❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i të gjithë votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve, në mënyrë që institucioni të procedoj me zyrtarizimin e rezultateve.

Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 51.11 për qind të votave apo 57 vende në Kuvend, partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Lista Serbe – partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, e afĂ«rt me Beogradin zyrtar – do tĂ« ketĂ« nĂ«ntĂ« nga dhjetĂ« vendet e garantuara pĂ«r komunitetin serb. NjĂ« deputet nga radhĂ«t e komunitetit serb do ta ketĂ« Partia pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ« e Nenad Rashiqit. NdĂ«rkaq, tĂ« dhjetĂ« vendet e tjera tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« joserbe janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa parti dhe koalicione.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 % e votuesve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit erdhën pas krizës së gjatë politike në vend të prodhuara nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

Gjatë kësaj kohe Kurti nuk arriti të formonte qeverinë. Sfida e rardhës për vendin është zgjedhja e presidentit. Për kreun e ri të shtetit, presidentja aktuale Osmani ka shfaqur ambicien edhe për një mandat./abcnews.al

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

PRISHTINË, 9 janar/ATSH/ NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur numĂ«rimi i pjesĂ«s sĂ« fundit tĂ« fletĂ«votimeve nga votimi me postĂ«, jashtĂ« KosovĂ«s, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur zĂ«dhĂ«nĂ«si i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“NumĂ«rimi i kĂ«tyre fletĂ«votimeve shĂ«non pĂ«rfundimin e procesit tĂ« numĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha fletĂ«votimeve nga zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025”, ka thĂ«nĂ« Elezi pĂ«r KosovaPress.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me pĂ«rfundimin e numĂ«rimit tĂ« kĂ«tyre fletĂ«votimeve, KQZ Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r tĂ« shpallur rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, palĂ«t mund tĂ« parashtrojnĂ« ndonjĂ« ankesĂ« nĂ« PZAP lidhur me administrimin e numĂ«rimit nĂ« QNR brenda 48 orĂ«ve nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 vende në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 vende, LDK 13.23 për qind (15 vende) dhe AAK 5.5 për qind (6 vende). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

/KosovaPress/

The post Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse.

The post Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Numërohen mbi 43% e votave me postë, Vetëvendosje mbi 72%

NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« ardhura me postĂ«, ku tĂ« dhĂ«nat e para tregojnĂ« njĂ« epĂ«rsi masive tĂ« LĂ«vizjes VETËVENDOSJE!. Sipas pĂ«rditĂ«simit tĂ« fundit tĂ« orĂ«s 15:45, janĂ« procesuar 40 nga 92 njĂ«sive (vendvotimeve) tĂ« votave me postĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«n 43.48% tĂ« totalit Nga numĂ«rimi i deritanishĂ«m, VetĂ«vendosje ka marrĂ« [
]

The post Kosovë/ Numërohen mbi 43% e votave me postë, Vetëvendosje mbi 72% appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Rreth 52 mijĂ« vota mĂ« pak, apo minus pesĂ« vende nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s – ky Ă«shtĂ« bilanci i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK), nĂ«se krahasohen dy palĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« mbajtura kĂ«tĂ« vit. FaktorĂ«t qĂ« ndikuan nĂ« kĂ«tĂ« rĂ«nie tĂ« mbĂ«shtetjes pĂ«r LDK-nĂ« nga elektorati janĂ« tĂ« shumtĂ«, vlerĂ«sojnĂ« njohĂ«sit e zhvillimeve politike. Por, [
]

The post Kosovë/ Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së? appeared first on BoldNews.al.

Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se tashmë janë në verifikim të votave të partive, derisa kanë filluar edhe numërimin e votave për deputetë.

Aktualisht janë duke u numëruar votat nga qendrat me numër më të vogël, si ato në Han të Elezit, Viti, Dragash dhe Shtërpcë.

Deri më tani, në nivel të përgjithshëm, LVV ka kaluar shifrën e 430 mijë votave, deri PDK ka mbi 183 mijë dhe LDK me 118 mijë sosh.

Në fotot që shikoni në këtë lajm, janë votat e kandidatëve për deputetë.

The post Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albeu.com.

Rinis numĂ«rimi i votave nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut/ “Gabimi nĂ« fletĂ«t e votimit Ă«shtĂ« teknik”

Pas urdhërit për të ndaluar numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut, Prokurorisë Themelore mori vendimin e dytë për të rikthyer procesin në normalitet.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritieteve, ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe numërimi nisi pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik slloven që i ka shtypur fletët  e votimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm të serisë në disa fletëvotime.

