Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

15:59 Vaji i kokosit kundër celulitit: Si ta përdorni për lëkurë më të shtrënguar dhe më të butë (Lifestyle)

By: EL
12 January 2026 at 15:59

5 mënyra të thjeshta për lëkurë më të shtrënguar, më të butë dhe më të ushqyer

Çdo grua do ta pranojë se celuliti është një nga “armiqtë” më të mëdhenj. Për ta parandaluar, pimë shumë ujë, ushtrohemi rregullisht dhe i kushtojmë vëmendje ushqimit, por shpesh përdorim edhe trajtime të ndryshme për ta reduktuar sa më shpejt.

Për ta sqaruar: celuliti është rezultat i grumbullimit të tepërt të yndyrës në indin lidhor, gjë që shkakton gropëzime të valëzuara në lëkurë, të ngjashme me lëvoren e portokallit. Zakonisht shfaqet në kofshë, ije, vithe dhe bark dhe shpesh perceptohet si estetikisht i pakëndshëm.

Për të mos ardhur në këtë situatë, ose nëse jeni tashmë të prirura ndaj tij, më poshtë gjeni këshilla se si të parandaloni përhapjen e celulitit, por edhe si ta zbusni atë në mënyrë natyrale. Gjithçka që ju nevojitet është vaji i kokosit, i cili mund të përdoret në pesë mënyra.

1. Konsumimi i vajit të kokosit

Mund të konsumoni dy lugë vaj kokosi në ditë para stërvitjes ose ta përdorni në gatim. Ai mund të nxisë proceset natyrore të metabolizmit të yndyrave në trup dhe të ndihmojë në reduktimin e celulitit.

2. Aplikimi lokal në zonat e prekura nga celuliti

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për ta trajtuar celulitin. Masazhoni çdo ditë vaj kokosi në zonat e trupit ku shfaqet celuliti. Lëkura e përthith vajin, ndërsa masazhi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe në zbutjen e depozitave yndyrore. Përveç kësaj, vaji i kokosit ushqen lëkurën dhe e bën atë më të butë dhe më elastike.

3. Furçimi i thatë

Kjo është një metodë shumë popullore, ku vaji i kokosit aplikohet në lëkurë dhe më pas ajo fërkohet me një furçë të thatë. Vendosja e vajit menjëherë pas një dushi të ngrohtë dhe më pas furçimi i lëkurës stimulon sistemin limfatik. Për rezultate më të mira, zgjidhni një furçë natyrale dhe shmangni ato me fibra artificiale.

Kjo metodë, përveç ndihmës në eliminimin e toksinave dhe yndyrave të grumbulluara, ndihmon edhe në heqjen e lëkurës së thatë në gjunjë, bërryla dhe kyçe, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën më të shtrënguar.

4. Kombinimi me kafe

Dihet se kafeja ndihmon në luftimin e celulitit, por në kombinim me vajin e kokosit krijon një përzierje shumë efektive.

Përzieni vaj kokosi me kokrra kafeje dhe krijoni një pastë. Tekstura e ashpër e kafesë vepron si piling, duke hapur poret e bllokuara, ndërsa vaji i kokosit siguron hidratim të mjaftueshëm. Ruajeni këtë përzierje në një enë qelqi dhe ngroheni pak para përdorimit. Pasi ta aplikoni në lëkurë, shpëlajeni pas 15 minutash.

Kjo përzierje ndihmon gjithashtu në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe limfës. Përdorimi i vajit të ngrohtë të kokosit për këtë qëllim është një ide e mirë.

5. Përzierja me vajra esencialë

A e dinit se kombinimi i vajrave esencialë me vajin e kokosit mund të ndihmojë në reduktimin e celulitit? Përgatisni një përzierje nga këta dy përbërës dhe aplikojeni në zonat e prekura. Është vërejtur se përzierjet e vajrave esencialë mund të ndihmojnë në zbutjen e yndyrës së tepërt nën shtresat e lëkurës.

