Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Adela Xhemali merr detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të AMF

10 December 2025 at 15:53

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvillua ceremonia zyrtare e prezantimit të kryetares së re, Adela Xhemali, e cila do të ushtrojë funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive. Më herët Xhemali ka mbajtur postin e zv/ministres së Financave.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë kryetarja e Komisionit parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, anëtarët e Bordit Drejtues, drejtues të institucionit, si dhe drejtoresha në përfundim të mandatit, Mimoza Kaçi.

Gjatë fjalës së saj, Ekonomi vlerësoi rëndësinë e drejtimit të suksesshëm të Autoritetit, veçanërisht në kushtet e sfidave të procesit të integrimit evropian.

Ajo theksoi rolin thelbësor të mbikëqyrjes së tregut financiar jobankar në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe nevojën për forcimin e transparencës dhe besueshmërisë institucionale.

Ish-drejtoresha Mimoza Kaçi vlerësoi progresin e vazhdueshëm të Autoritetit dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar në të ardhmen.

Në fjalën e saj, drejtuesja e re e AMF-së, Xhemali nënvizoi se integriteti dhe përgjegjshmëria do të jenë busulla e punës së Autoritetit. Ajo theksoi se prioritetet e mandatit të saj do të fokusohen në avancimin e procesit të integrimit evropian, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, forcimin e transparencës dhe standardeve të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Bashkimi i përvojës së konsoliduar me energjinë dhe dinamizmin e brezit të ri do të forcojë më tej kapacitetet dhe rolin e institucionit”, u shpreh Xhemali.

Sipas saj, AMF do të vijojë të garantojë stabilitet financiar, transparencë dhe rritje të besimit në tregjet financiare jobankare, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve.

Adela Xhemali u emërua anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive në Kuvendin e Shqipërisë, më 4 dhjetor 2025.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Adela Xhemali merr detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të AMF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet në shkollë, institucionet bëjnë sehir

By: Elva
4 December 2025 at 21:16

Një nënë nga Dimali ka denoncuar në emisionin Fiks Fare se djali i saj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Sali Zhuka”, është viktimë e bullizimit prej tre vitesh, pavarësisht se ka ndërruar disa shkolla në përpjekje për të gjetur një ambient më të sigurt. Sipas saj, bullizimi ka nisur që në klasën […]

The post 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet në shkollë, institucionet bëjnë sehir appeared first on BoldNews.al.

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

1 December 2025 at 07:31

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]

The post Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor appeared first on Reporter.al.

Pse nuk funksionoi qeveria e Ismail Qemalit? Historiania: Mbështeti Perandorinë Osmane

28 November 2025 at 23:14


Historiania Valentina Duka, shpjegoi pse qeveria e Ismail Qemalit nuk funksionoi.

“Ismail Qemali mori vendime shumë demokratike. Edhe sot është për t’u pasur zili. Por, qeveria e Ismail Qemalit u krijua në një kontekst historik shumë të vështirë. Në territoret e Shqipërisë vijonte lufta, në Shkodër në kuadër të luftës ballkanike, dhe në jug, ku luftohej në Janinë. Qeveria e Ismail Qemalit shpalli qëndrim neutral ndaj konfliktit ballkanik, por në fakt mbështeti Perandorinë Osmane", tha Duka në A2 CNN.

"Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhte nëse Ismail Qemali do të luftonte përkrah aleatëve ballkanikë. Por, duke qenë se u rreshtua “de facto” me Perandorinë Osmane, kjo u përdor si alibi nga fuqitë e mëdha për të copëtuar Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve”, vujoi Duka.

“Ismail Qemali, për këto rrethana, nuk arriti dot të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Shqipërinë. E dyta, vetëm shqiptarët e njohën qeverinë e Ismail Qemalit dhe Vlorën kryeqytet. Ndërkombëtarët njohën si qeveri të parë atë të Vidit dhe kryeqytet të parë Durrësin”, shtoi Duka.

- YouTube youtu.be

Gjergj Luca uron 113-vjetorin e Ditës së Flamurit nga Fish City me djalin e Hashim Thaçit

By: berti
28 November 2025 at 09:57

Gjergj Luca ka zgjedhur që urimin e tij për Ditën e Flamurit ta bëjë nga zemra e Fish City, por edhe nga zemra e krenarisë shqiptare. Në këtë 113-vjetor të Pavarësisë, ai shfaqet përpara bustit të Heroit të Kombit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, të shoqëruar nga dy figurat e tjera monumentale të historisë sonë, Lekë Dukagjinit dhe Adem Jasharit, një treshe simbolike që mbart shpirtin…

Source

Ismail Qemali donte që Shqipëria të ndahej në tri kantone, të kishte tri kryeqytete dhe tre udhëheqës!

28 November 2025 at 09:54


Nga: Kaliopi Naska

Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatshme dhe tepër komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton një periudhë gati 60-vjeçare, të ngjeshur me lëvizje të armatosura, me luftë parlamentare, me kryengritje çlirimtare, me batica e zbatica të vrullshme në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës mjaft aktiv në luftë, si ideolog, si udhëheqës, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikëpamjet e tij janë të shumanshme. Një vend të rëndësishëm në sistemin e pikëpamjeve të tij zënë dhe konceptet që ai kishte mbi ndërtimin shtetëror.

Për të kuptuar bazën e koncepteve të Ismail Qemalit mbi formën dhe ndërtimin administrativ të shtetit shqiptar, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër formimit dhe veprimtarisë së tij, si funksionar në administratën turke, në të cilën shërbeu rreth 35 vjet.

