Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pal Lekaj uron Krishtlindjet: Një mbrëmje e veçantë me familjen, larg fushatës



Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka ndarë një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e familjes, dashurisë dhe vlerave që i bashkojnë njerëzit.

Lekaj ka bërë të ditur se ka marrë një shkëputje të shkurtër nga angazhimet e fushatës për të kaluar një mbrëmje të veçantë me familjen, duke e cilësuar këtë kohë si të çmuar dhe domethënëse.

Ai ka theksuar se Krishtlindjet janë gjithmonë një kujtesë për ngrohtësinë, dashurinë dhe solidaritetin, ndërsa ka shtuar se vajza e tij, Luna, mbetet “dhurata më e bukur e çdo feste” për familjen e tij.

Në fund të mesazhit, Lekaj ka uruar të gjithë qytetarët për Krishtlindjet, duke iu dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në tryezat familjare.

Kuvendi, takim vjetor koordinues me Prezencën e OSBE-së

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Administrata e Kuvendit, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi takimin vjetor koordinues të fundvitit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha shërbimeve të Kuvendit.

Takimi u fokusua në analizën e arritjeve dhe sfidave të vitit 2025, përcaktimin e prioriteteve strategjike për planifikimin e punës gjatë vitit 2026.

Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, vuri theksin te rëndësia e forcimit të koordinimit institucional në kushtet e fillimit të legjislaturës së re.

Takimi vijoi me një analizë të zhvillimeve dhe sfidave kryesore në fillimin e legjislaturës së re, riorganizimin e punës sipas strukturës së re të komisioneve parlamentare, orientimin e deputetëve të rinj dhe forcimin e koordinimit të brendshëm ndërmjet shërbimeve të Kuvendit.

Takimi u zhvillua në disa sesione tematike, ku fillimisht diskutimet u fokusuan në prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe sfidave të vitit 2025 nga Shërbimi Legjislativ, Shërbimi i Monitorimit, Instituti Parlamentar dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Sesioni i radhës u fokusua në prezantimet e shërbimeve të: Integrimit Evropian, Dokumentacionit dhe Informacionit dhe Shërbimi Administrativ, duke evidentuar progresin, problematikat e hasura dhe masat e ndërmarra për të mbështetur më mirë punën e ligjvënësve.

Pjesa përmbyllëse e takimit iu kushtua diskutimit mbi prioritetet dhe objektivat në kuadër të Planit të ri Strategjik të Administratës së Kuvendit 2026–2030, si dhe bashkërendimit të planit të masave për vitin 2026, me synimin rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në diskutimet përfundimtare morën pjesë edhe përfaqësues të stafit politik dhe të zyrave koordinuese të deputetëve, ku u theksua se bashkëpunimi gjithëpërfshirës ndërmjet shërbimeve të Kuvendit dhe strukturave mbështetëse të deputetëve mbetet thelbësor për garantimin e një mbështetjeje më efektive të punës parlamentare gjatë vitit 2026.

1 nga 4

/j.p/

The post Kuvendi, takim vjetor koordinues me Prezencën e OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kievi zbulon planin me 20 pika/ Eksperti: Ukraina kërkon garanci. Interesi më i madh i Rusisë integrimi në arenën europiane

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Andi Hoxhaj, pedagog në King’s College, tha se rruga drejt paqes në Ukrainë është më afër se kurrë, duke theksuar se vendi pritet të mos preket territoriallisht dhe kjo përbën një zhvillim pozitiv si për Ukrainën ashtu edhe për presidentin Volodymyr Zelensky.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Hoxhaj nënvizoi se integrimi i Ukrainës në Bashkimin Europian deri në vitin 2028 shihet si një garanci alternative sigurie, në një kohë kur disa vende të BE-së kundërshtojnë anëtarësimin e saj në NATO, ndërsa garancia paqeruajtëse pritet të mbështetet nga Europa me SHBA-në në rolin e monitoruesit.