Natyrisht, paralelisht me përdorimin e vajit të kokosit, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimit dhe të pini mjaftueshëm ujë. Vetëm përdorimi i vajit të kokosit nuk do të sjellë ndryshim nëse nuk ndiqet një stil jetese i shëndetshëm. /et

15:51 Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në GJKKO, ja arsyeja

By: EL
12 January 2026 at 15:51

Last Updated on 12/01/2026 by EL

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e parashikuar të mbahej sot, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve të njërit prej të pandehurve, çka e bëri të pamundur zhvillimin normal të procedurës.

Më herët gjatë ditës, Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ishte shprehur shkurt para nisjes së seancës: “Shihem pas seancës”.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa ndaj tij dhe Kryemadhit po zhvillohet procedura paraprake që do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim./e.t

15:47 KQZ aprovon kërkesën, identiteti i shumëfishtë gjinor drejt referendumit

By: EL
12 January 2026 at 15:47

Last Updated on 12/01/2026 by EL

Komisioni Qendror i dha dritën jeshile mbledhjes së firmave për zhvillimin e një referendumi ku në pyetja që do të shtrohet, është shfuqizimi apo jo i ligji për barazinë gjinore.

Komiteti Nismëtar iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me argumentin se ky akt cenon bazat e familjes shqiptare, dhe ndaj duhet shfuqizuar. “Ligji për barazinë gjinore ka tronditur familjen shqiptare”, tha Besnik Muçi.

Akti shkaktoi përplasje të fortë në parlament sidomos për pikën që parashikon identitetin e shumëfishtë gjinor, që për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë civile ishte drita jeshile për ndryshimin edhe juridik të gjinisë. KQZ nga ana e saj kishte detyrë procedurale për të miratuar formularët për mbledhjen e formave dhe për të zhvilluar një referendum duhen së paku 50 mijë firma, por ky është vetëm hapi i parë procedural për të zhvilluar një referendum.

Por nëse qytetarët me të drejtë vote do të vendosin apo jo për këtë akt të shumë debatuar në Kuvendo do ta caktojë Gjykata Kushtetuese ku sipas përcaktimeve ligjore, do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kërkesës në momentin kur mblidhen firmat. Por a mjafton kaq?

Krahas firmave dhe filtrit kushtetues, për të zhvilluar një referendum në Shqipëri është edhe ai kohorë, sipas së cilës, një i tillë nuk mund të mbahet tre muaj para zgjedhjeve vendore dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë.

Thënë me thjeshtë, për t’iu përgjigjur edhe dilemës se përse në Shqipëri është vështirë të zhvillohen referendumet, firmat duhen mbledhur shpejt vendi një herë në dy vjet shkon në zgjedhje dhe për ato parlamentare, kufizimet kohore janë gjashtë muaj para dhe tre muaj pas konstituimit të Kuvend./e.t

15:43 KLSH: Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite

By: EL
12 January 2026 at 15:43

Last Updated on 12/01/2026 by EL

Më pak na kushtojnë investimet për tu mbrojtur, sesa dëmet që na sjellin fatkeqësitë natyrore. Gati 2.5 miliardë dollarë ka humbur vendi në 3 dekada nga përmbytjet thuhet në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku ka trajtuar gjithë përmbytjet e 2024-ës në Vlorë.

“Vetëm në vitet e demokracisë në tre dekada humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet përllogariten në rreth 2,5 miliardë dollarë. Pra, kushtojnë më lirë masa paraprake investuese për parandalimin e përmbytjeve se sa pritje e ndodhjes së tyre dhe më tej marrja e masave riparuese dhe eliminimi i pasojave”, thuhet në auditim.

Prej vitit 1995 deri në 2021 vendi është përballur me 8 përmbytje të mëdha thuhet në auditim, ku u shkatërruan rreth 15 mijë banesa, nga më shumë se 85 mijë hektarë të përmbytura. Por dëmi nuk ishte vetëm kaq, pasi mijëra hektarë tokë e mbjellë u shkatërrua, mijëra bagëti ngordhën e qindra biznese u dëmtuan.

Gjithashtu në auditim thuhet se menaxhimi i ujërave është përkeqësuar për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese dhe uljes së kapacitetit të hidrovorëve.

