Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A do të ketë zgjidhje Hormuzi?

Nga Ilir Kalemaj Lajmet nga Hormuzi nuk janë aspak optimiste. Pavarësisht propozimeve dhe kundër-propozimeve amerikane dhe iraniane përmes Islamabadit. Bllokada e dyfishtë ka vijuar të sjellë rritje të çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj në tregjet globale, por njëkohësisht edhe për gazin, plehrat kimikë që ndikojnë të çmimet e ushqimeve, plastikës etj. Qorrsokaku i […]

The post A do të ketë zgjidhje Hormuzi? appeared first on BoldNews.al.

“Kopshti në Surrel 8800 m katror”/ Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surrel, ku sipërfaqja është sa Pallati i Brigadave. Ai iu referua rastit teksa shpjegoi se vetëm kopshti i shtëpisë së Ramës është sa sipërfaqja e Pallatit të Brigadave, ndërsa firma që ndërtoi rrugën e shembur Qukës-Qafë Plloçë, […]

The post “Kopshti në Surrel 8800 m katror”/ Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Gara për kreun e PD-së më e ndershmja! Kandidatët e tjerë nuk plotësonin kriteret!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se gara brenda PD-së është, sipas tij, forma më e ndershme dhe më demokratike e organizimit politik. Edhe pse kandidatëve të tjerë ju refuzua kandidatura për kreun e PD-së, Berisha thotë se procesi është ndër më të ndershmit. I pyetur nga bashkëbiseduesit në rrjete sociale, se përse […]

The post Berisha: Gara për kreun e PD-së më e ndershmja! Kandidatët e tjerë nuk plotësonin kriteret! appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Tigrat e Belindës prodhojnë energji 6 herë më shtrenjtë se tregu! SPAK “të ndjek paranë”

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka rikthyer në vëmendje çështjen e kontratave për anijet lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë, duke e cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive që, sipas tij, prodhojnë energji me çmime 6 herë më shtrenjtë se tregu. Bardhi thekson se […]

The post Bardhi: Tigrat e Belindës prodhojnë energji 6 herë më shtrenjtë se tregu! SPAK “të ndjek paranë” appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohet braziliania, procedohen 3 të tjerë

Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase braziliane u arrestua si organizatore dhe ushtruese e aktivitetit të paligjshëm, që e kryente në një banesë që e kishte marrë me qira. “Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 […]

The post Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohet braziliania, procedohen 3 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Operacioni i SPAK, shkon në 26 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera […]

The post Operacioni i SPAK, shkon në 26 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kokainë dhe kanabis appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Kumbaro qëndroi 4 orë në SPAK, çështja e stadiumit duhet hetuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje denoncimet e saj të mëparshme lidhur me aferën e stadiumit kombëtar. Pas marrjes në pyetje të Mirela Kumbaros në SPAK, Zhupa ka theksuar akuzat për një skemë korruptive që përfshin vjedhjen e tokës publike dhe favorizimin e klientëve të pushtetit. Ajo ka kërkuar që drejtësia […]

The post Zhupa: Kumbaro qëndroi 4 orë në SPAK, çështja e stadiumit duhet hetuar appeared first on BoldNews.al.

IDU miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta, po bllokojnë integrimin në BE

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke thelluar shqetësimet mbi zhvillimet demokratike, proceset zgjedhore, funksionimin e shtetit të së drejtës në vend dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Dokumenti i referohet vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare, duke e klasifikuar Shqipërinë si “autokraci elektorale” dhe duke theksuar […]

The post IDU miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta, po bllokojnë integrimin në BE appeared first on BoldNews.al.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”. Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në një lokal të ndodhur në rrugën “Kajo Karafili”. Gjatë kontrollit, u konstatua se ambienti ishte përshtatur posaçërisht për zhvillimin e lojërave të […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Pistoletë, municion dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta me vete. Sipas njoftimit zyrtar, nnë lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, shërbimet e policisë kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë efektivët, janë larguar me vrap. Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit Bajram Hoxha, shërbimet e […]

The post EMRI/ Pistoletë, municion dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Shqipëria në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një intervistë dhënë për gazetarin Klajdi Bodlli, nga Zagrebi ku mori pjesë në samitin e IDU-së, Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, u shpreh se Këshilli Ekzekutiv i këtij institucioni mbajti mbledhjen e tij, ku Shqipëria zuri vendin qendror të diskutimeve.