Thuhet që Ukraina nuk do të preket dhe kjo është diçka pozitive si për vendin ashtu edhe për Zelenskyn. Ukraina ka kërkuar gjithmonë që të ketë garanci në NATO, shikohet që Ukraina të bëhet pjesë e BE brenda vitit 2028 dhe kjo mund të jetë një garanci për të mbajtur Ukrainën.

Plani është goxha i qartë, ku thuhet se garancia paqeruajtëse do jetë nga europianët, kurse SHBA do jetë monitorues. Interesi më i madh i Rusisë është që të marrë një pjesë të atyre tokave që synon. Shumë vende të Bashkimit Europian janë shprehur kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Rusia ka objektiva të tjera, jo vetëm Ukrainën, do që të integrohet përsëri në arenën europiane.

Mendoj që rruga drejt paqes është shumë afër. Kjo është pjesë e një lojë të madhe gjeopolitike, që palët kërkojnë ta zgjidhin paqen në pak muaj”, tha Andi Hoxhaj.

Kandidati i LDK-së, Alban Zogaj premton 80 milionë euro për zhvillimin e Brezovicës



Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik. Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të […]

The post Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën appeared first on BoldNews.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Ja cili është urimi i veçantë i Gjergj Lucës për Krishtlindje, këtë Natë të Madhe të ardhjes së Shpëtimtarit

Nga Albert Vataj Në çdo prag Krishtlindjeje, shoqëria jonë pret jo vetëm urime formale, por ftesa që nxisin ndërgjegje, reflektim dhe përgjegjësi. Këtë herë, sipërmarrësi Gjergj Luca zgjodhi të mos e reduktojë kremtimin në një rit ceremonial, por ta shndërrojë atë në një mesazh të drejtpërdrejtë për besimtarët dhe për gjithë shqiptarët, një thirrje për t’u kthyer te kuptimi i thellë i Lindjes së…

Source

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor

Ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar performancë pozitive në shumicën e sektorëve kryesorë dhe një interes të shtuar të investitorëve vendas e të huaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot gjatë një konference në medie treguesit më të fundit ekonomikë, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, me fokus rritjen ekonomike, inovacionin dhe përafrimin me standardet europiane.

Duke iu referuar raportit të publikuar nga INSTAT, ministrja informoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 u rrit me 3,75%, një nivel që sipas saj, është brenda parashikimeve të qeverisë dhe dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1,6%, si edhe mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3,4%.

Në nivel nëntëmujor, ministrja tha se rritja ekonomike arriti 3,73%, ndërsa pritshmëritë janë që në fund të vitit 2025 rritja të përmbushë objektivin prej 3,9%.
Ministrja renditi edhe sektorët kontribues në rritje.

“Analiza sipas sektorëve tregon se ekonomia është mbështetur kryesisht nga shërbimet dhe investimet publike e private. Ndërtimi shënoi një rritje prej 4,75%, ndërsa tregtia, transporti dhe akomodimi, sektorë të lidhur ngushtë me turizmin, u rritën me 2,62%”, tha ajo.

Më tej, ministrja shtoi se sektori i informacionit dhe komunikacionit vijoi të forcojë rolin e tij në ekonomi, me një rritje të ndjeshme prej 10,4%, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rritën me 10,55%.

Një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat së bashku kontribuuan me 1,68 pikë përqindje në rritjen ekonomike prej 3,75%, duke reflektuar efektet pozitive të investimeve dhe rritjes së pagave në këta sektorë.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënuan një rënie prej 1,73%, ndërsa industria në tërësi u ngadalësua me 4,75%, e ndikuar kryesisht nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e tekstileve.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi turizmin si motori i rritjes ekonomike.

“Turizmi vijon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Për 11-mujorin e vitit 2025, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në rreth 12 milionë, me rritje të vazhdueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Netqëndrimet u rritën nga viti në vit, ndërsa një turist që viziton Shqipërinë qëndron mesatarisht 9 ditë”, tha Ibrahimaj.

