Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit

By: Ornela
27 January 2026 at 17:13

Aleanca e Profesionistëve  të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektore të ndryshem në Shqipëri, iu është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA

Gjatë periudhës 20 janar 2026  dhe ne vazhdim , anëtarët tanë kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme këto bllokime:

  1. Nuk regjistrohet certifikata e re e fiskalizimit
  • pengon rinovimin apo aktivizimin e elementëve bazë të funksionimit;
  • pamundëson vijimin normal të proceseve të fiskalizimit.
  1. Nuk hapet dot filial i ri
  • bllokon zgjerimin apo organizimin e aktivitetit;
  • pengon regjistrime që lidhen me operimin ligjor të njësive të reja.
  1. Nuk ndryshohet dot operatori
  • në raste largimi, shtimi, zëvendësimi punonjësish, bllokohet faturimi dhe fiskalizimi;
  • krijon rrezik për ndërprerje të aktivitetit dhe ankimime me klientë apo partnerë.

Aktualisht mungon një komunikim zyrtar, gjë që vështirëson planifikimin dhe veprimin korrekt nga ana e bizneseve.

PASOJAT NDAJ BIZNESEVE DHE INTERESIT PUBLIK

  1. Këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta:
  • Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime;
  • Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion;
  • Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh);
  • Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë;
  • Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimii tregut me fiskalizimin.
  1. Njëkohësisht, kjo situatë prek edhe interesin publik sepse:
  • ul ritmin e qarkullimit dhe ndikon në arkëtimet tatimore,
  • krijon pasiguri në faturime,
  • dëmton klimën e të bërit biznes.

KËRKESAT 

APL kërkon zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre :

  • Njoftim zyrtar në lidhje me afatet e rikthimit në funksionim normal.
  • Trajtimi i rasteve kritike (ndërrim operatori, certifikatë e re, hapje filiali).
  • Mos penalizim për vonesa apo gabime që burojnë nga mosfunksionimi i sistemit, thuhet në shkresën e APL.

https://monitor.al/apl-kerkon-dialog-dhe-bashkepunim-per-funksionimin-e-sistemit-te-fiskalizimit/

 

Rënia e e-Albania, të vetëpunësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese që nuk po paguajnë faturat

 

 

 

The post ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit appeared first on Revista Monitor.

Po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrëzohet avioni me 5 persona në bord – vdes politikani indian

28 January 2026 at 09:51

Ajit Pawar, zëvendëskryeministër i shtetit perëndimor indian Maharashtra, ka humbur jetën në një aksident ajror së bashku me katër persona të tjerë.

Pawar po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, një distancë prej rreth 250 kilometrash, kur avioni u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje në aeroportin e Baramatit. Shkaku i rrëzimit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Në bord ndodheshin gjithsej pesë persona dhe, sipas raportimeve zyrtare, asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi aksidentit.

Rregullatori i aviacionit civil të Indisë ka bërë të ditur se avioni ishte një Bombardier Learjet 45, avion i vogël biznesi që përdoret zakonisht për fluturime çarter dhe udhëtime VIP në Indi.

Mediat indiane kanë publikuar emrat e personave që humbën jetën së bashku me Pawarin. Ata janë:

Vidhip Jadhav, oficeri i sigurisë së Ajit Pawar; Pinky Mali, asistente fluturimi; Kapiten Sumit Kapoor dhe Kapiten Shambhavi Pathak, anëtarë të ekuipazhit.

Ajit Pawar po udhëtonte drejt zonës së tij elektorale Baramati për të marrë pjesë në takime publike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të ardhshme, raportojnë mediat lokale.

Pas ngjarjes, autoritetet e shtetit të Maharashtras kanë shpallur tre ditë zie zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, flamujt do të ulen në gjysmë shtize, ndërsa zyrat qeveritare dhe institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura. Të gjitha aktivitetet publike janë anuluar në shenjë respekti.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur tronditje dhe pikëllim për ngjarjen.

“Mendimet e mia janë me familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik. Lutem për forcë dhe guxim për ta në këtë moment të dhimbshëm”, shkroi ai, duke i bërë homazh edhe kontributit politik të Pawarit.

