Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka njoftuar se ka ndaluar tre cisterna nafte që po lundronin në Ngushticën e Hormuzit, duke i akuzuar se kishin shkelur rregullat e vendosura nga Teherani për kalimin në këtë korridor strategjik detar.
Sipas deklaratës së IRGC-së, cisternat u ndaluan gjatë transitit në Ngushticën e Hormuzit dhe u detyruan të ndërprisnin lundrimin. Autoritetet iraniane nuk kanë bërë të ditur identitetin e anijeve, flamurin nën të cilin lundronin apo destinacionin e tyre.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me kontrollin dhe sigurinë në këtë rrugë detare, e cila konsiderohet ndër më të rëndësishmet në botë për transportin e naftës. Gjatë javëve të fundit janë raportuar disa incidente që kanë përfshirë anije tregtare dhe cisterna në rajon, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e furnizimeve globale me energji.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të naftës, pasi një pjesë e konsiderueshme e eksporteve botërore të hidrokarbureve kalon përmes saj. Çdo incident në këtë zonë ndikon menjëherë në tregjet ndërkombëtare, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme.
Irina Shayk raportohet se është në një lidhje me ish-partnerin e Kendall Jenner.
Sipas revistës People, modelja është parë në shoqërinë e yllit 29-vjeçar të NBA-së, Devin Booker, në Hamptons. Një burim ka deklaruar për revistën se lidhja e tyre ka nisur së fundmi dhe se të dy kanë ndjenja të forta për njëri-tjetrin.
“Devin Booker dhe Irina po dalin bashkë. Është diçka shumë e re, por ata pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, ka thënë burimi.
“Ata u njohën përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku këtë verë, përpara se Devin të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Prisni ta shihni Irinën në disa prej ndeshjeve të tij”, shtoi më tej.
Deri më tani, asnjëri prej tyre dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë.
Devin Booker ka pasur më parë një lidhje me Kendall Jenner, e cila nisi në prill të vitit 2020, por u bë publike në Instagram në shkurt të vitit 2021, në ditën e Shën Valentinit.
Pak pas përvjetorit të dytë të lidhjes së tyre, në qershor të vitit 2022, çifti u nda përkohësisht, por ribashkimi i tyre nuk vonoi. Megjithatë, në tetor ata u ndanë sërish dhe këtë herë përfundimisht. Burime pranë tyre bënë të ditur se arsyeja ishte për shkak të angazhimeve të shumta dhe orareve të ndryshme, duke theksuar se ndarja e tyre ishte miqësore./mxh
Disa ngjarje nuk maten më me kalendarin, por me peshën morale që lënë mbi ndërgjegjen e njerëzve. Atëherë ditët pushojnë së qeni thjesht ditë, javët nuk janë më vetëm javë dhe vitet nuk rrjedhin sipas ritmit të zakonshëm të kohës. Historia fillon të ecë me një ritëm tjetër, më të ngadaltë dhe njëherazi më të […]
Kryeministri në valën e protestave ka paraqitur një platformë me logon “BESA”, me qëllim që t’i përgjigjet krizës politike që vendi po kalon këto kohë. Nuk është hera e parë që naltgjatësia e tij përdor simbolikat për të maskuar të vërtetën. Rilindja vetë u krijua si emërtim i fshehjes së një realiteti tjetër të projektuar […]
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten, më 30 korrik, do të vendoset kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 20 tonë në autostrada.
Sipas njoftimit të ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimet zyrtare meteorologjike për temperatura të larta gjatë ditës.
Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të kalojnë 32 gradë Celsius.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria ka kërkuar nga operatorët dhe drejtuesit e mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.
Nëse ka një aftësi që i duhet njohur absolutisht Edi Ramës, është përdorimi deri në poshtërim i të gjithë atyre që ka nën vete apo që i shërbejnë pushtetit të tij. Rasti më i fundit, kur kjo aftësi u shfaq me gjithë shkëlqimin e saj, ishte rrëmbimi nga Agron Shehaj i një marrëveshje sekrete me […]
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka pranuar se klubi italian nuk është në gjendje të rivalizojë financiarisht me klubet e Ligës Premier, pas një vere të vështirë në merkato, ku "Nerazzurrët" humbën disa objektiva të rëndësishëm.