Akomodimi, hotelet dhe restorantet shtoi Ibrahimaj, shënuan rritje prej 16% në terma nominalë dhe 3,43% në terma realë.

Ndër të tjera ministrja nënvizoi se në nivel nëntëmujor, shërbimet sollën në ekonomi 6,5 miliardë euro, me rritje 14%, ndërsa shërbimet e udhëtimit gjeneruan 4,4 miliardë euro të ardhura.

Duke u ndalur në treguesit e konsumit, ministrja shpjegoi se konsumi i familjeve u rrit me 1,25%, duke reflektuar stabilitet dhe inflacion të kontrolluar, nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vijoi Ibrahimaj, kemi një përmirësim të pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

“Importet neto dhe eksportet neto janë rritur respektivisht eksportet me 12.55 5% ndërsa importet me 5.47%. Kjo do të thotë që pra përmirësimi i pozicionit të jashtëm dhe rezultati pozitiv për për tremujorin e tretë të vitit i cili ka rezultuar me sufiçit prej 658 miliard eurosh, do të thotë që në Shqipëri është gjeneruar më shumë valutë sa më parë. Në nivel nëntë mujor jemi gjithashtu në sufiçit rreth 50 miliard euro. Sufiçiti në nivel munjor. ë ndodh për herë të parë nëntë mujor pasi në mujorin e katërt të vitit të kaluar në nivelin nëntëmujor neve vijonim të ishim me një defiçit. Megjithatë sa i takon tregtisë së mallrave defiçiti i mallrave është i ndikuar nga rritja kryesisht nga rritja e importeve të energjisë dhe nga rënia e eksporteve të metaleve bazë. Ndërkohë që në total siç e shpjegova dhe më parë eksportet e shërbimeve janë ditur dhe kanë dhënë një kon kontribut të madh pozitiv duke i dhënë peshën kryesore në pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare, shërbimeve dhe turizmi”, deklaroi ministrja

Po ashtu sipas saj, investimet shënuan rritje prej 4,78% në tremujorin e tretë, duke treguar besim të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare.

“Investimet e huaja direkte për nëntëmujorin e vitit 2025 arritën në 1,2 miliardë euro, me rritje prej 51 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Sektorët kryesorë përfituese janë pasuritë e paluajtshme me 31%, ndërmjetësimi financiar me 16%, hidrokarburet, energjetika dhe komunikacioni”, u shpreh ministrja.

Në tregun e punës, ministrja bëri të ditur se papunësia zbriti në 8,1%, ndërsa paga bruto mesatare arriti në 83,300 lekë, me rritje 7,25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se të dhënat flasin për një ekonomi të qëndrueshme, me tregues makroekonomikë të fortë dhe perspektivë pozitive edhe për vitin 2026.
Ajo nënvizoi se, pavarësisht pasigurive globale, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë, ndërsa raporti i fundit i FMN-së konfirmon stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

“Nga ana tjetër sot është publikuar gjithashtu dhe raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili gjithashtu nënvizon një rritje ekonomike të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare dhe tregues makroekonomik të fortë dhe të qëndrueshëm. Si risk kryesor për ekonominë jo vetëm shqiptare, por të rajonit theksohet paqëndrueshmëria e situatës globale dhe risqet që mund të vijnë nga kërkesa e huaj, të cilat për tremujorin e tretë të vitit nuk janë materializuar”, deklaroi ministrja.

Komuna e Kaçanikut ka ndarë 103 serra për fermerët gjatë vitit 2025



Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Kaçanikut, nën drejtimin e Drejtorit Suhad Dullovi, ka përmbyllur me sukses shpërndarjen dhe montimin e 103 serrave për fermerët lokalë gjatë vitit 2025.

Secila serra ka një sipërfaqe prej 50 m², duke ofruar kushte të avancuara për kultivim dhe prodhim bujqësor.

