Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi

By: Brisi
31 January 2026 at 16:52

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Makashi, njihej si një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. Ai lindi në 10 prill 1944 ne Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për […]

The post Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi appeared first on BoldNews.al.

Skandali sek*ual në Mal të Zi/ Ish-zyrtarja e lartë: Krim kibernetik! Jam kërcënuar me jetë…

By: Brisi
31 January 2026 at 16:41

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë Mirjana Pajkoviç dhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe ish-këshilltar i Presidentit Jakov Milatoviç. Skandali ka çuar në dorëheqjen e të dyve nga funksionet publike. Vukshiç dha dorëheqjen […]

The post Skandali sek*ual në Mal të Zi/ Ish-zyrtarja e lartë: Krim kibernetik! Jam kërcënuar me jetë… appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

By: Brisi
31 January 2026 at 16:20

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas Policisë, 44 vjeçari A.Z, së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, në datën 30 janar, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë […]

The post Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën appeared first on BoldNews.al.

U deklarua për Juelën, Seno i ‘BBV’ konfirmon rikthimin me ish-partneren!

By: Brisi
31 January 2026 at 16:00

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre. Ky zhvillim vjen pasi më herët Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, deklaratë që kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta. Pas eliminimit […]

The post U deklarua për Juelën, Seno i ‘BBV’ konfirmon rikthimin me ish-partneren! appeared first on BoldNews.al.

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK/ Mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

By: Brisi
31 January 2026 at 15:48

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas informacioneve, vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për […]

The post KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK/ Mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun appeared first on BoldNews.al.

“Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha

By: Brisi
31 January 2026 at 15:29

Zona e njohur si “Pushimi i Ragës” në Elbasan, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Sipas informacioneve, situata paraqitet alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje. […]

The post “Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i virozave në Korçë/ Virusi prek masivisht fëmijët, apeli i mjekëve

By: Brisi
31 January 2026 at 14:51

Deri në 70 vizita në ditë janë kryer gjatë muajit janar nga mjekët e Spitalit të Pediatrisë në Korçë për shkak të shpërthimit të virozave të stinës, kryesisht të gripit të tipit A. Shefi i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado, tregon se rastet kanë qenë të shumëllojshme, nga ato më të lehta, por edhe raste […]

The post Shpërthim i virozave në Korçë/ Virusi prek masivisht fëmijët, apeli i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Kush është roja që humbi jetën në minierën e Bulqizës, dyshimet

By: Brisi
31 January 2026 at 14:35

Bashkim Keta, 58-vjeç, është personi i cili u gjet pa shenja jete këtë të shtunë në një zonë minerare, në Bulqizë. Sipas Policisë, Keta punonte roje private te një subjekt minerar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndërsa dyshohet se mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën. […]

The post EMRI/ Kush është roja që humbi jetën në minierën e Bulqizës, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është çifti i arrestuar në Tiranë (FOTO)

By: Brisi
31 January 2026 at 14:17

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, çifti i bashkëjetuesve, të arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim me blerje fiktive të apartamenteve. Sipas Policisë, Ramca dhe Ziu, iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente. Pasi përvetësonin paratë, […]

The post Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është çifti i arrestuar në Tiranë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Kompromisi gjerman për procesin e azilit/ Për çfarë ranë dakord partitë politike

By: Brisi
31 January 2026 at 14:09

Të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera evropiane ose që kanë aplikuar tashmë për azil atje, do të mund të mbahen në qendra të posaçme azili deri në tre muaj. Me masa më të rrepta, qeveria gjermanedëshiron të lehtësojë kthimet dhe të sigurojë që refugjatët të mos zhduken para […]

The post Kompromisi gjerman për procesin e azilit/ Për çfarë ranë dakord partitë politike appeared first on BoldNews.al.

