❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro

By: M C
24 December 2025 at 16:20

MarrĂ«veshjet e financimit pĂ«r rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhĂ«s DurrĂ«s – RrogozhinĂ« janĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare, duke shĂ«nuar njĂ« hap pĂ«rpara drejt nisjes sĂ« punimeve.

Ato përfshijnë 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.

Segmenti është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.

Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit, raporton Scan Tv.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit në komisionet parlamentare u bë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i këtij seksioni pritet të përfundojë në vitin 2028.

The post Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Diskutime për projektin teknik të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec

12 December 2025 at 11:22

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi njĂ« takim me grupin e konsulentĂ«ve tĂ« Kuadrit tĂ« Investimeve pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor (IPF12) dhe drejtues tĂ« HekurudhĂ«s Shqiptare.

NĂ« kĂ«tĂ« takim u diskutua studimi dhe projekti teknik pĂ«r linjĂ«n hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec, ku Elbasani ka njĂ« rol kyç nĂ« kĂ«tĂ« korridor tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m rajonal.

“E ardhmja e kĂ«saj linje parashikon tren elektrik me shpejtĂ«si deri nĂ« 120 km/orĂ«, njĂ« projekt qĂ« vjen nĂ« vijim tĂ« bajpasit dhe qĂ« pritet tĂ« sjellĂ« zhvillim tĂ« ndjeshĂ«m nĂ« infrastrukturĂ« dhe ekonomi pĂ«r qytetin tonĂ«â€, theksoi Llatja, nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “Elbasani Ă«shtĂ« pjesĂ« e projekteve transformuese qĂ« forcojnĂ« lidhjet rajonale, rrisin lĂ«vizshmĂ«rinĂ« dhe krijojnĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r komunitetin”.

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, që përbën një segment të rëndësishëm të Korridorit VIII, është aktualisht në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar.

Ndërtimi dhe rehabilitimi i kësaj linje do të sjellë përfitime të shumta, si shkurtimi i distancave të udhëtimit, rritja e sigurisë, si dhe reduktimi i emetimeve ndotëse në ajër që vijnë nga transporti rrugor.

/k.s/a.f/r.e/

The post Diskutime për projektin teknik të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë/ Parlamenti miraton marrëveshjet e financimit

By: Re Nato
5 December 2025 at 12:16

Hekurudha Durres-Rrogozhinë do të rehabilitohet parlamenti i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjeve për financim.

Projekti strategjik parashikon që  të rehabilitojë dhe elektrifikojë afërsisht 34 km hekurudhën midis qytetit portual të Durrësit dhe Rrogozhinës, duke përfshirë rindërtimin e ndërtesave të stacioneve. Pas realizimit të këtij investimi, trenat do të mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 km/h.

Punimet parashikohet të përfundojnë në vitin 2028 ndërsa kostoja totale e projektit parashikohet  rreth 120.5 milionë euro dhe do të financohet përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, që përfshin konkretisht:Një kredi në vlerën prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 30 milionë euro  kredi nga Banka Evropiane për Investime  si dhe një grant në shumën prej 60.5 milionë euro i akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin.

Ky projekt shĂ«non fazĂ«n e parĂ« tĂ« funksionimit tĂ« Korridorit VIII hekurudhor , njĂ« nga mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmit sa i takon lĂ«vizjes dhe zhvillimit ekonomik nĂ« drejtimin Lindje–PerĂ«ndim tĂ« EuropĂ«s. Projekti siguron  edhe  njĂ« ndikim tĂ« drejtĂ«pĂ«rdrejtĂ« nĂ« ekonominĂ« e zonave nga ku do tĂ« kalojĂ«, pasi parashikon qarkullim tĂ« rreth 170  mijĂ« udhĂ«tarĂ«ve  dhe mbi 480 mijĂ« ton mallra nĂ« vit, krijimin e vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe reduktim tĂ« kostove tĂ« transportit.

Korridori VIII Hekurudhor përbën një nga boshtet më të rëndësishme të lëvizshmërisë europiane. Ai lidh Bregdetin Adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke krijuar një rrugë alternative efikase për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive tona./abcnews.al

Malaj: 120,5 milionë euro për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

4 December 2025 at 16:47

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se, “dy marrĂ«veshje qĂ« paraqesim sot nĂ« Kuvend, njĂ«ra kredi dhe njĂ« marrĂ«veshje granti, mundĂ«sojnĂ« financimin e rehabilitimit dhe modernizimit tĂ« linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s-RrogozhinĂ«, projekt i cili shĂ«non fazĂ«n e parĂ« tĂ« funksionimit tĂ« Korridorit Hekurudhor VIII”.

Malaj i cilësoi këto marrëveshje një paketë të rëndësishme investimesh strategjike që synojnë modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në vend.

Sipas ministrit, projekti ka një vlerë totale prej 120,5 milionë euro, të siguruara përmes bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe Bashkimin Evropian: 30 milionë euro kredi nga BERZH; 30 milionë euro kredi nga BEI dhe 60,5 milionë euro grant nga BE përmes WBIF.

Malaj theksoi se ky është një investim strategjik që garanton ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale, si dhe integrimin e Shqipërisë në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T).

“Segmenti 34-kilometĂ«rsh DurrĂ«s-RrogozhinĂ« do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« linjĂ« moderne hekurudhore, me standarde tĂ« BE-sĂ« dhe me kapacitet pĂ«r shpejtĂ«si mĂ« tĂ« larta, duke forcuar lidhjen mes portit tĂ« DurrĂ«sit dhe zonave industriale, si dhe duke u integruar me linjĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ« dhe Aeroportin e Rinasit”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi ai, Korridori Hekurudhor VIII përbën një nga boshtet më të rëndësishme të lëvizshmërisë europiane.

“Ai lidh bregdetin adriatik me Detin e Zi, pĂ«rmes ShqipĂ«risĂ«, MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe BullgarisĂ«, duke krijuar njĂ« rrugĂ« alternative efikase pĂ«r transportin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« mallrave dhe pasagjerĂ«ve, me ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« ekonomive tona”, u shpreh ministri gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« Kuvend.

Malaj vuri në dukje se, projekti pritet të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik, duke mundësuar: qarkullimin e rreth 170 mijë udhëtarëve dhe 480 mijë tonë mallra në vit, uljen e kostove të transportit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e turizmit në zonat përreth.

Ministri theksoi se grantet e BE-së e ulin koston efektive të financimit, duke bërë që norma reale e interesit të rezultojë rreth -3,4%, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë garanton standarde të larta teknike dhe menaxheriale.

