Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gazheli takim me përfaqësues të biznesit francez

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA) zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit francez, me fokus te forcimi i dialogut institucional dhe bashkëpunimi me komunitetin e biznesit.

Dogana Shqiptare informoi se ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve dhe adresimin e çështjeve që lidhen me procedurat dhe shërbimet doganore.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli theksoi se ky është takimi i parë zyrtar me CCIFA, i cili do të pasohet nga të tjerë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit Doganë–Biznes. Ai ftoi bizneset e pranishme të aplikojnë për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), si një mundësi konkrete për lehtësim procedurash dhe përfitime të shtuara.

Gjithashtu, u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes autoriteteve doganore shqiptare dhe franceze, si dhe angazhimi për mbështetje dhe asistencë maksimale për bizneset anëtare të CCIFA.

/e.i/r.e/a.f/

The post Gazheli takim me përfaqësues të biznesit francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë. Vetëm dy ditë më parë, në orën 07:30 të mëngjesit, para oborrit të banesës së saj, vajza 18-vjeçare Erinda Berisha është rrëmbyer. Një mëngjes që duhej të ishte si gjithë të tjerët u shndërrua në një makth të vërtetë. […]

The post “Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Aksioni anti-drogë në Itali/ 8 shqiptarë në pranga, zbulohet skema e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë italiane ndaj organizatës shqiptare të narkotrafikut, që zotëronte jo vetëm tregun në gadishull, por deri në Spanjë, Francë dhe Amerikën Latine. Disa vite hetime, me aksione të mëparshme që kishin goditur këtë rrjet, të zbërthyer nga përgjimet e SKY ECC, me 44 akuza dhe dhjetëra të […]

The post Aksioni anti-drogë në Itali/ 8 shqiptarë në pranga, zbulohet skema e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë appeared first on BoldNews.al.

Vrau burrin e të dashurës/ Del para gjykatës greke shqiptari, zbardhen motivet që çuan në krim

Shqiptari i cili dyshohet se vrau me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij, në Aitoloakarnania të Greqisë, pritet të dalë nesër para gjykatës, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën, shkruajnë mediat greke. Sipas raportimeve, bashkëshortja e viktimës (Kostas Alexandris) ka dëshmuar se […]

The post Vrau burrin e të dashurës/ Del para gjykatës greke shqiptari, zbardhen motivet që çuan në krim appeared first on BoldNews.al.

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 9 urdhër arreste, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane në Reggio Emilia ka ekzekutuar në orët e agimit një urdhër paraburgimi paraprak të lëshuar nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake në Gjykatën e Bolonjës, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Bolonjës, ndaj nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një italian, të dyshuar për konspiracion kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve […]

The post Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 9 urdhër arreste, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

“Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’

“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo ka ndërruar jetë dhe të sugjeron të lexosh lajmin që ndodhet në një “link” të fshehur në komente. Linku të dërgon në një faqe interneti me tekst të […]

The post “Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’ appeared first on Reporter.al.

Kryeministri kërcënon RTSH-në dhe i quan “dezinformim” kritikat e organizatave

Gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u shfaq kritik për menaxhimin dhe funksionimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, duke e quajtur atë një dështim. Ai u shpreh se sot nuk kemi televizion publik dhe bilanci është një dështim i suksesshëm, nga borxhi në borxh.

“S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është”, u shpreh Rama.

Kjo deklaratë u prit me kritika nga ekspertët, organizatat e angazhuara në lirinë e medias dhe përfaqësuesit e Opozitës.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një organizatë e angazhuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve në Ballkan u shpreh, midis të tjerash, se lidhja e financimit apo ekzistencës së RTSH me miratimin politik minon pavarësinë e tij dhe cenon lirinë e medias.

Ky pasazh i deklaratës u ri-publikua nga Kryeministri Rama në rrjetin social X, shoqëruar me një seri akuzash se ky reagim është dezinformues dhe paraqet një “keqkuptim thellësisht të shtrembëruar” të qëndrimit të tij mbi RTSH. “Vërejtjet e mia nuk kanë lidhje me financimin e RTSH-së me miratim politik”, shkruan Rama në reagimin e tij, të shkruar në gjuhën angleze.

Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt për Shqipërinë, i tha Citizens.al se shqetësimi i tyre nuk lidhet me qëllimin e supozuar të deklaratave, por me parimin e konsoliduar evropian se ekzistenca dhe financimi i mediave nuk duhet të kushtëzohen nga politika.

