Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

METEO – Skocia ngre alarmin per përmbytje në mbarë vendin

12 January 2026 at 11:56

EDINBURG, 12 janar /ATSH-DPA/- Përmbytjet kanë sjellë trazira në disa pjesë të Skocisë, me paralajmërime për përmbytje në shumë zona, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe shkrirjes së borës.

Që nga mëngjesi i ditës së sotme, ka patur 19 paralajmërime për përmbytje nga Agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe 12 alarme për përmbytje në të gjithë vendin.

Në Aberdeenshire, rruga kryesore u mbyll në të dy drejtimet për shkak të përmbytjeve.

Një paralajmërim i verdhë i meteorologëve për shira të rrëmbyeshëm në pjesën më të madhe të Skocisë veriperëndimore është në fuqi deri në orën 10:00.

Shiu i rrëmbyeshëm vjen pas një jave moti dimëror në Skocinë veriore, që shkaktoi mbylljen e qindra shkollave gjatë javës së parë të semestrit të ri.

Këshilli i Aberdeenshire, javën e kaluar shpalli situatën e jashtëzakonshme për shkak të motit ekstrem, por dje u njoftua se kjo gjendje kishte përfunduar.

Dhoma e Qëndrueshmërisë Skoceze e Qeverisë së Rëzistencës u mblodh dje për të shtatën ditë radhazi, ku së bashku me agjencitë partnere diskutuan se si t’i përgjigjen kushteve të ashpra të motit që prekin vendin.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të jenë vigjilentë për shkak të kushteve të motit.

Paralajmërimi i verdhë i Zyrës Meteorologjike parashikon që shirat e rrëmbyeshëm dhe shkrirja e borës do të sjellin përmbytje të mëdha.

“Akumulimet e konsiderueshme të borës në disa pjesë të Skocisë të përziera me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe një rritje të temperaturave sjellin rrezik përmbytjesh në disa zona ndërsa bora shkrihet”, tha Zyra Meteorologjike.

Gjatë fundjavës, mbylljet e rrugëve dhe anulimet e transportit publik ishin të shumta si rezultat i kushteve të borës, erës, shiut dhe akullit. //a.i/

 

The post METEO – Skocia ngre alarmin per përmbytje në mbarë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e fshatrave në Dimal në protestë: U përmbytëm 4 herë brenda një muaji!

By: armand
12 January 2026 at 10:53

Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq protestuan sot para Bashkisë Dimal, për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve që kanë shkaktuar ato në bujqësi dhe të mbjella. Ata pretendojnë se bashkia Dimal i përmbyti, duke bllokuar kanalin kullues. Ata pretendojnë se edhe punimet e kryera nga bashkia Dimal për ndërtimin e Urës […]

The post Banorët e fshatrave në Dimal në protestë: U përmbytëm 4 herë brenda një muaji! appeared first on BoldNews.al.

Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër

12 January 2026 at 09:32

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se situata hidrologjike paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.

Sipas bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative Dajç rreth 120 hektarë, Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë 30 hektarë.

Sipas bashkisë, prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit në rrugë.

Bashkia Shkodër bën me dije se situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.64 metra. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.70 metra, rreth 0.50 metra nën kuotën kritike (9.50 metra). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.70 metra, rreth 2.30 metra nën kuotën kritike (10.00 metra).

Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesit e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.

/e.i/j.p/

The post Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës/ Niveli i lumit Drin dhe Buna në kuota normale

By: Rovena
12 January 2026 at 09:30

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë të ujit në brendësi.

Uji është i pranishëm kryesisht në sipërfaqe të hapura bujqësore, duke prekur rreth 945 hektarë tokë, të shpërndarë kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit, Velipojë, Dajç dhe Bërdicë.

Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren, ndërsa furnizimi me energji elektrike, qarkullimi dhe operimi i hidrovoreve mbeten normalë. Nivelet e lumenjve, përfshirë Bunën dhe Drinin, janë larg kuotave kritike, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës.

Rreziku i përmbytjeve në Fier/ Vjosa në kuota normale. Lumi Seman mbetet kërcënues

By: Rovena
12 January 2026 at 08:26

Situata në qarkun Fier vazhdon të monitorohet nga autoritetet lokale, ndërsa lumi Seman ruan nivel të lartë ujit dhe paraqet rrezik për zonat e banimit dhe tokat bujqësore.