Konstatimi ka ardhur teksa numëroheshin votat për këshilltarë komunalë.

Kjo ka sjellë përplasjen e palëve politike me njëra tjetrën.
Fituesit e Mitrovicës së Jugut, partia Vetevendosje e Kurtit, e ka justifikuar këtë gjetje me një gabim tenik, ndërsa partia demokratike e Kosovës mendon se ky është rasti kur në këtë komunë janë bërë manipulime të qëllimshme me fletët e votimit, për të nxjerrë fitues Faton Pecin.

Operatori ekonomik sqaroj se bëhët fjalë për një gabim teknik.

Në balotazhin e të dielës, në këtë komunë sipas rezultateve preliminare, ka fituar Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit ka humbur kështu një nga bastionet e saj më të rëndësishme./abcnews.al

Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS

TIRANË, 9 nĂ«ntor /ATSH/ Procesi i numĂ«rimit tĂ« votave ka nisur nĂ« bashkinĂ« e TepelenĂ«s.

Pas numërimit të kutisë së parë, kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako rezulton në avantazh të thellë ndaj rivalit Gabriel Guma.

Në kutinë e parë të Nivicës, kandidati i PS, Gramoz Sako, ka marrë 199 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së vetëm 6 vota.

Edhe në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa me 8 vota, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.

Sot u votua në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Në të gjitha qendrat e votimit të pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

/gj.m/j.p/

The post Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rezultatet/ Përfundon numërimi në katër bashki, Partia Socialiste fituese absolute

TIRANË- NĂ« 5 bashki tĂ« vendit, VlorĂ«, TepelenĂ«, Berat, Mat e CĂ«rrik u votua tĂ« dielĂ«n pĂ«r kryebashkiakun e ri, ku nĂ« garĂ« ishin 13 kandidatĂ« nga Partia Socialiste dhe opozita.

Në Tepelenë për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale.

Numërimi ka përfunduar në Tepelenë, Berat, Vlorë e Cërrik ku fituese rezulton Partia Socialiste

Ndërsa numërimi vijon ende Mat. Nga numërimi i deritanishëm kryesojnë kandidatët e Partisë Socialiste.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme 

Bashkia Tepelenë
Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; 3261 vota

Gabriel Guma kandidat i propozuar; 928 vota

Bashkia Berat

Ervi Ceca Partia Socialiste ; 13050 vota

Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; 2607 vota

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini  Partia Socialiste ;  15672 vota

Dionis Sota Kandidat i propozuar ; 2333 vota

Gjergji Nika Kandidat i propozuar ;1975 vota

Bashkia Cërrik
Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; 1275 vota

Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; 1888 vota

Florenc Doka Partia Socialiste; 6201 vota

Ndërsa vijon ende numërimi në Mat. Nga rezultatet, kandidati i Partisë Socialiste Altin Bojni kryeson.

Bashkia Mat (vijon ende numërimi)

Altin Bojni Partia Socialiste ; 7302 vota

Eduart Brahilika kandidati i propozuar; 3116 vota

Suzana Pasha kandidat i propozuar ; 547  vota

Kostoja e këtyre zgjedhjeve nga KQZ është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverën e 2027.

/abcnews.al/

‘Mendova se ishte njĂ« shaka’/ Si njĂ« grua braziliane u bĂ« fytyra e debatit pĂ«r manipulimin e votave nĂ« Indi

Një parukiere braziliane, Larissa Nery, e cila ka bërë bujë në Indi këtë javë pasi fotografia e saj u përhap në lajme në një akuzë për mashtrim zgjedhor, i ka thënë BBC-së se fillimisht mendoi se ishte e gjitha një gabim. Ose një shaka. Por më pas rrjetet e saj sociale shpërthyen dhe njerëzit filluan ta etiketonin në Instagram.

“NĂ« fillim ishin disa mesazhe tĂ« rastĂ«sishme. Mendova se po mĂ« ngatĂ«rronin me dikĂ« tjetĂ«r”, i tha ajo BBC-sĂ«. “Pastaj mĂ« dĂ«rguan videon ku fytyra ime shfaqej nĂ« njĂ« ekran tĂ« madh. Mendova se ishte inteligjencĂ« artificiale ose ndonjĂ« shaka. Por pastaj shumĂ« njerĂ«z filluan tĂ« shkĂ«mbenin mesazhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dhe e kuptova se ishte e vĂ«rtetĂ«.”