“Vlerësime si ky janë pjesë thelbësore e punës tonë për të monitoruar rreziqet ndaj lirisë së shprehjes dhe nuk përbëjnë dezinformim”, u shpreh Bino, ndërsa shtoi se prej vitesh ky rrjet ka ngritur zërin për reformimin e RTSH, pasi institucioni ka probleme serioze që nuk zgjidhen me mbyllje, por me reforma që rikthejnë misionin demokratik të televizionit publik.  

“Edhe nëse mbyllja do të konsiderohej ndonjëherë si opsion teorik, ajo nuk mund dhe nuk duhet të artikulohet nga Kryeministri: RTSH i përgjigjet Parlamentit, dhe financohet nga tarifa e shërbimit publik (jo nga taksat, siç keqinterpretohet shpesh me qëllim) çka do të thotë se ai u përgjigjet drejtpërdrejt qytetarëve dhe interesit publik”, u shpreh Bino.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) i pa me shqetësim deklaratat e kryeministrit Rama, ndërsa u shpreh se kjo retorikë politike që stigmatizon median publike, pa një analizë të thelluar, cenon parimet themelore të shërbimit publik dhe standardet evropiane për lirinë e medias.

“Televizioni publik nuk është thjesht një ndërmarrje financiare, por një institucion i interesit publik që duhet të garantojë informim të paanshëm, kulturë, edukim dhe akses të barabartë për qytetarët”, tha në deklaratën e tij AGSH.

Sipas AGSH-së refuzimi i financimit publik si mjet presioni politik përbën rrezik për pavarësinë e medias publike, ndërsa shtoi më tej se përgjegjësia nuk mund ti faturohet vetëm RTSH-së.

Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtuese e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e konsideroi fajtore qeverinë për situatën ku ndodhet televizioni publik, ndërsa ngriti pikëpyetjen se kur dhe pse u krijuan borxhet në RTSH.

“Borxhet dhe situata problematike lindi pikërisht nga kapja politike e RTSH, nga shkelja flagrante e ligjit për Këshillin Drejtues dhe nga emërimet politike të drejtorëve, pa asnjë standard profesional dhe ligjor”, deklaroi Zhupa.

Lufti Dervishi, gazetar dhe ekspert i medias, në një komunikim në rrjetet sociale u shpreh se sot RTSH-ja është në një mentalitet mbijetese dhe nuk ka një raportim kritik ndaj pushtetit. Sipas tij, në një treg mediatik ku interesat e pronarëve mbizotërojnë mbi interesin publik, një media publike e pavarur është domosdoshmëri dhe jo luks.

“RTSH-ja duhet të reformohet, por jo duke u mbyllur në panik, jo duke u privatizuar e as duke u “binjakëzuar” me kulla. Sfida nuk është si t’ua japim privatëve, por si t’ua marrim”, tha Dervishi.

Organizatat e angazhuara për lirinë e medias kërkuan që çdo diskutim për reformim të RTSH-së të zhvillohet në mënyrë të tillë që respekton lirinë e shprehjes, pavarësinë e gazetarisë dhe të drejtën e publikut për tu informuar.

Lexo gjithashtu:

The post Kryeministri kërcënon RTSH-në dhe i quan “dezinformim” kritikat e organizatave appeared first on Citizens.al.

Pëson hemorragji cerebrale - hapet GoFundMe për modelen shqiptare Dajana Kalo



Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).

Siç thuhet, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Dajana gjithashtu do t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Foto: Instagram

Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të mbështetur trajtimin e modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

E njëjta duhet theksuar se është pjesë e showbizit që një kohë të gjatë.

Ajo ka qenë pjesë e disa klipeve të këngëtarëve të famshëm të estradës. /Telegrafi/

Pajtohen Fero dhe S4MM - sjellin këngë të re bashkë, i bëjnë 'diss' Mozzikut



Dy nga rivalët më të mëdhenj në showbizin shqiptar kanë befasuar publikun me pajtimin e bashkëpunimin që kanë realizuar.

Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, S4MM dhe atë gjilanas Feron, të cilët shumë vite më parë qenë të përfshirë në konflikt e sherr me njëri-tjetrin.

Duket se tani i kanë sheshuar gjakrat dhe kanë bashkëpunuar për një projekt muzikor.

Foto: YouTube

Kjo këngë mban titullin "Hala / The Best" dhe tashmë ndodhet e disponueshme në YouTube.

Dyshja vijnë në stil të tyre, ku në një moment i bëjnë 'diss' edhe Mozzikut për orën e tij që bëri bujë në vitin e kaluar.

Në përshkrimin në rrjete sociale, S4MM thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë bashkëpunimin me Feron, por që ishte surprizë e bukur.

- YouTube www.youtube.com

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Të nderuar miqë,

Sot dua të shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar nga zemra, @ferofera edhe të gjith te tjeret, për bashkëpunimin dhe për gjithë korrektësinë e treguar gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët.