Në mbyllje, Malaj u bëri thirrje deputetëve të votojnë pro projektligjeve, duke i cilësuar ato thelbësore për proceset integruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

/a.f/r.e/

The post Malaj: 120,5 milionë euro për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim që dëmtoi një binar hekurudhor që çon në Ukrainë - kryeministri polak e quan 'akt të paprecedentë sabotimi'

17 November 2025 at 11:54


Një shpërthim që dëmtoi një binar hekurudhor polak në një rrugë për në Ukrainë ishte një "akt i paprecedentë sabotimi", tha të hënën kryeministri Donald Tusk.

Ai u zotua të kapte ata që janë përgjegjës për një incident që ai tha se mund të kishte përfunduar në tragjedi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi në linjën Varshavë-Lublin vjen pas një vale zjarrvëniesh, sabotimi dhe sulmesh kibernetike që kanë goditur Poloninë dhe vendet e tjera evropiane që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Varshava në të kaluarën e ka mbajtur Rusinë përgjegjëse, duke thënë se Polonia është bërë një nga objektivat më të mëdhenj të Moskës për shkak të rolit të saj si një qendër për ndihmë për Kievin.

Polish PM Tusk: Blowing up of the railway track on the Warsaw-Lublin route is an unprecedented act of sabotage aimed at the security of the Polish state. pic.twitter.com/IRkRr3Xf4E
— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) November 17, 2025

Rusia ka mohuar vazhdimisht të jetë përgjegjëse për aktet e sabotimit.

"Shpërthimi i binarëve hekurudhorë në rrugën Varshavë-Lublin është një akt i paprecedentë sabotimi që synon sigurinë e shtetit polak dhe qytetarëve të tij", shkroi Tusk në X.

"Një hetim është duke u zhvilluar. Ashtu si në rastet e mëparshme të këtij lloji, ne do t'i kapim autorët, pavarësisht se kush janë mbështetësit e tyre".

Varshava tha në tetor se Polonia dhe Rumania kishin arrestuar tetë persona të dyshuar për planifikim sabotimi në emër të Rusisë.

Policia lokale bëri të ditur të dielën se një makinist treni kishte raportuar dëmtime në linjën hekurudhore, por autoritetet nuk ishin në gjendje të konfirmonin menjëherë se kjo ishte rezultat i sabotimit.

"Kjo rrugë përdoret gjithashtu për të transportuar armë në Ukrainë", ka thënë Tusk në një video-adresim.

"Për fat të mirë, nuk ndodhi asnjë tragjedi, por implikimet ligjore janë shumë serioze".

E ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se ushtria po inspektonte një segment prej 120 km (74.6 milje) të binarit që të çon në kufirin ukrainas. /Telegrafi/

E pazakontë, kërcënohet me vrasje drejtori i hekurudhave zvicerane për shkak të një tenderi

16 November 2025 at 14:42


Kompania shtetërore e hekurudhave të Zvicrës SBB ka vendosur të blejë trena në vlerë prej 2 miliadë franga nga kompania gjermane Siemens, duke anashkaluar konkurrentin zviceran Stadler Rail. Kjo ka nxitur shumë reagime në Zvicër - madje deri te kërcënimet me vrasje.

Siç njofton gazeta “SonntagsBlick” truprojat janĂ« duke e mbrojtur drejtorin e hekurudhave zvicerane (SBB) Vincent Ducrot pasi kjo ndĂ«rmarrje shtetĂ«rore i dha njĂ« tender prej 2 miliardĂ« frangash kompanisĂ« gjermane Siemens. NĂ« konkurrencĂ« ishte edhe kompania e njohur zvicerane pĂ«r prodhimin e trenave, Stadler Rail, e cila nuk u mor parasysh. Persona anonimĂ« kanĂ« akuzuar Ducrot pĂ«r tradhti ndaj vendit. Kompania SBB pranoi indirekt se janĂ« marrĂ« masa pĂ«r mbrojtjen e drejtorit.

Për kulturën politike të Zvicrës është tepër e pazakonshme që një menaxher i një ndërmarrjeje shtetërore të marrë kërcënim me vdekje. Në të shumtën e rasteve madje edhe ministrat zviceranë udhëtojnë me tren dhe pa truproje.

Policia federale (Fedpol) njoftoi pĂ«r “SonntgsBlick” se “pĂ«r arsye sigurie, nuk japim informacione pĂ«r masat e sigurisĂ« apo masat konkrete tĂ« mbrojtjes”.

NdĂ«rkohĂ«, tĂ« enjten krerĂ«t e SBB janĂ« takuar me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« Stadler Rail pĂ«r tĂ« shpjeguar se pse kompania zvicerane nuk e fitoi tenderin. “Ashtu siç Ă«shtĂ« zakon nĂ« tenderĂ«, ne informojmĂ« çdo ofertues nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente se si Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vlerĂ«simi i ofertĂ«s sĂ« tij”, njoftoi SBB. “KĂ«to biseda janĂ« tĂ« zakonshme nĂ« tenderĂ« publikĂ« dhe nuk kanĂ« lidhje me diskutimet mediatike”.

SBB gjithashtu mohoi thashethemet se anëtari i bordit të SBB-së, Thomas Ahlburg, ka bërë propagandë kundër Stadler. Ahlburg ka qenë drejtor i Stadler Rail nga viti 2018 deri në maj 2020 dhe u largua pas mosmarrëveshjeve me pronarin Peter Spuhler, i cili ka qenë deputet në parlamentin zviceran dhe konsiderohet si njëri nga menaxherët më me ndikim të ekonomisë zvicerane.

“Bordi nuk ka ndikim nĂ« dhĂ«nien e kontratĂ«s”, theksoi SBB.

Bordi thjesht Ă«shtĂ« informuar pĂ«r rezultatin. DhĂ«nia e kontratĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« rreptĂ«sisht sipas rregullave tĂ« ligjit tĂ« prokurimeve, thuhet mĂ« tutje. “Rreth 100 specialiste dhe specialistĂ« tĂ« SBB-sĂ« kanĂ« vlerĂ«suar kriteret nĂ« mĂ«nyrĂ« objektive dhe tĂ« pavarur. PikĂ«t qĂ« rezultuan prej kĂ«saj kanĂ« qenĂ« vendimtare”, u tha ndĂ«r tjera.

Nuk ka pasur garĂ« “kokĂ« mĂ« kokĂ«â€ mes Siemens dhe Stadler.

“Vendimi ka rĂ«nĂ« qartĂ« nĂ« favor tĂ« Siemens Mobility”, theksojnĂ« SBB. /Telegrafi/

Mbi 6 miliardë lekë për shtatë projekte hekurudhore në 2026-ën, prioritet Tiranë-Durrës-Rinas

13 November 2025 at 13:38

TIRANË, 13 nĂ«ntor /ATSH – Etleva Xhajanka/ Qeveria po i jep pĂ«rparĂ«si zhvillimit tĂ« transportit hekurudhor, duke rritur ndjeshĂ«m fondet e dedikuara pĂ«r kĂ«tĂ« sektor nĂ« buxhetin e vitit 2026.