Ndërsa infrastruktura kritike dhe rrugët kombëtare dhe rurale janë të kalueshme normalisht, dhe furnizimi me energji elektrike e ujë të pijshëm nuk ka pësuar ndërprerje, lumenjtë po tregojnë dinamikë të ndryshme.

Lumi Vjosa është në kuota normale me tendencë të lehtë në ulje, ndërsa Seman vazhdon të ketë prurje të larta përgjatë gjithë argjinaturave nga Bashkia Lushnje, Roskovec, Patos e Fier. Brenda argjinaturave janë të përmbytura rreth 100 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në fshatrat Mbrostar dhe Petov janë prekur kasolle bagëtish dhe oborre banesash. Rreziku për zonat e banimit nuk është larguar ende në fshatrat Beline, Kallm, Mbrostar, Mujalli, Gercalli dhe Petov.

Nga ana tjetër, lumi Shkumbin është tërhequr brenda shtratit të tij dhe nuk paraqet rrezik për banorët.

Autoritetet lokale dhe hidrovoret mbeten në gatishmëri të plotë dhe vazhdojnë monitorimin e lumit Seman për të parandaluar përmbytje të mundshme. Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Yesterday — 11 January 2026Main stream

Video/ 6 ditë pas përmbytjeve, qytetarët në Durrës ende nën ujë

By: armand
11 January 2026 at 20:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot denoncimet për situatën e krijuar nga përmbytjet në qytetin e Durrësit, të cilat prej rreth se një jave kanë lënë shumë zona nën ujë. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video që, pasqyron gjendjen e rëndë me të cilën […]

The post Video/ 6 ditë pas përmbytjeve, qytetarët në Durrës ende nën ujë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur menderen!

By: Brisi
11 January 2026 at 14:21

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij. Referuar deklaratës së Ramës, i cili tha në podkastin “Flasim”, se “nuk kemi drejtësi cilësore”, Berisha thotë se kjo deklaratë tregon sipas tij frikën nga drejtësia. Sipas Berishës, Rama nuk foli gjatë në lidhje me […]

The post Berisha: Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur menderen! appeared first on BoldNews.al.

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

11 January 2026 at 13:28

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në vend.

AKMC bëri të ditur se reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe.

Sipas AKMC-së, situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë rritje të prezencës së ujit në zonën e Obotit dhe Dajçit si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për mjetet e ulëta. Nuk raportohen përmbytje banesash, ndërsa argjinaturat dhe kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e rezervuarit të Shkodrës vijojnë të jenë funksionale. Strukturat vendore po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri, megjithatë vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë toka bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe për funksionalizimin e shkarkuesve, me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Po ashtu vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore, me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme nevojën për masa shtesë.

Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik.

Sipas AKMC-së, puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët. Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.

AKM u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. /j.p/

The post Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet

11 January 2026 at 13:24

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/ Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë. Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tani nuk janë parë ekipe për të ndërhyrë në hapjen e rrugës duke larguar ujin.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

/Kosovapress/

The post Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“40 qingja m’i mori uji”/ Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në Mbrostar, banorët apel shtetit

By: Brisi
11 January 2026 at 13:34

Dalja nga shtrati e Lumit Seman këtë të diel, ka shkaktuar dëme kolosale te fermerët dhe banorët e zonës së Mbrostarit. Njëri nga banorët në një pronocnim për mediat shprehet se rrjedha e lumit i ka marrë me vete 40 qingja, ndërsa një pjesë tjerë kanë ngordhur si pasojë e përmbytjeve. Duke theksuar situatën e […]

The post “40 qingja m’i mori uji”/ Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në Mbrostar, banorët apel shtetit appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Maliqi: Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës se i do paratë për oligarkët

By: Brisi
11 January 2026 at 13:20

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish në lidhje me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq në vend. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë pamjet nga zona Salcë – Kozare e cila vijon prej ditësh të jetë e përmbytur, teksa shkruan se ky është një […]

The post Përmbytjet/ Maliqi: Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës se i do paratë për oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Dëbora dëmton shtëpinë në Vilë të Bushtricës, 8 anëtarë të familjes në qiell të hapur

By: Brisi
11 January 2026 at 12:26

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh kanë shkaktuar problematika në Vilë të Bushtricës. Sipas raportimeve një banesë dykatëshe, që i përket familjes së Naim Dragjoshit ka pësuar dëmtime dhe është bërë e pabanueshme. Banesa prej guri ka pësuar plasaritje të konsiderueshme, ndërkohë që 8 anëtarë të kësaj familje […]