Duke folur për “Globo TV” gjatë turneut parasezonal të Interit në Australi, Marotta u ndal te diferenca ekonomike mes Serie A dhe futbollit anglez, pas dështimit për të transferuar Marco Palestran, i cili zgjodhi Chelsean.
Përveç humbjes së garës për Palestran, Interi pa të dështonte edhe transferimi i Anan Khalailit, pasi futbollisti nuk e kaloi kontrollin mjekësor para transferimit nga Union Saint-Gilloise.
“Në vitet '80 dhe '90, Serie A ishte pika e referencës për futbollin në mbarë botën”.
“Sot balanca ka ndryshuar dhe diferenca ekonomike është e dukshme. Nuk mund të mendojmë ta ngushtojmë atë hendek duke shpenzuar shuma të çmendura parash”.
Marotta theksoi se Interi duhet të gjejë rrugë të tjera për të mbetur konkurrues.
“Përgjigjja jonë duhet të jetë ndryshe: kreativiteti, kompetenca dhe motivimi. Ideja se fiton automatikisht ai që shpenzon më shumë para është në kundërshtim me frymën e sportit”.
“Duhet të ndërtohet një skuadër me vlera, duke shfrytëzuar në maksimum punën e drejtuesve, trajnerëve, stafit dhe lojtarëve”.
Interi fitoi sezonin e kaluar titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë, por nuk arriti të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht kësaj, Marotta këmbëngul se objektivat e klubit nuk ndryshojnë.
“Pritshmëritë janë gjithmonë të njëjta. Interi merr pjesë në çdo garë me synimin për të arritur rezultatin maksimal”.
“Ky klub ka fituar shumë trofe gjatë historisë së tij dhe kjo tregon më mirë se çdo fjalë identitetin tonë. Jemi një klub i mësuar të fitojë, por pas çdo suksesi qëndrojnë pasioni, puna e palodhur dhe ndjenja e përkatësisë”./Telegrafi/
“Na sakrifikuan”. Kjo është bindja e dhimbshme e shumë banorëve të Le Porge, komuna në pellgun e Arcachon që u godit më rëndë nga zjarret shkatërrimtare, ku flakët dogjën pothuajse 200 banesa. Ata pretendojnë se jo vetëm u lanë pa ndihmën e duhur nga shërbimet e emergjencës, por se u flijuan për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së Cap-Ferret, zonës së njohur për vilat luksoze dhe rezidencat verore të të pasurve.
Më shumë se 500 banorë janë organizuar në një grup në WhatsApp dhe kanë nisur procedurat për një padi ligjore, të përfaqësuar nga avokati i Bordosë, Sylvain Galinat.
“Me siguri do të depozitohet një kallëzim penal. Ka shumë gjasa që të ndërmerren edhe veprime në rrugë administrative dhe civile. Vendosmëria e banorëve është e qartë, ashtu si edhe imja”, deklaroi avokati për France Info.
Zemërimi i banorëve lidhet me faktin se urdhri për evakuimin e qytetit me rreth 3 mijë e 500 banorë u dha vetëm pasi zjarri kishte dy ditë që përhapej me shpejtësi në zonë. Nata mes 23 dhe 24 korrikut konsiderohet më dramatikja, pasi Le Porge u rrethua pothuajse plotësisht nga flakët.
Sipas dëshmive të banorëve, automjetet zjarrfikëse dhe mjetet e tjera të emergjencës u panë duke u drejtuar kryesisht drejt Cap-Ferret, ndërsa Le Porge mbeti pa mbështetjen e nevojshme.
Në krye të grupit të banorëve është Ludivine Daurignac, e cila humbi shtëpinë nga zjarri.
“Ne paralajmëruam njëri-tjetrin se duhej të largoheshim menjëherë. Nëse shpëtuam, ishte vetëm falë njoftimeve mes banorëve. Nuk kishte askënd që të na udhëzonte dhe nuk morëm asnjë mesazh alarmi”, tha ajo.
Një tjetër banore, Delphine, e cila humbi banesën pranë Route des Lacs, shprehet se “Le Porge u sakrifikua për të mbrojtur gadishullin e Cap-Ferret”.
Nga ana tjetër, zjarrfikësit këmbëngulin se prioriteti i tyre është gjithmonë shpëtimi i jetëve njerëzore, edhe nëse kjo nënkupton pamundësinë për të shpëtuar çdo banesë. Ata theksojnë se përhapja e shpejtë dhe e paparashikueshme e flakëve i detyron ekipet të zhvendosen vazhdimisht, edhe kur kjo mund të duket e pakuptimtë për banorët.