“Pritet që situata të përkeqësohet akoma më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat reflektohen me fenomene moti ekstreme”, vijon auditimi, duke ngritur edhe problemin e ndërtimeve pa leje, pasi sipas KLSH janë rreth 3285 ndërtime pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes nga përmbytja.

“Është e pashmangshme nevoja për rritjen e investimeve dhe asistence në këtë fushë, përndryshe situata do të përkeqësohej gjithnjë e më shumë”, thuhet në auditim.

Ndërkohë vetë Ministria e Mjedisit në ‘Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036’ theksonte se për shkak të kërcënimeve që vijnë nga klima qofshin përmbytje, tërmete apo zjarre Shqipëria mund të humbasë 7% të Prodhimit Kombëtar nëse nuk reagon në kohë.

Për të parandaluar humbje në përmasa të tilla thuhej në këtë plan, nevojiten investime 9.8 miliardë dollarë, në sisteme kullimi, argjinatura, rezervuarë, teknologji mbrojtëse ndaj ngjarjeve ekstreme, apo në ngritje të sistemeve të informacioni./e.t

15:36 Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600MW në Tropojë

By: EL
12 January 2026 at 15:36

Last Updated on 12/01/2026 by EL

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në ceremoninë e prezantimit të projektit të parkut eolik në Tropojë një investim që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.

“Një projekt që lidhet me energjinë, por mbi të gjitha dëshmon qartë strategjinë tonë afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përgjegjësinë ndaj brezave që do të vijnë në vendin tonë. Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik. Ai është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit. Ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes, falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata”, tha Balluku në fjalën e saj, përcjell A2.

“Shqipëria po kalon nga varësia pothuajse e plotë nga hidrocentralet deri para pak vitesh, në një model modern, të balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk është më një zgjidhje, por është domosdoshmëri strategjike. Ky tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim. Është një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete, i matshëm me megavatorë, që ndryshojnë hartën energjetike të vendit”.

Balluku shtoi se që prej vitit 2018, Qeveria Shqiptare filloi të fliste për një strategji që do të bazohej mbi diversifikimin e burimeve, jo më varësi nga kushtet atmosferike, të motit. “ Ky tranzicion nuk është vetëm një ide apo një premtim, ai është një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra. Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe padyshim institucional. Sot, ky besim në Shqipëri është i dukshëm dhe i matshëm, pasi vetëm në kohët e fundit, në vitet e fundit, mbi 1.5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme, si energjia diellore dhe ajo e erës, gjithashtu edhe disa hidrocentrale me impakt të ulët mjedisor”, shtoi Balluku.

Sipas saj, gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme dhe sot vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese private fotovoltaike të instaluara dhe që ndodhen në operim, si dhe 400 MË kapacitete të shtuara vetëprodhuese.

Ajo vlerësoi kompaninë amerikane CWP, për besimin e treguar dhe kontributin e saj konkret në ekonominë shqiptare. “Dua t’i garantoj se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë padyshim do të jetë në krahun tuaj, ashtu siç ka bërë në këtë rrugëtim të gjatë, tani me marrjen e autorizimit për nisjen e fazës konkrete të ndërtimit të parkut eolik të Tropojës prej 600 MW prodhim. Një falënderim i sinqertë gjithashtu shkon për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që kanë mbështetur reformimin e sektorit tonë energjetik, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin dhe nxitjen e vazhdueshme të investimeve amerikane në energji, si dhe për të gjithë suportin e posaçëm për këtë projekt për të cilin jemi mbledhur këtu sot”, tha Balluku./e.t

15:22 “Fytyra e kortizolit”/ Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur

By: EL
12 January 2026 at 15:22

Dermatologët shpjegojnë pse stresi e plak lëkurën dhe si ta riktheni ekuilibrin

Kortizoli prej kohësh mban etiketën e “hormonit të keq”, edhe pse në thelb është jetik për mbijetesën tonë. Si hormon i stresit, ai na ndihmon të reagojmë shpejt dhe të përballojmë situata të rrezikshme. Problemi lind kur prodhimi i tij mbetet i lartë për një kohë të gjatë, duke u shndërruar nga aleat në armik të organizmit.

