Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paraqitet në SPAK Elvis Roshi

By: Brisi
20 January 2026 at 10:04

Ish-kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Rroshi është parë të futet në ambjentet e Prokurorisë, bashkë me avokatin e tij mbrojtës. Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me […]

The post Paraqitet në SPAK Elvis Roshi appeared first on BoldNews.al.

33 mln lekë dëm me tenderët, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:28

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim.

Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

“Arome Gruaje”/ Rrëfehet Alisa Katroshi: U përlota, kur kritika italiane, më krahasoi me mitin e operas Maria Callas

By: xhir jeta
20 January 2026 at 10:58

Në studion e Pas Mesnatë, sopranoja Alisa Katroshi, rrefen emocionet e gruas ne operan e dashurisë. Për vitin që lamë pas, ajo thotë se ishte ndër më të bukurat në jetën e saj ndërsa koncerti në TKOB ishte një festë më shumë se koncert për të. E vecanta e koncertit, ishte vajza e saj, vetëm 1 vjece, që e ndiqte në sallë si spektatore.

“Një nga vitet më të bukura, koncerti në TKOB ishte një festë më shumë se një koncert. Ishte një mrekulli, një përgjegjësi edhe më e madhe. Kisha frikë si do sillej, ishte shumë e interesuar, nuk qau në asnjë moment. Në shtëpi, kur këndoja para saj, ariet që i pëlqenin qeshte dhe tundte kokën. Në Shqipëri, nuk kemi një kritikë të mirëfilltë, pas një shfaqje operestike. Pas një opere, në botë shumë gazeta shkrujanë për të.” -u shpreh ajo.

Formimi i Alisa Katroshit mes Shqipërisë dhe Italisë ka ndikuar fuqishëm në identitetin e saj artistik. Pikërisht në Itali ajo ka përjetuar një nga emocionet më të forta të karrierës, kur kritika italiane e krahasoi me mitin e operës botërore, Maria Callas.

Për Alisa Katroshin, opera nuk është thjesht muzikë, por një rrëfim i thellë njerëzor. “Dashuria është forca më e madhe që ndryshon njeriun dhe botën”, përfundon ajo, duke lënë në skenë dhe në publik aromën e përjetshme të gruas që dashuron./abcnews.al

AKUZAT/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

20 January 2026 at 10:01

TIRANË- Elvis Roshi paraqitet në  SPAK. Në praninë e avokatit të tij Andi Skënderi, Roshit pritet t’i  komunikohet mbyllja e hetimeve.

Ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka drejtuar bashkinë Kavajë.

Abuzim me tenderat, konkretisht për dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh.

Po ashtu ai po hetohet edhe për krime zgjedhore ku pak ditë para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit te vitit 2025 iu sekuestrua celulari./abcnews.al

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

By: V K
20 January 2026 at 10:09

Ditën e sotme, ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Roshi është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.

Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative.

Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

The post Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati appeared first on Albeu.com.

Kur brilanti vdes i uritur

29 December 2025 at 09:50


Nga: Adrian Thano

Ka artistë që kthehen në tempuj ndjenjash. Nëpërmjet tyre publiku kupton më mirë vetveten. Në këtë mënyrë ata na falin një pasuri të madhe të brendshme, që nuk ka të bëjë me paranë.

Po ne çfarë u japim atyre?

Kadri Roshi nuk ishte i zakonshëm. Zëri i tij i veçantë, sytë që i flisnin para fjalëve ishin tipare të një aktori të madh. Ai nuk luante thjesht personazhe.

Siç del nga një rrëfim publikuar dje në media, kjo ikonë e kujtesës sonë kolektive përballoi në fund të jetës diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky njeri kaq i talentuar ka qenë në një gjendje të tillë varfërie sa është detyruar të kërkojë ndihmë te një politikan për një copë bukë.

Po pse një artist i madh i një kombi u gjend në një situatë të tillë? Si ndihemi si shoqëri kur i lëmë të vdesin urie ata që na dhanë kaq shumë? A është e mundur që jo vetëm Kadriu që ka merituar gjithë të mirat e kësaj bote, por askush të mos kërkojë bukë për gruan e tij si kërkesë e fundit para se të largohet nga kjo jetë?