Ky projekt synon të rrisë kapacitetet bujqësore të fermerëve kaçanikas dhe të përmirësojë mirëqenien e tyre përmes mbështetjes direkte në prodhim.

Drejtoria e Bujqësisë thekson se do të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe fuqizimin e sektorit vendor. /Telegrafi/


Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: Ballkani dimëron si lider



Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës me ndeshjen Drita - Prishtina që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve.

E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.

Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.

Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.

Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.

Lufta për mbijetesë pritet të jetë tejet e ashpër në pranverë.

Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/

Në Ferizaj nis Panairi i Bizneseve Artizanale për promovimin e prodhuesve vendorë



Në Ferizaj ka filluar sot Panairi i Bizneseve Artizanale, një ngjarje e organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Komunës, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Panairin e vizitoi Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, i cili theksoi rëndësinë e këtij eventi për fuqizimin e bizneseve artizanale.

“Kjo ngjarje u ofron prodhuesve vendorë hapësirë për promovim, rrjetëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Është një mundësi për artizanët lokalë që të prezantojnë produktet e tyre unike dhe punimet tradicionale, si dhe të krijojnë lidhje të reja me konsumatorë dhe partnerë potencialë”, tha Derguti.

Panairi do të zgjasë katër ditë dhe gjatë kësaj periudhe qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me produktet vendore dhe të mbështesin bizneset artizanale të rajonit.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që ta vizitojnë këtë panair dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale. /Telegrafi/


Violeta Kukaj thotë dy fjalë për Malin pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5



Djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj, Mal Retkoceri, ka bërë hapin e tij të madh dhe është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 5.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta edhe nga fansat, të cilët mezi presin të ndjekin lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Kukaj nuk ka kursyer mbështetjen për të birin.

Foto: TikTok

Në një video të shpërndarë në TikTok, ajo i ka uruar suksese në këtë rrugëtim.

“Suksese djali im, Mal", ka thënë ajo.

Shikuesit tashmë janë kuriozë të shohin sesi ai do të përballojë sfidat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Ndërkaq, Mali duket premtues këtë edicion, një karakter tejet interesant brenda shtëpisë. /Telegrafi/

@violetekukaj Suksese Djali jem @MAL 👑❤️rrugetimi yt ne BIG BROTHER ALBANIA VIP 🤗 #mal #malbigbrother #bigbrotheralbaniavip #@Top Channel - Big Brother Vip ♬ CMENDUR - MAL

Lahi Brahimaj nderon kujtimin e Nënës Azë dhe viziton familjen e saj në Malishevë



Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka vizituar sot familjen e Nënës Azë, dëshmores së kombit shqiptar, në truallin ku ka lindur gjyshja Zize Syla në Tërpezë të Malishevës.

Në një postim në rrjetet sociale, Brahimaj ka theksuar rëndësinë e kujtesës dhe krenarisë: “Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë, dëshmore e kombit, simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi”.

Ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e familjes së Nënës Azë dhe ka qenë i shoqëruar nga djali i tij Altin dhe bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi.

Brahimaj gjithashtu ka falënderuar anëtarët e familjes Krasniqi për pritjen: “Te faleminderit Profe, Shefqet, Agron dhe familja Krasniqi nga Tërpeza”.

Në vizitë u përkujtu historia e familjes së Nënës Azë, e persekutuar gjatë regjimit shovinist dhe e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës, një histori e mbushur me sakrifica dhe qëndresë.


Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor


TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar performancë pozitive në shumicën e sektorëve kryesorë dhe një interes të shtuar të investitorëve vendas e të huaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot gjatë një konference në medie treguesit më të fundit ekonomikë, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, me fokus rritjen ekonomike, inovacionin dhe përafrimin me standardet europiane.

Duke iu referuar raportit të publikuar nga INSTAT, ministrja informoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 u rrit me 3,75%, një nivel që sipas saj, është brenda parashikimeve të qeverisë dhe dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1,6%, si edhe mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3,4%.

