Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama uron fituesin e Festivalit të Këngës në RTSH

21 December 2025 at 16:04

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, uli siparin duke shpallur si fitues të këtij edicioni, Alis me këngën “Nan”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama uroi këngëtarin triumfues Alis Kallaçi, ndërsa ndau edhe disa momente përmbledhëse nga katër netët e Festivalit të Këngës.

Alis, me këtë fitore, bëhet automatikisht përfaqësues i Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të Eurosong-ut, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. “Nan” mori 152 pikë, 68 prej të cilave nga juria, dhe të tjerat nga votimi i publikut përmes sms-ve.

Në vend të dytë dhe të tretë u renditen respektivisht: Inis Neziri dhe Sheila.

Në natën e katërt e njëkohësisht të fundit të festivalit konkurruan 23 këngëtarë. Por përveç tyre, performuan edhe të ftuarit specialë. Një prej tyre, ishte këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Bleona Qerreti, e cila u ngjit në skenë me hitin e saj të paharruar “Lërmëni”.

Një moment emocionues i këtij festivali ishte dueti edhe mes dy të mëdhenjve të muzikës pop shqiptare, Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka. Të ftuarit e tjerë ishin këngëtarët e grupit “Shkodra elektronike” të cilët prezantuan krijimin e ri, “Fosforon”.

Ndërkohë një tjetër pikë kulminante e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, ishte prania e të ftuarit special Tommy Cash, këngëtari estonez, me këngën hit-botëror, “Espresso macchiato”, i cili elektrizoi skenën e Pallatit të Kongreseve.

/m.q/j.p/

The post Rama uron fituesin e Festivalit të Këngës në RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në kampionatin turk

13 December 2025 at 15:11

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka qenë protagonist në fitoren e thellë 3-0 të Rizespor ndaj Eyüpspor, në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

Laçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij.

Përveç golit, ai zhvilloi një paraqitje shumë pozitive gjatë gjithë takimit, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.5, ndër më të mirët në fushë.

29-vjeçari po kalon një sezon të mirë në aventurën e tij të parë në kampionatin turk. Deri më tani, Laçi ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushën e Rizespor.

Forma e mirë e mesfushorit përbën një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, teksa Laçi vijon të jetë një nga elementët kyç në repartin e mesfushës.

/gj.m/r.e/

The post Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në kampionatin turk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paraqitjet e legjionarëve, Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha dhe Muja, Laçi jep asist

8 December 2025 at 14:14

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë mbyllur një tjetër javë pozitive me klubet e tyre, duke vazhduar të jenë protagonistë me gola dhe asiste.

Arbër Hoxha gjeti sërish rrugën e rrjetës me Dinamo Zagreb në ndeshjen ndaj Hajduk Split. Futbollisti kuqezi shënoi në minutat e fundit, duke barazuar rezultatin 1-1. Një pikë e vlefshme për Dinamo Zagreb, që kryeson kampionatin me 32 pikë, një më shumë se Hajduku i Splitit.

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren kundër Goztepe, ndërsa Trabzonspor renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë. Në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka shënuar pesë gola.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Arbnor Muja, i cili shënoi në fitoren 3-2 të St. Truiden kundër Club Brugge.

Qazim Laçi dha një asist në barazimin 1-1 të Rizespor në transfertë ndaj Konyaspor. Mesfushori kuqezi shërbeu saktë për Akaydin në fund të pjesës së parë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Anis Mehmeti.

/gj.m/r.e/

The post Paraqitjet e legjionarëve, Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha dhe Muja, Laçi jep asist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laçi barazon pas 4 golave, në Pogradec ndahen pikët

By: redi
29 November 2025 at 16:47

Java e 13-të në Kategorinë e Parë, prodhoi gola të shumtë, por edhe surpriza. Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Kastriotit. Kurbinasit shmangën humbjen, falë dy golave të shënuar në fund. Kukësi bëri surprizën ndaj Burrelit, duke fituar 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Apolonia ndaj Luftëtarit. Pogradeci dhe Iliria ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit pa gola…