Tashmë do t’i takojë drejtësisë franceze të shqyrtojë nëse pretendimet e banorëve kanë bazë dhe nëse Le Porge u la qëllimisht në mëshirë të fatit për të mbrojtur zonën elitare të Cap-Ferret. Dyshimet kanë rikthyer në kujtesë edhe përmbytjet e vitit 2001 në Somme, kur qarkulloi teoria se autoritetet kishin devijuar ujërat për të mbrojtur Parisin, një pretendim që më vonë u hodh poshtë teknikisht, por që dëshmoi mosbesimin e thellë të banorëve ndaj institucioneve.
ANKARA, 29 korrik /ATSH-AA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë turqit qipriotë dhe njoftoi projekte infrastrukturore për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).
“Asnjë nismë që shpërfill barazinë sovrane, të drejtat dhe interesat legjitime të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor nuk mund të ketë sukses”, tha Erdogan pas një mbledhjeje të kabinetit të kryesuar prej tij në Ankara.
“Ne po monitorojmë nga afër çdo hap të atyre që synojnë ta përfshijnë Qipron në rreshtime të reja ushtarake dhe llogaritje gjeopolitike”, tha ai.
Duke përsëritur mbështetjen afatgjatë të Ankarasë për turqit qipriotë, Erdogan tha se “Turqia nuk do t’i braktisë kurrë vëllezërit turq qipriotë dhe nuk do të lejojë kurrë që vuajtjet e së kaluarës të përsëriten, pavarësisht kostos”.
“Turqia do të vazhdojë investimet e mëdha infrastrukturore në ishull”, tha ai.
“Ashtu siç i zgjidhëm në të kaluarën nevojat për ujë të turqve qipriotë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë projekte të ndryshme, veçanërisht një gazsjellës nënujor për gazin natyror”, shtoi Erdogan./ /Ad.Ab./ a.jor.
Mbi 80 për qind e personave me etni shqiptare të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë ishin civilë. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, pas publikimit të raportit të këtij institucioni. Në një intervistë në RTK Prime, Hetemi tha se raporti dokumenton viktimat e […]
Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026. Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel. Sipas […]
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja paralajmëroi se forca e ligjit do të veprojë ndaj protestuesve që guxojnë të ngrenë dorë ndaj policisë, apo të sulmojnë institucionet. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Gonxhja u shpreh se protestues të tillë që kryejnë akte dhune “do të merren për […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësim për pasojat e rënda të luftës në Lindjen e Mesme mbi sistemet financiare globale gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale, raportoi të mërkurën Axios,
Sipas një zyrtari izraelit që ka folur për mediumin, presidenti amerikan thuhet se ka theksuar se luftimet dhe çmimet e larta të energjisë kërcënojnë tregtinë ndërkombëtare.
Netanyahu është përgjigjur duke pretenduar se Teherani po përdor ndikimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit si mjetin e fundit që i ka mbetur për të siguruar lëshime nga Washingtoni.
Edhe pse kryeministri ka pranuar shqetësimet e presidentit amerikan për një rënie ekonomike globale, ai ka bërë thirrje për vazhdimin e bllokadës detare për të shtuar presionin financiar ndaj Teheranit, sipas raportimit.
Vizita u zhvillua në një kohë tensionesh të dukshme publike mes dy liderëve. Trump së fundmi kritikoi kryeministrin izraelit për shprehjen publike të shqetësimeve lidhur me objektet bërthamore të Iranit, në vend që t’i diskutonte ato privatisht. Ai gjithashtu hodhi poshtë kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjes së avionëve luftarakë amerikanë Turqisë, duke deklaruar se askush nuk do t’i diktojë SHBA-së eksportet e armëve.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Trump tha të hënën se të dy janë “mjaft afër” sa i përket çështjes së Iranit, ndërsa pranoi se ekziston një “dallim i vogël” në qasjet e tyre.
Shqipëria po fiton një rol të rëndësishëm në hartën strategjike të Evropës, ndërsa infrastruktura që ajo ofron po shihet si pjesë e një rrjeti që lidh detin Adriatikun me Detin e Zi, sipas një analize nga gazeta e njohur italiane ”Il sole 24 ore”.