Në nivel nëntëmujor, ministrja tha se rritja ekonomike arriti 3,73%, ndërsa pritshmëritë janë që në fund të vitit 2025 rritja të përmbushë objektivin prej 3,9%.
Ministrja renditi edhe sektorët kontribues në rritje.

“Analiza sipas sektorëve tregon se ekonomia është mbështetur kryesisht nga shërbimet dhe investimet publike e private. Ndërtimi shënoi një rritje prej 4,75%, ndërsa tregtia, transporti dhe akomodimi, sektorë të lidhur ngushtë me turizmin, u rritën me 2,62%”, tha ajo.

Më tej, ministrja shtoi se sektori i informacionit dhe komunikacionit vijoi të forcojë rolin e tij në ekonomi, me një rritje të ndjeshme prej 10,4%, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rritën me 10,55%.

Një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat së bashku kontribuuan me 1,68 pikë përqindje në rritjen ekonomike prej 3,75%, duke reflektuar efektet pozitive të investimeve dhe rritjes së pagave në këta sektorë.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënuan një rënie prej 1,73%, ndërsa industria në tërësi u ngadalësua me 4,75%, e ndikuar kryesisht nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e tekstileve.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi turizmin si motori i rritjes ekonomike.

“Turizmi vijon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Për 11-mujorin e vitit 2025, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në rreth 12 milionë, me rritje të vazhdueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Netqëndrimet u rritën nga viti në vit, ndërsa një turist që viziton Shqipërinë qëndron mesatarisht 9 ditë”, tha Ibrahimaj.

Akomodimi, hotelet dhe restorantet shtoi Ibrahimaj, shënuan rritje prej 16% në terma nominalë dhe 3,43% në terma realë.

Ndër të tjera ministrja nënvizoi se në nivel nëntëmujor, shërbimet sollën në ekonomi 6,5 miliardë euro, me rritje 14%, ndërsa shërbimet e udhëtimit gjeneruan 4,4 miliardë euro të ardhura.

Duke u ndalur në treguesit e konsumit, ministrja shpjegoi se konsumi i familjeve u rrit me 1,25%, duke reflektuar stabilitet dhe inflacion të kontrolluar, nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vijoi Ibrahimaj, kemi një përmirësim të pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

“Importet neto dhe eksportet neto janë rritur respektivisht eksportet me 12.55 5% ndërsa importet me 5.47%. Kjo do të thotë që pra përmirësimi i pozicionit të jashtëm dhe rezultati pozitiv për për tremujorin e tretë të vitit i cili ka rezultuar me sufiçit prej 658 miliard eurosh, do të thotë që në Shqipëri është gjeneruar më shumë valutë sa më parë. Në nivel nëntë mujor jemi gjithashtu në sufiçit rreth 50 miliard euro. Sufiçiti në nivel munjor. ë ndodh për herë të parë nëntë mujor pasi në mujorin e katërt të vitit të kaluar në nivelin nëntëmujor neve vijonim të ishim me një defiçit. Megjithatë sa i takon tregtisë së mallrave defiçiti i mallrave është i ndikuar nga rritja kryesisht nga rritja e importeve të energjisë dhe nga rënia e eksporteve të metaleve bazë. Ndërkohë që në total siç e shpjegova dhe më parë eksportet e shërbimeve janë ditur dhe kanë dhënë një kon kontribut të madh pozitiv duke i dhënë peshën kryesore në pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare, shërbimeve dhe turizmi”, deklaroi ministrja

Po ashtu sipas saj, investimet shënuan rritje prej 4,78% në tremujorin e tretë, duke treguar besim të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare.

“Investimet e huaja direkte për nëntëmujorin e vitit 2025 arritën në 1,2 miliardë euro, me rritje prej 51 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Sektorët kryesorë përfituese janë pasuritë e paluajtshme me 31%, ndërmjetësimi financiar me 16%, hidrokarburet, energjetika dhe komunikacioni”, u shpreh ministrja.