Karriera politike e Ajit Pawar zgjati për dekada. Ai shërbeu disa herë si zëvendëskryeministër i Maharashtras dhe konsiderohej një nga figurat më me ndikim në politikën e shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrëzohet avioni me 5 persona në bord – vdes politikani indian appeared first on Sinjali.

Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore

28 January 2026 at 09:46

Rreth 1.2 milionë trupa ruse janë vrarë, plagosur ose rezultojnë të zhdukur që nga pushtimi i Ukrainës gati katër vjet më parë, një nivel humbjesh për një fuqi të madhe ushtarake që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në një raport të ri të organizatës së njohur kërkimore, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). 

Megjithë këtë kosto të jashtëzakonshme njerëzore, Rusia ka arritur fitime relativisht të vogla territoriale në fushëbetejë, duke rritur territorin ukrainas nën kontrollin e saj me vetëm 12% që nga viti 2022, sipas CSIS-it.

Raporti vë në pikëpyetje supozimet e përhapura në shumë qarqe, përfshirë edhe në Shtëpinë e Bardhë, se fitorja ruse në Ukrainë është e pashmangshme dhe e afërt.

“Rusia dominon”, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Politico muajin e kaluar.

“Ata janë shumë më të mëdhenj. Janë shumë më të fortë… Në një moment, madhësia do të fitojë”, ka thënë Trumpi.

Por raporti i CSIS thotë se Ukraina ruan një avantazh të konsiderueshëm si pala mbrojtëse në fushëbetejë.

Strategjia ukrainase e “mbrojtjes në thellësi” — përdorimi i llogoreve, pengesave kundërtanke, minave dhe barrierave të tjera, së bashku me dronë dhe artileri, ka penguar përpjekjet e Rusisë për të arritur fitime domethënëse, thuhet në raport. Ndërkohë, humbjet në fushëbetejë janë në favor të Ukrainës me një raport 2.5 me 1, ose 2 me 1.

Rusia dhe Ukraina nuk publikojnë shifra të detajuara për humbjet luftarake.

Sipas raportit, humbjet ukrainase janë rreth 500,000–600,000 të vrarë, plagosur ose të zhdukur, krahasuar me 1.2 milionë për Rusinë.

Rusia ka pësuar mes 275,000 dhe 325,000 vdekje në fushëbetejë, ndërsa Ukraina mes 100,000 dhe 140,000, sipas raportit.

“Të dhënat sugjerojnë se Rusia vështirë se po fiton”, shkruajnë autorët.

Humbje historike në luftë

Krahasuar me konfliktet që kanë përfshirë fuqi të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore, humbjet e Moskës janë tronditëse.

Shtetet e Bashkuara humbën rreth 57,000 trupa në luftën e Koresë dhe 47,000 gjatë luftës së Vietnamit. Humbjet e Rusisë në Ukrainë janë pesë herë më të larta se humbjet totale të të gjitha luftërave ruse dhe sovjetike që nga Lufta e Dytë Botërore së bashku, përfshirë luftën në Afganistan dhe dy luftërat çeçene, thuhet në raport.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë këtë muaj në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër se Moska ka humbur 1,000 trupa në ditë në dhjetor.

“Jo të plagosur rëndë, por të vrarë. Në vitet 1980 në Afganistan, sovjetikët humbën 20,000 në 10 vjet. Tani humbasin 30,000 në një muaj”, ka shtuar Rutte.

Gjetja e trupave të rinj po bëhet gjithnjë e më e vështirë, thonë analistë të huaj.

“Humbjet ushtarake ruse, të të vrarëve dhe të plagosurve, tani tejkalojnë normat e qëndrueshme të rekrutimit dhe zëvendësimit”, ka thënë James Ford, zëvendësambasador i Britanisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në një fjalim javën e kaluar.

Ndërkohë, në raportin e CSIS thuhet gjithashtu se gjatë dy vjetëve të fundit, fitimet territoriale ruse në disa zona maten me vetëm disa metra në ditë, shumë më pak se gjysma e një fushe futbolli.

Fitimet ditore ruse – 16 metra në ditë në Chasiv Yar, 25 metra në Kupiansk dhe 76 metra në Pokrovsk, janë më të ulëta se ato të trupave aleate gjatë betejës famëkeqe të Somme-s në Luftën e Parë Botërore, një fushatë pesëmujore në vitin 1916 ku forcat britaniko-franceze fituan më pak se 90 metra në ditë kundër mbrojtjes gjermane.