Nëpunës shteti në Perandorinë Osmane

Kapitullin e jetës si nëpunës i shtetit në administratën e Perandorisë Osmane, ai e filloi në Stamboll, ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisur me kulturë të gjerë, me një erudicion të thellë e konstruktiv. Thellimi i studimeve në shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, të gjitha këto i dhanë dorë që ai shumë shpejt të hyjë në administratën osmane dhe të kryejë funksione të ndryshme të rëndësishme si guvernator, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri si këshilltar shteti.

Gjatë këtyre viteve, me veprimtari të larmishme shtetërore, ai njohu problemet e shumta, të mprehta e të vështira, që kërkonin zgjidhje - ose që kërkonin të paktën të mbahej qëndrim përballë shtetit dhe publikut. Këto shqetësime, formimi kulturor e ideor e shtynë atë të mendojë se Perandoria Osmane duhej të dilte nga gjendja e nderë në të cilën qe zhytur. Për të dalë nga kjo situatë, ai mendonte se e vetmja doktrinë që do t’i jepte rrugë zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrinës së Mithat Pashës, e cila ishte më përparimtarja për Turqinë në atë kohë.

Përmbajtja e kësaj doktrine e çoi Ismail Qemalin të lidhej me Mithat Pashën, që ishte udhëheqësi i lëvizjes liberale osmane. Në mënyrë të veçantë, ai u pajtua me thelbin e ideve të tij, të cilën e përbënte bindja se Perandoria Osmane mund të hynte në rrugën e përparimit dhe modernizimit me anën e reformave dhe jo me anë të revolucionit.

Kështu ai mendonte se do të likuidohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do të zëvendësohej me një regjim kushtetues pa eliminuar kurorën mbretërore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit të pushtetit administrativ shtetëror në favor të borgjezisë dhe në mënyrë të veçantë të kombësive të shumta të Perandorisë, të cilat në këtë mënyrë do të fitonin të drejtën për një vet-qeverisje provincial, në kuadrin e Perandorisë Osmane.

Pra, sikurse shihet, Ismail Qemali synonte të arrinte te vetëqeverisja provinciale e kombësive, nëpërmjet rregullimit rrënjësor të Perandorisë dhe jo duke u interesuar vetëm për autonominë e njërës apo tjetrës kombësi, por për të gjitha kombësitë në të njëjtën kohë, nëpërmjet rregullimit radikal të Perandorisë. Këto ide Ismail Qemali jo vetëm i përvetësoi, por u mundua t’i zbatonte gjatë karrierës së tij si funksionar i Perandorisë Osmane dhe disa prej tyre e shoqëruan edhe në detyrën e kryetarit të shtetit të parë kombëtar.

Pikëpamjet liberale të Ismail Qemalit

Ismail Qemali u bë armik i absolutizmit sulltanor, pikërisht nga këndi i këtyre pikëpamjeve liberale. Kjo e shtyu atë që të marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së vitit 1876, apo në hartimin e disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë, ku kundërshtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej në shesh kalbëzimi i sistemit administrativ konservator. I gjithë ky aktivitet i dha dorë Ismail Qemalit të kuptojë mjaft mirë mekanizmin e administratës shtetërore.

Aktiviteti që zhvilloi në Perandorinë Osmane si funksionar i saj, tregoi qartë se ai ishte një iluminist e veprimtar reformator, përfaqësues i interesave të borgjezisë liberale të të gjitha kombësive. Prestigji i madh që gëzoi në Turqi dhe në rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe të Evropës, ndjenjat e tij liberale demokratike e përparimtare, e bënë atë një figurë mjaft të njohur dhe me autoritet, por dhe armik të rrezikshëm e një shenjë goditje për autokracinë anakronike osmane me të cilën Ismail Qemali nuk pajtohej dot.

Për dhjetëra vjet, deri në fund të shekullit XIX, Ismail Qemali u shqua si militant i lëvizjes demokratike liberale osmane, në kuadrin e së cilës ai mendonte se do të gjente zgjidhje dhe çështja nacionale shqiptare. Por, në fillim të shekullit XX, kur lëvizja liberale osmane hyri në rrugën e nacionalizmit turk, që e ndërlikoi zgjidhjen e çështjeve nacionale në Perandori, atëherë Ismail Qemali pa hequr dorë nga pikëpamja e tij liberale, e shkëputi lëvizjen nacionalçlirimtare shqiptare nga lëvizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu në çështje më vete.

Me një përgatitje të tillë politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shumë shpejt në radhët e lëvizjes kombëtare shqiptare, duke marrë pjesë aktivisht në të, ku u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh që u mbrujt me traditat e kulturës më përparimtare të kohës e të vendit të vet, që asimiloi gjithçka të mirë që kishte lëvizja çlirimtare shqiptare, me armë e me penë, dhe që e ndoqi këtë lëvizje deri në kurorëzimin fatlum.

Kombi shqiptar me plot të drejtë e konsideron atë si protagonistin kryesor të Kuvendit të Vlorës i cili shpalli më 28 nëntor 1912 pavarësinë kombëtare. Pavarësisht nga origjina për vetë formimin e tij shumëvjeçar, ai u brumos si burrë shteti demokrat, duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverisë së parë shqiptare, duke u bërë kështu udhëheqësi kryesor i jetës politike të vendit në momente jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe të vështira që kaloi Shqipëria e rilindur në periudhën kritike të ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive fqinje të cilat u turrën për ta asgjësuar atë.

