Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, bëri thirrje për krijimin e një Aleance të Madhe Popullore, gjatë një interviste mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke theksuar se vetëm një front i gjerë qytetar mund të sjellë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lapaj u shpreh se situata politike […]
Analisti Fatos Lubonja komentoi në Studio24, zvarritjen e procesit Balluku në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend. Fillimisht duke prekur komentet e deputetëve socialistë për shtyrjen në Këshillin e Mandateve, Lubonja u shpreh se nuk ka koment. Më tej, analisti shtoi se Kushtetuesja me shtyrjen tregon se po luan volejboll me Ramën, […]
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka treguar sot se ekzistojnë orë të tëra filmimesh, dokumentimesh e fotografish, që tregojnë sesi funksionon shteti i qeverisur nga Edi Rama. I ftuar në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se bazuar në këto materiale, rezulton se shumë individë shkonin direkt te zyra e kryeministrit për projekte në jug, leje kullash […]
TIRANË, 29 janar /ATSh/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është çelur ekspozita “Spaces in Dialogue”, një ekspozitë që sjell në vëmendje hapësirat, arkitekturën, kujtesën dhe përjetimin njerëzor.
Në çeljen e ekspozitës, i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “Spaces in Dialogue” është një udhëtim në 22 vite projekte (2003–2025), të sjella si një arkiv i përbashkët.
Rama tha se “projektet konkurruese dhe fituese janë të integruara në skulpturën e sallës, ndërsa botimet origjinale mund të shihen në hapësirën tjetër”.
Sipas Ramës, ekspozita frymëzohet nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand, që eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara.
Ekspozita “Spaces in Dialogue”, përcjellë te vizitorët një arkiv që nuk qëndron i heshtur, por ndërtohet, diskutohet dhe riformësohet.
Nëpërmjet tullave, mermerëve dhe dokumenteve arkitekturore, COD sjell në këtë ekspozitë 22 vite konkurse arkitekturore që kanë lindur nga dialogu dhe përgjegjësia kolektive.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 shkurt.
Nga Sebi Alla Mes debateve dhe kundërshtive të opozitës dhe grupeve të interesit, kryesisht organizata në mbrojtje të gazetarëve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës propozimet e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes, konkretisht nenin 120. Me 85 vota pro, asnjë abstemin dhe 10 […]
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi dëgjoi me vëmendje kritikat e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama për numrin e lartë të të paraburgosurve në vend, thirri sot një konferencë të posaçme me fokus adresimin e problemit të paraburgimit në Shqipëri. Në zbatim të urdhrave të kreut të qeverisë, i cili pasi SPAK kërkoi arrestimin e […]
Ish deputeti socialist Petro Koçi, ka dalë sërish kundër qëndrimit të Edi Ramës në rastin e Belinda Ballukut, ku Kuvendi po zvarrit mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqje imuniteti dhe për ta arrestuar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Koçi thotë se Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësues i […]
Nga Robert Mendick – The Telegraph Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenlandën, një mijë milje larg, Ivanka Trump po i tregonte të atit se si bëhet kjo: duke blerë një ishull të sajin. Zonja Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, një këshilltar jozyrtar i presidentit, kanë siguruar një […]
TIRANË, 29 janar /ASTh/ Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama falënderoi arkitektët e mbledhur për këtë konkurs të radhës të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, e cila sipas kreut të qeverisë do të jetë “në funksion të krijimit të mëtejshëm të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat, hapësira të reja për funksione publike”.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë falënderoi edhe arkitektët që pranuan të jenë pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare.
“Jam i bindur se do të kemi përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës, duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhët e këtyre projekteve që siç prezantoi edhe drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve, janë tanimë në një fazë të avancuar dhe madje një pjesë e tyre janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna”, tha Rama.
Rama tha se falë këtij procesi do të realizohen disa projekte, duke përfshirë ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare, Pallatin e ri të Sportit, një stadium të ri si dhe zyra të reja për administratën shtetërore.
“Falë këtij procesi do të kemi pas kaq vitesh një stadium të ri të përmasave evropiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh; Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i më se i nevojshëm prej vitesh dhe njëkohësisht një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore; do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën për një numër të konsiderueshëm institucionesh; Pallatin e ri të Sportit një vepër mbresëlënëse”, tha Rama.
Duke folur për projektet e reja që hyjnë sot në garën ndërkombëtare, Rama tha se i hapet rruga dy drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë të duart e solidaritetit të shoqërisë; jetimet dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve.
Rama nënvizoi se Shqipëria tashme është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore.
“Dua t’i përgëzoj dhe të gjitha studiot lokale që janë këtu të pranishme si partner të studiove ndërkombëtare, se ndërkohë që zhvillohen projekte, lidhen marrëveshje të reja. Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkohore, si një vend që ka një përqendrim të madh arkitektesh ndërkombëtar me shumë zë”, tha Kryeministri.