Source

Shkëlqejnë mesfushorët e Kombëtares, Juljan Shehu dhe Qazim Laçi tundin rrjetën (Video)

By: armand
23 November 2025 at 20:36

Lojtarët e Kombëtares, Juljan Shehu dhe Qazim Laçi kanë gjetur rrugën e rrjetës sot me klubet e tyre respektive. Shehu shënoi golin e vetëm të ekipit të tij, Widzew Lodz, në humbjen 1-3 ndaj Korona-s. Ky ishte goli i pestë i Shehut në Ekstraklasa-n polake për këtë sezon, ku numëron edhe katër asisite. Ai ka […]

The post Shkëlqejnë mesfushorët e Kombëtares, Juljan Shehu dhe Qazim Laçi tundin rrjetën (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Laçi fiton me ”poker”, Pogradeci merr tri pikë. Kukësi ndahet me barazim

By: redi
25 October 2025 at 16:51

Sot u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura për raundin e tetë në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Tri pikë siguruan Laçi dhe Pogradeci, ndërsa Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë pikët pas barazimit spektakolar 2-2. Në Laç vendasit fituan 4-0 kundër Burrelit me golat e Traore (2x), Jiakponna dhe Kalaj. Edhe Pogradeci fitoi me katër gola kundër Kastriotit. Për liqenorët shënuan Greca, Pius…

Source

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

Sfida me Serbinë të shtunën, Shehu dhe Laçi: Do jetë një ndeshje e mbyllur, ne duam tre pikët

By: redi
6 October 2025 at 20:51

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv. Julian Shehu tha se pavarësisht…

Source

Laçi dhe Shehu flasin para ndeshjes me Serbinë: Shkojmë për të marrë tre pikët

6 October 2025 at 13:10


Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.

Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.

Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.

I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.

A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.

- YouTube www.youtube.com

Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati dhe e motivuar për të dhënë maksimumin në përballjen ndaj Serbisë, me synimin për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.

Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale? – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është ndeshje vendimtare. Ne jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Kështu duhet ta përgatisim, pra të marrim fitoren.

Keni kapur formën optimale, a do ta japësh ti asistin për golin ndaj Serbisë? – Kur je me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, pasi e ke detyrim sepse përfaqëson kombin. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë për të marrë fitore dhe kështu do të vazhdojë. Shpresoj për një fitore në Serbi.

Si përjetohet një ndeshje e tillë? – Jam dakord me ju, do të ketë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim dhe të shikojmë çdo detaj. Pikërisht kjo pikë do të bëjë diferencën. Aty do të fokusohemi për të marrë tre pikët.

Kush do të jetë çelësi i ndeshjes? – Nga ana jonë, ndeshjet i shkojmë me kë kundërshtar luajmë. Kundërshtari që kemi përballë është i fortë. Në takimin e parë në “Air Albania” treguam se presionin e evituam. Treguam se kishim mundësi ta fitonim, pavarësisht se doli barazim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do të bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura, si ndeshja e parë. Por ne e kemi në dorën tonë. Do të futemi që në minutën e parë për të marrë tre pikët.

Luajmë në një stadium me kapacitet të reduktuar dhe Serbia nuk ndodhet në kushtet më të mira, si i shikoni shanset për fitore? – Statistikat janë për ju, ne presim një ndeshje të fortë. E dimë që Serbia luan në shtëpinë e saj. Do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Do të jetë vendimtare për ëndrrën e Botërorit.

Mesfushori kuqezi shërben dy pasime për gol në Superligë/ Rizesport u mund 2-5 në shtëpi nga skuadra e tij, Antalyaspor

4 October 2025 at 12:44

Në Çeki e tregoi veten dhe kjo ishte arsyeja që u ngjit në karrierë.

Qazim Laçi jo më kot është një nga titullarët e përhershëm të kombëtares shqiptare, dhe po shkëlqen edhe në Superligën e Turqisë.

Ylli kuqezi dha kontributet e tij të para për golat për Antaliasporin, në elitën e futbollit turk, duke qenë ndër më të mirët në fitoren 5-2 arritur në fushën e rivalit Rizespor.