Në tregun e punës, ministrja bëri të ditur se papunësia zbriti në 8,1%, ndërsa paga bruto mesatare arriti në 83,300 lekë, me rritje 7,25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se të dhënat flasin për një ekonomi të qëndrueshme, me tregues makroekonomikë të fortë dhe perspektivë pozitive edhe për vitin 2026.
Ajo nënvizoi se, pavarësisht pasigurive globale, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë, ndërsa raporti i fundit i FMN-së konfirmon stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

“Nga ana tjetër sot është publikuar gjithashtu dhe raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili gjithashtu nënvizon një rritje ekonomike të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare dhe tregues makroekonomik të fortë dhe të qëndrueshëm. Si risk kryesor për ekonominë jo vetëm shqiptare, por të rajonit theksohet paqëndrueshmëria e situatës globale dhe risqet që mund të vijnë nga kërkesa e huaj, të cilat për tremujorin e tretë të vitit nuk janë materializuar”, deklaroi ministrja.

Konferencë për mediet e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Foto: Andrin ...
1 nga 7
Delina Ibrahimaj - Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Foto: Andrin Hoxha

/a.f/

The post Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër/ Arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe 2 të tjerë (EMRAT)

Një sasi prej 51 kg kanabis sativa, e ndarë në 48 pako, është kapur nga Policia në Gjirokastër, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Si rezultat është arrestuar shtetasi Nelson Pashka 30-vjeç banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është kapur duke transportuar lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar […]

The post Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër/ Arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe 2 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e Bashkisë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Bëhet fjalë për: Adela Hysenaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës; Anisa Cjapi, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore; si dhe Vasil Çeku, Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar se drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës me inicialet A.H, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien e detyrimeve tatimore në vlera të konsiderueshme.

Gjithashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të realizuar faturime fiktive dhe për të ulur vlerat e taksave për disa subjekte, përfshirë edhe manipulimin e përllogaritjes së taksave të një subjekti privat.

Ndërsa, Anisa Cjapi, ka lëshuar fatura mbi vlerën reale për disa subjekte dhe, pas ankesave të këtyre të fundit, ka ulur vlerat e taksave edhe më shumë se parashikimet e vendosura nga Këshilli Bashkiak. Ajo gjithashtu nuk ka marrë masat për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, Vasil Çeku, ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar pa urdhër pune nga DPT, nuk ka kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese për subjektet e tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgoi çështjen në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

-Adela Hysenaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 prg.3 të Kodit Penal;

-Anisa Cjapi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

-Vasil Çeku, i akuzuar për veprën kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

The post Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e Bashkisë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zogaj: QKUK-ja është e vjetruar, Kosova ka nevojë për spital të ri



Alban Zogaj ka deklaruar se infrastruktura aktuale shëndetësore në Kosovë nuk i plotëson nevojat e sotme.

Ai ka theksuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ndërtuar në vitin 1964 dhe funksionon me një model të vjetruar.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e një spitali të ri të madh për Kosovën, si dhe ndërtimin e spitalit të veçantë të Prishtinës.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Alban Zogaj.

Pal Lekaj: 25 vite angazhim në Aleancë, krah Ramush Haradinajt



Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kujtuar 25-vjetorin e angazhimit të tij politik në këtë subjekt, duke theksuar bashkëpunimin e gjatë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj, i cili garon me numrin 7-të në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, ka kujtuar 25-vjetorin me një përshkrim interesant në foto, duke ndarë numrin 25 në mënyrë matematikore për të simbolizuar numrin me të cilin garon si kandidat për deputet.

“25 vite krah kryetarit Ramush Haradinaj. 25 vite Aleancë,” ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook, duke nënvizuar vazhdimësinë dhe përkushtimin e tij ndaj partisë dhe lidershipit të saj.