Bazat e para të shtetit shqiptar

Shpallja e pavarësisë shënoi fillimin e një etape të re historike që shtronte detyra te reja dhe të ndërlikuara përpara popullit shqiptar dhe udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare, që kishin marrë përsipër barrën e rëndë të krijimit të shtetit të pavarur. Kryetarit dhe qeverisë i dolën detyra të mëdha për organizimin e shtetit dhe ngritjen e administratës shtetërore, sigurimin e njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë dhe kufijve të saj që përfshinin trevat e banuara prej shqiptarëve.

Që në dhjetor të vitit 1912, u morën masat për hedhjen e bazave të para të organizimit të shtetit dhe u miratuan aktet e para legjislative që u përcaktuan nga vendimet e Kuvendit Kombëtar, i cili përfshinte delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe përfaqësonte objektivisht vullnetin e gjithë kombit, duke u bërë organi më i lartë i shtetit shqiptar, mbrojtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror.

Prandaj, vendimet e tij kishin vlerën e ligjeve kushtetuese që sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar për shkëputje nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e një shteti të pavarur. Organ tjetër që zgjodhi Kuvendi ishte dhe Pleqësia kompetencat e së cilës nuk u përcaktuan shprehimisht nga Kuvendi Kombëtar, por ky pranoi pikëpamjen se Pleqësia nuk ishte një parlament apo senat dhe se nuk kishte të drejtë të shkarkonte ministrat, por duhej konsideruar si një organ këshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisë.

Një mbret që nuk sundon

Kuvendi Kombëtar u kufizua me Shpalljen e Pavarësisë dhe me zgjidhjen e qeverisë dhe të Pleqësisë. Ai nuk mori në shqyrtim çështjen e formës së qeverisjes së shtetit shqiptar. Por, dihet se shumica dërmuese e aktivistëve të Rilindjes, duke përfshirë dhe përfaqësuesit që morën pjesë në Kuvendin e Vlorës, mendonin se Shqipëria duhej të lindte si një shtet monarkik, sepse monarkinë ata e shikonin me të drejtë ose pa të drejtë ashtu, siç e kishin parë të gjithë themeluesit e shteteve ballkanike, madje dhe evropiane, si konsolidim të shtetit kombëtar.

Në fakt, të gjitha shtetet ballkanike ishin monarki. Por, personalitetet politike të kohës dalloheshin nga mënyra se si e konceptonin monarkinë - absolute apo parlamentare. Pikërisht në këtë kuadër, Ismail Qemali shfaqet me pikëpamjet më progresive, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin, pasi ai ishte për një monarki konstitucionale ku, sipas parimit, kur pushteti do të qe në duart e përfaqësuesve të popullit, Mbreti do të kishte funksionin e kryetarit të shtetit i cili “do të mbretëronte, por nuk do të sundonte”.

Pro ardhjes së Princ Vidit

Mendimi i tij u përkrah edhe nga përfaqësues të qeverisë dhe gjeti pëlqimin në mbledhjen e qeverisë, ku u miratua programi i komisionit që do të parashtronte kërkesat e shqiptarëve përpara Fuqive të Mëdha. Në një nga këto kërkesa përcaktohej dhe vendosja në Shqipëri e një monarkie kushtetuese me një mbret nga vendet evropiane. Me gjithë parashtrimin që iu bë nga komisioni shqiptar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ajo nuk bëri ndonjë përcaktim zyrtar të formës së qeverisjes. Ajo vetëm përcaktoi se Shqipëria shpallej principatë sovrane, autonome e trashëguar me një princ të caktuar nga Fuqitë e Mëdha. Caktimin e një mbreti evropian Ismail Qemali dhe patriotët e shihnin si personifikimin e një zhvillimi të shpejtë ekonomik e politik e shoqëror të vendit. Prandaj, Ismail Qemali, në cilësinë e kryetarit nguli këmbë pranë fuqive, që të shpejtohej caktimi i princit i cili, sipas tyre, do të siguronte stabilitetin e qeverisë kombëtare dhe do të zhdukte të gjitha vështirësitë e brendshme, duke siguruar një zhvillim të ri të vendit.

Këto qenë arsyet që Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë do të vlerësonin ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, si një faktor pozitiv që do të ndikonte në realizimin e aspiratave kombëtare dhe do ta udhëhiqte vendin drejt bashkimit kombëtar. Por, zhvillimi i ngjarjeve tregoi se nga Princ Vidi nuk mund të pritej që ai të vepronte për interesat e Shqipërisë, kur këto binin në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha.

Administrata, gjykatat, xhandarmëria ...

Meqenëse Konferenca e Ambasadorëve nuk bëri përcaktimin mbi formën e shtetit, shteti i pavarur shqiptar u krijua si një shtet me sistem parlamentar, rolin e të cilit e plotësonte Kuvendi Kombëtar, i cili edhe pasi i dha fund punimeve të tij, ruante prerogativat si organi më i lartë i shtetit. Por, në kushtet ekzistuese, Kuvendi Kombëtar nuk pati mundësinë efektive të mblidhej dhe në të vërtetë Qeveria e Ismail Qemalit në bazë të pushtetit që i ishte deleguar nga Kuvendi, përqendroi në duart e saj të gjithë pushtetin shtetëror, duke zhvilluar një veprimtari administrative ashtu dhe legjislative.