Berisha, bëri me dije se mbledhja u hap me një rezolutë të posaçme për gjendjen në Shqipëri, rezoluta, e cila ka marrë mbështetjen unanime të të gjitha partive anëtare të IDU-së dhe që trajton një sërë çështjes që shqetësojnë vendin tonë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi se tronditje të veçantë shkaktoi denoncimi i prezantimit në gjyq në kafaz qelqi të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke e krahasuar gjendjen në Shqipëri me atë të vendeve më diktatoriale të Afrikës.

Gjatë intervistës, kryetari i PD-së Sali Berisha shprehu mirënjohje të veçantë ndaj presidentit Harper dhe kryeministrit Penkoviç për mbështetjen dhe pritjen e treguar, duke njoftuar gjithashtu zgjerim të bashkëpunimit bilateral me partitë mike ndërkombëtare.

Prononcimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Klajdi Bodlli: Zoti Berisha ditën e sotme (djeshme), u mblodh Këshilli ekzekutiv i IDU-së. Çfarë u diskutua dhe çfarë vendimesh u morën në ditën e sotme (djeshme)?

Sali Berisha: Përsëri sot (dje), Shqipëria ishte në epiqendër të vëmendjes, mund ta themi, të ekzekutivit të IDU-së, që përbëhet nga kryesia dhe përfaqësuesit, kryetarët e të gjitha partive anëtare.

Mund të them se mbledhja u çel, nisi me një rezolutë për gjendjen alarmante në Shqipëri nga regjimi autokratik i Edi Ramës. Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen e plotë të të gjitha forcave politike anëtare të IDU-së, trajton probleme madhore të Shqipërisë, trajton gjerësisht farsën elektorale, kapjen totale të shtetit nga krimi, banda dhe kartelet e drogës, përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, bllokimin e luftës kundër korrupsionit, ngadalësimin e proceseve të integrimit, për këto shkaqe, mburojën e ngritur ndaj prokurorisë speciale dhe sistemit të drejtësisë për vjedhjet dhe shpërdorimet e ministër, Edi Ramës dhe ministrave të tij, lidhjet e niveleve më të larta të karteleve të drogës dhe krimit me qeveritarët, shndërrimin e Shqipërisë në një parajsë për kartelet e drogës, organizatat kriminale dhe bandat, ndërkohë në një vend të pajetueshëm, që braktiset masivisht nga shqiptarët.

Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen më të madhe, të pakufishme, ndaj presidentit Harper, ndaj të gjithë miqve dhe kryetarëve të partive të IDU-së për këtë mbështetje të plotë që i dhanë dhe mund të themi edhe njëherë që mbledhja kryesore, që është samiti i këtij samiti, u çel me rezolutën për Shqipërinë.

Pati, sigurisht, rezoluta të tjera për Tanzaninë, për Iranin, por ajo që ishte specifike, sepse Shqipëria, njëlloj si Tanzania, njëlloj si vendet më të diktatoriale të Afrikës, është vend i të burgosurve politikë, i të përndjekurve politikë, tronditje krijoi, krijoi denoncimi që ne bëmë i paraqitjes në sallën e gjyqit në kafaz të qelqtë i ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe ish-kryetarit të parlamentit të vendit, Ilir Meta.

Pra, ishte një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, për opozitën shqiptare dhe për shqiptarët. Ndërkohë, mund të them se punimet dy, tre ditore, tre ditore të këtij samiti të, ëh, IDU-së, ishin përsëri shumë të dobishme.

Unë isha në një panel kushtuar zgjerimit dhe në këtë panel kushtuar zgjerimit, unë pata mundësi të ekspozoj plotësisht problemet madhore me të cilat haset procesi i zgjerimit në Shqipëri dhe në rajon.