The post Dëbora dëmton shtëpinë në Vilë të Bushtricës, 8 anëtarë të familjes në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

4 ditë në izolim/ Autoritetet lënë në mëshirë të fatit fshatin Bashaj, banorët ‘çajnë’ vetë rrugën

By: Brisi
11 January 2026 at 12:14

Rëshqitja masive e dherave në bashkinë e Selenicës ka bërë që banorët e fshatit Bashaj të izolohen prej katër ditësh. Sipas raportimeve, rreth 250 banorë të fshatit vijojnë të jenë të izoluar prej katër ditësh ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës kryesore. Mësohet se për shkak të mosangazhimit nga ana […]

The post 4 ditë në izolim/ Autoritetet lënë në mëshirë të fatit fshatin Bashaj, banorët ‘çajnë’ vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Dita e gjashtë e përmbytjeve dhe motit të keq/ Mbrojta Civile: Ja qarqet më problematike

By: Rovena
11 January 2026 at 13:06

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe.

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme. Strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës.

Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë rritje të prezencës së ujit në zonën e Obotit dhe Dajçit si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për mjetet e ulëta. Nuk raportohen përmbytje banesash, ndërsa argjinaturat dhe kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e rezervuarit të Shkodrës vijojnë të jenë funksionale. Strukturat vendore po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri, megjithatë vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë toka bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe për funksionalizimin e shkarkuesve, me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Po ashtu vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore, me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme nevojën për masa shtesë.

Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik.

Puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët. Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Rama: Ndotja e lumenjve nga plastika rëndon përmbytjet, masa të reja ndaj fenomenit

11 January 2026 at 10:11

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, përmblodhi disa nga zhvillimet kryesore të fillimit të janarit 2026.

Në “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama deklaroi se përtej motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike, faktori njerëzor mbetet një nga shkaqet kryesore që rëndon situatat e përmbytjeve në vend.

Sipas tij, ndotja masive e lumenjve dhe mjedisit, veçanërisht nga plastika, përbën një “krim” të mirëfilltë ndaj natyrës dhe vetë Shqipërisë.

“Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull!”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te ndotja e lumenjve, duke e cilësuar alarmante. Ai shtoi se ndotja e mjedisit cenon jo vetëm natyrën, por edhe identitetin kombëtar

“Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur për masat në vijim, Rama theksoi se qeveria nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për ta luftuar këtë fenomen

“Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama.

/m.q/j.p

The post Rama: Ndotja e lumenjve nga plastika rëndon përmbytjet, masa të reja ndaj fenomenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pasoja më të kufizuara nga reshjet falë investimeve masive gjatë kësaj dekade

11 January 2026 at 10:07

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, përmblodhi disa nga zhvillimet kryesore të fillimit të janarit 2026.

Në “Shënimet e Javës”, Rama u ndal fillimisht tek përmbytjet e ditëve të fundit, ku theksoi se moti ekstrem i ditëve të fundit nuk është një fenomen i izoluar vetëm në Shqipëri, por pjesë e një vorbulle atmosferike që ka përfshirë një hartë të gjerë të Evropës Juglindore, nga Italia deri në Turqi.

“Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike të mexhelisit shqiptar, por ka prekur një hartë të tërë nga Italia në Greqi, nga Mali i Zi në Kosovë e deri lart në Serbi, në Kroaci, e nga Maqedonia e Veriut e deri në Turqi, ku Stambolli përjetoi një situatë filmash apokaliptikë, ku i njëjti i ftohtë, i njëjti shi, e njëjta dëborë e të njëjtat përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë psikologjike për njerëzit”, u shpreh Kryeministri.

“Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me ajër të ngrohtë e të lagësht nga Mesdheu, dhe ka krijuar pikërisht këtë vorbull atmosferike mbi Evropën Juglindore, duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta. Prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien. Prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë. Prandaj edhe reshjet e shiut e të dëborës marrin përmasa anormale”, tha Rama.

Ai theksoi se ndryshimi klimatik nuk nënkupton vetëm vera më të nxehta.

“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por do të thotë stinë të çrregullta, sisteme atmosferike të ngadalta, ku nuk ka qarkullim normal të këtyre flukseve, prandaj edhe krijohen vorbulla dhe pastaj të papriturat e një moti  më ekstrem e më këmbëngulës në atë ekstremitetin e vet. Më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë, e cila nuk është më klima ku jemi rritur”, u shpreh Rama.