Kthehemi te problemi i një shoqërie që po vuan një varësi të egër nga politika. Kjo ka shkuar deri në nënshtrim. Çdo gjë duhet të kalojë nga filtri i pushtetit, ndihma, mirënjohja, mbështetja, karriera, madje edhe mëshira. E vendos pushteti kush meriton të jetojë me dinjitet e kush jo!

Njerëz me vlera reale mbyllin jetën në varfëri dhe harresë. Politikanë cullakë nga çdo meritë dhe mantenutat e tyre përfitojnë miliona euro nga paraja publike si të jenë pesleksha.

I gjithë sistemi shpërblen bindjen dhe respekton pazarxhiun duke e lënë njeriun me dinjitet të vetmuar dhe në heshtje.

Prindërit tanë pensionistë numërojnë qindarkat, deputetët rrisin rrogat dhe pensionet e tyre, duke votuar për veten pa pikë turpi dhe pa asnjë lidhje me realitetin social.

Ky është një rend moral krejtësisht i përmbysur.

Së pari duhet një çarje e madhe në trushplarjen kolektive që politika ka ushqyer për vite. Sa më shumë që shoqëria u dorëzon një apo dy individëve rolin e shpëtimtarit, aq më shumë këta e shpërdorojnë besimin, duke e kthyer shtetin në bankomat vetëshërbimi.

Një shtet funksional nuk ndërtohet mbi figura të vetme, mbi një apo dy liderë që nuk shqiten nga ekrani, ditë e natë, si Vëllai i Madh i romanit “1984”. Është mjerim, është katundari me brirë që politika dhe shteti të identifikohen me një fytyrë të vetme, me një zë të vetëm.

Kadri Roshi na rikujton nga heshtja sa shumë kemi për të bërë jo vetëm në mënyrën si trajtojmë ata që vlejnë.

Duhet një ndryshim i madh kulturor. Por ai nuk do vijë vetëm nga prokurorët apo nga “direktivat nga jashtë”.

Do fillojë kur secili nga ne do refuzojë në forma të vogla të përditshme të jetë pjesë e kësaj “shkathtësisë” epidemike, kësaj gatishmërie kombëtare për të qenë në anën e gabuar për ca para më shumë.

Do vijë kur të fillojmë të vlerësojmë punën e ndershme, kur t’i kthehemi jetës modeste dhe normale. Kjo nuk ka nevojë për heronj.

Do mjaftonin njerëzit e thjeshtë që nuk harrojnë çfarë është e drejtë.

- Lexo po ashtu: Belban nuk linda, u bëra kur isha nëntë vjeç

***

Kërkesa e Kadri Roshit (1924-2007), nga shtrati i spitalit: Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi

Nga: Hamdi Jupe, gazetar, ish-shef i kabineti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Server Pëllumbi, në vitet 2002-2005

Në vend të kartolinës për Vitin e Ri: “Shpërblimi” më i bukur i jetës sime

Në mëngjes më thirri kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në zyrë. Punoja si shef i kabinetit të tij.

- Do të shkojmë për vizitë në Spitalin Ushtarak. Atje është shtruar i sëmurë Artisti i Popullit, Kadri Roshi. Ka qenë aktor i madh, prandaj meriton respekt - tha ai.

U nisa para tij për të takuar drejtorin e spitalit me qëllim që të ishte aty kur do të vinte kryetari. Eskorta me Pëllumbin mbërriti në orën e caktuar.

Hymë në dhomën ku ishte artisti. Me ne, edhe oficeri i eskortës. Aktori ishte sistemuar i vetëm në dhomë, për të qenë i qetë nga pacientët e tjerë. Pak fjalë përshëndetëse me të dhe papritur ai na u drejtua neve:

- Ju lutem, dilni pak nga dhoma ju, se kam një muhabet vetëm me Servetin.

Ai po fliste sikur kryetarin e Kuvendit ta kishte vëlla. U habitëm nga fjalët e aktorit dhe vështruam nga Kryetari. Mirë ne të tjerët, po edhe drejtori - mjek i spitalit - duhej të dilte jashtë nga dhoma e pacientit!?

- Dilni, dilni - tha kryetari - ne jemi burra të vjetër dhe kemi edhe ne sekretet tona.