Nery, e cila jeton në Belo Horizonte, kryeqytetin e shtetit Minas Gerais të Brazilit juglindor, dhe që nuk ka qenë kurrë në Indi, thotë se kërkoi në Google për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ajo që kishte ndodhur ishte pasoja e një konference për shtyp të udhëheqësit të opozitës indiane, Rahul Gandhi, të mërkurën, ku ai akuzoi partinë BJP të kryeministrit Narendra Modi dhe Komisionin Zgjedhor (KE) për kryerjen e mashtrimit me votat në zgjedhjet e vitit të kaluar në shtetin Haryana. BJP i ka mohuar akuzat.

Disa orĂ« pas konferencĂ«s pĂ«r shtyp, nĂ« njĂ« postim nĂ« X , Kryezyrtari Zgjedhor i Haryanas ndau njĂ« letĂ«r qĂ« ata thanĂ« se ia kishin dĂ«rguar Gandhit nĂ« gusht, duke i kĂ«rkuar atij tĂ« nĂ«nshkruante njĂ« betim me emrat e votuesve tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m “nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« fillonin procedurat e nevojshme”. Ata nuk iu pĂ«rgjigjĂ«n akuzave specifike qĂ« ai bĂ«ri dhe nuk komentuan pĂ«r rastin e Nery-t. BBC i Ă«shtĂ« drejtuar panelit tĂ« zgjedhjeve pĂ«r pĂ«rgjigje.

Gandhi ka bĂ«rĂ« njĂ« sĂ«rĂ« akuzash pĂ«r “vjedhje votash” kundĂ«r panelit tĂ« votimit qĂ« nga fillimi i gushtit.

NĂ« pretendimet e tij tĂ« fundit, ai tha se ekipi i tij kishte shqyrtuar tĂ« dhĂ«nat e listĂ«s sĂ« votuesve tĂ« Komisionit Zgjedhor dhe kishte zbuluar se nga afĂ«rsisht 20 milionĂ« votues, 2.5 milionĂ« ishin tĂ« regjistruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt – duke pĂ«rfshirĂ« dublikatĂ«, votues me shumicĂ« dhe adresa tĂ« pavlefshme. Ai fajĂ«soi humbjen e partisĂ« sĂ« tij nĂ« zgjedhjet e Haryana-s pĂ«r kĂ«tĂ« manipulim tĂ« supozuar tĂ« listĂ«s sĂ« votuesve.

Për të vërtetuar pretendimet e tij, ai shfaqi disa diapozitiva në një ekran të madh. Njëra prej tyre tregonte Gandhin në këmbë përpara një imazhi të madh të Nery-t, ndërsa një tjetër tregonte një përmbledhje prej 22 votuesish me emra dhe adresa të ndryshme, por të gjithë me fotot e saj.

“Kush Ă«shtĂ« kjo zonjĂ«? Sa vjeç Ă«shtĂ«? Ajo voton 22 herĂ« nĂ« Haryana,” tha Gandi.

Ai shpjegoi se një foto e vetme e një gruaje, e bërë nga fotografi brazilian Matheus Ferrero, ishte përdorur vazhdimisht në regjistrime të shumta votuesish nën emra të ndryshëm. Ai e përshkroi Neryn si një modele që ishte shfaqur në listën e votuesve me shumë emra, duke përfshirë Seema, Sweety dhe Saraswati.

29-vjeçarja i konfirmoi BBC-sĂ« se nĂ« fotografi ishte vĂ«rtet ajo. “Po. Jam unĂ«. ShumĂ« mĂ« e re, por jam unĂ«. UnĂ« jam personi nĂ« imazhe.”

Ajo sqaroi se ishte parukiere dhe jo modele dhe se fotografia ishte bĂ«rĂ« nĂ« mars tĂ« vitit 2017 kur ishte 21 vjeç, pak jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« saj. Fotografi, tha ajo, “mendoi se isha e bukur dhe i kĂ«rkoi tĂ« mĂ« bĂ«nte fotografi”.