Në dy vjetët e fundit, “forcat ruse kanë fituar më pak se 1.5% të territorit ukrainas,” thuhet në raport.

Barra ekonomike

Në planin e brendshëm, kostoja e luftës në Ukrainë e ka nxjerrë praktikisht Rusinë nga radhët e fuqive kryesore ekonomike botërore, sipas raportit.

“Rusia po shndërrohet në një fuqi ekonomike të rangut të dytë ose të tretë”,  thuhet në raport, duke përmendur rënien e prodhimit, kërkesën e dobët të konsumatorëve, inflacionin e lartë dhe mungesën e fuqisë punëtore, që çuan në një rritje ekonomike prej vetëm 0.6% në vitin 2025.

Lufta po rëndon jo vetëm ekonominë aktuale ruse, por edhe perspektivat e saj të ardhshme.

“Ndërsa artikuj si municionet, uniformat dhe fortifikimet kontribuojnë në PBB, ato nuk përmirësojnë mirëqenien afatgjatë apo formimin e kapitalit”, thuhet në raport.

Moska gjithashtu ka mbetur prapa në teknologjinë e lartë, pa asnjë kompani ruse në mesin e 100 kompanive më të mëdha teknologjike në botë.

Në një renditje të Universitetit Stanford për vendet kryesore sa i përket inteligjencës artificiale, Rusia renditet e 28-ta nga 36 vende, pas shteteve si Spanja, Arabia Saudite dhe Malajzia.

Por, pavarësisht panoramës pesimiste që pikturon raporti për Rusinë, Putini nuk ka gjasa të pranojë një marrëveshje paqeje pa presion shtesë perëndimor ndaj regjimit të tij

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk i kanë përdorur plotësisht mjetet ekonomike apo ushtarake. Pa më shumë dhimbje, Putini do t’i zvarrisë bisedimet dhe do të vazhdojë luftën, edhe nëse kjo do të thotë miliona viktima ruse dhe ukrainase”, përfundon raporti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit

28 January 2026 at 09:38

Prokuroria Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Miriton Nikqit për veprën penale ‘dhunimi’.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur edhe kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Paraburgimi ndaj të pandehurit llogaritet nga data e arrestimit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00.

Për rastin ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, ku rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur në stacion policor është paraqitur viktima E.G., në shoqërim të xhaxhait të saj, ku ka deklaruar se një person, të cilin fillimisht e kishte identifikuar me emrin T. N. (pa qenë plotësisht e sigurt për identitetin), e kishte marrë me veturë dhe pas largimit disa metra nga shtëpia, pa dëshirën e saj, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit appeared first on Sinjali.

Rruga Ferizaj–Gjilan hapet përsëri pas bllokimit nga uji

28 January 2026 at 09:34

Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, e cila ishte bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është hapur për qarkullim.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke sqaruar se bëhet fjalë për segmentin në fshatin Sojevë, afër Bonsteelit.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin në fshatin Sojevë (afër Bondsteel), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim”, tha ai.

Të martën, kjo rrugë ishte bllokuar për qarkullim si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rruga Ferizaj–Gjilan hapet përsëri pas bllokimit nga uji appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota – dyshimet shtrihen në Gjakovë, Malishevë dhe më gjerë

28 January 2026 at 09:28

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota – dyshimet shtrihen në Gjakovë, Malishevë dhe më gjerë appeared first on Sinjali.

Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë

28 January 2026 at 09:17

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht pak më parë se Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku zyrtarët kanë konfirmuar raportimin.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zyrtari për Komunikim Publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi, i cili bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në regjionin e Komunës së Malishevës.