Sipas të dhënave të paraqitura nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkela Muçaj, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 6,4 miliardë lekë në projekte hekurudhore, ndërsa buxheti për këtë sektor do të vazhdojë të rritet në 10 miliardë lekë në 2027 dhe 11,1 miliardë lekë në vitin 2028.

“Transporti hekurudhor Ă«shtĂ« njĂ« nga prioritetet strategjike tĂ« qeverisĂ«. Investimet e planifikuara synojnĂ« modernizimin e rrjetit ekzistues, rritjen e sigurisĂ« dhe afrimin e standardeve me ato tĂ« Bashkimit Europian”, deklaroi Muçaj, gjatĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore.

Muçaj u ndal te reformat strukturore dhe riorganizimi i sektorit, duke e sjellë atë në standardet dhe sipas modeleve më të mira europaine.

“Zhvillimi i sektorit hekurudhor ka nisur qĂ« prej vitit 2021 me reformimin e enteve rregullatore dhe pĂ«rshtatjen e sistemit shqiptar me modelet europiane. NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj reforme, gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m pritet tĂ« ngrihen Autoriteti i SigurisĂ« Hekurudhore, Operatori Rregullator Hekurudhor dhe Autoriteti i Hetimeve Hekurudhore”, tha ajo.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm, vijoi Muçaj, do të jetë ndarja e Hekurudhës Shqiptare në dy operatorë: një që do të merret me infrastrukturën fizike dhe tjetri që do të operojë në shërbimet e transportit të pasagjerëve. Ky proces pritet të sjellë menaxhim më efikas dhe transparencë më të lartë në ofrimin e shërbimeve, vuri në duke zv.ministrja.

Muçaj bëri të ditur projektet kryesore hekurudhore për 2026.

Sipas saj, pjesa më e madhe e fondeve të buxhetit të vitit 2026 do të përqendrohet në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, një projekt me gjatësi 50 kilometra, që konsiderohet si modeli më i avancuar i investimeve në infrastrukturën hekurudhore shqiptare.

“Aktualisht, po pĂ«rmbyllet sistemi elektrik dhe po pĂ«rgatitet flota e parĂ« me pesĂ« trena elektrikĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po finalizohen komponentĂ«t teknikĂ« tĂ« linjĂ«s. Projekti pĂ«rfshin gjithashtu dispeçerinĂ« hekurudhore qĂ« do tĂ« garantojĂ« monitorim dhe shĂ«rbim 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, si dhe trajnimin e personelit qĂ« do tĂ« operojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« linjĂ«â€, theksoi ajo.

Muçaj vuri në dukje se, në Tiranë pritet të ndërtohet edhe stacioni qendror hekurudhor, i cili do të shërbejë si nyjë e re e transportit publik dhe simbol kombëtar i rilindjes së këtij sektori.

Ndërkohë në sistemin hekurudhor, nënvizoi Muçaj, do të ndërmerren investime të reja edhe me mbështetjen europiane.

Në listën e projekteve që pritet të avancojnë janë: Vorë-Hani i Hotit, me vlerë 360 milionë euro, nga të cilat 30% financim në formë granti nga Bashkimi Europian; Durrës-Rrogozhinë, me gjatësi 34 km; Rrogozhinë-Pogradec dhe Rrogozhinë-Vlorë, linja me gjatësi rreth 140 km; Vlorë-Aeroporti i Vlorës, 15 km; Sukth-Porto Romano, që do të lidhë hekurudhën me portin e ri tregtar; Qendra e re e servisit për hekurudhat, për mirëmbajtjen e flotës dhe infrastrukturës.

Qëllimi ynë, tha Muçaj, është integrimi me rrjetin europian.

Zv.ministrja theksoi se objektivi afatgjatë i qeverisë është integrimi i plotë i rrjetit hekurudhor shqiptar me sistemin e transportit europian, duke krijuar korridore të qëndrueshme për pasagjerët dhe mallrat.

“Hekurudha Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« investim nĂ« infrastrukturĂ«, por edhe nĂ« zhvillim ekonomik e mjedisor. SynojmĂ« tĂ« krijojmĂ« njĂ« sistem modern, tĂ« sigurt dhe efikas, qĂ« do tĂ« ulĂ« kostot e transportit dhe do tĂ« reduktojĂ« ndotjen”, tha ajo, teksa nĂ«nvizoi se, “buxheti i vitit 2026 pĂ«r sektorin hekurudhor shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit tĂ« transportit publik nĂ« ShqipĂ«ri, duke pĂ«rforcuar angazhimin e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer hekurudhĂ«n si njĂ« nga shtyllat kryesore tĂ« lĂ«vizjes kombĂ«tare dhe rajonale”.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçaj, prezanton buxhetin 2026 tek ...
1 nga 3
Zëvendësministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enkeleda Muçaj, prezanton buxhetin 2026 tek Komisioni për Ekonominë - Foto: Flor Abazaj

/r.e/

The post Mbi 6 miliardë lekë për shtatë projekte hekurudhore në 2026-ën, prioritet Tiranë-Durrës-Rinas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

By: Elva
8 November 2025 at 12:44

NjĂ« person Ă«shtĂ« gjetur i pajetĂ« kĂ«tĂ« tĂ« premte pranĂ« trasesĂ« sĂ« hekurudhĂ«s qĂ« lidh Peqinin me Elbasanin. Bujar Mezini, 67 vjeç dyshohet se Mezini ka ndĂ«rruar jetĂ« pĂ«r shkaqe natyrale, pasi pak kohĂ« mĂ« parĂ« kishte pĂ«suar hemorragji cerebrale, qĂ« mund tĂ« ketĂ« ndikuar nĂ« gjendjen e tij shĂ«ndetĂ«sore. Trupin e viktimĂ«s e ka [
]

The post Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës appeared first on BoldNews.al.

'Me shpejtĂ«si prej 200 km/orĂ« ose mĂ« shumĂ«' – zbulohet plani pĂ«r tĂ« ulur ndjeshĂ«m kohĂ«n e udhĂ«timit me tren midis qyteteve kryesore evropiane

5 November 2025 at 16:31


Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën një plan për të ulur ndjeshëm kohën e udhëtimit me tren midis qyteteve kryesore evropiane deri në vitin 2040, me qëllim uljen e nevojës për fluturime të shkurtra.

"Përmirësimi i kohëzgjatjes së udhëtimit midis kryeqyteteve në të gjithë Evropën është një rezultat i prekshëm dhe pragmatik i vullnetit tonë për ta bërë Evropën më të bashkuar dhe më efikase", tha Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto.

Plani synon të lidhë qytetet e mëdha me shpejtësi prej 200 km/orë ose më shumë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, pasagjerët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Berlini në Kopenhagen në 4 orë në vend të 7 orëve aktuale.