Pasojat e kortizolit të çrregulluar nuk ndalen vetëm te shëndeti mendor dhe fizik. Shtimi në peshë, pagjumësia, ndryshimet e humorit dhe problemet me tretjen janë vetëm fillimi. Në nivelin e lëkurës, kortizoli i tepërt çon në shkatërrimin e kolagjenit dhe elastinës, përshpejton procesin e plakjes, thellon rrudhat dhe e bën lëkurën të duket e lodhur, e varur dhe pa shkëlqim.

Në rrjetet sociale po qarkullon gjithnjë e më shpesh termi “cortisol face”, që përshkruan një fytyrë të fryrë, të enjtur dhe të lodhur si pasojë e stresit. Dermatologët theksojnë se kjo gjendje, në formën e saj të vërtetë mjekësore, është e rrallë dhe zakonisht lidhet me çrregullime serioze si sindroma e Cushing-ut. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se stresi i përditshëm nuk lë gjurmë reale në lëkurë, përkundrazi.

Lajmi i mirë është se zakonet e vogla të përditshme mund ta ndihmojnë trupin dhe rrjedhimisht lëkurën të rikthehet në ekuilibër.

Ja pesë veprime që mund të bëjnë diferencë të madhe:

1. Rregulli i 10 minutave

Nuk keni nevojë për orë të tëra ritualesh vetëkujdesi. Ekspertët theksojnë se edhe 10 minuta në ditë, të dedikuara vetëm për veten, mund të ulin ndjeshëm nivelin e stresit dhe të kontribuojnë në balancën mes trupit, mendjes dhe lëkurës. Një shëtitje e qetë, një çaj i ngrohtë në heshtje apo disa shtrirje të lehta mjaftojnë.

2. Ushqyerje antiinflamatore

Edhe pse nuk e rregullon drejtpërdrejt kortizolin, ushqimi antiinflamator ndihmon në qetësimin e inflamacionit të heshtur që shkakton stresi kronik. Çaji jeshil, peshku i yndyrshëm (si salmoni), arrat, farat dhe shmangia e sheqernave të rafinuara ndihmojnë që lëkura të mbetet më elastike, më e qëndrueshme dhe më e shëndetshme.

3. Praktika të thjeshta relaksimi

Meditimi nuk është për të gjithë, por frymëmarrja e vetëdijshme është një alternativë po aq efektive. Merrni frymë thellë nga hunda, nxirrni ajrin nga goja dhe përqendrohuni te lëvizja e brinjëve dhe barkut. Vetëm disa përsëritje mund të aktivizojnë sistemin parasimpatik dhe të ulin ndjeshëm stresin.

4. Gjumi si terapi natyrale

Gjumi cilësor është trajtim natyral për hormonet dhe lëkurën. Gjatë natës ndodh rigjenerimi qelizor, balancimi hormonal dhe riparimi i dëmeve të shkaktuara nga stresi. Një rutinë e rregullt gjumi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për t’i rikthyer fytyrës freskinë dhe vitalitetin.

5. Neurokozmetika – hapi i ri në kujdesin e lëkurës

Një drejtim i ri dhe shumë interesant në industrinë e bukurisë është kozmetika neuroaktive. Këto produkte përmbajnë përbërës si ekstrakti i shafranit ose kanabinoidët, të cilët ndikojnë në sistemin nervor të lëkurës. Duke aktivizuar mekanizmat e relaksimit, ato ndihmojnë në uljen e stresit emocional dhe përmirësimin e gjendjes së lëkurës. Edhe pse kjo fushë është ende në zhvillim, lidhja mes trurit dhe lëkurës po dëshmohet gjithnjë e më e fortë.