Theksova se farsa elektorale, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, përcaktimi i rezultateve të zgjedhjeve nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, bllokimi i sistemit të drejtësisë, mbrojtja e Ballukut, AKSHI-t dhe afera të tjera, por edhe nismat aberative, Tiranë-Beograd, duke filluar që nga ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, duke vazhduar me Ballkanin e Hapur dhe tani së fundi me letrën e publikuar nga binomi, Vuçiç-Rama për të kërkuar jo anëtarësim të plotë dhe dinjitoz, por të dorës së dytë, pra vetëm tregti të lirë dhe lëvizje të lirë, janë faktorë jashtëzakonisht negativë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajonin tonë.

Sikundër garantova se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një promotor i fuqishëm i proceseve të integrimit evropian. Jam njoftuar dhe kam patur, kemi patur takime të vazhdueshme, edhe njëherë mirënjohjen më të thellë kryeministrit Plenkoviç për pritjen e përzemërt.

Në takimin e përzemërt që organizoi, pritjen e përzemërt që shtroi mbrëmë për të gjithë delegacionet, presidentit Harper, për kujdesin e veçantë që tregoi dhe interesin e veçantë që tregoi për Shqipërinë, takime të tjera me kryetarët e partive, me ministra të jashtëm, takime në të cilat ne ramë dakord që të të zgjerojmë bashkëpunimin bilateral dhe në kuadrin e kësaj organizate multi, multilaterale në interesin më të mirë të opozitës shqiptare.

Gjendet i pajetë një person në Vlorë/ Dyshohet vetëvarje në Plazhin e Vjetër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është konstatuar i varur në një prej kullave të vrojtimit në zonën e Plazhit të Vjetër.

Burime policore bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vetëvarje, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Shumica e amerikanëve mendojnë se lufta kundër Iranit ishte një gabim

Nga Ariel Edwards-Levy

Gjashtë në dhjetë amerikanë thonë se ishte gabim që SHBA përdori forcë ushtarake kundër Iranit, sipas një sondazhi të Washington Post / ABC News / Ipsos, të publikuar sot.

Siç vëren Post, kjo është në të njëjtin nivel me 59% të amerikanëve që e quajtën luftën në Irak një gabim në një sondazh të majit 2006 të Post/ABC. Një sondazh i Gallup nga viti 1971 tregonte se afërsisht gjashtë në dhjetë amerikanë kishin të njëjtin mendim për luftën në Vietnam.

Rreth nëntë në dhjetë demokratë aktualisht e konsiderojnë veprimin ushtarak kundër Iranit si një gabim, ashtu si edhe 71% e të pavarurve dhe 19% e republikanëve.

Ka mendime të përziera lidhur me hapat e ardhshëm të Amerikës: 48% e publikut thonë se SHBA duhet të arrijë një marrëveshje paqeje me Iranin, edhe nëse kjo sjell një marrëveshje më të pafavorshme për SHBA-në. Ndërsa 46% thonë se SHBA duhet të ushtrojë presion ndaj Iranit për një marrëveshje më të mirë, edhe nëse kjo do të thotë rifillim i veprimeve ushtarake.

Për ekonominë: Sondazhi gjithashtu tregon se 23%, afërsisht çereku i amerikanëve, thonë se po mbeten pas financiarisht — nga 17% në shkurt. Ndërsa 52% thonë se kanë aq sa duhet për të ruajtur standardin e jetesës, dhe 24% thonë se po përparojnë.

Për ndikimin e çmimeve të larta të karburantit: Sondazhi tregoi se 44% thonë se kanë ulur lëvizjet me makinë, 42% thonë se kanë reduktuar shpenzimet familjare dhe 34% thonë se kanë ndryshuar planet e udhëtimit ose pushimeve. Gjysma e amerikanëve thonë se presin që çmimet e karburantit të përkeqësohen gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa vetëm 21% thonë se presin përmirësim.

