesit e sistemit, duke thënë se vonesat po shkaktojnë vrasje me vonesë dhe se këta drejtues duhet të mbajnë përgjegjësi për jetën e pacientëve.
Pjesë nga statusi i Osman Stafës:
“Krimi që ndodh në Spitalin Onkologjik është më i rëndë se çdo akt tjetër që ndodh në këtë vend. Nuk është më vetëm papërgjegjshmëri, është vrasje me vonesë. Një grua rreth 60 vjeç, e vlerësuar si rast urgjent me kancer, duhet të kishte nisur trajtimin pa vonesë. Por sistemi nxori datën 11 qershor për konsultën me kirurgun, duke mos marrë parasysh urgjencën. A keni ndjeshmëri njerëzore? Çfarë po bëni ju që drejtoni këtë sistem? Po i lini njerëzit të vdesin me radhë, si numra në një listë që s’ka fund. Po vrisni me heshtje, me pritje, me vonesë.”