“Ka të bëjë me Komunën e Malishevës, sa i përket falsifikimit të rezultateve zgjedhore gjatë numërimit…. për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në regjionin e Komunës së Malishevës po zhvillohen intervista, për më shumë detaje ju njoftojmë pasdite”, tha Domi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Gjakovë – priten arrestime të komisionerëve për manipulim të rezultatit zgjedhor

28 January 2026 at 09:01

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve, operacioni është ende në fazë aktive dhe në orët në vijim priten edhe ndalime për ata që kanë falsifikuar rezultatin, pasi tashmë janë siguruar prova materiale dhe dokumentare që ndërlidhen me manipulimin e rezultateve.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare sapo të finalizohen veprimet procedurale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Gjakovë – priten arrestime të komisionerëve për manipulim të rezultatit zgjedhor appeared first on Sinjali.

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet

28 January 2026 at 08:50

Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut është dënuar me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga Kisha e Unifikimit.

Megjithatë, gjykata e liroi 52-vjeçaren Kim Keon Hee nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe marrjen e sondazheve falas të opinionit nga një ndërmjetës politik para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat u fituan nga bashkëshorti i saj Yoon Suk Yeol.

Yoon është dënuar tashmë me pesë vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në vitin 2024. Kjo shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet në të njëjtën kohë.

Të mërkurën, një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit vendosi që Kim kishte “keqpërdorur pozicionin e saj si një mjet për të ndjekur përfitime personale”. “Sa më i lartë të jetë pozicioni i dikujt, aq më me vetëdije duhet të ruhet nga një sjellje e tillë… E pandehura nuk i hodhi poshtë kërkesat dhe ishte e zënë me zbukurimin e vetes,” tha gjykatësi.

Një ekip i posaçëm këshilltarësh i emëruar për çështjen tha se Kim mori 80 milionë won dhurata, të cilat përfshijnë një gjerdan me diamante Graff dhe disa çanta dore Chanel, nga Kisha e Unifikimit midis prillit dhe korrikut 2022, në këmbim të favoreve biznesi dhe politike.

Ekipi kishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2 miliardë won për të tre akuzat, për të cilat Kim u dënua për njërën, por gjykatësi vuri në dukje se Kim nuk ishte ajo që detyroi ose kërkoi ryshfetet, dhe se ajo “nuk kishte precedentë të rëndësishëm penalë”.

Megjithatë, asaj iu urdhërua të paguante 12.85 milionë won (9,000 dollarë; 6,500 £) në para cash dhe gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e gjerdanit me diamant.

Kim është akuzuar gjithashtu për përfshirjen e saj të dyshuar në një skemë për të rekrutuar ndjekës të Kishës së Unifikimit në Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor, pjesë e së cilës ishte edhe burri i saj, si dhe për pranimin e dhuratave në këmbim të emërimeve në punë qeveritare. Gjykata ende nuk i ka dëgjuar këto raste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet appeared first on Sinjali.

Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme

28 January 2026 at 08:39

Forcat amerikane do të zhvillojnë një stërvitje ajrore disa ditore në Lindjen e Mesme, në kohën kur Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në rajon mes tensioneve të shtuara me Iranin.

Stërvitja do t’u mundësojë aviatorëve të dëshmojnë se “mund të shpërndahen, të operojnë dhe të gjenerojnë misione luftarake në kushte sfiduese, në mënyrë të sigurt, të saktë dhe në bashkëpunim me partnerët tanë”, thuhet në një deklaratë të gjeneral-lejtnant Derek France, komandant i AFCENT-it të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) dhe komandant i Komponentit Ajror të Forcave të Kombinuara.

Njoftimi vjen pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se një “armadë” po drejtohet drejt Iranit dhe kërcënoi me veprime të mundshme ushtarake kundër regjimit, i cili ka nisur një goditje brutale ndaj një vale protestash antiqeveritare.

Në këtë kontekst, grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur tashmë në rajon, sipas një postimi të së hënës nga Komanda Qendrore (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Perëndimore dhe Qendrore.

Megjithatë, sipas burimeve të CNN-it, Trumpi po shqyrton ende opsionet e tij lidhur me veprimet që mund ose jo të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit dhe nuk ka asnjë tregues se është marrë ndonjë vendim.

Njoftimi i CENTCOM-it nuk specifikoi vendndodhjen e saktë, kohëzgjatjen e stërvitjeve apo asetet që do të marrin pjesë në to.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar në javët e fundit për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave kundër regjimit.