Pavarësisht se kjo veprimtari ka qenë më e kufizuar për shkak të rrethanave të Luftës Ballkanike, janë pikërisht këto rrethana të jashtëzakonshme që shpjegojnë përse Ismail Qemali nuk qe në gjendje të zbatonte plotësisht parimet e veprimit konstitucional, duke mos ia njohur Pleqësisë të drejtën e votës deliberative, siç e kërkon parimi konstitucional dhe duke ia kufizuar këtë të drejtë vetëm me votën konsultative.

Kështu, Shqipëria, që nga fundi i vitit 1912, i kishte elementët e një organizimi shtetëror të pavarur, siç janë qenia e një popullsie të caktuar në një territor të caktuar dhe e një pushteti publik që e drejton atë. Ismail Qemali, për të vënë shtetin e ri shqiptar mbi baza të organizuara, së bashku me qeverinë morën masat për ngritjen e strukturave organizative, si ngritjen e administratës shtetërore, organizimin e gjykatave, xhandarmërisë, policisë etj.

Shqipëria të ndahet në tri kantone

Idetë për mënyrën e organizimit të vendit ai i kishte shfaqur para shpalljes së pavarësisë. Në atë kohë, duke parashikuar vështirësitë që do të ndesheshin në organizimin e një pushteti të përqendruar, ai kishte shprehur mendimin për ndarjen e Shqipërisë në kantone, sipas shembullit të Zvicrës. Por, në këtë çështje ai shfaqi një pikëpamje jo të drejtë, e cila rridhte nga fakti se ai duke jetuar për dhjetëra vjet larg Shqipërisë, nuk e njihte mirë vendin dhe i dha rëndësi të madhe peshës që ushtronin në jetën e brendshme të popullit shqiptar, dallimet e tij krahinore dhe fetare.

Në këtë mes, duket se ndikoi dhe ekzistenca e autonomive lokale të disa krahinave që kishin ekzistuar, dhe të cilat Perandoria Osmane nuk kishte mundur t’i asgjësonte. Këto autonomi ai mendonte se mund të shfrytëzoheshin në të mirë të shtetit modern. Këtë ide e ruajti edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe u përpoq ta pasqyronte dhe në hartimin e Kanunit të Përtashëm të administratës civile të shtetit shqiptar. Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tri kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, të cilët do të kishin për qeveritarë respektivisht Preng Bibë Dodën, Esat Pashë Toptanin e Ismail Qemalin.

Idenë kantonale të tij, ai e përforcoi sidomos në fjalimin që mbajti në mitingun popullor të Vlorës më 21 tetor 1913, ku theksoi se çdo krahinë (kanton) duhej të qeverisej sipas veçorive të saj. “Nga kjo”, theksonte ai, “del që labi do të jetë lab, gega gegë dhe toska toskë dhe secili do të punojë vetëm për Labërinë, për Gegërinë dhe Toskërinë, por të gjithë me ideale shqiptare do të punojnë si shqiptar dhe do të vriten si shqiptarë për Shqipërinë, duke marrë fuqinë prej përparimit të vendit të vet”.

Jo ndarjes së Shqipërisë në kantone

Por, veçoritë krahinore që jepte Ismail Qemali nuk përbënin arsye për ndarje në kantone. Në ndonjë vend perëndimor kishte njëfarë autonomie administrative lokale, por kjo s’kishte të bënte me kantonet në Zvicër që ishin ndarë sipas veçorive gjuhësore, fetare, lokale. Dihet se Shqipëria në kufijtë e vitit 1913, në shumicën e saj dërrmuese përbëhej nga popullsi e thjeshtë shqiptare. Pra, një sistem i tillë i zbatuar në një shtet me përbërje heterogjene kombëtare, siç qe Zvicra, nuk mund të zbatohej në një shtet të tillë me homogjenitet etnik, siç ishte Shqipëria.

Një rrethanë e tillë nuk ka qenë e paditur për Ismail Qemalin. Propozimi i bërë prej tij për ndarjen e Shqipërisë në kantone, në atë kohë, nuk përputhej me detyrën që i dilte shtetit shqiptar për forcimin e administratës dhe centralizimit të saj. Kjo nuk ishte rruga për ruajtjen e “unitetit” kombëtar të Shqipërisë dhe të pavarësisë së tij. Siç tregoi koha, qysh atëherë pavarësia e Shqipërisë mund të sigurohej vetëm në luftë me separatizmin që kishin mbjellë klikat feudale të përkrahura nga fuqitë dhe shtetet fqinje. Zhdukja e pushteteve separatiste dhe vendosja e një drejtimi të centralizuar qe e vetmja rrugë për përparimin ekonomik shoqëror e politik të Shqipërisë. Interesat kombëtare kërkonin që ajo të mbetej një dhe e pandarë dhe nga pikëpamja administrative.

Është kjo arsyeja që ideja e tij nuk u pranua nga shumë anëtarë të qeverisë, midis të cilëve edhe nga atdhetarë të shquar, madje edhe nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Pandeli Cale etj. Ata kundërshtuan ndarjen e vendit në kantone, duke e cilësuar atë si një “masë të dëmshme për bashkimin e për rrojtjen e kombit tonë”.

Ata theksonin me të drejtë se që të forcohej kombi, duhej të mos thellohej ndarja midis krahinave. Përkundrazi, këto duhej të lidheshin ngushtë me njëra-tjetrën dhe të administroheshin nga një qendër e vetme. Kritikat e bëra në këtë çështje Ismail Qemali i mori parasysh dhe, aq më tepër, tregoi se ai nuk ishte shumë i bindur në epërsinë e organizimit kantonal, për kushtet e vendit. Si rrjedhim, ideja e tij kantonale nuk u përfshi në “Kanunin e Përtashëm” dhe nuk u pasqyrua në ligjet që qeveria e Vlorës filloi të shpallte dhe të zbatonte.