Analiza e cilëson Shqipërinë si një hallkë kyçe të Korridorit VIII, një nga akset më të rëndësishme të transportit dhe energjisë në rajon. Sipas analizës së paraqitur në artikull, Shqipëria dhe veçanërisht Durrësi po fitojnë një rol të ri në arkitekturën strategjike të Evropës Juglindore.
”Siguria industriale italiane nuk mbaron në brigjet e Pulias ose Abrucos, por shtrihet përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë deri në Detin e Zi. Lidhja e energjisë elektrike Itali-Mali i Zi dhe Korridori VIII analizohen si infrastruktura të ndara. E para lidhet me politikën e energjisë; e dyta me transportin, zgjerimin e BE-së dhe lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s. Megjithatë, ato duhet të shihen së bashku”, shkruan ”Il sole 24 ore”.
Autorët argumentojnë se vendi ynë nuk duhet parë më vetëm si një territor tranziti, por si një nyje kyçe që lidh Italinë, Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi. Në këtë këndvështrim, zhvillimi i Korridorit VIII dhe investimet në infrastrukturën energjetike dhe të transportit e vendosin Shqipërinë në qendër të një sistemi të integruar që bashkon energjinë, logjistikën, tregtinë dhe sigurinë.
Në këtë sistem, Durrësi zë vendin më të rëndësishëm.
Porti i Durrësit konsiderohet porta perëndimore e Korridorit VIII dhe pika kryesore ku transporti detar nga Italia lidhet me rrjetin rrugor dhe hekurudhor të Ballkanit. Rëndësia e tij nuk lidhet vetëm me funksionin tradicional si port tregtar, por me aftësinë për të shërbyer si nyje që bashkon transportin detar me korridoret tokësore drejt Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe më tej drejt Detit të Zi. Për këtë arsye, funksionimi efikas i portit shihet si një element thelbësor për suksesin e gjithë korridorit.
Një rëndësi të veçantë në këtë proces ka modernizimi i linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.
Sipas artikullit, financimi i siguruar nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk synon vetëm rikonstruksionin e një segmenti hekurudhor, por integrimin e portit të Durrësit në rrjetin evropian të transportit. Kjo do të thotë se infrastruktura shqiptare do të ndërtohet sipas standardeve teknike dhe operacionale të Bashkimit Evropian, duke e bërë Durrësin një nyje më të besueshme dhe më konkurruese për transportin ndërkombëtar.
Autorët theksojnë se Korridori VIII nuk duhet kuptuar si një hekurudhë ose autostradë e vetme. Ai përfaqëson një sistem kompleks ku ndërthuren portet, tragetet, rrugët, hekurudhat, aeroportet, pikat kufitare, rrjetet energjetike dhe platformat dixhitale. Brenda këtij sistemi, Shqipëria përbën urën lidhëse ndërmjet brigjeve italiane dhe pjesës lindore të Ballkanit. Pa funksionimin e plotë të porteve shqiptare dhe të lidhjeve tokësore drejt Maqedonisë së Veriut, korridori nuk mund të realizojë plotësisht objektivat e tij strategjikë.
Një zhvillim që e rrit më tej rëndësinë e Shqipërisë është shndërrimi i Korridorit VIII nga një projekt ekonomik në një infrastrukturë me funksion të dyfishtë, civil dhe ushtarak. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Tiranës në shkurt 2026, korridori lidhet gjithnjë e më shumë me politikat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për mobilitetin ushtarak. Kjo do të thotë se infrastruktura shqiptare nuk do të përdoret vetëm për lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve, por duhet të jetë në gjendje të mbështesë edhe transportin e shpejtë të pajisjeve, mjeteve dhe forcave ushtarake në rast krizash apo emergjencash.
Në këtë kontekst, edhe Porti i Durrësit merr një dimension të ri strategjik. Përveç rolit të tij ekonomik, ai duhet të jetë në gjendje të përballojë njëkohësisht trafikun tregtar dhe kërkesat që lidhen me sigurinë. Kjo kërkon investime në terminale moderne, në lidhje efikase me rrjetin hekurudhor dhe rrugor, në kapacitete logjistike, në sisteme dixhitale të avancuara dhe në procedura kufitare më të shpejta. Vetëm në këtë mënyrë porti mund të funksionojë si një nyje moderne evropiane, e aftë të mbështesë si ekonominë ashtu edhe sigurinë rajonale.