Edhe për të ishte e papritur kjo kërkesë e aktorit, por nuk mund ta kundërshtonte.

Dolëm nga dhoma dhe po prisnim në korridor të habitur, derisa dera u hap dhe kryetari na ftoi të hynim prapë. Qëndruam ca kohë aty, ndërkohë që kryetari po bisedonte me aktorin dhe drejtorin për situatën e tij shëndetësore. Pastaj u kthyem në Kuvend.

Sapo kisha hyrë në zyrë, kur kryetari më thirri të shkoja te zyra e tij. Më habiti kjo, sepse para pak minutash ishim bashkë në spital. Mos vallë kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme gjatë vizitës sonë atje (çështje protokolli) dhe tani po më thërriste për të më tërhequr vërejtjen për “pakujdesi në detyrë”? U ulëm të dy në kolltukun e gjatë të zyrës së tij. Kryetari heshti për pak çaste, pastaj hapi gojën.

- E more vesh përse ju nxori artisti nga dhoma juve?

- Jo, nga ta merrja vesh? - u përgjigja - ju e patë vetë atë që ndodhi, ne dolëm jashtë.

- Po - tha profesori, gjithnjë me një hije të rëndë trishtimi në fytyrë - Ai ju nxori juve jashtë dhe atëherë kur ngelëm vetëm, më bëri mua një kërkesë të panatyrshme.

Kryetari mori frymë thellë, sikur të donte të thoshte diçka të rënde.

- Më tha: “Të lutem, më ndihmo të gjej ca para, se e kam gruan pa bukë në shtëpi. Nuk po pyes për veten time, se e di që do vdes, po kam hallin e saj”.

U habita nga kërkesa e tij - vazhdoi kryetari. - M’u duk sikur më ra tavani mbi kokë, por shpejt e mblodha veten. Mendova se një njeri në hall, mbi tetëdhjetë vjeç, i shtruar në spital në prag të vdekjes mund të bëjë edhe kërkesa të tilla.

Prandaj të kam thirrur - vazhdoi. - Të shikosh se çfarë mund të bëjmë ne si Kuvend për të nxjerrë diçka, ndonjë fond të vogël, për të ndihmuar aktorin. Bisedo me ata të financave të Kuvendit dhe më sill një përgjigje. Atij i takon pension i posaçëm si një artist i madh, dreqi ta hajë, dhe unë do merrem me këtë çështje pranë qeverisë, derisa ta zgjidh. Në këtë botë ka plot padrejtësi dhe një e tillë është edhe kjo me artistin Kadri Roshi. Por, ai është keq për bukë sot dhe kjo punë më ngeli mua në shpinë tani. Me rrogën time po lajmë një kredi që kemi marrë për shtëpinë e re dhe nuk tepron gjë prej saj.

Më erdhi e papritur kjo kërkese e kryetarit, prandaj thirra menjëherë në zyrë drejtoren e financave të Kuvendit, Dafinën, për të parë se çfarë mund të bënim për ta ndihmuar artistin. Ajo ishte një financiere e vjetër, e rrahur me vaj e me uthull për gati dyzetë vjet me financat e shtetit, prandaj vetëm ajo mund të gjente zgjidhjen e problemit.

- Para për aktorin!? - pyeti ajo sapo hapa gojën për to. - Mos e diskuto! Nuk kemi asnjë hapësirë ligjore për të bërë një gjë të tillë. Është punë që s’bëhet. A, po, ndryshe do të ishte puna nëse artisti do të ishte ndonjë piktor i njohur dhe ne mund të blinim disa vepra arti të tij, për të zbukuruar mjediset e Kuvendit, se i kemi për ibret të zotit, pa një vepër arti në to. Po aktori ... çfarë mund t’i blejmë ne atij? Asgjë.

- Po ti prit njëherë - i thashë. - Mos e thuaj fjalën e fundit në fillim. Kjo është porosi e kryetarit, nuk është imja.

Iu luta ta shikonte edhe një here me kujdes kërkesën, se nuk kisha çfarë përgjigje t’i jepja shefit që po më priste në zyrë për porosinë që më kishte dhënë. Por, ajo nuk luante nga e saja. U ngrit e doli nga zyra, duke më lënë me gisht në gojë, pa asnjë shpresë për atë që kërkoja. Ngela i vetëm dhe i çarmatosur në zyrë. Çfarë të bëja tani? Kur s’e zgjidh dot Dafina këtë punë, nuk e zgjidh dot askush tjetër. Vetë nuk kisha para, kisha dy fëmijët studentë në Itali.