“Kanuni i Përtashëm” dhe ligjet e reja

Pas diskutimesh të shumta që u bënë për drejtimet që do të merrte organizimi i administratës, rëndësi të veçantë pati shpallja nga ana e Qeverisë së Përkohshme në nëntor të 1913–ës, e “Kanunit të Përtashëm” të cilin e përmendëm më lart - ligjit që përcaktonte ndarjen e re administrative të vendit. Kanuni do të rregullonte me hollësi ndarjen administrative dhe kompetencat e organeve lokale. Ky përcaktonte një akt normativ të mbështetur në parimin e centralizimit administrativ të vendit sipas modelit të shteteve evropiane.

Në themel të tij u vu parimi i krijimit të një administrate qendrore. Sipas Kanunit, Shqipëria u nda në prefektura që përfaqësonin njësinë më të lartë lokale dhe këto nga ana e tyre në nënprefektura dhe krahina. Nga normat që përmbante kanuni, dilte se në Shqipëri pushteti do të përqendrohej në duart e Qeverisë së Vlorës. Ligjet që nxori qeveria për organizimin e hallkave të administratës lokale, përbënin një hap të rëndësishëm mbasi ato ndryshonin nga administrata perandorake turke, për faktin se i dhanë shtetit shqiptar në një farë shkalle, fizionominë e një shteti modern nga forma dhe nga përmbajtja me një administratë të përqendruar përparimtare.

Të tilla ligje që dallonin nga legjislacioni i mëparshëm qenë p.sh.; përjashtimi i ndërhyrjes së organeve shtetërore në punët e drejtësisë, apo ndarja në një farë mase e institucioneve shtetërore nga ato fetare. Gjithashtu, nxorën akte të reja si në mënyrën e ndarjes së trashëgimisë etj. Pavarësisht se ligji mbi ndarjen administrative territoriale nuk u zbatua plotësisht, se Qeveria e Vlorës qëndroi në fuqi vetëm dy muaj pas miratimit të tij, ai përbënte një përpjekje serioze për të ngritur një administratë lokale të mbështetur në kritere relativisht demokratike, përderisa parashikohej funksionimi i organeve të zgjedhura sado me kompetenca të kufizuara.

Kësaj përpjekje të kryetarit dhe qeverisë së tij, për t’i dhënë vendit struktura të përshtatshme dhe moderne, u duhen shtuar dhe masat e tjera si caktimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave etj.

Si përfundim mund të themi se kontributi që dha Ismail Qemali dhe qeveria në miratimin e akteve të rëndësishme të Kanunit, për organizimin e aparatit shtetëror qendror dhe organizimin e organeve të administratës lokale, ndihmuan në plotësimin e fizionomisë së plotë të shtetit shqiptar të organizuar dhe të pavarur, si në qendër ashtu dhe në bazë. Ai dhe qeveria e tij hodhën baza të reja të administratës lokale në vend. /Memorie/

Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

28 November 2025 at 07:35

Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy […]

The post Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë? appeared first on Reporter.al.

28 Nëntori, shqiptarët festojnë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

28 November 2025 at 07:56

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar në Vlorë: “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë. Më 21 nëntor, zbarkoi në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 Nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit. Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi dhënien fund të sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht krijoi kushte të reja politike për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor.

Data 28 nëntor përsëritet në historinë e Shqipërisë edhe në raste të tjera si fillimi i transmetimeve të Radio Tirana më 28 nëntor 1938 dhe datëlindja e heroit legjendar, Adem Jashari më 28 nëntor 1955.

Ndërkohë, prej vitit 2017, 28 Nëntori është shpallur feste zyrtare edhe në Kosovë. Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës duke thënë se, kjo do të ishte Dita e Shqiptarëve, në respekt të vlerave të trungut etnik shqiptar si dhe traditave të mira familjare e shoqërore.

“Abcnews” i uron të gjithë shqiptarëve gëzuar festat e 28-29 nëntorit.

/abcnews.al/

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

27 November 2025 at 15:22


Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke u bërë kështu pjesë e rrjetit global të Klubeve të Edukimit të UNESCO-s.

Ky miratim zyrtar vlerëson përkushtimin e shkollës ndaj parimeve fundamentale të UNESCO-s,që përfshijnë promovimin e paqes, mirëkuptimit ndërkulturor, qytetarisë globale dhe edukimit të qëndrueshëm. Klubi do të veprojë nën mbikëqyrjen e Këshillit Ekzekutiv të Klubit të Edukimit UNESCO dhe në koordinim të ngushtë me Zyrën e Koordinimit Kombëtar të UNESCO-s nëRepublikën e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, UNESCO thekson rëndësinë e përfshirjes së komunitetit shkollor në iniciativa të dobishme dhe të qëndrueshme:

“Ne e inkurajojmë institucionin tuaj të ruajë frymën e vlerave të UNESCO-s dhe të angazhojënxënësit, mësuesit dhe komunitetin në aktivitete edukative dhe kulturore që avancojnëObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të), veçanërisht SDG 4 - Edukim i Cilësisë.”