Duke folur për situatën e krijuar nga reshjet intensive ditë me radhë, Rama vlerësoi përgatitjen e institucioneve dhe investimet e bëra ndër vite. Sipas Ramës, përmasat e përmbytjeve këtë herë janë dukshëm më të ulëta krahasuar me të shkuarën.

“Por, unë jam shumë krenar për faktin se në çdo situatë emergjence, ne jemi më të gatshëm, më të përgatitur, më efikasë, falë investimeve masive që kemi bërë gjatë kësaj dekade, rreth çerek miliardë euro në infrastrukturën e kullimit e të mbrojtjes, si edhe falë investimit në strukturën e Emergjencave Civile, që sot kanë skuadra të stërvitura, pajisje bashkëkohore e çdo vit më shumë mjete, vuri në dukje Kryeministri.

“Një fakt: Të dalësh nga kjo vorbull atmosferike me vetëm 13 mijë e 160 hektarë të mbuluara nga uji, është realisht një ngushëllim shumë i madh dhe një tregues se jetojmë në një Shqipëri tjetër, sepse kjo vorbull deri 10 vjet më parë do kishte përmbytur e papenguar dy apo trefishin e kësaj sipërfaqeje, sikundër edhe ka ndodhur”, tha Rama.

/m.q/j.p

The post Rama: Pasoja më të kufizuara nga reshjet falë investimeve masive gjatë kësaj dekade appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

By: Brisi
11 January 2026 at 11:00

Europa po përjeton gjithnjë e më shpesh episode ekstreme moti, nga përmbytje masive në Europën Qendrore dhe Veriore, te reshje me intensitet shumë të lartë për periudha të shkurtra, që kanë vënë në provë infrastrukturën, ekonominë dhe kapacitetet e reagimit të shteteve. Shkenca prej vitesh paralajmëron se ndryshimet klimatike po rrisin probabilitetin dhe ashpërsinë e […]

The post Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitja e dherave rrëzon shtyllat elektrike në Mirditë, kërkohet ndërhyrje urgjente

By: Brisi
11 January 2026 at 10:15

Reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e dherave ka shkaktuar probleme në zonën e Mirditës. Sipas raportimeve, si pasojë e gërryerjes së tokës bujqësore në Zall-Donaj, janë rrëzuar shtyllat elektrike duke lënë pa energji 4 fshatra të zonës. Mësohet se gërryerja po avancon dhe si pasojë është kërkuar ndërhyrje urgjente. “Si pasojë e vazhdimit […]

The post Rrëshqitja e dherave rrëzon shtyllat elektrike në Mirditë, kërkohet ndërhyrje urgjente appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet, evakuime gjatë natës në Kuçovë e Dimal

11 January 2026 at 09:53

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Evakuimi i banorëve të prekur nga përmbytjet në Kuçovë e Dimal, ka vijuar edhe për gjatë gjithë natës, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili vlerësori Regjimentin e Këmbësorisë së Jugut për angazhimin.

“Një tjetër natë sprove dhe sakrifice për djemtë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të angazhuar në të dy anët e lumit Seman”, u shpreh Vengu.

Sipas tij, evakuimi i banorëve në fshatrat buzë lumit të bashkive Kuçovë dhe Dimal ka vazhduar gjatë gjithë natës.                   Vengu theksoi se Forcat e Armatosura në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.                   Vendi prej disa ditësh u përfshi nga reshje të dendura që sollën prurje të mëdha të lumenjve. j.p

/m.q/

The post Përmbytjet, evakuime gjatë natës në Kuçovë e Dimal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Kosovë/ DW: Përmbytjet vazhdojnë, masat parandaluese mungojnë

By: Brisi
11 January 2026 at 08:58

Uji nuk erdhi me bujë, por ngadalë, pa paralajmërim. Doli nga shtrati dhe brenda 15 minutash, në Poklek, arriti deri në gjunjë nëpër dhomat e ndenjes. Enver Bajraktari qëndron në oborr dhe vështron shtëpinë e tij, ku mobiliet notojnë. “Kështu është prej tri ditësh,” thotë ai. “Uji ishte deri në gju, shtëpia është e pabanueshme.” […]

The post Moti i keq në Kosovë/ DW: Përmbytjet vazhdojnë, masat parandaluese mungojnë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