Megjithëse analiza fokusohet kryesisht te lidhja energjetike Itali–Mal i Zi, autori e vendos edhe Shqipërinë brenda të njëjtit sistem strategjik. Sipas tij, infrastruktura energjetike dhe ajo e transportit janë të pandashme. Një korridor transporti nuk mund të funksionojë pa furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, ndërsa rrjetet energjetike kanë vlerë vetëm nëse mbështeten nga infrastruktura logjistike, mirëmbajtja dhe sistemet moderne të komunikimit. Për këtë arsye, Shqipëria shihet si pjesë e një hapësire të integruar ku energjia, transporti dhe teknologjia mbështesin njëra-tjetrën.
Artikulli vlerëson se ky pozicion i ri mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për Shqipërinë. Investimet evropiane në infrastrukturë mund të përshpejtojnë modernizimin e porteve, hekurudhave dhe rrugëve, të nxisin zhvillimin e qendrave logjistike dhe industriale, të forcojnë lidhjet ekonomike me Italinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, si dhe ta bëjnë Shqipërinë pjesë më të rëndësishme të zinxhirëve rajonalë të furnizimit. Në këtë mënyrë, vendi mund të kalojë gradualisht nga një rol kryesisht tranzit në një rol më aktiv si qendër logjistike dhe ekonomike në Evropën Juglindore.
Megjithatë, theksohet se ky potencial nuk do të realizohet automatikisht. Shqipëria duhet të përfundojë lidhjet hekurudhore me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë, të harmonizojë standardet teknike me ato të Bashkimit Evropian, të modernizojë procedurat doganore dhe kufitare, të forcojë sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike dhe të garantojë mirëmbajtjen afatgjatë të rrjeteve energjetike dhe logjistike. Po aq e rëndësishme është edhe rritja e kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.
Në përfundim, sipas analizës së artikullit, Durrësi përfaqëson portën perëndimore të Korridorit VIII, ndërsa Shqipëria është hallka që lidh Adriatikun me Ballkanin dhe Detin e Zi. Pozicioni i saj strategjik nuk buron vetëm nga vendndodhja gjeografike, por edhe nga aftësia për të integruar portet, hekurudhat, rrjetet energjetike dhe infrastrukturën logjistike në një sistem të vetëm evropian. Nëse projektet infrastrukturore realizohen sipas planit, Shqipëria ka mundësinë të shndërrohet në një nyje strategjike ku ndërthuren interesat ekonomike, energjetike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, Italisë dhe NATO-s.
Ja çfarë shkruan ”Il sole 24 ore për Durrësin:
Pika qendrore e korridorit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor është porti i Durrsit dhe lidhja e tij me brendësinë e Shqipërisë. Më 8 prill 2025, Banka Evropiane e Investimeve dhe qeveria shqiptare nënshkruan një paketë financiare evropiane për modernizimin e hekurudhës prej 34 kilometrash Durrës-Rrogozhinë.
Operacioni përfshin një grant të BE-së prej 60,5 milionë eurosh, një kredi të BE-së prej 30 milionë eurosh dhe bashkëfinancim të BERZH-it prej 30 milionë eurosh, për një kosto totale të vlerësuar të projektit prej 121 milionë eurosh. Kjo është më shumë sesa thjesht një rehabilitim i linjës hekurudhore.
Ajo lidh qendrën kryesore detare të Shqipërisë me financimin, prokurimin dhe standardet teknike evropiane. Për më tepër, ajo forcon ndërfaqen fizike përmes së cilës kapaciteti detar italian duhet të integrohet në rrjetin tokësor të Ballkanit. Pengesa kryesore fizike për korridorin mbetet lidhja hekurudhore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Më 6 nëntor 2025, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Bullgarisë, Grozdan Karadjov, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, nënshkruan një marrëveshje në stacionin Gyueshevo lidhur me përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.