Po ashtu, UNESCO ka shprehur pritshmëritë për një bashkëpunim të frytshëm dhe përkontributet pozitive që shkolla “Ismail Qemali” pritet t’i sjellë këtij rrjeti ndërkombëtar.

Ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme për shkollën dhe një mundësi të re për zhvillimin e programeve inovative, pjesëmarrjen e nxënësve në projekte globale dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit.

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

By: D Marku
12 November 2025 at 11:53

Në puntatën e radhës së emisionit “Goca dhe Gra”, një moment mori vëmendjen e të pranishmëve, kur gjatë bisedës në studio u prek tema e trajnimeve motivuese që organizon Ermal Mamaqi.

Teksa po shpjegonte formatin e seminarit që do të zhvillojë këtë fundjavë, Mamaqi u shpreh se ky trajnim synon t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien e tyre me veten, duke shtuar se në të marrin pjesë personazhe të njohur publikë.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha ai, duke ia drejtuar ftesën edhe aktores së mirënjohur Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.

Por Ema zgjodhi t’i përgjigjej hapur dhe pa e zbutur tonin:

“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur panelin të ndërhyjë për ta zhvendosur bisedën në argumentet mbi mënyrat e ndryshme të qasjes ndaj zhvillimit personal.

The post “Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit appeared first on Albeu.com.

Ylli i Turqisë përjashtohet nga lista e kombëtares pas skandalit me baste

11 November 2025 at 18:22


Evren Eren Elmali është larguar nga kombëtarja e Turqisë përpara pauzës ndërkombëtare të nëntorit, mes një skandali bastesh që po trondit futbollin turk.

Mbrojtësi i majtë 25-vjeçar i Galatasarayt raportohet se është ndër disa lojtarë që po hetohen, megjithëse ai është i vetmi nga lista më e fundit e trajnerit Vincenzo Montella që është prekur nga ky rast.

Turqia pritet të përballet me Bullgarinë dhe Spanjën në ndeshje vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës, por përjashtimi i Elmalit shënon dënimin e parë të madh që nga shpërthimi i skandalit.

Elmali u transferua nga Trabzonspor te Galatasaray verën e kaluar për 4 milionë euro.

Eren Elmali

Ai debutoi me ekipin e parë të kombëtares nën drejtimin e Stefan Kuntz në vitin 2022 dhe ka shërbyer si zëvendësues i Ferdi Kadioglut në epokën e Montellas.

Ai ishte titullar në humbjen 6-0 ndaj Spanjës gjatë pushimit të shtatorit, ndeshja e tij e fundit me fanellën e kombëtares.

E ardhmja e tij me përfaqësuesen turke tani mund të varet nga përfundimet e hetimit në vazhdim./Telegrafi/

TikToker-ja nga Mali është rrëmbyer, pastaj është vrarë nga xhihadistë të dyshuar - për shkak të 'bashkëpunit me ushtrinë'

10 November 2025 at 15:14


Një TikTok-ere, e akuzuar se ka ndihmuar ushtrinë e Malit, është kapur dhe vrarë në stilin e ekzekutimit nga xhihadistë të dyshuar.

Mariam Cissé, e cila thuhet se është në të 20-at dhe me mbi 100,000 ndjekës të TikTok, postoi video rreth jetës në qytetin e saj të lindjes, Tonka, në rajonin verior të Timbuktut dhe shpesh shprehu mbështetje për ushtrinë.

Vdekja e saj ka tronditur kombin, i cili ka luftuar një kryengritje xhihadiste që nga viti 2012, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Televizioni shtetëror tha se ajo thjesht kishte dashur të promovonte komunitetin e saj dhe të mbështeste ushtrinë përmes postimeve të saj në TikTok.

Mali po përballet me një bllokadë karburanti të imponuar në kryeqytet nga grupet xhihadiste që ka prishur rëndë jetën e përditshme, me Bashkimin Afrikan që shprehu "shqetësim të thellë".

Zonja Cissé u kap nga xhihadistët e dyshuar ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt nga një treg në një qytet fqinj, raportoi radioja publike franceze RFI.

"Motra ime u arrestua të enjten nga xhihadistët", i tha vëllai i saj agjencisë së lajmeve AFP, duke thënë se ata e kishin akuzuar atë për "informimin e ushtrisë maliane për lëvizjet e tyre".

Siç theksohet më tej, gjatë fundjavës ajo u transportua në Tonka me motoçikletë dhe u qëllua në Sheshin e Pavarësisë të qytetit, ndërsa vëllai i saj ishte në turmë, raporton AFP.

Një burim sigurie i tha agjencisë se ajo ishte vrarë sepse ishte akuzuar se kishte filmuar xhihadistët "për ushtrinë maliane".

Në disa nga videot e saj në TikTok, ajo mban veshur uniformë ushtarake, me një nga postimet e saj me mbishkrimin "Rroftë Mali".

Vdekja e saj vjen ndërsa kriza e shkaktuar nga bllokada xhihadiste është përkeqësuar, me shkollat dhe universitetet që mbeten të mbyllura për javë të tëra.

Qeveria ka pezulluar institucionet arsimore që nga muaji i kaluar dhe tha se do të bënte "gjithçka të mundshme për të adresuar krizën" në mënyrë që ato të rihapeshin të hënën.

Situata e rëndë ka vazhduar dhe të premten ministria e jashtme franceze i këshilloi qytetarët e saj të largohen urgjentisht nga vendi ndërsa fluturimet komerciale janë në dispozicion.

