Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro Armand Sharës së aferës “Durana”

By: Elva
20 January 2026 at 22:16

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e AKSHI-t dhe vetë parkun në Xhafzotaj të Shijakut. Bëhet fjalë për Armand Sharan, që konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i […]

The post AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro Armand Sharës së aferës “Durana” appeared first on BoldNews.al.

Hakerimi i SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit i Burgjeve: I thashë shokut “të gërmonte” isha kurjoz

By: Elva
20 January 2026 at 20:13

“Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli në emisionin e kësaj të marte, detaje të reja nga dosja e hakërimit të kompjuterave të SPAK, ku 3 persona janë të akuzuar, mes të cilëve dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili. Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë […]

The post Hakerimi i SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit i Burgjeve: I thashë shokut “të gërmonte” isha kurjoz appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet dosja e hakerimit të SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit! Sulme kibernetike, dosje ‘sekrete’ dhe interes për ministra

By: M C
20 January 2026 at 20:42

Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar.

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën në News24, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.

Por cilat janë dosjet që tre të akuzuarit mundën të merrnin nëpëmjet hakerimit të emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK?

Dhe pse ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Agim Ismaili, ishte i interesuar të dinte nëse kishte ndonjë hetim të hapur për eprorin e tij, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, fillimisht gjithçka nis e zbulohet me veprimtarinë e shtetasit Zambak Gjoni.

Ish-punonjës fillimisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe më pas në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, i cili në mënyrë të habitshme zotëronte disa materiale hetimore, të cilat mbanin vulën secret.

Materiale të cilat sipas hetimeve, ndër të tjerë, në muajin mars të vitit 2025, ai ia kishte dërguar me qëllim publikimi në portalin e këtij të fundit një gazetari të njohur në qarqet mediatike.

Një gabim që në fakt rezultoi fatal, pasi gazetari në fjalë me t’u njohur me këtë material dhe faktin që ishte në hetim dhe publikimi i këtij dokumenti përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë strukturën e SPAK.

Strukturë e cila nga ana e saj nisi menjëherë një hetim se si kishte mundur të rridhte një informacion i tillë nga vetë brenda radhëve të saj.

Kur ky informacion ishte ende në faze përpunimi dhe nuk ishte bërë ende publik.

Ndërhyrje për të cilën u njoftua menjëherë edhe vetë drejtuesi i SPAK në këtë kohë, Altin Dumani. i cili urdhëroi nisjen e një hetimi të zgjeruar për të zbuluar se si ky informacion kishte përfunduar në duart e personave jashtë institucionit.

Dosja Hetimore

Më datë 12 Mars 2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka vënë në dijeni prokurorin e çështjes, se shtetasi Zambak Gjoni i ka dërguar administratorit të një portali mediatik,

informacione në lidhje me procedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin ‘Ëord’. Ky procedim pason atë Nr. 277 të vitit 2020, ku në themel të hetimit ishte procedura e dhënies me konceision shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga kjo shoqëri.

Ku në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të të pandehurve, Lefter Koka, me detyrë ish-Ministër Mjedisi, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto etj.

Por cilat ishin bisedat që kishin kryer midis tyre Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj dhe Agim Ismaili. Dhe pse këta persona ishin të interesuar për të pasur në duar këto dosje. Ishte thjesht një kuriozitet siç ata u u justifikuan përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo qëllimi i tyre ishte që me anë të këtyre materialeve hetimore, të shantazhonin personat që ishin në investigim nga organi i drejtësisë.

Ndërkohë që nga kqyrja që iu bë aparatit celular të prokurorit të çështjes që po hetonte aferën e inceneratorit të Elbasanit, materiali që u gjet në telefonin e tij përkonte me atë që Zambak Gjoni kishte shpërndarë te gazetari, që më pas kishte bërë denoncimin edhe në SPAK.

The post Zbardhet dosja e hakerimit të SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit! Sulme kibernetike, dosje ‘sekrete’ dhe interes për ministra appeared first on Albeu.com.

Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri

20 January 2026 at 17:55

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin  e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Brahon.

Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues.

Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Tarran dhe Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Prezencës ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e Brahos mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

/gj.m/j.p/

The post Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja e vendimit për Ballukun hyn në muajin e dytë, për qeverinë është “standard europian”

By: armand
20 January 2026 at 17:37

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun hyn në muajin e dytë, për qeverinë është “standard europian” appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

KPA pushon vetingun ndaj Klerona Meçit

20 January 2026 at 15:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 20 janar pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut ndaj ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi vendimi i Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë. Vendimarrja e Kolegjit erdhi pasi drejtuesi i SPAK u tërhoq nga shkaqet […]

The post KPA pushon vetingun ndaj Klerona Meçit appeared first on Reporter.al.

Paraqitet në SPAK Elvis Roshi

By: Brisi
20 January 2026 at 10:04

Ish-kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Rroshi është parë të futet në ambjentet e Prokurorisë, bashkë me avokatin e tij mbrojtës. Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me […]

The post Paraqitet në SPAK Elvis Roshi appeared first on BoldNews.al.

33 mln lekë dëm me tenderët, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:28

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim.

Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

By: V K
20 January 2026 at 10:09

Ditën e sotme, ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Roshi është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.

Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative.

Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

The post Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi

19 January 2026 at 15:34

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 19 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u qëndronin në parim gjithë shkaqeve të ankimit të ngritur për të tre […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi appeared first on Reporter.al.

Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

By: V K
19 January 2026 at 15:09

ëtë të hënë, avokati i Safet Bajrit është bërë viral, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, prej disa muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i Safet Bajrit, erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Safet Bajfri, akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri, akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024.

Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij.

Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Gjithashtu, Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit.

Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

 

The post Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

By: Brisi
19 January 2026 at 13:53

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital. Në dosjen hetimore të publikuar nga TCH, thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis […]

The post “5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit appeared first on BoldNews.al.

“Investime deri në 200 mijë euro”/ Si u zhvatën qytetarët italianë përmes “Call Center-ave” në Tiranë

By: Brisi
19 January 2026 at 11:47

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-at qe operonin në Tiranë, ku u zbulua skema se si mashtroheshin shtetasit italianë, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash. “Le lene” kishte marrë informacione nga shtetas italianë për se iu ishin bërë mashtrime përmes telefonit dhe kishin humbur shuma të konsiderueshme. […]

The post “Investime deri në 200 mijë euro”/ Si u zhvatën qytetarët italianë përmes “Call Center-ave” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama”/ Berisha: Operacioni i Call Centera-ve u dekonspirua nga Policia

By: Brisi
19 January 2026 at 10:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të hënë se Polica e Shtetit ka dekonspiruar, operacionin e SPAK për goditjen e Call Centerave dy ditë më parë në Tiranë. Jashtë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha deklaroi se agjentët italianë të emsionit “Le […]

The post “200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama”/ Berisha: Operacioni i Call Centera-ve u dekonspirua nga Policia appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

By: V K
19 January 2026 at 11:10

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lideri i PD-së dha një deklaratë për mediat, ku u ndal te Gjykata Kushtetuese, për të shpallur si jokushtetues vendimin për arrestin e shtëpisë ndaj tij.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së Partisë Socialiste. Komenti i parë. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarëve, e trajton brenda 2-3 javëve. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë.

Ndërkohë nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar që nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Vendimi në çdo doktrinë, vendimi duhej shfuqizuar. Mori një vendim në favor të ‘Lubisë’ dhe lubive të tjera që do të shkojnë aty.

Vendimeve të tjera i hapi rrugë që t’i shfuqizojë. Vendimin tim nuk e shfuqizojë me pretendimin që nuk është në fuqi. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot përpara jush”, u shpreh Berisha.

The post Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot appeared first on Albeu.com.

Berisha: Operacioni i SPAK për mashtrimet në Call Center-a u dekonspirua

19 January 2026 at 10:49

TIRANË, 19 janar/ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së, për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të prokurorisë theksoi për gazetarët se operacioni i SPAK ndaj një kollsentri në Tiranë u dekonspirua.

“Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Europë dhe në botë. Janë dyqind sipërmarrje, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime. Mashtrojnë qytetarët dhe kollsentri i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim”, tha Berisha.

Berisha pohoi se kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyrjen e narkopolicisë.