Veç kësaj, koha e udhëtimit nga Sofja në Athinë do të shkurtohet nga 13 orë e 40 minuta që është aktualisht në 6 orë, dhe Vjena dhe Berlini do të lidhen me një udhëtim që zgjat 4 orë e 30 minuta në vend të 8 orë e 10 minutave aktuale.

Për ta arritur këtë, komisioni dëshiron që shtetet anëtare të koordinojnë afatet kohore përtej kufijve, të zhvillojnë strategji financimi, të përmirësojnë kushtet e investimeve dhe të krijojnë një sistem ndërkufitar biletash dhe rezervimesh.

Komisioni theksoi se transporti hekurudhor aktualisht përbën 0.3% të emetimeve në sektorin e transportit. Transporti rrugor përbën 73.2% dhe aviacioni civil 11.8%. /Telegrafi/

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

By: V K
22 September 2025 at 09:43

Linja hekurudhore Tiranë–DurrĂ«s–Rinas, e cila do tĂ« operojĂ« me tren elektrik dhe shpejtĂ«si deri nĂ« 120 km/h, pritet tĂ« nisĂ« funksionimin nĂ« fillim tĂ« vitit 2027.

Gjatë një interviste për ATSH, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, bëri të ditur se punimet për infrastrukturën janë drejt përfundimit, me rreth 87% të punimeve të kryera, ndërsa aktualisht po punohet për sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit.

Paralelisht, janë në zhvillim edhe punimet për ndërtimin e tetë stacioneve të reja hekurudhore përgjatë linjës, të cilat pritet të përfundojnë brenda majit 2026.

Së fundmi, theksoi Verdho, është hapur gara ndërkombëtare për elektrifikimin e linjës, me synimin për të lidhur kontratën në fillim të vitit 2026.

“Plani ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« finalizojmĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t e nevojshĂ«m pĂ«r njĂ« linjĂ« moderne tĂ« elektrifikuar brenda vitit 2026, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« trenat elektrikĂ« tĂ« mund tĂ« nisin operimin nĂ« fillim tĂ« vitit 2027”, u shpreh Verdho.

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjatimi me 4 kilometër i linjës hekurudhore për të bërë të mundur lidhjen me Bulevardin e Ri të Tiranës, me një terminal të ri hekurudhor në zemër të kryeqytetit.

FalĂ« kĂ«tij investimi, udhĂ«timi nga qendra e TiranĂ«s drejt Aeroportit “NĂ«nĂ« Tereza” do tĂ« zgjasĂ« vetĂ«m 10 minuta, ndĂ«rsa nga Tirana nĂ« DurrĂ«s, rreth 26 minuta.

Gjithashtu, kjo linjë moderne hekurudhore paraqet një alternativë të qëndrueshme transporti, veçanërisht për udhëtimet drejt aeroportit, duke ndihmuar në zvogëlimin e trafikut urban, reduktimin e ndotjes së ajrit.

Projekti i hekurudhĂ«s DurrĂ«s – TiranĂ« dhe lidhja me Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« TiranĂ«s, krijon njĂ« sistem efikas dhe tĂ« lidhur mirĂ« midis dy metropoleve.

Ai siguron lidhje të shpejtë dhe të lehtë mes rrugëve, aeroportit dhe Portit të Durrësit, që është porti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon.

Shqipëria ka një strategji afatgjatë për zhvillimin e rrjetit hekurudhor dhe integrimin e tij në sistemin hekurudhor të Bashkimit Europian.

“Ky orientim Ă«shtĂ« i pĂ«rcaktuar nĂ« StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« Transportit dhe nĂ« Planin e Veprimit pĂ«r Transportin Hekurudhor, tĂ« cilat synojnĂ« modernizimin e linjave ekzistuese, ndĂ«rtimin e lidhjeve tĂ« reja dhe pĂ«rafrimin e standardeve teknike, mjedisore dhe tĂ« sigurisĂ« me ato tĂ« BE-sĂ«â€, theksoi Verdho.

Një element kyç i kësaj strategjie është integrimi i Shqipërisë në Rrjetin Trans-Europian të Transportit (TEN-T), ku Shqipëria është pjesë e korridoreve bazë dhe gjithëpërfshirëse.

Projektet prioritare pĂ«rfshijnĂ« Korridorin VIII (DurrĂ«s – RrogozhinĂ« – Elbasan – Pogradec) dhe linjĂ«n VorĂ« – Hani i Hotit, tĂ« cilat sigurojnĂ« lidhje rajonale dhe ndĂ«rkombĂ«tare me vendet fqinje dhe, pĂ«rmes tyre, me rrjetin hekurudhor europian.

Përveç investimeve infrastrukturore, strategjia përfshin reforma të thella institucionale dhe rregullatore.

Kjo përfshin krijimin e një tregu hekurudhor të hapur dhe konkurrues, forcimin e kapaciteteve të autoriteteve rregullatore dhe promovimin e transportit të qëndrueshëm, duke reduktuar përdorimin e transportit rrugor në favor të atij hekurudhor.

Në afatgjatë, këto masa do të mundësojnë që Shqipëria jo vetëm të modernizojë rrjetin e saj hekurudhor, por edhe të bëhet një pjesë integrale e zinxhirit europian të transportit.

Kjo do të përmirësojë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, sigurinë e lëvizjes dhe shkëmbimet tregtare në rajon.

The post Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën appeared first on Albeu.com.

Shoferi theu barrierĂ«n dhe mbeti i bllokuar mbi shina – momenti kur treni godet makinĂ«n, nĂ« njĂ« kalim hekurudhor nĂ« Poloni

3 September 2025 at 17:35

Një aksident i rëndë ndodhi më 18 gusht në afërsi të Granowos, ku një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor.

Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i automjetit supozohet se theu rampat e mbyllura dhe mbeti i bllokuar mbi shina.

Përplasja ishte e fuqishme, duke shkatërruar pothuajse tërësisht makinën, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje stabile.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, policia, shërbimi i urgjencës dhe një helikopter.

PĂ«r pasojĂ«, qarkullimi i trenave nĂ« linjĂ«n Granowo – Stęszew u pezullua pĂ«r rreth dy orĂ«. /Telegrafi/

The post Shoferi theu barrierĂ«n dhe mbeti i bllokuar mbi shina – momenti kur treni godet makinĂ«n, nĂ« njĂ« kalim hekurudhor nĂ« Poloni appeared first on Telegrafi.

Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, u shpreh sot se viti 2026 do tĂ« shĂ«nojĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r zhvillimin e sistemit hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri, me disa projekte tĂ« reja qĂ« do tĂ« financohen nga fondet e HekurudhĂ«s Shqiptare.