Për javë të tëra, Mali është goditur nga mungesa e karburantit, veçanërisht në kryeqytetin Bamako, pasi militantët nga një degë e al-Kaedës vendosën një bllokadë duke sulmuar cisterna në autostradat kryesore.

Mali është pa dalje në det, kështu që të gjitha furnizimet me karburant sillen me rrugë nga shtetet fqinje si Senegali dhe Bregu i Fildishtë.

Ushtria mori pushtetin në Mali në vitin 2021 dhe premtoi të përmirësonte sigurinë, por kryengritja xhihadiste ka vazhduar dhe pjesë të mëdha të veriut dhe lindjes së vendit mbeten jashtë kontrollit të qeverisë. /Telegrafi/

Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

By: redi
6 November 2025 at 16:00

Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione…

Source

Pamje të frikshme/ Masivi i dheut dhe shkëmbit shkëputet nga mali në Dukagjin (VIDEO)

By: V K
6 November 2025 at 09:53

Pamjet e frikshme që shihni vijnë nga Dukagjini. Një masiv dheu është shkëputur nga mali dhe ka përfunduar në rrugën Kir –Ndërlysaj.

Fatmirësisht nga incidenti në fjalë nuk ka pasur persona të lënduar, pasi asnjë mjet nuk po kalonte në ato çaste në rrugë.

Për më tepër shihni pamjet.

 

The post Pamje të frikshme/ Masivi i dheut dhe shkëmbit shkëputet nga mali në Dukagjin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Brenda triadës: Çfarë mësova nga arsenali bërthamor i Amerikës?

6 November 2025 at 09:46


Nga: Naveed Jamali[1] / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Rrugëtimi im për të përjetuar gjithë triadën bërthamore më çoi në bord të një B-52-shi dhe një bombarduesi B-2 që nuk detektohet, në thellësi të një silosi të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman dhe nën valët e oqeanit në një nëndetëse me raketa balistike. Triada bërthamore - e përbërë nga raketat balistike ndërkontinentale me bazë në tokë, raketat balistike të lëshuara nga nëndetëset dhe bombarduesit me kapacitet bërthamor - është shtylla kurrizore e parandalimit strategjik të Amerikës. Ajo siguron që asnjë kundërshtar të mos jetë në gjendje të eliminojë aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur një sulmi bërthamor. Komunikimi i kësaj gatishmërie është ajo që e bën parandalimin të vlefshëm. Ky është paradoksi në zemër të stabilitetit bërthamor: Për ta mbajtur botën të sigurt, duhet të jemi të gatshëm të përdorim armët më të rrezikshme që janë ndërtuar ndonjëherë.

Kjo gatishmëri nuk mbështetet vetëm në teknologji, por te njerëzit që janë të gatshëm ta përdorin atë - është thelbi i parandalimit. Në të tri komponentet e triadës, pashë që armët bërthamore të Amerikës nuk janë instrumente të heshtura që presin ditën më të keqe të botës; ato përdoren çdo ditë përmes një parandalimi të qetë e të vazhdueshëm që u tregon kundërshtarëve, si Rusia dhe Kina, se çdo sulm ndaj Shteteve të Bashkuara do të dështojë përpara se të fillojë. Edhe pse shumë pjesë të triadës mbeten të klasifikuara, ajo që është e qartë është kompetenca e jashtëzakonshme dhe disiplina e të rinjve dhe të rejave që operojnë me të - dhe përcjellja e këtij përkushtimi është po aq e rëndësishme sa përparimi i teknologjisë sonë.

Një tjetër veçori e përbashkët befasuese, në të tri komponentet e triadës, është kontrasti mes moshës së re të personelit që operon këto sisteme dhe moshës së vetë makinerive. Aeroplanët që ata drejtojnë, nëndetëset që lundrojnë dhe raketat që monitorojnë janë, sipas çdo standardi, të vjetra. Merrni si shembull bombarduesin e padetektueshëm B-2. Dizajni i tij elegant në formë trekëndëshi duket ende futurist, megjithatë ai fluturoi për herë të parë më shumë se 30 vjet më parë, përpara se GPS-i të ishte funksional. Kur hipa në kabinën e tij të fluturimit, më bëri përshtypje se sa pak moderne dukej brendësia e tij krahasuar me shumicën e aeroplanëve të sotëm komercialë. B-52 dhe Minuteman III janë edhe më të vjetër, të krijuar në vitet e para të Luftës së Ftohtë. Edhe nëndetësja Ohio, ku isha, është vënë në shërbim në fillim të viteve ’80 të shekullit XX. Edhe pse secili prej këtyre sistemeve është përditësuar vazhdimisht dhe mbetet vdekjeprurës, ato janë trashëgimi e një epoke tjetër - dëshmi se parandalimi nuk mbahet në jetë vetëm nga teknologjia, por nga njerëzit që e bëjnë atë të rëndësishëm, të besueshëm dhe gjithmonë të gatshëm.

Sot, ky mision i parandalimit, po vihet në provë si kurrë më parë. Vetëm pak para takimit të rëndësishëm me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti Donald Trump shpalli se kishte udhëzuar Pentagonin të fillonte testimet bërthamore “në të njëjtin nivel” me Rusinë dhe Kinën, dhe se procesi do të niste menjëherë. “Duket se të gjithë po bëjnë teste bërthamore”, u tha Trumpi gazetarëve në bordin e Air Force One. “Ne nuk bëjmë teste, i kemi ndaluar prej vitesh. Por, meqë të tjerët po bëjnë, është mirë që edhe ne të fillojmë”.