Sipas një raporti të së martës nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, më shumë se 5.800 protestues janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në fund të muajit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Pjetërshticë të Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkëshorten

28 January 2026 at 08:30

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja është regjistruar më 27 janar 2026, ndërsa Policia e Kosovës ka pranuar informatën rreth orës 15:30, pas së cilës njësitë policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, fillimisht është kontaktuar viktima, A.Sh, e cila është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime për intervistim.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, A. M, . Në lidhje me rastin është intervistuar edhe i dyshuari.

Të gjitha veprimet procedurale janë ndërmarrë në koordinim me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Sulm”.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Pjetërshticë të Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkëshorten appeared first on Sinjali.

Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri

28 January 2026 at 09:26

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi në Kuvend projektligjin për import-eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, një nismë që synon të forcojë kuadrin rregullator të industrisë së mbrojtjes.

Vengu u shpreh se kjo nuk është një nismë e izoluar por është pjesë e një pakete të gjerë ligjore, e cila synon po ashtu kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak.

Ministri Vengu theksoi se projektligji synon të garantojë integritetin e të gjithë zinxhirit nga prodhimi, tregtimi, eksporti, tranziti i armëve të zjarrit, duke rritur sigurinë, transparencën, bashkëveprimin e institucioneve ligjzbatuese.

Sipas tij, ky është një ligj plotësisht i ri, i cili transpozon në mënyrë të plotë rregulloren e Bashkimit Evropian, pa transpozim selektiv dhe pa asnjë kompromis.

“Ai e vendos Shqipërinë në të njëjtin standard ligjor me vendet anëtare të BE-së në një fushë kyçe për sigurinë publike dhe madje sigurinë kombëtare. Projektligji forcon mekanizmin e kontrollit shtetëror, pa krijuar institucione të reja dhe vlen ta theksojë këtë pikë”, tha Vengu.

Një risi thelbësore e këtij projektligji, sipas ministrit Vengu, është krijimi i një mekanizmi licencimi elektronik, të sigurt, të enkriptuar, i cili rrit sigurinë e të dhënave dhe efikasitetin e procesit të autorizimeve.

Paralelisht, Vengu tha se projektligji rrit bashkëveprimin mes agjencive ligjzbatuese, dhe mundëson krijimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale.

Për sa i përket risive kryesore, Vengu theksoi se “elementi i parë është gjurmueshmëria e avancuar për çdo armë zjarrit”. Po ashtu sipas tij, forcohet kontrolli gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, administrimi elektronik i autorizimeve si dhe masat parandaluese edhe sanksionet për të mbyllur çdo hapësirë abuzimi.

Para deputetëve, Vengu sqaroi se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe detyrimet nga zbatimi i tij do të përmbushen brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale.

“Projektligji është pjesë e piketave ndërmjetme në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian ndaj edhe përfaqëson një hap të matshëm drejt përmbushjes së tyre”, shtoi ministri.

/m.m/j.p/

The post Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord

By: Ela
28 January 2026 at 09:50

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e preferuara të Tiranës tani kushton në një minimum 110 lekë, nga 80-90 lekë që ishte në fillim të 2025, ndërsa në periferi kushton 80-90 lekë minimumi nga 60-70 lekë që ishte […]

The post Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në hotelin me 5 yje në Courchevel, evakuohen 270 persona/ VIDEO

By: Ela
28 January 2026 at 09:43

Të paktën 83 persona u evakuuan pasi një zjarr përfshiu çatinë e një hoteli me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Francë. Zjarri shpërtheu rreth orës 7 të mbrëmjes (ora lokale) në papafingon e Hotel des Grandes Alpes. Zyrtarët thanë se gati 100 persona u evakuuan dhe media lokale raportoi më vonë se […]

The post Zjarr në hotelin me 5 yje në Courchevel, evakuohen 270 persona/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është tifozi shqiptar i PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rumani

By: Ela
28 January 2026 at 09:21

Personi në foto është i riu shqiptar Vasil Pilo i cili humbi jetën këtë të martë me 6 tifozë të PAOK-ut. Furgoni me tifozë të PAOK-ut të Selanikut, në rrugë drejt Francës për ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në një aksident të tmerrshëm në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani. Shtatë persona […]

The post FOTO/ Ky është tifozi shqiptar i PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rumani appeared first on BoldNews.al.