Përfundim

“Cortisol face” nuk është vetëm trend në rrjete sociale, por sinjal se trupi po kërkon pushim. Duke ndryshuar zakone të vogla ditore, mund të mbroni kolagjenin, të ngadalësoni plakjen e lëkurës dhe të ndiheni më mirë – si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. /e.t

15:11 Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: EL
12 January 2026 at 15:11

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK. Ai është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur në 12 mars 2025 ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Burime për mediat kanë bërë me dije se Ismailit më herët i është komunikuar mbyllja e hetimeve. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të arrestuarit dyshohet se më pas i shpërndanë të dhënat e marra te persona të tjerë mes të cilëve dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë./et

14:59 3 fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

By: EL
12 January 2026 at 14:59

Nga Blerina Moka

Në vitin 2026, Shqipëria vijon të prodhojë lajme nga më të pazakontat, duke na shkaktuar tronditje edhe këtë të dielë të javës së parë të vitit të ri, kur as dielli “me dhëmbë” pas ditëve mbytëse me shi, nuk mundi t’ja heqë shijen e keqe që na la.

Një video qarkulloi shpejt në rrjetet sociale, ku shihej një shtëpi e shndërruar sikur të kishte rënë bomba, dhe 3 fëmijë të pafajshëm që qëndronin para kamerës së telefonit të gjyshes së tyre, e mbushur me mllef ndaj ish-nuses.

Kaq mjaftoi dhe nisi lufta për “K”. Mediat publikuan cdo gjë, vetëm deklaratën e nënës jo.

Ajo dukej inekzistente para gjithë kësaj “stuhie” mediatike. Pak më vonë, në media u shfaq figura e saj, një grua e bukur që pozonte herë veshur dhe herë zhveshur, e kuruar deri në detaj.
Dhe këtu, shqipot “zbrazën karikatoren” e komenteve negative në drejtim të saj, duke e goditur direkt në zemër.

Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk shkruan, por askush nuk pyeti se si ishte jeta e këtyre fëmijëve para kësaj videoje, a ishin ndihmuar ndonjëherë nga shteti?
Për dijeni, nëse themi shteti në këtë rast, nënkuptoj shërbimin social në bashki, qendrat për mbrojtjen e fëmijëve, qendra sociale, shoqata etj që kanë si fokus këtë target grup, nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre.

Jo. Askund nuk thuhej asnjë rresht. Ishin vetëm lajmet që përcillte dikasteri i shëndetësisë që, në momentin kur u shfaq video, u bënë të gjallë “tja rrëmbenin” asaj “qëne nënë” (sic vdesin shqipot ta quajnë një nënë të keqe sipas tyre), pra, tja merrnin fëmijët dhe të kujdeseshin që të thonin se shumë shpejt do të mblidhej grupi teknik për tja hequr kujdestarinë.
Nëse lexon kodin e familjes, një nëneje i heqin kujdestarinë kur ajo paraqet rrezik për jetën e fëmijëve, përdor substanca narkotike, është e pamundur mendërisht, etj, por kurrsesi nëse ajo ka lënë për disa orë fëmijët në shtëpi, të moshës 12, 10 dhe 5 vjeç.

Por le të kthehemi tek video.

Gruaja deklaron se jeton me qira në një shtëpi në zonën e Plazhit, për të cilën paguan 300 mijë lek në muaj.

Për të përballuar detyrimet mujore, sërish duke iu referuar deklaratës së saj, ajo punon dy punë, një nga të cilat banakiere në një nga baret e qytetit dhe gjatë ditës ajo vjen dhe ikën në shtëpi.

Pa dashur të merrem fare me këtë zgjidhje të saj (të tjerë do të bënin ndryshe, si unë psh, që do e rrisja me prindërit e mi) ose dikush tjetër do i merrte për dore e do dilte të zgjaste dorën të lypte (edhe kjo ndodh në Shqipëri).

Por jo, gruaja ka zgjedhur të punojë. Ndërsa shërbimi social, që ka për detyrë të përgjigjet në rastet e tilla, kur një grua e vetme rrit me mundime 3 fëmijë, nuk duket askund.

Në Shqipëri, shërbimi social prej kohësh është shndërruar në një strukturë që bën vetëm listat emërore të pagesave të ndihmës ekonomike, invaliditetit.