“Njëlloj si dikur, për çdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 eurosh kur ato ishin të shëndetshme, se jepnin 1 mijë euro fitim, çdo qendër, për çdo kompjuter, paguan tarifa zyrtarëve të policisë, të cilët mbyllin sytë ndaj veprimtarisë së tillë ku mashtrohen dhe vidhen qytetarët e vendeve të tjera.

Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që besojnë, ku u thuhet sille shumën se do marrësh kaq, ke humbur në bursë, do gjejmë kaq”, tha ai.

Kreu i PD-së shtoi se agjentët e BKH-së u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, pasi kanë të gjitha fotot dhe videot e dokumentet për veprimtarinë.

“Ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën, sepse kishin hequr të gjithë kompjuterat, çka vërteton edhe një herë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narkoshtet. Është më keq se narkoshtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë. E pamundur të sosësh një hetim”, tha Berisha.

/e.i/r.e/a.f/

The post Berisha: Operacioni i SPAK për mashtrimet në Call Center-a u dekonspirua appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni i SPAK për mashtrimet në Call Center-a, Berisha: Agjentët e Le Iene dhanë informatat, por u dekonspiruan nga policia

By: Fax Web
19 January 2026 at 10:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi se policia ka dekonspiruar operacionin e ndërmarrë nga SPAK dhe autoritetet italiane për mashtrimet me Call Centera.

“Armant Josifit, që ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrimin, mashtrojnë qytetarët dhe call centeri i cili u kontrollua sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrime. Kjo veprimtari kriminale është e tëra në mbikëqyrjen e narkopolicisë. Njëlloj si dikur për çdo rrënjë kanabis paguanin tarifa, për cdo PC, paguan tarifa zyrtarëve të policisë që mbyllin sytë para një veprimtarie të tillë ndaj qytetarëve dhe vendeve të tjera kur vjedhin dhe mashtrojnë. Në këoqendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që mashtrojnë.

Agjentët e le Iene kanë punuar aty dhe kanë dhënë cdo informatë, por e gjetën të boshatisur dhomën se kishin hequr të gjithë PC. Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të Antimafias së Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq s narkoshteti se të dekonspirojnë cdo gjë e pamundur të sosësh një hetim. Kjo është fakti se kur autoritetet gjermane sollën pë Armand Josifin dokumentet dhe doli Osli Rama padron i tij.”, tha ai.

Mashtrimi me “Call Center-at” nga kullat e Tiranës, “Le Iene” zbulon si funksiononte skema përmes një të infiltruari: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro!

By: M C
18 January 2026 at 23:04

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana duke mashtruar shtetas nga vende të ndryshme, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash.

Grupi kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, ashtu siç edhe është bërë publik, ushtronte aktivitetin ne një nga kullat luksoze të Tiranës. “Le lene” kishte marrë informacione nga shtetas italianë për se iu ishin bërë mashtrime përmes telefonit dhe kishin humbur shuma të konsiderueshme.

“Le lene” raporton se arriti të infiltronte njeriun e tyre në grupin e “Call Center”-it, i cili arriti të zbulonte mekanizmin sesi funksiononte.

Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro.

Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.

Ndërkaq, një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj.

Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.

The post Mashtrimi me “Call Center-at” nga kullat e Tiranës, “Le Iene” zbulon si funksiononte skema përmes një të infiltruari: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro! appeared first on Albeu.com.

SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim

18 January 2026 at 15:02

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informoi sot mbi operacionin e zhvilluar dy ditë më parë në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianë, për investime në kriptomonedha të ndryshme.

SPAK bëri të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, si dhe janë ekzekutuar urdhërndalimet për dy të tjerë dhe janë shpallur në kërkim tre persona, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

“Në 9 janar regjistruam procedimin penal për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Procedimi u regjistrua në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ ‘Le Iene’, që transmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë këtij hulumtumi, SPAK bëri të ditur se është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme.

“Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese”, vijon njoftimi i SPAK.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. SPAK thekson se nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.

“Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve”, thekson SPAK.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. “Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në bulevardin “Bajram Curri””, vijon më tej njoftimi për shtyp.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, harddisqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

“Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P., O.K.. Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në ecuri të veprimeve hetimore, SPAK njofton se në datën 17 janar janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës “Ferrari”, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Prokuroria e Posaçme falënderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

/m.m/r.e/

The post SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