“Shqipëria është njëkohësisht dhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë, studiove të reja në Shqipëri, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këta mjeshtra dhe studio të mëdha me plot eksperiencë të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë universitet apo praktike punë në një studio të huaj që t’i jep”, tha Rama.
Para jurisë ndërkombëtare prezantohen sot projekt-idetë: Shtëpinë e Re të Fëmijëve, një hapësirë moderne dhe dinjitoze, e konceptuar për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve pa kujdes prindëror si dhe kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore, që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale, më efikase dhe më të aksesueshme, në shërbim të qytetarëve. /j.p/
Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.
Rama: Do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepoër të denjë për historine e re që po shkruajmë së bashku me arkitektët, Bibliotekën e re Kombëtare, mjedis I shumë nevojshëm dhe një vepër e spikatur në historinë e vendit tonë dhe arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi edhe një komplekt të ri zyrash për administratësh, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi Pallatin e Ri të Sportit.
Sot i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, dhe njëkohësishteedhe për korpusine ri të Inspektoriateve.
Shqipëria pikë referimi në botën arkitekturore, jemi edhe një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj që përmes bahskëpunimit me mjeshtrat dhe studio e mëdha të marrin dije e të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë praktikë pune që ta jep.
Më 26 janar, kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje në Knesset, parlamenti i Izraelit, ku zhvilloi një takim 2-ditor në fillim të javës. “Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar […]
Më 26 janar, kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje në Knesset, parlamenti i Izraelit, ku zhvilloi një takim 2-ditor në fillim të javës. “Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar […]
AKSHI i cilësuari nga SPAK si “grup i strukturuar kriminal”, është kujdesur që për abuzimet qindra milionë euro, të mos paguanin as taksat. E për këtë duket se është kujdesur personalisht Edi Rama, që me ligj dhe VKM-të posaçme krijoji Duranën. Projekti fantazmë, që iu shit qytetarëve si një investim që do të gjeneronte miliarda […]
Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë institucionale të qeverisë dhe në vecanti e zv.kryeministres nën hetim, Belinda Balluku.
E nisur me bujë në vitin 2021 dhe e shitur publikisht si “rilindja e hekurudhës shqiptare”, kjo vepër publike sot përfaqëson gjithçka që shkon keq me mënyrën se si menaxhohen investimet madhore në Shqipëri: premtime të pambajtura, afate të rreme dhe kosto që fryhen pa fund.
2021: Propaganda para planifikimit
Në vitin 2021, qeveria nisi punimet për hekurudhën Tiranë–Durrës me një fushatë të fortë propagandistike, me në qendër kryeministrim Edi Rama dhe atëkohë ministren Belinda Balluku. U fol për shpejtësi europiane, për lidhje direkte me aeroportin e Rinasit dhe për një udhëtim prej vetëm 12 minutash nga Tirana në aeroport. Kryeministri dhe ministrat e tij garantuan publikisht se projekti ishte i financuar, i planifikuar dhe do të përfundonte brenda vitit 2023. Nuk munguan as videot 3D qe tregonin se sa i bukur do të ishte dukej udhëtimi me tren nga Tirana në Durrës.
Por sot është e qartë se në atë kohë, ajo që nuk ishte përfunduar ishte vetë baza e projektit: shpronësimet, planifikimi real dhe menaxhimi serioz i riskut.
2022–2023: Afatet bien, justifikimet shtohen
Gjatë viteve 2022 dhe 2023, qytetarëve iu servirën deklarata të përsëritura për “ritme të larta pune”, “segmente që po përfundojnë”, “përfunduan 30% të punimeve”, “përfunduan 70% të punimeve”, etj. Në realitet, kantierët mbetën të copëzuar, punimet të ndërprera dhe afatet të paqarta.
Viti 2023 – afati zyrtar i përfundimit – kaloi pa asnjë përgjegjësi politike, pa asnjë raport publik dhe pa asnjë sqarim serioz se pse një projekt i tillë dështoi të dorëzohej në kohë. Në çdo shtet normal, tejkalimi i afatit do të sillte hetim administrativ dhe llogaridhënie. Në Shqipëri, solli vetëm një heshtje institucionale dhe një mundësi e re për Belinda Ballukun për të nisur propagandën nga e para dhe për ta përdorur edhe për disa vite.
2024: “Puna vijon”, realiteti ngec
Në vitin 2024, qeveria vazhdoi të përdorë të njëjtën formulë të konsumuar: “puna vijon”. U promovuan stacione të veçanta, sidomos ai i Vorës, si prova e suksesit të projektit. Por hekurudha si linjë funksionale mbeti larg përfundimit.
Mediat online dhe organizata të shoqërisë civile evidentuan atë që qeveria shmangu ta pranojë: projekti ishte i paralizuar nga probleme strukturore, përfshirë shpronësimet e papërfunduara – një absurditet për një vepër publike që kishte nisur prej vitesh.