Lekaj, i cili edhe më herët ka mbajtur funksione qeveritare dhe partiake, aktualisht është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa AAK po zhvillon aktivitetet e saj zgjedhore në prag të procesit elektoral. /Telegrafi/


Lëngata e shqipes, nga vetë ne shqipot



Nga: Ndue Dedaj

Kur ndërrojnë motet, mbase i pari “bilanc” që duhet bërë është ai i gjuhës sonë, sa dhe si i kemi shërbyer asaj, duke i përmbushur detyrimet që kemi, në emër të së djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes. Por, ç’të thuash! Mësuesja i ul një notë fëmijës së klasë së parë, që sapo ka kryer abetaren, ngaqë ai ka harruar t’i vërë dy pikat ‘ë’-së, duke mos ia falur një gabim kaq të vockël drejtshkrimor, vetëm për ta edukuar që sot me shenjtërinë e gjuhës. Ndërkohë në titrat, në ekranin e një televizioni, të gjitha ‘ë’-të janë shkruar me ‘e’, edhe pse emisioni i kushtohej “Mesharit” të Buzukut dhe profesori i Universitetit të Shkodrës, Vinçens Marku, përmes një qasjeje të re, sillte të dhëna të panjohura dhe argumente shkencore rreth botimit të kësaj vepre, lexueshmërinë e saj, pasi ka të bëjë me rrënjët e shqipes së shkruar etj..

Shqipja lëngon nga vetë ne përdoruesit e saj, jo aq të përgjegjshëm për fatet e saj. Po të ngrihej një i huaj e të na rrëmbente një fjalë të vetme, ne do të ngriheshim i madh dhe i vogël për ta mbrojtur, me flamurin tonë kombëtar në duar! Si të ishin vetë rilindësit e mëdhenj. Ndërkohë që pa na e sulmuar askush gjuhën, jemi ne që e vrasim çdo ditë, ashtu si pa dashje ... nga “dashuria” për të. E vrasim të mëdhenjtë e shtetit, kur bëjnë afera, ata që kanë dhe barrën e kujdesit institucional ndaj gjuhës. I keni parë në gazeta bisedat telefonike që bëjnë për tenderat e rrugëve, tuneleve, janë copë-copë edhe nga ana gjuhësore, por askush nuk “dënohet” për këtë gjë. Të ishin vetëm zyrtarët e qeverisë që e shpërdorojnë gjuhën! Jo, jemi të gjithë ne, kush më pak e kush më shumë.

Në tabelat e rrugëve nuk shkruhet më ‘ë’–ja, ndaj një turist i ardhur nga larg nuk di si ta lexojë fjalën ‘Lure’ etj.

Gjithandej ka rënë ‘ç’-ja duke u lexuar e shqiptuar ‘c’ (shkruhet certifikatë, ndërkohë që thuhet çertifikim) dhe diku tjetër ‘c’-ja bëhet padrejtësisht ‘ç’, si në rastin e mbiemrit Tuci, që shkruhet Tuçi (!?), kur ka tjetër tingëllim fonetik njëri e tjetër, tjetri. Por, ndodh dhe e kundërta, mbiemri Doçi në jo pak raste shkruhet Doci! A ka kuptim?

Nëse dikush do t’i vëzhgonte gjuhësisht emërtesat e ndryshme të lokaleve tregtare dhe jo vetëm, do të shihte se pjesa më e madhe e tyre janë në gjuhët të huaja, anglisht, italisht etj. Kështu për dyqan mishi, hasim ndokund dhe trajtën shqipe mishtore - krijuar sipas të ngjashmeve: barnatore, tregore etj., edhe atë turke hallall etj.

Dëgjojmë të thuhet rëndom në komentet sportive: e mposhti skuadrën iks, pse jo e mundi? Se me këtë “trend” edhe sportin e mundjes një ditë mund ta quajmë mposhtje?!