Komisioni Evropian e përshkroi infrastrukturën si një pjesë integrale të TEN-T dhe një projekt kryesor të Global Gateway. Marrëveshja hoqi një pengesë të madhe diplomatike, por rreziqet inxhinierike dhe të zbatimit mbeten. Ndërtimi i tuneleve, urave dhe shinave mund të vonohet për shkak të kushteve gjeologjike, mosmarrëveshjeve të prokurimit, inflacionit dhe performancës së kontraktorit. Më e rëndësishmja, punimet e inxhinierisë civile vetëm nuk mund të garantojnë lëvizshmërinë ushtarake. Linja duhet të jetë gjithashtu e pajisur me një sistem sinjalizimi të pajtueshëm, elektrifikim, kapacitet të ngarkesës së boshtit, shina parakalimi, pajisje rikuperimi dhe procedura të përshpejtuara kufitare”./mxh
Ushtria amerikane ka njoftuar se ka penguar gjithsej 20 anije tregtare të afrohen në portet jugore të Iranit, në kuadër të rivendosjes së bllokadës detare amerikane në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se deri dje ishin penguar 18 anije që nga rikthimi i bllokadës në fillim të këtij muaji, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit edhe dy anije të tjera janë detyruar të ndryshojnë kursin.
Sipas CENTCOM, forcat amerikane kanë imobilizuar deri tani dy anije, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy operacione zbulimi në bordin e anijeve tregtare.
Njoftimi vjen në një periudhë të tensioneve të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Uashingtoni ka rritur praninë ushtarake në Gjirin Persik dhe po zbaton masa për të kufizuar aksesin detar drejt porteve jugore iraniane.
Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të avancuar një projektligj që parashikon forcimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë dhe Iranit, në një lëvizje që konsiderohet si një nga sinjalet më të forta të mbështetjes për Ukrainën.
Projektligji mori 86 vota pro dhe 12 kundër, duke siguruar mbështetje dypartiake në Senat. Ai i jep presidentit amerikan autoritetin të vendosë tarifa deri në 200 për qind ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz natyror rus, si dhe zgjeron sanksionet ndaj institucioneve financiare, elitës politike dhe rrjetit të transportit të naftës së Rusisë.
Pak para votimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim me senatorët amerikanë, ku bëri thirrje për miratimin e projektligjit dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.
Ligjvënësit amerikanë e cilësuan projektligjin si një mjet për të kufizuar burimet financiare që, sipas tyre, përdoren nga Moska për të financuar luftën në Ukrainë.
Megjithëse projektligji ka kaluar fazën procedurale në Senat, ai duhet të miratohet përfundimisht nga kjo dhomë dhe më pas të shqyrtohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se të shndërrohet në ligj.
Nëse miratohet, paketa pritet të rrisë ndjeshëm presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe të zgjasë njëkohësisht sanksionet amerikane ndaj Iranit deri në vitin 2031.
Trajneri Roberto Mancini tha fjalët e para që pas rikthimit në stolin e Italisë.
“Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Do të kujdesem që kombëtarja të luajë mirë, për të shlyer atë që ndodhi tri vite më parë. I kam sqaruar gjërat me Gravinën; përgjegjësia për largimin tim ishte e imja – sikur të kishim folur me njëri-tjetrin, asgjë nga ato nuk do të kishte ndodhur.”
“Kam bërë një gabim dhe pendohem për të. E dua marrëzisht Kombëtaren; është si të humbasësh gruan e jetës për shkak të një gabimi. Fati – dhe Presidenti Malagò – po më japin mundësinë të shlyej gabimin. Jam këtu për të fituar trofe të mëdhenj dhe për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur.”
Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra turke barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Górnik Zabrzes, rezultat që i mjaftoi për të kaluar tutje falë fitores 1-0 në takimin e parë.
Në fazën e ardhshme, gjiganti turk do të përballet me Sturm Graz, në përpjekje për të siguruar një vend në fazën e ligës së garës më prestigjioze evropiane për klube.
Ndërkohë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në këtë ndeshje.
Megjithatë, ai ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve të Fenerbahçes, duke marrë pjesë në një aktivitet për nënshkrimin e autografeve në dyqanin zyrtar Fenerium në Kadıköy.
Qindra tifozë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të takuar sulmuesin e Kosovës. Muriqi nënshkroi fanella, bëri fotografi me tifozët dhe u prit me brohoritje të shumta, ndërsa interesimi më i madh erdhi nga mbështetësit më të rinj të klubit.
Aktiviteti u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe u shndërrua në një festë të vërtetë për tifozët verdheblu. Në fund, Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ata i uruan rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës. /Telegrafi/
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja paralajmëroi se forca e ligjit do të veprojë ndaj protestuesve që guxojnë të ngrenë dorë ndaj policisë, apo të sulmojnë institucionet.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Gonxhja u shpreh se protestues të tillë që kryejnë akte dhune “do të merren për leckash” dhe do të procedohen nga uniformat blu.