Ka qenë një kënaqësi e veçantë të punojmë së bashku dhe të ndajmë ide, përvojë dhe vizion.

Me qenë i sinqertë, nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të bashkëpunoja me Feron.

Megjithatë, jeta dhe puna shpesh na sjellin surpriza të bukura, dhe kjo ishte një nder to,Thank you to everyone 2026 dot ketë shum supriza". /Telegrafi/

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e […]

The post Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe shpenzimet arsimore. Qeveria ka promovuar një skemë të re fiskale, përmes rimbursimit të tatimit mbi të ardhurat. Në thelb, masa parashikon zbritjen e shpenzimeve për përkujdesin dhe arsimimin e fëmijëve nga baza tatimore […]

The post Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Koha për ndryshim. Tani!

Nga Ilir Kalemaj Në një rajon gati përjetësisht si ky i yni që prodhon shumë më tepër histori se arrin të konsumojë, natyrisht që stabiliteti është fjala kyçe që shpjegon qëndrimin shpesh të vonuar, shpesh symbyllur apo veshë-dyllosur të faktorit ndërkombëtar, megjithëse skandalet shpesh bëhen kala që do të mjaftonte një dallgë e fortë për […]

The post Koha për ndryshim. Tani! appeared first on BoldNews.al.

Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja. I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një […]

The post Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri appeared first on BoldNews.al.

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik. Institucioni njofton se pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji.

Source

Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist

Nga Andi Bushati Vendimi tronditës i administratës Trump për të na renditur edhe ne mes 75 vendeve të cilët nuk do të përfitonin më nga programi amerikan për vizat e emigracionit, u prit në Shqipëri me ndjenjën e vasalitetit tonë të turpshëm ndaj hiperfuqisë. Një videomesazh i ministres së jashtme, i cili menjëherë u ripostua […]

The post Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist appeared first on BoldNews.al.

Ngrirja e vizave/ Curi: Ja pse DASH pezulloi edhe emigrantët shqiptarë

Analisti Arjan Curi, ka komentuar pezullimin e vizave emigruese nga DASH, për 75 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. I ftuar në “Top Story”, Curi thotë se ky vendim erdhi si pasojë se shqiptarët që jetojnë në SHBA tërheqin prindërit dhe këta të fundit përfitojnë pensione dhe ndihmë sociale nga SHBA, gjë që DASH ka […]

The post Ngrirja e vizave/ Curi: Ja pse DASH pezulloi edhe emigrantët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE u rritën sërish në tetor

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë […]

The post Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE u rritën sërish në tetor appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i vizave, Ambasada amerikane jep detaje: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për 75 vende përfshirë edhe Shqipërinë. Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e vizave emigruese si bashkim familjar, aplikimet për green card, emigrim diversiteti (lotaria) dhe format e tjera të emigrimit […]

The post Pezullimi i vizave, Ambasada amerikane jep detaje: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Pasaporta shqiptare ngjitet në vendin e 43-të “Henley Passport Index”

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Pasaporta shqiptare vijon përmirësimin e renditjes së saj në “Henley Passport Index”, duke u pozicionuar në vendin e 43-të në rang global dhe duke u hapur qytetarëve shqiptarë 121 destinacione pa vizë.

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se “në vitin 2013, qytetarët shqiptarë udhëtonin pa viza në 88 shtete. Në vitin 2025, kjo shifër ka arritur në 121 destinacione një rritje prej 33 vendeve”.

“Ky progres reflekton më shumë liri lëvizjeje për qytetarët, forcim të marrëdhënieve diplomatike të vendit, procedura më të thjeshta udhëtimi dhe me më pak barriera administrative”, thekson MIA.

Sipas të dhënave historike të 20 viteve të fundit, “Henley Passport Index” është i vetmi i këtij lloji i bazuar në të dhëna ekskluzive nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA). Indeksi përfshin 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.

I përditësuar çdo muaj, “Henley Passport Index” konsiderohet si mjeti standard referues për qytetarët dhe shtetet sovrane kur vlerësohet se ku renditet një pasaportë në spektrin global të lëvizshmërisë.

/k.s/r.e/a.f/

The post Pasaporta shqiptare ngjitet në vendin e 43-të “Henley Passport Index” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

Një ngarkesë masive droge prej 6.8 ton, marijuanë dhe kokainë u sekuestruan të martën në Venezuelë, duke çuar në pranga 6 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello ka deklaruar se dërgesa kryesore përbëhej nga 238 pako, të cilat përmbanin gjithsej 14,280 pako më të vogla. […]

The post Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

❌