“GjatĂ« vitit 2026 do tĂ« kemi mundĂ«si t’i japim jetĂ« projekteve tĂ« reja, qĂ« nuk janĂ« tĂ« bazuara nĂ« fondet e donarorĂ«ve pasi Hekurudha Shqiptare tashmĂ« do tĂ« mbaj njĂ« peshĂ« zhvilluese tĂ« projekteve” u shpreh Balluku, gjatĂ« inspektimit tĂ« kantierit tĂ« hekurudhĂ«s TiranĂ«s-Rinas-DurrĂ«s, ku po punohet pĂ«r ndĂ«rtimin e stacioneve tĂ« kĂ«saj linje hekurudhore.

Balluku veçoi nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tyre projekteve: HekurudhĂ«n e Kombit, qĂ« do tĂ« lidhĂ« ShkodrĂ«n me GjakovĂ«n, si pjesĂ« e njĂ« linje strategjike Kosovë–ShqipĂ«ri.

NdĂ«rtimi i linjĂ«s hekurudhore VlorĂ« – Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i VlorĂ«s, pĂ«rbĂ«n njĂ« investim tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r lehtĂ«simin e transportit drejt dhe nga aeroporti i ri.

Rivitalizimi i linjĂ«s RrogozhinĂ« – Fier – VlorĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r projekt pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lĂ«vizjen rajonale dhe integrimin me projektet e reja.

Ministrja theksoi se kĂ«to investime synojnĂ« tĂ« modernizojnĂ« infrastrukturĂ«n hekurudhore, tĂ« lehtĂ«sojnĂ« lĂ«vizjen e qytetarĂ«ve dhe tĂ« forcojnĂ« lidhjet me vendet e rajonit, veçanĂ«risht me KosovĂ«n, teksa theksoi se “dallĂ«ndyshja e parĂ« do tĂ« jetĂ« hekurudha TiranĂ«-Rinas-DurrĂ«s”.

Këto projekte pritet të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe transportin e qëndrueshëm në vend.

/r.e/

The post Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës: Stacione të reja nga Kashari në Rinas

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e hekurudhĂ«s TiranĂ«-Rinas-DurrĂ«s, ku po punohet pĂ«r ndĂ«rtimin e stacioneve tĂ« kĂ«saj linje hekurudhore.

Balluku tha se “tashmĂ« kemi hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« avancuar tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e stacioneve, qĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« projekt mĂ« afĂ«r realizimit tĂ« tij me kushte bashkĂ«kohore dhe sipas standardeve mĂ« tĂ« mira”.

Sipas saj, aktualisht po punohet në 8 kantiere për ndërtimin e Stacionit të ri të Trenit në Tiranë (që po ndërtohet në vendin ku ka qenë dikur ky stacion); stacioni në Kashar, në Vorë, Sukth, Shkozet dhe stacioni në Durrës, që do të rikonstruktohet.

Balluku bëri të ditur se, risi e këtij projekti është ndërtimi i stacionit të ri në Rinas sipas të gjithë parametrave, që do të krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit, ndërsa stacioni Epoka është stacion me një strehë që krijohet për të lehtësuar studentët.

“Projekti nĂ« Stacionin e Trenit nĂ« TiranĂ«, parashikon njĂ« ndĂ«rtesĂ« qendrore me peronĂ«t nĂ«ntokĂ«, katin zero, qĂ« do tĂ« jetĂ« komercial dhe kati i dytĂ« dhe i tretĂ« ku do tĂ« zhvendosen zyrat e HekurudhĂ«s Shqiptare. Kjo do tĂ« jetĂ« njĂ« qendĂ«r bashkĂ«kohore e dizenjuar nga arkitektĂ« e huaj sipas standardeve mĂ« tĂ« mira”, u shpreh Balluku.

Pas mbylljes së kësaj kontrate brenda këtij viti, do të nisë puna për sinjalistikën dhe telekomunikacionin.

Balluku bëri të ditur se hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës dorëzohet si gjurmë brenda 3-mujorit të parë 2026 dhe vijohet më pas me elektrifikimin, një projekt me vlerë 27 milionë euro, ndërsa paralelisht do të vijohet me ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në këtë sektor, ashtu siç është bërë me stafet e trajtuara në Aviacionin Civil e sektorë të tjerë.

“NdĂ«rtimi i linjĂ«s hekurudhore TiranĂ«-DurrĂ«s-Rinas pĂ«rfundon vitin e ardhshĂ«m, ndĂ«rkohĂ« qĂ« elektrifikimi dhe mbĂ«rritja e trenave pĂ«r nisjen e operimeve synohet tĂ« pĂ«rmbyllet nĂ« 3-mujorin e parĂ« 2027”.

/r.e/

The post Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës: Stacione të reja nga Kashari në Rinas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

5 August 2025 at 20:40

Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) ka aprovuar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ«, mĂ« 5 gusht, kredinĂ« 30 milionĂ« euro pĂ«r ndĂ«rtimin dhe elektrifikimin e hekurudhĂ«s DurrĂ«s-RrogozhinĂ«.@ “BERZH po i jep njĂ« kredi sovrane deri nĂ« 30 milionĂ« euro ShqipĂ«risĂ« nĂ« dobi tĂ« kompanisĂ« shtetĂ«rore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotĂ«son njĂ« kredi sovrane prej 30 milionĂ« [
]

The post BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë appeared first on BoldNews.al.

BERZH 30 milionĂ« euro pĂ«r modernizimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ«

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ NjĂ« investim strategjik pĂ«r modernizimin e infrastrukturĂ«s hekurudhore shqiptare po bĂ«het realitet falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimit Evropian (BE) dhe BankĂ«s Evropiane tĂ« Investimeve (BEI).

Projekti pĂ«rfshin rindĂ«rtimin dhe elektrifikimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ«, njĂ« segment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i Korridorit VIII Panevropian.

BERZH në një njoftim për shtyp bën të ditur se, ka miratuar një kredi sovrane prej 30 milionë euro për kompaninë shtetërore Hekurudha Shqiptare, duke plotësuar një kredi tjetër prej 30 milionë euro nga BEI dhe 60 milionë euro në formë grantesh dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti përfshin: Rindërtimi dhe elektrifikimi i rreth 34 kilometrave hekurudhë; Përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve; Rritje e efikasitetit dhe sigurisë në transport; dhe Zhvillimin e një lidhjeje të parë hekurudhore të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut

Ky projekt pritet të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike, mjedisore dhe sociale, duke zhvendosur trafikun nga rruga në hekurudhë, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e karbonit, dhe duke përmirësuar lëvizshmërinë rajonale dhe ndërkufitare.

Petrit Malaj, ministĂ«r i Financave tha se, “Ky projekt shĂ«non njĂ« moment historik transformues pĂ«r infrastrukturĂ«n tonĂ«. Ai do tĂ« luajĂ« njĂ« rol jetĂ«sor nĂ« integrimin afatgjatĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« rrjetin evropian tĂ« transportit.”