“Në rast se guxon të ngresh dorë, t’u kundërvihesh punonjësve të policisë, do të të marrin për veshësh, a për leckash, do të të fusin në furgon dhe do të procedojnë, dhe më pas mund të të lënë të lirë, apo të procedojnë nëse ke kryer akte që konsiderohen vepra të caktuara, do procedohesh si çeço. Kjo gjë do të bëhet e qartë për të gjithë njerëzit që s’mund të vazhdojë më kështu, s’mund të përdhosin më institucionet në këtë lloj forme. Nuk kemi ne, edhe po të ishim ne, s’është e drejta e askujt që të vendosë me vetëgjyqësi si në mesjetë, shkallën, fajin, dënimin. Unë tek e tek s’e di kush janë, mund të di podkastin e njërit apo tjetrit“, tha Gonxhja.
Mbi 80 për qind e personave me etni shqiptare të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë ishin civilë.
Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, pas publikimit të raportit të këtij institucioni.
Në një intervistë në RTK Prime, Hetemi tha se raporti dokumenton viktimat e luftës përmes një procesi të gjerë të mbledhjes dhe verifikimit të të dhënave nga burime vendore dhe ndërkombëtare.
“Mbi 80 për qind e viktimave të komunitetit shqiptar janë civilë të vrarë në luftë. Ndërkaq, mbi 52.4 për qind e personave që janë të vrarë, të zhdukur ose të vdekur si pasojë e luftës, janë persona të armatosur apo evidentohen si pjesëtarë të forcave të armatosura”, ka thënë Hetemi.
Sipas tij, Instituti ka mbledhur materiale nga më shumë se 15 vende të botës, përfshirë dokumente arkivore dhe materiale të tjera që shërbejnë për dokumentimin dhe verifikimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Kemi arritur të mbledhim materiale që dokumentojnë krimet e luftës nga më shumë se 15 vende të ndryshme të botës. Janë qindra metra lineare material arkivor dhe mbi 21 terabajt materiale që dokumentojnë krimet”, ka deklaruar ai.
Hetemi ka bërë të ditur se në procesin e dokumentimit janë përfshirë tri kategori kryesore: personat e vrarë, personat e zhdukur me dhunë dhe personat që kanë humbur jetën si pasojë e luftës.
Ai ka theksuar se lista e publikuar është preliminare dhe se Instituti mbetet i hapur për përfshirjen e rasteve të reja, me qëllim pasurimin e arkivit historik për luftën në Kosovë.
Sipas tij, dallimi kryesor i këtij procesi është metodologjia e përdorur, ku janë përcaktuar kritere të qarta për përfshirjen e viktimave.
“Kriteret bazë kanë përcaktuar se cilët persona do të përfshihen në listë. Bëhet fjalë për persona që kanë lindur apo kanë pasur vendbanim në Kosovë gjatë kohës së luftës; persona me plagë vdekjeprurëse ose të zhdukur në rrethana të lidhura drejtpërdrejt me luftën; persona që kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga lufta dhe persona që, bazuar në dokumentacion, kanë lidhje me luftën e fundit në Kosovë”, ka shpjeguar Hetemi.
Raporti ka analizuar edhe aspektin gjinor të viktimave. Sipas të dhënave të prezantuara, 11 mijë e 415 persona ose 86.3 për qind e të vrarëve janë meshkuj, ndërsa 1 mijë e 811 gra janë vrarë gjatë luftës.
“Analiza dëshmon se pasojat e luftës nuk janë kufizuar vetëm te meshkujt”, ka thënë Hetemi.
Raporti evidenton se viktimat më të shumta i përkasin moshës së punës. Rreth 57.5 për qind e viktimave janë persona nga 18 deri në 50 vjeç, ndërsa 14.7 për qind janë persona mbi 65 vjeç.
Po ashtu, janë dokumentuar mbi 1 mijë e 240 viktima të moshës nga 0 deri në 17 vjeç.
Gjatë prezantimit të raportit është bërë e ditur se për periudhën nga janari i vitit 1998 deri më 20 qershor 1999 janë dokumentuar gjithsej 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë.
Nga këto të dhëna, raporti dokumenton vrasjen e 1 mijë e 247 fëmijëve të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 fëmijë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e kushteve të luftës. Ende mbetet i pazbardhur fati i 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.