Tani vite mĂ« vonĂ«, e gjithĂ« vĂ«mendja nĂ« dy ditĂ«t e fundit nga “njerĂ«z nga India, shumĂ« prej tyre gazetarĂ«â€, e ka lĂ«nĂ« tĂ« frikĂ«suar.

“U frikĂ«sova. Nuk mund ta kuptoj nĂ«se Ă«shtĂ« e rrezikshme pĂ«r mua apo nĂ«se tĂ« flas pĂ«r tĂ« mund tĂ« dĂ«mtojĂ« dikĂ« atje. Nuk e di kush ka tĂ« drejtĂ« ose kush jo sepse nuk i njoh palĂ«t e pĂ«rfshira”, tha ajo.

“Nuk shkova nĂ« punĂ« nĂ« mĂ«ngjes sepse nuk munda tĂ« shihja as mesazhet nga klientĂ«t e mi. ShumĂ« gazetarĂ« mĂ« telefononin. Ata gjetĂ«n numrin e vendit ku punoj.”

“MĂ« Ă«shtĂ« dashur ta heq emrin e sallonit nga profili im sepse po mĂ« shqetĂ«sonin nĂ« vendin e punĂ«s. Shefi im madje mĂ« foli. Disa njerĂ«z e trajtojnĂ« si meme, por po mĂ« prek profesionalisht.”

Matheus Ferrero, i cili bĂ«ri foton e Nery-t, Ă«shtĂ« gjithashtu i tronditur nga vĂ«mendja e papritur. Deri vonĂ«, ai thotĂ« se India nĂ«nkuptonte pĂ«r tĂ« vetĂ«m Caminho das Índias – shfaqja braziliane e vitit 2009 nĂ« orĂ«n kryesore.

Ai ende po pĂ«rpiqet t’u japĂ« kuptim ngjarjeve tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit nĂ« njĂ« vend mijĂ«ra kilometra larg.

Disa njerëz e kishin kontaktuar nga India një javë më parë, duke e pyetur se kush ishte gruaja në foto, tha ai për BBC-në.

“Nuk u pĂ«rgjigja. Nuk do ta jap emrin e askujt nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«. Dhe nuk e kisha parĂ« kĂ«tĂ« mik prej vitesh”, i tha ai BBC-sĂ«. “Mendova se ishte njĂ« mashtrim. E bllokova dhe e raportova.”

Por qĂ« nga konferenca pĂ«r shtyp e Gandit, “gjĂ«rat kanĂ« shpĂ«rthyer”.

“NjerĂ«zit mĂ« telefononin nĂ« Instagram dhe Facebook. Ishte e tmerrshme. E çaktivizova Instagramin tim pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« po ndodhte. MĂ« vonĂ« e kĂ«rkova nĂ« Google dhe e kuptova se çfarĂ« po ndodhte, por nĂ« fillim nuk kisha ide.”

Ferrero thotĂ« se disa faqe interneti i kanĂ« vendosur fotografitĂ« e tij pranĂ« fotografisĂ« sĂ« Nery-t pa leje. “NjerĂ«zit po bĂ«nin meme, sikur ta kthenin nĂ« njĂ« shaka pĂ«r njĂ« shfaqje televizive. ËshtĂ« absurde.”

NĂ« vitin 2017, Ferrero sapo kishte filluar karrierĂ«n si fotograf kur e ftoi Neryn, tĂ« cilĂ«n e njihte, tĂ« vinte pĂ«r njĂ« set fotografik. Ferrero tha se i ndau fotot nĂ« Facebook-un e tij dhe i postoi ato edhe nĂ« Unsplash – njĂ« faqe interneti fotografish – me pĂ«lqimin e saj.

“Fotoja shpĂ«rtheu
 arriti rreth 57 milionĂ« shikime”, tha ai.

Ai tani e ka fshirë lidhjen nga llogaria e tij në Unsplash, por na dërgoi pamje të ekranit të bëra më parë që tregonin foto të tjera të Nery-t nga i njëjti xhirim.

“I fshiva nga frika, sepse fotot po keqpĂ«rdoreshin. U frikĂ«sova duke imagjinuar se kjo do t’u ndodhte edhe njerĂ«zve tĂ« tjerĂ« qĂ« kisha fotografuar. Ndihesha i pushtuar. ShumĂ« njerĂ«z tĂ« rastĂ«sishĂ«m vinin drejt meje. Mendon ‘A bĂ«ra diçka gabim?’ Por nuk e bĂ«ra. Platforma ishte e hapur dhe unĂ« i ngarkova si miliona tĂ« tjerĂ«.” Ai gjithashtu tani e ka bĂ«rĂ« postimin origjinal nĂ« Facebook me fotot e saj privat.