NdĂ«rsa Donald Mishaxhiu, drejtues rajonal i BERZH-it pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, deklaroi se, “Ky investim pasqyron mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« vazhdueshme pĂ«r transformimin hekurudhor tĂ« ShqipĂ«risĂ«. SĂ« bashku me partnerĂ«t tanĂ«, ne po ndihmojmĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« rrjeti modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« lidhur transporti qĂ« do t’u sjellĂ« dobi brezave tĂ« ardhshĂ«m”.

Ky projekt vjen nĂ« vazhdĂ«n e angazhimit tĂ« BERZH-it pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, pas investimeve tĂ« mĂ«parshme nĂ« linjat Tiranë–DurrĂ«s dhe Vorë–Hani i Hotit, dhe Ă«shtĂ« plotĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me Planin Ekonomik dhe tĂ« Investimeve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor dhe objektivat e Tranzicionit tĂ« GjelbĂ«r tĂ« BERZH-it.

/a.f/

The post BERZH 30 milionĂ« euro pĂ«r modernizimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhi dhe përmbytje në Evropë, ndërpritet linja e rëndësishme hekurudhore

1 July 2025 at 13:41

Lidhja hekurudhore ndërmjet Parisit dhe Milanos është pezulluar për disa ditë si pasojë e stuhive të dhunshme që goditën Luginën Maurienne në Alpet Franceze, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Kompania hekurudhore franceze SNCF njoftoi ndërprerjen e përkohshme të trafikut, ndërsa po monitoron nga afër gjendjen e shinave për të shmangur dëmtime më serioze që mund të zgjasin më tej ndërprerjen.

Stuhitë pasuan një periudhë me temperatura përvëluese, duke sjellë përmbytje të paprecedenta në përroin Charmaix, në zonën e Modane pranë kufirit me Italinë. Prefektura e Savojës raportoi se përroi doli nga shtrati për herë të parë në 70 vjet, duke përmbytur banesa dhe rrugë në të gjithë zonën përreth.

NdĂ«rkohĂ«, edhe Parisi po pĂ«rballet me temperatura ekstreme. Kryeqyteti francez Ă«shtĂ« futur nĂ« alarm tĂ« kuq pĂ«r nxehtĂ«sinĂ«, duke detyruar autoritetet tĂ« mbyllin pĂ«rkohĂ«sisht KullĂ«n Eiffel – njĂ« nga atraksionet mĂ« tĂ« mĂ«dha turistike tĂ« vendit.

Sipas Meteo France, 16 rajone janë aktualisht në alarm të kuq për valë të nxehti, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të kujdesen për personat e pambrojtur.

Ke të tjera lajme për përpunim? Mund të mi dërgosh menjëherë.

The post Stuhi dhe përmbytje në Evropë, ndërpritet linja e rëndësishme hekurudhore appeared first on Sot News | Lajme.

Treni Tiranë–DurrĂ«s shtyn nisjen pĂ«r nĂ« 2026

25 June 2025 at 17:00

Hekurudha Tiranë–DurrĂ«s–Rinas vijon tĂ« jetĂ« kantier ndĂ«rtimi prej katĂ«r vitesh, ende larg pĂ«rfundimit. PavarĂ«sisht premtimeve, deri tani Ă«shtĂ« pĂ«rfunduar vetĂ«m 86% e veprĂ«s. Punimet pĂ«r stacionet sapo kanĂ« nisur dhe elektrifikimi ende nuk ka kontratĂ«. Me kĂ«to ritme, treni elektrik pritet tĂ« nis operimin nĂ« fund tĂ« 2026.

Esmeralda Topi

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, projekt i nisur katër vite më parë, vijon të jetë kantier ndërtimi. Pavarësisht premtimeve të njëpasnjëshme nga zyrtarë të lartë, afatet për përfundimin e veprës hekurudhore janë tejkaluar disa herë.

Treni elektrik që do të lidhë Tiranën me Durrësin dhe Rinasin ende nuk është gati për udhëtarët. Linja hekurudhore që planifikohej të ishte gati brenda verës së vitit 2023, është me të paktën tre vite vonesë.

Afati i ri sipas ministres sĂ« infrastrukturĂ«s dhe energjisĂ« Belinda Balluku Ă«shtĂ« pranvera e vitit tĂ« ardhshĂ«m. “TĂ« gjithĂ« komponentĂ«t sĂ« bashku do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rfunduar nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026 duke na dhĂ«nĂ« kĂ«shtu mundĂ«sinĂ« e fillimit tĂ« njĂ« transporti totalisht tĂ« ri, transportit modern tĂ« hekurudhĂ«s”, deklaroi Balluku, njĂ« muaj para zgjedhjeve tĂ« pĂ«rgjithshme.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Fakt

Informacionet zyrtare të Hekurudhës Shqiptare tregojnë se edhe ky afat do të shkelet. Në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al Hekurudha Shqiptare pohon se deri më tani janë realizuar 86% e punimeve duke përfshirë këtu dhe ndërtimin e trasesë së re prej 5 km në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Këto punime pritet të përfundojnë në shtator të këtij viti, me një vonesë të konsiderueshme nga afatet e mëparshme.

Paralelisht me kĂ«to punime, kĂ«tĂ« qershor, ka nisur puna nĂ« terren nĂ« njĂ« tjetĂ«r komponent kyç tĂ« projektit, siç Ă«shtĂ« ndĂ«rtimi i godinave tĂ« stacioneve hekurudhore dhe sistemimi i shesheve pĂ«rreth. Godinat e stacioneve tĂ« vjetra po shemben pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n ndĂ«rtimit tĂ« stacioneve tĂ« reja. Sipas kontratĂ«s, kĂ«to punime planifikohen tĂ« mbyllen nĂ« mesin e vitit 2026.

Një tjetër pikë strategjike e projektit është stacioni fundor i linjës pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Stacioni do të ndërtohet përballë Forcave të Armatosura Ajrore, por deri tani është realizuar vetëm ndërtimi i trasesë së re hekurudhore që çon drejt zonës së aeroportit. Ndërtimi aktual i vetë stacionit nuk ka nisur ende.

Po ashtu, njĂ« nga pjesĂ«t mĂ« kritike tĂ« projektit, elektrifikimi i linjĂ«s, nuk ka nisur. Tenderi ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kĂ«tĂ« kontratĂ« pritet tĂ« hapet nĂ« fund tĂ« kĂ«tij viti, ç’ka nĂ«nkupton se punimet pĂ«r elektrifikimin mund tĂ« fillojnĂ« duke nisur nga viti i ardhshĂ«m.

Kur do udhëtojmë me trenin e ri?

Në përfundim, operimi i shumëpritur i trenit elektrik Tiranë- Durrës-Rinas, parashikohet të nisë jo më herët se fundviti i 2026.