Kur një “fshatar” nxjerr nga binarët Ramën dhe tre ministra

By: Brisi
31 January 2026 at 13:44

Nga Boldnews.al Qëllimi ishte i qartë në Divjakë: Rama dhe tre ministrat do flisnin, ndërsa sallë do dëgjonte e në fund të duartrokiste. Por, mjafton qoftë edhe një individ, në kuptimin e plotë të fshatarit që mban frymën e tij dhe familjes me djersë të derdhur në arë, që “i fortndrituri” të nxihet nga disa […]

The post Kur një “fshatar” nxjerr nga binarët Ramën dhe tre ministra appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 30 January 2026Main stream

Policia zbarkon te “Evita” sh.p.k, kontrolle në kompaninë e Klodjan Allajbeut

By: Brisi
30 January 2026 at 14:03

Forca të shumta policie kanë zbarkuar, mesditën e kësaj të premte në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë së Allajbeut, ndërsa ky i fundit u shpall vetëm pak ditë më parë shpall […]

The post Policia zbarkon te “Evita” sh.p.k, kontrolle në kompaninë e Klodjan Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh, kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar (EMRI)

By: Brisi
30 January 2026 at 13:47

Një 65-vjeçar i identifikuar si Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një të mituri në Gramsh. Sipas raportimeve, Nishku, është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi më 19 mars te vitit 1997 ka vrarë me armë zjarri një djalë […]

The post I dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh, kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Na e ka fut Danjeli…”/ Zbardhet dosja e 3 policëve në Orikum, si i morën 2.7 mln lekë qytetarit

By: Brisi
30 January 2026 at 13:36

Nga Elton Qyno Një sherr ordiner mes disa punëtorëve të një biznesi në “Palasë”, është bërë shkak për nisjen e një praktike hetimore në komisariatin e Orikumit. Por shefat e këtij komisariati, Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, në vend të hetonin rrethanat e ngjarjes, hyjnë në afera korruptive me njërin nga personat e […]

The post “Na e ka fut Danjeli…”/ Zbardhet dosja e 3 policëve në Orikum, si i morën 2.7 mln lekë qytetarit appeared first on BoldNews.al.

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ja kalon çështjen ILD-së

By: Brisi
30 January 2026 at 13:16

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk ka pranuar nisjen e procedurave të verifikimit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi. Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte, KLGJ ka vendosur me shumicë votash t’ja kalojë çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë […]

The post KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ja kalon çështjen ILD-së appeared first on BoldNews.al.

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Ilir Metën

By: Brisi
30 January 2026 at 13:08

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Meta kishte paraqitur ankimim dhe kërkonte shuarjen e masës së sigurimit të vendosur nga shkalla e parë, por pas vlerësimit të argumenteve të palëve, Apeli ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, […]

The post Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Takimi i Berishës me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen

By: Brisi
30 January 2026 at 12:24

Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike. Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon. […]

The post Takimi i Berishës me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen appeared first on BoldNews.al.

“Vend i shenjtë” për kandidatët socialistë/ Ndotësi “1 euro” Alba Cosmetic i Adi Mehmetit, i paprekshëm

By: Brisi
30 January 2026 at 12:07

Nga Boldnews.al Banorët e Porto Romanos, në Durrës, në mënyrë periodike shfaqin shqetësimet e tyre të mëdha mbi ndotjen dhe rreziqet që u vijnë nga aktiviteti tregtar i kompanisë së prodhimit të bombolave të gazit, “Alba Cosmetic International”, në pronësi të sipërmarrësit Adi Mehmeti. Megjithatë, sa më shumë qytetarët ngrihen në protesta për të mbrojtur […]

The post “Vend i shenjtë” për kandidatët socialistë/ Ndotësi “1 euro” Alba Cosmetic i Adi Mehmetit, i paprekshëm appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Bulqizë, babai plagos me thikë të birin (EMRAT)

By: Brisi
30 January 2026 at 11:51

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Ostren të Bulqizës. 58-vjeçar Bastri Nuredini, ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar Kongres Nuredini, pas një konflikti të çastit. Sipas Policisë, sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë 58-vjeçari është arrestuar, ndërsa i riu i plagosur ndodhet në spital, […]

The post E rëndë në Bulqizë, babai plagos me thikë të birin (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e tregut të Vlorës/ Qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog

By: Brisi
30 January 2026 at 11:35

Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë, u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me mbylljen e tregut. Ata janë paraqitur të revoltuar teksa kanë kërkuar nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe […]

The post Mbyllja e tregut të Vlorës/ Qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog appeared first on BoldNews.al.

❌
❌