Tani do të duhej të shkoja t’i jepja kryetarit lajmin e keq, që Kuvendi nuk ka asnjë mundësi ligjore të nxirrte diçka për aktorin e madh në prag të vdekjes. Por, nuk më bëhej të shkoja tek ai me duar bosh, nuk më bëhej. M’u faneps në mendje cironka e tharë në xhepin e poetit arbëresh De Rada, në ditën e nisjes së tij për në parajsë. Ra zilja e telefonit të zyrës.

- Dafina jam - u dëgjua zëri i saj në anën tjetër të tij. - Në zyrë je? Dua të vij edhe një herë atje.

Çfarë lajmi tjetër të zi donte të më jepte tani femra me shpirtin prej akulli, me detyrën “gardiane” e financave publike të Kuvendit?

- Po hajde pra, në zyrë jam siç e sheh. Ti këtu ishe tani.

Ajo erdhi me një frymë. Pasi u mendua pak, hapi gojën:

- Shiko, ka vetëm një rrugë për të nxjerrë ca para nga arka e Kuvendit për artistin, por kjo bëhet vetëm me urdhër të kryetarit.

- Natyrisht që me urdhër të kryetarit do të bëhet, nuk do bëhet me urdhrin tim. Po cila është rruga? - e pyeta.

- Po ja, kryetari ka të drejtë të të japë ty si shef i kabinetit dy rroga mujore shpërblim për punë “shumë të mirë” që ke bërë në shërbim të institucionit. Futja kot domethënë. Ti pastaj i merr ato para dhe ia çon artistit. Vetëm kjo është rruga ligjore. Duket si diçka që nuk shkon, e kuptoj, por bëj be që nuk ka asnjë rrugë tjetër të mundshme, asnjë rrugë tjetër.

Ajo sikur u çlirua më në fund nga tensioni që e kishte pushtuar, pas asaj që tha. I kërkova të ma shpjegonte edhe një herë “zgjidhjen” e saj ligjore që ta kuptoja më mirë dhe ajo ma shpjegoi.

Nuk kisha bërë ndonjë punë “të shquar” për institucionin për të marrë shpërblim të veçantë. Kisha bërë punën e zakonshme për të cilën merrja rrogën, por ... Shkova te kryetari dhe ia thashë “zgjidhjen”.

- Bëhet kjo punë? - pyeti.

- Bëhet. Kështu thotë Dafina. - iu përgjigja.

- Epo mirë pra, ma sillni urdhrin ta firmos.

Bashkë me Dafinën formuluam urdhrin: “Në bazë të nenit kaq e aq ... shpërblehet shefi i kabinetit (emri im) me dy rroga mujore për punë shumë të mirë në shërbim të Kuvendit të Shqipërisë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Kryetari: Servet Pëllumbi”.

Ia çova urdhrin për firmë. E vulosa në protokoll dhe çdo gjë ishte gati. Mora paratë në llogari dhe ia çova artistit në spital. Kishte kaluar mesdita dhe ai ishte vetëm në dhomën e tij. Ia dorëzova zarfin me “porosinë e Servetit” në dorë. Ai më fallnderoi me lot në sy. Ishte një sasi parash sa për një “ngushëllim” të çastit, të cilat nuk mund të zgjidhnin problemin e tij për gjatë.

Nuk dihej nëse artisti do të dilte më i gjallë prej andej. Drejtori i spitalit e kishte thënë ketë kur dolëm nga dhoma e të sëmurit. Merreni atë shtatore dhe kushtojani ndonjë ministri a deputeti që ka më shumë “merita”, duke e lënë Artistin e Popullit pa bukën e gojës në ditët e fundit të jetës së tij, në nisje të shekullit të njëzetenjë.

Kisha frikë se mos në dhomën e tij hynte ndonjë nga ata që bëjnë “kontrolle të paautorizuara”, kur pacienti ishte në gjumë dhe atëherë na shkonte “shpërblimi” për dhjamë qeni. Ai tha se pasdite atje do të shkonte gruaja e tij dhe do t’ia jepte asaj zarfin.