Asnjë inspektor social nuk shihet në terren, “të krehë” zonën sic e ka të shkruar në përshkrimin e punës.
Ndryshe nuk do të shpjegoheshin raste tragjedie të vdekjes së të moshuarve në banesë në vetmi të plotë, apo raste si kjo e 3 fëmijëve të Blerinës.
Por çfarë ndodh në këto raste? Lukunia e “të moralshmëve” në rrjet i sulet një gruaje duke e denigruar. Media poston video të një gjysheje që vetëm këtë emër s’e meriton, pasi interesi i fëmijëve duhet të vihej mbi çdo gjë.

Dhe në fund? Lajmi për dërgimin e fëmijëve në spital dhe kujdesin për veshëmbathje dhe ushqime u postua menjëherë, ndërsa nëna thotë se ka paguar çdo gjë për 3 fëmijët e saj, jo shteti.
Kujdesem që të jem e drejtë me të dyja palët, por prirem të jem me fëmijët.

Dua vetëm të kujtoj se në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Dhe këtu besoj bëjnë pjesë dhe fëmijët e Blerinës, që me pafuqishmërinë e tyre të jetojnë si të gjithë fëmijët e tjerë në familje normale, sot kërkojnë që nëse nuk keni se si t’i ndihmoni, të paktën mos i përdorni.

Sepse, pasojat e kësaj histerie sot, do t’i ndjejnë sapo të shkelin në shkollë, duke u bullizuar e denigruar, njësoj siç bëtë sot me nënën e tyre./e.t

14:54 Hetimi pasuror për Sali Berishën/ Zbulohet arsyeja, pse u thirr Belind Këlliçi në SPAK

By: EL
12 January 2026 at 14:54

Last Updated on 12/01/2026 by EL

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”. Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta. Burimet thonë se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Sipas burime për VNA, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.

Për kujtesë, në 11 dhjetor Sali Berisha bashkë me të sipërpërmendurit organizuan një kuvend në stadiumin Air Albania, ku de facto morën drejtimin e PD dhe Berisha u vetëshpall kryetar i partisë.

Askush në atë kohë nuk iu përgjigj pyetjes se kush financoi atë aktivitet, ku së paku u shpenzuan 1 milion euro, të llogaritura me infrastrukturën dhe mikpritjen e njerëzve.

Por mesa duket, në sitën e SPAK-ut po kalojnë edhe këto shpenzime, që e kanë kapur gafil Belind Këlliçin, i cili me këtë rast e ka qepur gojën për Prokurorinë e Posaçme dhe nuk ka folur para gazetarëve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezultojë pas hetimeve të SPAK-ut për këtë çështje./et

14:51 Gmail bëhet edhe më i zgjuar, çfarë ka të re?

By: EL
12 January 2026 at 14:51

Google ka prezantuar funksione të reja inteligjente për Gmail.

Kompania ka transformuar shërbimin e postës elektronike në një asistent personal për organizimin e emaileve dhe detyrave të përditshme.

Ndryshimet kryesore përfshijnë:

Inbox me AI: Email-et tani ndahen automatikisht në detyra urgjente dhe tema për t’u përcjellë, duke e bërë më të lehtë fokusimin te gjërat më të rëndësishme.

Kërkim inteligjent: Përdoruesit mund të kërkojnë informacion në email me gjuhë natyrale, jo vetëm me fjalë‑kyçe.

Ndihmë në shkrim: Vegla si Help Me Write, Suggested Replies dhe Proofread sugjerojnë përmirësime në drejtshkrim, stil dhe strukturë, duke lehtësuar komunikimin.

Të gjitha këto funksione tani janë të qasshme për të gjithë përdoruesit pa pagesë, ndërkohë që ata që preferojnë versionin klasik të Gmail mund të zgjedhin ta mbajnë pamjen tradicionale të postës.

Ekspertët e teknologjisë e shohin këtë lëvizje si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të inteligjencës artificiale në jetën e përditshme të përdoruesve të internetit. /et

Tregu i automjeteve me rritje, rreth 99 mijë mjete u regjistruan për herë të parë

12 January 2026 at 15:36

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Tregu i automjeteve shënoi rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, ku u regjistruan 98,927 mjete për herë të parë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se krahasuar me vitin 2023, shënohet një rritje prej 27% e mjeteve të regjistruara.