Shënim: Sondazhi i Washington Post / ABC News / Ipsos përfshiu 2,560 të rritur në SHBA nga 24 deri më 28 prill, duke përdorur një kampion përfaqësues në nivel kombëtar. Rezultatet për kampionin e plotë kanë një marzh gabimi prej +/- 2 pikë përqindjeje.

https://www.cnn.com/2026/05/02/world/live-news/iran-war-news?post-id=cmoo2hwd400003b6qhj1aacp6

Pogaçar është një fenomen/ Çiklisti slloven ka 114 fitore në karrierë deri në këtë moment

Ëndrra e tij është të jetë më I miri I të gjitha kohëve.

Nuk dihet nëse do t’ia dalë dot, por nëse nuk e bën dot Tadej Pogaçar, askush tjetër nuk ka shanse.

Çiklisti më I mirë I epokës sonë ka arritur në 114 fitore në karrierën e tij, përfshi etapa të Xhirove të ndryshme çiklistike apo gara njëditore, dhe sukseset e radhës janë në Turin e Romandisë në Zvicër.

Kampioni nga Sllovenia është shkëputur I vetëm në krye të renditjes, ndërsa për 2026-ën ka një bilanc shumë të mirë me 6 fitore në 8 ditë garash deri tani.

Si qendron Pogaçar në krahasim me yjet e së kaluarës?

Sipas një grafiku të përgatitur nga faqe të specializuara në këtë sport, ai mbetet I dyti për numrin e fitoreve deri në moshën 26-26-vjeçare, I lënë pas vetëm nga Edi Merks.

I mbiquajturi “Kanibali”, çiklisti belg kishte në këtë moshë 165 fitore ndaj 114 të sllovenit, pra diferenca vazhdon të mbetet e madhe.

Gjithsesi, nuk është pak të jesh më lart sesa Bernar Ino, Zhak Ankëtil, Fausto Kopi apo Migel Indurain.

Po ashtu, ai mund ta kalojë Merksin në numrin total të fitoreve në garat e quajtura Monumente, pasi ka 13 ndaj 19 të “Kanibalit”.

Jo më kot, Pogaçar është milioneri I vetëm I këtij sporti me rrogën 8.3 milionë euro sa fitoi në 2025.

Këtë sezon, Tadej mund të fitojë Turin e pestë të Francës, duke u barazuar me Merksin dhe me legjendat e tjera që mbajnë rekordin, për të synuar që ta thyejë në 2027.

Natyrisht, që të matet me belgun do të duhet të marrë më shumë pjesë në Xhiron e Italisë ku ka vetëm një titull, ndaj 5 të Edi Merksit.

Zbulohet propozimi i ri iranian/ “Diskutime për hapjen e Hormuzit, me garanci nga SHBA për heqjen e bllokadës”

Pasi Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ishte i kënaqur me propozimin e ri Iranian për paqe, Wall Street Journal ka raportuar detaje të reja nga plani që Teherani i dorëzoi Pakistanit për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve me Washingtonin.

Sipas detajeve të bëra publike nga burime diplomatike, propozimi i ri iranian parashikon që diskutimet për kushtet e Teheranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit të zhvillohen paralelisht me garancitë amerikane për ndërprerjen e sulmeve dhe heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane. Më herët, Irani kishte kërkuar heqjen e bllokadës si kusht paraprak për nisjen e bisedimeve.

Propozimi gjithashtu sugjeron që çështjet që lidhen me programin bërthamor të trajtohen në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane.

Irani ka sinjalizuar përmes ndërmjetësve se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve në Pakistan në fillim të javës së ardhshme, nëse Uashingtoni tregohet i hapur ndaj këtij propozimi.

Pas dorëzimit të propozimit Iranian në Pakistan, vend i cili po negocion mes Teheranit dhe Washingtonit, dy vendet duket se janë më pranë rinisjes së luftës sesa arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Presidenti Amerikan Donald Trump është informuar tashmë mbi opsionet ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë për të kryer sulme precize ndaj infrastrukturës kritike të Iranit, ndërsa Teherani, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, ka nisur mbledhjen e municioneve për një tjetër përballje ushtarake. Irani ka refuzuar të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve në Pakistan javën e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vijuar presionin e tyre ekonomik maksimal me bllokimin e porteve iraniane nga aksesi i tyre në ngushticën e Hormuzit. Teherani ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha në programin e tij bërthamor, ndërsa Amerika kërkon që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit deri në 20 vite dhe të dorëzojë rezervat që zotëron, kërkesë kjo e cila është kundërshtuar nga Teherani.