Sipas planifikimeve zyrtare, Hekurudha Shqiptare parashikon se në fund të vitit 2026, të tria kontratat që përfshijnë trasenë, godinat dhe elektrifikimin do të jenë përfunduar, duke i hapur rrugën për operimin e trenit më shpejtësi 120 km në orë.

Treni elektrik pritet të shkurtojë në 22 minuta distancën mes Tiranës dhe Durrësit. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe një kredi e marrë nga qeveria shqiptare pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Fillimisht, kosto e projektit ishte parashikuar 69,6 milionë euro, por deri më tani, fatura e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas ka shkuar deri në 110 milionë euro.

Rrjeti hekurudhor në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatësia e rrjetit hekurudhor llogaritet 253 km, por në shfrytëzim janë vetëm katër linja hekurudhore, të cilat përfshijnë edhe transportin e mallrave.

  • Kufi – Gjorm 93 km
  • DurrĂ«s – Elbasan 76 km
  • RrogozhinĂ« – Fier 49 km
  • Fier – VlorĂ« 35 km

Hekurudha shqiptare dikur ishte një nga mjetet kryesore të transportit për qytetarët, veçanërisht gjatë periudhës së regjimit komunist, kur alternativat e lëvizjes ishin të kufizuara. Me ardhjen e demokracisë, rrjeti hekurudhor filloi të degradohej për shkak të mungesës së investimeve, keqmenaxhimit dhe konkurrencës në rritje nga transporti rrugor. Ajo që dikur ishte një linjë funksionale dhe e përdorur gjerësisht, sot ka mbetur një relike në rrënoja. Këtë panoramë degradimi e pasqyrojnë qartë të dhënat zyrtare të INSTAT. Nga afro 190 mijë pasagjerë që udhëtuan me tren në vitin 2015, në vitin 2024 u regjistruan vetëm 7,740, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti, numri i udhëtarëve me tren ka rënë në vetëm 577 pasagjerë. Në më pak se një dekadë, numri i pasagjerëve me tren ka rënë me mbi 95%.

Burimi: INSTAT

Përfundim

Me ritmet aktuale dhe vonesat në të tre komponentët e projektit, linja hekurudhore Tiranë- Durrës- Rinas pritet të përfundojë në fund të vitit 2026. Ndaj, deklaratën e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku se të gjithë komponentët e kësaj linje do të jenë të përfunduar në pranverën e vitit 2026, e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Treni Tiranë–DurrĂ«s shtyn nisjen pĂ«r nĂ« 2026 appeared first on Faktoje.al.

Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

30 May 2025 at 10:21

Shqipëria, ashtu si vendet e Ballkanit në përgjithësi përballet me një boshllëk të madh financiar për të përmbushur objektivat TEN-T (rrjetit gjithëpërfshirës të infrastrukturës europiane). Në njërën anë plani i rritjes i BE-së ka sjellë fonde të konsiderueshme (6 mld euro), por kosto e lartë dhe mbi-faturimet e projekteve mbeten sfida serioze, sipas një analize [
]

The post Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën appeared first on BoldNews.al.

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

By: Ela
25 May 2025 at 10:00

Qeveria “del” nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar  pĂ«r trenat dhe kompaninĂ« private qĂ« do tĂ« operojĂ« linjat. ShqipĂ«ria parashikon qĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« hapĂ« garĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« siguruar çiftet e para tĂ« trenave qĂ« do tĂ« vihen nĂ« funksion nĂ« linjat hekurudhore qĂ« janĂ« nĂ« ndĂ«rtim, por pĂ«rpara kĂ«saj ka nisur atĂ« qĂ« quhet si “market [
]

The post Menaxhimi i hekurudhave nga privati appeared first on BoldNews.al.

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

By: user7
25 May 2025 at 08:26

Qeveria “del” nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar  pĂ«r trenat dhe kompaninĂ« private qĂ« do tĂ« operojĂ« linjat. ShqipĂ«ria parashikon qĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« hapĂ« garĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« siguruar çiftet e para tĂ« trenave qĂ« do tĂ« vihen nĂ« funksion nĂ« linjat hekurudhore qĂ« janĂ« nĂ« ndĂ«rtim, por pĂ«rpara kĂ«saj ka nisur atĂ« qĂ« quhet si “market teaser”.

Duket se përveç trenave, ajo që po kërkohet është një kompani me përvojë që do të operojë këto linja të cilat do të ofrojnë shërbim për pasagjerët.

Hekurudha Shqiptare e nisi këtë proces duke ftuar investitorët e interesuar nëpërmjet një dokumenti që bën të qarta kërkesat specifike që duhet të kenë trenat në fjalë, linjat potenciale të rrjetit hekurudhor sipas projekteve tashmë të prezantuara.

Por,  i vetmi që ka avancim më të madh është Tiranë-Durrës dhe shtesa  në Rinas, si dhe mënyra sesi është menduar parku i mirëmbajtjes që do të vendoset në Shkozet.

“Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« (MIE) Ă«shtĂ« duke zhvilluar njĂ« konsultim paraprak tĂ« tregut, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar interesin dhe pĂ«r tĂ« mbledhur komente nga operatorĂ«t potencialĂ« dhe aktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« industrisĂ« lidhur me njĂ« kontratĂ« tĂ« ardhshme shĂ«rbimi hekurudhor publik (PSC) pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« transportit hekurudhor tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri.

Ky dokument i konsultimit paraprak synon tĂ« ndihmojĂ« nĂ« formĂ«simin e strukturĂ«s dhe pĂ«rmbajtjes sĂ« mundshme tĂ« njĂ« kontrate tĂ« ardhshme pĂ«r shĂ«rbim publik pĂ«r hekurudhĂ«n, duke mbledhur informacione nga pjesĂ«marrĂ«sit e tregut dhe aktorĂ«t e interesuar. Objektivi Ă«shtĂ« rritja e transparencĂ«s dhe konkurrencĂ«s nĂ« pĂ«rgatitjen e njĂ« procedure tenderimi”, thuhet nĂ« dokument.

MIE shprehet se Shqipëria ka 677 kilometra rrjet hekurudhor ku shumica është në një gjendje që kërkon modernizim dhe ndërhyrje serioze. Tre janë linjat kryesore. E para është Tiranë-Durrës, që sipas dokumentit pritet të përfundojë në 3-mujorin e tretë të 2026-s.

E dyta, VorĂ« – Hani i Hotit qĂ« parashikohet tĂ« jetĂ« modernizuar tĂ«rĂ«sisht deri nĂ« fund tĂ« 2030. Linja e tretĂ« Ă«shtĂ« DurrĂ«s – RrogozhinĂ« – Pogradec qĂ« do tĂ« zbatohet gjatĂ« 2028-2031. Aktualisht po modernizohen stacionet e trenit dhe pritet qĂ« tĂ« prokurohet edhe qendra e mirĂ«mbajtjes.