REL: Çfarë informacionesh mbledhin hakerët shtetërorë rusë në Serbi?

By: Ela
28 January 2026 at 09:03

Mesazh në aplikacionin Signal… dhe hapja e një linku për një të ashtuquajtur video-thirrje. Në këtë mënyrë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë u bë viktimë e grupeve të hakerëve rusë, konstatoi një analizë e kryer nga një prej kompanive më të mëdha IT në botë, për këtë organizatë joqeveritare serbe. Bëhet fjalë për […]

The post REL: Çfarë informacionesh mbledhin hakerët shtetërorë rusë në Serbi? appeared first on BoldNews.al.

Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

By: Ela
28 January 2026 at 08:48

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Një në tre martesa kanë […]

The post Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen appeared first on BoldNews.al.

Pas 18 orësh debat, miratohen ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

By: Ela
28 January 2026 at 08:26

Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër. Votimi ne Parlament: – Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për […]

The post Pas 18 orësh debat, miratohen ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër appeared first on BoldNews.al.

A është Gjermania parajsë për krime ekonomike?

28 January 2026 at 09:43


Gjermanisë i mungojnë mijëra prokurorë publikë për të luftuar në mënyrë efektive krimin financiar, ka paralajmëruar Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve (DRB).

Ajo tha se kriminelët në botën e parasë dhe ekonomisë, si dhe organizatat e vërteta mafioze, e kanë shumë të lehtë punën në Gjermani, sepse nuk ka mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë shtetërorë që mund të trajtojnë të gjitha çështjet.

"Miliarda euro po u rrëshqasin shteteve federale gjermane sepse ato janë shumë të përqendruara në kostot e personelit në organet hetimore", tha drejtori i DRB-së, Sven Rebehn, për gazetën Funke në fund të dhjetorit. "Çdo euro shtesë e investuar në punësimin e më shumë hetuesve për një luftë më efektive kundër krimit financiar dhe ekonomik përfundimisht do të sillte më shumë euro në arkën e shtetit".

Rebehn vlerëson se Gjermanisë i mungojnë rreth 2.000 prokurorë shtetërorë dhe paralajmëron se rreth një milion çështje të hapura janë ende të pa hetuara. Përveç kësaj, shumë veprime të tilla të paligjshme kanë një afat relativisht të shkurtër kufizimi, gjë që e bën jetën një makth për kriminelët edhe nëse kapen me duart e tyre brenda - zakonisht arkën e shtetit.

Grabitje të tilla të organizohen nga një ushtri e vërtetë ekspertësh

Teza se Gjermania është një "parajsë për krimin financiar" është dëgjuar disa herë, ku është dashur të thuhet se u deshën vite që shërbimet kompetente të kuptonin shkallën e operacioneve financiare të grupeve të organizuara kriminale. Raste si Wirecard dhe CumEx i kanë kushtuar vendit miliarda euro.

Jacob Wende, një avokat i specializuar në të drejtën financiare dhe drejtor i Regpit, një kompani që merret me mbrojtjen nga krimi financiar, beson se problemi nuk është vetëm mungesa e avokatëve të shtetit, por mungesa e trajnimit në të gjitha nivelet. Sepse nuk është e pazakontë që grabitje të tilla të organizohen nga një ushtri e vërtetë ekspertësh ligjorë dhe tatimorë, me të cilët autoritetet shtetërore rrallë dinë të mbajnë hapin: "Ne jemi sigurisht shumë poshtë aftësive tona", tha Wende për DW.

"Ne kemi nevojë për më shumë njerëz, por edhe njerëz që janë më të trajnuar në të gjitha fushat - midis avokatëve të shtetit, në gjykata dhe në organet mbikëqyrëse".

Kjo është veçanërisht problematike sepse këto forma të krimit janë, siç thotë Wende, një "objektiv lëvizës". "Nuk ka një metodë të vetme që përdorin kriminelët e organizuar. Ata janë vazhdimisht duke u përshtatur, janë vazhdimisht duke kërkuar për boshllëqe në sistem dhe gjithmonë do të kërkojnë t'i shfrytëzojnë ato boshllëqe."

Dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë

Një problem shtesë është fragmentimi i institucioneve në Gjermani. Ekziston një numër i madh dhe i pashqyrtuar i organeve gjyqësore dhe hetimore në 16 provincat federale, dhe secila prej tyre shpesh merret me lloje të ndryshme të krimit financiar në fusha të ndryshme.

Kilian Wegner, profesor i së drejtës ekonomike të qëndrueshme në Universitetin e Halle-s, thotë se ka më shumë se 300 organe mbikëqyrëse që veprojnë në të gjithë vendin në fusha të tilla si lojërat e fatit ose tregtia e metaleve të çmuara, shumë prej të cilave po kërkojnë njerëz më të aftë. "Është shumë e vështirë të përcaktohet nëse ka informacion në ndonjë nga këto organe që mund të jetë i rëndësishëm për një hetim të pastrimit të parave në një fushë tjetër," tha Wegner për DW. "Secili bën pjesën e vet veçmas, gjë që çon në një humbje të madhe informacioni."

Anne Brorhilker është një nga njerëzit që i njeh këto probleme nga afër. Ajo ishte prokurore e lartë shtetërore në Këln për dy dekada dhe u bë e famshme në të gjithë Gjermaninë për hetimin e skemës së mashtrimit CumEx, në të cilën bankat dhe ndërmjetësit e bursave nxorën miliarda euro nga arkat e shtetit në të gjithë Evropën në një "lojë" financiare të ndryshimit të dukshëm të pronësisë kur duhej të paguheshin taksat e dividentëve. Vetëm Gjermania, sipas vlerësimeve, humbi rreth 30 miliardë euro.

Dokumentet qarkullojnë, por krimi nuk hetohet

Problemi kryesor, sipas Brorhilker, nuk është numri i prokurorëve të shtetit, por burokracia e tepërt në këto institucione. Sepse mund të ketë mjaftueshëm njerëz në letër, por ka shumë pak që janë realisht të përfshirë në ndjekjen penale: "Kemi shumë njerëz në menaxhim dhe administratë, por pak që realisht bëjnë punën", tha ajo për DW.

"Është e vërtetë që nuk kemi mjaftueshëm prokurorë shtetërorë që kryejnë hetime dhe i çojnë çështjet në gjykatë, por ata mund ta ndajnë stafin ndryshe më parë".

Ajo gjithashtu beson se struktura e sistemit gjyqësor i inkurajon prokurorët e shtetit të merren me raste më të lehta me një shans të lartë suksesi. Sigurisht, është më e thjeshtë dhe më e shpejtë të përfundosh procedurën në një rast banal të vjedhjes në dyqan, edhe nëse vështirë se ka ndonjë efekt shoqëror. "Kriminelët profesionistë që shkaktojnë dëmin më të madh në shoqëri ia dalin mbanë lehtësisht", paralajmëron ajo. Brorhilker u largua nga gjyqësori në vitin 2024 dhe u bë një nga udhëheqësit e organizatës joqeveritare "Finanzwende". Është një organizatë që mbështet ndryshimin e mënyrës se si shteti lufton krimin financiar dhe kundërshton ndikimin e lobeve financiare.

Shembull konkret: një bagazh plot me para

Brorhilker ishte e zemëruar nga mungesa e komunikimit midis institucioneve shtetërore: "Le të themi se dikush kapet në aeroport me një sasi të madhe parash në një çantë. Oficerët e doganave në pikën kufitare e zbulojnë atë dhe përfundimisht i informojnë eprorët e tyre për këtë. Pastaj zvarritet si një shkelje doganore sepse ata, si rregull, nuk ia përcjellin fare administratës tatimore. Edhe kur rrethanat flasin vetë, ata shpesh as nuk e informojnë policinë."

Ndërsa organet e ndjekjes penale bëjnë secili pjesën e tyre të punës, ka shumë evazion fiskal dhe pastrim parash në të njëjtën kohë, dhe grupet e organizuara dhe të njëjtët njerëz shpesh qëndrojnë pas kësaj. Ndërsa policia, për shembull, po përpiqet të kapë trafikantët e drogës, paratë e drogës tashmë po kalojnë nën radarin e administratës tatimore. Dhe para se hetuesit tatimorë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, paratë tashmë janë pastruar dhe kështu bien nën juridiksionin e një institucioni krejtësisht të ndryshëm.