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA: Të paligjshme dhe abuzive

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, ka dënuar valën e re të sanksioneve të SHBA-së ndaj vendit duke i cilësuar “të paligjshme dhe abuzive”.

Një urdhër ekzekutiv, i nënshkruar të premten nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prek zyrtarët në sektorët e energjisë, mbrojtjes, financave ose të sigurisë të ekonomisë së Kubës, si dhe ata që ai pretendon se kanë kryer “abuzime të të drejtave të njeriut” ose korrupsion.

Trump vazhdon të shtrëngojë politikën e jashtme amerikane ndaj Kubës dhe ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndryshojë udhëheqjen e tij komuniste.

Trump tha se SHBA-ja do të “marrë përsipër” ishullin e Karaibeve, i cili ndodhet 145 km nga Florida, “pothuajse menjëherë”.

“Gjatë rrugës së kthimit nga Irani, do të kemi një nga aeroplanmbajtëset tona të mëdha – ndoshta aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln – më të madhin në botë, që do të vijë, do të ndalet rreth 90 metra larg detit, dhe ata do të thonë: ‘Faleminderit shumë. Ne dorëzohemi'”.

Në një shkrim në X, Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, tha se “masat shtrënguese të njëanshme” shkelën Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se ato synonin të vendosnin “ndëshkim kolektiv kundër popullit kuban”.

Lëvizjet e fundit të Trumpit për të ushtruar presion mbi ekonominë e vendit vijnë pavarësisht konfirmimit nga presidenti kuban Miguel Díaz-Canel në mars se Kuba po negocionte me SHBA-në mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Bllokada dhe përforcimi i saj shkaktojnë kaq shumë dëm për shkak të sjelljes frikësuese dhe arrogante të fuqisë më të madhe ushtarake në botë”, shkroi Díaz-Canel në X pas njoftimit të masave të reja.

Një bllokadë amerikane ndaj naftës për Kubën ka çuar në mungesa të karburantit dhe ndërprerje të përhapura të energjisë, duke ndikuar në repartet spitalore, transportin publik dhe arsimin. Vetëm një anije cisternë ruse me naftë ka mbërritur në vend që nga vendosja e bllokadës.

Lokali përshtatet për lojëra fati/ Tiranë, arrestohet administratori, sekuestrohen makinat dhe tavolinat e pokerit

Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Sekuestrohen 4 makineta për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Arrestohen administratori i lokalit.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

Si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën 4 makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reagon Berlini pas tërheqjes së 5000 trupave amerikanë nga Gjermania

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm.

Sipas tij, evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, duke theksuar nevojën për forcim të kapaciteteve mbrojtëse në kontinent, shkruan skynews.

Pistorius bëri të ditur se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me “Grupin e Pesëve”, ku bëjnë pjesë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Polonia, në misionet e ardhshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Pentagoni ka njoftuar planet për të tërhequr rreth 5000 trupa amerikane nga territori gjerman.

Pavarësisht këtij zhvillimi, ministri gjerman theksoi se vendi i tij është “në rrugën e duhur” sa i përket forcimit të mbrojtjes, duke përmendur zgjerimin e Bundeswehrit, përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve ushtarake dhe investimet në infrastrukturë.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tërheqjen e trupave ushtarake gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të një rishikimi më të gjerë të pranisë së tyre ushtarake në Evropë.

Vendimi është konfirmuar nga Pentagoni dhe pritet të zbatohet brenda një periudhe prej 6 deri në 12 muajsh.

Gjermania ka qenë për dekada një shtyllë kyçe e pranisë ushtarake amerikane në Evropë, duke shërbyer si qendër logjistike dhe operacionale për misionet e NATO-s dhe operacionet amerikane në rajone të ndryshme të botës.

 

EMRI/ Pistoletë, municion luftarak dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë pas mesnate, policia e Shkodrës arreston 19-vjeçarin Bajram Hoxha. Procedohet në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

❌