Laçi shërbeu dy asiste në sfidën e javës së 7-të të Superligës së Turqisë, ndërsa ekipi nga Antalia arriti fitoren e tretë dhe ndodhet në mesin e tabelës me 10 pikë.

Mesfushori dibran dha pasimin për avantazhin 1-0 që në minutën e katërt, dhe pastaj për epërsinë 3-1 në nisje të pjesës së dytë, në 48’.

Këto ishin dy asistet e tij të para në kampionat, ku gjithsesi ka qenë protagonist i rëndësishëm, 100 për qind titullar dhe ka luajtur 90 për qind të minutave të mundshme.

Një moment shumë i mirë për Laçin ndërsa afrohet ndeshja ndaj Serbisë në Leskovac për eliminatoret e Kupës së Botës.

Duke u kthyer tek Antaliaspori, në suksesin 5-2 ndaj Rizesporit autor goli ishte edhe lojtari I Kosovës, Altin Zeqiri, që realizoi rrjetën e katërt.

Qazim Laçi me dy asistime dhe Altin Zeqiri me një gol, kontribuojnë në fitoren e thellë të Rizesporit

3 October 2025 at 22:25


Çaykur Rizespor ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-2 në udhëtim ndaj Antalyasporit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit turk.

Protagonistë në këtë sfidë ishin dyshja Qazim Laçi dhe Altin Zeqiri.

Mesfushori Laçi ishte autor i dy asistimeve, me reprezentuesin e Shqipërisë që asistoi në minutën e katërt dhe në minutën e 48-të respektivisht.

Zeqiri në anën tjetër ia doli të shënojë në minutën e 86-të për rezultatin 4-1.

Për paraqitjet e tyre fantastike në këtë sfidë, Laçi u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore, ndërsa Zeqiri mori notën 7.4.

Sa i përket Laçit, këto ishin dy asistimet e tij të para të sezonit pas shtatë ndeshjeve të luajtura deri më tani në kampionat.

Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë për Zeqirin në këtë edicion të ri të garave në Superligën e Turqisë.

Pas kësaj fitore, Rizespori renditet në pozitën e tetë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

By: Ela
15 September 2025 at 12:17

Komiteti iInvestimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit “Investim/Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” për projektin “TEDA Prrenjas”, të propozuar nga kompania kanadeze “CVMR Albania” sh.p.k. Projekti në fjalë është në sektorët e industrisë duke parashikuar një vlerë totale investimi prej 205 milionë dollar. Por çfarë përfaqëson në fakt projekti i strategjikëve “CVMR Albania” sh.p.k sipas […]

The post Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë

2 September 2025 at 00:38

Afati kalimtar veror ka mbyllur zyrtarisht dyert dhe ka qenë tejet i lëvizshëm edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Emri më i madh padyshim është Edon Zhegrova, i cili nga Lille ka kaluar te Juventusi, në një transferim të madh që e vendos atë në një prej klubeve më të mëdha të botës. Por nuk ka qenë vetëm Zhegrova që ka bërë bujë.

Hap të madh pa dyshim ka bërë edhe Ardon Jashari, i cili kaloi nga Club Brugge te Milani, me inistimin e madh të Igli Tares. Shuma e paguar prej 35 milionë euro, tregon rëndësinë e tij te ky klub.

Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke u shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera dhe duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.

Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipswich Town është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.

Florent Muslija është një tjetër emër që ndryshoi ambient, duke kaluar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.

Adrion Pajaziti ka nisur një aventurë të re nga Fulhami për te Hajduku i Splitit, ndërsa Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.

Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.

Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.

Po ashtu, Indrit Tuci është transferuar nga Sparta Praga te Kayserispori në Turqi, Donat Rrudhani nga Young Boys te Sioni në Zvicër, Alen Sherri nga Cagliari te Frosinone, Qazim Laçi nga Sparta Praga te Rizespori, Arbnor Muja nga Samsunspori te Saint-Truidense në Belgjikë, dhe Leard Sadriu nga Mura për te Argers.

Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë. Për shumë prej tyre ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në karrierë.


Edon Zhegrova – Lille – Juventus  

Armando Broja – Chelsea – Burnley 

Arijanet Muric – Ipswish Town – Sassuolo  

Ardon Jashari – Club Brugge – Milan

Leart Paqarada – Koln – Heidenheim  

Leon Avdullahu – Basel – Hoffenheim  

Florent Muslija – Freiburg – Fortuna Dusseldorf  

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen – Sunderland 

Ardian Ismajli – Empoli – Torino  

Kristjan Asllani – Inter – Torino  

Adrion Pajaziti – Fulham – Hajduk Split  

Baton Zabergja – Dinamo City – Metalist 

Ron Raçi – Prishtina – Hajduk Split 

Rey Manaj – Sivasspor – Sharjah 

Art Smakaj – Lokomotiva Zagreb – LASK Linz 

Ermal Krasniqi – Sparta Pragë – Legia Varshavë

Donat Rrudhani – Young Boys Bern – Sion 

Alen Sherri – Cagliari – Frosinone 

Dion Gallapeni – Prishtina – Widzew Lotz 

Qazim Laçi – Sparta Prage – Rizespor 

Arbnor Muja – Samsunspor – Saint-Truidense 

Leard Sadriu – Mura – Argers 

/Telegrafi/ 

The post Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Laçi emëron trajnerin e ri të skuadrës

By: armand
16 August 2025 at 15:45

Ditën e djeshme, Laçi njoftoi për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Rui Amorim. Në prag të nisjes së Kategorisë së Parë, tekniku portugez ndërpreu kontratën me kurbinasin për disa arsye familjare. Nuk ka vonuar shumë dhe Laçi ditën e sotme ka emëruar trajnerin e ri në pankinë. Bëhet fjalë për Stefano Senigagliesin i cili ka […]

The post Zyrtare/ Laçi emëron trajnerin e ri të skuadrës appeared first on BoldNews.al.

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

By: armand
6 August 2025 at 21:38

Klubi i Laçit ka bërë një tjetër prezantim, pasi ka afruar në radhët e tij mesfushorin Henrik Nërguti. Lojtari 22-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për të vijuar karrierën e tij në Kategorinë e Parë. Ish-futbollisti i Shpresave, provoi të luante në Superiore në edicionin e kaluar, por pa shumë sukses në aventurën te Skënderbeu, […]

The post Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Laçi vijon të përforcohet në merkato, firmos kontratë 4-vjeçare me mbrojtësin

By: armand
31 July 2025 at 15:35

Laçi ka arritur të bëjë një tjetër afrim në këtë merkato. Kurbinasit kanë firmosur me Marnaud Marx de Lemos. Palët kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare mes tyre. Marnaud Marz de Lemos luan si qendërmbrojtës dhe shton kështu konkurencën në repartin difensiv. “KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme me qendër […]

The post Zyrtare/ Laçi vijon të përforcohet në merkato, firmos kontratë 4-vjeçare me mbrojtësin appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

22 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

By: armand
18 July 2025 at 22:42

Për Qazim Laçin këto mund të jenë ditët e fundit te Sparta e Pragës. Sipas “Takagazete”, mesfushori i kombëtares shqiptar po bëhet gati për t’u transferuar në elitën e Turqisë, te skuadra e Rizespor. Pasi ka përfunduar negociatat si me lojtarin ashtu edhe me ekipin nga Praga, klubi i Rizespor pritet që shumë shpejt të […]

The post Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë appeared first on BoldNews.al.

Tjetër portugez për Laçin, kurbinasit konfirmojnë ndihmësin e trajnerit Amorim

By: armand
4 July 2025 at 22:07

Pas rënies në Kategorinë e Parë, Laçi do kërkojë ringritjen sa më shpejt të jetë e mundur. Për të arritur këtë, ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në klub. Pak ditë më parë, kurbinasit emëruan si trajner portugezin, Rui Amorim. 48-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, […]

The post Tjetër portugez për Laçin, kurbinasit konfirmojnë ndihmësin e trajnerit Amorim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