“Kur sheh njerĂ«z qĂ« hyjnĂ« nĂ« Twitterin, Facebookun, Instagramin tĂ«nd personal, tĂ« zĂ« paniku. Reagimi i parĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mbyllĂ«sh gjithçka dhe ta kuptosh mĂ« vonĂ«. Disa njerĂ«z menduan se ishte qesharake, si njĂ« telenovelĂ«, por unĂ« u ndjeva i pushtuar.”

As Ferrero dhe as Nery nuk kanĂ« qenĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« Indi dhe ende po pĂ«rpiqen tĂ« kuptojnĂ« se si diçka qĂ« ndodhi nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s mund t’ua pĂ«rmbysĂ« jetĂ«n pĂ«rmbys.

Ne e pyetëm Ferreron nëse e gjithë kjo ndihmoi në zbulimin e mashtrimit zgjedhor, a do të ishte kjo pozitive?

“Po, mendoj se kjo do tĂ« ishte pozitive. Por unĂ« nuk i di detajet”, tha ai.

Nery, e cila nuk Ă«shtĂ« larguar kurrĂ« nga vendi, thotĂ«: “Kjo Ă«shtĂ« larg realitetit tim. UnĂ« as nuk i ndjek zgjedhjet nĂ« Brazil, e lĂ«re mĂ« nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r.”

The post ‘Mendova se ishte njĂ« shaka’/ Si njĂ« grua braziliane u bĂ« fytyra e debatit pĂ«r manipulimin e votave nĂ« Indi appeared first on iconstyle.al.

Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore

Shumica socialiste miratoi tĂ« enjten, mĂ« 6 nĂ«ntor, projektligjin “PĂ«r barazinĂ« gjinore”, teksa opozita, e cila votoi kundĂ«r, e cilĂ«soi atĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r familjen tradicionale.

Ligji kaloi me 77 vota “pro” tĂ« PS-sĂ«, teksa jashtĂ« Kuvendit, me mbĂ«shtetjen e opozitĂ«s u organizuan protesta.

Shumica e votoi në bllok draftin, përfshirë deputetin Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i cili kishte propozuar ndryshime ndaj versionit të parë të hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare.

GjatĂ« votimit, Balla lexoi pĂ«rcaktimin e ri tĂ« termit “gjini”, i cili pĂ«rshtatet me KonventĂ«n e Stambollit.

“Gjini nĂ«nkupton rolet e ndĂ«rtuara nĂ« kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet qĂ« njĂ« shoqĂ«ri e caktuar i konsideron tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r gratĂ« dhe burrat.”

Ky përcaktim, i përfshirë në nenin 4 të ligjit, u miratua bashkë me ndryshimet e tjera, duke kaluar ligjin në parim.

Reagime pozitive dhe kritika pas votimit

Vendimi u përshëndet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili kërkoi reflektim mbi debatet publike që shoqëruan procesin.

“TĂ« gjitha shqetĂ«simet, paragjykimet dhe keqkuptimet qĂ« shoqĂ«ruan miratimin e ligjit duhet tĂ« jenĂ« pjesĂ« e njĂ« analize tĂ« thelluar me aktorĂ«t e interesuar pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.”

NĂ« rrjetet sociale, avokatja e tĂ« drejtave tĂ« njeriut Dea Nini e cilĂ«soi miratimin “fitore historike pĂ«r barazinĂ«â€.

NdĂ«rsa Mirela Arqimandriti nga “Gender Alliance for Development Center” (GDAC) tha se ky ligj pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap drejt njĂ« shoqĂ«rie qĂ« e zbaton barazinĂ« si “detyrim kushtetues dhe standard evropian, jo si slogan”.

GDAC dhe organizata të tjera të shoqërisë civile njoftuan për një konferencë për shtyp më 7 nëntor, për të shpjeguar risitë që sjell ligji në fushën e punës, arsimit dhe përfaqësimit politik.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, ligji garanton: mbrojtje të barabartë në vendin e punës për gratë dhe burrat; edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore; njohje të punës së papaguar të kujdesit familjar; ndarje të drejtë të përgjegjësive familjare si dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Por, miratimi i ligjit nuk kaloi pa tensione. Pas seancĂ«s, disa dhjetĂ«ra protestues pritĂ«n deputetĂ«t socialistĂ« nĂ« dalje tĂ« Kuvendit, me thirrjet “Turp!”, “TradhtarĂ«!” dhe “ShitĂ«t ShqipĂ«rinĂ«!”.