Një operator turistik po shpjegonte se cilët turistë targeton Shqipëria, në kuptimin: cili target turistësh viziton vendin tonë. Vetë fjala target është një fjalë e huaj e futur vonë në shqipe dhe nuk mund të prodhojë dhe një tjetër si veten, kur kemi gjegjësen shqipe: kategori.

Fëmijët zhvillojnë dhjetë ftohje në vit, thoshte në ekran një mjek, ndërkohë që saktë gjuhësisht do të ishte: prekën, kalojnë.

‘A e keni agjenduar për në ditët që vijnë?’, përdorim i gabuar për: a e keni vënë në rendin e ditës, a e keni planifikuar?

Shekullofsh! Është bërë kryeurimi i ditës, edhe pse më shumë se një urim i gjetur të ngjan me një sajesë rrjetesh sociale, kinse për të thënë diçka interesante. Ne nuk e kemi foljen me shekullue, ndërkohë që kemi foljen me shkullueenën.

Lexojmë diku “Flamuri flamuron” (për valëvitet), është si të thuash folja foljeron.

Një dikush duke shkruar në gegnisht, shkruan zemën për zemër!?

Përdorën përherë e më shumë fjalët: i mllefosur, i panikosur.

Në fjalor kemi fjalën furrë, kurse në rrjete hasim dhe furri ... i bukës?

Në lajmet e kronikës së zezë hasim: “Para se të niste karrierën kriminale”?! Karriera është diçka tjetër nga krimi. A nuk bëjmë karrierë në profesion? A nuk bëjmë këshillim karriere me nxënësit? Paçka se ka mbetur edhe vepër letrare, edhe vepër kriminale?!

Shkrimtari Agron Tufa tërhiqte vëmendjen në përdorimin pa vend të fjalës shqipfolës, që nënkupton të huajt që kanë mësuar të flasin shqip dhe jo assesi shqiptarët, pavarësisht se ku rrojnë.

Ka filluar të përdoret gabimisht fjala kulturolog për secilin person që ka qenë i punësuar në sektorët e kulturës, ndërkohë që kulturologët janë Ramadan Sokoli, Moikom Zeqo etj., dmth studiuesit e thelluar të kulturës, pra dikush që merret në nivel akademik me kulturën dhe jo përgjegjësit e vatrave të kulturës etj..

Filologu i njohur, shkrimtari Mehmet Elezi vazhdimisht këshillon se si të shkruajmë shqip pastër dhe saktë, në një rubrikë të tijën në rrjetet sociale, në media të ndryshme, apo librin e tij “Gjuha e medias dhe ’lemëza’”, ku ndër të tjera ironizon përdorimin e gabuar të foljes dekoroj: “Nisur nga fjalorët normativë të gjuhës shqipe, del se dekorimet, për të cilat flet media, nuk janë të njëmendta. Zbukurimi i qyteteve, i mjediseve e i bredhave për disa portale, gazeta e ekrane nuk qenka zbukurim, por qenka dekorim. Dritat zbukurese qenkan drita ‘dekoruese’, punëtorët nuk i zbukurojnë rrugët, por i dekorojnë”.

Ka vetëm reagim gjuhëtarësh, por jo dhe debat për kulturën e gjuhës, pjesëmarrjen e njeriut në gjuhën e tij, dhënien dhe marrjen përmes saj, ndryshon puna po u cek Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, i cili shihet si një tabu, që nuk mund t’i hiqet asnjë “cifël”, le pastaj po ra fjala për origjinën dhe lashtësinë e shqipes, ku ngrihen të gjithë në këmbë, ditur e pa ditur, a thua se flitet për pallatet parafabrikate të viteve ’70, kur kjo është një çështje rreptësisht shkencore, që iu përket vetëm specialistëve të zotë të shprehen, pavarësisht këndvështrimeve të tyre.

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe […]

The post Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike appeared first on BoldNews.al.

❌