U ktheva në institucion dhe i raportova kryetarit për detyrën e kryer.

- Oh, ç’më ke shpëtuar nga një siklet shumë i madh! - tha i lehtësuar. Kryetari ishte te të shtatëdhjetat.

Urdhri për shpërblimin tim për punë “shumë të mirë” ndodhet në arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është “shpërblimi” më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja “shpirtakull” e financave!

Kosova për herë të parë në raportet e OSOR për softuerin me burim të hapur, kontribuon Arianit Dobroshi

18 December 2025 at 18:33


Kosova është përfshirë për herë të parë në raportet e Open Source Observatory (OSOR) të Komisionit Evropian, që ofrojnë analiza dhe informacion mbi politikat dhe praktikat e përdorimit të softuerit me burim të hapur (OSS) në vendet anëtare të BE-së dhe më gjerë.

Anëtari i Bordit të Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe, Arianit Dobroshi, ka kontribuar në mbështetjen e kërkimit për përfshirjen e Kosovës në këtë iniciativë, duke vlerësuar mundësinë që vendi të prezantohet në një platformë ndërkombëtare dhe të tregojë përparimet në transformimin dixhital dhe përdorimin e softuerit me burim të hapur.

Raporti i parë i OSOR për Kosovën nxjerr në pah zhvillimet e softuerit me burim të hapur, përfshirë mbulim të lartë të internetit edhe në zonat rurale dhe dixhitalizimin e disa shërbimeve publike përmes platformës e-Kosova.

Raporti thekson gjithashtu se Strategjia Dixhitale 2030 kërkon përdorimin e burimit të hapur për projektet e IT-së të financuara nga taksapaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ardhshëm të softuerit me burim të hapur në sektorin publik.

Megjithëse mbështetja politike për burimin e hapur mbetet e kufizuar, komuniteti i softuerit me burim të hapur në Kosovë, i përqendruar rreth organizatës FLOSSK, mbetet aktiv, duke organizuar ngjarje, menaxhuar projekte dhe kontribuar në zhvillimin e politikave publike.

Raporti i OSOR është pjesë e një serie më të gjerë që shqyrton transformimin dixhital dhe adoptimin e burimeve të hapura në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij raporti, OSOR synon të ofrojë një panoramë të qartë mbi progresin e vendeve dhe të nxisë ndërveprim dhe përafrim me kornizat evropiane në fushën e teknologjisë dhe inovacionit dixhital.

Lexoni raportin dhe eksploroni më shumë për gjendjen e transformimit dixhital dhe adoptimit të softuerit me burim të hapur në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në OSOR./Telegrafi.

Akuza për “shpërdorim detyre”, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

By: V K
12 December 2025 at 10:11

Këtë të premte, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, që është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur në SPAK.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme. Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative. Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

 

The post Akuza për “shpërdorim detyre”, Elvis Roshi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Paraqitet në SPAK Elvis Roshi

By: Ela
12 December 2025 at 09:55

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e së premtes. Roshi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posaçme në shoqërinë e avokatit. Kujtojmë që në muajin qershor Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e […]

The post Paraqitet në SPAK Elvis Roshi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

12 December 2025 at 09:58

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK.

Roshi është paraqitur në SPAK së bashku me avokatin e tij.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Roshi është në hetim për një kallëzim të KLSH për shpërdorim detyre.

“Nuk ka pasoja serioze”, Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit

7 December 2025 at 18:14


Sport Club Gjilani ka konfirmuar se futbollisti Vokli Laroshi është mirë dhe që lëndimi i këtij të fundit nuk është serioz.

Laroshi frikësoi të gjithë kur u largua pas kontaktit në kokë me lojtarin e Llapit Alex Gnabi.

Sidoqoftë, Gjilani përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Laroshi është mirë, edhe pse vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë.

“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Vokli Laroshi ka pësuar një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, si pasojë e një kontakti të pakontrolluar të lojtarit kundërshtar Alex Gnapi.

Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi me shpejtësi, duke i ofruar ndihmën e parë në fushë, ndërsa për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që portieri të zëvendësohej.