Protestuesit, tĂ« lidhur me grupe konservatore dhe fetare, shprehĂ«n kundĂ«rshtinĂ« ndaj ligjit qĂ«, sipas tyre, “rrezikon familjen dhe moralin publik”.

Citizens.al ka shpjeguar më herët se ligji nuk shton gjini të reja, nuk përfshin dispozita për martesat e të njëjtës gjini, dhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, që njeh dy gjini zyrtare: burrë dhe grua.

Ky sqarim është bërë pas fushatave dezinformuese të shpërndara në rrjetet sociale dhe media gjatë procesit të miratimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

Mungoi kryetari i trupi gjykues, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për manipulim me vota



Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili, ka dështuar të mbahet seanca, ndaj të akuzuarave Arbër Krasniqi, Përparim Përveticën, Ilirjan Hysenajn dhe Sahit Matajn, të cilët po akuzohen për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2021.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit Vesel Ismaili, se për shkaqe familjare të gjykatësit, është anuluar seanca e sotme.


Ndryshe, më 13 nëntor 2023 Gjykata e kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Granit Halilaj dhe Dardan Gashi pasi që të njëjtit kishin lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Prandaj, ndaj Halilajt më 14 nëntor 2023 edhe është bërë shpallja e aktgjykimit, duke u dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.Kurse, Gashi është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, në mënyrë që për 12 muaj të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale, si dhe dënim plotësues 12 muaj ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike.

Kurse ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, vazhdoi procesi gjyqësor. Në seancën e 20 shkurtit 2025, Gjykata ka veçuar procedurën për ish-deputetin Haxhi Shala, pasi i njëjti po gjykohet në një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala.

PS dhe PD bashkojnë votat për të votuar anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

PS dhe PD kanĂ« bashkuar votat ditĂ«n e sotme nĂ« Kuvend pĂ«r tĂ« votuar anĂ«tarĂ«t e Komisionit Rregullator tĂ« KQZ-sĂ«. Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator 116 pro 2 abstenim 2 kundĂ«r Arben Ristani 112 pro 2 abstenim 7 kundĂ«r Dritan Çaka 116 pro, 2 abstenim, 2 kundĂ«r Bledar SkĂ«nderi 113 pro, 1 abstenim, 5 kundĂ«r Helga Vukaj 112, 3 abstenim


Source

Konjufca pa vota, ekspertët thonë se Osmani duhej të shpallte zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për formimin e qeverisë, pas dështimit të përpjekjes së parë. Por Lëvizja Vetëvendosje, sipas kreut të saj Albin Kurti, ka të sigurta vetëm 56 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e Konjufcës si kryeministër. Partitë e tjera parlamentare kanë deklaruar se nuk mbështesin një qeveri të drejtuar nga


Source

Në gjyq për shitblerje votash/ SPAK merr të pandehur dy persona në Kukës, blenë vota për PSD

KUKËS- Dy qytetarĂ« nga KukĂ«si janĂ« marrĂ« tĂ« pandehur nga Prokuroria e Posaçme me akuzĂ«n e shitblerjes sĂ« votave.

Nga përgjimet e  komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore, ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

GjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore, tĂ« pandehurit, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, u kanĂ« premtuar dhe dhĂ«nĂ« shuma monetare zgjedhĂ«sve tĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Ujmisht, nĂ« kĂ«mbim tĂ« votimit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« caktuar, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« subjektit politik “Partia Socialdemokrate e ShqipĂ«risĂ«â€.

Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

/abcnews.al

Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur

KĂ«ngĂ«tarja e njohur Rovena Stefa, njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« komentuar tĂ« edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« Big Brother VIP Kosova, ka folur sĂ« fundmi pĂ«r eksperiencĂ«n e saj nĂ« shtĂ«pinĂ« mĂ« tĂ« famshme gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “The Elite Way”, me moderatoren Elita Rudin.