Pesë vite pas nisjes së punimeve, shteti shqiptar ende nuk ka mbyllur shpronësimet. Ndërkohë, qytetarët paguajnë faturën për paaftësinë e institucioneve dhe të zv.kryeministres Balluku që nisën punë pa përmbushur kushtet minimale ligjore.
Një model i përsëritur i qeverisjes së korruptuar
Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas nuk është rast i izoluar. Ajo ndjek të njëjtin model të projekteve të tjera publike: nisin për arsye politike, shiten si suksese elektorale dhe përfundojnë si barrë financiare për taksapaguesit.
Asnjë ministër nuk është hetuar. Asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje. Asnjë institucion nuk ka mbajtur përgjegjësi. Asnjë raport i detajuar mbi rritjen e kostove nuk është bërë publik. Ndërsa propaganda vazhdon, besimi publik gërryhet.
Pyetje që sot zv.kryeminisrja nën hetim, Belinda Balluku duhet t’u përgjigjet:
• Pse u nis projekti pa u përfunduar shpronësimet?
• Sa herë janë shtyrë realisht afatet dhe me çfarë vendimesh zyrtare?
• Sa është sot kostoja totale e projektit dhe sa ishte ajo fillestare?
• Kush mban përgjegjësi politike dhe administrative për këtë zvarritje?
Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas mbetet jo vetëm e papërfunduar në terren, por edhe një monument i gjallë i qeverisjes së korruptuar dhe të paaftë. /albeu.com/
Nga Felix Esteban, HUFFINGTON POST Shprehja e famshme “cili është kulmi i…?” mund të aplikohej pikërisht në këtë rast. Të krijosh një inteligjencë artificiale (IA) për të luftuar korrupsionin dhe pastaj të dalë “e përfshirë” në një skandal ryshfeti. Dhe, sigurisht, IA-të krijohen për momentin nga njerëzit, që nga natyra janë të korruptueshëm. Kjo është ajo […]
Nga Andi Bushati Pasi u shfry si flluskë sapuni propoganda rreth vendit të veçantë që Edi Rama zinte në zemrën e Donald Trumpit, pas ftesës që kreu i Shtëpisë së Bardhë i dërgoi për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, asaj, menjëherë, tentoi ti’a zinte vendin një fabul tjetër. Respekti që kryeministrit tonë po […]
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar klimën politike në vend, duke kritikuar njëkohësisht mazhorancën dhe opozitën. I ftuar në emisionin “Off The Record” përballë sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, Dervishi u shpreh se dobësimi i qeverisë nuk ka prodhuar forcim të opozitës, por përkundrazi ka ekspozuar krizën e të gjithë klasës politike. Sipas tij, […]
TIRANË, 28 janar /ATSh/ Bashkia e Shkodrës ka kryer një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve, që nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa foto nga shkollat në të cilat janë kryer ndërhyrje, ndërsa thekson se “shkollat e Shkodrës po rilindin me kujdesin që u ka munguar ndër vite”.
Ndërhyrjet nuk janë kryer vetëm në aspektin estetik, por për të rritur funksionalitetin dhe për të krijuar një mjedis më dinjitoz për nxënësit dhe mësuesit.
Ministria e Arsimit gjatë vitit 2025 për infrastrukturën shkollore në Shkodër ndau 7 milionë euro.
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda Balluku, duke shfrytëzuar vonesën e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Skema e zvarritjes duket se po çon në konsumimin e afateve ligjore, me synimin që kërkesa të bjerë automatikisht. Shpresat janë tek neni 118, pika 5 e rregullores […]
Nëse ka një fushë ku Sali Berisha dominon bindshëm politikisht, ajo ështe media.
Raporti më i fundit nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, tregon se Partia Demokratike zë 84.20% të hapësirës televizive në 3 ekranet kombëtare gjatë muajit dhjetor.
7-fish më shumë se sa Partia Socialiste, kurse nga partitë e reja, hapësirë ka fituar Shqipëria Bëhet me 2.24% për shkak të qëndrimit të Adriatik Lapajt përpara kryeministrisë.
Politikanit të cilit i është dhënë më shumë hapësirë nga tre televizionet kombëtare është po Sali berisha, 34.87% kurse kryeministrit Edi Rama 27.83%.
Ndryshimi është se gjatë dhjetorit Edi Rama në daljet e tij është shfaqur si kryeministër për aktivitete publike, kurse Berisha është shfaqur tërësisht për aktivitetin e tij partiak, nga konferencat e përditshme nga selia, foltoret dhe protestat.
Por ndërkohë, i vetmi që ankohet për censurë nga mediat është Sali Berisha. Në përditshmëri sa herë Berisha del në konferencat e mesditës, të paktën 9 ekrane televizive e japin live.
Kurse realiteti i censurës është po ashtu tjetër. Berisha ka urdhëruar gjithë zyrtarët e PD të rangut të parë dhe të dytë, të refuzojnë çdo ftesë nga studiot televizive nga mediat, duke sulmuar dhe etiketuar gazetarët dhe analistët, që përballen me deputetët e PD. Përjashtim bën vetem Syri TV./abcnews.al