Pas kontrollit mjekësor të kryer menjëherë pas ndeshjes, gjendja e Voklit vlerësohet stabile dhe pa pasoja serioze, megjithëse vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga ekipi mjekësor.

Klubi konfirmon se lojtari do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm, ndërsa çdo zhvillim i mëtejmë mbi gjendjen e tij do të komunikohet në kohë. Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Telegrafi/

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

1 November 2025 at 09:26

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, pasi kishte goditur një punonjës të burgut në Fier. Në pranga kanë përfunduar edhe 4 shokët e tij, të cilët e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve policore. Në kuadër të operacionit “Operacionalja 71” është vënë në pranga shtetasi Elvis Roshi, 32 […]

The post EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij appeared first on BoldNews.al.

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 October 2025 at 07:45

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit vijon puna për digjitalizimin e fototekës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili sot kremton 44-vjetorin e themelimit të tij.

Pakkush kishte njohuri mbi këtë fototekë, prej 12 mijë negativësh të ruajtur në MHK, deri në ditën kur drejtuesit e rinj të këtyre dy institucioneve njoftuan marrëveshjen për bashkëpunim për digjitalizimin e kësaj pasurie kombëtare.

Elenita Roshi, drejtore e Muzeut Historik Kombëtar (MHK), gjatë një periudhe delikate siç është kjo e rindërtimit fizik e konceptual të muzeut, rrëfen për ATSH se kjo punë ka nisur me pasionin e dy drejtuesve të rinj, që vijnë nga shoqëria civile, dhe të dy e kanë për herë të parë punën në një pozicion të tillë, pranë një institucioni publik.

Roshi tregon se Fototeka e MHK-së nisi të krijohej njëkohësisht me ngritjen e muzeut (28 tetor 1981). Fillimisht grupet e punës që punonin për ngritjen e Muzeut kanë shfrytëzuar materiale fotografike dhe dokumenta në arkiva dhe biblioteka nga gjithë vendi, të cilat fotografoheshin.

Më pas, me hapjen e muzeut është bërë fotografimi i pavijoneve, stendave dhe objekteve. Gjithashtu janë organizuar ekspedita nga punonjësit e muzeut në qytete të ndryshme të vendit, nëpër familje që kanë pasur fotografi historike dhe janë bërë kopje të tyre.

“Bashkëpunimi me Eljanin erdhi shumë natyrshëm”, thotë Elenita Roshi, referuar drejtorit të AQSHF-së. Sipas saj, të jesh në krye të këtyre institucioneve do të thotë të kesh një sfidë të re çdo ditë, për të cilat duhen gjetur zgjidhje të ligjshme, të bëhen vendimarrje me integritet dhe përgjegjësi shumë të madhe. Gjithashtu, nevojitet një mendje krijuese dhe një grup bashkëpunëtorësh që kanë të njejtën përqasje ndaj sfidave qe ke dhe ti, u shpreh drejtorja e MHK-se.

Kreu i AQSHF, Eljan Tanini thotë se digjitalizimi i Fototekës së MHK-së, për ta kthyer atë në një pasuri digjitale sipas standardeve bashkëkohore, do të marrë më shumë se 6 muaj.

“Në çdo metër filmi ruhet një histori. Jo thjesht për të parë se si ishim, por për të kuptuar pse jemi kështu, sepse pa kujtesë, nuk ka vetëdije. Pa kujtesë, nuk ka vazhdimësi. Dhe pa film, nuk ka dëshmi”, u shpreh Tanini, duke theksuar se Arkivi i Filmit është zemra që mban gjallë rrëfimin shqiptar, është shtëpia e së shkuarës që flet për të ardhmen.

Për këto arsye Eljan Tanini fton dhe institucionet e tjera të ruajnë me dashuri e profesionalizëm dritën që sjell çdo kuadër filmik.

Nga fototeka e MHK, aktualisht janë digjitalizuar më shumë se 760 fotografi, ndërkohë që presin transformimin edhe 11 mijë të tjera.

“Në 1981 u ngrit një grup që shkonte nëpër institucione, përgatiste ekspozita, mblidhte materiale, i fotografonte. Kjo fototekë është e padëmtuar dhe ruajtur në kushte të mira”, thotë Elenita Roshi. Drejtorja e MHK-së thotë se pas digjitalizimit, kjo fototekë do të jetë një nga elementet që mund të përdoret në Muzeun Mistorik Kombëtar të rikonceptuar.

