Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ç’u bë me tubin e Stambollit? Vlora vijon të jetë pa ujë

Qyteti i Vlorës, po shkon drejt festave të fundvitit pa furnizim me ujë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 ditë në krizë, ende qytetarët vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm duke mos kryer as nevojat jetike. Këtë pasdite qeveria njoftoi se një tub apostafat kishte ardhur nga Stambolli për të […]

The post Ç’u bë me tubin e Stambollit? Vlora vijon të jetë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK!

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me gjasë Edi Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera dhe koncesione në shëndetësi. Lala tha […]

The post Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK! appeared first on BoldNews.al.

Skandali i Ballukut dhe AKSHI-t/ Shkullaku: Shteti organizatë kriminale! Rama s’duhet të jetë më në atë zyrë

Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar këtë të hënë skandalin e tenderave korruptivë të AKSHI-t dhe hetimet për zv.kryeministren Belinda Balluku. I ftuar në Syri Tv, Shkullaku u shpreh se shteti tashmë është në duart e një organizate kriminale, ndërsa shtoi se pas këtyre skandaleve, Edi Rama, nuk duhet të jetë më në krye të vendit. […]

The post Skandali i Ballukut dhe AKSHI-t/ Shkullaku: Shteti organizatë kriminale! Rama s’duhet të jetë më në atë zyrë appeared first on BoldNews.al.

Nesho: Në Shqipëri nuk ka sistem shtetëror! Rama ‘ka kapur’ majat e drejtësisë

Diplomati Agim Nesho deklaroi mbrëmjen e sotme, se sistemi shtetëror në Shqipëri sipas tij ka rënë prej kohësh, dhe institucionet nuk janë të pavarura. I ftuar në Syri TV, Nesho u shpreh se nuk mund të flitet për një sistem funksional, pasi, sipas tij, Rama ka kapur majat e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Sistemi […]

The post Nesho: Në Shqipëri nuk ka sistem shtetëror! Rama ‘ka kapur’ majat e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre

Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është të të tallin në një situatë kaq të vështirë. Kjo po ndodh në Vlorë këto ditë, kur ankesat e qytetarëve përballen me ca reagime fyese, në një situatë kur më shumë se kurrë bie […]

The post “Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre appeared first on BoldNews.al.

Tepelena e veshur me ngjyrat festive

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Tepelena është veshur me ngjyrat festive këtë dhjetor, me qytetin të zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, që sjellin gëzim për banorët dhe turistët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festave, duke shfaqur qytetin të mbushur me ngjyra, drita dhe dekorime të ndryshme që i japin një pamje unike qytetit gjatë sezonit të fundvitit.

“Dhjetori i festave Tepelenë”, shkruan Rama, teksa në videon e shpërndarë prej tij shfaqet bredhi i rrethuar nga fëmijë të veshur me kapuçët e Babagjyshit, duke i dhënë atmosferës edhe më shumë shkëlqim dhe magji.

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë të shumta si, Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet dhe Ujëvara e Nivicës si dhe vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tepelena e veshur me ngjyrat festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim

“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska. Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë […]

The post E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim appeared first on BoldNews.al.

Dhurata e Erdoganit për Ramën/ Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk ishte në pronësinë tonë

Para pak ditësh, mediat turke raportuan se qeveria turke i ka dhuruar asaj shqiptare një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Kjo dhuratë e Erdogan për Edi Ramën është komentuar gjerësisht në mediat e këtij vendi. Ndërkohë ka pasur raportime se avioni ishte në pronësi të Turkish Airlines. Kjo e fundit i ka mohuar këto […]

The post Dhurata e Erdoganit për Ramën/ Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk ishte në pronësinë tonë appeared first on BoldNews.al.

Të gjeneruar policët specialë që “trokasin” në shtëpinë e kryeministrit

Pretendimi: Kjo foto tregon dhjetëra makina policie pranë shtëpisë në Surrel të kryeministrit Edi Rama

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

———————————————————-

Një imazh që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale shqipfolëse pretendohet se tregon shtëpinë e kryeministrit Edi Rama në Surrel të rrethuar nga forca të shumta policie.