Sipas DPSHTRR-së, 80,739 prej tyre janë autovetura, që përbëjnë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara.

Edhe tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik ka vijuar trendin pozitiv. Gjatë periudhës janar-shtator 2025 u reflektua një rritje e qëndrueshme si në vlerën e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në numrin e kontratave të sigurimit. /j.p/

/m.m/

The post Tregu i automjeteve me rritje, rreth 99 mijë mjete u regjistruan për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Barazia gjinore”, KSHZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum

12 January 2026 at 15:05

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Kërkesa është paraqitur nga grupi nismëtar për referendumin e përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: Erald Aga, Ilir Zmalaj, Alberto Konti, Fatjon Softa, Petrit Levendi, Lirim Fëlluza, Armando Vrushi, Andi Tepelena, Etleva Merko, Igli Zepishta, Perparim Gjeka, Olsi Çaushi, Vladimir Kera, Besnik Muçi,  Ada Lushi, Kastriot Çipi.

Konkretisht përfaqësuesit e komitetit nismëtar për referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Shqyrtimi i kësaj kërkese u shty për në seancën e radhës dhe iu la kohë grupit nismëtar për qartësimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u plotësua edhe vakanca në Këshillin e Bashkisë Vlorë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Rozina Kormuzi.

/m.m/j.p/

The post “Barazia gjinore”, KSHZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

By: Elva
12 January 2026 at 15:41

Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të Njeriut HRANA, të paktën 544 persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit. Mbi 10,600 protestues të tjerë raportohet se janë arrestuar dhe dërguar në burgje. Irani prej më shumë se […]

The post Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

By: Ela
12 January 2026 at 15:27

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026. Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës […]

The post Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen…

By: Ela
12 January 2026 at 15:10

Erigen Toska është paraqitur sot si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes që mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, aktualisht deputet i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. Toska ka treguar njërin nga episodet, kur i është vjedhur makina në […]

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen… appeared first on BoldNews.al.

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

By: Ela
12 January 2026 at 15:03

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj. Burime përskyweb.al bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime […]

The post Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh me iPhone? Rrezik serioz sigurie nga spiunazhi! Çfarë thotë Apple

By: Ela
12 January 2026 at 14:38

Ekspertët dhe media teknologjike po lëshojnë një paralajmërim serioz në lidhje me sigurinë e iPhone, pasi të dhënat e reja tregojnë se një numër i madh përdoruesish nuk janë përditësuar në iOS 26, duke i lënë pajisjet e tyre të ekspozuara ndaj programeve spiune të rrezikshme. Apple ka konfirmuar tashmë se dy dobësi kritike të […]

The post Çfarë po ndodh me iPhone? Rrezik serioz sigurie nga spiunazhi! Çfarë thotë Apple appeared first on BoldNews.al.

“Zgjeben nuk ta solla unë”/ Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonj, qerpikë dhe për të bredhur Dubait ka

By: Ela
12 January 2026 at 14:35

Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se “ajo nuk […]

The post “Zgjeben nuk ta solla unë”/ Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonj, qerpikë dhe për të bredhur Dubait ka appeared first on BoldNews.al.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe, nga sot online për qytetarët

12 January 2026 at 15:55


Fjalori i madh i gjuhës shqipe, nga sot, online për përdoruesit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ka marrë vendim për hapjen e platformës online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe.

Sipas vendimit bëhet e ditur nga dita e hapjes, për një periudhë nëntëmujore mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e Fjalorit

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vendosur: Të hapet për publikun faqja e platformës online të ‘Fjalorit të madh të gjuhës shqipe’, me domenin ‘fjalori.online’, duke ofruar qasje të lirë në të. Nga dita e hapjes, për një periudhë nëntëmujore mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e Fjalorit. Pas kësaj periudhe, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik, brenda një afati tremujor, pasqyrojnë gjithë sugjerimet e mbledhura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës

12 January 2026 at 15:39


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kërkuar ëë të urdhërohet KQZ-ja që t’i numëroj të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt. /Telegrafi/

❌
❌