Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 January 2026Main stream

Zbulohet rafineria e drogës në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë, në pranga një shqiptar

By: armand
28 January 2026 at 18:22

Policia italiane ka zbuluar një rafineri kokaine në banesën e një shqiptari në Firence. Ata gjetën 34 kilogramë kokainë, e cila do të arrinte në treg një shumë prej 700 mijë eurosh. Në lidhje me këtë është arrestuar një 54-vjeçar shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë. Policia italiane kishte vënë re lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së shqiptarit, […]

The post Zbulohet rafineria e drogës në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë, në pranga një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona – EMRAT

By: Ela
27 January 2026 at 16:55

SPAK ka dërguar për gjykim grupin prej 10 personash për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit […]

The post Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë

27 January 2026 at 11:36

Policia e Lezhës arrestoi gjatë orëve të natës së të hënës tre persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në një ambient të përshtatur me llamba. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, babë e bir, si dhe Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë […]

The post Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë appeared first on Reporter.al.

Drogë nga Franca në Australi, del në gjyq organizata kriminale shqiptare

By: Elva
26 January 2026 at 19:11

Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të kokainës është paraqitur para gjykatës në qytetin Vannes të Francës. Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për një organizatë kriminale me shtrirje të gjerë, që operonte nga Evropa deri në Australi. Hetimet tregojnë se rrjeti funksiononte në nivele të larta organizimi, duke realizuar dërgesa të mëdha droge jashtë […]

The post Drogë nga Franca në Australi, del në gjyq organizata kriminale shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Itali – Shqiptari kapet me 30 kg kokainë në makinë. E tradhtuan lëvizjet e dyshimta

By: Ela
26 January 2026 at 13:14

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine me vlerë miliona euro në tregun e zi. Operacioni u zhvillua tre ditë më parë në zonën e Milanos dhe u finalizua nga karabinierët e stacionit të Cologno Monzese të cilët dyshuan për lëvizjet e […]

The post Itali – Shqiptari kapet me 30 kg kokainë në makinë. E tradhtuan lëvizjet e dyshimta appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Sasi e konsiderueshme kokaine sekuestrohet në portin e Patras

25 January 2026 at 12:40

PATRAS, 25 janar /ATSH-ANA/ – Sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi u sekuestruan nga oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Patras pas një inspektimi të një kamioni, ndërsa dy burra, të moshës 49 dhe 41 vjeç, u arrestuan në lidhje me rastin.

Konkretisht, sipas Rojës Bregdetare, gjatë një inspektimi të një kamioni të drejtuar nga 49-vjeçari, i cili ishte shkarkuar në portin jugor të Patras nga një anije që vinte nga një port italian dhe pas një alarmi nga një qen zbulimi narkotikësh, oficerët zbuluan 20 pako plastike që përmbanin kokainë në kabinën e shoferit, me një peshë totale bruto prej 22 kilogramësh dhe 693 gramë.

Një inspektim i mëvonshëm i zonës së ngarkesës zbuloi 163 pako plastike me kanabis hidroponik të papërpunuar, me një peshë totale prej 133 kilogramësh dhe 669 gramë si dhe 20 pako plastike me kokainë me një peshë totale bruto prej 21 kilogramësh dhe 942 gramë.

Pas hetimeve të mëtejshme, 41-vjeçari u arrestua në zonën e Haidarit në Atikë, ku kishte mbërritur me makinë për të marrë një pjesë të lëndës narkotike.

Një kontroll në shtëpinë e 49-vjeçarit në Chalkoutsi, Atikë, zbuloi një armë zjarri, një thikë gjuetie me teh 25 centimetra, 13 pulla nga kompani të ndryshme greke dhe bullgare dhe një laptop.

Për më tepër, një kontroll në një dyqan në pronësi të 41-vjeçarit në Athinë zbuloi 5 700 euro në para të thata, 285 lira turke, një laptop, një telefon celular, tri karta SIM, një peshore precize dhe një regjistrues CCTV./ a.jor.

The post GREQI – Sasi e konsiderueshme kokaine sekuestrohet në portin e Patras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Furnizonin me kokainë disa grupe në Tiranë - 3 të arrestuar, u sekuestrohen mbi 120 mijë euro

25 January 2026 at 12:40


Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch/

E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona

By: Ela
24 January 2026 at 16:27

Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me sukses një hetim të ndërlikuar ndaj një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në riinvestimin e përfitimeve të paligjshme. Operacioni u realizua falë një bashkëpunimi të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar, me mbështetjen e EUROJUST […]

The post E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen fabrika e kokainës në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur (VIDEO)

By: Brisi
24 January 2026 at 14:42

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe ka plagosur dhjetë të tjerë. Ngjarja ndodhi “në orët e para të 23 janarit”, sipas shefit të policisë, John Hero Urea Rosso. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një […]

The post Shpërthen fabrika e kokainës në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Bulgarec - në hetim një polic dhe dhjetëra persona tjerë

24 January 2026 at 11:59


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar operacioni policor të koduar “Organizatori”, ndërkaq është vënë në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Policia njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Po ashtu penalisht është proceduar edhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave ‘Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale ‘Shqiponjat’, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar ‘Organizatori’.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, ku u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit: R. K., banues në Korçë; F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë; H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë.

Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lojëra fati dhe shpërndante kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë

By: Fax Web
24 January 2026 at 10:00

Në kuadër të kontrollet intensive në Korçë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”.