Imazhi nisi të shpërndahej një ditë pasi një grup nga Partia Demokratike marshuan në fshatin Surrel duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nga pamjet televizive, duket se në këtë protestë kishte edhe prani policore. Megjithatë, imazhi i mësipërm nuk tregon momente nga kjo protestë, kryesisht për faktin që protesta ndodhi pas perëndimit të diellit, ndërkohë që në imazhin e mësipërm është ditë.

Në fakt, imazhi që po qarkullon në rrjete sociale është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i disa makinave të policisë është i deformuar. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post Të gjeneruar policët specialë që “trokasin” në shtëpinë e kryeministrit appeared first on Faktoje.al.

“Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz

Nga Basir Çollaku “..Shteti mafioz, është një sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, janë infiltruar në role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke përafruar deri në njëhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike janë në aleancë me krimin, për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike, për të intimiduar dhe […]

The post “Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz appeared first on BoldNews.al.

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq



Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.

Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan ai. /TCH/

Vlora prej disa ditësh pa ujë, Rama: Fajin e ka Saliu!

Teksa Vlora prej disa ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur edhe këtë herë të rikthehet te narrativa e tij e vjetër: fajin e ka Saliu. Sipas Ramës, problemi lidhet me një tub të vendosur në vitet 2009–2010, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, i cili sot paskësh dështuar […]

The post Vlora prej disa ditësh pa ujë, Rama: Fajin e ka Saliu! appeared first on BoldNews.al.

“Ka përgjegjësi me të mëdha se Lubia”, Berisha – Ramës: Tre Lindat ti ka mbledhur fati në një rreth të kuq

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të japin menjëherë dorëheqjen. Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se çdo ditë që kalon zemërimi i qytetarëve dhe revolta e tyre po shtohet. Sipas tij, Edi Rama me bllokimin që po […]

The post “Ka përgjegjësi me të mëdha se Lubia”, Berisha – Ramës: Tre Lindat ti ka mbledhur fati në një rreth të kuq appeared first on BoldNews.al.

“Brenda ditës nga Turqia vijnë pjesët e reja hidraulike”/ Vlora 4 ditë pa ujë, reagon Rama: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në “X” lidhur me defektin në ujësjellësin e Vlorës, ku ka ndërprerë prej katër ditësh furnizimin me ujë të pijshëm. Çka ka sjellë reagime dhe revoltë nga qytetarët.

Rama ka shkruar që sot brenda ditës vijnë pjesët e reja hidraulike nga Stambolli, ku shton se po bëhet e pamundura që të mbyllet një plagë e vjetër e lënë hapur, pasi në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Rama uron Kurtin për fitoren në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas fitores së tij në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Në një postim në rrjetin social X, Rama e ka cilësuar rezultatin si domethënës dhe ka shprehur shpresën që mandati i konfirmuar nga qytetarët e Kosovës të shndërrohet në një periudhë suksesi për vendin.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama, përcjell Telegrafi.


E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.…
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025


Ky urim nga kreu i qeverisë shqiptare vjen në një moment kur Kosova është rikthyer në një proces politik të qartë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, duke i dhënë mundësinë Kurtit të formojë qeverinë dhe të avancojë agjendën e re qeverisëse.

Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur përkushtimin për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe dialogun rajonal. Urimi i tij shërben edhe si sinjal për mbështetjen e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon. /Telegrafi/

Jo më ‘të paprekshëm’

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Korça e turistëve në çdo stinë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo cep të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e të dielës foto nga atmosfera e festave shoqëruar me diçiturën: “Korça e turistëve në çdo stinë”.

Bashkia e Korçës ka përgatitur një program të pasur argëtues për të gjitha moshat për ditët e fundit të vitit dhe ditët e para të vitit të ri 2026.

The post Korça e turistëve në çdo stinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg!

Nga Boldnews.al Skandalet më të fundit në kupolën e lartë të qeverisë, me të superfuqishmen Belinda Balluku në prag arresti, apo batërdia me taksat qytetare të AKSHI-t, (mënyra e abuzimit mjaft e rëndë), janë arsye më shumë se të mjaftueshme për tu revoltuar dhe kërkuar përbysje të një pushteti, ndryshim, apo edhe garanci që ai […]

The post Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg! appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on Reporter.al.

❌