Vende të tjera e organizojnë këtë punë në mënyrë më efektive. Në Evropë, Italia ka shumë përvojë - por edhe efikasitet: krimi tatimor, doganor dhe financiar, për të gjitha këto vetëm një organ mund të jetë përgjegjës.

Të paktën 100 miliardë euro humbasin çdo vit

Është e vështirë të vlerësohet edhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga krimi financiar. Gjyqtarja Rebehn vlerëson se rreth 100 miliardë euro "pastrohen" çdo vit në Gjermani, por kjo shumë, e cila shpesh citohet në median gjermane, bazohet në një studim të Universitetit të Halle-s nga viti 2016 në të cilin përfundimet nxirren mbi bazën e rasteve të njohura. Niveli aktual nuk është përcaktuar kurrë.

Politikanët tashmë, si rregull, theksojnë vendosmërinë e tyre në luftën kundër problemit. Dhe qeveria e Kancelarit Friedrich Merz njoftoi korrikun e kaluar se do t'u paguante 240 milionë euro shteteve federale për punësimin e 2,000 gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit shtesë.

Por tashmë është treguar se të gjitha përpjekjet për reformë gjithëpërfshirëse për ta bërë të gjithë sistemin më të thjeshtë janë jashtëzakonisht të vështira dhe pothuajse të pashpresa.

Lufta kundër burokracisë

Kjo u bë e qartë kur qeveria e ish-kancelarit Olaf Scholz u përpoq të krijonte një organ qendror kundër pastrimit të parave. "Një mosmarrëveshje e madhe shpërtheu menjëherë," tha Wegner i Universitetit të Halle-s.

"Nën mbikëqyrjen e kujt duhet të jetë kjo agjenci? Byroja Federale e Hetimit, Shërbimi i Hetimit Doganor? Në nivelin e federatës apo të landeve? Dhe nëse landet, sa do të merrte njëra, sa do të merrte tjetra? Askush nuk mund të vendoste se ku duhet të futej ky organ i ri në atë mozaik të madh." Në fund, plani u braktis.

Problemi më i thellë i krimit financiar, beson Wegner, qëndron në kulturën që mbizotëron në pjesën më të madhe të gjyqësorit gjerman: "Një karrierë e specializuar nuk vlerësohet kushedi sa", sipas tij. "Nëse doni të përparoni dhe të keni një pagë më të lartë, duhet të ndryshoni punë çdo disa vjet: dy ose tre vjet duke punuar për krime kapitale, pastaj dy ose tre vjet duke punuar në ministri dhe pastaj të njëjtën sasi kohe për narkotikët. Kjo është rruga tipike drejt një karriere të suksesshme sepse përndryshe konsideroheni shumë 'të varrosur' vetëm në një fushë."

Kjo kulturë e ngurtë e të menduarit, përfundon Brorhilker, është problemi kryesor i gjyqësorit gjerman. Dhe nuk do të zgjidhet thjesht duke rritur buxhetin dhe numrin e punonjësve.

Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi

28 January 2026 at 09:20


Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete.

Demonstruesit dëgjuan fjalime të drejtuesve të shkollave dhe universiteteve, që nxorën në pah lënien pas dore të sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sikurse ka vëzhguar një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Lëvizja studentore kishte bërë thirrje për protestën që u zhvillua nën moton „dija është fuqi".

Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024.

Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiqit për neglizhencë dhe korrupsion, raporton dw.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.

— (@)

“Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më", tha rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, në fjalën e tij gjatë protestës të martën në mbrëmje (27.01.2026).

Vladimir Ristiq, drejtor i një shkolle fillore në Pançevo pranë Beogradit, theksoi se “arsimi duhet t'i aftësojë njerëzit, të mendojnë, të krijojnë gjykimin e vet dhe të marrin pjesë në shoqëri, e jo të heshtin".

Ai tha, se jam këtu sot “si një njeri, që refuzon të tradhtojë të ardhmen", shtoi ai.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi.

Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme.

Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t'i humbasë këto zgjedhje. Demonstratat e tyre në rrugë studentët duan të mos i konsiderojnë më si protestë e thjeshtë, por si tubime qytetare, ku duan të trajtohen tema konkrete – si arsimi. /Telegrafi/

— (@)

❌
❌