Si pasuri publike, materialet e saj do të jenë të aksesueshme, por duke patur parasysh të drejtën e autorit.

Dikur muzeu ka pasur një laborator fotografik i cili ishte funksional deri pas viteve ’90. Një punë e madhe është bërë nga fotografi i parë i muzeut Refik Veseli, i cili ka fotografuar qytete e vende të ndryshme historike. Kjo punë e tij pasqyrohet në fototekën me negativa që zotëron muzeu sot.

Fototeka është ngritur në funksion të pavijoneve muzeore. Ka një katalog me skeda për gjetjen e negativëve, i ngritur sipas linjës muzeore që fillon nga Pavijoni i Antikitetit, i Mesjetës, i Rilindjes, i Pavarësisë, i Luftës Antifashiste dhe i Socializmit. Përveç kësaj ka një skedar të veçantë për figura dhe personalitete historike si dhe për aktivitetet dhe ekspozitat e zhvilluara ndër vite në muze.

Fototeka që po digjitalizohet, përbëhet në pjesën më të madhe të saj nga filma bardhezi, të formateve të ndryshme si dhe një numër më i vogël diapozitivësh. Filmat janë të vendosur në zarfe bashkë me një stampë dhe arrijnë ne me shume se 12000 copë të vendosur në sirtarët e skedarit. Secili zarf ka numrin e negativit i cili korrespondon me skedën përkatëse të skedarit ku janë shkruar të dhënat për secilin negativ.

Kreu i AQSHF-së thekson rëndësinë e arkivave si themele të një institucioni, të cilat duhen digjitalizuar. Tanini thotë se, misioni i institucionit që drejton është të gjejë arkiva të ngjashme, të kujdeset e t’u vijë në mbrojtje këtyre institucioneve për të rijetësuar kujtesën e tyre.

/e.r/a.f/r.e/

The post Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kitaristi legjendar amerikan Joe Satriani përgëzon artistët nga Kosova pas muralit të jashtëzakonshëm në Mitrovicën e Veriut

19 September 2025 at 16:00


Artistët nga Kosova kanë nderuar kitaristin legjendar të rock-ut amerikan, Joe Satriani, me një portret në një mural gjigant në Mitrovicën e Veriut.

Portreti i kompozitorit të njohur është realizuar nga kolektivi artistik “Futja Ngjyrë”, konkretisht nga artistët Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi.

Me një kombinim të pasur ngjyrash dhe një stil të veçantë, ata e kanë sjellë figurën e Satriani-t në një nga objektet e kësaj komune, duke i dhënë qytetit një vepër arti të jashtëzakonshme.


Për këtë iniciativë ka reaguar edhe vetë Joe Satriani, duke përgëzuar artistët nga Kosova për punën e tyre mbresëlënëse.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“WOW! Jam jashtëzakonisht e nderuar dhe e përulur nga kjo vepër arti mahnitëse! Me shumë dashuri dhe falënderime nga zemra për artistët e ‘Futja Ngjyrë’, Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi, për krijimin e këtij murali të mrekullueshëm në Mitrovicën e Veriut, Kosovë. Do të doja shumë të isha atje për ta parë nga afër dhe për t’ju përqafuar të gjithëve fort. Faleminderit!”.

PriFest shpall fituesit e edicionit të 17-të: Arta Dobroshi shpallet aktorja më e mirë

15 September 2025 at 13:56


Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest, ka mbyllur edicionin e tij të 17-të me një atmosferë të veçantë, duke shpallur fituesit që shënuan kulmin e një jave të mbushur me art kinematografik, emocione dhe dialog kulturor.

Në kategorinë Balkan Films Competition, çmimin kryesor për Filmin më të Mirë e fitoi “Circle” me regji të Orhan Tahhusoglu, një bashkëprodhim mes Turqisë dhe Kosovës. Çmimi për Regjinë më të Mirë iu nda Dino Mustafić për filmin “The Pavillion” nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Aktori më i Mirë u shpall Stoyan Doychev për rolin e tij në filmin bullgar “Eternal Package”.