Ndërkohë, një lojtar tjetër po transformon me shpejtësi peizazhin bërthamor: Kina. Vitet e fundit, Pekini ka ndërmarrë një zgjerim të gjerë të forcave të saj bërthamore, duke ndërtuar silose të reja raketash dhe duke zhvilluar raketa të avancuara balistike të lëshuara nga nëndetëset. Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se Kina tani ka rreth 500 koka bërthamore, afërsisht 440 prej tyre të gatshme për t’u lëshuar nga toka, deti apo ajri, dhe ajo mund ta kalojë shifrën 1 000 deri në fillim të viteve 2030. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara apo Rusia, të cilat kanë operuar për dekada të tëra nën traktatet e kontrollit të armëve, Kina nuk përballet me kufizime të tilla - duke sinjalizuar një epokë të re të karakterizuar jo nga dy superfuqi, por nga tre rivalë të barabartë bërthamorë.

Ky realitet e bën triadën amerikane më të rëndësishme sot sesa në çdo moment që nga Lufta e Ftohtë. Ajo është e vetmja strukturë që mund të parandalojë në mënyrë të besueshme si Rusinë, ashtu edhe Kinën njëkohësisht. Pjesa e nëndetëses garanton mbijetesën, raketat tokësore ofrojnë përgjigje të menjëhershme, dhe bombarduesit ofrojnë një parandalim të qartë dhe fleksibil. Së bashku, ato përbëjnë një shtyllë strategjike që duhet të mbetet e patundshme, pavarësisht ndryshimeve në teknologji, gjeopolitikë apo udhëheqje.

Megjithatë, pas gjithë atyre gjërave që pashë nga afër, besoj se përbërësi më jetik i triadës nuk është raketa apo makina, por njeriu. Profesionalizmi i ekuipazhit që rri në gatishmëri në nëntokën e Veriut, marinarët që lundrojnë pa u vërejtur nëpër oqeanet e errëta, dhe pilotët që përgatisin aeroplanët më të vjetër se vetë prindërit e tyre janë zemra e parandalimit amerikan. Aftësia dhe qetësia e tyre, jo titujt e gazetave apo retorika politike, janë ato që e bëjnë luftën bërthamore të paimagjinueshme.

Parandalimi është një lojë që duhet luajtur pa ndërprerje, një betejë që zhvillohet në heshtje e në hije. Nuk ka fitore, vetëm vigjilencë, sepse në këtë lojë nuk mund të fitojmë kurrë plotësisht, por nuk guxojmë kurrë të humbasim. /Telegrafi/

______________


[1] Naveed Jamali është gazetari i parë dhe i vetëm që ka dokumentuar tri komponentet e triadës bërthamore të ShBA-së. Ai është veteran i Marinës dhe ish-anëtar i komunitetit amerikan të inteligjencës, si dhe drejtues i projektit UnconventionalNewsweek.

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

31 October 2025 at 18:51

Në orën 9:30 të mëngjesit të së premtes, Erion Veliaj zbriti nga furgoni i policisë së burgjeve në derën e Gjykatës Kushtetuese – shfaqja e parë në publik nga 10 shkurti, kur kamerat e filmuan duke dalë nga Bashkia e Tiranës me një dosje në dorë, i shoqëruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, […]

The post Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij appeared first on Reporter.al.

Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike

31 October 2025 at 15:17

“Institucioni i dorëheqjes,” shkroi në një rast në vitin 2011 shkrimtari Ismail Kadare, “në shtetin shqiptar është themeluar nga Ismail Qemali.” Kadare iu referua në këtë mënyrë vendimit të themeluesit të shtetit të sotëm shqiptar më 1913 për të dhënë dorëheqjen si kryetar dhe për t’i hapur rrugën zbatimit të vendimit të Fuqive të Mëdha […]

The post Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike appeared first on Reporter.al.

Rusmali: Keni thënë se neni 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet! Përndryshe presidenti s’do kishte nxjerrë dekretin

By: redi
31 October 2025 at 16:07

Përfaqësuesi i Presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese. Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor. Sipas Rusmalit, vetë Kushtetuesja ka thënë se neni 115 i Kushtetutës nuk vepron…

Source

Si u dashurua Ami me ty? Ermal Mamaqi flet pa filtra: Më mirë të fshish lotët me 500 euro se…

By: V K
31 October 2025 at 15:32

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij.

Ronaldo: Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: ‘Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër’. Për t’u bërë pak i keq, po shihja daljet e tua të para në “Portokalli”, nuk shiheshe me sy.

Ermal: E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.

Ronaldo: Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe. Dhe të shoh ty tashmë në studio, je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.

Ermal: Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.

The post Si u dashurua Ami me ty? Ermal Mamaqi flet pa filtra: Më mirë të fshish lotët me 500 euro se… appeared first on Albeu.com.

Rusmali i bën ‘gjyqin’ Kushtetueses/ Këshilltari ligjor: Presidenti, jo kompetenca juaj

By: xhir jeta
31 October 2025 at 14:03

Radhën për të parashtruar argumentet në procesin gjyqësor në Kushtetuese, e ka marrë tashmë këshilltari ligjor i Presidentit, Ilir Rusmali. Ai u shpreh se Presidenti respektoi Kushtetutën dhe ligjin me drektin ndërsa u shpreh se Presidenti nuk është kompetencë e kësaj gjykate.

“Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative.

Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.

Kjo është e rrezikshme për Gjykatën Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje.” -u shpreh ai./abcnews.al

❌
❌