Policia njofton se, si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit.

57-vjeçari akuzohet për veprat penale:

-Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin
-Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes policore, disa persona tentuan të fshihnin provat. Për këtë arsye, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve:

-R. K., banues në Korçë
-F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë
-H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 14 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kallëzuan atë pranë organeve kompetente.

Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit D. L., punonjës policie pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Në përfundim të operacionit, Policia e Korçës njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-14 doza kokainë
-shuma monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke
-1 automjet
-8 telefona celularë
-letra bixhozi dhe çipsa për lojëra fati

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali, banesa e kthyer në laborator

By: armand
23 January 2026 at 18:30

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik droge në Itali, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme. Operacioni u krye në Breshia, pak pasi shqiptari furnizoi një prej klientëve në rrugë, kurse gjatë kontrollit fizik dhe në banesë u sekuestruan të paktën 2,5 kg kokainë […]

The post Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali, banesa e kthyer në laborator appeared first on BoldNews.al.

U kap me kokainë, arrestohet në Ankona 35-vjeçari shqiptar

By: Elva
22 January 2026 at 18:42

Një shtetas shqiptar, 35 vjeç, është arrestuar në Ankona për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, pasi iu gjetën rreth 2.5 kilogramë kokainë, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje. Operacioni u zhvillua në mëngjesin e 21 janarit, pas disa javësh ndjekjesh, vëzhgimesh dhe përgjimesh nga Policia italiane. I dyshuari u kap në […]

The post U kap me kokainë, arrestohet në Ankona 35-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

By: Ela
20 January 2026 at 10:05

Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po trajtohet një rast ndëshkimi sadist në botën e drogës. Mediat gjermane shkruajnë se, një shqiptar i preu gishtat e këmbës anëtarit të bandes që merrej me tregtinë e kokainës, pasi kishte humbur një telefon celular me të dhëna të ndjeshme të klientëve. Si ndëshkim, në një apartament në lagjen Kalk, atij […]

The post Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurëve të bagëtive, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

By: armand
16 January 2026 at 11:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në […]

The post Drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurëve të bagëtive, SPAK u komunikon akuzat 10 personave appeared first on BoldNews.al.

Kapen 160 kg kokainë në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

16 January 2026 at 10:09


Një sasi e konsiderueshme prej mbi 160 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Guardia di Finanza italiane gjatë një operacioni në një zonë industriale të provincës së Bergamos, ndërsa dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga.

Droga ishte fshehur në shtatë çanta të mëdha dhe po transportohej me një automjet të tonazhit të rëndë (TIR), gati për t’u hedhur në tregun lokal, me një vlerë të përllogaritur rreth 20 milionë euro, raportojnë mediat italiane, përcjell A2.

Sipas autoriteteve, pas shërbimeve të posaçme të vëzhgimit dhe analizës së riskut në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, efektivët vunë re lëvizje të dyshimta.

Shoferi i mjetit u pa teksa hipte në rimorkio, duke pritur mbërritjen e një automjeti tjetër që iu afrua menjëherë. Gjatë momentit të dorëzimit të shtatë çantave voluminoze, forcat e rendit ndërhynë dhe gjetën 150 pako me kokainë, me peshë totale mbi 160 kilogramë.

Dy të dyshuarit, të shqiptarë, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bergamos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

VIDEO/ Sekuestrohen 10 ton kokainë, sasia rekord kishte destinacion Europën, ishte fshehur mes kripës

12 January 2026 at 15:46

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë.

Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako.

13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit.

Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie.

Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Policinë Federale Braziliane, qendrën e inteligjencës spanjolle dhe autoritetet nga Franca dhe Portugalia.

Policia tha se hetimi kishte në shënjestër një organizatë shumëkombëshe që dyshohet se transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Policia e përshkroi operacionin e së hënës si një goditje historike ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Europë.

Kishte mbushur muret e shtëpisë me kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

By: Ela
10 January 2026 at 22:04

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Terni, në lagjen Borgo Bovio të Italisë, pasi akuzohet për shpërndarje dhe trafik droge. Oficerët e karabinierëve nga Kompania Terni, gjatë një patrullimi, e vunë re të riun në këmbë ndërsa po takonte një person tjetër, në një pikë karburanti. Një shkëmbim ndodhi midis të dyve, me klientin që […]

The post Kishte mbushur muret e shtëpisë me kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

13 shqiptarët dënohen në Belgjikë për kokainë/ Mediat: Trafikantët ankoheshin se ka rënë shumë çmimi

By: armand
9 January 2026 at 18:07

Trembëdhjetë shqiptarë janë në gjyq në Antwerp për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antwerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga tetëmbëdhjetë muaj deri në shtatë vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro […]

The post 13 shqiptarët dënohen në Belgjikë për kokainë/ Mediat: Trafikantët ankoheshin se ka rënë shumë çmimi appeared first on BoldNews.al.

Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët

By: Brisi
9 January 2026 at 10:50

Nga Sebastian Schanzer, BaZ ONLINE Në pranverën e vitit 2022, policia sekuestroi gjysmë ton kokainë në fabrikën Nespresso në Romont, në kantonin e Fribourg-ut. Ndërsa ky është “vetëm” rasti i dytë më i madh i kontrabandës së drogës i zbuluar ndonjëherë në Zvicër për sa i përket sasisë, vlera e drogës është rekord: Sipas zyrës së […]

The post Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