Ndërkohë, një nga momentet më të veçanta për publikun shqiptar ishte suksesi i aktores së mirënjohur Arta Dobroshi, e cila u shpall Aktorja më e Mirë për rolin e saj në filmin “Emily” nga Shqipëria.

Në seksionet tjera të festivalit, fitues u shpallën:

  • Middle Length Competition: “People Exchanging Saliva” nga Natalie Musteata dhe Alexandre Singh (Francë).
  • Short Film Competition: “Three Keenings” nga Oliver McGoldrick (UK/IRL/USA).

Gjithashtu, PriForum’s Best Pitch Competition shpërbleu projekte të reja kinematografike me çmime të rëndësishme:

  • Spider (Turqi) – In My Country PostProduction House Award.
  • The General and the Butterfly (Maqedonia e Veriut) – Neptune Award (PriFest Award).
  • Adet (Kosovë) dhe Voices (Bullgari) – Kosovo Film Center Development Awards.

Organizatorët falënderuan të gjithë regjisorët, juritë, partnerët dhe publikun që e bënë këtë edicion të paharrueshëm, duke theksuar se PriFest mbetet një pikëtakim i rëndësishëm i kinemasë, dialogut dhe kujtesës së Vjosës, në nder të së cilës festivali vazhdon traditën e tij. /Telegrafi/

Mario Roshi shpërthen me performancë mbresëlënëse

By: danieli
1 September 2025 at 12:43

Mario Roshi po tregon se është një nga lojtarët më të kompletuar shqiptarë të momentit. I vendosur në qendër të mesfushës, Roshi shquhet për teknikën e lartë, pasimet e sakta dhe vizionin e lojës që e bëjnë lider në fushë. Në çdo ndeshje, ai di të marrë përgjegjësinë mbi shpatulla dhe të udhëheqë skuadrën me energji dhe vendosmëri. Puna e tij në rikuperimin e topave, kombinimet e shpejta dhe…

Source

Mario Roshi, mesfushori që la gjurmë te KF Tërbuni

By: danieli
23 August 2025 at 16:27

Me fanellën e Tërbunit, ai u aktivizua në ndeshje të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë, ku tregoi përkushtim dhe shpirt gare. Edhe pse nuk spikati me gola, Roshi u veçua për lojën e tij të palodhur në mesfushë dhe aftësinë për të balancuar lojën mes mbrojtjes dhe sulmit. Përkrah shokëve të skuadrës, ai dha kontribut të rëndësishëm në përballjet e forta të Tërbunit me ekipet më të…

Source

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes | Mario Roshi i pakalueshëm, Muçaku shënon SUPER GOL

By: danieli
19 August 2025 at 02:51

Skuadra e Tigres ka dhuruar spektakël në përballjen kundër Elso-s, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund, ku Tigres tregoi forcë dhe superioritet në të gjitha repartet e lojës. Sulmuesi Daniel Muçaku u bë protagonist menjëherë sapo hyri në fushë, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon te Tigres.

Source

Mario Roshi, mbrojtësi më i mirë i FSHF Sunday League

By: danieli
17 August 2025 at 21:32

Kapiteni Mario Roshi është kthyer barrierën kryesore të mbrojtjes, duke u bërë garancia kryesore e suksesit në FSHF Sunday League. Me një mbrojtje të hekurt dhe strategji brilante, Roshi ka treguar pse konsiderohet një nga lojtarët më të fortë të kampionatit. Lider në fushë, ai udhëheq skuadrën jo vetëm me aftësi fizike, por edhe me përvojën dhe qetësinë që transmeton tek shokët e ekipit.

Source

Mario Roshi, kapiteni që udhëhoqi Tigres drejt fitores së parë të sezonit

By: danieli
17 August 2025 at 14:11

Kapiteni i Tigres FC, Mario Roshi, ishte protagonisti absolut në fitoren e bindshme 4-1 ndaj AlphaCrossfit, në ndeshjen hapëse të edicionit të gjashtë të kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9. Që nga minutat e para, Mario Roshi tregoi lidership të padiskutueshëm, duke organizuar lojën në mesfushë dhe duke motivuar skuadrën në çdo aksion. Me vizion të qartë dhe pasime të sakta…

Source

❌
❌