Sa trena do të kenë linjat

Në dokument, MIE sqaron se sa çifte trenash janë menduar të jenë në përdorim për secilën prej linjave, ku për Tiranë-Durrës janë menduar 3 sete dhe me frekuencë 44 trena për një ditë pune në dy drejtimet.

Koha e udhëtimit 36 minuta. Për Tiranë-Aeroport, 52 trena për ditë pune, përmes 3 seteve të trenave dhe koha e udhëtimit 19 minuta dhe 49 sekonda. Durrës-Aeroport do të ketë gjithashtu 2 sete trenash dhe 21 trena për ditë pune me një kohë udhëtimi 28 minuta.

TiranĂ« – Hani i Hotit Ă«shtĂ« menduar pĂ«r katĂ«r sete dhe frekuenca nĂ« ditĂ« do tĂ« ofrohet pĂ«r dy trena çdo dy orĂ«, pra nĂ« nisje dhe nĂ« mbĂ«rritje teksa koha e udhĂ«timit Ă«shtĂ« menduar 1 orĂ« e 30 minuta.

DurrĂ«s-Pogradec, katĂ«r sete çdo dy orĂ« dhe koha e udhĂ«timit 3 orĂ« e 15 minuta. Momentalisht, shĂ«rbimi i kĂ«rkuar pĂ«rfshin linjat e TiranĂ«-DurrĂ«s dhe lidhjen me Aeroportin me potencialin pĂ«r t’u zgjeruar nĂ« vazhdim.

“NĂ« mĂ«nyrĂ« ideale, shĂ«rbimet e pasagjerĂ«ve do tĂ« operohen duke pĂ«rdorur NjĂ«si Elektrike tĂ« Shumta (EMU), megjithatĂ« do tĂ« shqyrtohen edhe mjete tĂ« tjera lĂ«vizĂ«se. Si mjetet e reja, ashtu edhe ato tĂ« pĂ«rdorura do tĂ« vlerĂ«sohen, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« pĂ«rmbushin standardet teknike dhe operacionale tĂ« kĂ«rkuara.

Mjetet lĂ«vizĂ«se me energji elektrike duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rputhshme me sistemin elektrik 25 kV 50 Hz AC. Setet e trenave duhet tĂ« kenë  gjatĂ«si maksimale prej 100 metrash dhe tĂ« ofrojnë  kapacitet prej 200–250 pasagjerĂ«sh tĂ« ulur dhe 200 nĂ« kĂ«mbĂ«, me lartĂ«si platforme prej 550 mm.

Mjetet lĂ«vizĂ«se duhet tĂ« jenĂ« tĂ« afta tĂ« funksionojnĂ« pa nevojĂ«n pĂ«r t’u kthyer fizikisht nĂ« stacionet e Aeroportit dhe tĂ« Terminalit tĂ« TiranĂ«s. Kjo do tĂ« thotĂ« se setet e trenave duhet tĂ« jenĂ« tĂ« projektuara pĂ«r operim dykahĂ«sh, duke i lejuar tĂ« lĂ«vizin pĂ«rpara dhe mbrapa nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase”, – thuhet nĂ« dokument.

Operimi i trenave do të bëhet nga kompani private

Në një seksion  të veçantë që ndalet te personeli pranohet se nuk pritet asnjë detyrim për transferimin e stafit ekzistues të HSH-së në këtë fazë.

“Kompania fituese e operimit tĂ« trenit do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r sigurimin e personelit (shoferĂ«, staf nĂ« bord dhe potencialisht edhe staf mirĂ«mbajtjeje), duke garantuar pĂ«rputhshmĂ«ri tĂ« plotĂ« me kĂ«rkesat administrative dhe tĂ« sigurisĂ« sipas legjislacionit shqiptar.

Rregullime tĂ« tjera mund tĂ« identifikohen gjatĂ« konsultimit me tregun”, – vlerĂ«son dokumenti.

Sipas synimit të qeverisë, parku i mirëmbajtjes  së mjeteve lëvizëse në Shkozet është planifikuar të shërbejë kryesisht për shërbimet e pasagjerëve nën këtë kontratë shërbimi publik (PSC), por mund të vihet në dispozicion edhe për operatorë të tjerë, nëse kapaciteti e lejon.

Po shqyrtohen opsionet e mëposhtme për ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse:

Në dokument specifikohet se ky market teaser ka disa qëllime si:

Karakteristikat kryesore të kontratës së parashikuar / Detyrimet

Kompania hekurudhore fituese (TOC) apo konsorciumi do të ketë këto përgjegjësi:

Vënien në dispozicion të mjeteve lëvizëse (të reja, të përdorura ose me qira) në gjendje të mirë për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës.

Parashikohet paraprakisht që kontrata me TOC-në apo konsorciumin fitues do të përfshijë edhe mirëmbajtjen e plotë të mjeteve lëvizëse, me detaje specifike që do të përcaktohen më vonë (duke marrë parasysh edhe komentin nga konsultimi me tregun).

Përgjegjësia për mbledhjen e të ardhurave nga biletat mund të përfshihet si një kërkesë shtesë.

Kohëzgjatja e kontratës

Kohëzgjatja e kontratës do të përcaktohet në bazë të rezultateve të konsultimit me tregun, duke marrë parasysh faktorë si:

me qëllim që të sigurohet një tender i balancuar dhe konkurrues.

Kontratë bruto (rreziku i kërkesës do të merret përsipër nga Autoriteti Kontraktor)

Pagesa do të llogaritet në bazë të numrit të kilometrave të përshkuar me tren (bazuar në disponueshmëri)

Do të aplikohen bonuse/penalizime në varësi të:

Ekziston mundësia që kontratat të zgjerohen me paketa shtesë shërbimesh, në përputhje me modernizimin e rrjetit hekurudhor.

Kush mund të marrë pjesë në konsultimin me tregun?

Pritet që tenderi të lejojë pjesëmarrjen e konsorciumeve, ku secili konsorcium duhet të përfshijë të paktën një ndërmarrje hekurudhore me përvojë në ofrimin e shërbimeve për pasagjerë dhe në mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse.

Kriteret përfundimtare të kualifikimit dhe përzgjedhjes do të përpunohen më tej në bazë të komenteve nga konsultimi me tregun.

Konsultimi është kryesisht i orientuar drejt operatorëve të shërbimeve hekurudhore për pasagjerë, por janë të mirëpritur edhe palë të tjera të interesuara, si:

Ky proces gjithashtu do të shërbejë si një platformë për të bashkuar anëtarët potencialë të konsorciumeve të ndryshme./Monitor

The post Menaxhimi i hekurudhave nga privati appeared first on Lapsi.al.

❌
❌