Në bisedë, Stefa është ndalur tek rrugëtimi i saj në spektakël dhe mënyra si, sipas saj, është zhvilluar gara drejt finales. E pyetur nga moderatorja pse nuk arriti deri në fund, këngëtarja u përgjigj hapur:

“Aty duhet me e pyet produksionin pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«. Aty kuptohet qartĂ« qĂ« kanĂ« shkuar nĂ« finale edhe njerĂ«z qĂ« nuk i ka dashur publiku, madje kanĂ« qenĂ« tĂ« urryer nga publiku dhe nuk i kanĂ« çuar vota”, u shpreh ajo.

Rovena shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se konkurrentët nuk kanë pasur mundësi të shohin rezultatet reale.

“Tani unĂ« duhet tĂ« bĂ«j njĂ« gjyq ku janĂ« votat e mia, nuk e kemi atĂ« kontroll. Tani tĂ« flasim drejtpĂ«rdrejt, kontrolli mbi votat nuk Ă«shtĂ«, as publiku nuk i ka parĂ«â€, tha ajo me sinqeritet.

Deklaratat e saj kanë ngjallur diskutime të reja rreth mënyrës si funksionon sistemi i votimit në reality show, duke rikthyer në vëmendje pyetjen për transparencën e garës në formatet televizive të këtij lloji.

The post Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur appeared first on iconstyle.al.

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

Albin Kurti ka dështuar për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës. Ai arriti të merrte vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë të [
]

The post Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme appeared first on BoldNews.al.

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, nĂ« fillim tĂ« muajit shtator u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK nĂ«n dyshimet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ«Â â€œVeprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”. NĂ« dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt, rezulton se Klotilda Bushka ka ndikuar tek dĂ«shmimtarja Ina Goxhaj, ish-drejtoreshĂ« ekzekutive e qendrĂ«s BYL-A, e cila [
]

The post E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Inteligjencë Artificiale për numërim votash/ Celibashi: E testojmë në zgjedhjet e 9 nëntorit

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të testohet numërimi i votave nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kjo praktikë nuk do të zëvendësojë numërimin tradicional të votave por do të ndihmojë procesin dhe do të shërbejë si test për implementimin e teknologjisë në proceset zgjedhore.

“MĂ« 9 nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti do tĂ« zhvillohen zgjedhje tĂ« pjesshme pĂ«r kryetarĂ« tĂ« disa bashkive tĂ« vendit. Stafi i KQZ-sĂ« po punon pĂ«r tĂ« aplikuar, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pĂ«rdorimin e AI-sĂ« nĂ« numĂ«rimin dhe vlerĂ«simin e fletĂ«ve tĂ« votimit dhe nĂ« nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do tĂ« shĂ«rbejĂ« si test dhe, pĂ«r momentin, nuk do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« procedurĂ«n manuale tĂ« numĂ«rimit dhe vlerĂ«simit tĂ« votave, e cila mbetet mĂ«nyra zyrtare e referimit.”
KĂ«tĂ« deklaratĂ« Celibashi e bĂ«ri gjatĂ« tryezĂ«s “Mbikqyrja e Digjitalizimit nĂ« Proceset Zgjedhore: Drejt KonvergjencĂ«s midis BE-sĂ« dhe Ballkanit PerĂ«ndimor”, ku i pranishĂ«m ishte edhe ambasadori i BE-sĂ«, Silvio Gonzato, i cili tha se pĂ«rfshirja e teknologjisĂ« do te sjellĂ« mĂ« shumĂ« transparencĂ« nĂ« procesin zgjedhor.

“Digjitalizimi po sjell ndryshime nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si njerĂ«zit e shohin demokracinĂ« sot, ndĂ«rsa po sjell gjithashtu dhe mĂ« tepĂ«r transparencĂ« politike. Ne I mbĂ«shtesim plotĂ«sisht proceset elektronike tĂ« ndihmuara nga AI qĂ« ju pershtaten standarteve tĂ« BE.” 

Deri më tani, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka aplikuar 100% identifikimin biometric në zgjedhjeve ndërsa votimi elektronik është zbatuar vetëm në disa zona, ndërsa synohet që në proceset e ardhshme zgjedhore të rritet përdorimi i teknologjisë në zgjedhjeve./abcnews.al

Ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale në Gjakovë

✇Albeu
By: V K

Në zgjedhjet lokale të së djeshme 12 tetor 2025 në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj, ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve./Express

 

The post Ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale në Gjakovë appeared first on Albeu.com.

❌